• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LIBRI RI NË BIBLIOTEKËN E VATRËS: Mbi çështjen çame dhe spekullimet ndaj saj

September 19, 2014 by dgreca

“Çështja çame- Mision i{Pa}mundur 1920-2014″ i autorit Gëzim Zilja, arrinë në Bibliotekën e Vatrës/
Biblioteka e Vatrës, është nga më të pasurat në Diasporën shqiptare. Këtu ruhen botime të hershme, që nga vitet 1908 e deri botimet më të fundit të vitit 2014. Janë këtu abetaret e para, gazetat e revistat që nisën në fillim të shekullit, përkthimet e para të Nolit dhe Konicës, koleksionet e Diellit dhe Gazetave të tjera që u publikuan në Diasporë etj. Kohë pas kohe, autorë të ndryshëm nga diaspora dhe vendlindja, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia sjellin botimet e tyre në Bibliotekën e Nolit dhe Konicës.
Një ndër librat që solli këto ditë vatrani Teki Gjonzeneli, ish i burgosur politik, janë dy kopje të Librit” të Gëzim Ziles”Çështja Çame- Mision i{Pa}mundur 1920-2014″. Librat janë me dedikim, njëri për bibliotekën e Vatrës dhe tjetri për Editorin e Diellit. Faleminderit Gëzim Zilja!
Informojmë tc intersuarit se libri mund të merret për t’u lexuar nga biblioteka e VATRES, natyrisht me të drejtë kthimi.
Autori Zilja, i njohur si deputet dhe kryebashkiak i Vlorës- si dhe në publicistikë, veçanërisht pas ngjarjeve të vitit tragjik të shqiptarëve, 1997, ka qenë kurajoz dhe denoncues i së keq, denoncues i ashpër i skenarëve që sollën vitin tragjik.Libri i tij”Unë e pashë kush e dogji Vlorën’ botuar në vitin 2000, është jo vetëm një dëshmi dhe denoncim kundër antikombëtarëve, por edhe një traktat kurajoz patriotik.
Gëzim Zilja ka lindur në qytetin e Vlorës më 6 Shtator 1951. Shkollën e mesme e kreu në qytetin e lindjes në gjimnazin”Ali Demi”. Në vitin 1974 mbaroi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, fakulteti i Shkencave, dega Matematikë. Në vitin 1996 zgjidhet deputet në Parlamentin e Shqipërisë dhe njëherësh Kryetar i Bashkisë së Vlorës. Në korrik të vitit 1997 vendoset në qytetin e Tiranës dhe punon si gazetar. Në vitin 2003-2008 punoi në Presidencën e Republikës së Shqipërisë. Aktualisht punon në Kontrollin e Lartë të Shtetit.
LIBRAT E BOTUAR
1- Unë e pashë kush e dogji Vlorën-2000
2- Vrasës dhe shpëtimtarë-2001
3- Drejt Perëndimit-2004
4- Ismaili, një histori Shqiptare-2007
5- Scaner 2009
6- Çështje Familjare
7-“Çështja çame- Mision i{Pa}mundur 1920-2014”
Libri më i fundit i tij, “Çështja çame- Mision i{Pa}mundur 1920-2014” ndërthur burimet historike em analizat gjakftohta të autorit duke sfiduar edhe ata që e përdorin “çështjen” për përfitime të çastit politike.
urori Zilja publikisht ngre zërin kundër abuzimit më Çështjen Çame. Ja deklarimi i tij përmes librit:” Unë dëshiroj të jem shumë i gabuar në arsyetimet dhe analizat e mia. Por, faktet, mjerisht më çojnë gjithëmonë tek i njëjti përfundim” Me”Çështjen Çame” po abuzohet”.
Nga natyra, shkruan Zilja, nuk jam pesimist. Po di të them me siguri se trupat e gjyshërve dhe etërve të dëbuar nga Çamëria të varrosur në Shqipëri, nuk gjejnë prehje. Atyre u rëndojnë mbi kocka pllakat e varrit, ndërsa shpirtrat me kohë kanë marrë arratinë dhe enden ditë e natë si ca zogj të vetmuar pa fole, gërxheve, pllajave, fushave e limanëve të Çamërisë së dashur, ku u lindën dhe u larguan me kokën pas….”
Libri me publiçistikë u botua në Tiranë më 2014-tën nga Mirgeeralb. Libri ka 190 faqe dhe kushton 600 lekë. Ky botim nis me “Histori e shkurtër e popullsisë çame”, vijon me: Memorandumi i vitit 1947, Përfaqësimi Politik i Komunitetit çam në Parlament, Çështja Çame një çështje mbarëkombëtare; Deputetët çamë dhe detyrat e tyre, Çështja Çame midis veprimit politik dhe teorive pa bukë; Pesë deputetë pro çështjes Çame; Presidenti dhe varrezat greke; Helli grek dhe patriotizmi i munguar i qeveritarëve; Pse mbroj Himarën dhe jo Bollanot; Falsiteti i takimit të çamëve pe presidentin, Prapë për ultranacionalistët grekë; Ultranacionalistët grekë kafshojnë; Mbi çështjen çame dhe spekullimet ndaj saj; Varrezat monumentale në Kllogjer dhe në Paramithi; Çështja çame dhe-një nga kërkesat e PDIU-së; Përkujtimi i masakrës greke ndaj çamëve; Çështja Çame dhe përrallat e PDI-së; Në përvjetorin e themelimit të “Shoqatës Atdhetare Çamëria”; PDIU-mulliri që nuk bluan për çështjen çame; Çështja çame dhe kolltukët e qeverisë; Histori me kampionë Vorio-Epiriotë; Kush ëshët Spiro Spiromilo; PDIU dhe 68 Vjetori i masakrës grekie; PDIU ekspasion mbi adminsitratën shqiptare; Çështja Çame sërish e tradhëtuar; Rezoluta e vitit 2004-turpi i politikës shqiptare; Kthimi i PDIU-së në zyrë pune; Një fiasko tjetër për çështjen çame; Gjumë i rëndë i PDIU-së; Autorë të huaj për problemin çam; Këngë folklorike për historinë e Çamërisë.
Libri mbyllet më disa fotografi, që paarqesin pamje nga Krahina e Çamërisë si dhe veprimtaritë atdhetare dhe politike lidhur me çamërinë.
Nga libri kemi shkëputur një nga artikujt e publikuar:(Gazeta Dielli)
****
Çështja çame dhe përrallat e PDIU-së

Ndoshta nuk do të merrja përsipër të shkruaja sërish për çështjen çame, por ajo që pashë para disa ditësh në tubimin e PDIU-së me çamët e Vlorës me të vërtetë më trishtoi. Salla e teatrit “Petro Marko” ishte plot e përplot me ata njerëz të mirë, të ngulur prej më shumë se gjashtëdhjetë vitesh në Vlorë e që ende qajnë për kthimin e pronave të tyre. Tubimi, se këtu qëndron paradoksi, u bë që çamëve tu bëhej thirrje të ndjeheshin krenarë që ishin shqiptarë dhe që po nuk e quajtën veten të tillë ata dhe të tjerët PDIU-ja do t’i penalizojë me ato amendamentet e propozuara në parlament nga vet ajo. Madje Idrizi shkoi dhe më tej dhe e cilësoi Partinë e çamëve si garantë të censusit e cila sipas një të përditshme deklaronte se “… INSTAT-i do të shënojë në statistikat e veta që personi në fjalë është shqiptar dhe një gjobë 1 milionë lekë do të paguhet nga ai që ka dhënë deklarim të rremë”.
Me sa duket çamët e Vlorës e më gjerë e zgjidhën çështjen që djeg, përvëlon e kullon gjak dhe po kontribuojnë edhe për çështje të tjera në Shqipëri. Jo keq kjo e fundit, se Shqipëria ka nevojë kudo dhe kurdoherë për bijtë e saj. Po problemi çam sipas mendimit tim po braktiset e anashkalohet me ndërgjegje nga krerët e PDIU-së për të përfituar kapital politik.
Së pari, një tubim i çamëve në Vlorë për të sensibilizuar vetveten me sloganin: “Ji krenar që je shqiptar” madje se do të dënoheshin me 1(një) milion lekë po nuk u shkruajtën të tillë, më duket fare i panevojshëm dhe fyes. Nuk mendoj se ka ndonjë çam brenda kufijve të Shqipërisë, e theksoj një të vetëm, që të deklarohet jo shqiptar, jo se janë vërtetësish të tillë, por në kushtet kur dheu i të parëve, Çamëria e dashur, u mungon dhe ua kanë vjedhur, ata ndjehen njëqindfish shqiptarë. Fjalët e mëtejshme nuk do të kishin vlerë. Ana tjetër serioze e problemit të censusit është se Konventa për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare të Këshillit të Europës sanksionon si parim të vetëm lidhur me përkatësinë e tij kombëtare vetëdeklarimin e individit. Idrizi do t’i gjobitë, por Konventa e KE-së nuk e lejon…
Po le t’i kthehemi problemit çam dhe çështjeve që rreket të zgjidhë PDIU-ja duke spekuluar me çamët dhe problemin çam.
Kanë kaluar mbi 20 vjet kur Shqipëria kaloi nga diktatura në një sistem demokratik. Midis shumë problemeve të lëna në harresë ishte dhe ajo e çështjes çame. Qysh në fillimet e demokracisë u organizuan në shoqatën “Çamëria” me qendër në qytetin e Vlorës dhe shpalosën hapur qëllimin e tyre: Njohjen dhe kthimin e pronave në Çamëri. Kishte shumë entuziazëm, shumë patriotizëm dhe shumë vullnet nga krerët e kësaj shoqate vullnetarësh. Më vonë shoqata e pa të arsyeshme të kthehej në parti me kryetar çamin e mirë, Tahir Muhedini. Partia mori emrin PDI, Partia për Drejtësi dhe Integrim. Programi saj ishte po ai i Shoqatës “Çamëria” me ndonjë ndryshim të vogël. Çamët menduan se krijimi i PDI-së do të rriste shanset e zgjidhjes së problemit të tyre, duke pasur përfaqësuesit e vet në parlamentin shqiptar. Në krahun e të majtëve nga lista emërore fitoi deputeti socialist Shpëtim Idrizi, çam, me kombësi shqiptare. Për arsye të ndryshme të dy deputetët krijuan partinë e re PDU-në, Partia për Drejtësi dhe Unitet, që edhe kjo do të merrej me problemin çam. Përfundimisht të dy partitë u shkrinë në një të vetme, PDIU, me kryetar Shpëtim Idrizin, nënkryetar Dashamir Tahirin dhe president Tahir Muhedinin. U gjetën tre karrige që krerët mund të rrinin rehat. Si e kam theksuar dhe herë të tjera çështja çame është shumë e vështirë për tu zgjidhur, por e thjeshtë në të proceduar. E para është që liderët ta kenë seriozisht, ta dëshirojnë me gjithë mendjen e dijen dhe të hidhen në veprim në shërbim të çështjes çame. Në vitin 2006 sipas deklaratave të kreut të PDI-së Tahir Muhedini, është dërguar në Strasburg dosja e mohimit të të drejtave të çamëve, nga shteti grek. Le ta besojmë që kjo ka ndodhur. Pavarësisht se kurrë nuk u bë e njohur përmbajtja e kësaj dosjeje, pas pesë vjetësh nuk ka asnjë përgjigje nga Gjykata e Strasburgut. Ndërkohë me dhjetëra shqiptarë që i janë drejtuar Strasburgut privatisht kanë marrë përgjigje dhe shumë prej tyre u janë kthyer tokat ose dëmshpërblimi që kanë kërkuar. Nuk është një çështje identike sepse çamët duhet të hedhin në gjyq qeverinë greke për pronat e tyre por një përgjigje Strasburgu do të jepte. Nuk ka një të tillë as andej, as nga Tahir Muhedini.
Në fillimet e tij Idrizi dhe Tahiri premtuan mjaft për zgjidhjen e çështjes çame. Ata shkuan deri në SHBA, ku takuan kongresmenë e senatorë të shumtë dhe prej andej sollën lajme se DASH-i po shqyrton çështjen çame. Nuk kemi parë deri më sot ndonjë prononcim nga DASH-i as nga ndonjë senator apo kongresmen qoftë dhe privatisht nga ata që takuan krerët e rinj çam. Nga ana tjetër Idrizi dhe Tahiri, kanë deklaruar më shumë se një herë për pajtimin e një studioje avokatie me qendër në Britani që do të merret me çështjen çame. Edhe kjo është një fiasko e plotë sepse asnjëherë nuk është deklaruar emri dhe avokatet e kësaj studioje. Le të shpresojmë që ky lajm të jetë i vërtetë dhe ndonjë ditë të kemi një prononcim nga Departamenti Amerikan i Shtetit për çështjen në fjalë. Qysh nga kthimi i krerëve çam nga Amerika, shtator 2010, për çështjen çame nuk është lëvizur as edhe një hap para qoftë në rrafshin kombëtar qoftë dhe atë ndërkombëtar.
Slogani i PDIU-së në zgjedhjet lokale ishte “Unë e dua Shqipërinë”. Pra është fjala për ngulitjen e dashurisë për Shqipërinë te shqiptarët. Nuk shikoj asnjë pikë takimi këtu me problemin çam. Do të kuptoja në qoftë se slogani do të ishte: “Unë e dua Çamërinë”
Ai slogan vuri si primar jo çështjen çame por atë kombëtare. Nuk ka asgjë të keqe këtu por Idrizi me Tahirin ta thonë shkoqur qëllimin e partisë së tyre dhe mos të spekulojnë me çamët dhe çështjen e tyre të shenjtë. PDIU-ja është në koalicion me PD-në prej vitit 2009, por pas dy vitesh ajo nuk ka arritur të jetë realisht në qeveri dhe është mjaftuar me ndonjë drejtor të policisë ndërtimore apo asaj të patentave të makinave, poste mjaft të përfolur për korrupsion dhe larg idealeve të çamëve. Pra ajo po përdoret në këtë drejtim vetëm si fasadë. Mirë do të ishte që të vendosej në opozitë me PD-në dhe PS-në, duke mbrojtur në parlament e kudo çështjen çame dhe atë kombëtare. Realisht ajo e ka gojën e mbyllur dhe rezulton e shitur “xhaba”, pa poste përfaqësuese në qeveri dhe pa efekt në integrimin çam në politikë.
Në zgjedhjet lokale PDIU-ja mori rreth 63 mijë vota, shumë më tepër se PDI-ja në vitin 2009. Ajo shtatëdhjetëfishoi votat në qarkun e Kukësit (vetëm 11 në 2009 dhe 730 në vitin 2011). Por ama në qytete me popullsi çame si Vlora, Fieri e Durrësi, nuk pati ndonjë përmirësim të dukshëm të shifrave. Po shohim se votat e këshilltarëve çamë në gjithë bashkitë, komunat e qarqet kalojnë sa majtas, djathtas për favore të vogla dhe interesa vetjake, që nuk kanë të bëjnë fare me problemin çam. Së fundmi PDIU-ja po harxhon energji, forca dhe para për një problem që nuk ka të bëj me çështjen çame, me atë të censusit. Madje ajo ende nuk ka një taktikë dhe strategji të qartë ose një plan qoftë dhe afatgjatë të çështjes çame. Të merresh me politikë do të thotë tu shërbesh të tjerëve, të sakrifikosh për ta dhe jo për kapital e përfitime personale. Mendoj që kjo parti duhet të heqë dorë nga përfaqësimi çam dhe të vazhdojë të hapet për të gjithë, përndryshe do të vazhdojë të dobësojë edhe më çështjen çame. E thënë shkoqur krerët e PDIU-së përdorin votat e çamëve për poste e përfitime dhe merren me të kur kanë kohë. U morën me zgjedhjet lokale, tani me censusin, pastaj me zgjedhjet parlamentare që të sigurojnë prapë kolltukun e deputetit etj. Por çështja çame nuk mund të zgjidhet duke qenë një nga pikat e programit të PDIU-së ose e kujtdo partie tjetër. Çamëve u duhet një shoqatë ose parti që të merret vetëm me çështjen çame, ashtu si ka qenë. Ndryshe votat çame do të shpërdorohen si deri tani dhe do të shërbejnë për nja dhjetë, njëzetë apo pesëdhjetë çamë dhe jo çamë, për të plotësuar qejfet e tyre siç po ndodh realisht me të zgjedhurit në qeverisjen lokale. Gjithsesi kjo çështje me futjen nën ombrellën e Shpetim Idrizit dhe të Dashamir Tahirit, duket e braktisur plotësisht. Të vetmit që kanë përfituar nga PDIU-ja janë krerët, miqtë dhe të afërmit e tyre me ca poste ku nxirren para mbi dhe nën dorë. Ndërkombëtarizimi i problemit çam nuk shihet gjëkundi dhe situata është shumë herë me keq se në fillimet e themelimit të “Shoqatës Atdhetare Çamëria”. Të paktën atëherë kishte entuziazëm dhe shpresë, që tashmë duket se po fiken nga dita në ditë.
SHWNIM: PWR ATA QW DUAN TW DWRGOJNW LIBRAT E TYRE NW BIBLIOTEKWN W VATRWS, MUND TW PWRDORIN ADRESWN:
VATRA 2437 SOTHERN BLVD
BRONX, NY 10458
USA

Filed Under: Kulture Tagged With: arrinë, ceshtja came, dalip greca, Mision i{Pa}mundur 1920-2014" i autorit Gëzim Zilja, në Bibliotekën e Vatrës

“Waiting for the Pope”…

September 18, 2014 by dgreca

…Emocione në Katedralen Shën Pali në Tiranë/
“Waiting for the Pope”, është koncerti organizuar nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit dhe Ministria e Kulturës, i cili pas shfaqjes së parë në qytetin e Durrësit, në 16 shtator, në Katedralen “Shën Luçia” është transferuar mbrëmjen e 17 shtatorit në një tjetër Katedrale, në atë “Shën Pali” të Tiranës.
U interpretuan nga orkestra, kori dhe solistët e TKOB, pjesët si Ave Maria nga Ch.Gounod,nga orkestra dhe solistja Mariana Leka, Agnus Dei dhe Lux Eterna nga Tonin Harapi , “La Forza del Destino” dhe La vergine degli Angeli nga “Giuseppe Verdi”, Ave Verum nga Wolfgang Amadeus Mozart dhe Gloria nga A. Vivaldi, soliste Mariana Leka dhe Vikena Kamenica. Por me emocion ishte leximi i materialeve
poetike, nga autorë më profil religjoz nga aktorët Marjeta Larja, Dritan Borici, Sokol Angjeli.
Homazh për Nënë Terezëns, shkëputur nga libri “Nënë Tereza me Shqipetarët,”, homazh për Gjergj Fishtën, shkëputur nga libri ”Vallja e Parrizit, dhe homazh për Vinçens Prennush, shkëputur nga libri “Gjeth e lule” ishin pjesët e interpretuara nga aktorët përgjate koncertit i cili ka rrëmbyer dhe emocionuar majft të pranishmit, ku ndodhej edhe Ministrja Kumbaro.
Dirigjenti Edmond Doko, i pyetur nga ATSH, tha se, ndihem i emocionuar, sepse në ambjente të tilla muzika është e privilegjuar, për më tepër muzika religjoze e cila krijon edhe mundësinë e një tingëllimi shumë të mirë në këto lloj ambjentesh, duke krijuar një lloj frymëzimi të brëndshëm”.
“Eshtë një eveniment që përcillet me entuziazëm nga artistët por dhe nga besimtarët dhe jo besimtarët të cilët mirëpresin ardhjen e Papës. Në këtë kuptim ata po festojnë së bashku me ne këtë atmosfere e cila të parapregatit shpirtërisht ardhjen e Papës”.
Ndërkohë sot, koncerti “Waiting for the Pope” do të transferohet në qytetin e Shkodrës, ku do të zhvillohet në Katedralen e “Shën Shtjefnit” në orën 18:00.(Kortezi: K. Musabelliu ATSH)

Filed Under: Kulture Tagged With: “Waiting for the Pope”, katedralja Shen Pali

Shkrimtarët dhe poetët në nderim të shkrimtarit Ali Abdihoxha

September 17, 2014 by dgreca

Në datën 15 shtator 2014 u nda nga jeta personaliteti I artit dhe I kulturës kombëtare, shkrimtari I mirënjohur, Ali Abdihoxha.
Ai kalindur në Elbasan në vitin 1929. Qysh në orët e para u reshtua në rradhët e luftëtarëve të lirisë, të ushtrisë-antifashiste nacional-çlirimtare për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë. Pas çlirimit të vëndit vijon studimet e larta në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki”në Moskë.
Gjatë jetës së tij u ngarkua me detyra të rëndësishme në zhvillimin e kulturës dhe arsimit kombëtar duke kryer detyrën e zv/ Ministrit të arsimit. Për një periudhë kohore ai kreu edhe detyrën e Drejtorit të Shtëpisë Botuese NaimFrashëri. Lexuesit e shumë brezave në vendin tonë e njohin atë nëpërmjet mjaft tregimeve me përmbajtje jetësore, në të cilat spikat fryma patriotike eatdhetare. Falë talentit dhe punës së tijvetmohuese, Ali Abdihoxha do të bëhej një ndër prozatorët më të njohur të letërsisë së kohës, në veprat të të cilit u ngrihet permendore djemve dhe vajzave të popullit që luftuan dhemb për dhemb me okupatorët nazi-fashuistë për çlirimin e atdheut gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Disa prej romaneve të tij janë botuar edhe në gjuhë të huaj.Ali Abdihoxha ka botuar veprat:
-Një vjeshtë me stuhi; roman -1959 ribotuar disa herë,
-Ëndradhedritë; tregime -1963 botuar disa herë,
-Tri ngjyratë kohës; roman – 1970
-Problemetë zhvillimittë letërsisë sonë -1970 ,studime dhe mendime kritike
-Dueliimadh : roman 1975, botuar disa herë,
-Sfida-1987
-Mirazh-1978
-Vila në periferi , roman -1982
-Vepraletrare nëdisavëllime -1983
-Kronika e një nate , roman – 1984
-Kronika e njënate -1984
-Sarajet – 1997
Vitet e fundit, shkrimtari Ali Abdihoxha u tërhoq nga jeta letrare, duke refuzuar madje edhe kërkesat e shumta për intervista mbikulturën dhe letërsinë.
Vepra letrare e Ali Abdihoxhës e kaskalitur emrin e tij ne panteonin e pavdekshëm të kulturës kombëtare.

Pandeli Koçi, Vasil Premçi, KolecTraboini, NikollaSpathara, PetraqRisto, Roland Gjoza, Albert Zholi, Faslli Haliti, Ibrahim Kadriu, IlindenSpasse, FatmirTerziu, XhahidBushati, Natasha Lushaj, AstritBishqemi, BasirBushkashi, NazmiSeiti,IljazBobaj, Hyjni Ceka, RizaBraholli,I rena Dono, Behar Gjoka.

Filed Under: Kulture Tagged With: -Ali Abdihoxha, në nderim të një shkrimtari të mirënjohur, Shkrimtarët dhe poetët

“Guido”, një tjetër film “cënon” imazhin e shqiptarëve në SHBA

September 17, 2014 by dgreca

“Guido” është një vrasës i paguar, nga bosët shqiptarë i cili i shmanget FBI teksa ai transporton një kufomë të hedhur në garazhin e makinës mbasi ai është vrarë sepse ka gëlltitur një cheap – çips e cila ka të gjitha sekretet e vjedhjeve dhe krimeve./
NEW YORK : Një film 90 minutash që cënon imazhin e shqiptarëve – po rishfaqet përsëri në SHBA. Ai është filmi me titullin “Guido” i cili vejn pas filmit “Taken”, i cili i pati irrituar së tepërmi shqiptarët, mbasi faktikisht e vërteta me shqiptarët e Amerikës, është krejt ndryshe, pavarësisht të ndonjë “elementi”, që sot në botë e ka çdo shoqëri.
Filmi “Taken” me aktorin e njohur Liam Neeson – i cili cënon imazhin e shqiptarëve sidomos për rolin e Markos nga Tropoja, në filmin “Taken” , është historia e një ish- agjenti të CIA-s, që mbërrin në Paris për të shpëtuar vajzën e tij, nga një grup trafikantësh shqiptarë, ka hasur në kritika nga shumë shqiptarë, këtu në SHBA.
Vetë aktori Arben Bajraktaraj, nga Kosova me nënshtetësi franceze, që ka luajtur rolin e Markos, që drejtonte bandën shqiptare? ka marrë në rrjetet sociale mjaft kritika pse ka luajtur këtë rolë
Ai i pyetur nga media shqiptare se pse është ky imazh për shqiptarët, ai thotë: “Nuk lidhet kjo me shqiptarët, lidhet me imazhin e të gjithë ish- europianëve lindorë, mbas rënjes së komunizmit. Ndoshta, thotë ai filmi funksiononte se ishin tamam shqiptar, dhe pjesa më e madhe e aktorëve ishin shqiparë, prandaj ka funksionuar si i tillë”.
Edhe filmi i metrazhit të gjatë, me titullin “Guido”, po lundron në të njëjtat ujra – përsëri vajza të reja prostituta të “burgosura” në parasjen e prostitucionit nga një grup trafikantësh shqiptarë.
Një mafioz me nofkën “Guido” një emigrant irakian vret një njeri. Mbasi e vret atë, ai merr “përsipër” deri në një marrëveshje të përfunduar keq dhe është e detyruarpër të transportuar atë kufomë, hedhur në garazhin e makinës së tij, në të gjithë vendin, i ndjekur hap pas hapi nëpërmjet sistemit GPS nga disa vrasësë shqiptarë, të cilët janë bosët e një bande gangësterësh në Los Angelos që shesin femra të reja për prostitucion dhe merren me drogë .
Gudio ka rënë edhe në gjurmët e e FBI, e cila e kërkon atë dhe bandën e kriminelve. Kur një e moshuar, pronare e tij një meksikano-amerikane e shantazhonin atë , ai është i detyruar të marrë atë me vete, që ta shoqërojë në këtë udhëtim të gjatë, dhe të “llahtarshëm” në rrezik për jetën nga Nju Xhersi në Kaliforni teksa përballet me të kaluarën e tij dhe, në fund të fundit, të gjejë shpresë në të ardhmen.
“Guido” është një vrasës i paguar, nga bosët shqiptarë i cili i shmanget FBI teksa ai transporton një kufomë të hedhur në garazhin e makinës mbasi ai është vrarë sepse ka gëlltitur një cheap – çips e cila ka të gjitha sekretet e vjedhjeve dhe krimeve. Guidon e ndjekin e pasë të gjitha erërat me vrasjen ku janë të gjithë të përfshirëduke përfshirë edhe “njeriun parave”, i cili është menduar për të mbrojtur dhe është urdhëruar më pas për tu transportuar deri në bazën e tyre në Los Angelos.(BS)

Filed Under: Kulture Tagged With: "Guido", e shqiptarëve në SHBA, një tjetër film "cënon" imazhin

Gjakova nderon bijën e saj, aktoren e shquar Besa Imami “Nderi i skenës shqiptare”

September 16, 2014 by dgreca

Aktorja e shquar e skenës shqiptare, Besa Imami, e cila gdhëndi me dinjitet personalitetin e femrës shqiptare, është nderuar nga Gjakova, vendlindja e saj, me titullin “Nderi i skenës shqiptare”.
Artistja e Merituar, Margarita Xhepa do ta quante një propozim të vonuar duke shtuar se Besa Imami i ka dhënë shumë artit në Shqipëri. Ceremonia për dhënien këtij çmimi u zhvillua në ambientet e Teatrit të Gjakovës, në një sallë te tejmbushur nga miq, artëdashës si dhe familjarë të aktores së njohur Besa Imami.
Propozimi i Zenepe Lukës, Drejtoreshës së Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, për vlerësimin e figurës së aktores Imami, me mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Fondacionit, si dhe Drejtorisë Komunale të Kulturës në Gjakovë, ka marrë edhe miratimin e kryetares së Komunës së Gjakovës, zonjës Mimoza Kusari Lila.
Migena Arllati, poetja, shkrimtarja dhe njëkohësisht albanologia e njohur e qëndrës së Albanologjisë së qytetit të Gjakovës, në ceremoninë e hapjes u shpreh se “këto dy ditë në Gjakovë, kryesia e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi” krijoi edhe degën e saj në këtë qytet dhe duke u munduar të gjejmë sa më shumë fije të përbashkëta si shqiptar që jemi, midis dy anëve të kufirit, nuk kishte se si të harronim emrin e Besa Imamit, gjakovares sonë, e cila është larguar që në fëmijëri me familjen”.
Ajo u shpreh se “Drejtoria Komunale e Kulturës si dhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, e nderojnë sot emrin e aktores së madhe Besa Imamit, me një mirënjohje të veçantë dhe në pamundësi të pranisë së saj në këtë event, i pranishëm këtu sot është i biri i saj, gazetari i mirënjohur, zoti Artur Zheji, i cili nuk është këtu vetëm për të tërhequr çmimin, por edhe për të na sjellë në skenë, pak nga ajo Besa jonë gjakovare”.
Në skenën e teatrit gjakovar është ngjitur i shoqëruar mes duartrokitjesh të shumta, djali i Besa Imamit, Artur Zheji, i cili pasi u shpreh se po përjetonte një ndjesi të veçantë në qytetin e lindjes së nënës së tij, rrëfeu për të pranishmit se “jam rritur në një familje, e cila kishte marrë me vete Kosovën në emigracion, dhe ku flitej rreptësisht dialekti i Gjakovës” .
“Kur flitej për Gjakovën nënkuptohej e gjithë Kosova, dhe jam edukuar që në fëmijëri me një dashuri, mall e nostalgji për Kosovën, dhe kjo e fundit falë meritës së gjyshes (nënës së Besa Imamit) dhe nënës sime Besa Imamit. Edhe unë sot ndihem i rikthyer në qytetim tim të lindjes, edhe pse nuk kam lindur këtu, por jam 50 % gjakovar shprehet Zheji.
Jo vetëm marrja e këtij çmimi në mungesë fizike të nënës së tij, por edhe një tjetër arsye thotë z.Zheji ishte vizita e tij së bashku me familjen në vendlindjen e Besa Imamit. “Erdha në vendlindjen e nënës sime, për të vendosur edhe ato ura të pashlyeshme midis një vendi të ndarë artificialisht përgjysmë siç është Kosova me Shqipërinë”, është shprehur z.Zheji ndërsa falënderoi Fondacionin si dhe Kryetaren e Komunës së Gjakovës për dhëninë e këtij titulli, artiste e meritur për Besa Imamin.
Gjithashtu, edhe një ndër mikeshat e saj më të mira, Artistja e Merituar, Margarita Xhepa, anëtare e fondacionit Nermin Vlora Falaschi, e lartësoi figurën e akores së shquar Besa Imami, duke theksuar se “..dhe që kur është ngjitur në Teatër për herë të parë, midis aktorëve të mëdhenj, ajo tregoi që ishte po aq e madhe midis tyre, nëpërmjet interpretimit si dhe rrezatimit që ajo kishte si në skenën teatrit ashtu edhe në kinematografi”.
“Ajo është një aktore e shquar”, vijoi Xhepa duke shtuar se “i dha shumë artit në Shqipëri. Edhe pse ky ishte një propozim i vonuar, unë dua të falenderoj Fondacionin i cili gëzon e nderon sot këtë grua, nënë e aktore të shkëlqyer, që gjithmonë të mbetet e pa harruar si të gjithë artistët shqiptarë”. Ndërkohë që pas zonjës Xhepa, në mungesë të kryetares së Komunës Gjakovë, zonjës Mimoza Kusari Lila, Drejtori i Kulturës së komunës, z.Meriton Ferizi, pasi shprehu keqardhjen e zonjës Lila, që nuk mund të ishte e pranishme në dhënien çmimit që ajo vetë e nënshkroi, i dorëzoi Artur Zhejit edhe çmimin për Artisten e Merituar, me motivacionin “Besa Imami, aktore e madhe e skenës shqiptare, figurë të cilën e lartëson mbi 100 role në teatër dhe kinematografi, ku gdhëndi me dinjitet personalitetin e femrës shqiptare”.
Besa Imami ka lindur në 8 Gusht të vitit 1928 në qytetin e Gjakovës. Në vitin 1937 familja e saj do të shpërngulet në Tiranë.
Që prej shtatorit të vitit 1946 e deri në 1 Shtator të vitit 1988, Artistja e Merituar, Besa Imami i ka dhënë publikut mbi 90-të role. Këtu mund të përmendim : rolin e Mbretëreshës Teuta tek “Artani” e Selman Vaqarrit , rolin e Nënë Zyrasë tek “Bashkë me agimin” e Bashkim Kozelit, rolin e Prendës tek “Cuca e Maleve” e Kolë Jakovës, rolin e Klara Gaberit tek “Procesi i Lajpcigut-Gjergj Dimitrovi”, rolin e Rushës tek “Halili dhe Hajria” e Kolë Jakovës, rolin e Lajes tek “Lulet e Shegës”, rolin e Nënës tek “Monserati”, rolin e Gjinervës tek “Rrënjët e thella” etj. Rikthehet përsëri në skenë në vitin 2004 për të interpretuar në dramën “Streha e të harruarve” të Ruzhdi Pulahës në roline malësores. Në kinematografi ajo do të bëhet e njohur për publikun e gjerë me rolin e Donika Kastriotit në filmin “Skëndërbeu” të realizuar në vitin 1953.
Më pas do të vijonin role të tjera si roli i Martës në filmin “Brazdat” në vitin 1973, roli i Nënë Tanës në filmin “Në fillim të verës” në vitin 1975, roli i Nënës së Gurgenit në filmin “Balada e Kurbinit” në vitin 1989 etj.
Roli i saj më i fundit është ai i gruas myslimane në filmin “Eduart” në vitin 2006. Roli i saj më i fundit është ai i Gruas myslimane në filmin “Eduart”. Ajo gjithashtu ka interpretuar edhe në operën “Kavaleria Rustikane” të Pietro Maskanjit të vënë në skenë nga Teatri i Operës dhe i Baletit.
Në vitin 1961, kur ishte vetëm 33 vjeç, Besa Imami për meritat e saj artistike do të vlerësohej me titullin “Artiste e Merituar”.//k.musabelliu.

Filed Under: Kulture Tagged With: aktoren e shquar, Besa Imami, Gjakova nderon bijën e saj, i skenës shqiptare”, nderi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 300
  • 301
  • 302
  • 303
  • 304
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT