Nga Klajdi Musabelliu/-Piktori Lezhjan Pashk Përvathi, pa çeljes së ekspozitës ‘”Tradita në Telajo” me 30 piktura në gjininë e natyrës së qetë, tregon se ka ardhur ndryshe kësaj here përpara publikut kryeqytetas, duke qënë se në këtë ekspozitë nuk kishte më peisazhe apo portrete si në atë të fundit. Pashku ka dashur që t’i prezantojë publikut një tjetër zhaner, e njëkohësisht ka treguar se ai mund të realizojë të gjitha gjinitë e artit figurativ, me po të njëjtin pasion e dëshirë, ashtu sikurse publiku e ka konstatuar e pëlqyer atë në peisazhin e vjeshtës.
Tematika që piktori kish zgjedhur kësaj here, kish të bënte veç me magjinë e natyrës së qetë, e cila me thjeshtësinë e sajë godet që në shikim të parë, e sigurisht që mund të shijohet në çdo stinë.Një ndër pikat më kryesore, apo “sekreti” i përdorur nga autori kësaj here ishte edhe raporti e kombinimi I ngjyrave që ai e ka pasqyruar në mjaft tabllo të expozitës. Kjo është exspozita e 35-të e karrierës së Piktorit Pashk Përvathi.
Autori ka pranuar se nuk ishte nisur të krijonte një cikël me piktura të kësaj tematike, por frymezimin e ka marrë nga disa objekte të vjetra që ai poseidonte, të cilat I ka përdor si motiv për natyrat e qeta. Që në momentin e pare që nisi ti pikturonte, ai ndjeu dëshirën për ta provuar veten në këtë lloj gjinie, me dëshirën për t’i dhënë jetë objekteve. Ndërkohë hap pas hapi u krijuan edhe kompozimet e tjera. “Mendoj se edhe besnikëria që kam treguar ndaj objekteve është edhe çelsi I suksesit të kësaj ekspozite në ballafaqimin e saj me publikun e kolegët” ka thë autori. Qëllimi I ekspozitës sime ishte vërtësia e realiteti I së vjetrës, të cilin kam dashur ta risjell në të sotmen pa dale nga tradita”.
Exspozita e prezantuar në Art Galeri “Kledio” do të jetë e hapur deri më datë 12 mars