• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VLORES I RIKTHEHET GALERIA E ARTEVE

March 7, 2014 by dgreca

Vlore, 7 Mars- Nga Harilla Koçi/.-Një ekspozitë e piktorëve vlonjatë ka shoqëruar përurimin të premten në mbrëmje, të Galerisë së Arteve të qytetit të Vlorës, e cila u kishte munguar artdashësve të këtij qyteti për një periudhë disa vjeçare.Galeria e Arteve e qytetit të Vlorës është krijuar në vitin 1980. Për vite me rradhë ajo ka shërbyer për promovimin e vlerave të piktorëve vlonjatë, ndërkohë që në fondin e saj janë përfshirë vepra të spikatura, simbol i periudhave kur janë realizuar. Galeria e Arteve e qytetit të Vlorës konsiderohet edhe si simbol i asaj që është emërtuar “Shkolla vlonjate e pikturës”.

Gjatë këtyre viteve, mjaft nga punimet që përfshihen në fondin e galerisë janë dëmtuar dhe për këtë arsye, do të ngrihet një komision me specialistë që do të bëjnë vlerësimet përkatëse. “Punimet në pikturë do të ndahen në tre grupe, respektivisht për pikturat që janë në gjendje të mirë dhe të ekspozueshme ato që kanë nevojë për restaurim dhe ato punime që janë dëmtuar pa mundësi rikuperimi”, shprehet kryetari I lidhjes së artistëve të Vlorës,Ilmi Bani.

Me këtë rast, në mjediset e Galerisë së Arteve u zhvillua një ceremoni ku ishin të pranishëm mjaft qytetarë, artdashës, përfaqësues të institucioneve vendore, kryetari i Bashkisë, Shpëtim Gjika e Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj. Drejtori i Qendrës Kulturore Ilir Metaj, tha se, rikonstruksioni i galerisë në përshtatje me standardet bashkëkohore, u mundësua edhe me mbështetjen e biznesit vlonjat.Ai falenderoi piktorët e qytetit, që ju bashkuan nismës së çeljes së ekspozitës, ndërkohë që vlerësoi mbështetjen e Bashkisë së qytetit.

Nga ana e tij, kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Vlorës, piktori Ilmi Bani, theksoi se, Galeria është një vlerë që ju rikthye qytetit dhe artdashësve e piktorëve. Ai falenderoi Bashkinë, ndërkohë që vlerësoi krijuesit vlonjatë që paraqitën punimet e tyre në këtë mjedis të ri dhe tërësisht bashkëkohor.Galeria e Arteve, është vendosur në një hapësirë të konsiderueshme në Pallatin e Kulturës “Labëria”(Sipas ATSH)

 

Filed Under: Kulture Tagged With: me Galeri arti, Vlora

VITI I DE RADËS

March 7, 2014 by dgreca

Këshilli Kombëtar i Librit shpall vitin e De Radës/

Nga Nikolla Lena/Tirane, 7 Mars- Në ambientet e Ministrisë së Kulturës,  u mblodh sot në takimin e parë Këshilli Kombëtar i Librit, në përbërje të të cilit janë: Ministrja Kumbaro Furxhi, me përfaqësuesit e propozuar: Shaban Sinani, Persida Asllani, Brikena Çabej, Eda Derhemi, kryetari i Shoqates-Petrit Ymeri, Arlinda Dudaj, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Muzafer Korkuti. Mbledhja u zhvillua në mungesë të dy anëtarëve: Shaban Sinani dhe Persida Asllani.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Librit dhe Nxitjes së Leximit  u organizua për: Emancipimi i mëtejshëm i raporteve autor, përkthyes, botues, lexues si tregues i emancipimit të shoqërisë shqiptare; Fuqizimi i raporteve me librin dhe leximin në përgjithësi tek fëmijët dhe të rinjtë, si dhe zgjerimi i audiencave  U përkrah ideja e shpalljes së vitit të De Radës, me bashkëfinacim të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Sporteve të Kosovës dhe pergatitjes se veprës nga studiues dhe autorët arbëreshë.

Fakulteti  Filologjisë, departamenti i gjuhës shqipe, përfaqësuar nga Dhurata Shehri kërkoi që edhe aktivitetet e organizuara nga departamenti të përfshihen në këtë veprimtari, kushtuar personalitetit të letrave shqipe.

Anëtarët e Këshillit diskutuan dhe shfaqën interesimin e tyre nga pjesa shqiptare e Malit të Zi dhe Maqedonisë në botimin dhe zhvillimin e aktiviteteve në nder të De Radës në këto treva. Me rëndësi do të jetë edhe shpallja së afërmi e Konkursit Kombëtar për të rinj deri në moshën 18 vjeç me temën “Unë, Milosao”

Ministria e Kulturës Kumbaro propozoj krijimin e Komitetit per mbarevajtjen e aktiviteteve kushtuar këtij viti i cili do të ketë detyrën t’i konceptojë dhe t’i ndjekë në bashkëpunim me të tjerë aktore të kultures”

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Viti i De Rades

Pashk Përvathi sjell natyrën e qetë në ekspozitën “Tradita në Telajo”

March 7, 2014 by dgreca

Nga Klajdi  Musabelliu/-Piktori Lezhjan Pashk Përvathi, pa çeljes së ekspozitës ‘”Tradita në Telajo”  me 30 piktura në gjininë e natyrës së qetë, tregon se ka ardhur ndryshe kësaj here përpara publikut kryeqytetas, duke qënë se në këtë  ekspozitë nuk kishte më peisazhe apo portrete si në atë të fundit. Pashku ka dashur që t’i prezantojë publikut një tjetër zhaner, e njëkohësisht ka treguar se ai mund të realizojë të gjitha gjinitë e artit figurativ, me po të njëjtin pasion e dëshirë,  ashtu sikurse publiku e ka konstatuar e pëlqyer atë në peisazhin e vjeshtës.

Tematika që piktori kish zgjedhur kësaj here, kish të bënte veç me magjinë e  natyrës së qetë, e cila me thjeshtësinë e sajë godet që në shikim të parë, e sigurisht që mund të shijohet në çdo stinë.Një ndër pikat më kryesore, apo “sekreti”  i përdorur nga autori kësaj here ishte edhe raporti e kombinimi I ngjyrave që ai e ka pasqyruar në mjaft tabllo të expozitës. Kjo është exspozita e 35-të e karrierës së Piktorit Pashk Përvathi.

Autori ka pranuar se nuk ishte nisur të krijonte një cikël me piktura të kësaj tematike, por frymezimin e ka marrë nga disa objekte të vjetra që ai poseidonte, të cilat I ka përdor si motiv për natyrat e qeta. Që në momentin e pare që nisi ti pikturonte, ai ndjeu dëshirën për ta provuar veten në këtë lloj gjinie, me dëshirën për t’i dhënë jetë objekteve. Ndërkohë hap pas hapi u krijuan edhe kompozimet e tjera. “Mendoj se edhe besnikëria që kam treguar ndaj objekteve është edhe çelsi I suksesit të kësaj ekspozite në ballafaqimin e saj me publikun e kolegët” ka thë autori. Qëllimi I ekspozitës sime ishte vërtësia e realiteti I së vjetrës, të cilin kam dashur ta risjell në të sotmen pa dale nga tradita”.

Exspozita e prezantuar në Art Galeri “Kledio” do të jetë e hapur deri më datë 12 mars

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Pashk Pervathi, Tradita ne Telajo

Shkollat shqipe festojnë 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

March 7, 2014 by dgreca

Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës si dhe treva tjera e diasporë po shënohet sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit. Kjo ngjarje historike për arsimin shqip sot është ditë festive për të gjithë shqiptarët dhe shkollat shqipe. Përmes manifestimeve të ndryshme festive kulturore dhe artistike do të shënohet kjo datë në të gjitha shkollat shqiptare, në shenjë kujtimi për mësuesit e shkronjave të para. Dita e Mësuesit lidhet me 7 marsin e vitit 1887, ku në Korçë hapet mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore për popullin shqiptar ngase deri më atëherë mësimet mbaheshin nëpër shtëpi private në mënyrë të fshehtë.dhe pse në kushte të vështira, kur ndalohej mësimi i gjuhës shqipe, ajo qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, e të tjerë. Manifestime me rastin e kësaj date do të organizojnë edhe shkolla me mësim shqip në diasporë

Filed Under: Kulture Tagged With: festojne 7 marsin, Shkollat shqipe

Dita e Mësuesit /126 vjet nga çelja e mësonjtores së parë shqipe të Korcës

March 7, 2014 by dgreca

Nga Zina Tosku/- Rreth 31 mijë mësues të arsimit parauniversitar festojnë sot 7 marsin, që përkon me 126 vjetorin e çeljes së shkollës së parë shqipe në Korçë. Përvjetori i Mësonjtores së Parë shqipe simbolizon rilindjen e madhe të shqiptarëve, luftën e tyre për identitet kombëtar, për liri dhe progres. Falë dashurisë dhe sakrificave të rilindasve tanë të shquar arsimi i rezistoi presioneve dhe i dha frutet e veta, një Shqipëri e pavarur, që iu bashkua rrjedhës së kombeve të tjera europiane, në rrugën e pavarësisë dhe zhvillimit. Përpjekjet e përbashkëta nga atdhetarët shqiptarë të Korçës, Bukureshtit e Stambollit për çeljen e një shkolle të rregullt shqipe u intensifikuan në vitet e fundit të shekullit të XIX-të. Ndër intelektualët tanë të njohur në atë kohë përmendim Naum Veqilharxhi, Zef Jubani, Jeronim De Rada, Konstandin Kristoforidhi, Thimi Marko, Naim e Sami Frashëri, Pashko Vasa, Hasan Tahsini e të tjerë. Drejtuesit e Komitetit Shqiptar të Stambollit u kujdesën në atë kohë edhe për hartimin dhe miratimin e një alfabeti të përbashkët për të gjithë bashkëatdhetarët. Me këtë alfabet ata botuan librin e parë “Alfabetarja e Gjuhës Shqipe”. Ndërsa në Korçë, nën drejtimin e Komitetit Kombëtar, ishin marrë të gjitha masat nga atdhetarët vendas për çeljen e shkollës së parë shqipe. Kështu, më 7 mars 1887, u çel shkolla në gjuhën amtare që kishte fillimisht mbi 35 nxënës. Megjithëse edhe më parë ishin bërë përpjekje për çeljen e shkollave shqipe, shkolla e parë e Korçës dallohej për fizionominë e saj kombëtare, laike dhe demokratike. Në të mësimi zhvillohej vetëm shqip, nuk kishte përmbajtje fetare dhe në të mësonin djem e vajza pa asnjë dallim. Në fillim kjo shkollë kishte katër klasa, numri i nxënësve pas tre muajsh arriti në 60 dhe në vitin e dytë të saj numëronte 300 nxënës. Mësuesit e parë që dhanë mësim në këtë shkollë ishin Pandeli Sotiri, Thanas Sina e Thoma Avrami. Si drejtues të shquar të kësaj shkolle përmenden atdhetarët e njohur Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Janko Minxha, Kristaq Vaja, etj. Falë punës së palodhur të armatës së madhe të mësuesve që shërbeu në vite, shpirtit arsimdashës të shqiptarëve, sot kemi një arsim të konsoliduar. Arsimi fillor, 9-vjeçar dhe i mesëm janë shtrirë në gjithë vendin. Arsimi i lartë, përveç Tiranës, po ecën dhe forcohet çdo ditë edhe në Shkodër, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Vlorë, Durrës, Kukës e Dibër etj.

Filed Under: Kulture Tagged With: 7 Marsi, dita e Mesuesit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 342
  • 343
  • 344
  • 345
  • 346
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT