• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kryetari i LDK Abdixhiku mirëpriti Drejtoreshën për Evropë Jugqendrore në Departamentin Amerikan, Colleen Hyland

December 14, 2023 by s p

Prishtinë, 14 dhjetor 2023/

Sot, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Lumir Abdixhiku ka pritur në takim znj. Colleen E. Hyland, drejtoreshë për Evropë Jug Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Kryetari Abdixhiku i shprehu mirënjohje për angazhimin amerikan në proceset e tanishme të Republikës së Kosovës. Po ashtu Abdixhiku i kërkoi që kjo mbështetje të vazhdoj, në veçanti në procesin e dialogut, me qëllim të mbrojtjes së interesave shtetare të përcaktuara me Kushtetutë dhe Deklaratë të Pavarësisë.

Kryetari Abdixhiku i shprehu dhe pikëpamjet e LDK-së rreth dokumentit të draft-statutit të pranuar tashmë ndërkombëtarisht nga Qeveria e Kosovës. “Kosova ka nevojë për aleatë që njohin historikun tonë; siç dhe duan të ardhmen tonë funksionale, si shtet e si shoqëri. SHBA-të janë të paalternativë në këtë drejtim”, ka thënë kryetari Abdixhiku.

Filed Under: Mergata

Arbëreshët e Frasnitës në Kozencë festojnë ditën e Shën Merisë së pa përlyer

December 12, 2023 by s p

Arbëreshët mbajtën gjallë ritin e tyre bizantin jo vetëm si shenjë dallimi, por edhe simbol identiteti e mos asimilimi. 

Arbëreshët kur u vendosën në territorin e Italisë rreth shekullit të katëmbëdhjetë krahës gjuhës sollën me vete edhe ritin bizantin. 

Janë pikërisht gjuha dhe riti  që i bëri arbëreshët  të dalloheshin nga popullsia latine. 

Në 1919  reth katër shekuj  më vonë pas shumë përpjekje dhe mundime arbëreshët kurorëzuan “istitucionin” e tyre të besimit. U formua Eparkia \ Diogjeza  me selinë në Ungra dhe më vonë në 1937 në Diogjeza e Sicilisë. 

Ditën e shtunë në mëngjes besimtarët arbëresh në Frasnitë, provincë e Kozencës  u mblodhën për të festuar  Shën Mëria e papërlyer.

 Në komunitetin arbëresh të Frasnitës në Kalabri,  besimtarët e ritit bizantin  e festojnë ditën e Shën Mërisë  në datën 9 dhjetor dhe jo në 8 dhjetor kur e festojnë komunitetet e tjera bizantine së bashku me ato latine. Kjo ndodh sespe ky komunitet  e ruan këtë datë  sipas kalendarit Bizantin të Kostandinopolit, në  ritin origjinal  dhe nuk e ndryshuan kurrë në shekuj.  

Besimtarët e ritit të bizantin në Frasnitë  i kënduan ditën e shtunë  me devotshmëri Shën Mërisë së Papërlyer dhe e glorifikuan me himnin  “AKATHISTOS”,  rit të cilët e ndjekin prej rreth gjashtë shekuj në tokën latine. 

Besimtarët rrëfejnë që kjo këngë është një nga perlat e të gjitha himneve të ngritura për Virgjëreshën”. Himni Akathist manifeston zemrën e përkushtimit të Shën Mërisë së papërlyer: amësia hyjnore e Marisë, lidhja e pazgjidhshme që lidh Virgjëreshën me Birin e saj Hyjnor, pikën e lidhjes midis njeriut dhe hyjnores.”Njohja, nderimi, ruajtja dhe mbështetja e trashëgimisë shumë të pasur liturgjike dhe shpirtërore të besimit oriental por edhe atë të  integrimit ku të krishterëve lindorë dhe perëndimorë” jetojnë në paqe dhe harmoni. (Dekreti mbi Ekumenizmin, 21/11/1964, n.15)

Kisha arbëreshë mbanë gjallë gjuhën arbërore, ku mesha thuhet edhe në arbërisht. Liturgjia që nga viti 1967 në gjuhën shqipe u formua nëpërmjet një koinè të përbashkët midis ngulimeve të ritit bizantin. 

Gjatë shekujve shumë  arbëreshe u asimiluan por sot egzistojnë 33 parrokje  që ruajnë Riti bizantin që është elememt edhe i përkatësisë. 

Kisha, që në pamje të parë shpreh madhështinë e saj sa sublime por edhe e bukur, ashtu siç është edhe zemra e arbëreshit, që u vendosën në këto troje. 

Në brendësi të kishës të gjenden dy ikonat e mëdha;  Kryqëzimi dhe Pagëzimit të Zotit  Jezu Krisht, si dhe 21 ikonat që kujtojnë himni Akathistos të vendosur në aplikacione, i vetmi shembull i ikonave që lidhen me këtë himn, e që gjenden në Evropën Perëndimore. Të gjitha këto ikona janë pikturuar nga ikonografi shqiptar Josif Droboniku. 

Gjatë prcesionit besimtarët e adhurojnë Shën Mëria, duke e mbajtur mbi shpatullat e tyre  statujën dedikuar asaj, si edhe ikonën e Shën Mërisë duke e përcjellë në rrugët e gjitonisë. Arbëreshët nderin në ballkonet e tyre mbulesat e bukura si shënjë zburkurimi dhe adhurimi për Shën Mërinë . 

Në këtë festë nuk mungonin figurat si Peshkopi i Ungrës z. Donato Olivieri,  Kryetari i Bashkisë së Frasnitës\ Frascineto Z. Angelo Catapano, Il prof  At Antonio Bellusci, Zoti Gabriel Sebastian e shumë figura të tjera. 

Merrnin pjesë edhe  arbëresh të ritit latinë, italianë, si edhe laici. 

Kisha arbëreshe bizantine në diversitetin e saj  bashkon botën arbëreshe kudo që ata janë. 

Ornela Radovicka 

Qëndra albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe 

(Në vijim disa foto) 

Filed Under: Mergata

Kontributi historik dhe puna e Vatrës sot meritojnë respekt

December 12, 2023 by s p

Artan Nati/

Federata Vatra është krenari identitare dhe vlerë kombëtare. Vatra është aseti më i çmuar i mërgatës shqiptare të Amerikës. 

Njeriu mund të ketë cilëndo fe që ka gjetur prej stërgjyshërve dhe që i pëlqen, por s’mund të zgjedhë një tjetër kombësi dhe të luftojë të tinë, pa vënë në ballë një vulë të madhe prej “tradhëtari”,thoshte Fan Noli, krijuesi i Federatës PanShqiptare Vatra. Ne mësojmë për identitetin tonë dhe identitetin e të tjerëve përmes ndërveprimeve me familjen, bashkëmoshatarët, organizatat, institucionet, mediat dhe lidhje të tjera që krijojmë në jetën tonë të përditshme. E vetmja lumturi e vërtetë qëndron në njohjen e asaj se kush jemi dhe njohja e vetvetes është fillimi i gjithë mençurisë. Pikërisht këtë kishin kuptuar krijuesit e Vatrës kur në 28 prill 1912 themeluan dhe mblodhën gjithë shqiptarët e disa shoqatave të ndryshme shqiptare në një të vetme dhe nëpërmjet gazetës “Dielli” i dhanë krenari dhe dinjitet gjithë shqiptarëve, duke e shndërruar Vatrën praktikisht në qeveri në mërgim. 

Vatra mbajti një kongres për mbledhjen e fondeve më 29 dhjetor 1918, të udhëhequr nga Anastas Pandele, me synimin për të mbështetur delegacionin shqiptar në Konferencën e Paqes. Emigrantët shqiptarë në mbarë SHBA-në mblodhën një shumë prej 150.000 dollarësh, pjesa më e madhe e të cilave iu dërgua delegatëve të Vatrës në Paris.

Vatra do të ndërtonte themelet e Kishës së re Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila do të lulëzonte pavarësinë nga Kisha e Kostandinopojës dhe do të zmbrapste ndikimin e mëtejshëm grek ndaj popullsisë ortodokse shqiptare. Anëtarët kryesorë si Fan Noli dhe Faik Konica, do të përfshiheshin në politikë dhe administrim të shtetit të sapokrijuar shqiptar, me Fan Nolin që drejtonte Revolucionin e pasuksesshëm të Qershorit. Noli do të rifillonte detyrën pas kthimit në SHBA. 

Kuptohet ne sot jetojmë në një realitet të ri dhe sfidat dhe prioritetet për Vatrën janë të ndryshme, por në thelb të njëjta. E vërteta është se më shumë shqiptarë jetojnë jashtë kufijve dhe një botë e globalizuar e bën të mundur për të menduar, jetuar dhe vepruar si transnacionale për të cilët brenda dhe jashtë vendit vendndodhjet nuk janë më fikse dhe të pandryshueshme. Besoj se ne jemi tërësisht të margjinalizuar dhe besoj se qeveritë në pushtet i tremben diasporës sepse e kanë më të vështirë të na manipulojnë si pasojë e pavarësisë ekonomike dhe njohja e dy realiteteve na e bën më të lehtë të kuptojmë situatën në vend. Mendoj se e drejta e votës si edhe përfaqësimi ynë atje jo vetëm është nevojshme por edhe domosdoshmëri për përparimin e vendit. Ashtu si dikur Vatra mbështeti çështjen shqiptare dhe u bë faktori kryesor për lobimin e çështjes shqiptare në perëndim si politikisht edhe financiarisht edhe sot më tepër se kurrë Vatra, me lidhjet dhe kontaktet e vazhdueshme me qeverinë amerikane si dhe përfaqësimin më dinjitoz të diasporës, mund t’i japi zë dhe përfaqësoj denjësisht çështjen shqiptare, për t’i shërbyer denjësisht vendit tonë. Vatra tentoi të propozonte për president një figurë të nderuar dhe intelektual e patriot siç është Dr.Dritan Demiraj. Nuk ka asnjë mision të vetëm të Vatrës pasi mund të ndryshojë në varësi të komunitetit ose kontekstit specifik. Megjithatë, komunitetet e diasporës shpesh ndajnë qëllime dhe ideale të përbashkëta. Pikërisht bashkërendimi i veprimtarive tona do të bëjë mbledhjen e të gjitha rrëkeve në një lum për të realizuar idealet tona patriotike e kulturore. Dega jonë në Çikago, m.gj.s relativisht e re ka bërë një një punë të shkëlqyer duke bashkërenduar veprimtarinë e saj me shoqata të tjera shqiptare, duke bërë të mundur ndihmën me mjete mësimore të shkollave shqipe të xhamisë dhe kishës si dhe duke kontribuar edhe me mësues që janë edhe në kryesinë e Vatrës. Gjithashtu dega jonë ka bashkëpunuar me shoqatën e grave si dhe katedrën albanologjike të DePaul University  për promovimin e librave të shkrimtarëve shqiptarë me banim në USA, si dhe organizuar veprimtari sportive e krijuar kontakte me politikanë të shtetit të Illinois. Ruajtja e kulturës dhe identitetit është një nga prioritetet tona kryesore dhe rezultatet janë të dukshme, por bashkërendimi i veprimeve do të ndihmonte së tepërmi.

Mbështetja e komunitetit: Komuniteteti shqiptar shpesh angazhohet në rrjetet e mbështetjes reciproke, duke ofruar ndihmë dhe burime për anëtarët e tjerë të komunitetit. Shpresoj të kemi mundësi për mbështetje financiare, por kurrë nuk ka munguar  rrjetëzimi dhe mbështetja sociale për të ndihmuar individët të lundrojnë në sfidat në mjediset e tyre të reja.

Ndërgjegjësimi dhe diskutimi i problemeve ekonomike e politike në Shqipëri si edhe atyre në Amerikë është një nga temat kryesore që dëgjohen në bisedat tona. Diskutime të tilla të organizuara nga Vatra kanë shumë interes kombëtar. Kjo mund të përfshijë rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet politike, abuzimet e të drejtave të njeriut ose shqetësime të tjera që prekin komunitetin e tonë. Dega e Vatrës në Çikago kishte një takim të tillë me temë “Sistemi politik dhe zgjedhor Amerikan” dhe interesimi ishte i madh. Së shpejti kemi një takim tjetër me një të  ftuar special mbi çështjet e tensioneve në Kosovë dhe më gjerë.

Komuniteti ynë shpesh përballet me sfida unike dhe iniciativat mbështetëse të komunitetit mund të përfshijnë shkëmbimin e burimeve të informacionit dhe përvojave për të ndihmuar anëtarët të orientohen në çështje të tilla si imigrimi, punësimi dhe arsimi.

Ndërtimi i rrjeteve dhe nxitja e bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve të komunitetit të tonë mund të jetë një aspekt thelbësor i mbështetjes së komunitetit. Kjo mundëson ndarjen e ideve, burimeve dhe zgjidhjeve për sfidat e përbashkëta. 

Të mos harrojmë se prania jonë këtu nuk është vetëm lëvizje fizike; por është një odise kulturore dhe një rrëfim i përbashkët që i kapërcen kufijtë dhe i lidh njerëzit së bashku. Misioni ynë si anëtarë të Vatrës është të jemi një katalizator për ndryshime pozitive, duke nxitur mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe një vizion të përbashkët për një Shqipëri dhe botë më të mirë.

Le të mos harrojmë se ne nuk e zgjodhëm vendin tonë, por është vendi jonë që na zgjodhi ne. Shqipëria është në ritmin e rrahjeve të zemrave tona,në jehonën e historisë sonë dhe shtratin e identitetit tonë. Rroftë Vatra, rroftë kombi shqiptar.

Filed Under: Mergata Tagged With: artan nati

STAMBOUL (1913) / APELI I EQREM BEJ VLORËS, HAIREDIN DIBRËS DHE AHMET DAKLIT NDAJ KOMBEVE TË QYTETËRUARA PËR TË SHPËTUAR SHQIPTARËT NGA SERBËT DHE GREKËT

December 2, 2023 by s p


Ahmet Dakli - Eqrem Bej Vlora
Ahmet Dakli – Eqrem Bej Vlora

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Dhjetor 2023

“Stamboul” ka botuar, të martën e 30 shtatorit 1913, në ballinë, apelin e Eqrem Bej Vlorës, Hairedin Dibrës dhe Ahmet Daklit ndaj kombeve të qytetëruara për të shpëtuar asokohe shqiptarët nga serbët dhe grekët, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një apel nga shqiptarët

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Vlorë, 29 shtator.

Disa fisnikë shqiptarë, duke përfshirë Eqrem bej Vlorën, Hairedin Dibrën dhe Ahmet Daklin, në emër të njerëzimit, u kanë drejtuar një apel kombeve të qytetëruara duke u kërkuar atyre që të ndërhyjnë pranë Fuqive të Mëdha, që të mos lejojnë që popullsia shqiptare të asgjësohet nga serbët dhe grekët.

Veprat çnjerëzore, thuhet në apel, të kryera nga ata që duan të shfarosin shqiptarët, i kanë acaruar këta të fundit dhe i kanë detyruar që për t’i shpëtuar vuajtjes së tyre të tmerrshme, të kërkojnë vdekjen çlirimtare në fushën e betejës. — (A.C.)

Filed Under: Mergata

Epikë biblike

November 30, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Dhe Adami i tha Evës: “A nuk i sheh këta fiq dhe gjethet e tyre me të cilat u mbuluam kur e pamë veten të zhveshur? Por tani, nuk e dimë se çfarë mjerimi dhe vuajtjeje mund të na vijë nga ngrënia e tyre”. Kështu, Adami dhe Eva nuk hëngrën më fiq nga kopshti i Edenit. Por faji ishte bërë dhe Zoti kishte ego. Adami filloi t’i lutej Perëndisë që t’i jepte nga fryti i Pemës së Jetës:

“O Zot, kur e shkelëm urdhërimin Tënd në orën 18 të së premtes, nuk qëndruam në kopsht më shumë se tre orë. Ti na bëre të dilnim prej andej. Ne mëkatuam kundër Teje një orë, ndërsa sot është dita e dyzet e tretë që na ke ngarkuar me vuatje. Na jep nga fryti i Pemës së Jetës, që të mund ta hamë, të jetojmë dhe të kthehemi për të mos parë vuajtje dhe telashe të tjera. Kur kemi shkelur urdhërimin tënd Ti dërgove një kerubin për të ruajtur Pemën e Jetës, që ne të mos hamë prej saj, të jetojmë dhe të mos dimë asgjë për dobësitë që kemi. Kemi duruar gjithë këto ditë. Bëjini këto dyzet e tre ditë të barazvlefshme me një orë në të cilën kemi kryer shkelje.”

Dita fillon në perëndim të diellit, ose rreth orës 18:00. Kjo do të thotë se mëkati ka ndodhur në orën e gjashtë, që do të kishte qenë mesnatë dhe nëse Adami dhe Eva u hoqën nga kopshti tre orë më pas, atëherë do të kishte qenë ora 3 e mëngjesit.

Dhe Perëndia iu drejtua Adamit:

“Për sa i përket frutit të Pemës së Jetës që ke kërkuar, do ta hani dhe do të jetoni, si ju, ashtu edhe Eva, dhe pasardhësit tuaj. Por këto dyzet e tre ditë nuk mund të korrigjojnë orën në të cilën ke shkelur urdhërimin tim. Të dhashë frytin e fikut në të cilin u fshehe që ta hash. Pra, ti dhe Eva shkoni dhe hani. Nuk do ta mohoj kërkesën tënde; as nuk do ta zhgënjej shpresën. Prandaj, duroni deri në përmbushjen e besëlidhjes që bëra me ju – do të prisni 55 ditë ose 5500 vjet me kohën time, para se t’u lejojë të hyni në kopshtin tim”.

Pastaj Adami mori fikun dhe e vuri mbi shufrat e arta. Edhe Eva mori fikun e saj dhe e vuri mbi temjan; ata qëndruan në këmbë dhe agjëruan tërë atë natë deri sa zbardhi mëngjesi. Kur u ngrit dielli, ata ende luteshin, por pasi mbaruan së luturi, Adami i tha Evës:

“Eva, eja të shkojmë në kufirin jugor të kopshtit, deri në vendin nga rrjedh lumi. Atje do t’i lutemi Perëndisë dhe do t’i kërkojmë të na japë të pimë pak nga uji i jetës, sepse Perëndia nuk na ka ushqyer me pemën e jetës që të mos jetojmë”.

Të dy u ngritën dhe shkuan buzë lumit, ku u lutën përpara Zotit dhe i kërkuan që të kujdesej për ta dhe t’i falte. Adami i tha:

“O Zot, kur isha në kopsht dhe pashë ujin që rridhte nga poshtë Pemës së Jetës, zemra ime nuk dëshironte, as trupi nuk kërkonte të pinte prej saj. Nuk e njihja etjen dhe nuk kisha nevojë për ndonjë ushqim. Por tani, trupi më është tharë nga etja. Më jep nga uji i jetës që të mund të jetoj. Më shpëto nga këto plagë dhe më dërgo në një vend tjetër të ndryshëm nga ky. Më lër të jetoj në kopshtin tënd.”

Dhe Perëndia i tha:

“Asnjë vend tjetër nuk do t’ju sjellë prehje. Është vetëm mbretëria e qiejve ku ka prehje. Por ti nuk mund të hysh në të për momentin, por vetëm pas gjykimit”.

Dhe epika e gabimit të Adamit dhe Evës vazhdon. Njerëzit kanë humbur shpresat; elitat autoritare, tiranike, të prapambetura, zhvatëse, shpërdoruese, me frymën e rëndë të ateizmit të djeshëm, i thonë turmës të mos i drejtojë sytë nga qielli se “parajsën” e ka në tokë.

Nuk ka lindje apo vdekje, nuk ka perëndim. Nuk ka as ekzistencë apo zhdukje të mëvonshme, por vetëm imagjinata fiktive, të njëjta ose të ndryshme. Profesioni i politikanit është më i paguari. Megjithëse duhet të japësh miliona lekë për t’u futur në lista, përsëri përfitimet janë shumë më të mëdha. Atdheu ështe bërë pasuri e patundëshme, pronë në shitje, ose kamp refugjatësh tranzit nga Afrika, që gjithësesi nuk duan të qëndrojnë në Shqipëri.

Filed Under: Mergata Tagged With: Astrit Lulushi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • …
  • 105
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT