• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova dhe Shqipëria shënojnë 100 vjetorin e lindjes së Akademik Idriz Ajetit

January 27, 2017 by dgreca

-Akademik Idriz Ajetit: Çmimi i Karrierës Shkencore Akademike nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Medalja Presidenciale të Meritave nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi/

Akademik-Idriz-Ajeti-e-presidenti-Hashim-Thaci-27janar2017-Akademik Idriz Ajeti: Përparimi ynë si shtet bazohet në dije, shkencë e arsim. Jetëgjatësia më ka ofruar këtë privilegj, të qenit dëshmitar i rrjedhave të historise/

Akademik-Idriz-Ajeti-e-presidenti-Hashim-Thaci-27janar2017-1

-INTERVISTË EKSKLUZIVE E RILINDJES ME AKADEMIK IDRIZ AJETIN, DHJETOR 2004 – INTERVISTOI: SYLË OSMANAJ/

idriz ajetiSPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

idriz ajeti-2PRISHTINË, 27 Janar 2017/ Kosova dhe Shqipëria shënuan sot 100 vjetorin e lindjes së akademik Idriz Ajetit./

idriz ajeti-3Në Prishtinë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë, organizojnë Konferencën jubilare-shkencore “Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së akademik Idriz Ajetit”.

Seminari-Albanologji-Prishtine-akademik-Idriz-Ajeti-ambasadori-shqiptar-Qemal-Minxhozi-17gusht2015-foto-Behlul-Jashari-1Gjatë kësaj konference, Çmimi i Karrierës Shkencore Akademike-2016, për rendin e parë të konkursit të shpallur për çmimet shkencore kombëtare vjetore iu dha akademikut Idriz Ajeti nga kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Muzafer Korkuti.

Akademik-Idriz-Ajeti-e-presidenti-Hashim-Thaci-27janar2017-2Në motivacionin e këtij çmimi thuhet:“Dijetar me një veprimtari të gjatë dhe të frytshme akademike e universitare; i pranishëm në mënyrë të pandërprerë e të suksesshme prej shtatë dekadash në shkencat albanologjike; me kontribute origjinale e themelore në gjuhësinë historike e të krahasuar, në marrëdhëniet e shqipes me gjuhët e tjera në arealin ballkanik, në dialektologji e histori shkrimi, në procesin e njësimit të shqipes letrare; personalitet me ndikim të mirënjohur në jetën qytetare të Kosovës dhe në historinë e mendimit shqiptar; që, me modelin e urtësisë dhe ndjeshmëritë e larta ndaj së drejtës, i lartësoi dhe u dha nder përgjegjësive e detyrave të rëndësishme që ka ushtruar”. thuhej në motivacionin e këtij çmimi.

Profesori Idriz Ajeti ka tre data të lindjes të shënuara, u tha në konferencë, ndërsa u theksua se 27 janari është data e lindjes e shënuar në pasaportën e tij dhe kjo ishte zgjedhur për t’u shënuar sot 100 vjetori. Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Hivzi Islami, theksoi se kohët e shkuara të shqiptarëve ishin të rënda, por dijetarët tanë ishin njerëz të veçantë të cilët kontribuuan shumë për vendin.

“Kur përmendet emri i profesorit në mjedisin tonë akademik, kulturor dhe shoqërorë, të gjithë e dimë që bëhet fjalë për profesor Idriz Ajetin, sikur në Tiranë kur përmendet emri i Eqrem Çabej. Historia e gjuhësisë dhe shkencave albanologjike dhe e kulturës shqiptare nuk mund të merret me mend pa profesorin Ajetin”, tha akademik Islami.

Ndërsa, rektori i Universitetit të Prishtinës, Marian Dema, e vlerësoi porfesorin Ajeti si një ndër personalitetet më të shquara të shkencës, kulturës dhe arsimit në Kosovë. “Me emrin e tij lidhen një varg procesesh që janë zhvilluar pas Luftës së Dytë Botërore në Kosovë, procese këto të cilat i sigurojnë profesor Idrizit vend meritor në formimin dhe zhvillimin e institucioneve arsimore dhe shkencore. Emri i tij tashmë është i skalitur në opusin e shkencës dhe arsimit në Kosovë. Universiteti i Prishtinës e konsideron Ajetin si xhevahir të tij dhe i është skajshmërisht falënderues për punën, mundin dhe djersën e derdhur në këtë Universitet. Figura morale dhe atdhetare e tij do të shkëlqejë gjithnjë në panteonin e qytetërimit të kulturës sonë kombëtare. Lum ne që të kemi”, u shpreh rektori Dema.

Akademik Idriz Ajeti,  i lindur në katundin Tupallë të Jabllanicës së Epërme – Luginë e Preshevës, me fjalën e shkruar është shprehur:

“Nuk e kam zgjedhur unë që ta kem një shekull mbi supet e mija dhe as që e kam menduar që natyra e Zoti do të më japin këtë jetëgjatësi dhe njëkohësisht forcën që të shohë e përjetoj gjithë zhvillimin tonë si shoqëri e si shtet dhe ndjejë që përgjegjësinë për ecjen tonë si shtet e kemi pasur ne. Unë kam ardhur nga një fshatë i vogël, i gatshëm dhe i etur për të ndryshuar rrjedhat e shoqërisë. Por unë kam ardhur me idenë për të gjetur copëzat e shpërndara të gjuhës shqipe, për t’i bërë bashkë ato me një mëndje dhe një shpirt.

Unë do të ju flasë për gjuhën edhe në këtë 100 vjetorë timin dhe mbase fjalimet e mia për të edhe në këtë ditë ku së bashku po shënojmë këtë jetëgjatësi timen do të jenë të pafundme, sa i pafund është thesari i saj, sa e pafund ka qenë ideja për ta bërë një të përbashkët e të plotë. Gjuha duhet të jetë pandashmërisht pjesë e evoluimit, e përmbushjes së nevojave të një populli që flet me dialekte por që rrënjën e ka të përbashkët dhe prandaj përpjekjet tonë në shekullin e kaluar për ta bërë bashkë tani duhet të jenë përpjeke për ta përmbushur pa e tundur themelin e saj. Përparimi ynë si shtet bazohet në dije, shkencë e arsim. Jetëgjatësia më ka ofruar këtë privilegj, të qenit dëshmitar i rrjedhave të historisë”.

PRESIDENTI THAÇI DEKORON AKADEMIK IDRIZ AJETIN NË 100 VJETORIN E LINDJES: JENI ÇABEJ I KOSOVËS!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka dekoruar akademik Idriz Ajetin me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Këtë medalje, presidenti Thaçi ia ka ndarë akademik Idriz Ajetit në 100 vjetorin e lindjes për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës.

“Ju që këtë vit po mbushni një shekull, për mua jeni Çabej i Kosovës në fushën e studimeve albanologjike”, ka thënë presidenti Thaçi.

“Ju falënderoj për këtë nderim që po ma bëni”, u shpreh akademik Idriz Ajeti.

Me veprimtarinë e tij, akademik Idriz Ajeti ka kontribuar shumë edhe në forcimin e identitetit tonë kulturor.

——–

 NGA GAZETA RILINDJA E 31 DHJETORIT 2004:

Gazeta-Rilindja-31dhjetor2004-foto-Behlul-Jashari-1

Intervistë ekskluzive e Rilindjes me Akademik Idriz Ajetin

SHKENCËS SË GJUHËSISË S’MUND T’I DALËSH ZOT PA NJOHUR PARIMET E SHËNDOSHA TË METODËS SHKENCORE

 INTERVISTOI: SYLË OSMANAJ

Gazeta-RILINDJA-30dhjetor2004-foto-Behlul-Jashari-1

Në gjuhësinë shqiptare akademik prof. dr. Idriz Ajeti është emër i shquar dhe këtë shquarësi ai e krijoi në saje të rezultateve që shënoi tash sa vjet, me disiplinë e me kriter shkencor, duke hulumtuar dhe duke studiuar refelekset e qenies së shqipes, të strukturës dhe të funksionit të saj. Në rrafsh të interesimeve ai vuri dorë të rreptë studimore në disa fusha: të dialektologjisë historike, të etimologjisë dhe të marrëdhënieve të shqipes me gjuhët e tjera të Ballkanit. Trajtoi probleme morfosintaksore, bëri kërkime në dialektet shqiptare, dha ndihmesë rreth njësimit të gjuhës letrare shqipe, studioi çështje të toponimisë dhe të onomastikës etj.  Intervista që bëmë me Të kishte për qëllim të prezentonte, aq sa ka mundësi ta bëjë një intervistë e këtij karkteri, disa nga arritjet në fushë të studimeve gjuhësore, të grishte në shkallë të provokimit të sinqertë pikat e interesimit tematik dhe përkushtimet tematike që zgjuan kërshërinë e gjuhëtarit dhe, kuptohet, të shiheshin prirjet e zhvillimit të mëtutjeshëm të studimeve të shqipes. Prekëm me këtë rast,  shtruar e qartë, edhe çështjen, sot për sot të ditës, të zbatimit të drejtë të gjuhës letrare në mediumet, të shkruara e të folura,  publike shqiptare etj.

Trajtim serioz dialektologjik i të folmes së Zarës

Mund t’i përmendni, me këtë rast, zotëri Ajeti, disa nga problemet kryesore gjuhësore që keni ndriçuar deri më tashti?

Jam marrë me gjurmimet e studimet e dialektologjisë historike të shqipes: në këtë fushë, së pari, kisha rimarrë kërkime të dialektit arbënesh të Zarës (1961) pas kërkimeve që kishin bërë para meje dy linguistë të njohur në fushën e studimeve ballkanologjike dhe albanistike: Gustav Ëeigand dhe linguisti italian Carlo Tagliavini (1937) te L’Albanese di Dalmazia, i pari pse duke qëndruar një kohë të shkurtër ndër arbëneshët e Zarës materiali dialektor, i pa verifikuar, i dilte i retushuar – i korrigjuar; ndërsa i dyti pse materialin dialektor nuk e kishte regjistruar e shënuar vetë, por gjithë punën e mbledhjes dhe të regjistrimit ua kishte lëshuar të rinjve arbëneshë të papërvojë në punë këso dore. Punimi ynë me titull: Zhvillimi historik i së folmes gege të arbëneshëve të Zarës merrte parasysh të metat e këtyre studiuesve; ky yni dallonte nga të studiuesve para meje me krahasimin që i bëja materialit dialektor, të mbledhur në Shestan – te Kraja në Mal të Zi – atdheut të hershëm të arbëneshëve të Zarës dhe materialit dialektor të qëmtuar në ishullin arbënesh pranë Zarës.Kjo monografi dialektologjike qysh e quan edhe albanologu polak Cimochoëski në recensionin e tij të rrallë që iu soll këtij punimi shkencor, është studimi i tretë gjuhësor me pretendime shkencore që merr në vëzhgim veçoritë dialektore të kësaj enklave të vogël të shqiptarëve pranë Zarës në Dalmaci. Indoevropianisti dha albanologu profesor Henrik Bariq s’kishte qenë i kënaqur me përfundimet që u kishin dalë gjurmuesve të posazënë ngoje të këtij ligjërimi të izoluar të arbëneshëve të Zarës, prandaj, në takimin e parë, ma rekomandoi ta rimerrja edhe unë dhe ta vështroja këtë ligjërim gegë, mbartësit e të cilit ishin shkëputur nga djepi i hershëm i shqiptarëve të Brisk-Shestanit në gjysmën e parë të shek. XVIII (1726-1733). Kur bashkohen këto tri monografi që rrihnin të shpjegonin tiparet e përgjithshme dialektore të së folmes gege të oazës së vogël gjuhësore shqipe të Dalmacisë, qysh ia ka ënda ta emërtonte këtë ligjërim shqip të Dalmacisë albanologu italian Tagliavini, ne nuk mund të mos shprehim bindjen se për kohën e vet, ato japin një pasqyrë reale të së folmes së arbëneshëve të Zarës.

Një kohë jam marrë me studime dorëshkrimesh të shkruara shqip po me alfabetin arabo-turk; i pari dorëshkrim shqip me atë alfabet me titull Emni Vehbije (dhuratë) i autorit Tahir ef. Gjakova a Boshnjaku, që daton nga viti 1835, një tjetër i shkruar po me atë alfabet me titull: Divani, hartuar prej sheh Maliqit të Rahovecit (nga fundi i shekullit XIX). Autori i Vehbije-s, sikur u tha është Tahir efendi Gjakova, njeri me kulturë të gjerë teologjike dhe njohës i mirë i së folmes së vendlindjes (nga Gjakova).

Hetimi i kësaj literature ka një rëndësi të dorës së parë për kërkimet e të folmeve shqiptare në truallin gjuhësor të Kosovës. Vepra Vehbije dhe autori i saj Tahir ef. Boshnjaku, s’kishin mbetur pa u studiuar; studimeve të tyre u prin, do të thoshim ne, Hasan Kaleshi, orientalisti më i përgatitur, me njohuri të gjera të filologjisë arabe e turke, i cili te Godišnjaku – revistë e Institutit Ballkanologjik të Sarajevës në vitin 1957: Arbanaška književnost na arapskom alfabetu.

Me këtë lloj literature, në kohë të fundit, ka zënë të merret edhe zoti Muhamet Pirraku; Pirraku nuk është filolog, është historian, i cili në veprën e tij të vëllimshme, disa faqe u rezervonte veprimtarëve shqiptarë që ishin marrë me shkrime – thuaja letrare – në gjuhën shqipe me alfabetin arab.

Sipas tij, ndryshe nga të tjerët që si dokument të parë të shqipes së shkruar me alfabet arab mbajnë Vehbijen e Tahir ef. Boshnjakut, të vitit 1835, në Kosovë, shumë para Vehbijes – shkruan Pirraku, ka ekzistuar tradita e përqendruar mirë e shkrimit të gjuhës shqipe me alfabet arab.

Në kuadrin e studimeve dialektologjike shqiptare kam studiuar tekstin dorëshkrim Djali plangprishës në të folët shqip të Istrisë, i cili ishte gjetur në arkivin e Bibliotekës Ambrosiana të Milanos, duke i bërë e kryer transliterimin dhe transkriptimin të shoqëruar me shpjegime të veçorive fonetike të këtij dialekti të një grupi të shqiptarëve që jetonin dhe vepronin në Poreç të Istrisë.

Do të përmend punimin tonë: “Tiparet e l-së në dialektet shqiptare të Brisk-Shestanit – interesant nga se dialektologu i njohur Branko Miletiæ (E folmja e Crmnicës) SD Zbornik IX, 1940, i cili, gjoja, në Shestan, ndër shqiptarët e atjeshëm kishte diktuar e konstatuar në atë të folme shqipe tre tipa të tingullit l (l’, l, ll). Unë, edhe në këtë mes konstatova bindshëm se gjuha shqipe ka pasur dhe ka dy tipa të këtyre fonemave (l-ll), një palatale l dhe një tjetër velare ll.

Me rastin e vizitës sonë në Preshevë, në rrethin e saj dhe në disa fshatra të Bujanovcit, munda të shënoja karakteristikat më kryesore të të folmeve shiqiptare të këtyre trevave shqiptare.

Po të ishte e mundur që dialekteve gege të Preshevës me rrethe dhe të të folmeve shqiptare të Brisk-Shestanit t’u kthehesha edhe një herë, do të kërkoja të vërtetoja me saktësi që në ato të folme shqiptare përdorimin e zanores hundore, , sepse atëherë kur po mblidhja dhe regjistroja materialin dialektor ndër ato mjedise shqiptare nuk isha i bindur fort për praninë e kualitetit të asaj fonemeje të shqipes së atjeshme.

Në lidhje me problemin e huazimeve që shqipja ka marrë së jashtmi prej gjuhëve të tjera, nuk mund të mos theksohet një fakt që përqendron në të vërtetën se numri i leksikut të huaj i ardhur së jashtmi në gjuhën shqipe është i madh, por do të thuhet, gjithashtu se ky numër është paraqitur nga studiuesit albanologë shumë më i madh sesa ishte në të vërtetë; Albanologu i madh gjerman Gustav Meyer thoshte tekstualisht: “Mund të thuhet se vetëm me mund të madh shqipja shpëtoi nga romanizimi i plotë dhe se për pak në vend të saj një gjuhë romane do të kishim”. Është thënë megjithatë se tek një lagje albanologësh të huaj kishte një si prirje e kohës që ky numër huazimesh të shqipes të paraqitet jo realisht.

Do të pranojmë se s’janë albanistët ata që fajësohen, por (është gjendja e studimeve albanologjike e kohës fajtore) faji është tek gjendja e studimeve albanologjike e jo tek studiuesit albanologë të kohës. Albanologët e asaj kohe mbajnë përgjegjësinë, pra janë përgjegjës pse ndaj çështjes së huazimeve mbanin qëndrim shpërfillës, duke studiuar vetëm numrin e huazimeve marrëse e jo edhe ato dhënëset për të cilat përligjeshin duke pohuar se shqipja nuk ka mundur të ushtronte ndikim tek gjuhët e tjera për mungesë të një roli politik të shqiptarëve në agjendat politike ballkanike dhe evropiane.

Në trevat e viset e përziera etnikisht: me shqiptarë – serbë, në Kosovë, shqiptarë-malazezë në anën lindore të Malit të Zi, në Maqedoninë Perëndimore – jo vetëm në leksik të këtyre popujve sllavë, por edhe në toponiminë e tyre, banorët shqiptarë kanë ushtruar ndikim të dukshëm në fqinjët sllavë jo vetëm në kohë më të vona, por që në mesjetë – në Mal të Zi, sidomos në anët lindore të tij: Kuçi me fshatra përreth si dhe më thellë në atë shtet: Fundana, Krusa Glavica, Krusi dolovi, katundi Æeret në Zagaraèin e Poshtëm, Rogami Bushat, Bukëmira, Bukëmir, Koçe (Goçe) –  katuni te Kuçi, origjina e toponimeve Ligatiæi  dhe Ligate – njëri në Hercegovinë, tjetri në Bosnjë – prej të shqipes Ligatë, derivat nga lag+atë- Lëgatë, ligatë. Lopari me kuptimin e loparit “bariut t lopëve” – (lidhet me të shqipes lopë).

Qendra e Kuèit, e përmendur sipër, që nga mesjeta, përfshinte shumë katunde dhe fshatra: Pantalesh, Barzan (Bardhan), Bankeç, Bytidosi (Bythëdosë), Lazaci. Këto katune, si dhe emërtimet e tjera me origjinë shqiptare, kanë marrë prapashtesa të gjuhës serbe: Leškoviæi, Lopari, Vjeduši, Bardiæi, Kuèi, mbi të cilat kemi dhënë shpjegime në studimin tim te Gjurmimet albanologjike, seria e shkencave filologjike, IV (1974) dhe te Vepra 4 e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Prishtinë, 2001.

“Porse, për sa i përket faktit që ai pat mbiçmuar rëndësinë e elementit latin të gjuhës shqipe si dhe në përgjithësi huazimet nga gjuhë të tjera, mund të thuhet se ndërtimi i gjuhësisë historike shqiptare, është merita e tij”, te Della lingua e della letteratura albanese, Nuova antolgia, 1885, f. 592, vëll. 50, seria IV = Carlo Tagliavini, Storia della linguistica, Patron, Bologna, f. 217 (1970).

Kultivimi i kritikës shkencore e bën të pashtyshme nevojën e nxjerrjes së revistës Kritika

Një vërshim botimesh të shumëllojshme, pa farë kontrolli, redaktimi serioz dhe kritike shkencore, që për çdo ditë dalin si kërpudhat pas shiut, me të meta gjithfarësh janë të pashmangshme, natyrisht, këtu nuk mendohet vetëm për të meta të natyrës teknike, redakturë gjuhësore, por për asosh të karakterit metodologjik: shpeshherë ndeshemi me veprues diletantë të atillë që as degën shkencore së cilës duan t’i dalin zot, s’e njohin veçse sipërfaqësisht, pa zotëruar parimet e shëndosha të metodës shkencore. Një soj i tillë diletantësh dhe quasishkencëtarësh me një bagazh të varfër dijeje, shumë lehtë rrëshqasin në nacionalizëm; disi janë të prirë që çështjet t’i vështrojnë me një ngushtësi të theksuar pa u shquar nga fryma objektive.

Brezat e tjerë të rinj shkencorë e kanë kapërcyer atë stad ëarasjlemcpr. Ata sot në punën e tyre kërkimore operojnë me parime bashkëkohore, racionale. Mjerisht, me një përjashtim një gjë të tillë nuk e kemi në fusha të tjera, bie fjala, në lëmin e gjurmimeve e të hulumtimeve historike apo gjuhësore-onomastike, etj. Për fat në truallin kërkimor, studimor linguistik, ndeshen punonjës të zellshëm me reuzultate shumë të dobishme, por pa bërë bujë për çka bëjnë – puna e të cilëva ka marrë e është shtrirë gjithandej, pra, ka një lagje të mirë, të aftë studiuesish që bagazhin letrar, artistik e bëjnë më së miri e me kompetencë që nuk ia le dalë kujt në punë të tilla.

Ana e zymtë dhe e errët e kësaj gjendjeje mund të ndryshohet me masa profilaktike, parandaluese me ngritjen e nivelit shkencor e frymë objektive të punonjësit shkencor, me ngritjen e kulturës së përgjithshme të kërkimtarit e të studiuesit. Kultivimi i kritikës shkencore e dhënë gjithherë me frymë objektive, që do të ndiqte gjithë prodhimin kulturor, shkencor dhe ta thoshte fjalën e vet pa anësi, në rrethanat e gjendjes aktuale tonën, bën të pashtyshme nxjerrjen e revistës Kritika, qysh do ta quanim ne organin e ri të përhershëm shkencor. Këtë organ, këtë revistë me emrin Kritika do ta udhëhiqte ekipi prej tre vetësh që do t’i shquante guximi, drejtësia, fryma objektive në gjykimin dhe vlerësimin e çështjeve kulturore-shkencore, toleranca, sjellja (“sjellja e zbukuron njeriun”).

Po t’i vështrosh rezultatet e studimeve gjuhësore përmes metodave  krahasimtare, ç’thoni: ku qëndrojnë, aq sa keni arritur të keni ju informacione, studimet e shqipes kundruall studimeve të gjuhëve të tjera?

Sa për rezultatet e studimeve gjuhësore me anë të metodave krahasimtare se ku qëndrojnë studimet e shqipes kundruall studimeve të gjuhëve të tjera – këto të fundit janë shumë të avancuara, që është e kuptueshme, ndërsa ne jemi në fillim, porse në fillim të mbarë.

Si qëndron çështja e marrëdhënieve të shqipes me gjuhët e sotme të zhvilluara: çka i karakterizon këto marrëdhënie ndërgjuhësore?

Nëse me këtë pyetje kërkohet të dihet se çfarë marrëdhëniesh ka shqipja me gjuhët e mëdha: anglishten, gjermanishten, frengjishten etj., mund të thuhet se në shqipien aktualisht drejtpërdrejt ushtron ndikim vetëm anglishtja, sidomos në Kosovë, me të përmendurat e tjera nuk ka farë lidhjeje të pandërmjetme a të drejtpërdrejtë.

Njësimi i shqipes letrare është rezultat i natyrshëm i proceseve të zhvillura

Si e shihni ju anën e zbatimit të gjuhës së njësuar shqipe në të gjitha shkallët e saj të komunikimit, e veçanërisht në shkallë të respektimit të normës letrare në mediumet, të shkruara dhe të folura, shqiptare?

Në historinë politike dhe kulturore shqiptare muaji nëntor ka marrë si një simbolikë të rëndësishme sepse gjatë atij muaji, muajit nëntor të kohëve të ndryshme janë zhvilluar ngjarje me rëndësi të madhe në populin dhe për popullin shqiptar: në vitin 1912, intelektuali shqiptar Ismail Qemali – vlonjat, shpalli pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor, duke hyrë si një shtet i ri në Bashkësinë evropiane të kohës; katër vjet më parë, po në nëntor të 1908, në qytetin e Manastirit të Maqedonisë, atëherë ende nën sundimin otoman, po mbahej Kongresi i Manastirit, Kongresi i Alfabetit të gjuhës shqipe, që ka hyrë në historinë e kulturës shqiptare. Alfabeti i Stambollit përmbushte parimin e njohur shkencor: një tingull – një shkronjë, zgjidhja e të cilit e bënte këtë alfabet bazën e alfabetit të sotëm, duke caktuar kështu raportin midis shkronjave e tingujve të shqipes.Gjuha letrare shqipe e epokës sonë të sanksionuar në Kongresin e Drejtshkrimit, e cila e stabilizuar njëherë e mirë, po zbatohet gjithandej në të gjitha kontekstet kulturore e shoqërore të mjediseve shqiptare. Këtij akti historik i kishte paraprirë Konsulta Gjuhësore e Prishtinës (1968), kur edhe aty u përsëdyt, u theksua se përpjekjet për njësimin e gjuhës letrare janë rezultat i natyrshëm i proceseve të zhvilluara, sidomos nga Rilindja e këtej. Këtu po sjellim e po kujtojmë dy “simpoziumet shkencore për problemet e kulturës së gjuhës, të mbajtura në Prishtinë e Tiranë (1980-1984) që pandehen aksioni më i madh i gjuhësisë normative pas Kongresit të Drejtshkrimit” (1972).

Përpara gjuhësisë shqiptare edhe pas fitores historike të arritur me përpjekjet e një vargu brezash veprimtarë në fushën e kulturës dhe pas një sërë botimesh, doracakë që synojnë të ndihmojnë kapjen sa më të lehtë të normës letrare shqipe, shtrohen detyra të shumëllojshme.

Norma letrare e gjuhës sonë ndryshon, natyrisht në disa nivele të strukturës së saj prej sistemit dialektor të shqipes, sidomos të gegërishtes verilindore, prandaj kërkohen përpjekje të pandërprera nga të gjithë ata që merren me shkrime të shtojnë kujdesin e tyre për gjuhën letrare, sepse studimi i gjithanshëm i saj është bërë detyra themelore e gjuhësisë sonë.

Më 11 e 12 nëntor, në 30-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit të gjuhës shqipe, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, në Konferencën Shkencore: “Gjuha standarde shqipe dhe shoqëria shqiptare sot”, parashtruan arritjet dhe rrahën mendime për çështje të përgjithshme e të veçanta të shqipes standarde.

U konstatua se praktika e përdorimit të shqipes standarde gjatë 30 vjetëve në të gjitha fushat e veprimtarisë zyrtare e shoqërore ka dëshmuar se zgjidhja e dhënë nga Kongresi i Drejtshkrimit i ka qëndruar provës së kohës dhe se shqipja standarde është bërë një faktor i dorës së parë për gjallërimin e jetës shoqërore e kulturore.

Në Konferencë u shpreh me theks të veçantë shqetësimi për nivelin e pakënaqshëm të kulturës gjuhësore, ndaj ndërtimeve jo të rregullta të fjalëve, shqetësime për përdorimin e tepruar të fjalëve të huaja të panevojshme, për ndikime të huaja në ndërtimin e fjalisë që dhunojnë strukturën sintaksore të shqipes.

Situata e gjuhës standarde shqipe në Kosovë është pakëz ndryshe, ajo atje, ç’është e vërteta, vuan nga po ajo dergjë veçse kronike; është fjala për trysnitë shumë dekadash sllave që ushtronin ndikim në mënyrë intensive tek shqiptarët e gjuha e tyre, sidomos në mesjetë, kur me serbët bënin jetë të përbashkët në simbiozë – që nga 1912 dyfish intensive dhe drejtpërdrejt.

Sidomos nuk mund të mbyllen sytë përpara faktit që dygjuhësia në Kosovë ka lënë gjurmët e saj (XH. Lloshi).

Gjuha standarde shqipe tashmë është shtrirë në tërë Kosovën, duke qenë e detyrueshme për të gjitha institucionet shtetërore, për shtypin, TV, për mbarë sistemin shkollor me përfshishjen e të gjitha niveleve të tij.

Po të pritet që unë të shprehem nëse studiuesit e gjukhësisë sonë normative janë të kënaqur me shkallëln e arritur të gjuhës standarde shqipe, ne do të pohonim se niveli i përdorimit të gjuhës standarde shqipe në Kosovë, përgjithësisht, mund të thuhet se është relativisht i kënaqshëm me tendencë rritjeje të vazhdueshme të tij.

Rezervat tona gjejnë mbështetjen e tyre tek pohimet e studiuesve tanë të gjuhësisë normative se nuk mund të mbyllen sytë përpara faktit që dygjuhësia në Kosovë ka lënë gjurmët e saj ku shtohet si edhe në libra të autorëve të shquar të Kosovës ndeshen ndikime të serbishtes standarde.

Në veprimtarinë e kulturës së gjuhës nuk mund të arrihet kurrfarë suksesi po s’u edukua dashuria për gjuhën amtare, ndjenja e përgjegjësisë dhe qëndrimi i ndërgjegjshëm ndaj saj. Ka plot të drejtë një autor italian kur thotë: Chiamo uomo qui e padrone della sua lingua materna (quaj njeri atë që është zot i gjuhës së vet amtare).

Analizohen proceset e zhvillimit të gjuhës me qëllim që të përparohet e të përsoset gjuha standarde

Fenomene të ndryshme për ta mbijetuar shkapërderdhjen e qenies, manifestojnë prirjen për t’iu nënshtruar proceseve integruese,  ndërkaq në gjuhësinë shqiptare, në shkallë “ndërdialektore”, vërehen tendenca “copëzimi”: si do ta shpjegonit, me mjete socio-gjuhësore dhe socio-kulturore, këtë prirje?

Një palë intelektualësh në jetën shoqërore të shtetit të mëparshëm shqiptar duke mos qenë të kënaqur me zgjidhjen e çështjes së gjuhës së përbashkët letrare, zunë të shprehnin pakënaqësinë e tyre përse në bazë të saj vihej varianti letrar toskë. Njëri prej tyre “nuk e gjente të përligjur që shqiptarët të kenë gjuhë standarde të veten, sepse, fjala e tij, nuk e paska atë asnjëri nga popujt e Ballkanit, tjetri deklaronte se ai i njihte vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit, por nuk pajtohej me manipulimet e A. Kostallarit”. Dyshimi u përhap shpejt edhe në Kosovë, duke prekur aty-këtu edhe ndonjë individ dhe grup.

E quajmë të nevojshme të sjellim këtu mendimin dhe qëndrimin e I. Kadaresë: “Që çdo shkrimtar ka të drejtë të përdorë gjuhën, dialektin, madje nëndialektin që dëshiron, kjo hyn në lirinë e krijimit, dhe askush nuk mund t’i ndërhyjë. Që në institucionet shtetërore, në shtyp, TV, sistemin shkollor e tjerë bën të detyrueshëm gjuhën e njësuar, kjo, gjithashtu, nuk vihet në dyshim. Që ky njësim nuk prek asnjë fije traditën letrare, e cila në jetë të jetëvet do të lexohet e studiohet ashtu siç është shkruar, as për këtë nuk ka mëdyshje. Në tempull hyhet me dashuri, jo me sopatë në dorë”, Aleanca, 17 nëntor 1995.

Për Kadarenë, pra, është krejt normale që, krahas shqipes standarde, e cila është e detyrueshme për institucionet shtetëroe, të funksionojnë në letërsinë artistike edhe variante dialektore edhe nëndialektore. “Problemin e gegërishtes letrare nuk e fshijnë dot nga faqja e dheut as me njëqind intervista, as me njëmijë përbuzje. Fakti që sot e gjithë ditën ajo shkruhet edhe në Shqipëri, flet për të kundërtën. Ky variant letrar i shqipes është një pasuri e jashtëzakonshme – jo vetëm historikisht, nga që përmbledh në pesë shekuj letërsi, por edhe në gjendjen aktuale.”

E mbështesim mendimin e shkrimtarit tonë të madh – të Ismail Kadaresë, të shprehur për zgjidhjen e drejtë të shqipes sonë të përbashkët letrare, – njohës i thellë i kulturës sonë kombëtare – me porosinë që ajo të studiohet, të pasurohet, të pastrohet e të përparojë, kjo është politika jonë gjuhësore, por kurrsesi politikë për të ndërruar bazën dialektore të saj.

Kryesia e Akademisë sonë të Shkencave dhe të Arteve ka ngritur një komision të posaçëm me detyrë që të kujdeset për çështje të përgjithshme të përparimit e të përsosjes së gjuhës standarde shqipe. Siç dihet, një gjuhë standarde – edhe kjo jona nuk është dhënë si e tillë njëherë e mirë për gjithmonë; zhvillimi i saj nuk ka karakter statik, por ka një karakter dinamik. Komisioni ynë bashkëpunon me komisionin omonim të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, atje është edhe selia e komisionit qendror. Komisionet lokale ndjekin pulsin e zhvillimit të gjuhës standarde shqipe, dhe kur hetojnë se ka ardhur koha që në të mirë të përsosjes së gjuhës standarde mund të kërkojnë që për ndonjë propozim të debatohet dhe në fund të miratohet përfundimisht.

————————————————————————

Boks

VEPRAT KRYESORE TË IDRIZ AJETIT

  1. Pamje historike e ligjërimit të Gjakovës në fillim të shekullit XIX, Rilindja, 1960.
  2. Istorijski razvitak gegijskog govora Arbanasa kod Zadra, Balkanoloski institut, Sarajevo, 1961.
  3. Kërkime gjuhësore, Rilindja, 1978.
  4. Studime gjuhësore në fushë të shqipes I, Rilindja, Prishtinë, 1982.
  5. Studije iz istorije albanskog jezika, Akademija nauka i umetnosti Kosova, Rilindja, Prishtinë, 1982.
  6. Shqiptarët dhe gjuha e tyre, ASHAK, Prishtinë, 1994.
  7. Studime gjuhësore në fushë të shqipes II, Rilindja, Prishtinë, 1985.
  8. Studime gjuhësore në fushë të shqipes III, Rilindja, Prishtinë, 1985.
  9. Studime gjuhësore në fushë të shqipes IV, Rilindja, Prishtinë, 1989.
  10. Vepra 1, ASHAK, Prishtinë, 1997.
  11. Vepra 2, ASHAK, Prishtinë, 1998.
  12. Vepra 3, ASHAK, Prishtinë, 1998.
  13. Vepra 4, ASHAK, Prishtinë, 2001.
  14. Vepra 5, ASHAK, Prishtinë, 2002.
  15. Hyrje në historinë e albanistikës në planin përgatitor

Filed Under: Kulture Tagged With: 100 vjetorin e lindjes, Behlul Jashari, Idriz Ajetit, Kosova dhe Shqipëria shënojnë, së Akademik

Kosova, strategji kombëtare për trashëgiminë kulturore

December 30, 2016 by dgreca

1-prishtina4-Kjo është strategjia e parë e Kosovës në këtë fushë që nga paslufta dhe miratimi i saj shënon moment të rëndësishëm për politikat, bazën ligjore, institucionet, administrimin, konservimin ruajtjen dhe promovimin trashëgimisë së Kosovës, si pasuria më e madhe dhe si shenja themelore e identitare e saj/

PRISHTINË, 30 Dhjetor 2016-B.Jashari/ Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Strategjinë Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore 2017-2027, si dokument themelor i politikave të Kosovës në këtë fushë në periudhë afatgjate.Ministria deklaroi se, kjo është strategjia e parë e Kosovës në këtë fushë që nga paslufta dhe miratimi i saj shënon moment të rëndësishëm për politikat, bazën ligjore, institucionet, administrimin, konservimin ruajtjen dhe promovimin trashëgimisë së Kosovës, si pasuria më e madhe dhe si shenja themelore e identitare e saj.

Me qëllim të përcaktimit të vazhdueshëm të trashëgimisë kulturore si shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit, zhvillimit të bashkëpunimit dhe avancimit të sistemit të mbrojtjes dhe ruajtjes të trashëgimisë kulturore, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hartuar dokumentin Strategjia Kombëtare për Trashëgimi Kulturore 2017-2027.

Në dokumentin e Strategjisë Kombëtare për Trashëgimi Kulturore adresohen aspektet themelore që në mënyrë të drejtpërdrejtë synojnë promovimin e vlerave reale kulturore dhe ekonomike të trashëgimisë kulturore të Republikës së Kosovës, si dhe rritjen e dukshmërisë së vlerave potenciale të saj.

Synimet e Strategjisë janë: – Sistemi ligjor dhe institucional i mbrojtjes – në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjeve tjera relevante dhe angazhimeve të Kosovës, si dhe orientimin e Qeverisë së Kosovës karshi Prioriteteve të Partneritetit Evropian dhe anëtarësimit në UNESCO; – Qasja e integruar në mbrojtje – sipas parimeve dhe trendëve të planifikimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm urban, ekonomik, shoqëror dhe kulturor; – Edukimi, promovimi dhe ndërgjegjësimi qytetar – me qëllim të nxitjes së ndjenjës së identitetit kulturor dhe si burim i frymëzimit dhe inovacionit.Dokumenti i Strategjisë Kombëtare për Trashëgimi Kulturore ka përcaktuar 5 objektiva: 1. Avancimi i kornizës ligjore dhe institucionale; 2. Qasja e integruar në mbrojtje të trashëgimisë kulturore, drejt zhvillimit të qëndrueshëm; 3. Përfshirja e trashëgimisë kulturore në planet zhvillimore; 4. Promovimi i trashëgimisë kulturore; 5. Edukimi, aftësimi dhe pjesëmarrja aktive në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Në fushën e avancimit të kornizës ligjore dhe institucionale, prioritet mbetet investimi në institucionet e trashëgimisë kulturore dhe në sistemin e mbrojtjes në përgjithësi. Avancimi i vazhdueshëm i legjislacionit për trashëgimi kulturore do të përfshijë edhe masat që garantojnë harmonizimin me ligjet tjera të Kosovës, si dhe me legjislacionin e BE-së.

Qasja e integruar me këtë strategji merr përmasa zhvillimore në gjithë territorin e Kosovës duke e promovuar trashëgiminë kulturore si resurs të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, shoqëror dhe kulturor, në konsultim me aktorët relevantë dhe nëpërmjet pjesëmarrjes aktive të komuniteteve relevante, përfshirë komunitetet fetare, si dhe pronarët, poseduesit dhe shfrytëzuesit e pronave kulturore, siç është përcaktuar me legjislacionin përkatës dhe angazhimet ndërkombëtare ligjore dhe politike të institucioneve të Kosovës.

Objektiv i veçantë dhe sfidues në këtë qasje bëhet përfshirja e trashëgimisë kulturore në plane dhe programe zhvillimore komunale dhe kombëtare. Metodologjia dhe praktikat e mira të konservimit të integruar të cilat promovojnë konkurrencë të lirë dhe të shëndoshë, si dhe nxitjen e kreativitetit dhe të inovacionit, do të vihen në shërbim të komunave të Kosovës nëpërmjet avancimit dhe zbatimit konsekuent të dokumentit strategjik të MKRS-së për konservimin e integruar (2010) dhe në harmoni me udhëzimet dhe praktikat ndërkombëtare, të promovuara nga UNESCO, KE, ICOMOS, ICCROM-i etj.

Komunikimi dhe promovimi gjithëpërfshirës i trashëgimisë kulturore dhe i arritjeve në fushën e zhvillimit kulturor me këtë Strategji bëhet hallkë vitale e procesit të mbrojtjes dhe njëherë e mëvetësishme, e cila garanton promovimin e vlerave reale kulturore dhe ekonomike të trashëgimisë kulturore të Kosovës. Strategjia në këtë kuadër shtron si kërkese studimin e plotë dhe sistematik të trashëgimisë kulturore, si dhe interpretimin objektiv për t’u plasuar në botime dhe mediume virtuale.

Edukimi, aftësimi dhe pjesëmarrja aktive, në këtë kuadër, do të përkrahet me qëllim të zhvillimit pozitiv të debatit bashkëkohor në fushën e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Së këndejmi, do të përkrahet ndërtimi sistematik i kapaciteteve profesionale të punonjësve të trashëgimisë kulturore, të cilët përbëjnë burimin formal të komunikimit dhe të veprimit pjesëmarrës me publikun e gjerë.

Përtej këtyre angazhimeve dhe duke ruajtur të drejtat e pronarëve, poseduesve dhe shfrytëzuesve të pronave kulturore, Strategjia thërret për përmirësim të “qasjes për të gjithë” në trashëgiminë kulturore si e drejtë e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe si kontribut i të gjitha palëve për sigurim të qasjes së papenguar.

Gjatë hartimit të Strategjisë janë shqyrtuar gjerësisht përvojat e kaluara dhe gjendja e trashëgimisë kulturore në Kosovë, si dhe çështjet që kërkojnë rishikim dhe orientim të ri në periudhën 2017-2027. Çështjet dhe përvojat janë identifikuar në formë të analizës së të dhënave nga dokumentet relevante të rëndësisë kombëtare për Republikën e Kosovës, si dhe në bazë të përvojës institucionale në ballafaqimin ditor me problematikat e fushës së trashëgimisë kulturore.

Gjatë hartimit të dokumentit të Strategjisë Kombëtare për Trashëgimi Kulturore janë zbatuar udhëzimet për hartimin e dokumenteve strategjike duke përfshirë dhe procesin konsultativ. Në proces janë shqyrtuar edhe dokumente tjera, konventa dhe karta ndërkombëtare.

Filed Under: Kulture Tagged With: B Jashari, Kosove, per Kulturen, strategjia Kombetare

Kolonel Xhemal Laçi përmes dokumenteve

December 29, 2016 by dgreca

-Veprimtaria e kolonel Xhemal Laçit (1912-1994)përmes dokumenteve dhe kujtimeve ( Jetëshkrim nga Leonora Laçi)/1-xhemal-lajci

Shkroi: Ismet Balaj/Historiania e re, Leonora Laçi, pas librit “Emigracioni politik shqiptar 1944-1955…”, që është temë me të cilën ka mbrojtur diplomën në Universitetin e Tiranës, ka botuar këto ditë librin e dytë “Kolonel Xhemal Laçi nëpërmjet dokumenteve dhe kujtimeve ,jetëshkrim”. Autorja e ka përcaktuar qart titullin: Libri është ndërtuar në tre kapituj. Kreu i parë, Xhemal Laçi para emigrimit (1912-1944). Këtu jepen të dhëna historike për Pukën, gjenealogjia e Laçajve dhe veprimtaria e tij deri në prag të çlirimit të atdheut nga pushtuesit fashistonazistë. Kronologjia e ngjarjeve është formimi arsimor ushtarak duke përfshi edhe Akademin ushtarake në Romë. Pushtimi i Shqipërisë dhe qëndrimi i tij. Dërgimi me ushtrinë italiane në frontin kundër Francës dhe dështimi i Italisë.Pjesëmarrja në luftën Italo-greke dhe internimi i tij me 6000 të tjerë ushtarë dhe oficerë shqiptarë si kundërshtar të luftës.Riemrimi i tij në ushtrinë italiane dhe sherbimi në Tivar e në Ulqin. Dezertimi i tij nga ushtria në gusht 1943 dhe pjesëmarrja në luftën e Reçit. Kthimi në Pukë dhe pjesëmarrja në disa mbledhje të rëndësishme si Mbledhja e Kabashit dhe qëndrimi i tij. Si komandant i xhandarmërisë gjatë pushtimit nazist dhe krijimi i çetës zogiste. Arratisja në prag të çlirimit të Shqipërisë nga naziztët gjermanë, për shkak se ishte një kundërshtar i regjimit komunist që u vendos në Shqipëri. Kreu i dytë, Xhemal Laçi në emigracion 1944-1992. Në këtë kre pasqyrohen: veprimtaria e tij në grupin monarkist në kompaninë 4000 (në Gjermani) për përgatitjen dhe hedhjen e diversantëve në Shqipëri. Kryerja e detyrës dhe dorëheqja e tij si kryeadjutant i M.T.Leka I. Gradimi i tij kolone.Dekorimet. Përpjekja për të bashkuar emigrantët (Mbledhja në Madrid e tyre). Shkarkimi si përfqësues i Mbretërisë në SHBA. Intervista e tij për gazetarin Zef Pashk Deda ku shfaqen pikëpamjet, qëndrimet dhe veprimet e tij politike dhe dëshira për kthimin në Shqipëri. Kreu i tretë,Rikthimi i shumëpritur më 1992-1994. Veçanërisht këtu zënë vend intervista për Abaz Kupin,dhënë pasardhjes në Shqipëri dhe botimi i saj në Gazetën “Atdheu”. Kujtimet e Tomë Mrijajt:”Si e njoha kolonel Xhemal Laçin”. Bashkia Pukë e nderon me titullin:” Qytetar Nderi”. Për realizimin e mirë të tematikës dhe përmbajtjes së librit autorja ka shfrytëzuar Arkivin Qëndror të Shtetit, Arkivin e Mbretërisë (jashtë Shqipërisë) Arkivin e Ministrisë së Puneve të Brendshme etj. Gjashtë botime të autorëve të huaj për Shqipërinë gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, si Roberto Battalio, Bruschi, Bethel, Nikolas, Fischer J,Bernd, Robyns Guen etj; Botime të Akademisë së Shkencave, historian shqiptarë si Arben Puta, Beqir Meta,Mentor Quku. Kujtime të disa prej emigrantëve, si Xhemal Laçi, Tomë Mrijaj, Kolë Bibë Mirakaj etj. Gjithashtu ka shfrytëzuar edhe libra të botuara për historinë e Pukës si Xhemal Meçi, Idriz Meti etj. Leonora Laçi është e mbesa e Xhemal Laçit. Kuptohet se e ka pasur të vështirë të pasqyrojë një realitet historik lidhur më njeriun e gjakut të saj dhe të mbajë paanshmëri. Mendoj se ajo ia ka arritur këtij qëllimit.Me gjakftohtësi shkruan dhe sjell dokumente arkivore, kujtime, vlerësime të tjerëve për personazhin kryesor. Ajo vetëm bën një ndërtim të mirë struktoror të gjithë librit, duke I parë ngjarjet në kohë, kushte, në vend dhe rrethana të caktuara. Këto ua paraqet lexuesve, të cilët bëjnë vet interpretime e konkluzione për vlerët që ka pasur Xhemal Laçi për të cilat kanë nevojë brezat e sotëm e të ardhshëm. Dokumentet apo fragmente nga librat që citon në këtë jetëshkrim janë marrë tekstualisht nga origjinali, pa selektim frazash, fjalesh a fjalish. Edhe ky veprim ia shton vlerat librit dhe njëkohësisht edhe autorës. Duke qenë se është e pozicionuar djathtas, ashtu si edhe ata majtas, e ka të vështirë, të shmangë njëanshmërinë,por ballafaqimi me shumë dokumente e libra të gjithëfarshëm pa dallim krahesh për këtë përiudhë historike të ndërlikuar, mund të arrijë në një qëndrim objektiv. Edhe në librin e parë:”Emigracioni Politik Shqiptar 1944-1955” edhe në këtë libër historiania e re Leonora Laçi, mendoj se është në rrugë të drejtë, ecë mirë në “shina”, as majtas, as djathas, por drejt.

Filed Under: Kulture Tagged With: Ismet Balaj, Kolonel Xhemal Laçi, përmes dokumenteve

Promovim libri ne Durres

December 29, 2016 by dgreca

-Ing.Garori prezanton librin më të ri: Anijet, njohuri mbi konstruksionet e tyre/

1-durres-promo-Dhjetra marinarë dhe qytetarë durrsakë mirëpresin botimet e librave për detin/

Nga Shefqet Kërcelli/

Dhjetra marinarë dhe qytetarë durrsakë u mblodhën mbrëmjen e datës 27 dhjetor 2016 në sallën “Odeon” të pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu”, për të promovuar librin më të ri të inxhinjerit Albert Garori, “Anijet, njohuri mbi konstruksionet e tyre”. Fillimisht mbas urimit të mirëseardhjes, pjesmarrësit nën kujdesin e mjeshtrit televiziv, Astrit Tahiri, u njohën me një dokumentar të shkurtër që pasqyronte sakrificat dhe profesionalizmin e detarëve tanë gjatë  lundrimeve të kryera më anijet e transportit në vitet 1965-1970.  Më pas inxhinjer Todi Sota, specialist në Regjistrin Detar Shqiptar, bëri një përmbledhje të zgjeruar mbi përmbajtjen e librit në fjalë, duke evidentuar vlerat teknike dhe profesionale që bart ky botim. “Ky libër është vazhdim i botimeve, artikujve dhe kontributeve të mëparëshme në fushën e detarisë të Ing.Garorit, ku spikasin: “Montimi dhe kontrolli i bazamenteve të motorave në anije”, shkrime në revistën “Transporti”, mbi problemet e defekteve në ciftin aks-elike të anijeve, të cilat kulmuan me botimin e librit “Anijet detare” në vitin 2005, theksoi inxhinjer Sota. Libri është konceptuar në 16 kapituj, ku trajtohen teknikisht cështjet e konstruksionit të anijeve, kontrollet që ushtrohen mbi to gjatë dokimit dhe riparimit, përcaktimi i defekteve dhe mënyra e eleminimit të tyre, ndërtimi dhe përmasat kontrolluese të kicit të anijes, valvolat jashtë bordit, elikat e anijeve,{kontrolli, defektet dhe riparimi i tyre}, timoni i anijes, spiranca, fenomeni i osmozit në skafet plastike dhe disa njohuri për anijet me vela. Në recensën e tij, ing.Sota theksoi dhe vlerat e emërtimit në anglisht të pjesëve kryesore të anijeve, një terminologji e cila ilustrohet me figura dhe tregues përkatës. Aspekti konceptual dhe formativ i librit krijojnë një bazë të fuqishme, nga e cila të interesuarit në këtë sektor mund të orientohen për thellimin e njohurive të tyre  rreth konstruksionit, dëmtimeve, riparimeve dhe njohurive të reja, tha zoti Sota. Në vijim, rreth rëndësisë dhe vlerave të librit, diskutuan dhe inxhinjerët Llambi Huta e Fatmir Dragu, si dhe kapiten Enver Gucija dhe miq të autorit. Specialistët detarë evidentuan njohuritë themelore që jep ky libër në fushën e konstruksioneve detare, shërbimeve dhe riparimeve në kohë të tyre. Ndërkohë ata e etiketuan librin si një manual të cmuar që duhet të zerë vendin e tij, jo vetëm në bibliotekën e ekspertëve të fushës, por dhe të studentëve, punëtorëve, ekuipazheve të anijeve dhe të gjithë subjekteve shtetërore e private, që janë të përfshirë në veprimtarinë detare. Më konkretisht, studentëve që studjojnë në degën e detarisë apo menaxhim portesh, për njohuritë që i duhen në lidhje me konstruksionet e anijeve; ekuipazheve të anijeve mbi veprimet e shumta teknike që kryejnë në anije; pronarëve të mjeteve detare, të cilëve i duhen njohuritë bazë në lidhje me menaxhimin, mirmbajtjen dhe përdorimin e mjeteve të vogla detare. Gjithashtu ing.Famir Dragu, mbasi evidentoi rëndësinë tekniko-profesionale të librit për subjektet arsimore dhe instititucionet tona detare, theksoi rolin që duhen te kenë këto studime në të ardhmen e detarisë dhe anijendërtimit të vendit tonë. Diskutantët, dashamirësit dhe miqtë e këtij promocioni i uruan shëndet e suksese të mëtejshme ing.Garorit, njëherësh shprehën dëshirën dhe kënaqësinë që inxhinjeri të vazhdojë krijimtarinë e tij, për t’ja përcjellë brezave të detarëve shqiptarë eksperiencën e tij. Në vijim të aktivitetit zoti Garori, mbasi falenderoi të pranishmit, Drejtorin e Rregjistrit Detar, zotin Emiljan Jani dhe kolegët e tij, nënvizoi se, këtë libër ja kam dedikuar detarëve shqiptarë, të cilët me punën e tyre mbajnë gjallë traditën tonë detare. Inxhinjer Alberti e quan veten me fat, që shërben në sektorin e detarisë për mëse 40 vjet, ndaj jam borxhli që njohuritë e fituara t’ja trashëgoj brezve që vijnë, një detyrim që e ka secili që punon në këtë fushë. Jam përpjekur që të shkruaj dicka teknike që tu shërbejë personave që shërbejnë dhe studjojnë degën e bukur të detarisë, si në universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, ashtu dhe “Aleksandër Moisiu” Durrës, theksoi zoti Garori. Në fund të pranishmit shkëmbyen mendime dhe diskutuan për librin, detarinë shqiptare dhe problematikën që ajo bart në ditët e sotme gjatë koktejlit të organizuar në hollin e pallatit “Aleksandër Moisiu”. Duke marrë shkas nga këta njerëz profesionistë, specialistë të anijeve e legjislacionit detar, punëtorë e të përkushtuar për ti dhënë dicka vendit dhe në këtë fushë, dhe unë si autor i këtyre rreshtave nxorra një mësim, duhet të vazhdoj të shkruaj historinë e këtyre mëndjeve e duarve të ndritura, që mbajnë gjallë dhe trashëgojnë vlerat më të mira të detarëve shqiptarë, pra dhe një vëllim tjetër të “Antologjisë së Detarisë”. E meritojnë! Ndaj parangalli që më ka ngecur në faqen 1000 të kompjuterit, duhet të lëvizë për një vëllim tjetër të detarëve shqiptarë gjatë vitit 2017.

Sigurisht një nga personazhet e librit të ri është inxhinjeri dhe studjuesi i talentuar Albert Garori, me një përvojë 45 vjecare në fushën e detarisë, specialist në Regjistrin tonë detar, përfaqësues teknik i Regjistrit britanik {Lloyd Register} në Shqipëri, autor i tre librave dhe dhjetra artikujve në fushën e detarisë, qytetar i thjeshtë durrsak, specialist virtuoz dhe këmbëngulës, që po i përcjell gjeneratave të reja vlerat e praktikat më të mira të detarisë shqiptare.

Inxhinjer Alberti! Natyrisht në këto ditë fundviti të shkon përshtat urimi:

Punë të mbarë inxhinjer, shëndet e lumturi në familje, mbarësi e krijimtari në Vitin e Ri 2017!

Filed Under: Kulture Tagged With: në Durrës, promovim, Shefqet Kercelli

A e dini Ç’kuptim ka fjala Këshndellë apo Kërshëndellë?

December 24, 2016 by dgreca

1-kershendella

Ç’kuptim ka fjala Këshndellë apo Kërshëndellë? Sipas Profesor Eqrem Çabejt* fjalën Kërshëndellë, Mikloshiçi e Majeri e nxirrnin nga latinishtja: “Christi Natalia”, ndërsa Atë Gjergj Fishta na e shpjegon këtë fjalë me mjetet e shqipes: Krisht – këndellë “Këndellja e Krishtit”- e Atë Bernardin Palaj e quan Sh’ Kndella, që do të thotë këndellje apo përtëritje e çdo gjëje. Gjithsesi ndikimi i emrit Krisht me etimologji popullore nuk mund të mohohet. Për herë të parë fjala përdoret në veprën e Buzukut “mbas Kreshendellsh”; Budi e përdor në trajtën “Natecë Kërshëndellesë”.

Pra fjala “Kërshëndellë” do të thotë “të lemit e Krishtit”.

Në Jug të Shqipërisë, sipas Hahnit, Kërshëndellat janë gjashtë javët e kreshmëve që para Kërshëndellave e deri te Teofania. Fjala Krishtlindje, që përdoret sot rëndom për kremtimin e lindjes së Krishtit, pas gjase është një përkthim, një kalk i ri i fjalës greke.

Cila është tradita e lashtë shqiptare e festës?

Kërshëndellat zëvendësuan festën e moçme të Natës së Buzmit, trashëguar që prej kohëve të lashta. Buzmi, simbol i jetës së re, i kthimit të motit kah pranvera, u bë simbol i Hyjnisë që lind, i Krishtit. Krishti vjen për t’i dhënë fund së vjetrës e të gjithë të këqijave të saj. Krishti rrafshon të vjetrën. E nisë jeta me urimin e së resë: me gjeth e me bar, me kingja e me tambël të bardhë, me shpresë për një të ardhme më të mirë. Poeti dom Prenkë Ndrevashaj i këndon kështu në poemthin “Buzmi”**:

Ushton flaka lakmueshëm e i përqafet

Njanit unak herë tjetrit,

Si Foshnja Ejllore;

Rroket me zemra të përgjumshme

e u uron kënaqe e bekim!”

Kështu, festa pagane e buzmit u kristianizua dhe në Shqipëri; që shumë kohë para pushtimit otoman, u kremtua festa e madhe: lindja e Zotit tonë Jezu Krishtit që, siç shkruan dom Ndrevashaj, nuk harron me u ndalë çdo vjetë mes rranxave të vetmueme:

“O Natë e bardhë, me shekuj tu bame flí

te këto rranxa të vetmueme, në luftë me jetë,

E me duhma t’ortekut ktu për bri!

Veç ti s’harron me u ndalë te na çdo vjetë!”**

_____________________________

* Çabej “Studime Gjuhësore” Rilindja, Prishtinë, 1976, fq.280

** Don Prenkë Ndrevashaj “ Buzmi”, “Hylli i Dritës” 1-2, Tiranë, 1994 fq. 65-66.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Cabej, Kërshëndellë?, kuptimi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 214
  • 215
  • 216
  • 217
  • 218
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”
  • Festat e fundvitit u mbyllën me këngë e valle shqiptare nga Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York
  • Pjeter Logoreci: “Jeta dhe vepra e Aleksandër Moisiut asht nji shëmbëlltyrë pune, kulture, vullneti e karakteri”
  • “Metamorfoza”
  • Trifon Xhagjika (20 prill 1932 – 23 dhjetor 1963)
  • POETIKA E MUNGESËS DHE KUJTESËS APO ËNDRRA SI METAFORË E IDENTITETIT LIRIK
  • Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit
  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT