• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Wind of change” duhet të këndohet në çdo bashki

May 12, 2023 by s p

Ndriçim Kulla/

Dita e votimit po afron dhe çdokush përpara se të zgjedhë kandidatin e tij të preferuar për kryetar të bashkësisë ku jeton, do të duhej të bënte një analizë dyplanëshe: njërën duke këndvështruar partinë që e kandidon dhe tjetrën duke u fokusuar tek vetë kandidati, tek personaliteti dhe aftësitë e tij.

Në rastin e parë duhet të kihet parasysh se Shqipëria në këtë pikë ku gjende, ka ardhur koha të thuhet qartësisht dhe të bërtitet me zë të lartë, se ka përjetuar padrejtësinë më të madhe të mundshme në kurriz të qytetarëve të saj dhe mungesën më të thellë të mundshme të demokracisë që mund të përjetojë një popull, përsa i përket zgjedhjes së administratorëve të 61 bashkive të territorit të tij. E kjo për faktin e thjeshtë se zgjedhjet e mëparshme ose u bënë pa kandidatë ose me kandidatë fiktivë. E gjitha kjo jo vetëm që s’duhet harruar për pasojat e tmershme që ka sjellë në punën, performancën, përgjegjësinë dhe mënyrën e qasjes ndaj qytetarëve përgjatë gjithë këtyre viteve, të cdo kryebashkiaku të pazgjedhur socialist, por edhe për diskriminimin e opozitës së sotme me anathema nga më të ndryshme. Për t’i vënë vulën këtij denigrimi dhe diskriminimi, shërben sllogani i fushatës që Edi Rama trumbeton me valle “tallava” në çdo takim të tij, duke paragjykuar gjoja kthimin prapa të Shqipërisë me përfaqësuesit e lartë të opozitës. Kjo bamirësi ofendimesh dhe negativiteti, ndaj kundërshtarëve të vet që para 4 viteve as nuk ishin përballë tij, por parësisht ndaj qytetarëve të këtij vendi, të cilëve iu mohua demokracia e zgjedhjes dhe iu servir me mburrje e lëvdatra të ecjes përpara, tragjedia e autokracisë në një administrim 60 me 1 të bashkive, tregon përmasën e frikshme të diskriminimit me të cilën hyn sot opozita në zgjedhje. Ky diskriminim i padrejtë, i dëmshëm, kobsjellës për cdo qytetar të këtij vendi duhet të jetë “parrulla e parë e rrezikut” me të cilën duhet të përballet cdo analizë e tij se për kë duhet të votojë. Nevojitet urgjentisht një korrigjim masiv, në cdo vend, në çdo bashki, i kësaj anomalie kaq të keqe të demokracisë sonë që na dhurroi Edi Rama dhe monopoli i propagandës së tij të kthyer në tallava politike për kaq shumë vjet. I detyrohet parësisht popullit të vet t’ia parashtrojë këtë anomali diskriminuese, këtë flluskë papërgjegjshmërie tiranike brenda së cilës kanë lëvrirë krybashkiakët e tij, e pastaj të flasë e të dërdëllitë për shkim mbrapsh apo parsh në këto zgjedhje. Kënga e famshme e ndryshimit epokal “Wind of change” duhet të këndohet përfundimisht në të gjithë Shqipërinë,duhet të bëhet si një hymn kombëtar për momentin, për të rihapur të ardhmen, për të rikthyer lirinë dhe demokracinë e përmbysur nga intrigat në tavolinë mes Ramës dhe Bashës dhe ndihmën e dukshme dhe të pa drejt të lobistëve amerikanë dhe për ta nxjerrë popullin nga makthi pafund i tranzicionit. Nuk ka asgjë që mund të quhet e vjetër, e prapambetur në politikë, kur fuqia më e madhe e saj është ndryshimi. Dhe opozita shqiptare është krejtësisht e ndryshuar përballë fytyrës së demokracisë sonë, sepse të gjithë kandidatët e saj kanë dalë nga zgjedhjet e primareve, dicka e padëgjuar ndonjëherë në traditën tonë politike, një leksion i madh demokracie, që tallavaja e Ramës akoma nuk arrin dot ta pranojë e jo më ta përqafojë si një standard ndryshimi. Që këtu, gjithcka bëhet e qartë si drita e një agimi të ri që po i pret shqiptarët, agimi i primareve të demokracisë. Që këtu qytetarët janë të thirrur të vlerësojnë jo një akt, një rastësi, por një vullnet konkret, politik, një proces të tërë transformimi. Është ky ndryshim i madh konceptual ai që e bën pluhur e hi slloganin socialist, e për më tepër ai që shërben si garanci edhe për qytetarët se të zgjedhurit e opozitës i kanë të gjitha cilësitë e njerëzve të dalë nga gjiri i votuesve dhe përfaqësojnë zërin e tyre të vërtetë dhe asgjë nuk e mbulon dot më të bukurën ,të renë demokratiken mjergulla mc megonigalliane as hija makbethiane me kamë në dorë për të goditur pabesisht natën në errësirë kundërshtarin . Kjo është një tjetër forcë ndryshimi në këto zgjedhje: pastërtia e figurës, e dinjitetit, pastërtia ndaj korrupsionit dhe nepotizmit, dy plagët e tmershme që rregjimii Ramës ia përplasi në fytyrë shqiptarëve, gjatë gjithë kohës së rregjimit të tij. Formula e tij e pështirë dhe tallëse që të dyja këto gjëma demokratike, ekonomike dhe sociale i fshihte si përgjegjësi personale të të zgjedhurve të vet i la qytetarët për plot 4 vjet pa rrugëdalje, të pafuqishëm para padrejtësive dhe pabarazisë. Përkundrazi, bashkëjetesa me krimin dhe korrupsionin, me autokracinë dhe oligarkët është emblemë e sistemit që ai ka ndërtuar dhe për të cilin mban përgjegjësinë kryesore, që e ka shpënë Shqipërinë prapa në kohë. Ndaj plejada e djemve të rinj, të aftë e kulturuar, Belind Këlliçi në Tiranë,Bardh Spahia në Shkodër, Ardit Cikuli në Sarandë, Arjan Hoxha në Kamëz e gërshetuar me plejadën e figura të shquara akademike dhe qëndrestare të historisë së opozitës Luçiano Boçit në Elbasan, Igli Carës në Durrës, Zef Hilës në Vaun e Dejës , Zija Ismailit në Berat etj , nuk mund të mos përbëjë një tjetër risi ndryshimi përpara syve të zgjedhësve. Ata nuk mund të mos i përgjigjen kësaj zgjedhjeje me “duar të pasta” që kanë bërë bashkëkombasit e tyre, ata nuk mund të mos i besojnë nuhatjes dhe instiktit popullor të së vërtetës, që merr zë në këtë zgjedhje. E së fundi, ata nuk mund të mos i bashkohen gjithë kësaj energji revolte pozitive, që ka përfshirë të majtë e të djadhtë, për të rivendosur balancat e prishura me dhumë dhe padrejtësisht, mes njerëzve, zgjedhësve dhe hallkave administrative, që rezultari 60 me 1 i zgjedhjeve apo mos-zgjedhjeve të shkuara, i bëri të durojnë mbi kurrizet e tyre me aq shumë vuajtje dhe zemëratë.

Le t’i kanalizojmë atëherë të gjitha këto ndjesi negative të qasjes ndaj qytetarëve prej rregjimit të sotëm, me shpresën e pozitivizmit të ndryshimit që fryma opozitare po përhap me vepra dhe projekte në çdo bashki, për të bërë që Shqipëria të mos vazhdojë të jetë një “geto” e demokracisë në zemër të Europës, një “toke e xanun” e korrupsionit dhe oligarkisë, por një oaz i përgjegjësisë më të thellë ndaj votës së qytetaerëve, që opozita brenda vetes tashmë e ka faktuar që mund ta sigurojë. Le ti japim besimin që i meriton ta sigurojë këtë demokraci edhe në gjirin e gjithë Shqipërisë, pasi është pikërisht demokracia nëna e të gjithë të mirave që ne mund të presim: përparimit, drejtësisë dhe barazisë. Qoftë e bërë, siç uronte dikur Noli për pavarësimin tonë, le të themi të gjithë sot, shpëtofshim nga ky rregjim.

Filed Under: Opinion

Panair me stampë shqiptare në rrugën Gjergj Kastriot Skënderbeu, Bronx, New York

May 11, 2023 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Mijëra shqiptarë u mblodhën së bashku në Panairin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” e organizuar nga z. Mark Gjonaj “Nderi i Kombit” në bashkëpunim me z. Aleksander Nilaj President i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Open Hands”, drejtues të stafit si znj. Vera Mjeku akiviste e shquar dhe dhjetra organizata shqiptare që ndihmuan vullnetarisht këtë organizim madhështor.

Natyrshëm ndihem krenare për pjesëmarrjen aktive vullnetarisht si media me TV dhe gjithë shkollat Shqipe “Alba Life” në New York dhe në Online.

Prezantuesit si Mary Camaj, Jorinda Gocaj dhe Ardhmir Malziu kane sjellë në skenë dhjetra artistë, politikanë, nxënës shkollash për koncertin madhështor që u organizua në nderim të Kryeheroit Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.  

Me emocione u mirëpritën punonjësit e polisicë së NY-ut, “NYPD Illyrian Society of Law Enforcement Officers” dhe kalorësit krenar që parakalonin pranë mijëra pjesëmarrësve.  

Ceremonia u hap me interpretimin e dy himneve amerikane dhe shqiptare interpretuar nga Fiorela Miria dhe Ilsi Ademi. 

Në këtë program të pasur debutuan mjeshtërisht midis shumë pjesëmarrësve si:  

Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, Qendra kulturore Shqiptare Amerikane “Struga”, Ansambli Folklorik Autokton Rugova, Barbana, Nora e Kelmendit, Rozafati dhe shumë të tjerë.  

Në këtë ceremoni morën pjesë personalitete të shquara të artit si top modelja e famshme në Amerikë, znj. Emina Çunmulaj, fotografi me famë botërore Fadil Berisha, Humanisti i madh 

Dr. Bari Ceka, znj. Vasfije Krasniqi Goodman e cila eshtë dëshmitare direkte e përdhunimit seksual.  Zonja Vasfije Krasniqi Goodman deputete në Parlamentin e Kosovës është e mbijetuara e dhunës dhe e para grua që dëshmoi para botës se ishte viktimë e dhunës seksuale nga kriminelët serbë dhe genocidi serb.

Artistë të shquar si Gëzim Nika Mjeshtër i Madh, Arian dhe Dea Kërliu, Valbona Peraj, Hajro Ceka, Vedat Ademi, Dionis Delia, Nik Carku e shumë të tjerë si dhe DJ Edi argëtuan me plot profesionalizëm dhe kulturë pjesëmarrësit. 

Nderoi me pjesëmarrjen e tij Udhëheqës i Shumicës së Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Chuck Shumer, Senatore e shtetit të Nju Jorkut znj. Natalia Fernandez, Ansambleisti z. John Zaccaro, Komisionere e Çështjeve Kulturore të NYC znj. Laurie Cumbo e shumë të tjerë.

Fëmijët u argëtuan me lodra të ndryshme sjellë dhe organizuar perfekt për këtë ditë të rëndësishme kombëtare.

Duke ecur në këtë udhë të ndritur të Panairit midis shumë veshjeve, asortimenteve ushqimore, kinkalerive, lodrave, bizhuterive, punimeve me dorë,  binte në sy Përkrenarja e Skënderbeut.

Cfare shkëlqimi kishte marrë rruga!  Ja, e mora e vura në kokë dhe një zë tmerrues osman më gjëmonte veshët: Ai ishte Sulltan Mehmeti II, sundimtari i Perandorisë Osmane që pushtoi tokat Arbërore i cili ka thënë, kur vdiq Gjergj i madh se:  “Kurrë s’ka për të dalë më mbi tokë një Luan i tillë!”

Ishte njëFestival shqiptar, kuq e zi, me ngjyra të larmishme, që ka si qëllim të promovojë historinë, kulturën dhe traditat e mrekullueshme shqiptare.

Pjesëmarrësit me aparate në dorë shkrap e shkrup bënin foto në Rrugën me emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” emër që i ka bërë dhe do t’i bëjë krenar përjetësisht, ngase ai luftoi dhe fitoi për 25 vjet rresht kundër turqve.  

Duke qenë në Atdheun e dytë në Amerikë nuk ka se si të mos më kujtohen nga historia trimeritë e pashoqe të tij sjellë plot art dhe histori nga poeti i shquar amerikan Henry Wadsworth Longfellow i cili shkruan:  Nga kështjella shpejt ka rënë/ Flamuri me gjysmë-hënë/ Edhe populli shikon/ Që në vënt të tij valon/ Flamur’ i Skënderit n’erë/ Shkab’ e zezë me dy krerë…

Përkthyer nga Fan Noli.

Panairi u mbajt, më 7 maj 2023 nga ora 12:00 deri 18:00 mbasdite në Arthur Ave & Crescent Ave Bronx, NY.

Uroj që  Panairi me emrin e Kryeheroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu të vazhdojë 

përjetësisht!

7 Maj, 2023

Bronx, New York

Filed Under: Opinion

Kryetari Glauk Konjufca takoi Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë

May 10, 2023 by s p

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë, të kryesuar nga Timothy Chorba, kryetar i Këshillit.

Duke falënderuar diplomatët për kontributin e vazhdueshëm të tyre dhe të shtetit amerikan në zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë Kosovës, kryetari Konjufca theksoi se takime të kësaj natyre janë mundësi e mirë për të qëndruar më afër njëri-tjetrit dhe për të trajtuar tema që janë me interes vital për rajonin.

Referuar ndihmës që Kosova ka përfituar ndër vite nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet demokratike evropiane, kryetari Konjufca u shpreh se Kosova është projekti më i rëndësishëm i faktorit ndërkombëtar i fundshekullit 20-të, i cili rezultoi me ndaljen e gjenocidit dhe trasoi rrugën drejt pavarësisë së Kosovës.

Intervenimi ndërkombëtar dhe pavarësia e Kosovës, shtoi kryetari Konjufca, nuk ishin vetëm domosdoshmëri e nivelit nacional, por kusht esencial për paqe dhe siguri në rajon dhe Evropë.

Duke folur lidhur me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kreu i Kuvendit theksoi se Qeveria e Kosovës është jashtëzakonisht e përkushtuar për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët e cila është në të mirë të të dyja shteteve dhe nga e cila vendet do të kenë prosperitet në të gjitha fushat. Por kryetari Konjufca tërhoqi vëmendjen se assesi nuk do të pranohen modele që kanë për qëllim zhbërjen e shtetit dhe zbehjen e kompetencave ekzekutive brenda territorit të Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është jashtëzakonisht e përkushtuar ndaj dialogut dhe gjetjes së zgjidhjes më të mirë për qytetarët e të dyja shteteve, por assesi, në asnjë rrethanë nuk do të pranohen modele që rrezikojnë shtetin dhe lirinë e qytetarëve të Kosovës”, tha ndër të tjera kryetari Konjufca.

Në anën tjetër, anëtarët e Këshillit të Ambasadorëve ritheksuan vazhdimësinë e mbështetjes së popullit dhe shtetit amerikan për Kosovën dhe aspiratat euro-atlantike të saj.

Filed Under: Opinion

Si “fluturoi” shqiponja dykrenore nga hititët tek Skënderbeu?

May 10, 2023 by s p

NGA RAFAEL FLOQI/

Ndoshta për të përkujtuar ngjarjen e krijimit të Mbretërisë së Arbrit që Karli I porositi një varëse të mrekullueshme relike në formën e një gjetheje ulliri nga argjendarët francezë të oborrit të Napolit, mbi të cilën ishte vendosur stema e familjes Anzhu-Taranto dhe ajo e Despotatit të Epirit: një shqiponjë dykrenore e artë në sfond të kuq, elemente heraldike me prejardhje të qartë bizantine, sado tepër të ngjashme me flamurin e sotëm të Shqipërisë. 

Figura e një zogu me dy koka është përfaqësuar në shumë kultura anembanë globit, dhe në periudha të ndryshme kohore. “Shqiponja dykrenore ka qenë një simbol mbretëror gjatë gjithë historisë së saj deri në ditët e sotme” Historia e përdorimit të shqiponjës dykrenore në kontekste të ndryshme që nga kryqëzatat janë dokumentuar mirë. Është përdorur si heraldikë emblema e shumë shtëpive mbretërore, dhe është ende një simbol shtetëror në disa vende. Megjithatë, e lashtë Kulturat e Lindjes së Afërt kishin përdorur motivin e shpendëve me dy koka mijëra vjet përpara kryqëzatave. Një shembull i mrekullueshëm është ai i hititëve, për të cilët ishte një “shenjë mbretërore”  

Kuptimi simbolik i shqiponjës

Kuptimi simbolik i shqiponjës përfshin krenarinë, prosperitetin dhe njohurinë. Fitorja e së mirës mbi të keqen përfaqësohet nga ky zog grabitqar i mrekullueshëm, si dhe imazhi i zogut të zjarrit që lind nga hiri i tij. Në mitologjinë greko-romake, shqiponja qëndron lart pranë Zeusit suprem, atribut apo edhe personifikimi i të cilit është. Simbioza me mbretin e perëndive i jep shqiponjës, “interpretues besnik i dëshirave të Zotit Zeusit/ Jupiterit”, një natyrë gjysmë hyjnore që e bën atë simbol të epërsisë, forcës dhe fitores. Së bashku me luanin, konsiderohet si “mbreti i bishave”: imponues në figurë dhe krenar në pamje, fluturon më lart se të gjithë zogjtë e tjerë. Përkatësia e tij në rajonet e larta të qiellit e bën atë një simbol të fuqisë hyjnore, ndërsa fluturimi i saj i shpejtë, i drejtë dhe i sigurt i atribuon rolin e lajmëtarit të perëndive. Në sajë të këtyre atributeve, ajo u bë pikërisht një nga simbolet e Zeusit.

Origjina Mesopotamiane e shqiponjës dykrenore hitite

Ka pasur pak kërkime për përdorimin e motivit të shqiponjës dykrenore përpara erës sonë. Disa hulumtimi është bërë mbi imazhet e kafshëve me dy koka (Mundkur 1984), por në përgjithësi është pjesë e një studimi më të gjerë (p.sh. Mollier 2004). Që motivi i shqiponjës dykrenare shfaqet në monumentet hitite në Anadollin qendror, është cituar që nga koha e tyre. Zbulimi u kryenga Charles Texier në fillim të shekullit të 19-të. Historianët modernë thjesht kanë pohuar se arritjet monumentale të artit të hititëve ishin aq mbresëlënës saqë u kopjuan nga popujt e mëvonshëm për stemat e tyre. Por ky është fundi ose fillimi i figurës së shqiponjës dykrenore – për ta. Më 1923, Arthur C. Parker, një antropolog dhe historian amerikan shkroi një artikull me ndikim, “Nga erdhi Shqiponja dykrenare”, në të cilin ai pranon një pararendës mesopotamian të atij të hititëve. 

Motivi i shqiponjës dykrenore është përdorur si emblemë nga vendet, kombet dhe shtëpitë mbretërore në Evropë qysh nga periudha e mesjetës së hershme. Shembuj të dukshëm përfshijnë Flamurin e Kastriotëve, Shtëpinë Bizantine të Paleologëve, Perandorinë e Shenjtë Romake, Shtëpinë e Habsburgëve, Rurikët dhe Romanovët e Rusisë. Përdorimi rus i shqiponjës dykrenore në motivin e shqiponjës (që daton nga adoptimi i saj nga Ivani III në 1497), megjithëse ikonografikisht ajo qe e modeluar sipas asaj Bizantine, ka të ngjarë të jetë në imitim i variantit të hasburganit (Alef 1966). Pasardhës të ndryshëm, si shtete ashtu edhe sundimtarë, të Perandorisë Bizantine, Perandorisë së Shenjtë Romake dhe Perandorisë Ruse adoptuan shqiponjën dykrenore në veshjet e tyre të armëve. (Coat of arms ) Para përdorimit të saj në periudhën bizantine, shqiponja dykrenore ishte përdorur nga turqit selxhukë dhe të tjerë. Përdorimi i shqiponjës dykrenore midis kohës së Perandorisë Hitete dhe adoptimit të saj nga Perëndimi meriton më shumë kërkime, por është jashtë objektit të këtij punimi.

Periudha nga shekujt 19-18 pes përmendet si periudha e kolonisë asiriane, gjatë së cilës Asirianët ngritën pika tregtare për të fituar lëndë të parë nga Anatolia (Macqueen 2003:18). Kjo ishte një periudhë paqësore; Anadollakët përparuan dhe tregtarët asirianë morën gra anadollake (Macqueen 2003:19). Pas disa migrimevet të popullsisë dhe periudhat e mbretërisë së vjetër dhe të mesme, Perandoria Hitite lulëzoi gjatë viteve 14-12 shekuj para erës sonë. Fluksi i njerëzve të rinj, me “rezistencën ndaj sinkretizimit”, rezultoi në panteonin e hititëve.  Hyjnitë me kokë zogjsh ose kafshësh ishin motive të njohura në Lindjen e Afërt të lashtë. Shqiponja dykrenore ishte a motivi i përbashkët i artit të Anadollit të mijëvjeçarit të II para Krishtit (Alexander 1989:154). Një simbol mbretëror i hititëve (Collins 2010:60), është përdorur për shekuj para periudhës së Perandorisë (Alexander 1989:157). Ne kemi marrë shembuj të përdorimit të motivit të shqiponjës dykrenore nga hititët, nga arkitektura monumentale dhe nga vulat, dhe karakteristikat e lidhura dhe ndikimet e tyre. 

Hulumtimet e fundit nga Jesse D. Chariton kanë treguar se përdorimi i motivit të shqiponjës dykrenore ndoqi rrugën perëndimore nga Mesopotamia në Anadoll diku në fillim të mijëvjeçarit të II para Krishtit. Kjo sepse kemi një përshtypje vule babilonase, ndoshta nga mijëvjeçari i tretë para erës sonë, e cila shfaq një shqiponjë dykrenare mbi një mbret. Letërsia sumere mund të hedhë dritë edhe mbi origjinën e shqiponjës dykrenare në Mesopotami. Me interes të veçantë janë bubullima sumeriane Imdugud dhe morfologjia e paraqitjeve të tij, dhe në disa raste shfaqet si një zog me kokë luani që kap antilopat në kthetrat e tij. Prandaj, ka prova të qarta se kulturat e lashta të Lindjes së Afërt kishin përdorur motivin e shqiponjës me dy koka për mijëvjeçarë para Romës ose kryqëzatave.

Shqiponja perandorake romake

Nuk është rastësi që shqiponja ishte emblema e të gjitha perandorive të mëdha të së kaluarës, nga ajo romake në bizantine, nga karolingja në gjermanike, nga ruse në austriake, nga ajo napoleonike në gjermane.

Kryelartë, agresive, e paepur, shqiponja ka mishëruar gjithmonë idenë e përparësisë dhe forcës. Zogu i preferuar i Zeusit, Zarathustras dhe Odinit pranohet në simbolikën e Mesjetës si një shembull i një krijese të pathyeshme dhe i lidhur me konceptet e autoritetit dhe sovranitetit: prandaj prania e tij në skeptre, globe, frone, banderola,  stemat dhe shenjat e tjera të pushtetit.

Shqiponja perandorake me krahë të hapur, me kokën e kthyer djathtas ishte emblema e Perandorisë Romake. Në betejë, humbja e shqiponjës (bartësi i së cilës quhej akuilifer), objekt nderimi të vërtetë nga ushtarët, mund të shkaktonte shpërbërjen e njësisë, sikur të ishte humbja e të gjithë departamentit, si shpirti i legjionit.

Emblema dykrenore e Perandorisë Bizantine 

Paraqitja mitologjike e shqiponjës me dy krerë dhe karakteri i saj ndoshta apotropaik dhe mbrojtës ishte një figurë e zakonshme midis kulturave parahistorike të Mesopotamisë, Sirisë, Azisë së Vogël dhe Egjiptit. Shfaqja e tij në traditën helene shkon prapa në periudhën e qytetërimit mikenas, sipas Aref qytetërimin pellazg,  siç sugjerohet nga gjetjet nga Mikena dhe Peloponezi jugor. Rishfaqja e shqiponjës dykrenore në tokën greke ndodh në Perandorinë Bizantine gjatë mbretërimit të familjes Paleologut në shekullin e XIII-të. Një nga paraqitjet e para të tij në artin bizantin gjendet në kapitullin e ikonostasit në kishën Porta Panagia (1283) në Thesali si dhe në mbishkrimin themelues në kishën Paragoritissa (1294/6) në Artë. Nga dëshmitë arkeologjike duket se simboli i shqiponjës dykrenare është futur në Perandorinë Bizantine jo nga dinastia Komnene, siç besonin disa studiues në të kaluarën, por nga perandorët paleologë. Gjatë periudhës bizantine dhe deri në rënien e Kostandinopojës në 1453 shqiponja dykrenore u përdor si emblemë e perandorisë dhe definitivisht jo si stemë e familjes në pushtet Paleologe. Fakti që është përdorur ndër të tjera nga familja Kantakouzenos, si dhe nga disa anije tregtare të gadishullit italian për të treguar statusin e tyre të përjashtuar nga taksat, e mbështet këtë tezë. Shqiponja dykrenore paraqitet në një sërë ikonash, afreske, dokumente të ndriçuara, qeramika, xhevahire dhe relieve, ndërsa shumica e lidhjeve bizantine prej lëkure të dorëshkrimeve që kanë mbijetuar nga shekulli i V-të janë të stampuara me këtë motiv. Përfaqësimi i tij ndryshon: mund të kurorëzohet (me një, dy ose tre kurora) ose jo dhe herë pas here gjendet duke mbajtur një skeptër dhe rruzullin perandorak. Paraqitje të ngjashme, kryesisht në pikturat murale në mbretëritë fqinje (p.sh. Serbi, Bullgari), demonstrojnë përpjekjen për të imituar ritualin dhe simbolizmin perandorak bizantin. 

A është bizantine shqiponja e Skënderbeut ?

Jo të gjithë e dinë se ishte Karli I Anzhu i pari që përdori titullin “mbret i Arbërisë”. Lidhjet midis Shqipërisë dhe mbretërisë së Siçilisë e kanë origjinën që në fillimet e zgjerimit norman. Ishte në fakt Roger I ai që ishte i pari ndër dinastët jugorë, që u përpoq t’i merrte rajonin Perandorisë Bizantine. Kjo nuk duhet të jetë befasi: Shqipëria është tepër afër bregdetit italian dhe paqëndrueshmëria politike që karakterizonte rajonin, e bëri atë pre të lehtë për dinastitë e ndryshme që u vendosën në jug të gadishullit.

Dihet se me një diplomë të datës 21 shkurt 1272,  Karli I deklaroi se ai pranoi zgjedhjen si Mbret të Shqipërisë, për personin e tij (dhe në trashëgimtarët e tij) kontë dhe baronë, ushtarë dhe borgjezë dhe  universitete dhe ai i mirëpret ata nën mbrojtjen e tij, duke premtuar, ndër të tjera, për të respektuar privilegjet e tyre të lashta.

“Shqiponjën e gjejmë edhe tek shteti i parë i Arbrit në vitet 1199-1216, kur pushtetin e ka Dinastia e Progonit me Gjinin dhe Dhimitrin. Ata ishin të vetëdijshëm për kontinuitetin historik dhe tentonin t’i përdornin simbolet që kishin krijuar një lloj tradite. Por ajo nuk ishte me dy krerë Traditën e vazhdoi edhe shteti i Skënderbeut me shqiponjën e cila ishte stemë e Kastriotëve.

Kjo mbretëri e Arbërit  nuk mbulonte  të gjithë territorin shqiptar: në të vërtetë, ky territor i vogël është malor në tre të katërtat e sipërfaqes së tij dhe anzhuinët kontrollonin realisht vetëm fushën bregdetare, të kufizuar në gjerësi (më pak se 30 km), por që shtrihet nga jugu i liqenit të Shkodrës deri në atë të Butrintit, pra nga veriu në jug të Shqipërisë së sotme. Prandaj është një rajon përballë detit, por kjo nuk është ajo që i interesonte  anzhuinëve, sepse bregdeti është moçal dhe nuk i përshtatet mirë zhvillimit të strukturave portuale. Pasuria e Shqipërisë në sytë e tyre është se ajo përshkohej nga lugina lumenjsh me orientim lindje-perëndim, të cilat e bëjnë atë pikënisjen natyrore të rrugëve tokësore transballkanike, më e njohura prej të cilave është Via Egnatia e cila vazhdon përtej Adriatikut nëpërmjet Appia dhe të çon në Kostandinopojë. 

Karli ishte një “luftë e ftohtë” në vitet 1266–1279 midis mbretërisë së Siçilisë dhe despotatit të Epirit. Nën presionin ushtarak të perandorit bizantin Mihali VIII Paleologu (i cili në këto vite zinte pjesën e luanit të zotërimeve të sundimtarëve të Epirit në Shqipërinë e Jugut) dhe pas një shkëmbimi të a numri i të dërguarve, despoti Niqifor (djali dhe pasardhësi i Mihalit II) u detyrua të përfundonte në prill 1279 një traktat zyrtar me Karlin I të Anzhu. Si pasojë, Niqifori u detyrua jo vetëm të deklarohej vasal i Karlit I në ditët e para të qershorit 1279, por edhe lëshoi 5 kështjella Butrintin, Sopotin (Borshin), Palermon, Himarën dhe Delvinën. Kjo më në fund u garantoi Angjevinët kontrollin e plotë të vijës bregdetare shqiptare nga Durrësi në Veriu në Butrint në Jug. Sidomos Butrinti dhe Sopoti luanin një rol të rëndësishëm në planet e Karlit I për të sulmuar Perandorinë Bizantine nga toka nëpërmjet Rrugës Egnatia.  

Shqiponja e varëses së Karlit I Anzhu e njëjtë me atë të kishës së Shën Ndout në Rodon

Ndoshta për të përkujtuar ngjarjen e krijimit të Mbretërisë së Arbrit që Karli II porositi një varëse të mrekullueshme relike në formën e një gjetheje ulliri nga argjendarët francezë të oborrit të Napolit, mbi të cilën ishte vendosur stema e familjes Anzhu-Taranto dhe ajo e Despotatit të Epirit: një shqiponjë dykrenore e artë në sfond të kuq, elemente heraldike me prejardhje të qartë bizantine, sado tepër të ngjashme me flamurin e sotëm të Shqipërisë. 

Kjo shqiponjë është mjaft interesante ajo mund të ketë shërbyer si model për stemën e Kastriotëve , stilizimi i shqiponjës  të gjetur edhe në kështjellën e mëvonshme të Skënderbeut në Kepin e Rodonit. Kepi i Rodonit është kepi më i madh në vendin tonë, i cili mbyll nga ana e jugut gjirin e Drinit. Princi Karl Thopia një pasardhës i anzhuinëve nga nëna, dëshironte ta kthente këtë vend në një kantier detar, ndërsa heroi ynë kombëtar Skënderbeu duke synuar të kishte një dalje të afërt në det ngriti këtu një kështjellë. Kjo kala filloi të ngrihej mbas rrethimit të parë të Krujës në vitin 1450 dhe mendohet se përfundoi rreth vitit 1452.  Kisha e Shën Ndout është një ndër kishat më të dëgjuara të zonës të periudhës së Mesjetës shqiptare. Kjo edhe për shkak të ndërtimeve që bëri Skënderbeu në atë zonë të Kepit në shekullin XV, indirekt ajo quhet edhe kisha e Skënderbeut. Monumenti sot paraqet vlera si një ndërtesë që i takon arkitekturës romano-gotike e shek. XIII. Pas rindërtimit të saj vitet e fundit mund të shihen ende qartë një kalorës mbi kalë dhe një shqiponjë dykrenore, me krahë të ulur poshtë.

Sjellja e provave dhe gjurmëve të kohës mbart vlera të pallogaritshme, sepse në vite të gjata e të trazuara lufte, në kushtet e luhatjeve dhe pasigurisë, në situata anarkie, të mungesës së shtetit e të institucioneve që ka përshkuar jo pak herë vendin tonë, kanë pasur si rrjedhojë pakësimin në minimum të vlerave materiale-identifikuese të trashëguara. Kështu, nga periudha e Skënderbeut, e vetmja gjurmë e prekshme brenda tërësisë tokësorë shqiptare, gjendet përpos se shqiponja e Derës së Kastriotë ve në afreskun e murit gjysëm rrethor të absidës, të kripës së kishës të Shna Ndout në Rodon.

Në qendër të absidës, pjesa e poshtme, qëndron si figurë shqiponja dy krerëshe e derës së Kastriotëve. Edhe kjo, për rastësinë tonë fatlume, sepse për shekuj të tërë, ka qenë e ”fshehur” poshtë shtresave gëlqerore e lëndëve të tjera, petët e të cilave, pasi u kruajtën e ranë në proçesin e restaurimit në vitin 2000, u afruan historianëve befasinë e një gjurme historike madhore, shqiponjën me dy krerë të Kastriotëve. Pjesërisht të dëmtuar, brezi ynë ka gjetur edhe lëndën materiale nga fushat ndihmëse të historisë, si Heraldika dhe pothuaj tërësisht lëndën nga Veksillologjia (koleksionimi, ruajtja dhe studimi i flamujve) Një mori gjetjesh arkeologjike në shekujt XIX E XX, me gjurmë të rëndësishme nga historia e popullit, ose kanë përfunduar në muzeumet e të tjerëve, ose janë vjedhur dhe zhdukur pa gjurmë, siç ndodhi me tre stemat mesjetare që ushtria serbe shkuli në 1912-tën, në Luftën e I-rë Ballkanike, nga kështjella e Lezhës, e pas rrëmbimit prej Durrësit, dhe gjurma e tyre humbi. Nga pakujdesia, në gjendje të mjerueshme marrim vesh se janë edhe katër stemat heraldike me shqiponjë të Himarës janë humbur. 

Por kjo varëse e lartpërmendur, që përmban si zambakun e anzhuinëve dhe shqiponjën me dy krerë tani e ruajtur në muzeun e Cividale del Friuli, Museo di Palazzo de Nordis është shenja e parë heraldike e lidhjes të trojeve të Shqipërisë me shqiponjën dykrenore të flamurit.

Vizioni perandorak i paraqitur nga Karli I parashikonte një pushtim të gjithë Lindjes, duke përfshirë Kostandinopojën dhe pjesën tjetër të projektit dukej i realizueshëm kur në duart e dinastisë ra dhe Akaias, dukati i Athinës dhe Shqipërisë. Megjithatë, lufta e Vespers devijoi burimet e angjevinëve drejt përplasjes me aragonezët, fillimisht të Katalonjës dhe më pas të Sicilisë, duke çuar gjithashtu në humbjen e dukatit të Athinës dhe një ulje të përgjithshme të politikave angjevine në frontin lindor.

Pas vitit 1453 shqiponja dykrenore u adoptua nga sundimtarë të ndryshëm edhe të ishujve grekë dhe kolonive veneciane, të cilët ishin të ndërlidhur me bizantinët, ose për të legjitimuar pushtetin e tyre ose për të shpallur dominimin e tyre si pasardhës legjitim i Bizantit; për të njëjtin qëllim shqiponja me kokë dekoroi fronin e Ivanit III të Rusisë pas martesës së tij me princeshën e fundit bizantine Zoe. 

Por kjo ishte stemë e Kastriotëve para se të binte Bizanti. Perandoria Osmane i kaloi patriarkut ortodoks të Kostandinopojës shumë nga funksionet dhe shenjat e ish-perandorit, duke përfshirë shqiponjën dykrenore, e cila u adoptua nga patriarku si simbol i Kishës Ortodokse. Shqiponja dykrenore përdorej në dekorimin e kishës dhe shpesh përshkruhej në ikonostasin e gdhendur ose në mes të dyshemesë si një omphalion (qendër) si dhe në shtëpi private në dyer, qëndisje dhe mobilje. Çështja e kuptimit të saj nuk mund të përgjigjet me siguri absolute. 

Shqiponja Bizantine dhe kuptimi simbolik dhe heraldik

Në periudhën parahistorike shqiponja dykrenore ishte ndoshta një simbol mbrojtës, magjik ose apotropaik; në raste të tjera, ajo personifikonte “urtësinë e shumëfishuar” të zotit. Përfaqësimi i tij në monedha, vula dhe ndriçime dorëshkrimesh në Evropën mesjetare nga shekulli 12 e këndej lidhet me kuptimin e tij heraldik si simbol i një qyteti ose si stemë e një familjeje fisnike. Në ikonografinë perandorake përdorej edhe për të dalluar perandorin (shqiponja dykrenare) nga mbreti (shqiponja me një kokë). 

Sa i përket ikonografisë bizantine, përveç disa informacioneve të ndryshme për rëndësinë e saj si emblemë perandorake, shumica e referencave rrjedhin nga burimet perëndimore. Sipas tyre, dy kokat e shqiponjës simbolizojnë pretendimet për gjysmën lindore dhe perëndimore të perandorisë romake dhe u referohen ose elementeve eskatologjike të kultit të perandorit të bazuar në shqiponjat apokaliptike të profecisë së Ezekielit ose atyre materiale dhe shpirtërore, fuqia e perandorit. Megjithatë, shqiponja dykrenore fitoi rëndësinë e rivendosjes së Perandorisë Bizantine; dhe në ditët e shqiponja e zezë dykrenore në sfond të verdhë përdoret si simbol i kishës ortodokse në të gjithë botën. 

Në heraldikën dhe veksillologjinë bizantine, shqiponja dykrenore (bicipite) është një akuzë lidhur me konceptin e Perandorisë – ku kokat përfaqësojnë sovranitetin e dyfishtë të perandorit si në çështjet laike ashtu edhe ato fetare dhe/ose dominimin mbi Lindjen dhe Perëndimin. 

Pas Kryqit të Shenjtë, ndoshta asnjë simbol tjetër nuk është lidhur më ngushtë me historinë dhe fatin e Perandorisë Bizantine sesa motivi i shqiponjës dykrenare, deri në atë pikë sa është ‘gdhendur’ në imagjinatën moderne si ‘flamuri zyrtar’. ‘ të perandorisë deri në ditët e saj të vdekjes në 1453.

Megjithatë, sa e saktë është kjo lidhje dhe sa informuese janë burimet tona për këtë?

Simbolet dhe shenjat ishin emblema të ndryshme me rëndësi të ndryshme simbolike për audiencën që përdoreshin për të shprehur pozicionin social dhe politik të një individi ose një institucioni. Këto emblema nuk duhet të ngatërrohen me heraldikën, e cila siguroi një sistem simbolesh të interpretuara lehtësisht për të përfaqësuar identitetin familjar dhe individual, dhe erdhi në kuptimin e aspekteve të statusit të privilegjuar shoqëror, patronazhit dhe pronësisë. Për më tepër, përdorimi i shenjave heraldike si një paraqitje simbolike e familjeve nuk u zhvillua në Bizant në një shtrirje të madhe si në Perëndim përpara Kryqëzatës së Katërt 

Herë pas here nën këmbët perandorake shfaqet një supë ose jastëk, në të cilin paraqitet një shqiponjë, si në portretet e Mikaelit VIII (mbretëroi, 1261-82; me shqiponja me një kokë) ose Andronikos II (mbretëroi, 1282-1328; me dy- shqiponja me kokë). Por shqiponja e Karlit te parë ishte para saj në kohë, dhe për paradoks Skënderbeu  luftoi dukwn e Aju në Taranto

 I vetmi rast që shqiponja dykrenare shfaqet në një flamur është në anijen që solli perandorin Gjon VIII Palaiologos në Këshillin e Firences, siç përmendet nga Sphrantzes dhe konfirmohet nga përshkrimi i saj në Dyert e Filaretit të Bazilikës së Shën Pjetrit. Për më tepër, shqiponja (e artë në sfond të kuq) përdorej gjithashtu nga despotët gjysmë autonomë të Moresë dhe nga Gattilusi i Lesbos, të cilët ishin vasalë të Palaiologëve dhe ishin martuar në familjen Palaiologos

Shtetet e tjera ballkanike që ndoqën ‘modelin bizantin’: kryesisht serbët, por edhe bullgarët dhe, pas vitit 1472 shqiponja u adoptua nga Moskovia dhe më pas nga Rusia. Patriarkana Ekumenike në Konstandinopojë dhe Malin Athos, dhe Kishat Ortodokse Greke në diasporë nën Patriarkanën përdorin gjithashtu një shqiponjë të zezë dykrenare në një fushë të verdhë si flamur ose emblemë. 

Megjithatë për t’i atribuar shqiponjën dykrenore motivi për Bizantin është i gabuar; së pari, ky motiv kishte një histori multikulturore prej disa mijëvjeçarësh përpara se ta trashëgonin bizantinët përmes Romës; dhe së dyti, nuk ka absolutisht asnjë dëshmi ikonografike apo letrare që do ta lidhte përdorimin e këtij motivi si mjet-flamur zyrtar i Perandorisë Bizantine.

Kuptimi i shqiponjës për Skënderbeun

Por, cila është domethënia e këtij flamuri, e ngjyrave kuqezi, e shqiponjës dykrenore? 

“Qysh herët në histori është përdorur shqiponja në jetën politike e fetare, tek kjo e fundit tek besimet pagane. Shqiponja në vete ngërthente shumë elemente fisnike. Ajo paraqiste krenarinë, lirinë e forcën. Në kohët antike madje thuhet se Zeusi ushqehej me qumështin e dhisë së Amalfit që ia sillte shqiponja, d.m.th. ishte ushqyese e zotëve… Mendohet se shqiponja ka qenë shpend, totem i adhurimit edhe në mitologjinë e Zeusit, e kjo edhe pse ka të bëjë me mitologjinë greke, lidhet edhe me sfondin pellazg. Shqiponjën e përdor edhe Pirroja i Epirit, madje në një rast kur korr një fitore në Itali luftëtarët i drejtohen me nofkën ‘shqiponjë’ ndërsa ai ua kthen: ‘Unë jam shqiponjë, por ju jeni krahët e mi’. Prandaj, ai e përdorte shqiponjën si simbol të madhështisë së tij. Shqiponjën e hasim edhe në Perandorinë Romake e atë Bizantine. Falë namit të tyre, besohet se është përhapur edhe tek popujt e tjerë”.  Skënderbeu e mori këtë simbol duke aluduar në Pirron dhe rëndësinë simbolike të shqiponjës.

Gjatë fushatës së Gjon Huniadit në Nish më 1443, Skënderbeu dhe disa qindra shqiptarë u larguan nga radhët turke; për njëzet e pesë vjet ai shënoi fitore të jashtëzakonshme kundër osmanëve. 

Ai nuk adoptoi flamurin e ngjashëm perandorak bizantin, me shqiponjën dykrenore por e gjeti atë si flamur dhe sfondin e kuq të përdorur në këto troje që nga Regnie Albanie  dhe kur fitoret e tij i sollën titullin papal Athleta Christi. Shqiponja u përdor për qëllime heraldike në mesjetë nga një sërë familjesh fisnike në Shqipëri dhe u bë simboli i shqiptarëve.

Stema e Kastriotëve, me një shqiponjë të zezë dykrenare në një fushë të kuqe, u bë e famshme kur ai udhëhoqi revoltën kundër Perandorisë Osmane që rezultoi në pavarësinë e Shqipërisë nga viti 1443 deri në 1479. Ky ishte flamuri i Lidhjes së Lezhës. i cili ishte shteti i parë i bashkuar shqiptar në mesjetë dhe organi politik përfaqësues më i vjetër në vend me të dhëna ekzistuese.

1 Shqiponja hitite

       2. Shqiponja Bizantine 

     3   Shqipona e Palailogëve 

   4 Varesja e Karlit qe kombinon zambakun angjevin dhe shqiponjwn dy krenore ruajtur në Muzeun e          Cividale del Friuli, Museo di Palazzo de Nordis

    5 Shqiponja e Skenderbeut zbuluar në Kishën e Shën Ndoit në Rodon.

Filed Under: Opinion Tagged With: Rafael Floqi

U FESTUA NË WESTCHESTER – NEW YORK “DITA E LIRISË SHQIPTARE”

May 9, 2023 by s p

Sokol Paja/

New York më 7 Maj 2023 – U festua me nderime e homazhe “Dita e Lirisë Shqiptare” në Kensico Dam Plaza – në Westchester. Kjo festë që bashkon komunitetin shqiptar në New York e më gjërë e ktheu “Ditën e Lirisë” në një ditë feste, nderimi dhe homazhi për qëndresën antikomuniste të familjes Mrnaçaj e të gjitha familjeve të persekutuara nga regjimi komunist në Shqipëri. Nën prezantimin artistik të Sokol Smajlaj dhe Valbona Preldakaj, miq, familjarë, media, patriotë, vatranë, veprimtarë të dalluar të komunitetit shqiptar në New York e më gjërë, veprimtaria e organizuar nga Shoqëria Kulturore – Artistike Kelmendi, Familja Mrnaçaj dhe Counti Ekzecutive Westchester si “Dita e Lirisë Shqiptare”, ishte mbresëlënëse dhe është kthyer tashmë në një traditë të veçantë. “Dita e Lirisë Shqiptare”, shndërrohet vit për vit në një aktivitet patriotik, social, kulturor e përkujtimor, që i kushtohet, simbolit të demostrateve antikomuniste Nik Marash Mrnaçaj e familjes Mrnaçaj. Kjo ditë simbolike, e kthyer tashmë në Ditë – Kalendar për Lirinë dhe Flamurin shqiptar, solli në kujtesën e shqiptarëve të Amerikës qëndresën e nacionalistëve shqiptaro-amerikanë, që nuk i pushuan asnjëherë përpjekjet për ta sensibilizuar Amerikën për persekutimin që ushtronte shteti komunist shqiptar ndaj familjeve nacionaliste shqiptare. Takimi përkujtimor filloi me këndimin e himneve kombëtare të Amerikës dhe Shqipërisë nga Mikela Nonaj dhe Diakon Marash Shkreli bekoi festivalin dhe u lut për shpirtin e Nik Marash Mrnaçaj. Programi artistik filloi më këngën: “Çikë Malsore” e kënduar nga Bashkim Vushaj, më pas kënga “O flamuri kuq e zi” nga Mikela Nonaj. Famullitari i Kelmendit Pader Vitor Demaj mbajti një fjalë përshëndetëse ku u fokusua te Nik Mrnaçaj dhe Kelmendi historik. Pas këngëve “Trashigohet kanga jonë” e kënduar nga Luigj Tinaj e Aleksandra Hysaj dhe kënga “Vimë në sofër të Nanës” nga Klevist, Kristofor Gilaj dhe Fjorentina Lumaj, u mbajtën dy fjalime mjaft emocionuese në nderim të kësaj dite nga Presidenti i Nderit të Vatrës z.Agim Rexhaj dhe mësuesja Lize Pllumaj. Programi i ngjeshur artistkiko-kulturor vazhdoi me këngët: “Dasma e shqipes” kënduar nga Lisa Bujaj, “Me fal” nga Pllumb Nacaj, “Atje ashe trolli i Prek Calit” nga Luigj Tinaj, “Kcim malsorçe” nga George e Sara Lumaj dhe “Pogonishte” nga Artoneta Bujaj, Amanda Ujkaj, Mikela Nonaj, Aleksandra Hysaj, Sara Lumaj. Djali i Nik Mrnaçaj, Majkëll Mrnaçaj në fjalën e tij falenderoi pjesëmarrësit për nderimin e babait dhe gjyshit të tij Nik e Marash Mrnaçaj. Majkëll Mrnaçaj theksoi forcën dhe fuqinë mendore fizike e shpirtërore të Marash Mrnaçaj në luftën kundër komunizmit dhe dhimbjen e rritjes pa babain e tij të dashur. Pas përfundimit të fjalimeve, pjesëmarrësit u zhvendosën në Sheshin Qëndor në Kensico Dam Plaza – në Westchester ku u bë ngritja e flamurit tonë kombëtar duke shënuar një ditë të paharruar respekti, nderimi, lavdie e krenarie kombëtare. Nderim i veçantë për Adem Belliun e Televizionit Kultura Shqiptare i cili prej 25 vitesh i është gjendur pranë ngjarjeve të komunitetit në mbulim të detajuar në çdo rast. Ky aktivitet do të transmetohet i plotë së shpejti në kanalin 26 të platformës Tv Alb. Mirënjohje çdo patrioti që nderon këtë ditë në respekt të familjeve shqiptare për kontributin e dhënë në luftën kundër komunizmit dhe zhvillimin e përparimin e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Foto: Adem Belliu

Filed Under: Opinion Tagged With: Sokol Paja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 158
  • 159
  • 160
  • 161
  • 162
  • …
  • 866
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT