• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shoqatat e Anës së Malit, Krajës dhe Ulqinit festuan Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe të Mësuesit

March 6, 2023 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Në mjediset e Hotelit “Hilton” në Staten Island, gratë e veshura me shije, elegance dhe plot gëzim vinin grupe grupe për të festuar së bashku Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe të Mësuesit. Tavolinat me lulet shumëngjyrëshe në çdo tavolinë sillnin dhe më shumë atmosferë dhe bukuriza në këtë mbrëmje kushtuar grave. Tri zonja të nderuara dolën në skenë dhe përshëndetën të pranishmit duke iu uruar atyre festën e mësuesit dhe të grave.Zonja Melinda Gjeloshi një aktiviste e mirënjohur në Diasporë dhe për një kohe të gjatë në grupin e drejtimit të Shoqatës “Ana e Malit” si n/kryetare, në fjalën e saj midis të tjerash frymëzoi gratë që të mbrojnë të drejtat e tyre kudo ku janë dhe ta jetojnë jetën me gjithë bukurinë e saj.Në emër të Shoqatës Kraja e cila javën e kaluar festi 30-Vjetorin e themelimit përshëndeti Zonja Venera Gjenashaj, e cila është dhe n/kryetare e shoqatës. Në emër të Shoqatës “Ulqini” përshëndeti zonja Blerina Ahmeti, një shoqatë që u krijua vitin e kaluar dhe po punon për të realizuar me sukses programin e saj.Të tria këto zonja nderuan gratë jo vetëm pjesëmarrëse, por të gjitha gratë shqiptare, në vendin amë, në Diaspore si dhe gratë e të gjitha racave në botë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.Ato thanë se po punojnë fort me programet e tyre në shoqata për t’i aktivizuar dhe më shumë gratë anëare pasi tek ato shohin një potencial të jashtëakonshëm për ta çuar shoqërinë e civilizuar dhe më përpara.Folëset kryesore të aktivitetit thanë se kjo ditë përkujton lëvizjen për të drejtat e grave.Ndërsa respektimi i parë i Ditës së Gruas u mbajt, më 28 shkurt 1909 në Nju Jork, 8 Marsi u sugjerua nga Konferenca Ndërkombëtare e Gruas 1910 për t’u bërë një “Ditë Ndërkombëtare e Gruas”. Natyrisht duke marrë pjesë me laps dhe kamera në dorë në këto aktivitete në nderim të mësueseve dhe grave në mendje më enden shumë mësuese martire që sakrifikuan për Gjuhën Shqipe. E tillë ishte Parashqevi Qiriazi, “Ylli i Mëngjesit” e lindur në Manastir (tani Maqedonia e Veriut) më 2 qershor 1880, një nga figurat kryesore të emancipimit, arsimit dhe Iluminizmit Shqiptar të fundshekullit 19-të dhe fillimit të shekullit te 20-të.Gratë shqiptare në Diasporë bëjnë shumë përpjekje për të arritur suksesin, pasi ato janë siç ka thënë mikja e madhe shqiptarëve me origjinë hebre Madeleine Albright, sekretarja e parë grua e shtetit amerikan si: “Mësova të përpiqesha jo sepse kisha garanci për sukses, por sepse veprimi i përpjekjes është në vetvete e vetmja mënyrë për të mbajtur besimin në jetë.”8 Marsi njihet si “Dita e Gruas”, në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 10 dekada.Në këto festë u nderuan duke i përshëndetur shoqata shkodrane “Rozafa” e cila përfaqësohej nga zonja Myzafere Aliaj, anëtare e kryesisë së shoqatës. Shtoj këtu se kjo shoqatë u krijua plot sukses muajin e kaluar. Nderuan me pjesëmarrjen e tyre kryetari i shoqatës “Kraja” Z. Samih Kanaqi dhe z.Xhemo Lanica kryetar i shoqatës “Ulqini”. Programi i pasur artistik e bëri dhe më të bukur dhe më vibrante atmosferën e sallës ku qindra gra vallëonin dhe gëzonin në këtë natë të shndritshme për to.Grupet artistike si Grupi i mirënjohur “Barbana”, “Ana e Malit” u shfaqën me Vallja e Pranverës, Valle me motive nga Tropoja etj.Një prezantim i bukur ishte dhe me Raffles me moderator Esmina Marisenoj. Fituesit morën disa çmime të cilat shkojnë në mbledhjen e fondeve.Këngëtarët e mirënjohur si Valdet Luka, Shpresa Gojani dhe Ilir Gjecbritaj argëtuan të pranishmit me këngë e valle nga të gjitha trojet tona shqiptare.Në këtë aktivitet ishte i ftuar TV “Alba Life” me themelues dhe producent z. Qemal Zylo. Kronika e përgatitur enkas për këtë mbrëmje do të transmetohet së shpejti në kanalet televizive.5 Mars, 2023Staten Island, New York

Filed Under: Mergata Tagged With: Keze Zylo

EKSPOZITA “FIRST KINGS OF EUROPE” (Mbretërit e parë të Evropës)

March 6, 2023 by s p

Për herë të parë, objekte të trashëgimisë prehistorike nga Shqipëria janë pjesë e një ekspozite ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada. Objekte nga fondet e Institutit të Arkeologjisë dhe koleksioni i Muzeut Arkeologjik në Tiranë, janë pjesë e ekspozitës lëvizëse në Amerikën e Veriut, e titulluar “First Kings of Europe”, me organizues Field Museum of Natural History, në Chicago-SHBA. Në këtë ekspozitë marrin pjesë 25 institucione nga 11 vënde të ndryshme nga Evropa Juglindore. Ekspozita ka si temë kryesore periudhën e formimit të elitave gjatë prehistorisë së vonë, nga komunitetet bujqësore të Neolitit, tek elitat e konsoliduara të periudhës së Hekurit në Ballkan. Shqipëria do të përfaqësohet në këtë ekspozitë me 17 objekte, të cilët datojnë në një interval kohor i cili fillon që prej 4 600 vjet më parë ose nga periudha e hershme e Bronzit, deri në 2400 vjet më parë, në fundin e periudhës së Hekurit. Të gjitha objektet vijnë nga varreza të ndryshme tumulare të gërmuara në Shqipëri, nga veriu në jug të vendit. Objektet e përzgjedhura në përputhje me tematikën e ekspozitës tregojnë histori të ndryshme: ritualet mortore që shoqëronin të vdekurin gjatë periudhës së Bronzit të hershëm, siç janë grupi prej gjashtë figurinash prej balte që shoqëronin varrin qendror të tumës 6 të Shtojit në rrethin e Shkodrës; elitat ushtarake dhe politike të periudhave parahistorike, të cilat përfaqësohen nga armë të ndryshme bronzi dhe hekuri apo objekte të panoplisë ushtarake, siç është helmeta ilire nga tumat e Çinamakut në rrethin e Kukësit; tregojnë stolisjen e pasur të veshjes së femrave nga zona e Matit dhe Shkodrës, të cilat spikasin për origjinalitetin e kompozimit të tyre; tregojnë objekte importi luksi, tregues të një statusi të spikatur, siç është vargu prej rruazash prej guri gjysëm të çmuar ose kornaline nga varreza e Rehovës në zonën e Kolonjës, apo kantari atikas me figura të kuqe, nga varri i një prijësi ilir nga zona e Matit; por dhe prodhime elegante dhe origjinale të qeramikës lokale, siç janë kantarët lokalë të kulturës ilire nga veriu i Shqipërisë. Njëkohësisht, një pjesë e objekteve të përzgjedhura, përmes stileve, materialeve, tipeve që përfaqësojnë, janë dëshmi e pjesëmarrjes së territorit të sotëm shqiptar në rrjetin kompleks të shkëmbimeve ndër-rajonale me kulturat fqinje, me Greqinë, Ballkanin dhe Evropën qendrore, por dhe me kulturat e bregut perëndimor të Adriatikut, në Gadishullin Italik. Një version i vogël i kësaj ekspozitës, e cila e pati theksin tek ritualet, e titulluar “Rituals and memory: The Balkans and Beyond”, u shfaq fillimisht në Institute for the Study of the Ancient World (ISAW), pjesë e Universitetit të New York, në datat 22 Shtator 2022 – 19 Shkurt 2023. https://isaw.nyu.edu/exhibitions/future-listHapja e ekspozitës së plotë, fillon në 31 Mars 2023, në Field Museum of Natural History Chicago, ku ajo do të qëndrojë deri në 28 Janar 2024. Në periudhën 5 Prill 2024-19 janar 2025, ekspozita do të vendoset në National Museum of History, në Gatineau, Kanada.Puna për pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë projekt u drejtua nga Dr. Rovena Kurti, në bashkëpunim me Rudenc Ruka dhe Prof. Luan Përzhita, Instituti i Arkeologjisë/Akademia e Studimeve Albanologjike.Krahas përgatitjes së ekspozitës, nën kujdesin e kolegëve amerikanë, Attila Gyucha dhe William A. Parkinson, arkeologë nga vëndet e ndryshme pjesëmarrëse kanë kontribuar në botimin e një monografie për publikun e gjerë, rreth tematikave të ndryshme që trajton ekspozita (https://ioa.ucla.edu/press/firstkingsofeurope), si dhe në përgatitjen e një katalogu të objekteve të ekspozuara, i cili do të dalë së shpejti nga shtypi (http://www.ioa.ucla.edu/first-kings-catalog). Për më tepër rreth ekspozitës shih: https://www.fieldmuseum.org/exhibitions/first-kings-europe.

Filed Under: Mergata

THE CHRISTIAN SCIENCE MONITOR (1929) / FJALIMI PREKËS DHE I IMPROVIZUAR I MBRETIT ZOG PARA DELEGACIONIT TË GRAVE SHQIPTARE

March 5, 2023 by s p


Mbreti Zog – Burimi : L’Illustrazione Italiana, 1929
Mbreti Zog – Burimi : L’Illustrazione Italiana, 1929

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Mars 2023

“The Christian Science Monitor” ka botuar, të hënën e 18 nëntorit 1929, në faqen n°8, fjalimin prekës dhe të improvizuar të Mbretit Zog mbajtur asokohe para delegacionit të grave shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbreti i Shqipërisë theksoi demokracinë e tij

Sovrani uron klerikët dhe popullin për pavarësinë që kanë fituar

Speciale nga The Christian Science Monitor

Burimi : The Christian Science Monitor, e hënë, 18 nëntor 1929, f.8
Burimi : The Christian Science Monitor, e hënë, 18 nëntor 1929, f.8

Tiranë, Shqipëri — Gjatë një feste të kohëve të fundit për Zogun I, Mbreti i Shqiptarëve gjeti rastin për të theksuar qëndrimin e tij demokratik ndaj popullit të tij dhe dëshirën e tij për t’i shërbyer. Natyrisht, festimet ishin kryesisht të natyrës ushtarake, duke i dhënë ushtrisë së re evropiane një mundësi për të treguar formimin, rendin, pajisjet dhe rritjen e saj të qëndrueshme, por përveç paradës pati edhe takime midis Mbretit të Shqipërisë dhe një numri të madh delegacionesh që përfaqësonin popullin shqiptar. Në një nga këto takime Zogu tha : “Kur të ktheheni në shtëpi, thuajuni fqinjëve se Mbreti i Shqipërisë nuk dëshiron të qëndrojë larg edhe një qytetari të vetëm, por është i vendosur të jetë një shërbëtor i vërtetë i Kombit, gjithmonë i gatshëm të sakrifikojë gjithçka që ka, madje edhe jetën e tij për popullin. Krijimi i Shqipërisë ishte fryt i përpjekjes më të madhe kombëtare dhe pavarësia jonë u fitua me çmimin e heroizmit dhe sakrificës tuaj. Shqiptarët nuk do të kënaqen me asgjë më pak se lirinë dhe për ta ruajtur atë do të paguajnë çdo çmim të nevojshëm.”

Burimi : The Christian Science Monitor, e hënë, 18 nëntor 1929, f.8
Burimi : The Christian Science Monitor, e hënë, 18 nëntor 1929, f.8

Në një takim tjetër me një delegacion grash, Mbreti i Shqipërisë, në një fjalim prekës dhe të improvizuar, të frymëzuar nga referenca e grave ndaj nënës së tij, Mbretëreshës, tha : “Ju falenderoj për këtë nderim. Unë ruaj dashurinë dhe respektin më të madh për nënën time dhe për të gjitha nënat. Janë nënat ato që mishërojnë më së miri idealet e atdheut tonë. Dhe ju lutem të mos e konsideroni familjen tonë mbretërore jashtë sferës së jetës suaj. Ne vetë kemi dalë nga mesi juaj dhe jemi bij të atdheut tuaj. Burrat në familjen mbretërore janë vëllezërit tuaj; gratë, motrat tuaja; nëna ime është nëna e të gjithë juve. Froni ynë nuk mbështetet në traditën shekullore si në vendet e tjera, por shpresoj se do të sigurohet nga dashuria juaj dhe do të gjejë një vend të fortë në zemrat e popullit sovran. Asnjë ceremoni të mos na ndajë nga ju. E gjithë familja jonë është në dispozicionin tuaj, e gatshme për t’ju shërbyer nevojave tuaja. Shpresoj që të gjitha femrat shqiptare të jenë nëna të mira, shtëpiake të mira, elegante, besnike dhe përparimtare (progresiste). Në përpjekjet tuaja për të përparuar dhe ndihmuar Kombin të përparojë, ju do të keni mbështetjen time të pakufizuar.”

Edhe pse gratë myslimane të Shqipërisë nuk po adoptojnë mënyrat moderne aq shpejt sa motrat e tyre në Turqi, shumica e më të rejave mes tyre e kanë hequr ferexhen dhe gradualisht po hedhin mënjanë kufizimet e tjera tradicionale që i kanë penguar ato.

Filed Under: Mergata Tagged With: Aurenc Bebja

KOSOVA 15 VJET SHTET, VATRA CHICAGO ORGANIZOI FESTË LETRARE

February 20, 2023 by s p

Mirela Kanini*/

Chicago, 18 Shkurt 2023 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA, dega Chicago, në nder të 15 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës organizoi një aktivitet të larmishëm letrar. Dita e pavarësisë është dita më e rëndësishme për një popull, një shtet dhe një komb. Pavarësia e Kosovës u organizua si një festë letrare me të ftuarin e nderit z. Skender Karaçica. Ai foli midis të tjerash në ditën e pavarësisë për Kosovën, të kaluarën dhe të ardhmen e saj. Në fjalën e tij ai theksoi se Kosova sot është një vend demokratik me aleatë të mëdhenj si ShBA dhe Perëndimin. Kujtoi figurat e mëdha të Kosovës, Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin dhe rolin e UÇK-së. Në takim u diskutuan pasuritë e Kosovës. Të pranishmit i drejtuan pyetje mbi Trepçën dhe z. Karaçica u zbuloi kuriozitetin se ajo sot është në duart e qeverisë së Kosovës. Në kohën e Jugosllavisë së Titos, Trepça ishte kolaterali hipotekor me të cilën merrte kredi Jugosllavia. Në takim u përmend liqeni i Ujmanit që ka digën nga më të mëdhatë në Europë. Sot Kosova ecen drejt integrimit Europian dhe me synimin drejt hyrjes në BE. Pastaj u lexuan poezi të z.Karaçica nga anëtari i kryesisë z. Kastriot Fetahu. I gjithë takimi kaloi në një atmosferë të bukur dhe miqësore duke theksuar se idealet e Fan Nolit dhe Faik Konicës Vatra e Chicagos do i zhvillojë dhe më tej duke i bërë gjithëpërfshirës të gjithë shqiptarët në shtetin e Illinois-it. Tradita e Vatrës filloi me një aktivitet madhor kombëtar sepse dhe vetë qëllimi i saj është ti shërbejë vetëm kombit, çështjes kombëtare, historisë, identitetit dhe gjuhës shqipe. Takimin tonë e bëri të mundur në ambjentet e restorantit të saj “Café Mirage”, pronarja shqiptare Suzan Dadevski të cilës i shpreh mirënjohje dhe respekt. Kjo ditë është historike për degën e Vatrës në Chicago pasi shënojmë aktivitetin e parë si degë dhe shpresojmë të jemi qendër bashkimi, atdhedashurie, patriotizmi e shqiptarie.

*Kryetare e degës së Vatrës në Chicago

Filed Under: Mergata Tagged With: Mirela Kanini

Me shumë meritë: Jim Xhema përjetësohet me emrin e një rruge në Prishtinë

February 15, 2023 by s p

Nga Harry Bajraktari

NEW YORK/

Urime mikut tim Jim Xhema për nderimet e bukura dhe të merituara që iu bënë sot nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Jim Xhema pranoi sot Urdhërin Presidencial të Lirisë së Kosovës. Dhe duke filluar që sot, një rrugë e kryeqytetit të Kosovës do të mbajë emrin e aktivistit të shquar shqiptaro-amerikan.

Jim Xhema ka qenë pjesë e pandarë e çdo ngjarjeje apo nisme të madhe që kemi pasur në Washington apo New York në gjysëmshekullin e fundit, në shërbim të kombit shqiptar.

Miqësia e tij me Senatorin e Amerikës Bob Dole ka qenë një nga themelet e mbështetjes dypartiake që shqiptaro-amerikanët ndërtuan në Washington kur Kosova dhe kombi shqiptar kishin më shumë nevojë.

Vendosja e emrit të tij një rruge në Prishtinë nderon jo vetëm patriotin Jim Xhema por edhe gjithë komunitetin shqiptaro-amerikan për ndihmën e madhe dhe kontributin që kanë dhënë për Kosovën.

Urime miku im, Jim Xhema! Faleminderit Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryetari Përparim Rama!

Zoti e bekoftë Kosovën e lirë dhe të pavarur.

Filed Under: Mergata Tagged With: harry bajraktari, Jim Xhema

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • …
  • 105
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT