• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pas At Fan Nolit, Vatra Queens kërkon varrin e At Gjergj Fishtës

December 18, 2023 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra dega Queens-New York në mbledhjen e kryesisë së datës 17 dhjetor 2023 ka ngritur një komision nismëtar për ndërtimin e një parku të gjelbër pranë përmendores së At Gjegj Fishtës në vendlindjen e tij dhe gjetjen e varrit të Homerit shqiptar. Ekipi patriotik i kryesuar nga Prof.dr.Skënder Murtezani e quan domosdoshmëri nderimin e At Gjergj Fishtës, kolosit të kombit shqiptar. Vatra Queens-New York ka ngritur një komision të përbërë nga z.Ndre Deda, z.Mark Shabaku dhe z.Akri Çipa që do të adresojë çështjet sa më sipër deri në zgjidhjen përfundimtare.

Vatra Queens-New York u bën thirrje të gjithë vatranëve e shqiptaro-amerikanëve që të kontribuojnë dhe mbështesin këtë projekt kombëtar e komunitar në vlerësim dhe nderim të Homerit shqiptar At Gjergj Fishta.

Filed Under: Opinion

Ekrem Bardha përherë në shërbim të çështjes shqiptare

December 16, 2023 by s p

Prof. Elez Osmani/

Njeriu që i takoi shtatë Presidentë të SHBA-ve.

“Nësa ka diçka që më ka ndjekur gjithë jetën, edhe në kohë fatkeqësish, edhe në kohë suksesi, është pikërisht dashuria për Atdheun. Jeta në demokracinë amerikane më bëri të reflektoj mbi shumë gjëra. Kuptova që nuk duhet të hakmerremi për të shkuarën, por të punojmë për të ardhmen, të ndihmojmë në përparimin dhe mbarëvajtjen e Atdheut tonë. Çdo shqiptar duhet të pyesë veten ç’ka bërë dhe ç’duhet të bëjë për Shqipërinë dhe Kosovën. Së bashku kemi shumë për të bërë…” -Ekrem Bardha.

Në librin e fundit, “E vërteta, pavarësia e Kosovës, Amerika dhe diaspora” të z. Ekrem Bardha, një njeri që tërë jetën ia ka kushtuar çështjes shqiptare, lirisë së Kosovës dhe demokracisë së Shqipërisë, gjendjes së shqiptarëve nën Maqedoninë, si dhe jetës së shqiptarëve kudo që jetojnë, por në mënyrë të veçantë veprimtarisë atdhetare të Mërgatës shqiptare në SHBA për lirinë e Kosovës. Prandaj, vepra e tij, thuajse një kronikë jetësore e autorit Ekrem Bardha, në radhë të parë është një burim informacioni i pashtershëm, jo vetëm për rolin e secilit shqiptar, edhe si individ, por edhe të gjitha format e organizimit të mërgatës shqiptare atje, në shërbim të luftës për liri të shqiptarëve të Kosovës. Në veprimtarinë e tij për ta bërë të njohur çështjen shqiptare, edhe sot e kësaj dite e pa zgjidhur, Ekrem Bardha nuk është lodhur shumë, se cilët organizime , parti, shoqata, apo forma të tjera të organizimit kanë punuar, por është marrë me çështjen se si të ndihmohet çështja shqiptare nga administrata më e fuqishme në botë, ajo amerikane. Në mbështetje të te dhënave që ka botuar të libri i tij i fundit, del se gjatë gjithë veprimtarisë së tij nuk ka kursyer asgjë, jo vetëm ai, por edhe familja, që nga koha kur kishte migruar në SHBA. Një i ri, që kishte arritur të ikte nga shërbimi ushtarak në Shqipëri, një familjar, vëllain e të cilit, Sami Bardhën, e kishte pushkatuar sistemi, e kishte pasur të qartë se jeta e më tejshme në atdhe ishte e pamundur. Prandaj, mërgimi i tij, siç mund të kuptohej, edhe për shumë familje të tjera atdhetare, ishte diçka e domosdoshme, për të mos thënë e pashmangëshme, ngase në mënyrën si po ecnin gjerat, në Shqipërinë socialiste, mundësia për të bërë jetë normale dhe me dinjitet ishte e pamundur.

Në SHBA, kishte provuar të gjitha punët e mundshme, derisa kishte arritur të krijonte të mira materiale, për të krijuar mundësi që të bëhej vetë bartës i organizimit të punës dhe të familjes. Kishte arritur që të botonte gazetën Iliria, një kohë shumë të gjatë, por veprimtaria e tij themelore ishte angazhimi për të krijuar mundësi që administrata amerikane të vihej në mbështetje të çështjes shqiptare. Për herë të parë, në vitin 1986, e kishte takuar Presidentin e parë amerikan, Nikson, nga i cili kishte kërkuar që të mos lejonte copëtimin e mëtejmë të shtetit shqiptar, ngase qeveria e kolonelëve grekë, që kishte ardhur në pushtet në Greqi, kishte shfaqur hapur pretendimet e tyre për territoret shqiptare në jug të vendit. Presidenti Nikson, pasi e kishte dëgjuar me vëmendje, i kishte premtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk do ta lejonin një gjë të tillë. Ky ishte takimi i parë me një President amerikan në shërbim të interesave të Shqipërisë. Gjashtë Presidentët e tjerë të SHBA-ve, që i kishte takuar, para tyre kishte paraqitur gjendjen e Kosovës, jo vetëm gjatë Luftës së UÇK-së, jo vetëm pas përfundimit të kësaj lufte, por edhe në kohën pa filluar lufta e armatosur në mes shtetit serb dhe luftëtarëve të UÇK-së. Ekrem Bardha kishte njohuri të gjera të politikës së administratës amerikane, andaj jo rastësisht ai kishte pasur mundësi të takonte, siç u tha më sipër, shtatë Presidentë amerikanë, për të kërkuar nga ata ndërhyrjen e duhur në shërbim të çështje shqiptare në përgjithësi, por të Kosovës në veçanti. Siç del edhe në veprën e tij, pas gjenocidit që kishte kryer administrata e Millosheviqit në Bosnjë dhe Hercegovinë, ishte e mundshme që diçka e tillë do të ndodhte edhe në Kosovë. Por, siç dihet, Ekrem Bardha është ndër të parët që ka folur para Kongresit Amerikan, ku ka paraqitur gjendjen e rëndë, thuajse shpërthyese, jo vetëm në Kosovë, por kudo ku jetonin shqiptarët jashtë kufijve të shtetit amë, Shqipërisë.

Kujtimet e Ekrem Bardhës, botuar te libri “E vërteta: Pavarësia e Kosovës, Amerika dhe Diaspora’’, në një mënyrë, ose në një tjetër, përmbush mirë atë thënien e mençur të shkrimtarit francez, Standalit, se ‘‘meriton të hidhet në letër vetëm ajo që mbetet interesante edhe pasi historia e ka dhënë fjalën e saj’’. Nëse diçka në jetën e njeriut, që ka zgjedhur rrugën për të qenë në shërbim të çëshjes së atdheut, pa marrë paraysh se çfarë padrejtësish të ka sjellë historia dhe njerëzit e asaj historie, atëherë ajo është lënia anash e hakmarrjes, ngase atdheu, edhe sipas Ekrem Bardhës, është kudo ku janë shqiptarët. Prandaj, në veprën e tij, ai ka të drejtë kur thotë, se pa lirinë e Kosovës nuk ka Shqipëri. Pra, këtë veprë lexuesi e konsideron ‘‘Një libër pa mllef, gjë e pazakontë, për ata që kanë pasur më shumë dhimbje! Me plot besim se e ardhmja e kombit fillimisht duhet të ketë lirinë e Kosovës. Pa këtë nuk mund të ketë Shqipëri etnike dhe as besim se një ditë do të ndodhë bashkimi i shqiptarëve’’.

Gjatshtë Presidentë amerikan, kanë pasur durimin ta dëgjojnë për çështjen e Kosovës, ta dëgojnë kërkesëne tij dhe të shqiptarëve, që të mos lejohet gjenocidi në Kosovë, që të mos bëhet pastrami etnik i Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare jashtë shteti amë, që të bëhet diçka, ku prania e SHBA-ve të jetë e përhershme, si arma kryesore e sigurisë së paqes në atë pjesë të tokave shqiptare. Si gjatë angazhimit të tij, si gjatë udhëheqjes së gazetës Iliria, por shumë e theksuar në librin e tij të kujtimeve, të mbushur me aq shumë fakte, të dhëna, dëshmi, fotografi, që ndonjëheë flasin më shumë se njëmijë fjalë, me dokumente në të dy gjuhët, shqip e anglisht, Ekrem Bardha e ka ndjerë të nevojshme ta theksojë, pa ju dridhur çerpiku, si thuhet, se “unë i takoj së djathtës, por partia ime është Shqipëria”? Prandaj, jo vetëm i kishte hije, por edhe i takonte të reagonte në atë mënyrë, kur ambasadori Gelbart e quan UÇK-në organizatë terroriste, në njjë takim që kishte me veprimtarë të Këshillit Nacional Shqiptar. ‘‘– E dini ju se çfarë janë këta të UÇK? Këta janë terroristë! – tha Gelbard, prerë dhe me ton të lartë. Në atë moment më zuri gjaku i shqiptarit, nuk e përmbajta dot veten dhe iu ktheva me një gjuhë të drejtpërdrejtë, aspak diplomatike. – Shame on you! (Turp të kesh!), i thashë. UÇK nuk është terroriste! Ata djem dhe vajza luftojnë kundër një gjenocidi të pashembullt në qendër të Evropës dhe për të drejtat e tyre njerëzore’’.

Në jetë, siç e thekson edhe vetë, e kishte mbajtur mend një thënie të Abaz Ermenjit, i cili i kishte thënë, se një ditë Shqipëia do të ndryshojë, Shqipëria nuk do të zhduket, nuk do të zhbëhet, andaj çdo angazhim për të mirën e saj, është nderi dhe obligimi i secilit njeri, që e ka mundur hakmarrjen e mosmarrëveshjeve politke nga dashuria për atdheun.

Në rrëfimit e Ekrem Bardhës, ka momente shumë emocionuese, andaj është e kuptueshme se nga një letër, që e bija e Ekrem Bardhës, Donika ia dërgon të vëllait Ilirt nga Tirana, e prek aq shumë Presidentin amerikan Bill Klinton, sa i shkojnë lotët.

Këtu, ndoshta është rasti, të citoj letërn, qe e preku aq shumë Presidentin, por edhe një letër falenderuese të Presidentit, pasi përfundon Lufta e UÇK-së në Kosovë.

Letra e Donikës

Një ditë ajo mësoi për një ngjarje të llahtarshme. Për këtë i dërgoi një letër vëllait të saj, Ilirit.

I dashur Ilir!

Të falënderoj për fjalët e tua! E vërteta është se situata është thellësisht shqetësuese. Po të tregoj vetëm një ngjarje. Ti i ke parë kampet e refugjatëve kosovarë në televizion. Një nga këto kampe ndodhet edhe në Tiranë. Në një prej çadrave janë pesë vajza të mitura, të cilat refuzojnë të dalin përjashta si të tjerët. Vajza dhjetëvjeçare, e cila është e bija e arkëtares që kemi këtu në “Piazza”, i tregoi nënës së saj për vajzat e çadrës. Ajo, së bashku me shoqet e klasës shkonte në kamp për të luajtur dhe për të argëtuar fëmijët e refugjatëve kosovarë.

“E sheh atë çadrën atje?”, – e kishin pyetur vajzën dhjetëvjeçare. Ajo është çadra e vajzave që nuk duan të dalin nga aty.”

Asaj i kanë thënë se ato janë përdhunuar nga ushtarët serbë. Vogëlushja rrëfeu se serbët i kanë zhveshur vajzat në kazermat e ushtrisë. Vajzat thonë se ndihen aq të turpëruara, sa nuk pranojnë të dalin jashtë. Ato qajnë vazhdimisht me kujë, duke shkulur flokët, duke çjerrë fytyrën e duke thënë që donin të vrisnin veten.

Unë e porosita vajzën e vogël t’i pyeste nëse mund t’i takoja. Por fatkeqësisht, ato refuzuan. Situata këtu është e rëndë sa nuk mund të përshkruhet.

Me dashuri, Donika!

SHTËPIA E BARDHË

UASHINGTON

4 tetor 1999

FAMILJES BARDHA

3300 LONE PINE ROAD

WEST BLOOMFIELD, MI 48323T

E dashur Lumtëri, Ekrem dhe Ilir!

Dua t’ju falënderoj edhe një herë që u takuat me mua gjatë vizitës në Miçigan. Gjatë përpjekjeve tona për t’i dhënë fund kryqëzatës së tmerrshme të spastrimit etnik në Kosovë, tregimet tuaja na nxisnin fuqimisht dhe na mbanin parasysh urgjencën e misionit tonë. Ne tani po hyjmë në një fazë të re të përpjekjeve tona për paqe e drejtësi në Ballkan dhe, ndërsa gjendemi përpara vështirësive të mëdha, të jeni të sigurt se do t’i vazhdojmë përpjekjet për t’i ndihmuar qytetarët e Kosovës të rindërtojnë jetën dhe atdheun e tyre. Hillary dhe unë ju urojmë çdo të mirë juve dhe familjes suaj!

Sinqerisht,

Bill Clinton (d.v.)

Ekrem Bardha i tregon se si e kanë lënë vendin e tyre, atë jetë të braktisur dhe është i gatshëm të marrë përsipër shumë më tepër se sa mund të pritej. Ishte nguliturt hellë ne psikën e tij se Shqipëria nuk do të zhduket, nuk do të shpërbëhet. Do të vuajë, por do të mbijetojë. Kosova, pjesa tjetër e atdheut, është në fillin e perit. Nëse ky fill këputet, atëherë nuk do të ketë më Kosovë. Do të jetë një pjesë e harruar, ashtu si viset e tjera shqiptare. Komunizmi është armiku ynë, do i thotë Ermenji, por Serbia është dy herë e armiqësuar me shqiptarët. Nëse nuk do të ketë Kosovë, atëherë nuk do të ketë as Shqipëri. Ngaj duhet dalur në krah.

Presidentët Amerikanë

Në rrugën e drejtë që zgjodhi Ekrem Bardha do të takohej me shtatë presidentë të Shteteve të Bashkuara. Me gjashtë prej tyre do të bisedojë vetëm për Kosovën; në njërin takim, në takimin e parë me një president të shquar, Riçard Nikson, do të bisedojë për Shqipërinë.

Zbuluesi shqiptar Hasan Luçi do të jetë i pari që do të informojë për këtë takim shërbimin e tij të zbulimit të jashtëm. Ai do i shkruajë shefave në Tiranë se, “Ekrem Bardha, shqiptar i njohur, është takuar me presidentin Nikson. Tema e takimit të tyre nuk dihet, por, nga informacionet e ardhura, ka të dhëna se Ekrem Bardha i ka kërkuar Presidentit amerikan mbrojtjen e territorit shqiptar nga një agresion i mundshëm i Greqisë”.Presidenti i kishte premtuar:

, “unë nuk do të lejoj që pretendimet greke për territore shqiptare të realizohen”.

Një letër e Donika Bardhës bëhet shkak madhor për reagimin e presidentit Klinton dhe nis një rrugë e re, përmes një betimi që i bën presidenti i luftës: Serbët do e paguajnë këtë që po bëjnë në Kosovë.

Është një libër i veçantë. Ndoshta më i veçanti që do ta begatojë kujtesën e diasporës. Më domethënësi.

“Nësa ka diçka që më ka ndjekur gjithë jetën, edhe në kohë fatkeqësish, edhe në kohë suksesi, është pikërisht dashuria për Atdheun.

Jeta në demokracinë amerikane më bëri të reflektoj mbi shumë gjëra. Kuptova që nuk duhet të hakmerremi për të shkuarën, por të punojmë për të ardhmen, të ndihmojmë në përparimin dhe mbarëvajtjen e Atdheut tonë.

Çdo shqiptar duhet të pyesë veten ç’ka bërë dhe ç’duhet të bëjë për Shqipërinë dhe Kosovën. Së bashku kemi shumë për të bërë…”

Autori

Po përfundoj duke cituar prof.Dr Emin Kabashin shkrimtar nga Prishtina:

“Çdo studjues që merret me veprimtarinë e gjerë të sa e sa emigrantëve, do kuptoj se ata, prioritet e patën çështjen kombëtare , dhe ky fakt është një realitet me thellësi historike. Kështu studjuesit e kujdesëshem, në të njëjtën kohë, do gjenjë edhe gjurmët e të gjithë brezave të atdhetarëve shqiptarë, qoftë para Luftës së Dytë Botërore apo edhe pas saj. Atëherë del qartë, mendimi se asgjë në jetën tonë historike, e as në jetën e mërgatës shqiptare në Evropë ,në Azi,në Amerikë, nuk ka pikur nga qielli, as nuk ka ardhur vetiu, siç thuhet, nga një faktor i jashtëm, apo nga një dorë e padukshme, në mënyrë që të vë në vijë, jo vetëm veprimtarinë e tyre, por edhe përfundimin e asaj veprimtarie” A nuk eshte ky rast i sotëm shembulli më eklatant?

Filed Under: Opinion Tagged With: Ekrem bardha, Elez Osmani

Faik Konica, shqiptari i ditur, reagues kurajoz dhe polemist i ashpër

December 15, 2023 by s p

Nga Albert Vataj/

“Ndërroj jetë me mejtimin se ju jeni njerëzit që më keni kuptuar më qartë në këtë dhe. Nuk do të më tretë dheu, nëse ti imzot Noli dhe ti Lamja im i vogël dhe gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë. Kam lënë menjanë edhe harxhimet e rrugës për trupin pa jetë dhe shumën për dy metra vend në Shqipëri” ishin këto fjalët e fundit që tha, ishte ky amaneti që la i madhi Faik Konica nw çastet agonike. Më 15 dhjetor të vitit 1942 ndali zemra e “njeri me kulturë të lartë” siç mëton për të Fan Noli, “enciklopedia shëtitëse”, siç preferoi ta cilësonte erodicionin e tij Apolineri. Faik Konica ishte ndër personalitete shqiptare kontributi dijetues i të cilit kaplot më të epërmet maja. 67-vitet e jetës, 15 mars të vitit 1875, kur ai erdhi në jetë, në Konicë, dhe 15 dhjetor të vitit 1942, kur u shua, i mbushi përplot me akte krijuese dhe kontribuese, mëtonjëse për shqipërinë e shqiptarët, nëpër botën e thundrës së rëndë të harrimit për këtë komb dhe këtë racë, për këtë potencial të pamatë kumtimi. Ai ishte eseist, botues, gazetar, themelues i kritikës letrare shqipe, diplomat, veprimtar politik, polyglot, solli një model të ri në mendësinë shqiptare. Kurajoja qytetare dhe vendosmëria për t’i qëndruar konseguent mendimeve dhe pikpamjeve të tija, bënë shumë artmiqë, por arriti të vendoste një standard të mëndimit kritik, të qëndrimit të vetvetijshëm dhe fshikullit si vullnesë ndëshkimi.Në atë kur Konica vdiq Shqipëria ishte përfshirë nga lufta, dhe trupi i pajetë i tij u varros në Boston, përkohësisht. Me këtë rast, Fan Noli mbajti një elegji për mikun e tij dhe premtoi përmbushjen e amanetit. Gjithsesi, sistemi komunist që u vendos në Shqipëri pas luftës ndaloi jo vetëm emrin dhe veprat e Konicës, por edhe kthimin e eshtrave në tokën që e lindi dhe për të cilën bëri kaq shumë. “Noli dhe “Lamja i vogël” (Selfulla Maleshova) nuk mund të bënin gjë. Eshtrat e Konices u kthyen në atdhe vetëm pas 53 vjetësh, më 1995, me rastin e 120 vjetorit të lindjes.

Filed Under: Opinion

ROLI I SALI BUTKËS NË SHPALLJEN E REPUBLIKËS SHQIPTARE TË KORÇËS

December 15, 2023 by s p

Shpallja e Vetëqeverimit Shqiptar të qarkut të Korçës më 10 dhjetor 1916 është një ngjarje madhore në historinë e Shqipërisë.

Përgjatë Luftës së Parë Botërore, Shqipëria u kthye në shesh lufte të fuqive europiane ndërluftuese dhe ato ballkanike, për interesat e tyre. Nga kjo situatë përfitoi qeveria greke për të depërtuar ushtrinë e saj në Shqipëri dhe në fund të vitit 1914 Korça dhe Gjirokastra ishin të pushtuara prej saj. Ushtritë serbe arritën deri në Durrës. Ndërkohë, Shqipëria Veriore dhe Qëndrore ishin pushtuar nga Austriakët, që pasi kishin thyer serbët, kishin përparuar deri në afërsi të Korçës. Italianët kishin zënë vend në qarkun e Gjirokstrës dhe në një pjesë të Kolonjës, si edhe në ishullin e Sazanit e në Vlorë. Në tetor 1916 ustria franceze pushtoi qarkun e Korçës. Mbi ekzistencën e Shqipërisë rëndonte edhe Traktati i fshehtë i Londrës për coptimin e Shqipërisë.

Kur ushtria franceze u shtri në këtë krahinë, u ndodh përballë një lëvizje të gjerë të armatosur shqiptare, që luftonte për dëbimin nga krahina e pushtuesve grekë, sepse e konsideronte pushtimin grek si më të rrëzikshëm, jo vetëm se e kishin provuar gjatë viteve 1912-1914,për shovinizmin dhe me masakrat e pashembullta ndaj popullsisë, por edhe se Korça e Gjirokastra ishin përcaktuar në Traktatin e fshehtë të Londrës si teritore qe do t’i jepeshin Greqisë.

Forcat patriotike të qarkut të Korçës reaguan dhe e rrethuan qytetin e Korçës: çetat e Sali Butkës, që bashkëpunonin me austriakët, u shtrinë prej Kamenicë gjer në teqenë e Melçanit dhe fuqitë e Themistokli Gërmenjit, me mbështetjen bullgaro-maqedonase, nga Podgoria deri në Melçan. Të dy komandantët bënë marrëveshje për ta shtrënguar ushtarakisht Korçën dhe për ta mbajtur nën kontroll. Teqeja e Melçanit do të ishte qendër tyre e përbashkët.

Komandanti Sali Butka i dërgoi autoritetit ushtarak në Korçë, kolonelit Burnazel këto kërkesa:

1)Të ngrihet flamuri shqiptar në Korçë. 2) Të çelen shkollat kombiare shqip në Korçë dhe të mbyllen shkollat greke. 3) Ushtria franceze të dalë nga qyteti i Korçës dhe të qëndrojë në Debojë, te kazermat.

( Petro Harizi, “Histori kronologjike e Qarkut të Korçës”)

Në këto rrethana të pafavorshme strategjike e ushtarake për francezët, gjeneral Sarrej dërgoi në Korçë kolonelin Deskoins me dy batalione këmbësorie dhe skuadrone kalorësie dhe një bateri artilerie, me udhëzime të qarta: “Gjenerali nuk do në Korçë as grekë të asnjë lloji, as italianë, as esatistë “

Më 23 nëntor 1916, koloneli largoi nga Korça qeveritarin grek Argjiropolos me gjithë shpurën e tij dhe shpërndau bandat e së andartëve. Dekuan e çmoi ndjenjën kombëtare shqiptare në Korçë, që sipas tij “okupacioni grek ka mundur të mos e lërë të marrë frymë, por nuk ka mundur ta mbysë”

Më 24 nëntor, Themistokliu u paraqit tek autoritetet franceze dhe u takua me kolonelin Deskoins. Janë të famshme falët e Themistokliut: “Unë jam një patriot shqiptar. Nuk kam asnjë shkak armiqësie kundër francezëve. Nuk kam qenë kurrë kundër jush, por me ata që më dukej se garantonin lirinë e atdheut tim. Unë grekët i shikoj si armiqtë tanë më të mëdhenj. Kam marrë armët për t’i luftuar. Tash që autoritetet franceze larguan nga Korça përfaqësuesin e qeverisë greke, nuk kam më asnjë arsye për të qëndruar në mal. Vinj pra tek ju si një njeri plotësisht lojal, Kimëni në dispozicion. Nuk kërkoj gjë tjetër veçse t’ju ndihmonj e të vë në shërbimin tuaj influencën time mbi popullsitë”

Edhe nga këto fjalë atdhetare të Themistokliut, del qartë se rreziku kryesor për qarkun e Korçës ishte ai grek.

Koloneli francez Deskoins i vlerësonte kështu forcat patriotike shqiptare: “Në perëndim të Korçës, bandat austro-shqiptare të Sali Butkës. Tërësia e bandave të Sali Butkës kishte forcën e disa batalioneve franceze. Në veri të Korçës, bandat bullgaro-shqiptare të Themistokliut kishte forcën numerike të një batalioni francez.

I rrethuar nga forcat luftarake shqiptare, koloneli francez bëri përçapje për të kontaktuar me Sali Butkën.

Ai dërgoi tek Sali Butka një delegacion ushtarak me në krye major Masjet, bashkë me një dërgatë të qytetarisë së Korçës. Bisedimet qenë të suksesshme.

Kërkesat e Sali Butkës, datë 3 dhjetor 1916:

1. Vetëqeverimi i kazasë së Korçës do të përmbledhë provizorisht Bilishtin, Kolonjën, Oparin dhe Gorën, gjersa të çlirohen krahinat e tjera.

2. Flamuri zyrtar do të jetë flamuri i Skënderbeut me shqiponjën dykrenare.

3. Gjuha zyrtare do të jetë shqipja.

4. Do të formohet një komision prej pesë patriotësh i zgjedhur nga luftëtarë të lëvizjes kombëtare. Komisioni do të përmbushë detyrat e një qeverie me të drejtë të bëjë ligje, të emërojë e të pushojë nëpunës, të ndryshojë e të rregulojë çdo gjë që sheh të dobishme e të arsyeshme.

5. Administrata do të përbëhet nga elementë patriotë të sprovuar.

6. Gjykatoret do të veprojnë në gjuhën shqipe dhe me personel të aftë për plotësimin e detyrës.

7. Arsimi do të jetë krejt shqiptar, me baza të shëndosha kombëtare.

8. Të mbyllen gjithë shkollat propagandistike greke

9. Postat dhe telegrafat do të varen nga administrate shqiptare

10. Të formohet një polici për të mbajtur qetësinë e qytetit.

11. Të formohet një gjindarmëri shqiptare me komandantë shqiptarë për të mbrojtur vendin.

12. Komanda franceze detyrohet të mbrojë vetëqeverimin e kazasë së Korçës nga çdo kërcënim

13. Qeveria franceze merr detyrimin moral të përkrahë të drejtat e Shqipërisë dhe veçanërisht të Kazasë së Korçës në konferencën që do të mblidhet, kur të mbarojë lufta. ( P.Katro: Kush është Sali Butka, Tiranë 2020)

Themistokliu, Tefik Panariti dhe Llazo Progri, u paraqitnë në zyrën e Kolonelit Descoins dhe i dorëzuan zarfin e Sali Butkës me kërkesat e palës shqiptare. “Dje pasdreke në orën 3.30 Themistokliu dhe unë vajtëm një vizitë te Koloneli Discoins, ku gjetëm dhe Major Massiet, të cilët na pritën me një familjaritet dhe kordialitet të jashtëzakonshmë. Koloneli, duke i dhënë dorën Themistokliut, ia shtrëngon dhe i thotë: “Jam me të vërtetë i lënduar nga pritja madhështore dhe nderimet, që iu bënë Majorit Massiet dhe komisionit që dërgova te Sali Butka. Majori më bëri një përshkrim të gjallë dhe të hollësishmë të takimit të djeshmë me përshtypje të një ndjenje dashurie dhe admirimi, si për Sali Butkën ashtu dhe për sekretarin e tij me kulturë franceze dhe pour les vaillants combattants de l’Albanie. Veçanërisht më ka bërë përshtypje përmbajtja e letrës së Sali Butkës me konditat e tij të inspiruara nga një ndjenjë e lartë atdhedashurie dhe të cilat n’ esencë nuk ndyshojnë nga ato që kemi biseduar bashkë. Dua t’ju çfaq gëzimin tim për këtë gjë dhe të na konsideroni paskëtaj, që të dyve, si miqtë tuaj më të sinqertë. Konditat e Sali Butkës (të cilat ua tregoi) po i studioj me vërrejtje dhe do t’ia përcjell kryetarit tim, me një raport të gjatë shumë të favorshmë, se forcojnë dhe konsolidojnë dhe veprën tuaj”.

Koloneli Deskoins i pranon në librin e tij “Gjashtë muaj histori të Shqipërisë” propozimet e Sali Butkës dhe kthesën që bënë propozimet e tij për shpalljen e Vetëqeverimit shqiptar të Korçës.

“Ky evolucion do të kishte mundur të bëhej shkallë-shkallë, sikur një përçapje personale e Sali Butkës, i cili nga teqeja e Melçanit vëzhgonte dhe ndiente edhe vetë aspiratat e bashkatdhetarëve të vet, të mos kishte ardhur e shkaktuar rrëkëllyerjen e përshpejtuar të ngjarjeve. Në mbrëmjen e 3 dhjetorit, mora nga ai një letër, në të cilën ai më shpallte se ishte krejt i disponuar të linte armët, në qoftë se komanda proklamonte pavarësinë e Kazasë së Korçës, nën mbrojtjen ushtarake të Francës. Kuptohet vetiu se unë nuk isha kompetent për të marrë vendimin, që dëshironte Sali Butka, por ishte detyra ime të studioja në mënyrë sa më të plotë çështjen e t’i jepja Gjeneralit Kryekomandues të gjithë elementet e vendimit që do të mirrte në këtë mes”- Kolonel Desoins.

Koloneli Deskoins i shqyrtoi kërkesat e Sali Butkës nga pikëpamja ushtarake , dmth shqyrtoi pasojat që pranimi ose refuzimi i propozimeve të Sali Butkës do të kishte mbi operacionet e ushtrive aleate në Lindje. Ai ia drejtoi çështjen, bashkë me arsyetimin e tij, kryekomandantit Sarrej në Selanik dhe mori prej tij përgjigje pozitive, që miratonte pikëpamjet e Deskoins-it dhe kërkesat e Sali Butkës. Menjëherë thirri Themistoklinë dhe i kumtoi dy telegramet nga Selaniku. Koloneli jep një vlerësim të lartë dhe prekës për Themoistokliun: ”Kënaqësia e tij qe nga më të thellat. Edhe me të vërtetë , ai shihte të realizuar ëndrrën e tij, pavarësinë e vendit të tij, e ai do të ishte farkëtari kryesor i kësaj ngjarjeje historike”

Komandanti ushtarak Dekuan i ktheu përgjigje pozitive, Sali Butkës:

“Zotit Sali Butka

Komandant i Luftëtarëve Vullnetarë Shqiptarë, Melçan

Sipas instruksioneve të marra nga Kryekomandanti i Ushtrive Aleate të Lindjes, Gjenerali Sarrej, kam nderin të vë në dijeninë tuaj se komanda aleate e sheh me sy të mirë dhe e çmon lëvizjen tuaj patriotike për të drejtat e popullit shqiptar për liri dhe indipendencë. Gjithashtu, mori parasysh dëshirat e shfaqura në letrën tuaj të datës 3 të këtij, të cilat i gjeti të arsyeshme dhe jam i autorizuar t’ju komunikoj pëlqimin dhe aprovimin e tij. Pranoni, zoti Komandant shprehjet e konsideratës sime më të shquar.

Kolonel Dekuan

Komandant i Qarkut të Korçës” .

Sali Butka u gëzua nga plotësimi i konditave të propozuara:

“Zoti major,- i shkruan majorit Masjet,- jam shumë i kënaqur nga përgjigja e zotit gjeneral dhe ju lutem t’i shkruani për mirënjohjen time të thellë, bashkë me urimet e mia për fitoren e fuqive aleate. Gjithashtu, ju lutem t’i bëni nderime zotit kolonel dhe ta siguroni mbi besnikërinë time. Qysh sot jam shpirtërisht i bashkuar me ju dhe pres rastin e volitshëm të vihem plotësisht në radhët tuaja”-Sali Butka

Kronikani Petraq Katro, ne librin “”Kush ishte Sali Butka”, Tiranë, dhjetor 2020, shkruan:

“Ditën e shtunë në mëngjes, vjen Sabri Panariti i dërguar nga Themistokliu dhe na lajmëroj në mënyrë konfidenciale se konditat tona u pranuan dhe se do të na i bënte njoftimin zyrtarisht. Sabriu na tha gjithashtu se të nesërmen më 10 dhjetor do të nënëshkruhet një protokoll për vetëqeverimin e Kazasë së Korçës, do të ngrihet flamuri kombëtar dhe do të zgjidhet një këshillë qeveritare.

Koloneli Deskoins së bashku me shtatmadhorinë e tij dhe Themistoliun punuan gjithë natën dhe hartuan dokumentin e shpalljes të vetëqëverimit të kazasë së Korçës, që, sipas Deskoins, do të përbënte në një farë mënyre “Statusin themeltar të Shtetit autonom të Korçës”(Deskoins “Gjashtë muaj histori të Shqipërisë, Paris”

Në Protokollin e datës 10 dhjetor 1916, sanksionohet: “Sipas dëshirës së popullit shqiptar, të cilën e rrëfeu me anë të përfaqësonjësve të tij, Kazaja e Korçës, bashkë më qarqet e Bilishtit, Oparit dhe Gorës, formojnë krahinën vetëqeveritare të Korçës për t’u qeverisur prej qeveritarëve shqiptarë, nënë mbrojtjen e komandës së ushtrisë Franceze”. (protokolli i 10 dhjetorit 1916)

Kazanë do ta qeveriste një komision prej 14 shqiptarësh, 7 të krishterë dhe 7 myslimanë, gjuha zyrtare do të ishte gjuha shqipe, flamuri shqiptar i Skënderbeut, me një kordhele tringjyrësh të Francës. Themistokli Gërmenji u emërua shef i Policisë, ndërsa Petro Harizi u zgjodh sekretar i Përgjithshëm i Këshillit qeveritar.

Dekuani e përshkruan kështu momentin kur u shpall publikisht Protokolli:

“Themistokliu doli në ballkon, iu drejtua popullit me një fjalim dhe, në mes brohoritjesh, shpalosi flamurin e Skënderbeut, kravatuar me ngjyrat franceze, në vendin ku ditë më parë valonte flamuri grek”.

Ky ishte një akt historik tejet i rëndësishëm në historinë e Korçës dhe të Shqipërisë, sepse afirmonte karakterin etnik shqiptar të krahinës së Korçës dhe administrimin e saj nga shqiptarët, ishte një marrëveshje me përmbajtje politike dhe ushtarake e arritur mbi baza pariteti dhe interesi të ndërsjelltë, por me vlera kombëtare për ne, jo vetëm për në atë moment, por edhe më vonë gjatë përballjeve në Konferencën e Paqes, që Korça t’i mbetej përfundimisht Shqipërisë. Edhe vetë francezët ishin të interesuar për një marrëveshje të tillë. “Për të shpëtuar nga rreziku i komprometimit të gjendjes sonë në Korçë, ne duhet të bënim diçka, që popullsia shqiptare të lidhej me ne në mënyrë të pakundërshtueshme dhe përfundimtare”- shkruante Deskoins.

Po ashtu edhe gjeneral Sarrej i telegrafonte Ministrisë së punëve të Jashtme të Francës në mars 1917: ”Korça deshi të ishte e pavarur dhe e tillë u bë. Qysh atëherë në këtë krahinë mbretëron qetësia” (Historia e popullit shqiptar, 2007)

Në këtë arritje historike ndihmuan edhe patriotët e shquar te Korçës e të Kolonjës si Petro Harizi, Petraq Katro, Thoma Katundi, Dr.Mborja, Tefik Panariti, Nilollaq Zoi, Baba Zylfo, Qazim Panariti, Hajdar Kolonja, Hysen Nikolica etj.

Shpallja e Vetqeverimit Shqiptar te kazasë së Korçës e shpëtoi qarkun e Korçës nga okupimi grek, e bashkoi atë me Shqipërinë dhe ndikoi mëpasnë vendimmarrjen e Fuqive të Mëdhanë Konferencën e Paqes, që Korça t’i mbetej Shqipërisë.

Uran Butka

Filed Under: Opinion

VATRA kërkesë krerëve të institucioneve në Kosovë e liderëve politikë: Krijoni një trupë konsultative për dialogun, ngjashëm me Grupin e Unitetit të bisedimeve të Vjenës për statusin final të Kosovës krijuar nga Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova

December 12, 2023 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA i bën kërkesë krerëve të institucioneve në Kosovë e liderëve politikë: Krijoni një trupë konsultative permanente sa i takon procesit të dialogut, ngjashëm me Grupin e Unitetit të bisedimeve të Vjenës për statusin final të Kosovës krijuar nga Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova.

Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha i ka dërguar nga një letër Presidentes së Republikës së Kosovës Zonjës Vjosa Osmani, Kryeministrit z.Albin Kurti, Kryetarit të Parlamentit z.Glauk Konjufca, Ambasadorit Amerikan në Prishtinë z. Jeffrey M. Hovenier, Kryetarit të AAK z.Ramush Haradinaj, Kryetarit të LDK z.Lumir Abdixhiku, Kryetarit të PDK z.Memli Krasniqi.

Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani-Sadriu,

E nderuara zonja Presidente,

Duke ju dëshiruar shëndet të plotë dhe punë të mbarë, në cilësinë e kryetarit të Federatës Panshqiptare  të Amerikës “VATRA” dhe në emër të lidershipit dhe antarsisë së organizatës më të vjetër të komunitetit shqiptar në SHBA, duke e konsideruar tejet të rëndësishme këtë periudhë kohore për shtetin e Kosovës dhe ndjeshmërinë e çështjes së draft statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, kërkojmë nga ju si Presidente e vendit dhe si  simbol i unitetit të popullit që me autoritetin tuaj të ftoni udhëheqësit institucional dhe politik që të ndërtoni një unitet dhe koncenzus të gjerë për këtë çështje, një trupë konsultative permanente sa i takon procesit të dialogut, ngjashëm me Grupin e Unitetit të bisedimeve të Vjenës për statusin final të Kosovës krijuar nga Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova.

Në këtë trupë konsultative, me harmonizim të qendrimeve dhe veprimeve, me një koncenzus të gjërë politik dhe shoqëror ne si Federatë Panshqiptare “VATRA”, do të ju mbështesim pa rezervë dhe do të japim kontributin tonë në secilin hap, qëndrim dhe vendim koncensual të spektrit politik, qarkut akademik, OJQ-ve dhe akterëve tjerë të shoqërisë kosovare.

Ky veprim do të rriste kohezionin dhe unitetin nacional, do të unifikonte qëndrimet në mes të spektrit politik në koordinim edhe me partnerët tanë strategjik, në mënyrë që të tregojmë unitet, kulturë politike dhe që për çështje të shtetit dhe interes nacional jemi të gjithë bashkë nëinteres të prosperitetit tëvendit dhe popullit tonë.

Me konsideratë,

Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”,

Dr.sc. Elmi Berisha

Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti,

I nderuar z. Kryeministër,

Duke ju dëshiruar shëndet të plotë dhe punë të mbarë, në cilësinë e kryetarit të Federatës Panshqiptare  të Amerikës “VATRA” dhe në emër të lidershipit dhe antarsisë së organizatës më të vjetër të komunitetit shqiptar në SHBA, duke e konsideruar tejet të rëndësishme këtë periudhë kohore për shtetin e Kosovës dhe ndjeshmërinë e çështjes së draft statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, kërkojmë nga ju si Kryeministër I shtetit të Kosovës dhe si Kryetar I subjektit më të madh politik në Kosovë, të ndikoni që të ndërtoni një unitet dhe koncenzus të gjerë për këtë çështje, një trupë konsultative permanente sa i takon procesit të dialogut, ngjashëm me Grupin e Unitetit të bisedimeve të Vjenës për statusin final të Kosovës në funksion të ndërtimit të një koncenzusi të gjerë nacional dhe unitetit politik funksional për të përmbyllur me suksese procesin e dialogut me Serbinë. 

Në këtë trupë konsultative, me harmonizim të qendrimeve dhe veprimeve, me një koncenzus të gjërë politik dhe shoqëror ne si Federatë Panshqiptare “VATRA”, do të ju mbështesim pa rezervë dhe do të japim kontributin tonë në secilin hap, qëndrim dhe vendim koncensual të spektrit politik, qarkut akademik, OJQ-ve dhe akterëve tjerë të shoqërisë kosovare.

Ky veprim do të rriste kohezionin dhe unitetin nacional, do të unifikonte qëndrimet në mes të spektrit politik në koordinim edhe me partnerët tanë strategjik, në mënyrë që të tregojmë unitet, kulturë politike dhe që për çështje të shtetit dhe interes nacional jemi të gjithë bashkë në interes të prosperitetit të vendit dhe popullit tonë.

Me konsideratë,

Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”,

Dr.sc. Elmi Berisha

To the Honorable Jeffrey M. Hovenier,

Ambassador of the United States of America in Pristina,

11th of December 2023

Dear Mr. Ambassador,

I extend my sincere wishes for your health and success on behalf of both myself and the Pan-Albanian Federation of America “VATRA.” Your noble mission in strengthening relations and fostering lasting friendships with the people of Kosovo, regardless of ethnicity, is highly commendable.

Your Excellency,

In light of the challenging period that Kosovo has faced recently, impacting both security and political stability with repercussions on regional security, we acknowledge and appreciate your active and constructive role in the dialogue with Serbia. Drawing upon your extensive diplomatic experience and profound understanding of the Western Balkans, we kindly seek your assistance in achieving a broad political and social consensus within Kosovo’s political and institutional spectrum, particularly regarding the implementation of the Agreement on the Normalization of Relations between Kosovo and Serbia.

As the oldest organization representing the Albanian community in the USA, we pledge our utmost support for the establishment of a permanent consultative body for dialogue with Serbia, akin to the Unity Group formed by the esteemed President Dr. Ibrahim Rugova during the Vienna talks. This step aims to alleviate political polarizations in Kosovo, fostering social cohesion and broad consensus to expedite the normalization of relations and pave the way for Euro-Atlantic integrations, benefiting all nationalities residing in the Republic of Kosovo.

The Pan-Albanian Federation of America “VATRA” fervently endorses the implementation of the Brussels Agreement and the Annex to the Ohrid Agreement. We are committed to contributing our best efforts to achieve a comprehensive consensus and functional unity, ensuring the successful conclusion of the dialogue with Serbia. Our ultimate goal is mutual recognition, creating a secure, peaceful, and prosperous environment while fostering good neighborly relations between the two states and peoples. This endeavor aligns with our shared vision of opening pathways to Euro-Atlantic integrations, reinforcing peace and stability in the Balkans.

With utmost respect,

Elmi Berisha, PhD

President of the Pan-Albanian Federation of America “VATRA”

foto: faktiditor.ch

Filed Under: Opinion Tagged With: Elmi Berisha

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 116
  • 117
  • 118
  • 119
  • 120
  • …
  • 867
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Franz Kafka dhe kushti i brendshëm i lirisë, një thirrje për zgjim nga vetë ndërtimi i robërisë
  • “Rrobat e mbretit”…
  • Kosova midis kujtesës, rezistencës dhe diasporës në veprën e profesor doktor Roland Gjinit” Pavarësia e Kosovës, Federata Panshqiptare ‘Vatra’ dhe gazeta ‘Dielli’ (1981–2008)”
  • Mitrush Kuteli, një nga intelektualët më të shquar shqiptarë të shekullit XX
  • We are proud to announce the election of the MAASBESA Board of Directors for the 2026-2028 term
  • Letër e Lumo Skëndos viti 1908 drejtuar Jani Vretos dhe botuar te gazeta “Rrufeja” (1909)
  • KUFIRI SHENDETIT DHE SËMUNDJES
  • GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDERBEU BASHKOI SHQIPTARËT E AMERIKËS NË BRONX, NEW YORK
  • Në ditën ndërkombëtare të shtypit…
  • Në ditën e lindjes kujtojmë baron Franz Nopcsa, paleontologun dhe gjeologun e shquar, një nga figurat më të mëdha të albanologjisë
  • Gazetaria si ndëshkim publik…
  • Disa qasje hermeneutike dhe fenomenologjike ndaj tekstit poetit të Martin Camajt
  • Kongresmenët Amerikanë Paraqesin Rezolutë për Vazhdimin e Pranisë Ushtarake të SHBA-ve në Kosovë
  • Helmi virtual
  • Vatra u prit në Selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT