• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

U ORGANIZUA CEREMONIALISHT  “INSTALIMI” I AKADEMISË ALTERNATIVE PEGASIANE  BRAZIL 

April 11, 2025 by s p

U DHANË TITUJT NDËRKOMBËTARË TË AKADEMISË ALTERNATIVE PEGASIANE NË BRAZIL 

C:\Users\Kristaq\Desktop\c39aa036-01b5-4d21-b91a-f2ae09d6df24.jpg

Nga Mhill Velaj,  poet, shkrimtar, studiues 

Në qytetin Uberaba të Brazilit, në mjediset  ambientet e bukura të  Universitetit të Uberabës,Universitet,  i cili ishte angazhuar për konkretizimin me sukses të veprimtarisë,   në organizimin e Prof. Dr.  Magna Aspasia Fontenelle dhe me  nxitjen aktive  të  Prof. Dr. Kristaq F. Shabanit, President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, i AKADEMISË ALTERNATIVE  PEGASIANE ALBANIA ,  më 5 prill 2025  u organizua instalimi i  Akademia Alternative Pegasiane – Brazil, sipas ligjeve braziliane në  Qendrën Kulturore Cecília Palmério. Ky organizim erdhi si rrjedhojë e një  veprimtarie pesëvjeçare  dhe e një lidhësie të ngushtë. C:\Users\Kristaq\Desktop\f0475480-1f8e-4d98-805d-0aaef2a1f15f.jpg

Ngjarja mblodhi shkrimtarë nga disa shtete të Brazilit, autoritete civile dhe ushtarake, si dhe përfaqësues ndërkombëtarë të letërsisë. Ceremonia u drejtua nga themeluesja dhe presidentja e AAP/Brazil, Prof. Dr. Magna Aspásia Fontenelle, së bashku me shkrimtarin e njohur shqiptar Prof. Mhill Velaj, përfaqësues i drejtpërdrejtë i themeluesit dhe presidentit të Akademisë Alternative Pegasiane (Shqipëri), Prof.  Dr. Kristaq F. Shabani, i nominuar për Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2017. Përkthimet zyrtare u realizuan nga përkthyesit e ALB/Uberaba dhe AAP/Brazil, Dr. Matheus Felix dhe Togeri Wilson Vicente da Costa. Trupi akademik i instaluar përbëhej nga 29 anëtarë. Përbërja e tryezës së nderit:

• Prof. Dr. Magna Aspásia Fontenelle – Presidente e AAP/Brazil

• Prof. Mhill Velaj – Shkrimtar shqiptar dhe përfaqësues i AAP/Shqipëri
• Major Vagner Morais – Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Komandës së 5-të të Policisë Ushtarake të Minas Gerais

• Kolonel Carlos Furtado – President i Akademisë Maranhense të Shkencave, Letërsisë dhe Arteve Ushtarake (São Luís-MA)

•Prof. Dr. Djalma Gonçalves Pereira – Përfaqësues i Kryetares së Bashkisë së Uberabës, Elisa Araújo, dhe i SEMED

*

 Gjithashtu,  në këtë ceremonial instalimi festiv u ndanë titujt ndërkombëtarë. 

Manifestimi i dhënies së titujve ndërkombëtarë “AKADEMIK I PAVDEKSHËM” filloi me himnin kombëtar barazilian, i ekzekutuar  dhe interpretuar  nga kori i ushtrisë dhe nga të rinjtë e Universitetit Uberaba të Brazilit. 

Pas himnit kombëtar brazilian veprimtaria ceremoniale u hap nga moderatorja, e cila lexoi në portugalisht   fjalën përshëndetëse dhe motivuese për bashkëpunimin kulturor Shqiperi – Brazil të Presidentit të LNPSHA “PEGASI”, AKADEMISË ALTERNATIVE PEGASIANE  ALBANIA Prof. Dr. KRISTAQ F. SHABANI : “Mbi fytyrat tona sot entuziaste ka rënë me shkëlqimin e gjithë ngjyrave,  ylberi kreativ…C:\Users\Kristaq\Desktop\14e7f3a9-1ed5-428c-bc4c-d0244083b00a.jpg

Të nderuar miq, shkrimtarë, poetë, studiues, akademikë  të Akademisë Alternative Pegasiane Brazil!

E nderuara Prof. Magna Aspasia Fontanelle, Presidente e AAP/ Brazil, drejtuesja e kompletuar, realizatore e ideve të mëdha, synuese për nivele,  farkëtuesja e kësaj lidhjeje të madhe  universale, e cila, nga sot, nis një rrugëtim  edhe më të madh dhe kualitativ universal në fushën e Letërsisë, Kulturës dhe Artit… 

Natyrisht, që të arrihet një lartësi e tillë, një kryetregues kaq thelbësor duhet të kesh një staf  të përgatitur, staf shumë të gjallëruar, i cili lufton me mish e me shpirt për realizime kaq të madh. Dhe ky reflektim është  në anëtarësinë e përkushtuar të këtij organizmi  të dritësuar…

Sot, ne përjetojmë një ngjarje madhore të ligjërimit institucional të AKADEMISË ALTERNATIVE PEGASIANE  BRAZIL; KONKRETIZIMIN E MUNDIT TË KËTIJ PESËVJEÇARI dhe kemi të drejtë të krenohemi së toku; kemi të drejtë të festojmë, sikundërse dinë shkrimtarët, poetët, artistët, akademikët e zellshëm dhe të përkushtuar…

Kur lidhen poetët shkrimtarët e dy vendeve, të disa vendeve, njëri me tjetrin, lidhet letërsia, kultura, lidhen shpirtrat dhe nuk ka forcë që të ndajë këtë botë të madhe kreative, e cila ndriçon me forcën e diellit, ndrit me fosforishencën e Hënës së florinjtë dhe me kulmin e gëzimit njerëzor. A nuk e vërteton katërcipërisht kjo lidhësi e bukur, harmonike Brazil – Shqipëri e pandodhur kurrë më parë, por kjo ndodh në këto vite veprimtarie  duke patur vetëm botën e pasur shpirtërore dhe mendimin përfaqësues kreativ në kulm. Njerëzit e tillë  kapin Maja!

Mbi fytyrat tona, sot entuziaste, ka rënë me shkëlqimin e gjithë ngjyrave,  ylberi kreativ…

Ju përshëndesin nga Gjirokastra , nga Tirana e vendit të shqiponjave, buzë Adriatikut  dhe Jonit të lashtë, Shqipëria .

Jemi shumë entuziastë për gjithçka arritët dhe  arritëm, për gjithçka bëmë  gjatë kësaj lidhje të bukur  me një partneritet të pakrahasueshëm. Veprimtari të shumta me theks  gjatë kësaj kohe me shfrytëzim intesiv: ekspozita, intervista, konkurse, botime, paraqitje të këtyre veprimtarive në median braziliane dhe shqiptare  dhe mediet vizive respektive të dy vendeve, revistës “POLEART”;  nderime me tituj të shumtë retrospektivë, manifestime dinamike, analitika , promovime veprash  e tjera dhe, natyrisht, një kulm është dhe  dalja në pah e një Antologjie Universale “ Korsi e Hapur” (Open Lane) 5 proze dhe poezi në gjuhën e bukur portugeze(braziliane), ku marrin pjesë  71 poetë e shkrimtarë nga  disa vende, ku është demonstruar niveli, spontaneiteti  dhe përfaqësimi.

Prezantimi apo promovimi i Antologjisë  në Ditën Ndërkombëtare të Librit, para do kohe, në disa qytete të Brazilit ishte një nisiativë e bukur, e admiruese, ngazëlluese, frymëzuese dhe shumë domethënëse. Po kështu, veprimet madhore të ndërsjellta këtu te ne,  flasin  realisht  dhe dritojnë rrugëtimin tonë të madh e të pandalshëm.

Është një sukses i madh, është një emancipim letrar , është një shkëmbim universal vlerash, është një produkt i planetit tonë mental. Ky rrugëtim i bukur do të vijojë me gradient e temp më të lartë në të ardhmen. Ne poetët, shkrimtarët  jemi fatlumë, se kemi pasaportë universale  dhe shkalla e njohjes sonë është e madhe , e pakrahasueshme.

Le t’i  gëzohemi Antologjisë sonë dhe të projektojmë projekte akoma më të mëdha për të ardhmen! Le t’i gëzohemi këtij ceremoniali përurimi …

Të kaloni gëzuar, të lumtur në këtë ditë historike  për ju dhe të gjithë ne, si një përfaqësim i madh i kreativitetit !

 Libri është pasuria shpirtërore më e madhe Universit!….

Rrofshim krijuesit dhe gjithë punonjësit shkencorë të Brazilit dhe të Shqipërisë. 

Përshëndetje, urime dhe suksese!

Ju përqafojmë të gjithëve, pa përjashtim… Drejt rrugëtimit të ri po nisemi  me besim se do të shkëlqejmë !

           Prof.dr. Kristaq F. Shabani  poet, shkrimtar, studiues, estet

          President i Akademisë Alternative Ndërkombëtare “ Pegasi” Albania 

President i Lidhjes Ndëkombëtare të Poetëve , Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA 

Anëtar i IWA (OHAJO) SHBA 

“Njeriu i Vitit 2011 dhe 2012”  ABI  SHBA

Kandidat për Çmimin “NOBEL” për paqen për Vitin 2017” e tjerë.

*

Kjo përshëndetje  u shoqërua me duartrokitje frenetike nga pjesëmarrësit. 

Fjalimet dhe simbolika

Në fjalimin e saj hapës, presidentja Magna Aspásia Fontenelle theksoi rëndësinë e partneriteteve mes popujve dhe kombeve. Ajo riafirmoi përkushtimin e AAP/Brazil për bashkimin e kombeve, shkëmbimin e dijes, vlerësimin e gjuhëve portugeze dhe shqipe, si dhe promovimin e përfshirjes dhe respektimit të dallimeve.
Më pas, Mhill Velaj preku audiencën duke theksuar bashkëpunimin mes Brazilit dhe Shqipërisë, punën e Prof. Dr. Kristaq F. Shabani-t dhe simbolikën e Kosovës, vendlindjes së tij, si shembull qëndrese dhe shprese. Ai gjithashtu bëri thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Brazili, si një akt afrimi diplomatik dhe kulturor.

Mandej, në bazë të një program të qartë e të motivuar folën shkurt dy akademikë brazilianë, të cilët evidentuan rëndësinë e kësaj ngjarjeve  dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve;   u interpretuan  nga këngëtarë të ftuar këngë braziliane, si dhe u recituan  poezi  nga krijuesit … Mandej, Prof. Dr. Magna Aspasia Fontenelle, Presidente e Akademisë në një fjalë  të shkurtër nderuese  paraqiti emrat e Akademikëve brazilianë dhe emrat Akademikëve të disa shteteve evropiane. Të pranishmit e lauruar me titullin “Akademikë të pavdekshëm” bënë betimin. 

Komisioni vendor caktoi prof. Mhill Velajn dhe profesoreshën Magna Aspasia Fontenelle që të ndajnë Certifikatat dhe Medaljet për të lauruarit me titullin “Akademik i pavdekshëm”. Pas këtij akti solemn  ndarjes së Certifikatave dhe Medaljeve, fjalë përshëndetëse  mbajti Prof. Mhill Velaj, i cili  përshëndeti në emër të LNPSHA “PEGASI” ALBANIA”,  Akademisë Alternative Pegasiane Albania në veçanti dhe në emër të  krijuesve  shqiptarë në përgjithësi, i cili, midis tjerash, tha: “Të nderuar të pranishëm, përshëndetje për të gjithë! Jam i privilegjuar  që sonte  jam në mesin Tuaj  në,  ngjarjen  më të madhe të 5 prillit, këtu në  UBERABA TË BRAZILIT, në  ceremoninë e “instalimit”  të Akademisë Alternative Pegasiane, në këtë qytet  dhe shtet të bekuar.   Është një ngjarje e bukur dhe tepër emocionuese të arrish një synim madhor, i cili po realizohet falë përpjekjeve dhe kontributit të një partneriteti model…, të paarritshëm më parë. Ne jemi të lumtur që në Uberaba të Brazilit po mbajmë ceremoninë e “instalimit ” të Akademisë Alternative Pegasiane, sipas legjislacionit brazilian. Kjo arritje po vjen falë veprimtarisë dhe kontributit të Prof. Dr. Magna Aspasia Fontenelle, Presidente e AAP BRAZIL. Në këtë ceremoni po marr pjesë si përfaqësues i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, i AAP ALBANIA, prandaj, më lejoni që të përshëndes dhe të falënderoj Prof. Dr. Kristaq F. Shabanin, i cili më dha mundësinë që ta përfaqësoj në këtë event të veçantë. Unë jam Mëhill Velaj, poet dhe shkrimtar. Me këtë rast, kam nderin dhe kënaqësinë që t’ju përshëndes në emër të shkrimtarëve dhe intelektualëve të kudondodhur në botë. Vij nga shteti më i ri Kosova  dhe duke përfituar nga ky rast i madh kërkoj që dinjitetshëm të njihet Pavarësia e Republikës së Kosovës nga ky shtet i bekuar 202 milionësh, Brazili. Dhe në këtë akt kanë rolin e tyre  dhe krijuesit e këtij vendi, akademikët, intelektualët progresistë. ( Duartrokitje frenetike miratimi nga pjesëmarrësit). 

Unë, që nga paslufta jetoj dhe punoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për një kohë kam qenë kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro- Amerikanë, me seli në Nju Jork. Jam autor i 25 veprave letrare, romane, tregime, poezi, vëzhgime kritike letrare etj. Jam babai i pesë fëmijëve, i dy djemve dhe i tri vajzave. Me lejoni t’ju përshëndes dhe të ftoj kryetaren, Magna Aspasia Fontanelle për t’ia dorëzuar asaj flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe,  me këtë rast, aktivitetit i uroj dhe i dëshiroj suksese dhe punë të mbarë, ndërkaq, të gjithë Akademikëve shqiptarë dhe të tjerëve u uroj mbarësi dhe gëzime në jetën e tyre! Dhe tani, më lejoni të lexoj listën e Akademikëve nga trojet shqiptare dhe vendeve tjera me sa vijon: 

1.Prof. dr. Kristaq F. Shabani poet, shkrimtar, studiues është President i Akademisë Alternative Ndërkombëtare “ Pegasi” Albania President i Lidhjes Ndëkombëtare të Poetëve , Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA Anëtar i IWA (OHAJO) SHBA “Njeriu i Vitit 2011 dhe 2012” ABI SHBA Kandidat për Çmimin “NOBEL” për paqen për Vitin 2017. 

  1.  Dr. Hekuran A. Rapaj Sekretar i Përgjithshëm LNPSHA “Pegasi” Albania, studiues për çështje ndërkombëtare, poet, publicist. 
  2. Flutura Maçi, poete, piktore, Kryetare e Bordit drejtues të LNPSHA “PEGASI” ALBANIA.
  3. MAJLINDA SHABANI (ALEKSANDRA) poete, përkthyese, shkrimtare IWA (SHBA), UPLI (SHBA), POETAS DEL MUNDO (KILI), Zëv/Sekretare e Përgjithshme e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, Zëv/ Sekretare e AAP ALBANIA.
  4.  Prof. dr. Bexhet Asani, studiues, shkrimtar,  Maqedonia e Veriut, Sekretar i Akademisë Alternative Pegasiane ALBANIA.  
  5.  Xhevat Limani  shkrimtar, poet,  dramaturg,  aktor, regjisor  Maqedonia e Veriut; Bashkëkryetar i Bordit Drejtues i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA; President i Tetarit SHQIPTARO- AMERIKAN.
  6.  Prend BUZHALA, poet, shkrimtar, studiues , Klinë, Kosovë, anëtar i Kryesisë së AAP/Albania
  7. Dinos Koubatis IWA writer, shkrimtar,  poet, regjisor,  aktor, President i “KLUBI I IDEVE” ATHENS,  GREECE.
  8. Eli Llajo poete, përkthyese Patra, Greqi, Koordinatore e LNPSHA “PEGASI” GREQI.
  9. Zekerija Idrizi – studiues, poet, shkrimtar dhe kritik letrar, Koordinator i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA – Berlin, Gjermani.
  10. Vasiliki Kolliopoulou Kalahani  poete, përkthyese, Korinth Greqi ; Anëtare e Kryesisë së AAP/ Albania 
  11. Petro Dudi shkrimtar, poet, studiues, IWA, Zëv/President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA Tiranë.
  12. Dr. Panagiota Zaloni,  anëtare e shquar e Shoqërisë së Shkrimtarëve Grekë, poete, eseiste, kritike, piktore; Presidente e Lidhjes së Shkrimtare “Xasteron” ,  botuese e revistës letrare ndërkombëtare në disa gjuhë  “Keleno”. 
  13. Antonios Zalonis, përkthyes (anglisht, frëngjisht, greqisht), anëtar i Katedrës së përkthyesve IAPËA “PEGASI” ALBANIA. 
  14. Prof. dr. Begzad Baliu, albanolog, shkrimtar Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina’’Republika e Kosovës.
  15. Nexhmije Hasani poete, shkrimtare; Koordinatore e LNPSHA “ PEGASI” ALBANIA për Anglinë.
  16. Vjollca ALIAJ poete, shkrimtare, Presidente e Shoqatës  “Gratë e Detarëve Shqiptarë.
  17.  Dr. Albert Habazaj poet, shkrimtar, studiues. Kryetar i Shoqatës “Petro Marko “ Vlorë Albania, anëtar i Bordit Drejtues të LNPSHA “PEGASI” ALBANIA.
  18. SIBELA ALIMOVSKA , studiuese, poete, Presidente e Shoqatës “22 Nëntori” Manastir, anëtare e katedrës së Përkthimeve të LNPSHA “PEGASI”  ALBANIA , Maqedonia e Veriut. 
  19. Prof.  Mhill Velaj,IWA  shkrimtar, poet, studiues SHBA, anëtar i AAP/ ALBANIA, Koordinator i LNPSHA “ PEGASI” ALBANIA në SHBA. 

*

   Pjesëmarrje të spikatura në ceremonial:

• Prof. Dr. João Paulo Vani – President i Akademisë Braziliane të Shkrimtarëve (SP)
• Prof. Fátima Mandelli – Presidente e Akademisë së Arsimit të Brazilit (PR)
• Dr. Dione Navarro – Presidente e Akademisë së Letrave të Ponta Grossa (PR)
• Prof. Samira Aparecida de Camargo – Presidente e Tertulia Lusófona (SP)
• Këshilltari Bashkiak Almir Silva – Përfaqësues i Këshillit Bashkiak të Uberabës
• Shkrimtarja Maria Graça Melo – Azore, Portugali
• Familjarë, miq dhe dashamirës të artit, kulturës dhe letërsisë.

Koloneli Carlos Furtado foli në emër të akademikëve, duke theksuar lidhjen ndërmjet letërsisë, arsimit dhe qytetarisë.

*

Kjo veprimtari ishte një kulm i arritjeve të AAP/ Brazil, i Presidentes së sajProf. Dr. Magna Aspasia  Fontenelle dhe kjo vërehej në reflektimet e të gjithë pjesëmarrësve, të cilë, të të cilat ishin shumë entuziastë  dhe shprehnin falënderimet  e tyre.

 Veprimtaria “intaluese”  u parapri  më datën 4 prill nga një veprimtari  shkencore në Hotelin Tamareiras Park , e quajtur  “Debat Kulturor letrar” ku referuan personalitete si: Dr. Rudolfo Medeiros Cunha Fortes Dr. Matheus Felix, Prof. Toger Wilson Vicente da Costa, Dr. Katia Valadares, Maria Graça Melo. Debati u drejtua nga Cel Carlos Furtado . Diskutimet e këtyre protagonistëve tërhoqën vëmëndjen dhe u zhvillua në formë të debatit…Përshëndeti këtë debat   dhe Prof. Mhill Velaj. Paneli promovoi një dialog ndërkombëtar të pasur mbi letërsinë, paqen dhe identitetin kulturor. Veprimtaria  u plotësua dhe u ndriçua gjithashtu  nga referimi konciz:  inisiativa e dy Akademive  Albania-  Brazil i hartuar nga  Prof. Kristaq F. Shabani dhe  Magna Aspasia Fontenele me objekt: ” PËR NJË MENDIM TË KONSOLIDUAR NË FUSHËN E LETËRSISË, ARTIT DHE TË KULTURËS PËR PROGRESIMIN E BOTËS “… Kjo nismë  mendohet  të  shtrihet në plan botëror.      

” PËR NJË MENDIM TË KONSOLIDUAR NË FUSHËN E LETËRSISË, ARTIT DHE TË KULTURËS PËR PROGRESIMIN E BOTËS “… 

  INICIM BASHKËKOHOR MBARËBOTËROR

Iniciues: Prof.  dr. Kristaq F. Shabani  Albania

Prof. dra. Magna Aspasia Fontenelle Brazil   

LËVIZJA E MADHE,  NË NJË DITË TË MADHE : ” PËR NJË MENDIM TË KONSOLIDUAR NË FUSHËN E LETËRSISË, ARTIT DHE TË KULTURËS PËR PROGRESIMIN E BOTËS “… 

Të nderuar miq,  dëshirojmë të shpalosim në këtë ceremonial të instalimit të AAP/ Brazil , një lëvizje tërësore globike.

Ne jemi menduar dhe e kemi konceptuar drejt këtë lëvizje dritëruese.

Kjo lëvizje do të ketë një program të detajuar me synime- objektiva dhe, në këtë sipërmarrje, do të marrin pjesë Njerëz të shquar të këtyre  fushave, liderë të Shoqatave dhe Lidhjeve të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve , Akademive  që veprojnë sot kudo në Botë, personalitete të larta akademike , shkrimtarë, poetë, artistë, studiuesë të njohur, jo vetëm nga të dy vendet tona, por edhe nga Bota… 

Kjo do të jetë e motivuar si Dita e harmonizimit të mendimit të konsoliduar , e cila mund të përkojë me Ditën Ndërkombëtare të Poezisë apo të Librit,  apo me ditët e lindjes të akademive tona …

Logua e veprimtarisë : “Jemi të gjithë engjëj … Ejani të bashkojmë krahët dhe të fluturojmë së bashku”për progresimin e Botës” .

Sinkronizimi i ideve, mendimit material intelektual kreativ letërsia, art , kulturë në plan botëror .

Pikësynimi kryesor  është : “Letërsia  dhe arti i mirëfilltë , novator i shekullit”

Synime: 

*Për tërheqjen e vëmendjes nëpërmjet letërsisë shumëgjinish në prozë, ku në  substratin e saj të mbartet shumëformëshmëria e gjinive, si dhe, nëpërmjet të shkruarit kreativ novator, të mundësohet përcjellja e mesazheve madhore për një botë të ndryshuar,në sensin progresist,  e cila ecën drejt suksesimit të saj, humanizmit, dashurisë njerëzore dhe luftës eksistenciale të një paqeje të qëndrueshme …

*Rritja e nivelit të kontributit kreativ të të talentuarve dhe rritja e dimensionit të pjesëmarrjes së tyre aktive në jetën shoqërore dhe në përparimin e mentaliteteve të saj në kahje pozitive.

*Qenia njerëzore të gëzojë të gjitha privilegjet e saj, të drejtat e saj dhe të kontribuojë në  praninë dhe forcimin e një paqe ekzistenciale universale. Kreativiteti i letërsisë dhe artit mezazhues paqetues  dhe rritjes së ndjenjës së gjallimit të ekzistencës.

*Për rritje të nivelit në gjininë e poezisë, duke parapëlqyer poezinë e temperamentit aktiv, filozofik, psiko-moral  dhe të edukimit shkëlqimtar të brezave, duke ndriçuar me aftësi pjesë e errëta  e duke zgjuar energji pozitive për kualitet jetese individuale dhe shoqërore  gjithëglobike.

*Spikatje aftësie në kreativitetin në fushat e artit: pikturë, skulpturë, art skenik e tjerë, duke ndikuar qenësisht dhe thellësisht në rritjen inkadeshente me synim dritimin e jetës së njeriut  në të gjitha kahjet.

*Në rritjen e ndjenjës së vetkontrollit dhe kontrollit  për të krijuar barrierë ndaj plagëve shoqërore , të cilat ndikojnë në rritjen e koeficentit mortor ; pra të krijohet një kthesë në eliminimin në maksimum të procesit të eliminimit njerëzor  duke mos privuar jetët .

2. Në platformën e kësaj Lëvizje madhore  do të hidhen piketa  për një partneritet mbarëbotëror midis Akademive,  lidhjeve, klubeve, shoqatave  të shkrimtarëve, poetëve, artistëve, stafeve akademike e tjerë  me synimin madhor për lidhësi  të ndërsjelltë në përgatitjen me nivel të Antologjive  Ndërkombëtare në poezi e prozë, e cila duhet t’i përgjigjet zhvillimit logjistik të kohës, me qëllim që  antologjive, librit të  zhanreve të ndryshme  të letërsisë  së printuar  t’i tregohet interesi i duhur. 

Duhet që në këtë lëvizje me princip të hyjmë me moton: “ Libri i printuar është i pavdekshëm”. Që të realizohet kjo duhet që, ne krijuesit në mbarë botën,  t’i kushtojmë parësi ndryshimit përmbajtësor, formatit, futjes së elementëve dinamikë të letërsisë së mirëfilltë gjithëgjinish për t’iu përgjigjur elementëve progresivë të leximit të sotëm  dhe të shtimit të kuriozitetit  për modelim e module të rinj të paraqitjes dhe të përmbajtjes tërheqëse dhe shtimit të kënaqësisë gjatë leximit  ….

Nëse flasim  për romanin, duket të shkëputemi, (kemi mendimin), nga ndërtimet kompozicionale  statikë  të letërsisë klasike  dhe të sjellim vepra me kompozicion të ndërtuar me një arkitekturë  të re, ku të ndërlidhen gjithë zhanret e letërsisë: prozë, poezi,  proemë , fabul, hajk ,  epigram e tjerë, duke përdorur me aftësi narrativitetin, diskursin letrar dhe figurimin e simbolikën . Duhet të kuptojmë mirë se, sot, ka ndryshuar katërcipërisht niveli, logjika lexuese, niveli intelektual dhe të këndvështruarit e botës.  

Të nderuar miq, kjo lëvizje  është shumë e nevojshme.  Gjetja e formave dhe metodave  sa më të larmishme e çliron  gjininë e prozës nga përgjumja, nga thatësira  dhe e lulëzon kurorën e saj gjigande. Po kështu, poezia me figurime të ndritshme  dhe me simbolika dinamike me kërkim,  me fjalë të figuruara të përzgjedhura, me plasticitet, me temperament filozofik  e vë në lëvizje planetin mental të lexuesit dhe ndriçon rrugën e tij për përparim  dhe zhvillim të intelektit; krijohet kështu një frymëmarrje e re, larg klisheve dhe praktikave  të rëndomta, duke e shndërruar poezinë në një princeshë të vërtetë e tjera. Po kështu mund të flitet për Artin në të gjithë spektrin e tij të gjerë, për kulturën dhe ndërlidhësinë e kulturave midis popujve. Kështu realizohet  më mirë prania, afëria dhe përtypja e materialit kreativ.  Qëndrimi në vend të tulat, lëvizja të gjallëron dhe të realizon progresin.  

Ne do të paraqesim në të ardhmen platformën e kësaj lëvizjeje elastike. Ne këtë lëvizje tashmë e kemi bërë të njohur…. Inisiatorët e saj jemi të gjithë ne,  Dhe shpresojmë se do të përkrahet lëvizja jonë  gjerësisht e gjallërisht.

Faleminderit!  

Gjirokastër  Albania , Uberaba Brazil  04.04.2025

*

Ideimi dhe organizimi i ngjarjes u realizua me përpikmëri dhe përkushtim nga Prof. Dr. Magna Aspásia Fontenelle, në bashkëpunim me Prof. Togeri Wilson Vicente da Costa, duke i dhënë qytetit Uberaba një mbrëmje të paharrueshme dhe historike për kulturën braziliane dhe ndërkombëtare. 

Të nderuarit e mbrëmjes

*Shkolla Tiradentes e Policisë Ushtarake të Minas Gerais • Banda Muzikore e Komandës së 5-të RPM • Maître Z. Douglas Silva Mariano • Orkestra Rinore Tiradentes • Prof. Maurício Ferreira – Përfaqësues i ALB/Uberaba-MG • Akademiku Carlos Felipe Peres Vilas Boas • Prof. Togeri Wilson Vicente da Costa – Sekretar Ekzekutiv i AAP/BrazilProf Dr.Rodolfo Medeiros Cunha Fortes.

Takimi i akademikëve u mbyll me një darkë festive në Hotelin Tamareiras Park.

*

Gjatë  qëndrimit  në Uberaba unë së toku me anëtarët  e Akademisë  vizituam Muzeun Memorial  “Chiko  Xavier”. U njoha me këtë figurë poliedrike  braziliane  me jetën dhe veprimtarinë e tij  shumëplanshe, pasi kjo figurë në Brazil  ka vlerësim të lartë kontributi.  

Befasuese ishte vizita në Atelien e Artit të piktorit akademik  Reginaldo  Pereira ,i cili në këtë atelie kishte ekspozuar të gjithë punimet e tij që të mbresonin shpirtërisht dhe paraqesnin  jetën  dhe natyrën braziliane dhe shumë punime kishin objekt qytetin e Uberabës. Punimet ishin realizuar me art dhe shpirt dhe dilte në pah  aftësia penelatuese e piktorit,  e cila kishte marrë përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare, fitues i shumë titujve dhe çmimeve vlerësuese. 

Po kështu ne vizituam së toku  Parkun Nacional të Disanaurëve, një park i preferuar  nga vendasit dhe nga  vizitorët e shumë  të huaj .

Më bëri shumë përshtypje  mikëpritja  braziliane, ku unë  së toku me Prof. dr.Magna AspasiaFontenelle vizituam disa familje të akademikëve të sapotitulluar. 

U largova nga ky qytet i bukur me njerëz pot ë bukur me përshtypje  shumë të mira, për t’u rikthyer sërisht pranë tyre.

Uberaba – Brazil, më 5 prill 2025

C:\Users\Kristaq\Desktop\fbd215fc-bb73-4dfd-b7e9-39b6082cc520.jpg
C:\Users\Kristaq\Desktop\14ea2232-26b8-46ae-98b7-05961120a3c1.jpg
C:\Users\Kristaq\Desktop\2a4177f9-6b87-4624-adac-f8dc1b08e4c3.jpg
C:\Users\Kristaq\Desktop\272fcae5-81e5-43aa-ad1b-0943f3164183.jpg
C:\Users\Kristaq\Desktop\download.jpg
C:\Users\Kristaq\Desktop\294a9f80-38b9-4213-a1e3-800aaab73087.jpg
C:\Users\Kristaq\Desktop\646e32be-ad77-4881-8ee1-fc5440df4806.jpg
C:\Users\Kristaq\Desktop\f289c972-1fc2-4918-887a-18e979986493.jpg
C:\Users\Kristaq\Desktop\488917859_1025130579582675_5607229124667725521_n.jpg
C:\Users\Kristaq\Desktop\490042620_1017946369779209_3832393456712054910_n.jpg
C:\Users\Kristaq\Desktop\490213388_1244854150334979_3920731175187633012_n.jpg
C:\Users\Kristaq\Desktop\5eabacb1-57c8-4012-9664-f99c6ba57c9e.jpg
C:\Users\Kristaq\Desktop\487880203_1726922371589563_3828980912968950497_n.jpg
C:\Users\Kristaq\Desktop\5b52ecae-2f61-448a-afec-d836b3c06a62.jpg

Filed Under: LETERSI

JUL (GIULIO) VARIBOBA –  POETI  I PARË I MIRËFILLTË NË LETËRSINË SHQIPE

April 10, 2025 by s p

HASAN  GREMI/

 (Me rastin e 300 – vjetorit të lindjes)

Shqiptarët e kishin nisur rrugën e mërgimit drejt Italisë në grupe të vogla para vdekjes së Skënderbeut po, pas pas vdekjes së tij (në vitet 1468-79)  valët e mërgimit të shqiptarëve u dendësuan. Këtij vërshimi mërgimtarësh nga Shqipëria iu bashkuan edhe shqiptarët e Gadishullit të Moresë në Greqi. Mbreti i Napolit i vendosi shqiptarët në krahinat e varfëra të Italisë së Jugut, në djerrinat e Basilikatës, Molizes, Puljes, Kapitanatës e sidomos në Kalabri. Komuniteti i mërgimtarëve shqiptarë u përballë me kushte tepër të vështira ekonomike, pa ndihmë e përkrahje, po ruajtën gjuhën,  pasurinë e lashtë të jetës zakonore të të parëve. E quajtën veten “si të huaj në dhe të huaj”, prandaj jetuan të shkëputur nga popullsia vendase, po jetuan me tiparet e kombësisë së vet, ruajtën të pashlyera luftrat e stërgjyshërve dhe luftën heroike te Gjergj Kastriotit…                                                                                                                                            U hapën dy kolegje njeri në Kalabri dhe tjrtri në Sicili për të përgatitur klerikë për shërbesat kishtare në komunitetit arbëresh, që ndihmuan në gjallërimin e jetës letrare në këto ngulime me përkthime dhe përshtatje kishtare didaskalike nga latinishtja, italishtja dhe rrallë ndonjë poezi e shkurtër mistike origjinale. Janë të njohura përkthimet nga italishtja  i Lekë Matrëngës “E mbsuame e krishterë!”,  Nikollë Brankati që përshtati  këngë fetare, Nikollë Filja përmbledhjen me këngë popullore, “Këngëza të pleqrisë”, Nikollë Keta hartoi fjalorin “shqip – italisht” dhe disa autorëanonimë etj. Nuk  munguan edhe përpjekjet për të shkruar në gjuhën e të parëve të tyre.          

                                                                                                                                                              Ky gjallërim  i kulturës krijoi terren të përshtatshëm që letërsia e vjetër arbëreshe të hynte në hullinë e zanafillës së vet.  Një nga të parët që i dha zë litaleral poezisë shqipe  qe Jul (Giulio) Variboba. Jul Variboba lindi në Mbusat të Kozencës. në vitin 1725, studioi në seminarin e SH. Benedikut Ulanos ku ishte ndonjë vit edhe rektor i tij.. Më vonë shërbeu prift në vendlindje po pati mosmarrëveshje të mëdha me bashkëkombasit, se donte t’i kthente në katolikë, gjë që nuk ishte në interes të tyre. Qe i detyruar të largohej nga Kalabria,  përfundoi në Romë ku punoi si sekretar i një urdhëri fetar. Në këtë kohë botoi edhe poemën poetike,  (disa kritikë arbëreshë e kanë quajtur “Përmbledhje poetike” po studiuesja  K. Kodra e argumenton në llojin e poemës),  “Gjella e Shën Mërisë Virgjër!” në vitin 1762,  që është një urë kalimi nga letërsia e llojeve të shkurtëra në llojet e letërsisë më të  gjata. Variboba u mbështet në  Biblën që shërben si paratekst, ungjijtë   apokrifë dhe ligjëratat e ndryshme fetare që u përpunuan të gjitha nga autori  në mënyrë krijuese. Edhe ndikimi i poezisë popullore ka qenë relativisht i dukshëm.     

Në poemë figura qendrore  e Shën Mërisë është dhënë sipas përfytërimit kishtar tradicional, po shpesh ai e shkëput nga hierkaria fetare  duke i veshur asaj tipare njerëzore, e paraqet si një nënë të zakonshme që qan djalin që ia kanë vrarë dhe po e varrosin, tipsr që spikat thekshëm dhembjen e saj në vargjet “… Bir, si të vranthit?/  Mua, ku më lanthit?/  Si s’ të pan lipisi?/ (mëshirë)/ si s’ të ndihu mosnjeri?/ Me tij bir dua të shihem./ Në këtë varr dua të mbëllihem!…”                                                                                                                 Për ta bërë poezinë sa më shpirtërisht për lexuesin, poeti në fjalë krijon mjedise të ngjajshme me ato të fshatrave arbëreshë. Në vargjet e poemës ai fut edhe elementë të lirizmit arbëresh, përshkrime të disa zakoneve të tyre, emra të bashkëfshatarëve, toponime arbëreshe, mjete të gjuhës arbëreshe, figura artistike që burojnë nga folklori arbëresh.  Të gjitha këto jo vetëm i japin ngyrën e kohës, po ruajnë edhe identitetin arbëror të krijimit.                                                                              Si lirik i lindur, poeti shfaq thjeshtë e ngrohtë ndjenjat dhe qëndrimin e vet.                                                         Jul Variboba ka meritën që nxori në dritë të parën vepër artistike të letërsisë arbëreshe dhe shqiptare që shenjoi rrugën e kalimit nga letërsia didaktike-fetare me vlera më tepër gjuhësore dhe historike, në atë te letërsia artistike që është edhe një urë kalimi  në letërsinë e Rilindjes.                                                                                                                                              Variboba u përket atyre autorëve që herë janë himnizuar dhe, herë të tjera nënvleftësuar apo sulmuar nga studiuesit. Shkenca sociologjike e gjysëm shekullit të diktaturës nuk e ka mohuar, siç ka bërë me të tjerë, po e ka quajtur fetar karakterin e veprës së tij si kufizim të rëndësishëm të mesazhit dhe, ndonëse ia ka pranuar vlerat estetike, nuk është ndalur shumë tek ato. Me veprën e Varibobës janë marrë shumë studiues shqiptarë, të diasporës dhe të huaj që kanë dhënë mendime nga më të ndryshmet.                                                                                                                                     Është e vërtetë që ekziston një studim monografik i shkurtër mbi këtë poet nga studiuesi arbëresh Xhuzepe Ferrari, po në të trajtohen vetem pak nga problemet që lidhen me autorin në fjalë dhe me veprën e tij dhe mungon një analizë e detajuar e formës së kësaj vepre.                                                                                                                                                                Po, tani së fundi studiuesit arbëreshë Profesor Italo Costante Fortino dhe Vincenco (Vincenzo) Belmonte që kanë pasur meritën e botimeve kritike (Fortino 1984) në nivele bashkëkohore europiane të poemës së këtij autori, kanë shprehur vëzhgime origjinale për vlerën e kësaj vepre. Fortino e quan “poeti ripërtritës”).         

Mendojmë se një studim që u jep përgjigje shumë pyetjeve të shtruara nga kritikët e lartëpërmendur mbi veprën e Jul Varibobës është studioesja e mirënjohur shqiptare Profesore Klara Kodra e cila vlerëson punën e paraardhësve të vet, por përpiqet të shprehë qëndrimin e vet personal dhe origjinal, duke debatuar me palët kur është nevoja, me mendimin e studiuesve të mësipër dhe të tjerë duke i mbështetur apo shtjelluar mendimet e tyre.                                                                                                                                                           Në studimin e saj i ka vënë për detyrë vetes të zgjidhë disa nga problemet kyçe që lidhen me veprën e këtij autori  si: a është ai poet i vërtetë apo jo në bazë të kriteri të literalitetit, domethënë të vlerësimit estetik, a i takon letërsisë artistike apo është në nivelin e këngëtarit popullor si pretendon ndonjë studiues, a është vepra e tij “Gjella e Shën Mërisë Virgjër”, (Jeta e Shën Mërisë Virgjër) poemë a cikël këngësh? Cilat burime pati? Sa u ndikua ai? Në se qëndron vlera estetike e veprës së tij, ç’vend zë Variboba në letërsinë arbëreshe dhe shqipe? Cilat botime të veprës së tij, pas të parit të botuar në gjallje të poetit mund të quhen besnike ndaj origjinalit që mbështeten në kritere të mirëfillta shkencore?                                                                            

Pyetje jo të pakta dhe jo të lehta për t’u dhënë përgjigje, të cilave  megjithatë studiuesja u jep disa përgjigje të vetat që përpiqet t’i afrojë sa më tepër të jetë e mundur me objektivitetin shkencor.                                                                                                                                                     Kodra, në studimin e saj shtjellon idenë që, ndonëse tema e kësaj vepre është në thelb fetare, çka paraqiste një rrezik për didaktizëm e thatësi, po niveli i saj estetik është i lartë; poema spikat për lirizmin e vet të çiltër, ngohtësinë njerëzore dhe mjeshtërinë psikologjike në vizatimin e personazheve. Sipas studiueses vepra mund të konkurojë me disa krijime të tjera me këtë temë nga më të mirat e letërsisë italiane.                                                                                                                                          Kodra synon të zgjidhë edhe problemin e tipologjisë si vepër që e përkufizon si poemë dhe jo si cikël këngësh, duke sjellë për këtë pohim të sajin argumenta të reja në krahasim me studiuesit paraardhës.                                                                                                                                              Klara Kodra ndalet edhe mbi marrëdhëniet e Varibobës me poezinë popullore duke polemizuar me ndonjë studiues që e quan poetin folklorizant.                                                                                                 Është interesant edhe vëzhgimi për një frymë shqiptare të veprës së Varibobës, e cila ekziston, ndonëse autori qartësisht në dallim nga autorë të tjerë të letërsisë së vjetër shqipe, s’ kishte synime patriotike.  shtrohet problemi i një iluminizmi të mundshëm të Varibobës, po studiuesja e mohon këtë iluminizëm në bazë të disa argumentave bindëse, njeri prej të cilëve është fryma antifetare që e përshkon këtë lëvizje.                                                                                                        Autorja shtron edhe çështjen e një realizmi të Varibobës, të cilin e pranon brenda caqesh të caktuara.                                                                                                                                                        Nga kapitujt më të realizuar, përveç atij që i kushtohet burimeve, është i pesti ku zbërthehen në mënyrë të detajuar disa komponentë të formës si struktura, vizatimi i personazheve, lirizmi dhe raporti i tij me narracionin, patosi humoristik, figuracioni, metrika dhe gjuha e cila shihet kryesisht si gjuhë poetike, pavarësisht nga barbarizmat që e dëmtojnë.                                                                                                                                                 Studiuesja Kodra bën një hap përpara në studimin e saj shkencore në drejtim të analizës së formës; po gjithashtu pasuron studimet për Varibobën, pa i shteruar, dhe jep një shembull ekuilibri, duke iu ruajtur edhe sociologjizmit të skajshëm, edhe ekzagjerimeve formaliste, nga të cilat vuan shkenca e sotme letrare. Poeti mbylli sytë në vitin 1788 duke na lënë të parën vepër poetike në letërsinë shqipe.                                                                                                              

Tiranë më,  8 prill 2025            

Photo:               https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Giulio_Variboba_3.jpg                                                                                                                                                  

Filed Under: LETERSI

“Livia” …

April 8, 2025 by s p

Age Ivezaj/



Libri « Livia » i autorit Mark Pashkut trajton një temë të re sociale të kohës. Roman e nxit lexuesin në mendime të thella, e bën të reflektojë ndryshimet që po ndollin në shoqëri nga një ideologji e panjohur. Ky nuk është një roman i zakonshëm, ky ëshë krejt ndryshe nga librat që lexuesi mund të këtë lexuar. Personazhet janë të rëndomtë, por mënryra e jetës që kanë zgjellur është krejt ndryeshe, ata kanë dalë jashtë rregullave dhe normave shoqërore ashtu si i kemi njohur deri tash.”Livia” sjell një frymë të re progressive që i sfidon normat tradicionale dhe pasojat e saj brenda në shoqëri. Familja ështe paraqitur fleksibile dhe nuk përcaktohet në përputhje me modelet tradicionale. Livia, është një roman që pasqyron një lëvizje të re globale, larg vlerave konservatore, pa norma e paragjykime nga shoqëria . Në këtë frymë të re, individët jane të pavarur, duke u larguar nga rregullat e normat që ka një familje e mirëfilltë. Ky transformim ka sjellë edhe sfida për personazhet që duken të humbur me vetë mënyrën jetës që kanë zgjellur. Romani parqet një familje, që largohet nga jeta e zakonshme duke marr një rrugë të panjohur.

“Livia” është një roman që e nxit lexuesin të mendoj më thellë për të ardhmen e familjes në një botë që po ndryshon. Sjelljet dhe qëndrimet e personzheve të romanit lexuesit mund ti duken si
devijim nga binarët e zakonshëm shoqëror, duke i konsideruar këto elemente si një kërcënim ndaj vlerave tradicionale. Këtë ideologji të re autori e paraqet në mënyrë sombolike si një krijesë nga mitologjia apo nga një botë imagjinare, si një “demon,” ose si një “gjysëm-njeri,” që nuk i dihet origjina dhe nuk i ngjanë askujt. Kjo krijesë kërcnuese ka formë krejt ndrysh. Ajo simbolizon frymën e re që është paraqitur paparitur, pa e ditur si erdhi, kush e pruni dhe as kujt i shërben. Ky trend i ri paraqitet si model i kohës, që as vet protagonisti kryesor, Leke Bardh nuk e kupton dhe nuk dinë si të veproj, është i pa aftë përballë kësaj furune apo cunamin shoqëror që familja e tij është përfshirë. Ai jeton në agoni, është i tmerruar dhe nuk pajtohet me botën që ka ndryshuar.

Romani në qënder ka veprimet e paparitura dhe të pakontrolluar të Livisë , bashkshortes së Lekës dhe vajzës së tyre Hera. Që të dyja kanë zgjellur të jetojnë në vende të ndryshme duke kërkuar lumturinë tek kjo ideologji e kohës. Livia ka një horizont të gjerë kulturor, është e hapur ndaj ndikimeve të ndryshme të botës. Udhëtimet e shumë dhe kultura që ka absorbuar kanë ndikuar që ajo të përqafoj ideologjinë progresive të kohës.
Personazhet kryesore në roman janë paraqititur si një cift intelektualësh që janë të aftë të kuptojnë rëndësin e familes dhe detyrimin që kanë ndaj fëmijëve të tyre, e shoqja e Lekës, Livia refuzon parimet konservatore dhe rolin e saj si grua e nënë. Ajo në rend të parë e ka veten, është e apasionuar pas artit, ajo është një piktore e njohur me expozitat ndërkombëtare, që e sheh me skepticizëm familjen tradicionale. Pas një aventure të cfrenuar të njëjtën rrugë mori edhe e bija Hera, që e pëson keq dhe ne fund e zhgënyer i kthehet jetës normale dhe e kupton se kishte qënë e
përfshirë në ideologjinë e kohës nga individ që kishin manipulua me të.

Shpërndarja e familjës në vende të ndryshme ngrit tension që lindin natyrshëm. Lexuesi i romanit “Livia,” me të drejtë shprehë shqetësim për ndryshimet që paraqiten, siç janë çështjet që lidhen me barazinë gjinore, në mes të një grupi njerzish të margjinalizuar. Këto ide globale lexuesit mund ti duken se janë një kërcënim ndaj vlerave tradicionale, sidomos për ata që besojnë në fuqinë e familjes me vlera të mirëfillt morale të një shoqërie të shëndosh.
Familja bërthamore me shekuj ka qenë një institucion i paprekshëm dhe shtylla e suksesit të shoqërisë njerzore. Në romanin Livia, familja nuk është thjesht një grup i zakonshëm njerëzish që jetojnë së bashku me dashuri e mbështetje reciproke, por një mikrosistem ku ndryshimet rrënjësore të kohës janë pjesë e natyrshme e jetës.
Autori me mjeshtri ka pasqyruar personazhet te lëshuar në aventura personale që në siperfaqe të duken se janë pjes e natyrshme e jetës dhe në pajtim me cdo veprim që bëjnë, por në esencë janë të mashtruar nga ideologjia e kohës.

Romani ” Livia” e autorit Mark Pashkut është romani i parë, me sa di unë, që e trajton këtë temë të re në letërsin shqipe, por në esencë janë të mashtruar nga ideologjia e kohës. Ky është një roman krejt ndryshe nga ata që lexuesi mund të ketë lexuar me parë. Autori shfaq fuqinë e imagjinatës se vet për të zbuluar një të vërtetat më të thelle të jetës dhe shqetësimin që e ndien për këtë ideologji globale që po e kërcnon botën.Vuajtjet shpirtërore të personazhit kryesor janë të lidhura me ekzistencën dhe shqetësimet e thella te kohes. Romani përmban një rrëfim të ndërlikuar dhe të ngarkuar emocionalisht, personazhet përballen me realitetet e përditshëm të një ideologjie të
panjohur që është në fazën experimentale.

Ata ballafaqohen me sfidat që janë pasojë e këtij experimentimi të jetës që e kanë zgjedhur, pa përkrahje dhe lidhje të ngushta familjare. Nuk është e mundur të ketë mbështetje në mes anëtarëve të një familjeje kur secili ndjek individializmin dhe drejtimin e vet i shkeputur nga trungu familjar. Personazhet krijonë një ndjenjë intregrimi e kontradikte në marrëdhëniet brenda familjes edhepse ato në siperfaqe duket se janë në pajtim.
Livia” është një nga ato libra që pasi e lexon mund t’ju mbajë zgjuar natën, do t’ju bëjë të mendoni se si do te duket familja dhe shoqëria, cfarë do të ndollë në të ardhmen, sodomos me gjenerat që do të vijnë pas nesh. Kur e lexon këtë roman, të duket sikur bota ashtu si e kemi njohur është rrokullis dhe rolet kanë ndryshuar, ajo cka ishte e papranueshme me parë tani është krejt normale. Autori i ka paraqitur ndryshimet rrënjësor të familjes nga kjo dukuri si faktor destablizues të shoqërisë.

Filed Under: LETERSI

MAGJIA E ARTIT LASGUSHIAN

April 5, 2025 by s p

Kosta Nake/

Poezitë e Lasgush Poradecit, edhe pse kanë kaluar dekada nga vitet e botimit, janë si kujtimet e fëmijërisë që nuk fshihen kurrë deri në fund të jetës, madje ngjiten në përjetësi, sepse u riofrohen brezave me të njëjën freski e bukuri, janë si dashuria e parë që gjeti shtrat te trashëgimia e Rilindjes shqiptare dhe lulëzoi në pranverën e Pavarësisë. Kontaktet e drejtpërdrejta me Europën e përparuar e ushqyen dhe e selitën talentin në rrugën e mundimshme për përpunimin mjeshtëror të mendimit dhe të vargut, e dëshmuar në këtë vëllim me sjelljen e disa poezive në dy-tre dhe katër variante, vetëm e vetëm që çdo fjalë e theks të vendoset në vendin e duhur, si “Poradeci” (2), “Marshi i djalërisë” (2), “Syt’ e lumtur” (2), “Syt’ e varfëruar” (2), “Vdekja e nositit” (2), “Lamtumirë” (4), “Më zu një mall” (3), “Ne porta nga mulliri” (2), “Trashëgimi” (2), “Valimi i dashurisë” (3), “Durimi” (4).

Në parathënien e poetit që përfshihet në këtë vëllim, paralajmërohen kërkesat e larta ndaj vetes: “Kur them vargje, kuptoj që duhet të jenë të përsosura nga arti.” (f. 3) “Sepse dyke qenë të përsosura, të derdhura si në mermer, pas mbarimit të kohës qëndron gjuha e tyre…” (po aty) Atëherë kur gjuha shqipe nuk ishte futur ende në hullinë e standartit, poeti lëvroi njërin nga dialektet me kujdes të admirueshëm, “…mundohem me fuqitë e mija t’ja nxjerr në shesh toskërishtes pontecialitetin e saj shpirtëror, bekimin e harmonive të saj…” (f. 4)

Kur Lasgushi shkruan për potencialitet shpirtëror, sakaq na shkon mendja te përmbajtja e poezive të tij ku qartësisht dallohen ato që i kushtohen historisë dhe figurave të mëdha kombëtare, lirikat e natyrës shqiptare të derdhura me aq art dhe lirikat e dashurisë si pjesë e qenësishme e një shoqërie që mbështetet mbi familjen realizuar përmes fijeve aq të shumta shpirtërore.

Poezitë atdhetare që u përmenden në dy vëllimet e para, janë pasuar edhe në krijimet e botuara në shtypin periodik me një shtrirje të gjerë në kohë. E tillë është poezia “Trashëgimi” (f. 229) “që mban erë Shqipërije,” poezia “Himni i flamurit” (f. 288) një ndihmesë në krijimin e identikitit për shpirtin e shqiptarit, poezitë polemizuese për Ernest Koliqin dhe Gjergj Bubanin, poezia “Kënga e Shqipërisë së re” (f. 298) me një pasqyrë të shtypit shqiptar në emigrim dhe atdhetarëve që punuan për të informuar dhe ideuar lëvizjen e madhe.

Lasgushi është poeti më skrupuloz i vargut të matur duke filluar nga vargu 4-rrokësh te 18-rrokëshi – vargu më i gjatë i matur në letërsinë shqipe që mban vulën e tij me katër realizime mjeshtërore: “Kur të më jesh e zemëruar” (f. 99), “Dritë fshehtësije” (f.151), “Fluturimi” (f. 263), “Zemërimi jonë” (f. 271).

“Dhe më pëlqen ah! zemërimi ndaj vjen e shkon e qesh e qaj,

Ndaj rri mendohem dyke pyetur: a mos ke faj? a mos kam faj?

Dhe ja! ma fal çfardo mërije! dhe ja! ta fal çfardo mëri!

Dhe më mbush prapë plot me dritë, plot me të ëmblën dashuri.” (f. 271)

Ndër vargjet e rëndë kulmon poezia “Naim Frashërit” (f. 37) ku Lasgushi e larton figurën e ndritur të Rilindjes duke përdorur pikërisht vargun e famshëm 16-rrokësh naimjan.

Llojet e strofave, rimave dhe theksave ritmikë janë një tregues tjetër i punës së jashtëzakonshme çka kontraston me vërshimin e pakontrolluar të vargut të lirë të ditëve tona.

Nga distikët mund të veçohen poezia e famshme “Kroji i fshatit tonë” dhe poezia “Sy’ e varfëruar” me përdorim të epanostrofesë dhe të këmbëve trokaike:

“Shkonje pranë meje mu në mes të ditës,

Dyke m’i mbërthyer syt’ e tu soditës./

Syt’ e tu soditës, syt’ e tu të ngjyer,

Kur më patnë haruar ishte mbrëma thyer.” (f.68)

Tercinat përfaqësohen me poezinë “Kur m’u rrite vogëloshe” (f. 200), e konceptuar si një shkallëzim rritës: m’u rrite, më sbukuroshe, m’u fsheve, më turpëroshe, përvëloshe; me poezinë “Dita e njëzetetetës” me rimën e jashtëzakonshme ABA që ruhet fillim e mbarim në nëntë strofa, me poezinë “E mora shoqëzën në krah” e shumënjohur si tekst kënge dhe kulmon me poezinë e famshme “Vdekja e nositit” me këmbë jambike dhe rimat AAA:

“Pa nis ah! gjirin ta godas…,

Dh’ e hap ah! gjirin më një ças…,

Dh’ i ngij ah! zoqtë e vdes me gas!…” (f.129)

Strofa 4-vargëshe me gjatësi të njëjtë të vargjeve është zotëruese, por veçohet poezia “Përse të dua” me tre vargje 6-rrokësh dhe vargun e katër epiforik “prandaj” në fund të shtatë strofave; poezia “Ti moj shoqe” ku vargu i fundit është 4-rrokësh ose sa gjysma e rrokjeve te tre vargjet paraardhës; te poezia “Syr’ i fshehur” alternohet vargu 8-rrokësh me atë 6-rrokësh, kurse te poezia “Më zu një mall” alternohet vargu 7-rrokësh me vargun 5-rrokësh.

Strofën 5-vargëshe e ndeshim te poezia “Malli i vjershëtorit” me rimën ABAAB. Interesante është edhe poezia “Trumba gjak” me këmbë jambike dhe ngarkesë të madhe onomatopeike:

“Tika-tak, tik-tak:

Godet kjo zemra sot,

Tik sot e tak me mot;

Tik-tak, tik-tak,

Shkon jeta pak nga pak.” (f. 266)

Me strofa 6-vargëshe janë ndërtuar poezia “Shpirtit” me rimën ABACCB, poezia “Të kërkova me qiri” ku operohet me dy vargje 4-rrokësh të ndërkalluar mes katër vargjeve 8-rrokësh me rimën AABBAA, dhe poezia e famshme “Gjuha e zjarrtë” me rimën ABACBC:

“O këng’ e shentëruar, o verb i larë n’ar.

O zjarr që më përflakesh si yll vetëtimtar.

O fshehtësir’ e ndezur në fill prej shkrepëtime.

Kur të këndoj me gojë, kur të kuptoj me kartë,

Porsi një kraharuar ti dhemb, o Gjuhë e zjarrtë,

Porsi kullim i gjakut që rreh në zemrën time.” (f. 145)

Poezitë “Letërkëmbim” dhe “Kundrimi” janë sprova për një ndërtim strofik Lasgushian: alternim i tercinës me distikun me rimën AAB BA. Poezia “Përjetësia” në dy variante dhe e shkruar në kohë të ndryshme është përjashtim: largimi nga vargu i matur dhe krijimi i efekteve pamore me shkrim të theksuar.

Tingëllima nuk mund të ishte jashtë inventarit strofik dhe shfaqet te poezia “Dëshirave”.

Poezia monokolone zë një vend të rëndësishëm në thesarin poetik të Lasgushit me larmi vargjesh e rimash, si: “Një yll përjetësie”, “Rri me shëndet”, “Resurrectio”, “Njeriu dhe Zoti”, rapsodia “Bjenë telat”, etj.

Ilustrime stilistike

Poezia është si një rrahje zemre te përballja e parë e secilit me Të Bukurën e Dheut, por poeti e tejkalon njeriun e dashuruar sepse zemra e tij nuk rreh vetëm për sytë e bukur e shtatin e hijshëm, por edhe për çeljen e një luleje, për kuqëlimin e horizontit në lindjen dhe perëndimin e diellit, për flladin parëverak, për arin vjeshtarak, për bardhësinë e borës; zemra e poetit rreh kur shikon të zgjatet dora e lypësit, kur loti nuk frenohet dot në faqet e nënës, kur një grusht shtrëngohet nga padrejtësia, kur një klithmë dhimbje prish gazin e të tjerëve. Por zemra që rreh, ngre sakaq ura komunikimi me shpirtin dhe mendimin duke kërkuar dhe zbuluar fijet e pafund midis tokës dhe qiellit, midis njeriut dhe natyrës, midis shkakut dhe pasojës. Magjja e zemrës fillon përgatitjen e brumit poetik, mendimi i jep forma dhe nuanca pafund, prandaj poezia është krijuar që në antikitet dhe vazhdon të krijohet edhe sot si formë e pazëvendësueshme komunikimi mes krijuesit dhe lexuesit.

Pasuria e strofave, vargjeve dhe rimave shkon paralelisht me pasurinë e figurave stilistike dhe veçimi i më pikanteve prej tyre është një sprovë e vështirë sepse citimi i tyre do të kërkonte hapësira të reja duke iu rikthyer edhe shembujve paraprijës.

Një dukuri mjaft e përsëritur është krijimi i një gjerdani fjalësh brenda vargut duke i kaluar nëpër vizat lidhëse:

Gushë-e-llërë-e-gji-bardhoshe (f. 201), aq hije-rëndë-e-zemër-shkret (f. 79), leshëra-cullufe-dredhur (f.165), e-ëmbla-mi-shoqe-shumë (f.199) Një mal-e-hon-e-det-ah! llaftari (f. 212)

Shembuj me metaforën dhe krahasimin kemi sjellë te vëllimi poetik “Ylli i zemrës” për të portretizuar vashën e dashuruar.

Në figurat e kuptimit shembujt i përkasin personifikimit, paralelizmit figurativ dhe antitezës. Poezia “Vesa dhe loti” (f. 274) i paraqet personazhet e bisedës që në titull.

“Kur ndaj tufës borziloku/ Lulëzonte lul’ e kuqe,/Afër saj un’ isha zogu/ Që çukiste çdo burbuqe.” (f. 165) “Kur bje kallinjve drapri im,/Qit zjarr si vetëtimat,/Kur syri im shtje një vështrim,/Godet në zemër trimat.” (f. 232) “Nuk janë vjersha këngërije/Po janë iskra fshehtësije.” (f. 239)

“Bashkohesh brënda me përjashtësi,/Bashkohesh jashta me përbrendësi” (f.210), “dëshira çelur, gazi mbyll.” (f.183)

Te figurat e shqiptimit poetik aliteracioni, anafora, apostrofa, epifora, pasthirrma dhe përsëritja janë ndër më të përdorurat në poezitë e Lasgushit:

“Dashuronte dashurija, një dashuri – një fshehtësi, m’e fshehur sesa fshehtësija” (f. 82). “Vetullo, moj vetullushe,/Gjarpëro, moj gjarpërueshe,/ Fluturo, moj fluturushe.” (f. 273)

Shembulli tipik i përdorimit të epiforës është poezia “Përse të dua” (f. 241) me shtrirje në gjashtë strofa: vetë, largë, prapë, vashë, grua, përhera.

“Rroftë! fusha oshëtiu,/ Rroftë! pylli uturiu,/Rroftë! deti ja buçiti,/Rroftë! pushka ja kërciti!” (f.153)

“As eja! eja! eja! në zjarr të gjirit tim” (f. 94), “Dhe ik… e ik… e ik… e ik…” (f. 217)

“Ububu! më le të shkretë/ Ah! posa të njoha.” (f. 131)

Duke analizuar vëllimin poetik “Ylli i zemrës” përmenda fjalorin “e hipotekuar” Lasgushian, ashtu siç ka edhe një fjalor letrar Kadarejan, ashtu siç ka edhe një gegërishte të moderuar Fishtjane që përbëjnë një ndihmesë parësore të poetëve dhe shkrimtarëve tanë në pastrimin dhe pasurimin e gjuhës shqipe. Dy vëllimet e Lasgushit, duke qenë të botuara rreth një shekull më parë, të krijojnë mundësi për të parë evoluimin e ngadalshëm të gjuhës. Këtu ndeshen trajta fonetike krahinore që sot janë standartizuar, si: çduket, çfaqet, çkëlqen, dyke, gjyrmë, i fellë, fëngjill, djelli, qjelli, ljepur, zembra, mburimi, ryn, rrjeth, lith, ndes, ritem, tmer, më lumtërovi, etj.

Këtu mund të shtojmë edhe përdorimin e fjalëve zvogëluese dhe përkëdhelëse: zemërëz, syçkëzat, thembërza, shkronjëz, pasqyrëzë, herëzën e parë, etj.

Ndër figurat e sintaksës poetike përveç enumeracionit, ka një përdorim të shkallëzimit ngjitës ose zbritës. Një përdorim tjetërlloj është shkallëzimi zbritës në poezinë “Ç’dëgjoj me sy të trembur” që shtrihet në të katra strofat: kënga vjen nga lart – zbret zëri – pikoj përdhe këndimi – po humb ushtimi i zëritë – u shua fare.” (f. 184)

“I çik, i puth, i luan, i rrëkëllen me gas,” (f. 84), “Valimi i anijes së letë/ qetohet, ndalohet, mbaron:/Gjeniu i anijes përpjetë/Hepohet… anohet… valon.” (f.124), “Ajo u ndes e mori valë, ajo u doq, ajo u poq.” (f.187) “Qesh e qan e zjen/ E s’jep të qetë/ E zjen e beren e shfren,/ E s’vdes përjetë.” (f. 287)

Filed Under: LETERSI

PORADECI, JO VETËM POET POR EDHE NDIHMËTAR I KRITIKËS LETRARE

March 31, 2025 by s p

Sa herë përmendim Lasgushin, automatikisht kemi thënë poezia lirike, lirikat e dashurisë… Por ky vëllim, si një përmbledhje publicistike, hedh dritë mbi ndihmesën e drejtpërdrejtë të Poradecit në lëvizjen kombëtare për mëvetësi, në ndjekjen e vëmendshme të shoqërive atdhetare jashtë Shqipërisë, por shpesh është ndalur edhe në çështjet e letërsisë, me një qasje dashamirëse dhe vlerësuese për figurat e mëdha të letërsisë shqipe.

Kosta Nake

Në 100-vjetorin e lindjes së Naim Frashërit Lasgushi solli përpara lexuesve dy artikuj vlerësues duke e quajtur “simbol të gjallë të lindjes dhe rilindjes së kombit” dhe më tej: “Me Naimin inagurohet drita e vetëdijes kombëtare, ay fillon bashkimi i math i kombit dyke mënjanuar gjithë gabimet dhe paragjykimet pengonjëse.” (f.343) “Fe, titull, sërë shoqërore, çduken ose kundërpeshohen në shërbim të misionit suveran të bashkimit.” (f.347) Lasgushi liston një numër të madh atdhetarësh, duke përmendur edhe krahinat e tyre për të theksuar se Shqipëria e mëvetëshme ishte fati i tyre i përbashkët, veçon Jeronim de Radën, Naum Veqilharxhin, Sami Frashërin, Pashko Vasën dhe Jani Vreton që hapën brazdën dhe hodhën farën e zgjimit; ata mund të konsiderohen “shtylla bazale të çështjes, por jo mburim shpirtëzimi për të.” (f.363)

Lasgushi vë në dukje hendekun që ekzistonte mes myslimanëve të Stambollit dhe ortodoksëve të Bukureshtit dhe arrin në përfundimin e zgjuar se “…ata kishin nevojë për fjalën e një apostulli, për gojën e artë të një misionari idealist, të një njeriu të frymëzuar… (f.352) … ai u dha mistikën e udhëheqësit të madh, zemrën e profetit, pa të cilën s’është e mundur ndjekje e asnjë ideali.” (f.362) Ky profet ishte Naim Frashëri, poeti kombëtar i shqiptarëve, simboli i purifikuar i bashkimit, shpëtimi i Shqipërisë. Askush veç e veç nuk mund ta bënte atë që bëri Naimi; duke u drejtuar nga Orienti në Oksident, ai ishte ndër të parët që bëri atë që dukej e pamundur, bashkimin e Islamit me Krishtërimin. Se për fenë flasin profetët dhe jo njerëzit. Naimi i dha shoqërisë shqiptare shpirtin për të cilin kishte nevojë, i dhuroi shenjën e yllit që do të orientonte lëvizjen kombëtare.

Lasgushi liston të gjitha veprat e Naimit që u botuan nga shoqëria e Bukureshtit duke filluar me “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve” në vitin 1886, deri te “Istoria e Skënderbeut” në vitin 1898 dhe i quan “gjerdhanin më të shkëlqyer të të gjitha librave të Rilindjes.” (f.365)

Në vitin 1946, me rastin e botimit në shqip të Veprës së Naimit, sipas origjinalit të Bukureshtit, Lasgushi ndalet me detaje për problemet drejtshkrimore që lindin në rastin e transplantimit të alfabeteve, por e fillon me vlerësimin e Veprës së poetit të madh si “e mburuar nga zemra e popullit dhe e drejtuar drejt zemrës së popullit.” (f.367)

Në letrën drejtuar Mitrush Kutelit rreth librit “Poezia e Emineskut” nga Tudor Vianu, është interesante shprehja bipolare “gaz helmprurës”, një bashkim të kundërtash që e ndeshim edhe te poezia e Lasgushit me shprehjen e famshme “dashuri e llaftaruar”. Analiza e kësaj shprehje, e ilustruar me autorë europianë të kohës, si gjermanët Tieck, Novalis, Holderlin, e kornizuar brenda romantizmit, është dëshmi e qartë se poezia e Poradecit nuk ishte thjesht një frymëzim spontan, por edhe një ushqim i shëndetshëm me kryeveprat me vlerë, pavarësisht vendit të prodhimit të tyre. Nga ana tjetër, Lasgushi e tërheq çështjen në habitatin e vet ku lëvrohet poezia dhe bën dallimin e madh mes poetit dhe euriditit: “Euriditërija e ka zemrën e thartë, pamjen e shkurtër, logjikën e ngushtë. Kurrë euriditët e romantizmit dhe të –izmave të tjera s’kanë mundur të kuptojnë esencën e vërtetë të poezisë.” (f.10)

Duke iu kthyer librit të Vinaut, Lasgushi merr pozicionin e kritikut letrar dhe hedh poshtë mendimin e shfaqur në libër se dashuria i përket shkollës së romantizmit: “Dashuria, në koneksionin tipik “magji dhembëse”… është prirja e përjetësisë.” (po aty)

Pika kulmore në këtë letër është përcaktimi i thelbit të një vepre artistike: “Njeriu është më pak se perëndija, perëndija më shumë se njeriu, por shpirti lidh njeriun me perëndinë duke valuar majestetërisht midis tyre. Ky është shpirti i veprave artistike të vërteta.” (f.13)

Lasgushi rikthehet te Mitrush Kuteli për të vlerësuar përmbledhjen e tij me rrëfime të porsabotuara. Shkrimi është pa vit botimi, por rrëfenjat kishin shkuar te lexuesi pjesë-pjesë që nga mesi i viteve ’30. Krahasimi i Kutelit me Koliqin tregon se mund të jetë shkruar nga fundi i viteve ’30 ose fillimi i viteve ’40. “Një botë shqiptare e përmbledhur në frymën e kohës… e transfiguruar artistikisht… me subjekte hijerënda…” (f.31) – ky është vlerësimi paraprijës i Lasgushit për të vazhduar me etiketimin “testament letrar” (f.34) dhe me përcaktimet brilante për tre prej rrëfimeve: dhembja e fisit te “Përtej valëve të kohës”, dhembja e dherit te “Xha Brahua i Shkumbanicës” dhe dhembja e gjakut te “Bendo Shapërdani.”

Ka autorë që nuk i pëlqejnë krahasimet mes krijuesve, por nuk mund ta kalosh në heshtje këtë vëzhgim prej mjeshtri të Lasgushit: “…mallëngjimi heroik i së kaluarës përbën bërthamën qendrore të rrëfenjave të Kutelit që e vë si rrëfimtar kundrejt novelistëve, në rradhën e parë të atyre të Veriut. “Netët shqiptare” janë antipodi i “Hijes së maleve”. Te Kuteli rreh shpirti i ngrohtë i maleve jugore, te Koliqi fryn fryma e ftohtë e shkëmbejve të veriut. Këtu lëshohet zemra e Toskërisë, atje përmbahet gjykimi geg…” (f.36)

Në përshëndetjen dërguar Asdrenit në 60-vjetorin e lindjes, më 11 prill 1932, Lasgushi e vlerëson librin “Rreze dielli” botuar në vitin 1904 si “manifestim kombëtar” në nderim të Gjergj Kastriotit dhe si “kanisk zemre” ku vargjet janë thurrur me lulet e atdhedashurisë së kulluar. Vëllimin “Ëndrra e lotë”, botuar më 1912, e vlerëson si “kurorën më të zgjedhur” të veprës poetike të Asdrenit. Përmend edhe librin “Psallme murgu”, botuar në vitin 1930, dhe veçon poemën “Burri i Dheut”, ku fryn, rreh dhe vepron fryma e kombit. Veprimtaria krijuese e Asdrenit ishte fryti letrar që ishte mbjellë me bashkëpunimin atdhetar me gazetat “Shqiptari” (1895) dhe “Albania” (1900). Sinteza e vlerësimit është poetike dhe filozofike: “Të gjithë marrin jetë prej flakës që ndrin; asnjë s’kupton zjarrin që pat djegur. Sepse vjershëtori nuk rron jetën e vdekur të vet, por jetën e pavdekur të kombit të vet.” (f.24)

Asdreni do të rishfaqet në këtë vëllim me një tjetër shkrim informues për gjenezën e Himnit Kombëtar. Nga fillesa mbi një model rumun, vjersha e Asdrenit arriti të bëhej shprehëse e dëshirave dhe aspiratave të djalërisë shqiptare, fillimisht në Rumani, pastaj u prezantua në Korçën e shkëlqimit të elementit kombëtar në Toskëri dhe u pranua edhe në Shqipëri si himn që reflektoi ideologjinë kombëtare shoqëruar me kompozimin e Çiprian Porumbeskut. Ka dy detaje domethënëse në këtë prodhim shpirtëror me vlera të jashtëzakonshme. Së pari, vlerësimi i më të madhit vjershëtor të Rilindjes, Naim Frashërit:

“Lumja ti, moj Korça-lule,

Q’i le pas shoqet e tua,

Si trimi në ball’ u sule,

Ta paçim përjetë hua!”

Së dyti, mes sjellësve të himnit nga Bukureshti ishte edhe Hilë Mosi, shok i Asdrenit dhe përfaqësues i Gegërisë.

Më 30 korrik 1940 Lasgushi promovoi te “Bota e Re” zonjushën Musine Kokalari, e sapodalë nga bankat e Institutit të Tiranës me libërzën e saj “Siç më thotë nënua plakë”. Me këtë rast kritiku i rikthehet shprehjes “krijim origjinal” që e pati parashtruar edhe te letra drejtuar Mitrush Kutelit duke zbuluar “një talent të pamohuarshëm”: “…autoresha e këtyre skicave rastësore e ka zënë jetën mu në mezin e saj, në momentin kritik që është momenti i madh i çdo manifestimi të jetës njerëzore… kapja e menjëhershme e saj në fond dhe në formë dhe çfaqja imediate, pa asnjë ndërmjetësim, me anën e artit – ky është origjinalitet letrar.” (f.37)

Duke vazhduar me meritat artistike të shkrimtares, Lasgushi veçon vërejtjet e përpikëta, plot gjallësi e freski, intuimin psikologjik, “ajo bashkëjeton me atë që na rrëfen,” trajton një motiv “çkëlqimtërisht popullor” dhe të gjitha i realizon “në një stil origjinal”(f.39) “një përshkrim i gjallë, realist, një rrëfim plot ngjyra, plot shije, i nxjerrë krejt dhe befas nga momenti natyral i burimit të tij.” (f.40)

Një analizë të zgjeruar ka bërë Lasgushi për veprën “Lahuta e Malësisë” të bashkëkohësit të vet Gjergj Fishta duke treguar një model xhentilese mes të mëdhenjve. Vepra si një proces shpirtëror që filloi para vitit 1900, është e përmasave të mëdha, prandaj kritiku ka veçuar tiparet lirike të saj, paraprirë nga përfundimi: “Një vepër që ka frymëzim, që ka tronditje shpirtërore, është lirike vetvetiu.” (f.47) Kjo do të shtjellohet më pas si një proces zinxhir: “Esenca e poezisë lirike është muzika shpirtërore; muzikën shpirtërore e bën toni shpirtëror, tonin shpirtëror e bën drithma shpirtërore, lëkundja, tronditja; tronditjen shpirtërore e bën frymëzimi i brendshëm poetik.” (f.53)

Poema ka një transfigurim poetik me vargje dhe fragmente dhe pjesë lirike të rralla dhe Lasgushi e përcakton si “një poem çquarësisht epiko-lirik.” (f.49)

Fishta ishte klerik dhe gjithë vepra poetike dhe shoqërore e tij u zhvillua rreth “postulatit fetar dhe kombëtar”. (f.50) Feja e lidhur me idenë e atdheut përbën bipolaritetin e qendrës tokësore-qiellore të zemrës së poetit. Trajtesa teorike shoqërohet me ilustrime të shumta nga poema për mbrojtur karakterizimin e madhe që i bën Fishtës që në krye të shkrimit duke e quajtur “shkëmb i shpirtit shqiptar”.

Shkrimi pasues që mban në titull sërish Gjergj Fishtën, bën një paradë të disa prej figurave më të shquara të kombit shqiptar, ata që mund të quhen formuluesit e mendimit kombëtar, ata që krijuan frymën e nevojshme për të përmbushur fatin e Shqipërisë: “Ishte shpirti i përmbajtjes që u bë fjalë dhe njeri për të lajmëruar. Me këtë frymë në gojë, parim jetëdhënës, u dërguan lajmëtarët e mendimit të kombit.” (f.70)

Lasgushi e fillon shkrimin me gjeografinë e pararendësve të Rilindjes: Naum Veqilharxhi në Rumani, Thimi Mitkua në Egjipt, Anastas Kullurioti në Greqi, Harallamb Koçi në Rusi, pastaj veçon të mëdhenjtë duke theksuar përkatësinë e tyre fetare të vetëmohuar si sfidë ndaj përçarjes fetare, si nyja gordiane që duhej zgjidhur për të arritur bashkimin e madh kombëtar.

Vjershëtori Naim Frashëri, një bektashi:

“S’jemi turqër, as kaurë,

Mos e thoni këtë kurrë,

S’jemi grekër, as bullgarë,

Jemi vetëm shqipëtarë!” (f.358)

Diplomati Pashko Vasa, një katolik:

“Dhe mos shikoni kisha e xhamija,

Se feja e shqiptarit asht Shqiptarija.” (f.71)

Kryengritësi Mihal Grameno, një orthodoks:

“Njëri ne kisha, tjetri ne xhamija,

Jemi vëllezër, s’na ndajnë dot.” (f.72)

Prifti Gjergj Fishta, frymëtar i fjalës, kushtrimtar i vyer pruri si dhuratë “Lautën e malsisë” me kombëtarizimin e Oso Kukës, Ali Pashë Gucisë dhe Hajrijes.

Prifti Fan Noli, dërgimtari i shqipes dhe i bashkimit të shenjtë kombëtar.

“Flamur që linde Shën Kostandinë!

Bashkon Islamnë me Krishtërimnë!” (f.73)

Me veprat e tyre poetike të gjithë së bashku na zbulojnë forcën e racës shqiptare, atavizmin dhe dinamizmin e gjakut shqiptar, frymën, parimin, mendimin e kombit.

Filed Under: LETERSI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • …
  • 300
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN
  • ÇËSHTJA KOMBËTARE NË POLITIKËN E TIRANËS TË VITIT 1920
  • Në ditëlindjen e Vaçe Zelës, legjendës së gjallë të këngës, zërit që i dha shpirt një epoke
  • 115 vjet nga Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e flamurit në Deçiq
  • GEORGE POST WHEELER, AMBASADOR I SHBA-SË NË SHQIPËRI (1934) : “SHQIPËRIA DHE BURRAT E SHQIPONJËS…”
  • Përshtypje nga Bashkëbisedimi i AFC-së dhe Mjekëve Gastroenterologë AAGA
  • Një princeshë evropiane përballë traditës shqiptare
  • Arkeologët shqiptarë nën vlerësimin e studiuesit anglez Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond
  • E drejta për përdorimin e gjuhës amtare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT