Arbëreshët mbajtën gjallë ritin e tyre bizantin jo vetëm si shenjë dallimi, por edhe simbol identiteti e mos asimilimi.
Arbëreshët kur u vendosën në territorin e Italisë rreth shekullit të katëmbëdhjetë krahës gjuhës sollën me vete edhe ritin bizantin.
Janë pikërisht gjuha dhe riti që i bëri arbëreshët të dalloheshin nga popullsia latine.
Në 1919 reth katër shekuj më vonë pas shumë përpjekje dhe mundime arbëreshët kurorëzuan “istitucionin” e tyre të besimit. U formua Eparkia \ Diogjeza me selinë në Ungra dhe më vonë në 1937 në Diogjeza e Sicilisë.
Ditën e shtunë në mëngjes besimtarët arbëresh në Frasnitë, provincë e Kozencës u mblodhën për të festuar Shën Mëria e papërlyer.
Në komunitetin arbëresh të Frasnitës në Kalabri, besimtarët e ritit bizantin e festojnë ditën e Shën Mërisë në datën 9 dhjetor dhe jo në 8 dhjetor kur e festojnë komunitetet e tjera bizantine së bashku me ato latine. Kjo ndodh sespe ky komunitet e ruan këtë datë sipas kalendarit Bizantin të Kostandinopolit, në ritin origjinal dhe nuk e ndryshuan kurrë në shekuj.
Besimtarët e ritit të bizantin në Frasnitë i kënduan ditën e shtunë me devotshmëri Shën Mërisë së Papërlyer dhe e glorifikuan me himnin “AKATHISTOS”, rit të cilët e ndjekin prej rreth gjashtë shekuj në tokën latine.
Besimtarët rrëfejnë që kjo këngë është një nga perlat e të gjitha himneve të ngritura për Virgjëreshën”. Himni Akathist manifeston zemrën e përkushtimit të Shën Mërisë së papërlyer: amësia hyjnore e Marisë, lidhja e pazgjidhshme që lidh Virgjëreshën me Birin e saj Hyjnor, pikën e lidhjes midis njeriut dhe hyjnores.”Njohja, nderimi, ruajtja dhe mbështetja e trashëgimisë shumë të pasur liturgjike dhe shpirtërore të besimit oriental por edhe atë të integrimit ku të krishterëve lindorë dhe perëndimorë” jetojnë në paqe dhe harmoni. (Dekreti mbi Ekumenizmin, 21/11/1964, n.15)
Kisha arbëreshë mbanë gjallë gjuhën arbërore, ku mesha thuhet edhe në arbërisht. Liturgjia që nga viti 1967 në gjuhën shqipe u formua nëpërmjet një koinè të përbashkët midis ngulimeve të ritit bizantin.
Gjatë shekujve shumë arbëreshe u asimiluan por sot egzistojnë 33 parrokje që ruajnë Riti bizantin që është elememt edhe i përkatësisë.
Kisha, që në pamje të parë shpreh madhështinë e saj sa sublime por edhe e bukur, ashtu siç është edhe zemra e arbëreshit, që u vendosën në këto troje.
Në brendësi të kishës të gjenden dy ikonat e mëdha; Kryqëzimi dhe Pagëzimit të Zotit Jezu Krisht, si dhe 21 ikonat që kujtojnë himni Akathistos të vendosur në aplikacione, i vetmi shembull i ikonave që lidhen me këtë himn, e që gjenden në Evropën Perëndimore. Të gjitha këto ikona janë pikturuar nga ikonografi shqiptar Josif Droboniku.
Gjatë prcesionit besimtarët e adhurojnë Shën Mëria, duke e mbajtur mbi shpatullat e tyre statujën dedikuar asaj, si edhe ikonën e Shën Mërisë duke e përcjellë në rrugët e gjitonisë. Arbëreshët nderin në ballkonet e tyre mbulesat e bukura si shënjë zburkurimi dhe adhurimi për Shën Mërinë .
Në këtë festë nuk mungonin figurat si Peshkopi i Ungrës z. Donato Olivieri, Kryetari i Bashkisë së Frasnitës\ Frascineto Z. Angelo Catapano, Il prof At Antonio Bellusci, Zoti Gabriel Sebastian e shumë figura të tjera.
Merrnin pjesë edhe arbëresh të ritit latinë, italianë, si edhe laici.
Kisha arbëreshe bizantine në diversitetin e saj bashkon botën arbëreshe kudo që ata janë.
Ornela Radovicka
Qëndra albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe
(Në vijim disa foto)