• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Taulant Mehmeti, performance në “Blue Note Jazz Club”

March 23, 2015 by dgreca

Taulant Mehmeti, performance në “Blue Note Jazz Club” – Greenwich Village, New York City
Nga Beqir SINA, New York/
Greenwich Village, New York City: Në kuadrin e koncerteve në nderim të legjendës së muzikës xhaz – Jazz, 90 vjetirt të lindjes së tij Roy Haynes ’90’ Birthday Celebration” në klubin e famshëm njujorkez “Blue Note” në Nju Jork, javën e kaluar më 22 Mars, mes të ftuarve të veçantë si Pat Metheny, Christian McBride, Roy Hargrove dhe Savion Glover, ka performuar edhe një muzikan i talentuar shqiptarë, Taulant Mehmeti.
Lajmin për këtë e jep në rrjetin social facebook – nëpërmjet fotografive të postuara prej tij – fotografi Illir Rizaj, i cili shkruan se çfarë, kënaqësie dhe nderi, ka pasur ai për të dëgjuar dhe të fotografuar atë siç e ka quajtur ai ” compadre supremely” i talentuari Taulant Mehmeti”, si mysafir i legjendarit Vic Juris, shkruan Rizaj.
Nëndërsa, në faqen e tij të facebook vetë Taulant Mehmeti, pos një falënderimi drejtuar të gjithëve atyre që e ndoqën koncertin e tij në klubin e famshëm njujorkez Blue Note Jazz Club, NY, ai thotë se” Kurr, nuk kam pasur në përvojën time, një kënaqësi më të mirë muzikore ndonjëherë, se sa duke luajtur me një muzkant të preferuar si kitaristi Vic Juris dhe nën ritëmin e Almog Sharvit dhe Connor Parks!
“Në sajë të fotografive të mahnitshme, të fotografit Ilir Rizaj për këto fotot e bukura !! gjejë rastin të faleminderojë edhe dhe”The New School for Jazz and Contemporary Music” dhe Phil Ballman për të bërë këtë të koncert !!” shkruan në në faqen e tij të facebook Taulant Mehmeti,
Ja vlen të përmendet me këtë rast se “Blue Note Jazz Club” është një klub xhazi dhe restorant i vendosur në (131 West 3 Street) një nga rrugët më të frekuentuara në qytetin e Nju Jorkut në Greenwich Village, New York City. Ky klub u hap më 30 shtator, 1981 nga pronari i saj dhe themeluesi Danny Bensusan me Nat Adderley Quintet ka qenë preferomues i parë në këtë kulb.
Blue Note Jazz Club në në Greenwich Village, New York City është duke u konsideruar edhe në ditët e sotme si një nga objektet më të famshme në botë të xhazit dhe një nga më të njohur dhe më i shtrenjtë në Nju Jork. Klubi aktualisht mban koncerte të muzikës xhaz – Jazz në metropolet e botës, si në Tokio dhe Nagoya, Japoni dhe në Milano, e Romë, Itali, Londër – Angli, Parisë – Francë, Amsterdam – Hollandë, dhe Berlin – Gjermani..

Këtu kan preformuar, muzikan të këtij zhanrri nga më të njohurit në botë duke përfshirë Chris Botti, Dave Brubeck, McCoy Tyner, Nancy Wilson, dhe shumë të tjerë.

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: "Blue Note Jazz Club", Beqir Sina, performance në, Taulant Mehmeti

A DUHET TE PRANOJME SE BUTRINTIN DHE FOENIKEN I KANE THEMELUAR HELENET?

March 21, 2015 by dgreca

ADRESUAR PROFESOR KRISTO FRASHERIT/
Nga Kozma Taho-Clearwater, Florida/
I nderuar Profesor ! Unë përfshihem ndër ata shqiptar që i lexojnë me kënaqësi dhe respekt shkrimet tuaja të shumta duke i vlerësuar si thesare të çmuara te historiografisë shqiptare.Natyrisht ndodh që në këtë mal të lartë të shkrimeve tuaja, ne amatorët dashamir të historisë apo “diletant entuziast” siç duan të na quajn disa nga koleget tuj, të mos biem në një mëndje për ndonjë çështje.E, doemos këto nuk mund ta errësojnë vlerësimin dhe rrespektin për punën tuaj titanike në fushat e ndryshme të letrave shqipe. Inderuar Profesor ! Anash shkrimit tuaj “Shtrëmberime të Historisë së Epirit” kisha shënuar — edhe prof. K. Frasheri e do qe Butrintin dhe Foeniken ta kenë themeluar e banuar helenët . Ju rikujtoj për këtë , pjesën e cilësuar –
“ Tashmë historikisht është pranuar se në shek. VIII p.e.s., me ekspasionin ekonomik që pësuan qytet shtetet e Helades, është e lidhur historia e themelimit te kolonive helene në brigjet e Jonit dhe Adriatikut. Pasi kolonistët e Korinthit dëbuan Liburnët nga Korkyra , krijuan këtu kolonin e parë tregetare në ishujt e Joint. Nga Korkyra u hodhën në stere. Këtu në trevën e Kaonëve Ilire , themeluan në Buthrotum (Butrint ) kolonin e tyre të parë. Buthroti mbeti si një ishull helen në detin ilir. Plini Sekundi, shkrimtar romak i shek. II të e.s., kur përshkruan gjeografinë e Epirit, ndërsa të gjitha qytetet i cilëson si vënd banime Epirote, kur zë në gojë Buthrotum ( Butrintin ) e quan ashtu siç qe në të vërtet koloni helene . …… Ne brigjet perëndimore të Epirit u themeluan edhe koloni të tjera helene , si Foenika (Finiqi i sotem ) në tokën e Kaonëve . “
I nderuar Profesor ! Me qënse nuk jam i një mëndje me ju, do ti lejoj vetes tju paraqes argumentet e mia si më poshtë.
Se pari — I pari dhe i vetmi dijetar helen qe pat vizituar Butrintin dhe Foeniken (ne shenimet e mia Foenika dhe Baiiakea jane i njejti qytet ), aty rreth viteve 520—515 p.e.s., ishte historiani dhe gjeografi helen Hekatu I Miletit . Ai I konsideron këto qytete, Polis (skurse Dursin dhe Apolonine), përcaktuar qartë , të popujve e trojeve Kaon . Hekateu do tju a rekomandoj Portin e Buthrotit tregëtareve gjith helen për të hyrë ne mardhënie tregëtare me të . Skylaksi shek. VI- V p.e.s. apo pseudo Skylaksi I shek. IV p.e.s. ngjan të mos I ket shkelur këto qytete sepse nuk I përmënd. Por ai do të përmënd para tokën e Butrintit nën emrin Eurithea apo Erithea , lidhur kjo me një nga bëmat e Herakliut , I cili sipas mitologjisë pat ardhur këtu për të rrëmbyer Qet e Gerionit , Mbretit të Thesprotëve . Edhe Tuqididi nuk I ka shkelur këto troje , Në veprën madhore të tij “Lufta e Peloponezit “ na e bën të qartë se në rreth vitet 470 p.e.s., me rrastin e strehimit të Themistokliut në Epir , Butrint , nënkuptohet , ai nuk banohej apo kontrollohej nga helenet. Autor të tjerë , qoftë edhe greko – Helen , visitor të këtyre trojeve janë të periudhes romake. Kështu, per deri sa grekët e lashtë, nuk e pranojnë të quhen themelues dhe kolonizator të Butrintit , përse duhet ta pranojmë ne këtë ?
Së dyti—Butrinti është përfshir në legjendat që bëjnë fjalë për një themelim të tij prej trojanëve refugjat që supozohet se kaluan nëpër Epir , Dodon Butrint e Ankizem. Legjendat janë sajime të shek. I p.e.s. , pra të periudhës romake , dhe Sipas Stefan Bizantini mbajnë për autor Teukrin nga Kyziku. Ndër të tjera ato thon se emir I Butrintit vjen nga fjala e greqishtes së vjetër “ δovζ “ që lexohet Bous e që emërton Buallin ,Demin Kaun . Gjëresisht e kam trajtuar prejardhjen e emrit të Butrintit në një shkrim në gazetën Dielli, e që rrjedh nga e folura shqipe e para tokës së tij . Po ashtu arkeologjia hedh poshtë edhe faktin se keto troje në ato mote kanë qënë të pa banuara , mjafton ti referohesh gjetjeve arkeologjike . Legjendat madje edhe vet Butrinti u bën te famshem se pse u përfshin nga Virgjili në “Eneiden “ etij të famëshme . Dionisi I Halikarnasit I përfshiu në “Historia e Romes se Vjetër “ Por për Dionisin e Halikarnasit të gjith popujt e botës ishin me orgjinë Greko –helene. Sido qoftë edhe D. Halikarnasit edhe Virgjili e tregojnë Butrintin të themeluar në momentin e mbritjes se refugjatëve trojanë .
Së treti – Butrinti dhe krejt Epiri janë përfshir gjërësisht në veprat madhore të Apolodorit ( 180 -109 p.e.s. ) “Kronikat “ dhe “mbi Perënditë “, siç na vënë në dijeni autorët helen dhe e latinë, e që fatkeqësisht nuk kan mbritur në ditët tona . Në këto vepra, thon ata, janë përfshir të gjitha kronikat që I referohen Akilit dhe birit të tij Pirro Neoptolemit, si dhe popujve e trojeve Epirote, prej Luftës Trojane e deri në pushtimin romak. Apolodori , sikurse edhe Eskili e shumëtë tjerë, e sjellin Pirro Neoptolemin e bashk me të edhe Andromarkën , të venë e Hektorit, dhe Helenin birin e Mbretit te Trojes Priamit ,ne Butrint . Ndoshta edhe si themelues të tij . Për Eskilin dhe Apolodorin , pa numuruar autor të tjerë helen , Neoptolemi ishte themeluesi I dinastise Mbreterore Molose.
Së katerti –Një shënim shumë të rëndësishëm që e lidh Butrintin dhe paratokën e tij me burime mitologjike tejet të lashta, gjthsesi para Helene na e percjell Stefan Bizantini . Ai na përcjell se Çuka e Ajtoit banohej nga Kammanojt dhe duhet të jetë quajtur Kammania , emër që e mbante tërë Krahina e cila më pas është quajtur Kestrinë . Burimet rrëzë saj ne sot I quajm “Burimet e Kammares “. Lumi I Pavllos së sotëm në mote shumë të lashtë është quajtur Lumi I Kadmit e më pas Lumi I Kestrinës . Po ky Lum, I Nderuar Profesor , është quajtur nga Homeri Selloj, nga Apolodori Seelent dhe nga Virgjili Simoent. Dy parcela në mesfushën e Mursisë mbajnë edhe sot emrat, Kandale e Bundo, çka mund të lidhen me Ka dhe Buall. Studiuesi arvanitas Aristidh Kola I lidh me udhëtimin e Kadmit për në Buthrot. Midis Butrintit dhe Xarrës ndodhet një kodër e stërzgjatur që mban emrin Bular. Ky emër qëndron shume afër me emrin Bullar me të cilin popullsia rrënjëse e Fushe Mursisë emërton një gjarpër trup madh ngjyrë rozë të cilin e konsideron të shënjtë e nuk duhet vrare. A nuk thotë mitologjia se Kadmi dhe Harmonia u shndruan në gjarpërinj Bolla dhe u dërguan në Fushat Eliziane ? Pranë Foenikës janë burimet e Syrit të Kaltërt, të cilat lidhen me vrasjen e nje Kuçedre ose Dragoj . A nuk thotë mitologjia se Kadmi vrau Dragoin që ruante burimin , e që sipas saj ishte I biri I Aresit , Perendië së Luftës ? A ka ndonjë Burim të tillë në Tebë ? Cilat janë arsyet që s’na lejojnë ti quajm Kadmin , Kiliksin, Feniksin dhe motrën e tyre Europën , dhe vetë të atin e tyre Agenorin,- Foenikas , Finiqas ? Mitologjia thotë se Feniksi në kërkim të motrës ,Europës , do të përfundoj në brigjet perëndimore të Azise së vogël ku do të themeloj Fenikinë . Po të ishte Fenikas, I Azise se Vogel ç’ kuptim ka të thuhet se themeloj Fenikinë? Ju kujtoj me kete rrast , Inderuar Profesor , se dy studiues nga Universitetet e Libanit e te Sirise – thotë prof Mathieu Aref – kanë mendimin se Feniksit kanë lidhje gjaku me Pellazget.Prandaj , i nderuar Profesor, une mendoj se vend lindja e Kadmit ishte Foenika dhe vend varrimi Buthroti .
Së Pesti –Mitologjia Arbërore , bledhur nga dijetari Dhrovianit , Delvinjot, Me origjine Vithkuqare, e sjell lindjen e Zeusit në këto anë , në stanet e Kronit, në Palavli dhe e përcjell për tu rritur në Kretë nëpërmjet Limanit të Butrintit . Unë besoj se Ju duhet ti keni kaluar nëper duar këto materiale . Kohë më vonë Zeusi do të rikthehet këtu për të rrëmbyer më të bukurën femër vdektare, Europen, e nëpërmjet Butrintit do ta çoj e bashkohet me të në Kretë , duke lënë mbrapa Mbretërinë e famëshme Minoike të këtij Ishulli. I nderuar Profesor ! Janë me dhjetra element mitologjik që i bëjnë trojet Epirote të rreth Pindit të jenë kërthiza e asaj që bota e qyteteruar e njeh për Mitologjinë Greke apo Helene . Unë mahnitem me madhësinë , madhështinë dhe bukurinë e saj , ashtu siç mahnitem për bukurinë dhe madhështinë e qytetërimit helen , për shekullin e artë e të pa arritshëm të Perikliut. Rreth admirimin që rezervoj ndaj qyteterimit helen , do të isha i kenaqur që Butrintin dhe Foenikën ta kishin themeluar Helenët. Por kjo nuk është aspak e vërtet . Atë e themeluan stërgjysherit tanë Kaonë qe ishin detar të shkëlqyer të cilët i binin kryq e terthor Mesdheut e Adriatikut si dhe mjeshtra të përsosur të ndërtimit të mureve dhe qyteteve (sipas Herodotit). Dhe domosdo që jam shume krenar.
Së gjashti — Arkeologjia na vërteton se rreth trojet e Foenikes e Butrintit janë pëlqyer e banuar prej njeriut pandërprer qysh njëqindë mijë vite më pare. E konfirmojnë këtë Kodër Kroi i Xarrës , Shpellat e Milesë,Shpellat e Konispolit dhe Butrintit, Varrezat e Bajkajve , vetë Koder Foenika e Koder Butrinti ,Kalivoj, Çuka e Ajtoit që nxorrën në dritë vegla të epokes se gurit, të Neolitit ,të Bronzit e hekurit. Mjafton ti hedhësh një sy faqeve 70-73 në librin “Butrinti, History, Monuments and Museum “ të prof Dh. Çondit , ku janë paraqitur shumë pake nga ato vogëlsira që jane gjetur. Do të shikoni aty se Prof. Çondi ka harruar të datoj çekiçin apo sopatën prej guri , per të cilen ndojnë autor tjetër që e shet profesionin për politike , na thote se është një prodhim i Epokës se Bronzit të Vonë , madje të fillim epokes së hekurit.
Arkeologjia na ka dhënë edhe disa datime për muret rrethus , që për mua janë krejtësisht të gabuara për dy arsye tejet të thjeshta . Kodër Butrinti me të dy rrethimet e tij është ende i pa prekur ( ashtu si edhe Foenika ) prej gërmimeve arkeologjike . I vetmi objekt i zbuluar këtu është një kishë e periudhës Bizantino Mesjetare . Amund të flitet për lashtësinë e tij kur nuk ke zbuluar e nxjer në dritë asgjë ? Me gjith këtë Qiriaku del Pizzicoli i Ankonës që ishte dhe një vizitor i hershëm i tij, murin e rrethimit të pare (arkaik ) e konsideron para helen.
Përsa i përket mbishkrimeve të Butrintit nuk po ndalem ,. Dëshiroj vetëm tju rekomandoj të hapni faqen e facebook –ut dhe do te shikoni se sa mirë e shkruajnë bashkfshatarët e mi greqishten me alfabetin e shqipes . A të mos e kenë shkruar stërgjishërit tanë shqipen me alfabetin e greqishtes , i vetmi më i thjeshti në përdorim në ate kohë ?
Së fundi, me të drejtë Ciceroni do të konstatoj se : –“….Anti është për Romën si Buthroti për Korkyren . Homeri në Odisea na tregon mardhëniet e ishullit Skera (Korfuzit te sotem) ku detarët e Alkinout mitiko – legjendar ankoroheshin lirisht ,duke njohur cdo skut të vijes bregdetare e duke pasur mardhënie të shkëlqyera , nga ku nuk mund të përjashtohet Butrinti . Pas Feakasve ishin liburnet qe e zotruan këtë ishull, të të njëjtes rracë e gjuhë me paratokën e Ishullit e që medoemos duhet të kenë patur mardhënie të shkëlqyera. Helenet me pas zotruan ishullin , floten dhe tregjet e liburneve dhe doemos edhe me Butrintin.Venetikasit po ashtu tregëtonin lirisht me ishullarët edhe kur Butrinti u rrudh në një qendër peshkatarësh. Flota tregëtare Buthrotase deri vonë në shek . e X të erës sonë sic del në rastin e Mrekullis së Shen Iliut ( te Riut ) rrihte brigjet e Adriatikut e Mesdheut . Ali Pash Tepelena përdori molin e Kataetos i cili bëri si qendër tregëtare Mursinë , që vazhdoj e tillë deri në fund të Luftës së Dytë Botërore.
I nderuar Profesor . Keto jane disa nga vrëjtjet që dëshiroja tja u bëja të ditur me qëllim që të rishikoni edhe njëher problemin e zanafillave , themelimit dhe përkatësis etnike të Foenikes e Butrintit . Falenderoj me këtë rrast historianët ,hartues të Historise se Shqiperisë të cilët me të drejtë nuk e kanë përfshirë Butrinti në listën e qyteteve koloni helene. Unë nuk e di se ku jeni mbeshtetur ju që e pranoni Butrintin të theme luar nga helenët . Por e di shumë mirë që Butrinti ështe perfshirë në burimet e shkruara të cilat konsiderohen historike; është përfshirë gjërësisht në kronikat e herëshme të mbledhura e përpunuara e përshtatura në veprat e autoreve helen nga më të shquarit sikurse Euripidi , Pindari, Eskili, Apolodori Aristoteli etj ; ështe përfshir në mitologjinë e pranuar për helene si dhe në atë arbërore ; po ashtu edhe në ato legjenda që kanë harritur deri në ditet tona , pa perfshirë këtu një numur gojë dhënash që sigurisht i ka shformuar koha. Arkeologjia ka gati një shekull që punon aty por gjithsesi jashte rrethimit të parë dhe të dyte të tij . Ajo ka zbuluar aty qytetërime bashkohore të njëjtë me ato të helenëve , romakëve e deri të periudhave bizantino mesjetare . Disa vogëlsira tregojnë se Koder Butrinti është një vënd banim më i hershëm se këto. Sinqerisht, I Nderuar Profesor jam rezervuar tju drejtohem për hir të moshes suaj të thyer; por mësoj se gëzoni një shëndet të mirë, dhe ja u uroj edhe për shumë mote. Dijet tuaja janë ku e ku shumë më të larta se ato të miat dilentante .

Filed Under: Kulture Tagged With: Butrinti, Foenika, Kozma Taho, Kristo frasheri

David L. Phillips:”Pranvera Kurde-Një hartë të re për Lindjen e Mesme”

March 20, 2015 by dgreca

David L. Phillips promovon libërin “Pranvera Kurde:. Një hartë të re për Lindjen e Mesme”, në Nju Jork, me parathënie të Bernard Kushner /
Nga Beqir SINA, New York/
BIG APPLE “-NEW YORK CITY : Nuk mund të jetë koha më e mirë për një libër të këtillë, me titull: “Pranvera Kurde:. Një hartë të re për Lindjen e Mesme”, shkruan shtypi lokal në Nju Jork, duke iu referuar një “signed book” të bër dje në lokalin Russian Tea Room në Manhattan – New York.
Libri i David Phillips, një poliitikan dhe publicist, i cili është mjaft i njohur për shumë shqiptarë, si këshilltar politik për Kosovën, në administratën Amerikane, dhe për disa artikuj – analiza, komente, por edhe për një libër për Kosovën, të cilin ai e ka botuar 3 vjet më parë me titull : “Çlirimi i Kosovës: Diplomacia Detyruese dhe Ndërhyrja Amerikane (2012)”, vjen tani për lexuesin amerikan dhe të huaj me një libër – 264-faqesh, nga Shtëpia Botuese Transaksionit, botuar më 22 dhjetor 2014, e cila flet për hartën e një shtet të ri.
Libri i tij, duhet cekur se ka një parathënie nga Bernard Kushner, i cili më më 15 korrik 1999, në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, emërohet nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan si Përfaqësuesi Special dhe Shef i Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). Mirëpo, politikani Kushner, gjatë kohës që ka qenë në postin e ish-ministrit francez të punëve të jashtme, thuhet se ka një reputacion shumë të mirë në rajonin, aziatik, duke iu bashkëngjitur, asaj se ai është edhe bashkëthemelues i “Médecins Sans Frontieres – Mjekët Pa Kufij”,
Kështuqë, jo rastësisht, e permenda parathenien e këtij libri, për t’a lidhur me autorin David Phillips, një profesor i Universitetit Columbia, një ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit, i cili, është i njohur për marrëdhëniet e tij të ngushtë me ish të dërguarin e SHBA Riçard Hollbruk, për Kosovën në kohën e nisjes së sulemeve ajrore, sepse ai dhe Kouchner, kan hyrë, në listën e personaliteteve me prominente ndërkombëtare, të cilët lujatën rol ose ndihmuan për lirinë, çlirmin dhe pavarësinë e Kosovës.
“Shkenca Politike, mban ngjarjet në gji dhe prek mbi to me shumë kujdes, shkruan në këtë parathënie Kushner, duke shtuar se David L. Phillips, pëlqen për t’a përqafuar atë”. Nëse, ju merrni me politik dhe çështje të tilla si kjo e Kurdve, apo të ngjashmë me të, lexoni librin e David Philips, me titull: “Pranvera Kurde:. Një hartë të re për Lindjen e Mesme”, dhe ju do të jeni në gjendje të dalloni atë që është e rëndësishme nga më të zakonshmet. … Phillips, shprehet Kushner, di se si për t’a parë botën reale edhe nëpërmjet “dhomave bajate” të leksioneve shkencore të poliitikës. Për të gjithë, politikanët, analistët, publicistët, komentatorët, kritikët, dhe diplomatët, njësojë. Me këtë rast David L. Phillips, është si një detektor i realitetit, dhe për të gjithë ne, një “shkreptimë rrufe” në kohët e konflikteve, luftërave dhe ngjarjeve të tilla që po kalon bota “.
Phillips, në ‘fjalët e tij: “‘ Pranvera kurde ‘, shkruan në parathënjen e tij, Bernard Kushner, bazohet në përvojën time si një mjek dhe njohës i mirë të çështjeve kurde, për më shumë se njëzet e pesë vjet. Unë kam qenë i angazhuar në pozita të ndryshme, duke punuar me Kongresin Amerikan, si një zyrtar amerikan, në institute, në disa institutet dhe universitetet amerikane. Bazuar në përvojën time, me kurdët, të cilët janë një nga miqtë më të mirë dhe më të besueshëm të Amerikës në Lindjen e Mesme. …, thotë Bernard Kushner.
Duke folur për librin ai sqaron se “Kurdët, janë në një udhëkryq historik. Ky libër tregon historinë e tyre. Ka shumë dijetarë që kan njohuri rreth çështjeve kurde dhe Lindjen e Mesme. Megjithatë, disa kanë qenë të përfshirë në çështjet kurde për sa kohë që unë kam, qenë i përfshirë,. Por, pak kanë marrë nga përvoja ime duke punuar me kurdët përtej linjave partiake dhe në vende të ndryshme. Pak kanë qenë të angazhuar edhe si dijetar, aktivist dhe si zyrtar”.
Për lexuesin amerikan dhe të huaj , simbas Kushnerit, libri i David L.Philips, me titull: “Pranvera Kurde:. Një hartë të re për Lindjen e Mesme”, me 264-faqe, nga Shtëpia Botuese Transaksionit, botuar më 22 dhjetor 2014, përshkruanë historinë tragjike të tradhtisë dhe abuzimit që kan përjetuar Kurdët. Libri, i Philips, gjithashtu, tregonë një histori shpresëdhënëse të progresit, me kurdët të cilët janë të gatshm të realizojnë të drejtat e tyre dhe aspiratat kombëtare. ” ka shkruar në parathënein e tij Kushner.
Kurse, ky libër, simbas kritikëve të tij, mund të shihet si një thirrje për zgjim për administratën e SHBA nga një ekspert i pavarësisë pro-kurde që nënkupton atë se është koha për Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar përpjekjet kurde për shtetin eventual e të pavarur të kurdëve në rajon, në mënyrë që “Harta e Lindjes së Mesme” do të mund të ndryshojë.
Në librin e Phillips, mbasi ai ka dalë në qarkullim, thuhet se do të mësoni, se :” E ardhmja e Lindjes së Mesme, është aq e pasigurt se edhe shumë kurdë do të duan të marrin në konsideratë se çfarë po ndodh apo çfarë ende mund të ndodhin si “Pranvera Kurde”, por ajo është ende larg për të përcaktuar atë se çfarë është e ardhmja për ta”.
Megjithatë, ne duhet t’a marrim shkruan shtypi lokal, në duar e të lexojmë librin “Pranvera kurde: Një Harta e re për Lindjen e Mesme”, që ai të jetë një nga burimet kryesore të referencës, dhe që do të shërbejë me aftësi për të gjithë ata që merren me Lindjen e Mesme dhe çështjen kurde.
David L. Philips – Drejtor i ndërtimit të Paqes dhe Programit të Drejtat e Njeriut, Universiteti Columbia:
David Phillips, ka 25 vjet përvojë pune në ndërtimin e paqes për Departamentin Amerikan të Shtetit, Kombet e Bashkuara, qarqet akademike, grupet e ekspertëve, dhe si një njohës i mirë i çështjes shqiptare, Kosovës, shqiptarëve në Ballkan dhe Çamërisë.
Phillips, është aktualisht Drejtor i Programit për Paqe-ndërtim dhe të Drejtave në Institutin Universitetin Kolumbia për Studimin e të Drejtave të Njeriut.
Ai ka shërbyer si zyrtar në punët të jashtme, Ekspert dhe si Këshilltar i lartë i Byrosë për Azinë Qendrore (2011-2013), Zyra për çështjet e Lindjes së Afërt (2002-2003), dhe Byroja për Çështje Evropiane dhe Kanadeze (1999-2002) në Departamenti amerikan i Shtetit. Ai ishte gjithashtu ka qenë Këshilltar i Lartë në Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.
Phillips, ka punuar në institucione akademike si Drejtor Ekzekutiv i Programit të Rezolutës Konflikteve Ndërkombëtare të Universitetit të Kolumbias, Drejtor i Programit të Universitetit Amerikan për Parandalimin e Konflikteve dhe ndërtimit të Paqes, bashkëpunëtor i vjetër pranë Universitetit të Diplomacisë Harvardit, dhe të në Qendrën për Studime të Lindjes së Mesme, Phillips ka qenë gjithashtu zyrtar duke shërbyer si President i Fondacionit të Drejtave të Njeriut i Kongresit, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Elie Wiesel për Njerëzimin . Phillips ka mbajtur pozicione në Institutin Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqe të Oslos i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Këshilli Atlantik,
David L. Phillips, është drejtor i Programit për Forcimin e Paqes në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin e Columbia- s. Ai ka qenë këshilltar dhe ekspert për marrëdhëniet me jashtë në Departamentin e Shtetit të SHBA gjatë administratave të presidentëve Clinton, Bush dhe Obama, në çështjen e Kosovës. Phillips është autor i: “Çlirimi i Kosovës: Diplomacia imponuese dhe ndërhyrjet e SHBA”
Ai është autor i dhjetëra raporteve të politikave, si dhe qindra artikuj në publikimet kryesore të tilla si The New York Times, The Wall Street Journal, Financial Times, International Herald Tribune, dhe Punëve të Jashtme. Phillips është autor i:
• Pranvera kurde: Një Harta e re për Lindjen e Mesme (2015)
• Çlirimin e Kosovës: Diplomacia detyruese dhe Ndërhyrja amerikane (2012)
• Historia diplomatik: Turqi-Armeni Protokollet (2012)
• Nga “fishekët” të fletëvotimeve: Lëvizjet e dhunshme myslimane në Tranzicion (2008)
• Humbja në Irak: Para dhe Pas-luftës – Rindërtimi (2005)

Filed Under: Kulture Tagged With: David L Philips, Lindje e Mesme, nej harte e re, pranvera Kurde

VETVRASJA E NJE KOMBI

March 18, 2015 by dgreca

Mbi librin e KOL BIB MIRAKAJT “VETVRASJA E NJE KOMBI”/
Nga Lekë Tasi/
Librat e autoreve te veçantë , qofshin kujime apo monografi, janë burimet më të vlefshme pranë dokumenteve per te shkruar historine e 70 viteve te fundit. Sidomos memuaret kanë pulsin e jetës, dhe sa për subjektivizmin që shumë shpesh lehtëson përgjegjësitë e veta dhe rrit ato të kundërshtarëve, i bie lexuesit të gjykojë për seriozitetin /sinqeritetin e shkruesit , veçanërisht kur ka dijeni të hollësishme të lëndës së trajtuar në to (regjimin komunist dhe personazheve që lojtën rol pro dhe kundër tij). Deri dje kjo ishte e pamundur nga mangësia dhe njëanshmëria e dëshmive; (konkretisht tek librat veteranëve ish partizanë: sado pak të vërteta jo-partiake të përmbanin dorëshkrimet e tyre, e drejta e botimit do tu hiqej në çast; shembull kujtimet që nisi Myslim Peza dhe u prenë me një shenjë të kokës që bëri Enveri.. Për këto arsye e kam pritur me shumë dëshirë e kureshtje librin e Kol Bib Mirakajt, të shkruar në 1951 dhe të botuar më 2014.
Libri evidenton në mënyrë të paekuivokueshme pikësëpari vetite e autorit : burrninë, atdhedashurinë dhe aftësinë e rrallë për të thënë fjalën e duhur aty për aty, dhe cilitdo qoftë, dhe mbi të gjitha largpamjen. Eshtë e habitshme por jo e pakuptueshme që ndër politikanët nacionalistë, ata më të demonizuarit gjat komunizmit, i pari Ernest Koliqi dhe pas tij Mustafa Kruja prej kohësh po dalin në media si njerëz të shquar dhe patriotë ( këtë famë të merituar të tyre e lejoka gradualisht fryma e dekomunistizimit me pikatore, që mbizotëron tek akademikët. Janë ata autoriteti shkencor që i rekomandon autoritetit shtetnor “këtë po, atë jo” , dhe në këtë shkallzim rehabilitues është lejuar të hyjë edhe Mit`hat Frashëri , sigurisht falë pacifizmit të tij që ua lehtësoi punën komunistëve, po edhe kuislingët Lef Nosi e Pater Anton Harapi, për personalitetin dhe kontributete e tyre të shquara patriotiko-kulturore, kurse për Mirakajn dhe figurat e tjera vendosmërisht antikomuniste si Xhafer Deva e Mark Gjonmarkaj -asnjë lëshim. Kjo është plotsisht e kuptueshme për kushtet tona të amullta. Kol Bib Mirakaj, meqë për Xhafer Devën folëm mëparë, paraqitet vetëm si politikan dhe më von si ushtarak ,rastisi që në një farë momenti t`i ngarkohej barra formale e partisë fashiste , e cila nuk pati jetë të gjatë, u shkri me rastin më të parë, nga vetë krerët e saj shqiptarë. Por “faji” kulmor i tij që i kushton mënjanimin sot për sot, është vendosmëria për të luftuar me armë ndërhyrjen e fqinjit tonë verior, me të cilin partizanët tanë ishin në marrëdhënie vartësie të plotë. Kur lexon librin e tij me titullin nga më të gjeturit “Vetvrasja e një Kombi”, kupton largpamësinë dhe energjinë e autorit, krahasuar me qullsinë skandaloze të shumicës së nacionalistëve, që deri vonë shpresonin në korrigjimin e NCl të drejtuar nga PKJ (…) Vendosmëria antijugosllave e veriorëve, ka shkaqe të njohura historike të kësaj pjese, të lakmuar dhe të masakruar herëpas here prej ushtrive serbe, por nuk është kuptuar njësoj nga të gjithë nacionalistët jugorë , dhe ç`është më e keqja, u përballua me një inkoshjencë politike që i detyrohej rivalitetit meskin të shumë krerëve, meskinitet që na karakterizon akoma sot. Edhe sot shfrytzohet një hollësi e parëndësishme siç është ajo e fashizmit (dhe harrohet që mbështetja tek i huaji ka qënë një tipar i vazhdueshëm , i pandërprerë politik shqiptar siç ish katandisur ai nga pushtimi shekullor (Lidhja e Pirzrenit, orvatja për autonomi nën Turqi më von, Esati nëshërbim serb,grek,francez,italian, marrëveshja Pashiç-Zog, traktatet Zog-Itali, ai Mugosha-Popoviç-Hoxha, i këtij të fundit me Bs,Kinën, Pakti Neubacher-Mehdi Frashëri, R. Alia që i dorëzohet tinëzi paktit BS- ShBA për të shpëtuar klikën e tij, Misioni Pelikan si “kurorëzim” i mllefit për humbjen e pushtetit. Ky nënshtrim vullnetit të huaj kur nuk arrijmë të mposhtim me fund rivalin e brëndshëm vazhdon sot e gjithë ditën por pa vënë mend; e tregojnë konfliktet pa dinjitet , kur gjyqin e kërkojmë në Evropë , dhe vendimin e saj nuk ia respektojmë, duke detyruar kështu diplomatët e saj të braktisin të neveritur llozhat e parlamentit .
Cdo veprim dypalësh nga këto që numuruam më lart me faktorët e huaj mund të gjykohet vetëm nga rezultatet praktike. E pra, asnjë prej periudhave respektive, duam s`duam, s`mund të barazohet me atë që quhet “koha e Italisë” ( : bashkim me tokat shqiptare përtej kufirit të 1913-ës, arsim kombëtar në ato zona, Institut i studimeve shqiptare, lulzim i tregut, i qytetërimit, i horizontit, i botimeve, rikonfigurim europian i qyteteve tona ), dhe sa për të shumëpërfolurën “vënie të figurave politike në shërbim të okupatorit”, kjo ësht një gënjeshtër e madhe e historiografisë komuniste; fakti është e kundërta, që pushtimi fashist u bë pabesisht e në padijeninë e tyre, kështu që politika filo-italiane e mëparshme e disave prej atyre personaliteteve doli shpëtimtare, sepse shmangu marrjen e karieristëve në shërbim nga fashizmi ( të cilët E. Hoxha i vuri në krye të shtetit në 1946) , dhe kështu patriotët që sot pranohen me zemër tëthyer nga elita 45vje^are si personalitete, M.Kruja,E.Koliqi, e shumë të tjerë shfrytzuan lidhjet dhe prestigjin e tyre për t`i prurë atdheut shërbimet e jashtzakonshme që përmendëm, ndër to rivendosjen shumë shpejt edhe të dinjitetit të flamurit. Këto u bënë duke e shtrënguar Italinë, sepse ata ditën të përfitonin edhe nga konjukturat e luftës. Kush tjetër e ka mundur të bëjë një gjë të tillë në kushte analoge?

Mosnjohja deri sot i shërbimeve të K.B. Mirakajt si atdhetar dhe parashikuesi më i qartë për strategjinë antikomuniste, por edhe si mbrojtës i palodhur uniteti në vend dhe në emigracionin e brejtur nga agjenturat dhe nga mediokriteti i krerëve me gjithë pasonjës, ka të bëjë sigurisht me dizinformimin themelor të deritashëm që do të mbajë edhe ca kohë. Historiografia zyrtare duhet më parë të ndërrojë shenjën algjebrike me të cilën vlerson atdhedashurinë. Opinioni publik që e ka vetdijën çfarë fshihet realisht në këtë tranzicion, megjithse ende i pakët, i di mirë arsyet, dhe nuk mund të presi që mbetja komuniste në ndërgjegjen e historianëve të deklarojë se lufta gjer në ekstrem ve^anërisht i Veriut (Mark Gjonmarkaj, Kol Bib Mirakaj, Jup Kazazi , Maliq Bushati , Abaz Kupi, Halil Alia, Muharrem Bajraktari , Vëllezërit Kryeziu , Xhafer Deva me shokë në Kosovë, dhe më tej desantët në gjithë territorin, qindra djem që shkuan drejt vdekjes me vetmohim ) kanë qënë patriotizmi i vërtetë shqiptar, ai që na nderon në kontekst Europianolindor në dhjetvjeçarin e parë të Luftës së Ftohtë. Ata e kanë të sigurtë rrugën drejt Panteonit tonë. Por si duket ne duhet të presim akoma, që vendin e pesë djemve të Vigut dhe të shumë pjedestaleve të tjera, ta zënë përmendoret e Postribës e Malsis së Madhe , i Mark Gjonmarkajt, i Preng Calit, i Alush Lleshanakut e me rradhë, dhe`nuk duhet të jetë e vështirë për ata që kanë në dorë dokumentat ta identifikojnë edhe rolin përherë aktiv të K. B. Mirakajt, në të vetmen luftë që duhej bërë , atë kundër rrezikut komunist brënda vendit, dhe pak kohë më parë atij çetnik nëkufi (libri na sqaron për këtë). Roli i tij kryesor, sepse ai kishte përballë si kundërshtarë kokëngjeshur ose tinzarë mjaft prej nacionalistëve, si^ doli edhe hapur më von. Ai ka qënë ndër më të qartët si për aspektin politik ashtu dhe për atë ushtarak të përpjekjes së përbashkët që duhej në atë moment , dmth për një front kompakt nacionalist, sepse kauza shqiptare për shkaqe historike dhe aktuale nuk ishte ajo e koalicionit, por shpëtimi i kombit prej krahut lindor të tij. . Akoma sot ekziston një lloj servilizmi psikologjik ndaj prioritetit të pjesëmarrjes pa tjetër me koalicionin . Jo! Nuk fitohej përkrahja e anglosaksonëve me shërbimet e përcipta që fshihnin synimet e bllokut lindor (shih dokumentat britanike që e thone tro^, dhe këto ditë edhe disa më të turpshme që zbulojnë edhe pazarin me gjermanët ). Përparësi për fuqitë perëndimore në vendosjen e kufive mbas luftës do të kishte aftësia e një kombi të vogël të luftojë për vete, dhe sa më kompakt aq më i imeritueshëm është për pavarësi. Këtë preferencë moralo-politike të tyre (që e kanë mbrojtur shumë filoshqiptarë të shquar anglezë dhe francezë pranë qeverive të tyre) ,ne e humbëm plotsisht, megjithse u quajtëm aleatë. Ne as nuk u ftuam prej krejt Koalicionit, si shegertë të padenjë. Të shikohet në libër dialogu i Mirakajt me Kolonelin Mc Neal, i rrallë në kronikat tona për tonin e hapur e burrnor si dy të barabartë, reagimin e këtij të fundit, për të kuptuar shumë gjëra. Ndër to edhe mbrojtja tek autoritetet italiane prej anglo-amerikanëve ngaçdo përndjekje që iu bë Mirakajt në Itali, Kurse gjermanët në një farë momenti e ndiqnin për ta vrarë, megjithse ai ishte me ta! (nënkupto nuk donte tu lehtësonte punën të dërguarve të PKJ dhe të digjte vendin). Kjo është shenja dalluese e personalitetit, dhe fatkeqësisht janë të rrallë ata që e kanë. Kol Bib Mirakaj ka qënë jo vetëm këmbëngulës dhe dinjitoz në atdhedashurinë e tij, por edhe i gatshëm për koncesione – duke ua lënë udhëheqjen të tjerëve ,mjaft që rreziku të kuptohej dhe të përballohej menjëherë dhe sëbashku. Thelbësore, nëse duam pasqyrim të plotë të historisë, është të dalin njëkohësisht edhe provat se si ky aksion u sabotua nga vetë krerët nacionalistë të Jugut dhe jo vetëm, dua të them edhe nga paqartësia e shumë krerëve të Veriut, të impresionuar nga prania e oficerëve aleatë. . . Por edhe konflikti i shurdhët mes politikarëve që i kishin dalë zot vendit në momentin më të rrezikshëm të historisë moderne të tij, flet shumë , dhe lexuesi mund të marrë vesh nga ky libër gjëra tepër interesante për shkaqet e dështimit , pikërisht për faj të këtij pasinqeriteti. Mbi këtë temë delikate, autori jep hollësi të panumurta rreth ndodhive dramatike të viteve të LDB dhe për amullinë dëshpëronjëse të pjesës më të madhe të antikomunistëve në vend dhe në emigracion. Mbi të gjitha ai jep sipas meje çelsin si mund të lexohet kjo dizarmoni mes atyre që e quanin veten nacionalistë , e cila ka brënda shkaqe ende shumë të gjalla historike të një vendi që mbetej i përçarë.. Eshtë kudo i pranishëm rivaliteti meskin që karakterizon edhe disa krerë që i dinim ndryshe nga emri i madh që mbanin. Nëse lexuesit i çfaqet dyshimi se është subjektivizmi dhe protagonizmi që inspirojnë penën e autorit, ai mund t`a vërtetojë versionin e tij me anë dëshmish të tjera , njeri prej tyre libri “Hasan Dosti, një jetë për Ceshtjen Shqiptare” , ku kreu ballist nën presion aleat kërkonte unitet të emigracionit, dhe ndeshte në kundërshtime kokëngjeshura fshatarake, derisa Amerika e neveritur ua preu fondet.
Tepër interesante janë edhe episodet e ekzodit nën bombardimet aleate nëpër Bosnjë-Kroaci-Austri, ku guximi i K.B. Mirakajt shpëton grupin e vet (Gjon Markagjonin,Irfan Ohrin, Tahir Kolgjinin, Pandeli Papalilon, Ndue Gjonmarkajn, Xhemal Bashatin etj) nga një kurth që një prej krerëve tanë emërmadh (Mirakaj ia kursen emrin), u kishte ngritur pranë Kroatëve për t`a eliminuar tërë grupin e tyre. Si kurdoherë trimin e shpëton vendosmëria. Ai refuzon prerazi që grupi i të ikurve të lërë hotelin në Zagreb (ishte pregatitur plotoni i ekzekutimit ) dhe fton kreun kroat Ljuburi^ aty, dhe sqarohet me të për akuzat fallso të ngritura sëlargu prej tanëve sikur Kapidani i Mirditës dhe Mirakaj kishin komplotuar meçetnikët për sulm kudra Koracisë). Po të njejtën vendosmëri ai tregon edhe nëVjenë, por me efekt të shumzuar : duke shpëtuar me qindra të arratisur nga avancimi i shpejtë i sovjetikëve. Austriakët u ofrojnë leje-kalim vetëm krerëve të lartpërmendur për në Insbruck, dhe ata nisen. Përveç Kol Bibës! Ai nuk i braktis emigrantët pa dokumenta nëdorë të fatit. Ata i vijnë në hotel tërë ankth dhe ai i qetëson; Mos u bëni merak, nuk iki pa ju. I sëmurë nga plaga e mahisur në gju, me këmbë të enjtura, shtrohet në makinë shkrimi, harton dhjetra leje-kalimi kolektive prej 10 vetësh me një kryetar secila, dhe me ndëmjetësimin e Neubacherit, i cili ia pranon këtë formë “pasaporte” , i firmos tek autorititetet. Po kjo punë përsëritet edhe në Insbruck, kur erdhi puna për të kaluar në Itali sëbashku dyqind e ca të ikur, pa mjete e pa gjuhë.
Cështja e Fashizmit ku përqëndrohen akuzat e ka një shpjegim tek politika e kohës së Zogut , kur ky sistem shihej si ide relativisht efikase në një epokë krize, falë realizimeve sociale të saj të një kapitalizmi populist . Qe katastrofa e luftës që e diskreditoi . Për Mirakajn dhe tërë të ashtuquajturit fashistë ose filo-italianë, motivimi i tyre ishte ekskluzivisht mbështetja tek Italia me anën e një politike miqësie për ndihme ekonomike dhe sigurisht anti-fqinjëve ,kur Perëndimi s`garantonte as tërësinë territoriale ; ata e kuptonin atë lidhje nëpërmjet vendosjes se një princi të Savojës si mbret, kurse Italia ( me sugjerimin e Cianos që deshi të bëntë posi Gjermania me Sudetët dhe Austrinë por pa potencialin e saj njerzor e ushtarak)) e okupoi krejt në befasi dhe nxori variantin e bashkimit personal. Ka disa nuanca mes krerëve që u aktivizuan. Disa më të rëndësishmit kanë shkruar mbi rrethanat dhe veprimeve/ pikpamjeve tëtyre. Mirakaj qëndron më vete dhe për një arsye të fortë, e cila të bind plotsisht kur lexon librin. Kur përmenda largpamësinë e tij kisha parasysh pikërisht këtë fakt; që, befasia e pushtimit të armatosur italian e bëri të linte mënjanë divergjencat me Zogun dhe të ofrohej ta luftonte zbarkimin në Shën Gjin (ai pat qëndruar në emigracion nga 1926 deri në 1932, pra në këtë moment ai ndodhej brënda kufive) , por me krijimin e gjendjes së re mbas pushtimit , ai mori përsipër detyra sikur edhe të tjerët, për të kërkuar kthimin te fjala që ishte dhënë për një princ mbi një shtet të pavarur. Të gjithë kërkuan energjikisht që pavarësia brënda unionit personal të vihej nëvend. Pra e luftuan forcën madhore menjëherë. Por Mirakaj ve^anërisht , mendon të përfitojë nga momenti për të përballuar rreziqet e reja në horizont, që shumë të tjerë nuk i shihnin , ose flirtonin me një koalicion antifashist që as i përfillte. Ai e pa të udhës të mos e lindte pa shfrytzuar këtë prani në vend të makinës ushtarake Italiane që po humbte luftën duke i shkëputur armatime e fonde, sëpari përkundra rrezikut çetnik (ishte momenti kur D. Mihajloviç eluftonte dhe ai Gjermaninë . dhe kishte në program çfarosjen e popullsive shqiptare – një pukjan i K.B.Mirakës kishte zbuluar dokumentin e këtij programi tek trupi i një Malezezi të vrarë ). Më vonë , ky rrezik çetnik i la vendin një tjetri , bile në një farë mënyre u bë aleat i përkohëshëm, sepse doli fitues kërcënimi më i mbuluar por shumë më ugjent ,ai i PKJ që kishte depërtuar edhe në Shqipëri. Gjëra të habitshme dalin nga libri i Mirakajt dhe nga shkrimet e asaj pjese politikanësh që ka heshtur me detyrim deri sot ( për tu lexuar edhe “Ad Memorandum” i Institutit të Studimeve të krimeve të Komunizmit, me 10 dëshmi të rëndësishme). Kryesorja është kjo : Apelit të Veriut Shqiptar ( më i rrezikuari siç ishte tradicionalisht dhe më i dëmtuari siç doli menjëherë mbas) iu përgjigj me indiferencë pikërisht Balli Kombëtar, i cili në takime ia pranonte propozimet Mirakës për veprim urgjent, dhe i linte mënjanë posa ai kthente shpinën. Dhe kjo megjithse ai nuk pretendonte , por ofrohej si vetëm kontribues, mjaft që të pranohej plani i rezistencës. Por për habi edhe vetë Xhafer Deva, që duhej të ishte i interesuar në maksimum, u tregua i ftohtë me Mirakajn. Konkretisht, kur ai mori në dorëzim Ministrinë e P. Brëndshme nga Mirakaj, ky i fundit, i ofroi Devës listën e 12 mijë luftëtarëve të rekrutuar falë ndihmës italiane në javët e fundt të teposhtës së saj, Ai e refuzoi (!) duke thënë :’Nuk më duhen këshilla, do të ndërtoj shtet modern” (në gjashtë muaj do ta ndërtonte?…). Shkurt ai refuzoi në esencë strategjinë e sulmit dhe adoptoi posi të tjerët atë të planifikimit (…) Kështu mbetën armiq efektivë të komunizmit tonë të frymëzuar e komanduar nga dyshja Dushan-Miladin, krahinat e veriut si Mirdita e GjonMarkajve, Kol Bib Mirakajnë Pukë dhe Muharrem Bajraktari e Kryezestë në Verilindje, Kaloshët dhe krerët dibranë, dhe natyrisht Lidhja e Dyte e Prizrenit e Devës në Kosovë kur Regjenca e Qeveria e Tiranës nuk ranë më dakord me Devën. Por këto qendra nuk e kishin një komandë unike, dhe as ndërlidhje të rregullt mes tyre, gjë që shpjegon pse nuk u realizua një forcë unike dhe kompakte kaq e natyrshme për atë moment rreziku iminent, si mjet i vetëm shpëtimi, po edhe si një kryeurë perëndimore për luftën e ftohtë mbas pak muajsh. Krerët e Ballit kaluan në Veri veç për vetmbrojtje. Pra u duk sheshit pavendosmëria në planin e tyre të vonuar për rezistencë , të cilën përçudi e kërkuan me këmbëmgulje të bëhej në Lurë(!), dhe jo në Shkodër ku kishte përqëndrime të mëdha forcash. (Rivaliteti i vogël me Veriun del i qartë gjatë tërë kohës si në ato momente kritike, ashtu dhe në emigracion). Plani pra nuk u realizua, ngaqë ndërhynë shpejt partizanët që kishin kapur Dibrën.
Kur përmenda aftësinë e Kol Bibës për përgjigje të duhur në çastin e duhur,do të ndërmend vetëm edhe një rast tjetër nga të shumtit . Kur pushteti në Shtator të1943 kaloi nga qeveria nën Italinë tek ajo nën Gjermanët, Kol Biba si ministër i brëndshëm mori vesh se po bëhej fshehtaz një mbledhje në Bashki për të ngritur një assamble të re kushtetuese, por pa respektuar autoritetin ekzistues. (shenjë mosrespekti qytetar përveçse shkelje kostitucionale) . Qeveria u dizorientua, çoi zvkryeministrin Iliaz Agushin (të vrarë më von në Tiranë ) tek Komanda gjermane për të pyetur nëse kjo ish nisma e saj. Ajo e mohoi diplomatikisht. Atëhere Mirakaj , me solidarizmin e vetëm ministrit të Drejtësis Anton Kosmaçit shkoi në Bashki , dhe u kumtoi : “Qeveria nuk don ta mbajë as një orë pushtetin, por don që kalimi i tij të bëhet kostitucionalisht, prandaj mbledhja duhet të shpërndahet tani menjëherë në praninë time”. Pjesëmarrsit ,u bindën dhe madje ata q ë kuptonin, u shprehën dakord me qëndrimin ligjor të ministrit nëfuqi. Përjashtimet e pakta qëautori i quan “luga në sahan” s`patën kurajën të hapnin gojën, kurse një ushtarak me origjinë tëhuaj që kundërshtoi , Mirakaj e vuri në vend në mënyrë të prerë. ( Janë momente në libër që nuk mund të mos admirosh qëndrimin dinjitoz dhe energjik të tij.)
Ky ishte Kol Bib Mirakaj, dhe ky guximi e urtësia e një njeriu që i kishte barazi frymën e ligjshmërisë evropiane, Kanunin e traditës, dhe karakterin burrnor për tu dalë zot. Libri rekomandohet sëfundi thjesht si shprehës të njerës prej pikpamjeve që duhet të ballafaqohen pa tjetër me dokumentat e thatë dhe me logjikën historike dhe rrethanore shumë më të vlefshme, para se të vihet pena mbi kartë për të shkruar historinë.

Filed Under: Kulture Tagged With: Kol Bib Mirakaj, Lek Tasi, Vetvrasja e nje Kombi

Artistia nga Kosova Alketa Xhafa Mripa ka hapur një ekspozitë në Londër

March 12, 2015 by dgreca

LONDON EGLAND:”Ju vetëm mos flisni rreth saj – You Just Don’t Talk About It”” është, e titulluar ekspozita e artistes nga Kosova, Alketa Xhafa Mripa, e cila u hap sot më 12 mars, në Galerinë e Sportit dhe Artistëve të Ballkanit, (Gab) në Londër, shkruan “Independent Balkan News Agency “.
Kjo ekspozitë me kuratore Kristale Ivezaj Rama, themeluese e Galerisë së Sporti dhe Artistëve të Ballkanit në Londër, tha për këtë axhensi se ekspozita e artistes nga Kosova do të qëndrojë e hapur deri më 22 mars të këtij viti.
“Ekspozita është realizuar në bashkëpunim me Grupin 4m grupit të arkitektëve dhe projektuesve me mbështetjen e” Art City “në Tiranë, i cili ka shtypur edhe Katalogjet e kësaj ekspozite”, tha kuratoria e kësaj ekspozite.
Ndërsa, shton ajo se ekspozita Alketës, ka të bëjë me artin konceptual, bazuar në një shumëllojshmëri të ndikimeve, duke përdorur mediumet e ndryshme të artit, të tilla si: portrete, fotografi, film dhe instalimeve.
Me veprat e saj, Alketa na dërgon në një nga pjesët më më të mira të dashurisë dhe në të njëjtën kohë, ajo na ballafaqon me dhimbje të mëdha.
Ajo e përshkruan amësinë, jo vetëm në aspektin e krijimit të vetë, por edhe në aspektin e sa amësi ka të bëjë me transformimet sociale që ne të përjetojmë në një nivel eksiztenciale.
Artistia gjithashtu studion marrëdhëniet midis brezave dhe se si ata kanë një ndikim në ne, personalisht dhe gjeopolitikisht.
E lindur në Pejë, Alketa Xhafa Mripa shkoi në Londër, pasi duke përfunduar shkollën e lartë, ku ajo ka studiuar art dhe histori të Artit. Ajo ka hapur edhe ekspozita të tjera më parë një në Firence Itali, Londër, etj./Beqir SINA/

Filed Under: Kulture Tagged With: Alketa Xhafa, ekspozite, Londer

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 277
  • 278
  • 279
  • 280
  • 281
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT