• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Përkushtim i pathyeshëm i popullit të Kosovës për shtet të pavarur

September 26, 2016 by dgreca

-Kryeministri Isa Mustafa përkujtoi 25 vjetorin e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës/

PRISHTINË, 26 Shtator 2016-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar 25 vjetorin e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës, të zhvilluar nga 26 deri më 30 shtator 1991.

Në përkujtimin e kryeministrit Isa Mustafa thuhet:

Të nderuar bashkëqytetarë,

Sot, përkujtojmë me krenari 25 vjetorin e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës, përmes të cilit, populli i Kosovës në mënyrë plebishitare konfirmoi vullnetin dhe vendosmërinë e tij të paepur për Liri, Pavarësi dhe Demokraci.

Përmes këtij referendumi, në të cilin, përkundër dhunës ekstreme morën pjesë shumica dërrmuese e qytetarëve, u dëshmua mbështetja absolute popullore për Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës si dhe për proceset tjera demokratike të zhvilluara në atë periudhë historike, nën lidershipin e arkitektit të pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Përkushtimi i pathyeshëm i popullit të Kosovës për shtet të pavarur, sovran dhe të njohur ndërkombëtarisht, pas sakrificash dhe përpjekjesh të jashtëzakonshme, u jetësua përfundimisht nga Kuvendi i Kosovës, më 17 shkurt 2008.

Sot, Republika e Kosovës është shtet i njohur nga më shumë se gjysma e vendeve të botës, me subjektivitet ndërkombëtar dhe me perspektivë të avancuar euroatlantike.

Përkundër vështirësive, sfidave e sfiduesve brenda dhe të jashtëm, populli i Kosovës është i përkushtuar për Republikën e Kosovës, për fuqizimin e miqësisë dhe partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet tjera demokratike, si dhe për zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit.

Lavdi të përjetshme burrave dhe grave që punuan, vepruan dhe dhanë jetën për Republikën e Kosovës!

Isa Mustafa,

Kryeministër i Republikës së Kosovës

Filed Under: Kulture Tagged With: 25 vjetorin e Referendumit, e kosoves, Isa Mustafa, per pavaresine

U përurua Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo”

September 23, 2016 by dgreca

  U përurua Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo” në Tiranë. Kishin ardhur drejtues të institucioneve kulturore dhe shkencore të vendit, personalitete  të shquara: studiues, historianë, shkrimtarë, botues, gazetarë, pedagogë, studentë etj. E përshëndetën themelimin e këtij instituti, zotërinjtë: Bujar Leskaj, Beqir Meta, Agron Tufa, Artur Roshi, Bilal Kola, Sulejman Gjana, Halit Shamata, Reshat Kripa,Lulzim Brahja e të tjerë. Z. Tomor Dosti i dhuroi institutit portretin e Mit’hat Frashërit, që mbahej nga ati i tij,Hasan Dosti, në selinë e “Komitetit Shqipëria e Lirë” në Njy York. Botuesi i mirënjohur Bujar Hudhri i dhuroi institutit veprën e plotë të shkrimtarit Ismail Kadare në 20 vëllime, po ashtu edhe botuesi ndriçim Kulla kolanën e Mendimit Shqiptar. Ndërsa studiuesi  Bardhyl Adem Selimi  dhuroi botimin “Adem Gllavica”  njëri nga luftëtarët më të mëdhenj të çështjes kombëtare të Kosovës.

Drejtori i Institutit Uran Butka lexoi mesazhin e urimit të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare: “ I uroj institutit “Lumo Skëndo” mbarësi dhe jetëgjatësi, për të përmbushur testamentin e Lumo Skëndos dhe për të ndriçuar të vërtetën historike të përçudnuar. Fshehja e së vërtetës është një katastrofë morale që mund të kthehet në një katastrofë të mirëfilltë për një popull, që përpiqet të dalë nga errësira në dritë.”

    Po japim për lexuesit e gazetës sonë fjalët e themeluesve të institutit.

    Agron Shehaj:

“Dëshira për të themeluar Istitutin e Studimeve Historike lindi nga nevoja për të njohur të vërtetën mbi historine e vendit tim,  për të ditur kush jemi, nga vijmë dhe ku do të shkojmë. Sot, nëse dua të di mbi të kaluarën, gjej kryesisht botime të bëra gjatë regjimit komunist. Do të  ishte shumë naive nga ana ime të mësoja prej atyre historinë e kombit tim. Kushdo që  ështe sadopak objektiv, e ka të qartë se ato botime janë të manipuluara për një synim te caktuar politik dhe nuk kanë vlera autenticiteti historik. Pra, nevoja për të lexuar e për të ditur historinë e vërtetë , na obligoi mua dhe z.Butka të krijonim  Institutin e Studimeve Historike, për t’i sjellë brezit të sotëm e të nesërm botime shkencore, të mbështetura tërësisht në dokumente e dëshmi, që hedhin drite mbi historinë tonë të përbashkët, në mënyrë sa më objektive e të pavarur. Ne besojmë se është një detyrim qytetar dhe intelektual  i domosdoshëm, që brezave të sotmë e të ardhshëm t’ju japim burimet e duhura dhe instrumentet e nevojshme, që të informohen e të brumosen si njerës të lirë dhe shqiptarë të mirë e të devotshëm, për të përballuar sfidat e vështira të kohës, të integrimit mbarëshqiptar dhe europian”.

Uran Butka:

Themelimi i Institutit “Lumo Skëndo” shënon një ngjarje të re dhe domethënëse në fushë të kulturës kombëtare, por edhe një mundësi për të kontribuar në rrafshin historik.

Domethënia qëndron jo vetëm tek emri i Institutit “Lumo Skëndo”, që na nderon dhe na përkushton tej mase, por edhe tek tek përcjellja e heshtur, e nëndheshme, e anatemuar, e mohuar, e frikshme dikur, mandej në këto vite të tranzicionit demokratik, edhe e lirë edhe e penguar e frymës dhe e veprës së tij madhore, ende e panxjerrë në dritë të plotë. Lumo Skëndo, në vitin 1929 la një testament të pashembullt deri atëhere, me anën e të cilit linte gjithë pasurinë e tij kulturore dhe materiale për të ngritur një institut të pavarur të studimeve shqiptare:

“Unë, Mid’hat Frashëri, në shëndet trupor të plotë, po bënj këtë testamnent, duke ushqyer shpresën se pas vdekjes sime do të ekzekutohet pikërisht vullneti që dëftenj këtu: Ç’kam pasuri të tundshme ose të patundshme, libra, mobila, karta, plaçka, para’ etj., i lë për krijimin e një “INSTITUTI ALBANOLOGJIE” që të jetë një qendër e studimevet shqiptare, të mbrojë, të zhvillojë, të qendërsojë dhe të udhëheqë studimet që përkasin Shqipërinë dhe shqiptarëvet… Dua që nga biblioteka private ime të mos çkëputet gjë. Gjithë sa më kanë mbetur nga im atë ( Abdyl Frashëri- shënimi im) dhe nga ungjërit ( Naim dhe Sami Frashëri, shënimi im) dhe që sot formojnë muzenë time familiare, dëshëronj që të ruhen prapë në formë të një muzeje së vogël brënda në Institut. Ushqenj besimin e plotë se kjo dëshira ime do të zbatohet besnikërisht prej pasonjësve të mi në gjithë shekujt që do të vijnë dhe lutja ime drejtuar Fuqisë së Madhe që tani s’e kupëtojmë dot, do të jetë të kenë gjithë shqiptarët idealin e përparimit dhe të naltësimit të Kombit, që shqiptarizma të bëhet një dëshirë dhe një konviktim i thellë dhe që çdokush të kupëtojë se e mira e Kombit është e mira jonë private, se nderi dhe lavdi i shqiptarëvet të gjithë është edhe nderi dhe lavdi ynë personal”.

Synimi kryesor  i këtij Instituti është hulumtimi, studimi dhe botimi i një historie të pathënë apo të pashkruar, njëherësh edhe ndreqja e historisë shqiptare të tjetërsuar dhe të falsifikuar nga regjimi dhe historiografia komuniste, që ende vret.

Do të marr vetëm një shëmbull të thjeshtë, simbolik, por edhe të njohur tanimë si një dhunim historik tipik: Aktin e Pavarësisë. Edhe për faktin që lidhet me emrin e Midhat Frashërit, nga njëra anë si firmëtar i Pavarësisë, nga ana tjetër si i retushuar në këtë akt nga falsifikatorët e historisë (njëri prej tyre, madje kryesori: Kristo Frashëri me Albumin e Pavarësisë të vitit 1965 e retushoi i pari) kanë vënë mbi emrin e tij një ndërtesë, për ta fshirë nga historia, por nuk e fshinë dot nga kujtesa e kombit. Bashkë me emrin e tij, kanë mbuluar edhe firmëtarin tjetër, Lef Nosin, i cili e ruajti dhe e botoi aktin e Pavarësisë, që e kemi edhe sot falë tij, ndërkohë që këta dhunues mjeranë janë fshirë nga historia, ndërsa Lef Nosi jeton. Janë mbuluar me një foto tjetër emrat e Mustafa Krujës, Ferit Vokopolës etj, gjithsej nëntë firmëtarë të zhdukur nga Akti i Pavarësisë. Absurditeti tjetër qëndron edhe në faktin që sipër firmave të kryetarit Ismail Qemali dhe nënkryetarit Nikollë Kaçorrit, janë ngritur emrat e dy firmëtarëve gjirokastritë…Pra u falsifikua dhe u deformua gjithçka, veçanërisht periudha e Pavarësisë, sidomos koha e Princërisë dhe Mbretësisë dhe në mënyrë të përbindshme periudha e Luftës së Dytë Botërore , e Luftës civile dhe e Socializmit, natyrisht për interesa ideologjike, politike, pushtetore dhe delirante të Enver Hoxhës dhe të kastës së tij staliniste.

Në këto vite të tranzicionit demokratik, krahas trysnisë postkomuniste, është bërë përpjekje për ta korigjuar këtë shëmtim, që po helmon e disinformon brezin e ri, por më tepër këto kanë qenë përpjekje individuale të studiuesve dhe historianëve të vërtetë. Tekstet e historisë për universitetet dhe shkollat e mesme janë në frymë dhe në gërmë po ato të historiografisë së mëparshme. Kjo gjendje  është  me pasoja të rënda jo vetëm për brezin e ri, por edhe për fatin e një populli të tërë. Shqiptarët i ka vrarë më tepër se plumbi, padrejtësia e historisë,  falsifikimi i saj, denigrimi dhe përbaltja e përsonaliteteve të shquara, glorifikimi i pushtetarëve, kriminelëve dhe antikombëtarëve.

Për të bërë ndryshimin, ne themeluam këtë institut të pavarur nga politika apo të  qepurit pas qeverisë , siç thoshte Mid’hat Frashëri, duke menduar se mund dhe duhet të punojmë institucionalisht dhe me shpresën e bashkëpunimit me ato institucione dhe ata historianë objektivë, brenda dhe jashtë shqipërisë, që do të vijojnë me kurajo dhe shkencërisht korigjimin dhe shkrimin e historisë sonë kombëtare.

Shpirtrat e tronditur të shqiptarëve, jo vetëm nga luftrat e vazhdueshme, traumat e mënxyrat që kanë përjetuar, por edhe nga mashtrimi i madh gjysëmshekullor komunist dhe leximi i keq i historisë, i cili vazhdon edhe sot, ka nevojë më së shumti për të vërtetën.

Puna e parë e Institutit do të jetë realizimi i projektit të rëndësishëm të hulumtimit, studimit dhe botimit të veprës së plotë të Lumo Skëndos në dhjetë vëllime. Mandej projekte të tjerë për ndriçimin e ngjarjeve të rëndësishme historike dhe të përsonaliteteve historike, veprimtari kulturore, konferenca e seminare kombëtare e ndërkombëtare, botime dhe publikime të studimeve historike, mbështetja me projekte e studimeve historike, nxjerrja e materialeve arkivore nga arkivate të vendit dhe ato të huaja, që lidhen me historinë, inkurajimi i të rinjve, sidomos i studentëve për t’u angazhuar në studime, debate e veprimtari historike, si edhe ushqimin e rrjeteve sociale të internetit me materiale të shkruara e filmike për publikun më të gjerë. Projekti më madhor i Istitutit është, që në bashkëpunim me studiuesit dhe historianët brenda dhe jashtë vendit, të hartojë dhe të botojë në disa vëllime tekstin “Historia moderne e Shqipërisë”.

Në udhën tonë do të kemi bashkëpunim institucional intensiv me Institutin Albanologjik  dhe Istitutin e Historisë së Prishtinës si edhe me institucionet kulturore e shkencore të Maqedonisë, Malit të ZI dhe të Diasporës shqiptare.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Historike, Instituti i Studimeve, Lumo Skendo, Peurimi

Një re e zezë që mund të mënjanohet

September 22, 2016 by dgreca

-Në Prishtinë promovohet libri “E drejta penale ndërkombëtare” i Prof. Dr. Ismet Salihut – trajton Gjykatën Speciale/

-Salihu është shprehur i bindur se Gjykata Speciale asnjerin nuk do ta dënojë pa prova/

1-e-drejta-penale

1-folesi-e-drejtaPRISHTINË, 22 Shtator 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/.-Gjykata Speciale paraqet një re të zezë për Kosovën. Ajo mund të mënjanohet vetëm pas përfundimit të gjykimit të krimeve të pretenduara, shumica prej të cilëve u atribuohen pjesëtarëve të UÇK-së, në bashkëpunim me mafian ndërkombëtare.

Këtë konstatim, e ka nxjerrë profesori i të drejtës penale ndërkombëtare, dr. Ismet Salihu, me rastin  e promovimit të librit “E drejta penale ndërkombëtare – Me komentarin e shkurtër të Ligjit për Gjykatën Speciale”, të enjten në UBT, në Prishtinë. Në promovim kanë marrë pjesë personalitete të shquara të fushës juridike, profesorë, studentë etj.  Salihu, pos të tjerash, ka thënë se puna e Gjykatës Speciale do të jetë një proces i rëndë, por i domosdoshëm. Sipas autorit Salihu, Gjykata Speciale do t’i gjykojë krimet e pretenduara nga Raporti i Asamblesë Parlamentare në Këshillin e Evropës, që në opinionin e Kosovës është i njohur se Raporti i senatorit Dik Marti. Pasi ka përshkruar ecurinë e përgjithshme të themelimit të Gjykatës Speciale dhe për dyshimet e shprehura në Kosovë, sidomos nga partitë opozitare, Salihu është shprehur i bindur se Gjykata Speciale asnjerin nuk do ta dënojë pa prova. “Përgjegjësia e kësaj gjykate do të jetë e madhe, mirëpo askush nuk do të dënohet pa prova e fakte”, tha Salihu.  Profesori i të drejtës penale, Salihu, ka përmendur faktin se  pas luftës së Kosovës janë vrarë qindra veta.

“Në mes periudhës së viteve 1998-2000 janë ekzekutuar dhe zhdukur 470 persona, prej të cilëve 95 janë shqiptarë, kurse të tjerët janë të pakicave të tjera, kryesisht serbë”, është shprehur ai, duke dhënë të kuptohet se dikush i ka bërë ato krime.

Për rëndësinë e librit ka folur edhe rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi.“Libri shënon një hap tutje drejt marrjes së njohurive në fushën e të drejtës penale ndërkombëtare, është vlerë e shtuar akademike, si për studentët, ashtu edhe për profesorët, të cilët janë ligjërues të lëndës përkatëse”, përfundoi Hajrizi, duke falënderuar profesor Salihun për kontributin e tij në fushën e drejtësisë.

Referuesi i librit, Lavdim Krasniqi, ka folur për biografinë dhe krijimtarinë e autorit të librit, të cilën e ka cilësuar si shumë të bujshme.

“Libri është i vlefshëm, jo vetëm për autorin, por për të gjithë njohësit e fushës”, theksoi ai, për të shtuar se libri përmbledh refleksione të jashtëzakonshme profesionale.Profesori Skender Skenderi, po ashtu, e çmoi lart kontributin e autorit Salihu, derisa evokoi kontributin e tij dhe të profesorëve të tjerë të çështjeve juridike, të dhënë me rastin e shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, në 2 korrik 1990 si dhe për Kushtetutën e Kosovës, e miratuar në të njëjtin vit, në 7 shtator në Kaçanik. Në këtë rrafsh ai ka vlerësuar e kujtuar edhe profesorët Gazmend Zajmi, Ejup Statovci etj.“Pa punën e mundimshme dhe të palodhshme të profesorit Salihu dhe kolegëve të tij, në atë kohë nuk do të kishte as Kuvend, as Kushtetutë dhe as pavarësi”, theksoi Skenderi. Kjo sepse, sipas tij,  nuk do të kishte për çka të votohej. Skenderi e ka cilësuar lart edhe presidentin dhe rektorin e UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizin, i cili ka mundësuar botimin e një libri me kaq vlera, nga një personalitet shumë i lartë.

“Zoti President, je i madh, sepse njerëzit e mëdhenj i mbledhin të mëdhenjtë”, janë fjalët me të cilat profesor Skenderi i është drejtuar rektorit Hajrizi.  Krejt në fund, profesori Salihu iu përgjigj pyetjeve të të pranishmëve, të cilët kryesisht përqendroheshin tek Gjykata Speciale.

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, E drejta penale, Prof. dr. Ismet Salihu

Kosova, ‘Home Sweet Home’ në garën e ‘Oscars’

September 15, 2016 by dgreca

–Ky film tregon historinë e Agronit, i cili për disa vite ka qenë i zhdukur dhe pasi kthehet në shtëpi, ai përballet me rrethin, të cilët, emrin e tij e kanë përdorur për përfitime personale/

 PRISHTINË, 15 Shtator 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/Filmi ‘Home Sweet Home’ do të përfaqësoj Kosovën si propozimi zyrtar për konsiderim në kategorinë ‘Filmi më i mirë i huaj’ të Akademisë Oscar. Filmi debutues i Faton Bajraktarit – ‘Home Sweet Home’ me skenar nga Zymber Kelmendi ku luajnë aktorët e njohur si Donat Qosja, Arta Muçaj e Shkumbin Istrefi, pati premierën ndërkombëtare këtë vit në festivalin prestigjioz Karlovy Vary.

Ky film tregon historinë e Agronit, i cili për disa vite ka qenë i zhdukur dhe pasi kthehet në shtëpi, ai përballet me rrethin, të cilët, emrin e tij e kanë përdorur për përfitime personale.‘Home Sweet Home’ është prodhim i kompanisë filmike ‘Cineproduction’ dhe ‘Arnel Production’ me producent Trim Musliu dhe Senad Abduli, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga Agjencia e Filmit në Maqedoni.

Ky është viti i tretë që Kosova propozon film për konsiderim për filmin më të mirë të huaj në Oscars. Vitin e kaluar Kosova ka propozuar filmin ‘Babai’ të Visar Morinës ndërsa propozimi i parë ka qenë filmi ‘Tri Dritare dhe një Varje’ nga Isa Qosja. Për më shumë në këtë fillim vit, filmi i shkurtër ‘Shok’ ka qenë i nominuar në kategorinë Best Live Action Short Film në Akademinë Oscars duke shënuar kështu herën e parë që një film kosovar nominohet për Oscar.

Filed Under: Kulture Tagged With: ‘Home Sweet Home’, kosova, në garën e ‘Oscars’

Arkeologu austriak që zbuloi Dimalin ishte bir i një slloveni

September 14, 2016 by dgreca

 

1-bylis

Foto: BYLIS

2-amantia

FOTO:AMANTIA 1-dimal-ok

  • Bylis në kodrat e Mallakastrës ,Amantia në kodrën e Kudhës – Gërhotit  dhe  në  më gjer dhe më tej  në kodrinat e Shpiragut janë rrënojat e Dimalit…/

Nga Gëzim Llojdia/

1-gezim-llojdia

1.Hapësira ilire ka pasur një shtrirje të madhe ajo ishte diellore  me flakërimën e saj  se fshinë dot , e tejmbushur me shkëlqim ëndërrimtar,erdhi dhe u rrudh nga të gjata, të rënda pushtime. Pranë vendosjes së  drejtimit té lindjes sé diellit,perëndimet e trishta mbeten pas té harruara,e filloi dhe e mbaroi çdo eklips pushtimi. Nuk di c’emër mund të ketë ky errësim,i ndjeshëm,i pazë pranë më vjen,çdo trajtë e dukshme e nis mjegullimin. Tè fundit zhurma tè shekujve  u mbyllèn vetvetes,dielli struket lartësive duke pëshpëritur,nuk ka gjallëri dhe zëra kumbues. Gjurmët ende të trishta .Themele që nuk zhduken kollaj. Brenda meje dhe gjithë stërnipërve të ilirëve,fle një mall i pashuar,asgjë s’mund ta fikè duke sjellè stuhi,një flakërim i heshtur shtrihet duke fluturuar .Ku gjenden qytetet tona ilire të lodhura nga koha,nga luftërat,nga pushtimet nga fqinjët,nga marrëzitë ,nga djallëzitë,nga mizorit nga gjylet,tanket,pusit,mërit?
Ato aty janë ende nëntokën tonë. Rimèshirohen nè çdo ditè tè re,në  cikël rrjedhshmërie e hapur nè mënyrë tè pashtershme .Janë ura lidhëse e brigjeve tè largëta,qè koha i largoi duke i lënë nè hije,një udhè e padukshme i përpin hapat. Lundroj i heshtur udhëtimit tè nisur,kudo shpërndahem nè çdo ditè dhe natè .Pas meje mbetèn hapat që kumbojnë,ngatërruar drejtime dhe zëra tè largët,fluturimthi drejtimet ikin dhe vijnë. Nuk mundem tè mbeten ylli i shuar,që heshtjes së  saj pluhuroset,gjithmonë do të rishfaqen pak e nga pak aq sa të formojë hartën e tyre të plotë si në kohën e saj.
2.Bylis në kodrat e Mallakastrës ,Amantia në kodrën e Kudhës – Gërhotit  dhe  në  më gjer dhe më tej  në kodrinat e Shpiragut janë rrënojat e Dimalit.Arkeologët austriakë që kanë kontribut në disa zbulime të rëndësishme në fillim shekullin e shkuar.Kanë identifikuar edhe gjurmët e Dimalit. Cila ishte origjina.Ai ishte austriak apo ballkanas  më pas ka emigruar në Austri? Kush ishte arkeologu, që përmend Dimalin?Një austriak, thonë burimet shqiptare. Në botimin e “ Iliria” të vitit 1972 arkeologu shqiptar, Burhan Dautaj,shkruan: Midis shume qendrave dhe vendbanimeve antike to krahinës se Mallakastrës përmendet edhe Kalaja e Krotines, e sinjalizuar qysh në  fund të luftës se parë botërore nga arkeologu austriak K. Prashniker. Kush është  dhe nga e ka origjinën arkeologu Camilo K. Prashniker?Në fakt ai është një slloven,pra një ballkanas.të dhënat që gjejmë përputhen në mënyrë identike me ato që ka Prashniker. (Camilo Praschiker)Kamilo Prašnikar (arkeolog slloven dhe dijetar, lindur në Tetor 18, 1884, Vjene.Vdiq në Vienë.  Kamilo Prašnikar është i biri i arkitektit slloven A. Prašnikar, ishte një arkeolog i njohur, profesor universitar  në Vjenë dhe anëtar i Akademisë së Shkencave në Vjenë. Prašnikar, ndër të tjera, ka udhëhequr gërmimet arkeologjike në vendet në Shqipëri, Mal të Zi dhe më pas edhe në Anadoll dhe Zollfeld. (Slovenski biografski leksikon 1925-1991) dhe vijon më tej kjo skedë.
Skeda e këtij arkeologu është:
Kamilo Prašnikar
Lindja -18 tetor 1884 Vjenë.
Vdekja-1 October, 1949
Profesioni -arkeolog
Akademik,Prof në Universitetin e Vjenës.
Të dhëna të tjera  që përmendin këtë  autorë thonë:Camillo Praschniker (i lindur më 13 tetor 1884 në Vjenë;  1 October, 1949) ishte një arkeolog klasik  austriak. Pas studimeve klasike në Universitetin e Innsbruck, Vjenë dhe Berlin nga vitet 1902 deri 1908, të cilën ai e përfunduar në Innsbruck në vitin 1908 me një doktoraturë, udhëtoi Praschniker për vitin 1910 me një grant nga Instituti Arkeologjik Austriak të Mesdheut dhe ishte më pas asistent i Emil Reisch në Universitetin e Vjenës. Nga viti 1912 në 1920 ai ishte sekretar i Institutit austriak Arkeologjik. 1914 në Vjenë për arkeologjinë klasike. 1913-1914 ai mori pjesë në gërmimet në Sikem në Palestinë, 1916, ai mori pjesë në një ekspeditë shkencore në pjesët e  pushtuara  të  Austro-Hungaria të Ballkanit (Mali i Zi, Shqipëri).
1922 Praschniker i Prof  i asociuar në Universitetin e Vjenës, një vit me vone,profesor në Universitetin gjerman në Pragë, ku ai ishte dekan 1929-1930. Në vitin 1930 ai shkoi në Universitetin Jena, në të njëjtin vit kthehet në Vjenë, ku ai ishte profesor i parë i asociuar. 1934 profesor. Në vitin 1935 ishte Drejtor Nderi i Institutit austriak Arkeologjik. Praschniker ishte anëtar i Institutit Arkeologjik Gjerman, që nga viti 1932 që nga 1937 Anëtar i Akademisë Austriake të Shkencave, që nga viti 1914, .Ai merret me shumë çështje në fushën e arkeologjisë klasike dhe provinciale romake,.
Disa fjalë për zbulimin e Dimalit
Për zbulimin e qytetit ilir të Dimalit  janë kryer gërmime intensive  në Dimal. Arkeologët shqiptarë të kësaj periudhe i japin një vështrim panoramës së gërmimeve dhe gjetjeve në të,sipas konceptit të tyre të kohës  dhe rrethanave  ngase burimi i informacionit ishte i mangët  dhe jo i plotë ashti sikurse informacioni bashkëkohor mungonte ,shkaku i izolimit  të vendit  socialist nga shtete e tjera.
Kalaja e Krotines, e sinjalizuar qysh në  fund të luftës se-parë botërore nga arkeologu austriak K. Prashniker,shkruan  Burhan Dautaj duke vijuar :Kalaja e Krotines shtrihet mbi një kodër të bukur, pjesërisht te pyllëzuar të  malësisë se Shpiragut ,shkruan arkeologu ,Burhan Dautaj te Iliria  e vitit 1972. Kodra e Kalasë është edhe me e larta (kuota 444 m.) në vargun kodrinor, që fillon për rreze faqes perëndimore to Shpiragut dhe shtrihet ne krah të majte të rrugës automobilistike Berat-Roskovec, derisa zbutet në fushat përreth Liqeneve artificiale to Kurjanit. Nga Lindja dhe jugu kalaja ka përkundrejt fshatrat Bistrovice dhe Allambres, dhe e veçojnë prej tyre përroi i Qarezit dhe ai i Allambresit. Në anën veriore dhe perëndimore kodra zbret në  një varg tarracash jo të rregullta, që arrijnë deri në luginën e përroit të  Cukalatit. Kushtet gjeografike si dhe pozita mbizotëruese e kodrës se kalasë mbi zonën përreth, kane krijuar rrethana të mirë për një mbrojtje të fuqishme natyrore të këtij vendbanimi ilir. Kalaja e Krotines emrin e ka marre nga lagja me të njëjtin emër e fshatit Allermbres Iokaliteti Kutalli — Berat) qe shtrihet përbri faqes jugperëndimore të  kodrës. Prashnikeri e konsideron këtë kala me të  madhe dhe me të hershme se atë të Margllicit. Al flet gjithashtu mbi shtrirjen e qytetit dhe të akropolit duke e shoqëruar këtë me një skice-ide të rilevimit topografik të kodrës ku ai bën përpjekje për të vendosur edhe planimetrinë e murit rrethues, gjurmët e to cilit ruhen ende aty-këtu mbi tokë. Kodra e kalasë përbëhet nga dy kreshta: ajo me e larta ka shërbyer si akropol, kurse mbi kreshtën tjetër shtrihen gati 3/4 e mbeturinave antike to vendbanimit. Të dyja këto kreshta kane qene të rrethuara me mure. Gjurmët e mureve rrethuese mbi shpatet e rrepinta të kodrës, janë mjaft të dobëta dhe kryesisht nga blloqe të veçuara gur gëlqeror të bardhe të gjetura dhe të punuara bukur me forma të rregullta paralelopipedi. Këto blloqe gurësh, me sa duket, janë mbeturina të faqes së jashtme të murit rrethues. Duke parë rendësin e madhe qe paraqesin mbeturinat antike të qytetit ilir të Krotines, gjate viteve 1963-1964 u ndërmorën gërmime të rregullta arkeologjike, të cilat u përqendruan kryesisht mbi kreshtën e akropolit. Zbulimi më i rëndësishëm i këtyre dy vjetëve ,shkruan në vitin 1972 B.Dautaj ,është ai i  vulave të fragmentuara qe përmbajnë emrin e qytetit ilir Dimal shkruan . Vulat janë vendosur mbi faqet e sheshta të tjegullave balenistike. Ato me plotësimet qe i bëjnë njëra-tjetrës na japin emrin ®IMAAAITAN. Ky është i pari burim epigrafik qe bën fjale për emrin e qytetit ilir Dimal, i cili ka luajtur një rol me rëndësi ne ngjarjet historike të Ilirisë së Jugut në shek. III-II para erës sonë. Emri i qytetit shoqërohet edhe nga katër monograme, të cilat ka mundësi të paraqesin emrat e prytanit dhe atë të qeramistit në  forme të  shkurtuar. Burimet e autoreve antike, që flasin për Dimalin janë mjaft të kufizuara  të gërshetuara me disa nga ngjarjet me të rëndësishme të luftërave ilire-romake dhe Maqedoni-romake (vitet 220-205 para e sonë). Kështu Polibi dhe Livi, duke bëre fjale për luftërat  e  vazhdueshme të kësaj kohe që zhvilloheshin në truallin e sotëm të Shqipërisë, nuk mungojnë të  përmendin disa here me radhe edhe qytetin ilir të Dimalit. Dhimitër Fari, tutor i mbretit ardianove pushtoi rreth viteve 220-219 pes Dimalin dhe vendosi atje një garnizon të tij. Po  në vazhdim të këtyre ngjarjeve qyteti i Dimalit përmendet dhe si një qendër me pozite strategjike dhe e fortifikuar mire. «Komandanti romak (Luc Emili), thotë Polibi, kur arriti me ushtri në Iliri, vuri re se (iliret) mburreshin me fortifikimin dhe pajisjen e Dimalit, që pandehej si një qytet që s’e merrte dot  nga dora a armikut, prandaj vendosi t’i bjerë Dimalit me paë, dhe mbas 7 ditë rrethimi e pushtoi qytetin. Dimali përmendet jo vetëm si një qendër e forte strategjike, por edhe si qytet me rëndësi politike, që ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e fuqive me të mëdha të kohës, të Romes dhe Maqedonisë. Kështu marrëveshja e përfunduar midis Filipit të V-të të Maqedonise dhe Hanibalit të Kartagjenes angazhonte të dy palët, për të mos lejuar që romaket të bahen «… zotër as të Korkyres, as të Apolonisë dhe Epidamnit, as të Farit, as të Dimalit dhe parthineve, as të Atintanise». Edhe në ngjarjet e mëvonshme politike, Dimali vazhdon të mbetet objekt i përpjekjeve dhe grindjeve midis të dy fuqive. Livi, duke folur për luftërat romake-maqedone ne truallin ilir, i ve një rëndësi të madhe pozitës strategjike dhe politike të Dimalit. Simbas këtij autori marrim vesh se mbas paqes se Filipit me etolet (206 para e sonë), «… mbretit i erdhi lajmi se romaket (me prokonsullin P. Semproni ne krye) kishin ardhur në Dyrrah e se parthinet dhe filet e tjera kufitare, duke shpresuar ne ndryshimin e gjendjes,ishin ngritur e se Dimali ishte rrethuar».Po nga ky autor, kur na informon për kushtet e paqes të parashtruara Filipit nga Semproni, thuhet se oparthinet, Dimali, Burguli dhe Eugeni jane të romakëve, ndërsa Atintanine u a linte maqedoneve… » .Siç shihet, është e vështirë  të nxiret nga këto lajme ndonjë tregues i sakte topografik, që do të na shërbente sadopak ne lokalizimin e qytetit ilir të Dimalit.I vetmi shënim qe mund të nxjerrim nga këta dy autorë  është të vendosurit e Dimalit përkrah fisit ilir të partineve, pra rrjedhimisht mund të konsiderohet si qytet që ndodhej në afërsi ose në truallin e këtij fisi. Ky mendim është shprehur me pare nga arkeologu H. Ceka, i cili duke kërkuar shtrirjen e parthineve ne trevën midis Durrësit dhe Tiranës, ka bër përpjekje për lokalizimin e Dimalit me mbeturinat antike të kalasë se Dorëzit (ne Jug-perëndim të Tiranës. Zbulimi i katër tjegullave me vulë  Dimalitan, na ndihmon para se gjithash për lokalizimin e qytetit ilir Dimal të parthineve në mbeturinat antike të kalasë se Krotinë. Me tej arkeologu B.,Dautaj thotë:Gjetja në gërmimet e një sasie të madhe zgjyre balte tregon për një zhvillim të prodhimit lokal të qeramikës. Këtu mund të përmendim një mori copa enësh kuzhine prej balte të kuqe të  ashpër, nga të cilat një pjese i ndeshim se bashku me vegjat. Këto vegja me prerje cilindrike ruajnë mbi shpine gjurme të theksuara ngulitje, ndërsa forma brirore e tyre përfundon ne skaj me një sipërfaqe të sheshte rrethore, mbi të cilën është ngulitur një shenje në formën e X. Shenja e X-sit mbi këto vegja, që ndeshet deri më sot vetëm në Dimal, ka të ngjare të jetë përdorur si markë e prodhimeve të ndonjë poçarie. Nga fragmentet e enëve me parete të trasha vlejnë të  përmenden disa  buze pitosash, që shquhen për ornamentet dhe vulat anepigrafike mbi buze mjaft të ngjashme me ato të  gjetura në Irmaj  dhe Cakran.
Në Dimal vihet re një përdorim i gjithanshëm i tjegullave, të cilat mbizotërojnë mbi të  gjitha gjetjet e tjera arkeologjike. Ato kane forma katër këndëshe dhe paraqiten të shumëllojshme për nga balta (ngjyre okër ne roze, të kuqe ne gri), nga pjekja dhe nga profilet anësore të tyre, qe diku vijnë të  ngushta me buze kënddrejte dhe diku me të gjera dhe disi to harkuara nga brenda. Shume prej tjegullave mbajnë edhe vula .Pjesën me të madhe të vulave e përbejnë tjegullat me monogram të vendosura mbi skajin e profileve anësore të tyre. Ky monogram është ndeshur mbi 150 raste, dhe këto vetëm ne një sipërfaqe të  kufizuar gërmimi (rreth 500 m2). Gjetja e këtij monograms për here të pare në Krotine dhe numri deri diku i madh i tyre, nuk të  lënë të dyshosh se këto tjegulla i përkisnin zejtarisë së qytetit. Përveç monogramit të mësipërm, janë gjetur edhe 16 vula me emrin e ndonjë qeramisti. Me sa dimë jo vetëm që ky emër nuk vihet re ne tjegullat helenistike të qendrave të tjera antike në vendit tone, por dhe gjetja e një seri je të konsiderueshme vulash, na çon në përfundimin të kërkojmë në këto tjegulla prodhimit  të qeramikës vendase. Një yulë tjetër, jo me ëe pak interes është ajo me emrin HPAIS,N, e ndeshur ne 12 raste e cila ndryshon nga vulat e Apolonisë me po të  njëjtin emër vetëm prej baltës që në Dimal paraqitet jo aq e pastër. Nga këto vula tri prej tyre janë vendosur se prapthi. Analogjia e emrit HPATc,N dhe sidomos paraqitja pak a shume e një-lloj e  këtyre vulave, mund të shpjegohet fare mire me praninë ne Dimal të një filialeve të  varun nga ndonjë punishte e rëndësishme apolloniate e prodhimit të tjegullave. Vula të tjera të gjetura ne Krotine, janë edhe ato me emrat. AMYNTA[C] etj. Përveç qeramikës masive, atë që bien në sy janë edhe prodhimet e qeramikës artistike, kryesisht terakota. Subjektet që ato trajtojnë janë të ndryshme.
Veshja e gruas ilire në këtë vepër skulpturale të shek. I p.e. paraqitet me. elemente me të shumtë dhe më të qarta se sa në veshjen me tipare ilire të dy skulpturave të
 gjetura në rrethin e Vlorës dhe të botuara nga Ugolini, që i përkasin periudhës së vonë helenistike dhe kane huazime të artit të huaj greko -romak. Rëndësia e skulpturës sonë rritet edhe me tepër sepse ajo jo vetëm qe i zgjeron dhe i përforcon edhe me shumë njohuritë e pakta mbi veshjen e gruas ilire, por mbi të gjitha sepse shumë nga elementet e besa j veshje ne i shohim të trashëguara gjate shekujve deri ne ditët tona. Ne këtë drejtim, kjo skulpture hedh drite mbi njërin nga problemet më të rëndësishme të historisë sonë, dhe pikërisht mbi autoktonitetin e popullit shqiptar .Nga ana artistike, bukur është punuar edhe një kapitel i vogël i tipit korintik prej mermeri të bardhe, ne të cilin, krahas motiveve floreale që mbizotërojnë, është përdorur edhe një motiv zoomorf qe e dallon këtë të Pundit nga kapitalet e tjera të tipit korintik të Apolonisë dhe Durrësit.
Në gjetjet arkeologjike të Krotines bie ne sy dhe një numër i konsiderueshëm monetash, nga të cilat pjesën me të madhe e përbejnë gjetjet e rastit mbi sipërfaqe të qytetit. Nga monedhat e lexuara, një vend të mire zënë ato të Apolonisë (13 copë), pas tyre vijnë të Dyrrahut (8 copë) dhe të Byllisit (2 copë). Por nuk mungojnë edhe monetat e qendrave të njohura antike të Ambrakise, Korintit, Maqedonisë dhe të qytetit të Isties në Eube, të cilat zhvillonin në atë kohë një veprimtari të  gjerë shkëmbimi me brigjet lindore të Adriatikut. Moneta republikane dhe perandorake romake u gjetën vetëm 5 copë.

Filed Under: Kulture Tagged With: arkeologu, Dimal, Gezim Llojdia, Kamilo Prašnikar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 221
  • 222
  • 223
  • 224
  • 225
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT