• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

CARRIE HOOPER- NË SOFRËN POËTIKE TË DIELLIT

May 10, 2013 by dgreca

E ftuar në Sofrwn Poetike të Diellit, është mikja amerikane e shqiptarëve, poetja, pedagogia, këngëtarja, Carrie Hooper. Poezitë që na dërgoi janë përjetime nga takimet me shqiptarët.

DEGJOVA NJË KOR SHQIPONJASH/

(E shkruar pasi dëgjova fëmijët e shkollës shqipe në Bronx të Nju Jorkut duke kënduar)

Dëgjova një kor shqiponjash./
Me tinguj melodiozë/
flamurin kuqezi/
Qëndisën./

Zërat e tyre të pastër /
Kosovën e dashur lartësuan,/
Adem Jasharin nderuan,/
Shqipërisë nënë i kënduan./

Dashurinë e tyre ndjeva
Për mëmëdheun e largët.
Ndërsa këngët
Veshët e mi përkdhelnin,
Me sytë e zemrës sime pashë
Tokën e shqiponjave.

DUKE ECUR NË NEW YORK

(E shkruar duke menduar për pasditen në fillim të qershorit 2012 kur po shkoja më këmbë te Port Authority në qytetin e Nju Jorkut. Ditën përpara kisha bërë një intervistë për një film shqiptar.)

Pasditja e nxehtë
Më shtyp.
Rrugët njujorkeze gumëzhijnë.
Një kope njerëzish
Dyndet
Kush e di se ku?

Nga autoparlantët
E dyqaneve
Një muzikë shurdhëruese
Veshët bombardon.

Dhe ja ku jam
Në mes të kësaj gjallërie
Që më shtyn përpara
Drejt qëllimit tim.

MËSUESJA VIOLETA

(E shkruar pasi vizitova shkollën shqipe në Bronx të Nju Jorkut)
Me lumturi shpërthen ti
Duke mësuar
Shqiponjave të vogla
Leximin dhe shkrimin
E gjuhës hynjore shqipe.

Me pasion të zjarrtë
Kumbon zëri yt
Kur fëmijëve u bën thirrje
Sa më bukur të shkruajnë
Dhe Të lexojnë.

Në zemrat e të vegjëlve,
Farat e para
Të gjuhës mëmë
Mbjell.

Por edhe ti
Një fëmijë
E klasës së parë
Je bërë
Për t’u liruar
Nga prangat e padijes
Që të kanë penguar
Në komunikimin
Sa më të bukur
Të Gjuhës sate.
Lum ti,
Manushaqe e vyer!

NJOMZËS

(Njomza është kameriere në restorantin Giovannis në qytetin e Nju Jorkut)

Si një luledielli
Në lulëzim të sipër je,
E vaditur
Me zgjuarsi.

Në zërin tënd dëgjohet
Një melodi e butë.
Me zemërbardhësi
Zoti të ka veshur.

TE RESTORANTI GIOVANNI’S NË BRONX TË NJU JORKUT

Me buzët në gaz
Punonjësit të përshëndesin
Si të kishin njohur
Gjithë jetën.

Si mik i vjetër
Të mirëpresin.
Si familjar
Të përqafojnë.

Me bujarinë shqiptare
Të shërbejnë ty.
Me ushqim të shijshëm
Dhe biseda gazmore,
Shuhet meraku.

Do të gjesh
Te Giovannis
Shtëpinë tënde.

Filed Under: Kulture, Sofra Poetike Tagged With: carrie hooper, dalip greca, ne sofren poetike, te Gazetes Dielli

NJE FOTOGRAFI HISTORIKE-ORKESTRA E TE RINJEVE SHQIPTAR NE SHKUP-1912

May 10, 2013 by dgreca

Nga Arkivi i Gazetes Dielli- Numri i parë u botua me 15 Shkurt 1909, me Editor Fan S Noli, në pritje të ardhjes së Faik Konicës në SHBA/

Kjo fotografi historike ka fiksuar orkesterën me vegla frymore të të rinjëve shqiptarë në Shkup 1912. Aso kohe në atë qytet historik shqiptar zhvillohej një aktivitet i madh e me rëndësi patriotik, kulturor dhe artistik. Në Shkup kishte edhe një klub Kombëtar me rëndësi, të përbërë nga patriot të shquar. Atje dilnin edhe botime në gjuhën shqipe.(Marrë nga Dielli, qershor 1986)

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: Gazeta Dielli, Orkestra e te rinejve, shqiptare ne Shkup

“Daily Mail”: Bregdeti shqiptar, vendi për pushime familjare

May 9, 2013 by dgreca

Çmimet në bregdetin shqiptar sjellin buzëqeshje në fytyrën tuaj, është titulluar artikulli i “Daily Mail”-it/
Mediat dhe agjencitë turistike në botë vijojnë të kenë në fokus turizmin shqiptar, duke e renditur Shqipërinë si një nga vendet më të bukura në Evropë.
Gazeta britanike “Daily Mail”, ne rubrikën e saj “Travel” këtë herë ka vendosur Shqipërinë duke e përshkruar atë si një vend të përshtatshëm për pushime familjare, ku dhe kostot janë krejtësisht të volitshme.
Çmimet në bregdetin shqiptar sjellin buzëqeshje në fytyrën tuaj, është titulluar artikulli i “Daily Mail”-it, transmeton abcnews.
Kryeqyteti shqiptar është vlerësuar duke u nisur edhe nga gjërat elementare, si pikat e shitjes së ushqimeve, “fast foodet” madje edhe vetë gjuha, shprehitë e saj dhe kodet e mirësjelljes.
„Vitet e fundit Shqipëria ka pasur një zhvillim të bujshëm në fushën e turizmit, ku mijëra turistë vijnë për pushime çdo vit në vendin tonë. Bukuritë natyrore, plazhet, qytetet antike janë ndër preferencat parimore të turistëve“, shkruan “Daily Mail”. Por siç duket numri i atyre që do ta vizitojnë Shqipërinë do të rritet edhe për vitet e ardhshme si rezultat i promovimit që po i bëhet nga ndërkombëtarët.
Sipas ”Daily Mail”, shumë prej vizitorëve e cilësojnë Shqipërinë si një nga sekretet e fundit që po zbulojnë në Evropë.
Me këtë rast u rekomandohet turistëve që kanë kureshtjen për ta parë Shqipërinë të nxitojnë për ta bërë sa më parë udhëtimin.

Filed Under: Kulture Tagged With: bregdeti shqiptar, Daily Mail, familjare, vendi per pushime

Prishtina Europiane: Fesimet për Ditën e Europës

May 9, 2013 by dgreca

Nga Ermira Babamusta, Ph.D./
Prishtinë – Trevat shqiptare me një fizionomi të veten gjuhësore, kulturore dhe tradicionale, përmbajnë në vetvete sekretin historik të artit, kulturës dhe qytetërimit europian. Roli dhe kontributi i Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi në nivelin ndërkombëtar karakterizohet në ruajten e marrëdhënieve paqësore si dhe sjelljen e një qytetërimi të lashtë, historik me plot vlera. Këto vlera të artit dhe kulturës u festuan me rastin e Ditës së Europës. Manifestimi zgjat pesë ditë deri me 12 maj. Për nder të kësaj dite, rruga “Rexhep Luci” në Prishtinë u riemërua “Rruga e Evropës”.
Artistja e talentuar Festina Mejzini, e shoqëruar nga kitaristi i njohur Agron Peni dhe violinisti i shquar Festim Fanaj, janë angazhuar këtë javë për të performuar në projeketin e Bashkimit Europian enkas për festën. Organizimi u realizua nga kompania e marketingut në Kosovë “Zero Pozitive” me iniciativë nga Zyra e Unionit Evropian në Kosovë, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Integrimit Evropian dhe Ministria e Punëve të Jashtme . Kafenetë në rrugën e kryeqytetit u shndërruan në një nga “shtetet” e Europës, duke shërbyer ushqimin karakteristik të vendit përfaqësues.
Në ditën e hapjes të pranishëm ishin përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Europian, Ambasadorë të pranishëm në Kosovë, përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës dhe personalitete të tjera të njohura të botës së kulturës dhe artit në Kosovë.
Festina Mejzini me stilin e saj, me percjelljen maestrale të Agron Penit dhe Festim Fanaj, solli një stil të veçantë të cilin mund ta hasësh në rrugët e Parisit, Londrës ose Berlinit. Për ambasadorët dhe të pranishmit Festina, një figurë e dashur jo vetëm për publikun shqiptar por edhe atë europian, solli shumë performime të bukura, duke përfshirë edhe stilin‘street jazz’.
“Për momentin jam duke planifikuar një udhëtim për në Skandinavi për t’u angazhuar në një projekt të ri. Kam marrë një ofertë bashkëpunimi si dhe njëkohësisht jam në përgaditje të një kënge të re me kompozitorin Agron Peni, kitarist i grupit Latino Band. Për në verë kam disa oferta për bashkëpunime për t’u angazhuar në bregdetin e jugut në Shqipëri por ende nuk i kam finalizuar planet,” tha Festina Mejzini.
Historikisht, “Dita e Evropës” u vendos të jetë 9 maji gjatë samitit të BE-së në Milano në vitin 1985 për të kujtuar deklaratën e Schuman, Babai i Bashkimit Europian. Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman me 9 maj 1950 dha para Komunitetit Evropian të Çelikut dhe Karbonit (European Coal and Steel Community – ESCS, sot European Union – EU/BE-ja) deklaratën e famshme për bashkim të produkteve midis Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera Europiane. Përveç 9 majit, 5 maji gjithashtu festohet nga disa vende, datë e cila shënon krijimin e Këshillit Europian (Council of Europe), me 5 maj 1949. Me këtë rast, Kosova solli një përpjekte kreative për ruajen e marëdhënieve paqësore europiane.

Ne Foto: Agron Peni, Festina Mejzini, Festim Fanaj

Filed Under: Kulture Tagged With: Ermira Babamusta, Prishtina Europiane

DEGA E VATRËS NË JACKSONVILLE JU FTON ME 25 MAJ NË SHOW-n MUZIKO-LETRAR

May 9, 2013 by dgreca

Dega e Federatës “Vatra” në Jacksonville- Florida, Ju fton të merrni pjese në Veprimtarinë “Shqipëri o nëna ime”- Show artistiko-muzikor më rastin e Ditës Kombëtare te shkrimtarit të shquar të Rilindjes Shqiptare Naim Frashërit. Aktiviteti organizohet diten e Shtunë me 25 Maj 2013 në Holiday Inn Jacksonville E 295 Baymeadows Hotel ne adresen:
11083 Nurseryfields Drive Jacksonville , Florida 32256
Ju argëton më muzikë këngetari i mirenjohur shqiptar, anëtar i Federatës “Vatra”, Gëzim Nika dhe kengetari i talentuar përmetar Ermal Ponoci.
Ky show do të transmetohet në” Kelmen TV” dhë do të pasqyrohet me foto-reportazh në gazetën 104 vjecare, më e vjetra e Botës Shqiptare “Dielli”.
Koncerti fillon ë orën 7:00 pasdrekes dhe mbaron në orën 12 të nates.
①- Çmimi është 30$ per cdo person pa ushqim.
②- Çmimi me ushqim dhe pije jo alkolike është 55$ per cdo person.
Në çmim përfshihet bileta e hyrjes dhe ushqimi bashke më pijet jo alkolikë .Në ushqim i servirur nga vete hoteli do kini antipast, sallate, peshk, me garniture pule me garniture dhe dizert sipas deshires
Pijet alkolike nuk hyjnë në kete çmim.Për cdo tavolinë ka ulje për vere $20 për shishe .
Për të prerë biletat që janë të limituera kontaktoni në numrin e telefonit:① – Adriatik Spahiu
904-520-2291
Mos ngurroni behuni pjese e ketij show-u që të shuani sadopak mallin e vendlindjes.Biletat janë të limituara ndaj duhët t’i rezervoni sa më pare..

Ju faliminderit !..,
Dega e shoqates “Vatra”
në Jacksonvillë Florida(E dergoi per Diellin Lek Gjoka)

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: Dega e Vtares ne Jacksonville, me 25 Maj, nje show muziko-letrat

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 472
  • 473
  • 474
  • 475
  • 476
  • …
  • 556
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT