• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vjosa Osmani në Këshillin e Sigurimit: Ekziston vetëm një e vërtetë, Kosova ishte viktimë e agresionit të Serbisë

October 24, 2023 by s p

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka thënë se Kosova më 24 shtator ishte viktimë e agresionit nga Serbia.

Osmani ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë ishte akt i pastër agresioni i Serbisë ndaj Kosovës.

“Është vetëm një e vërtetë. Kosova ishte viktimë e aktit të agresionit nga Serbia. Serbia po terrorizon serbët që jetojnë në Kosovë, për ta penguar integrimin e tyre. Serbia do territorin e Kosovës, të cilin s’do ta marrë kurrë. Kosova është palë konstruktive në dialog, e lista e moszbatimit të marrëveshjeve të Serbisë është shumë e gjatë. Duam zbatim të plotë e të shpejtë të gjitha marrëveshjeve të dakorduara në Bruksel në shkurt, dhe atë në mënyrë fer e të balancuar”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se Kosova kërkon përgjegjësi për sulmin, por Serbia vazhdon ta mohojë.

“Serbia tregoi më 24 shtator se dëshiron luftë, por s’do t’ia ofrojmë këtë. Demokracia e liria gjithmonë ngadhënjejnë. S’ka asgjë që mund t’i qëndrojë para një vendi që e do lirinë. Njerëzit e Kosovës kurrë s’do të heqin dorë nga liria e vetë”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë gjithashtu se sulmi terrorist më 24 shtator në Banjskë nuk ishte vetëm sulm ndaj Kosovës, por ishte plan për destabilizim të Ballkanit Perëndimor.
Gazeta Panorama.

Filed Under: Opinion

At’ Gjergj Fishta ishte figurë qendrore e veprimtarisë politike dhe artistike, klerike dhe diplomatike të asaj kohe

October 23, 2023 by s p

Nga Albert Vataj/

Me përulësi dhe respek, me përkorje dhe ngulm të epërm shëlbimi në shpirt dhe vullnete, e ngucim me ndërmendje madhështinë dhe gjenialitetit të këtij kolosi të kishës dhe shqiptarizmës, poezisë dhe gjuhës, krejt asaj ngrehine të kijametshme përpjekjesh vetmohuese për me lan nji vepër monumentale atdhetarie.

At’ Gjergj Fishta ishte figurë qendrore e veprimtarisë politike dhe artistike, klerike dhe diplomatike të asaj kohe. Roli dhe kontributi i tij në ato vende ku ai behu si një zë, ishin dhe mbeten gurthemel i rëndësishëm i vetëdijes shqiptare.

Shkoder 1913 At Gjergj Fishta dhe Justin Rrota

E pamatshme është vepra e tij. Gjithçka që rreket të formësojë përmbledhtazi jetën dhe aktin e tij krijues, do ta kishte të pamundur ta përfshinte të gjithin në këtë përqafim dëshmimi. Ai ishte një univers, ishte një rast i përjashtuar nga logjika e krijuesit. I lindur për të qenë një i jashtëzakonshëm, ai e ndërtoi këtë mit, pikërisht atë që na qaset sot në nevojën gjithnjë të pashterrur për ta përvetësuar si kapacitet, si vlerë dhe si një fenomen.

Pak njerëz kanë pasur fatin e At Gjergj Fishtës në të mirë dhe të keq. Vdiq dhe u përcoll me nderime të mëdha duke lënë pas një akt të pashoq krijimi. Pak vite më pas… eshtrat ia derdhën në lumë. Dhe vjen si një gjamë harresa dhe anatema prej diktatutës komuniste. U bë çmos të shtypej me dhunë e me gjak, me frikë e me mohim çdo gjurmë yjësie që ai la. Dhe vjen demokracia. Edhe pse i zhvarrosur nga anatema, mohi e harrimi, ende mbeti jo krejt i shpaluar, jo gjithkund i pranuar, jo gjithqysh i këtushëm. E keqja, lëngimi, anatema i kishin ngulur thellë thonjt. E megjithatë ai mundi të rivinte si një vigan, si një zë i fuqishëm, si një e vërtetë e pamohueshme. Ai mundi të rigjente vendin e vet në zemrat që e kishin strukur dhe e mbanin të fshehur.

Më 23 tetor 1871 erdh në jetë në Fishtë të Zadrimës, Zefi, ai qi do të pagëzohet me emnin e përgjithmonshëm, që do të ishte dhe do meste konstelacion i vetëdijes dhe krenaris tonë komtare, At Gjergj Fishta. Ai u shue më 30 dhjetor 1940 në moshën 69-vjeçare. Veprimtaria e tij asht e gjithfarshme. Gjithkund ku ai vuni dorë, mylmeu me zemër, shndriti me mendje, e shkrepëtiu me fjalë, ishte dhe mbeti nji prej testamenteve ma t’çmume të identitetit tonë komtar. Si klerik, ai diti dhe mujti me dhan me mish e me shpirt tançka kishte si detyres e asaj urdhnese t’shenjt, me i’u përkushtu me devocion e adhurim fesë. Si tekstshkrus, poet, prozator, estet, polemist, publicist, kritik, ndoshta mundet me ken i vetmi në historinë e kumtimit shqip, e zagjëmimit e dalzotjes dhe t’themeltave mëtime, qi mesin atëditë e sot sa aktuale aq dhe të epërme. Si gjuhtar, me Fishtën, Mjedën e shumë shqiptar të tjerë, lindi alfabeti, bash njaj qi na mundson me shkru e me këndu me za bylbyli. Ai, guxoi dhe bani nji punë fort t’admirushme, akt qi mujti me ken dhe me mbet si dëshmi e nji talenti dhe dhuntie t’pashoqe edhe si; diplomat, etnograf, arkeolog, hulumtues, muzikan, piktor, arkitekt, përkthyes, etj.

Sod në ditëlidnjen e tij, tanaheret e gjithqysh, gjeneratat dhe gjithkush qi lyp me u ndi zot në krenarinë e vet t’kenmtit shqiptar, e ndërmendim, At Gjergj Fishtën, e ledhim me krenarin dhe amëlcin tonë kujtuse. Pjesmarrim në kët solemnitet mirënjohje me përulësi dhe respekt, me përkorje dhe ngulm të epërm, shëlbimi në shpirt dhe vullnesë, e ngucim me ndërmendje madhështinë dhe gjenialitetin e këtij kolosi të fesë dhe shqiptarizmës, poezisë dhe gjuhës, krejt asaj ngrehine të kijametshme përpjekjesh vetmohuese për me lan nji vepër monumentale dhe t’pavdekshme atdhetarie.

At’ Gjergj Fishta ishte figurë qendrore e veprimtarisë politike dhe artistike, klerike dhe diplomatike të asaj kohe. Roli dhe kontributi gjithkund ai behu si nji za i kushtrimshëm, rrokaqiellës. Krejtkjo ishin dhe mbeten nji gurthemel i rand i vetëdijes kombtare.

E pamatshme asht vepra qi la. Gjithçka qi rreket t’formësojë përmbledhtazi jetën dhe aktin e tij krijues, do ta kishte t’pamujtun ta përfshinte të gjithin kët univers në këtë përqafim t’andshëm e shterues dëshmimi. Ai ishte nji realitet, nji univers, nji dhuratë shpërblyese e vet natyrës. u lind për me ken i jashtëzakonshëm. Ai, At Gjergj Fishta e ndërtoi kët mit, kët gjenialitet e aftësi gjithfaresh, pikërisht atë që na u dha dje, na qaset sot e ka me i’u propozu t’ardhmes si nevojën gjithnjë e pashterrun për me përvetsu ate; si kapacitet, si vlerë dhe si një fenomen.

Pak njerëz kanë pasun fatin e At Gjergj Fishtës, në të mirë dhe të keq. Vdiq dhe u përcoll me nderime t’mëdha duke lan përmbas një akt të pashoq krijimi. U ngjit në qiell për me xan vendin e meritum e u gropos në skutat ma t’terrta t’ferrit komunist. U kuptue dhe shjtnue, u keqinterpretu dhe u keqpërdor. Çmos bani e çmos provoi në t’gjall e në t’dekund. Hoqi n’mish e n’eshtna. E shvarruen e n’lum i’a kadhën çka kishte mbetun, si një dëshmi e nji urretje dhe hakmarrje t’përbindshme, jo krejt ndaj tij, por ndaj veprës dhe emnit qi bani tan ajo plejad zelltarësh t’pashembullt, t’klerit e atdhetarizmit. Për komunizmin gjithçka qi buronte e bulonte prej njasaj vullnese t’hyjshme, duhej shue, duhej shpërba, duhej kall n’skutat ma t’thella t’anatemës. Thue se ai, At Gjergj Fishta… ata krejt, klerikë dhe intelektualë, dijeshumë e pasionantë, ngulmëtarë e ngadhnjyes, shërbestarë dhe martirë, nuk ishin pikërisht njata të cillët kishin vu themelet e njasaj Shqypnie, kishin nxjerr njikët përkatësie gjeografike dhe atdhetare nga pluhni dhe balta mbytëse e asimilimit dhe asgjesimit osman. Thue se nuk ishte ai, At Gjergj Fishta, e do burra t’zashëm, zemra flakatere, mendje t’kthejllta, t’cillët na banën me gjuhën tonë, me histori, me muzikë, futboll, lëtërsi, arte, me shkolla, e grupime patriotike e kulturale. Tankjo ishte jo vetëm nji vepër drite, por edhe nji tmerr për bishën e territ, e cilla tue skërmit dhamt e gjakosun e tue u jargit helëm e pezëm, po donte me shue etjen dhe ujën e vet, tue pi gjakun e tue hangër t’gjallt e t’dekun, t’gjithçkaje qi për te asht pengim, asht vetëdije për me sundu e me nënshtrue me hekur e me gjak.

At Gjergj Fishta me nxënësit në oborrin e shkollës në Shkodër Shkolla Shqipe në Shkodër para 1900, ku merrnin pjesë nxënës nga të gjitha besimet fetare pa perjashtim! Publikuar nga Ndoc Simoni *** Local Caption *** At Gjergj Fishta me nxënësit në oborrin e shkollës në Shkodër Shkolla Shqipe në Shkodër para 1900, ku merrnin pjesë nxënës nga të gjitha besimet fetare pa perjashtim! Publikuar nga Ndoc Simoni

Vjen si një gjamë harresa dhe anatema, njaq e themeltë e njaq e gjatë sa edhe sod asht tue ken gjithnji e ma e pamujtun për me i dhan çka i takon, At Gjergj Fishtës, për me na shpërblye me çka na meritojmë prej tij.

U bë çmos të shtypej me dhunë e me gjak, me frikë e me mohim çdo gjurmë yjësie që ai la. Sekush u dasht me u lshu në këtë linçim, sa tue mujt me ken secilli ma i zoti se shoqi, në nënshtrimit e kësaj drite, në shpërbamjen e tançkaje qi ishte e saj e vinte me te. Sado qi edhe sod, ata ma hipokritët qi lypin shfajsim, tue u përpjek me u dlirë nga barra e fajit zelltar, sërish ata s’munden me ken dikush tjetër, sërish Fishta nuk asht ma njaj qi duhej t’ishte, njaj qi meritojmë na si identitet dhe integritet. Edhe pse i i rizgjuem e i riardhun diqysh nga anatema, mohi e harrimi… ende sod mbetet jo krejt i shpalum, jo gjithkund i pranum, jo gjithqysh i këtushëm. E keqja, lëngimi, anatema i kishin ngulun thellë thonjt e ndyt. Dhamt e prishun e kishin kafshue ligsh njaty qi do ta kishte t’pamujtun me u m’kam, me u ruzgju, me riardh njaq i fuqishëm, krejt si një shpërthim shndritës. E megjithatë ai mujti me beh diqysh përmes punës dhe ngulmt të nji shpure idhujtarësh, si një vigan anipse i lënduem, si një za i fuqishëm, aniqysh i çjerrun, si një e vërtetë e pamohueshme, edhe pse fort e mundueme dhe hekakeqe në kët nevojë mbijetese.

Ai, At Gjergj Fishta mujti me e rigjetë vendin e vet n’zemrat që e kishin strukur dhe n’krahnoret qi e majtën t’fshehun n’njato kohë t’shtira e qi rrezikuen e paguen shtrenjt dashnin dhe adhurimin për te.

Krejtkush ka mundësi dhe yshtet nga nji nevoj e themelt dhurimi të andjes së vet estetike dhe kombëtare, dhe lexon veprën e At Gjergj Fishtës, mrekullohet prej saj prej dimensioneve që përmban dhe nji ngulmi për me ken e me mbet nji za i gjëmimshëm dhe një dëshmues i pashoq i gjithë asaj qi lyp koha. Shejtnoju edhe ti me bekimin e ksaj mendje fort t’ditun e t’dritun, të ksaj vepre t’paçmim.

Filed Under: Opinion

“E vërteta: pavarësia e Kosovës, Amerika dhe diaspora” promovim madhështor në Tiranë

October 20, 2023 by s p

Fjala e mbajtur nga z.Ekrem Bardha/

Kush mund ta kishte imagjinuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se bashku me forcat e NATO-S, nje ditë do të bombardonin Serbinë për të ndaluar shtrirjen e tyre në territoret shqiptare, për ti dhënë fund genocideve, dhe më vonë edhe për të sjellë pavarësinë e shtetit të Kosovës?

Duhet t’i jemi krenar per politikën së mençur të Presidentit Ibrahim Rugova, i cili fitoi respektin e bashkësisë ndërkombëtare me thirrjen e tij për paqe, jo dhunë, që tregoi zemrën e popullit shqiptar te Kosoves.

Ne duhet t’i jemi kryelarte per UÇK-ne heroike, dhe të gjithë liderëve të saj, me heronjtë si Adem Jashari, që u ngritën për të mbrojtur vëllezërit dhe motrat e tane, dhe kaq shumë prej tyre dhanë jetën.

Lavdi Qofte atyre!

Megjithatë, SOT- NUK DO të kishim një Kosovë të pavarur pa lobimin e diasporës Shqiptare Amerikane. Ishte diaspora, që në shumë dekada kreu takime me Presidente Amerikan, diplomatët, departamentin e shtetit, senatorët, kongresmenët, zyrtarët për të lobuar për pamvarsine e Kosoves.

Kishte pafund takime, protesta të organizuara, evente për mbledhjen e fondeve, fushata sensibilizuese dhe aktivitete të tjera.

Ne vitin 1986, per here te pare ne historine tone, ne depertuam ne Kongresin Amerikan dhe shtruam aty shkeljet, abuzimet me te drejtat dhe lirit te shqiptarve ne ish-Jugosllavi.

Si ka theksuar ish-Ambasadori Amerikan Ryerson,

“fakte teper interesante ishte pa dyshim paraqitja e nje resolute per te hequr Jugosllavise Statusin Vend I Favorizuar. Fakti qe rezoluta arriti te marr mbeshtetjen e 150 antarve te tjere te dhomes se perfaqsuesve habiti shume njerez ne Kongres dhe ne administrate.” Shenon Zoti Ryerson.

Ne krijuam lobin shqiptar, Këshillin Shqiptare-Amerikan, NAAC. Gjithashtu, bashkepunuam me shume organizata te tjera patriotike, si organizata Vatra, e Fan Nolit dhe Konitces.

Duhet të theksoj se janë qindra, ose mijra aktivistë shqiptaro-amerikanë që kontribuan në këtë kauzë.

Përmes këtij libri, dua të ilustroj me shembuj konkretë, punën, përkushtimin, dedikimin e diasporës shqiptare të Amerikës në dekadat e kaluara.

Me keqardhje kam konstatuar se roli i diasporës për ҫlirimin e Kosovës, ose është lënë në hije ose është harruar fare. Prandaj e shoh detyrim moral ndaj ҫdo perfaqësuesi apo aktivisiti të diasporës, që të hedh dritë mbi të vërtetën e ketij kontributi, sipas rolit që ka luajtur, për ta bërë ta plotë, sa më të vërtetë fitoren dhe pavarësinë e Kosovës, realitet që të gjithë e gëzojmë sot, por që vite më parë nuk mund të mendohej as edhe nga njerëzit më optimistë.

Dëshira Jone e madhe është që të rinjtë shqiptarë sot ta përdorin këtë si një shembull se çfarë mund të arrihet kur shqiptarët janë të bashkuar.

Ne, diaspora e Amerikes, bashkuam forcat per kauzen tone.

Shqiptarë nga anë të ndryshme të trevave tona , u bashkuan.

Kur shqiptarët janë të bashkuar për një kauzë fisnike, ata fitojnë!

Faleminderit.

Ekrem Bardha

19 tetor, Hotel Rogner

Words at Book Promotion.

Filed Under: Opinion

American Albanian Law Enforcement Association (AALEA), Launches Successful GoFundMe Campaign. Thanks Supporters for Their Generosity

October 20, 2023 by s p

New York City, NY

October 19, 2023/

American Albanian Law Enforcement Association (AALEA) is pleased to announce the successful launch and ongoing of the GoFundMe campaign on behalf of the family of the fallen Kosovo Police Hero, Afrim Bunjaku.

Through the generosity of Albanian community in United States, and many Albanians across the world, American Albanian Law Enforcement Association was able to raise $60,000,00 dollars. These funds will be presented to the General Director of Kosovo Police, Mr. Gazmend Hoxha on October 19th, 2023, in New York. Upon his return to Kosovo, Director Hoxha will present these funds to the family of Kosovo Police Hero, Afrim Bunjaku.

We are incredibly grateful for the outpouring support we received during our GoFundMe campaign. The response from the Albanian community and beyond has been truly heartwarming. The funds raised will help lighten the burden of the Bunjaku family after the tragic loss of a husband and a father of three children.

American Albanian Law Enforcement Association would like to extend its deepest gratitude to each and every donor who contributed to the campaign. Their generosity and belief in AALEA’s mission have made a significant impact on the outcome of this event. We are truly humbled by your kindness and will ensure that every dollar is forwarded to Bunjaku family.

The success of the GoFundMe campaign has reinforced our organization’s belief in the power of community and the ability to create meaningful change when we come together.

For more information about Albanian American Law Enforcement Association and its mission, please visit http://aaleaus.org

American Albanian Law Enforcement Association (AALEA)

Filed Under: Opinion

Sot 20-vjetori i lumturimit të Nënë Terezës nga Papa Gjon Pali II, “Jezusi erdhi të na sjellë Lajmin e Mirë, se Zoti na do, e se ne, duhet ta duam njëri-tjetrin”

October 19, 2023 by s p

Sot shënohet 20-vjetori i lumturimit të Nënë Terezës, simboli i përkushtimit ndaj të varfërve dhe të dashurisë për Zotin. Çdo 19 tetor, veçanërisht Shqipëria dhe India, kujtojnë përvjetorin e lumturimit të Nënës Terezë, Gonxhe Bojaxhiut, në Vatikan, e cila nuk është vetëm festë liturgjike kishtare e së Lumes Nënë Terezë, por Festa Kombëtare e Saj.

Me 19 tetor 2003, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, të mbushur përplot me shqiptarë të ardhur nga të gjitha viset, së bashku me qindra mijëra shtegtarë të ardhur nga mbarë bota, Papa Gjon Pali II e shqiptoi formulën kanonike të Kishës që e lartonte Nënën e Madhe të të varfërve të mbarë botës, në nderimet e altarit.

Ja fjalët e çastit kulmor, shqiptimi i FORMULES SE LUMTURIMIT nga Papa Gjon Pali II atë ditë të paharrueshme të 19 tetorit 2003:

“Ne, duke përmbushur dëshirën e Vëllait tonë Lukas Sirkar, Kryeipeshkëv i Kalkutës, si dhe të shumë vëllezërve të tjerë në Episkopat e edhe të shumë besimtarëve, pasi kemi marrë mendimin e Kongregatës për Çështjet e Shenjtërve, me Autoritetin Tonë Apostolik pranojmë që Shërbëtorja e nderuar e Hyjit, Tereza e Kalkutës, tani e tutje të quhet “E Lume” e që festa e saj të kremtohet në vendet e sipas rregullave të caktuara nga e drejta kanonike, çdo vit, në ditën e lindjes së saj për qiell, më 5 shtator”.

Sot pra, me 19 tetor, nuk është festa liturgjike kishtare e së Lumes Nënë Terezë, por Festa Kombëtare e Saj, sepse kjo ditë, me të drejtë, u shpall Festa e të gjithë shqiptarëve, për të cilët Nënë Tereza tani ndërmjetëson nga Qielli, ndërsa vijon të na kujtojë se:

“Jezusi erdhi të na sjellë Lajmin e Mirë, se Zoti na do, e se ne, duhet ta duam njëri-tjetrin, ashti Ai na do ne. Po ku e ka fillimin dashuria? Në familje. Si fillon? Duke iu lutur së bashku Zotit. Familja që lutet së bashku, mbetet e bashkuar. E nëse ju do të mbeteni të bashkuar do ta doni e respektoni njëri-tjetrin, ashtu si Jezusi ju do. Çojeni pra lutjen, gëzimin, dashurinë e paqen në familjet tuaja e kështu do të rriteni në shenjtëri. Shenjtëria nuk është luks për pak vetë, është një bukuri e thjeshtë, sepse Jezusi ka thënë: “Jini të shenjtë, ashtu si Ati im që është në qiell”. Zoti ju bekoftë të gjithëve”.

E duke shfletuar kujtesën tonë historike i dëgjojmë përsëri zërat e shqiptarëve të cilët, nga Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan, shprehen emocionin e thellë të atij çasti kur, si rrallëherë, mbarë bota përsëriste me nderim të thellë emrin e kombit shqiptar, që kishte nxjerrë nga gjiri i vet atë që Papa Shën Gjon Pali II e përshkoi gjatë kremtimit të lumturimit të 19 tetorit të vitit 2003 si figurë simbolike të misionit të Kishës, duke shtrënguar, me njërën dorë, atë të një fëmije e, me tjetrën, Rruzaren Shenjte.

Kundrim e veprim, ungjillëzim e përparim njerëzor: Nënë Tereza e kumtoi Ungjillin me jetën e saj të cilën ua dhuroi plotësisht të varfërve, e njëkohësisht, lutjes- pati thënë Papa Shën Gjon Pali II.

Në përfundim të këtij përkujtimi, ti bëjmë tonat fjalët e Papës Vojtila për të Lumen Nënë Terezë, shqiptuar në homelinë e Meshës së Lumturimit të saj në Vatikan me 19 tetor 2003:

“Ta lavdërojmë këtë grua të vogël, të dashuruar me Zotin, këtë lajmëtare të përvuajtur të Ungjillit e bamirëse të palodhur të njerëzimit. Në të nderojmë një nga personalitetet më të rëndësishme të epokës sonë. Ta pranojmë mesazhin ta ndjekim shembullin e saj”.

Sot shembulli i shkëlqyer i shërbimit të saj bamirës është bërë burim frymëzimi për familjen e saj shpirtërore, për Atdheun e saj, për Kishën e mbarë njerëzimin!”.

Kështu është shprehur Papa Gjon Pali II që e lartoi në nderimet e altarit Nënë Terezën më 19 tetor 2003, e ne sot e shikojmë të Lumen Nënë Terezë me emocion të thellë e cila nga altari nga na porosit: “Duajeni njëri-tjetrin, ashtu si Zoti do secilin prej jush dhe lutuni… lutuni e silleni lutjen brenda familjes, sepse familjet që luten së bashku, qëndrojnë të bashkuara. E nëse njerëzit qëndrojnë bashkë, ato do ta duan njëri-tjetrin, ashtu si Zoti e do secilin.

Le të vazhdojmë ta ndjekim shembullin e saj e të jemi mjete të dashurisë hyjnore.

Ja çka shkruhet në motivacionin e lumturimit të Ganxha Bojaxhit, Nënë Terezës:

“Murgesha imcake shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës – Gonxha Bojaxhiu (1910 – 1997) në shekullin e kaluar qe simbol botëror i dashurisë së krishterë. Pa i mbushur mirë 18 vjetët, duke iu përgjigjur thirrjes për veprimtari misionare, hyri ndër motrat e Loretos, që e dërguan si mësuese në Indí. Në Kalkutë zbuloi fytyrën e Krishtit të vuajtur në fytyrën e të varfërve më të braktisur. Këtu në jetën e saj filloi kthesa e madhe. Themeloi për të varfrit Misionaret e Misionarët e Bamirësisë. Sipas shembullit të saj, lindi një lëvizje e gjerë impenjimi bamirës e shoqëror në dobí të njerëzve më të lënë mbas dore, më të mjerë, më të harruar”. Veç asaj që u tha më sipër, shtohet edhe se gëzon famë shenjtërie në shkallë botërore. Radhitet kështu ndër shenjtorët, të cilët u lartuan në altar në një kohë tepër të shkurtër.

Kjo ditë, me të drejtë, u shpall edhe festa e të gjithë shqiptarëve, por në të gjitha vendet kujtohet si një prej personazheve më të famshme në botë, si murgesha që ndihmoi të varfrit në Indi.

Nënë Tereza ka lindur në Shkup me 26 gusht 1910 në një familje kosovare dhe kur ishte 18 vjeçe u bë kandidate e Motrave të Loretos, të cilët kryenin misione humanitare në Indi. Në vitin 1931, Nënë Tereza shkoi në Kalkuta, ku atje punoi dhe mësoi për 17 vitet e ardhshme. Nënë Tereza u largua nga manastiri dhe filloi të ndihmonte të varfrit nëpër rrugët e Kalkutës. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Haste vështirësi për të folur rrjedhshëm gjuhën shqipe, pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare, përcjell shekulli.

Shkrimet e saj në gjuhën shqipe, janë letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në shqip të popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel më 1979 dhe lutja në Shqip transmetuar nga “Zëri i Amerikës” më 17 qershor 1978. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezen se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Pas shumë vite kërkesash insistuese personale dhe zyrtare, në gusht të viti 1989 Agnesa Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, do të realizonte deshirën e madhe, sikurse është shprehur para largimit: “Vizitova vendin tim të dashur Shqipërinë dhe takova popullin tim”. Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Clinton është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shume krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave te lirisë”.

Gonxhja u bë qytetarja e botës, e popujve, feve dhe e qytetërimeve. Vetëm sipas të dhënave të vitit 1980, ajo ishte kujdestare e 7 500 fëmijëve në 60 shkolla, mjekonte 960 mijë të sëmurë në 213 spitale, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47 000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve në 20 shtepi pleqsh dhe kishte birësuar 160 fëmijë jetime. Nënë Tereza vdiq më 12 shtator të vitit 1997 dhe prehet në selinë e urdhrit të misionarëve të bamirësisë në Kalkuta të Indisë.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 118
  • 119
  • 120
  • 121
  • 122
  • …
  • 859
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT