• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA denounces the recent attacks, threats of violence and Serbian provocations in Northern Kosova

August 1, 2022 by s p

The Pan-Albanian Federation of America VATRA is deeply disturbed bythe recent flaring of tensions in the northern part of Kosova.

VATRA fully backs the government of Kosovo, its democratic and legislative institutions, territorial integrity, untouchable sovereignty, as well as the rule of law, public safety and common good of Kosova citizens.

VATRA condemns the acts of violence towards the Kosova police and security forces who perform their duties in accordance with the Kosovo constitution. VATRA decries violence, tensions, road-blocking and provocations to destabilize being directed by Belgrade and Moscow. Reciprocity is a central concept of international relations and of any sovereign state. It is founded in the Constitutional Rights of the Republic of Kosova and International Law. VATRA credits US Ambassador to Kosovo Jeffrey M. Hovenier for his involvement, assurances and overall constructive role to decrease tensions.

VATRA strongly upholds the rule of law, safety and security, constitutionality and peace, as well as freedom of movement of all

Kosovo citizens.

VATRA encourages and invites the international partners of the

Albanian nation, the United States and the West to denounce the

attacks and to assist on behalf of the stability, security and

lawfulness concerning all citizens of the Kosova Republic.

With much concern, I am standing by Kosova,

VATRA President

Elmi BERISHA

Filed Under: Opinion Tagged With: Vatra

VATRA DËNON SULMET, DHUNËN DHE PROVOKIMET SERBE NË VERI TË KOSOVËS

August 1, 2022 by s p

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA ndjek me shqetësim situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Federata VATRA mbështet fuqishëm shtetin e Kosovës, Institucionet demokratike dhe ligjzbatuese, integritetin territorial, sovranitetin e paprekshëm, rendin, sigurinë publike dhe të mirën e qytetarëve të Kosovës.

Vatra dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe forcave të sigurisë që ushtrojnë detyrën e tyre kushtetuese në Kosovë. Federata Vatra dënon dhunën, tensionet, bllokimet dhe provokimet me regji në Beograd e Moskë.

Reciprociteti është e drejtë e çdo shteti Sovran. Reciprociteti është i bazuar në të Drejtën Kushtetuese të Shtetit të Kosovës dhe në të Drejtën Ndërkombëtare.

Federata Vatra shpreh mirënjohje për Ambasadorin Amerikan në Prishtinë Jeffrey M. Hovenier për angazhimin, garancinë dhe rolin e tij konstruktiv në qetësimin e situatës.

Federata Vatra mbështet me çdo kusht e çdo mjet sundimin e ligjit, sigurinë, kushtetushmërinë, paqen dhe lirinë e lëvizjes së qytetarëve në Kosovë.

Federata Vatra inkurajon dhe fton aletatët ndërkombëtarë të kombit shqiptarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Perëndimin që të dënojnë sulmet dhe të kontribuojnë për siguri, stabilitet dhe ligjshmëri për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Me shqetësim dhe pranë Kosovës

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

Filed Under: Opinion Tagged With: Vatra

Moszbardhja e së shkuarës, peng nga perversiteti dhe krimi

July 30, 2022 by s p

Agim Baçi/

Disa vite më parë ne nuk deshëm të besojmë sondazhin e mbështetur nga OSBE lidhur me praninë e madhe të nostalgjikëve të kohës së diktaturës. Janë jo të paktë ata që mbrojnë ende emra e ngjarje edhe pse janë falisfikuar sipas ideologjisë komuniste. Ndërkohë që prej shumë vitesh, sapo hapet debati për dhënien me një shpjegim të filmave të kohës së diktaturës, ndjen se edhe ata që hiqen si mbështetës të demokracisë, të sulmojnë për shkak se, sipas tyre “po sulmohet mundi dhe djersa e artistëve”, pa dhënë kurrë asnjë shpjegim se çfarë sjell ende “ai mund”.

Të gjitha këto kundërshti të pranimit të asaj që ka ndodhur në diktaturë janë fakti më kokëfortë se sa shumë mendje janë ende viktimë e të menduarit kriminal. Madje shumë nga ata që mbështesin atë mendësi janë më së shumti peng i veprimeve të tyre kriminale në kohë të diktaturës dhe se në mbi 30 vite ndryshimesh politike nuk janë bindur për përmasat e asaj ligësie as kur kanë parë e dëgjuar për krime monstruoze, për një sjellje antinjerëzore, jo vetëm nga sigurimi i shtetit por nga çdokush që ka besuar me shpirt te ai sistem.

Në të gjithë këto vite ka pasur publikisht mbrojtës të personave që kanë bashkëpunuar me sistemin me justifikimin banal se “ashtu ishte koha”. Por ka edhe mendje perverse, si ai i disa viteve më parë, i një farë Fitim Çaushi (shkrim i botuar në gazetën “Dita” më 14 mars 2017 me titullin- “Krimet e komunizmit” nga demagogë dhe frikacakë) i cili përmes një arsyetimi jo vetëm pervers, por edhe kriminal, këmbëngulte në drejtësinë që kishte ai sistem në pushkatimin e dy poetëve, si sabotatorë të atij sistemi. Mendje si Çaushi, që guxoi edhe pas shumë vitesh kur janë provuar qindra e qindra krime monstruoze, të këmbëngulë në vrasjen e poetëve – sipas tij me të drejtë- nuk janë veçse pjesa publike e djallëzisë që kanë mbrojtur në këto vite krimin monstruoz.

Eshtë e vërtetë, që gjyqi moral ndaj një personi apo disa personave nuk e zbardhin të shkuarën. Por ama, dëshmitë e tyre për atë që kanë bërë apo që kanë patur dijeni, është gjëja më e vogël që duhej të kishin bërë në këto 30 vite. Sepse, të jetosh pa pendim, të mos guxosh të thuash të vërtetën, do të thotë se je ende nën petkun e krimit dhe se nuk je çliruar prej atij mentaliteti. Mjafton këtu të përmendim faktin se, ish pjestarë të togave të pushkatimit, nuk kanë guxuar në 30 vite t’u tregojnë disa familjarëve për eshtrat e të afërmve të tyre – gjë që nuk ka precedent të ketë ndodhur në asnjë rregjim tjetër, pasi për vdekjen dhe të vdekurin ka një respekt të përbotshëm. Ndërkohë që pak kush nga të rinjët e sotëm e di se ai sistem i shkuar, e mbante të burgosurin edhe të vdekur pa ia dorëzuar familjarëve, deri sa të mbusheshin vitet e dënimit nëse do kish qenë i gjallë!!!. Një veprim i tillë monstruoz nuk ka shpjegime logjike për t’u mbrojtur. Aq më pak për të ngritur alibira justifikuese.

Por, në fakt, çfarë ka ndodhur në këto tri dekada ndryshimi të regjimit? Në fillim nuk kemi dashur të besojmë misionin e shumë ish-komunistëve, e sidomos shumë ish bashkëpunëtorëve të Sigurimit famëkeq për t’iu bashkangjitur themelimit të partive që u themeluan pas dhjetorit ‘90. Entuziazmi për të ngritur një shoqëri larg dhunës dhe fjalia famëkeqe “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë” la pezull ndëshkimin moral të krimeve në diktaturë, edhe pse në kohën e “Qeverisë Meksi” ishte në fuqi ligji për “Lustracionin”. Kjo pjesë që vinte nga bashkëpunimi me të shkruarën kriminale, si ideatorë apo të përdorur, bëri që të gjitha projektet për të zbardhuar të shkuarën komuniste të mbeteshin pezull. Madje, edhe më keq, pasi u la të kalohej në atë që mund të quhet “thashethemologji”, ku u tentua të bëhej pis kushdo, duke errësuar rrugët drejt së vërtetës.

Librat si ai i At Zef Pllumit, Ejll Çobës, Agim Mustës, Lek Pervizit, apo edhe shumë studime nga Instituti Për Krimet e Komunizmiti, që tregonin krimet komuniste, erdhën në një kohë kur vëmendja nuk ishte më në zbardhjen e së shkuarës, ndërkohë që jeta rozë apo kujtimet e ish anëtarëve të “Bllokut” prej kohësh kishin pushtuar gazeta, televizione e aktivitete të ndryshme, jo pak herë të mbështetura edhe nga fonde publike.

Për të kuptuar betejën “ideatorë – të përdorur” vlen të risjellim në mendje atë që shkruante disa kohë më parë Profesori Sami Repishti, tek një shkrim në gazetën Panorama, nën titullin: “Shprehja ‘armik i popullit’, si histori dhe paralajmërim”. Ai kujtonte bisedën me ish funksionarin e Sigurimit më 1948, Gjovalin Mazrekun, që i shpjegonte se, sistemi arkivor i spiunëve mbahej për informatorët që ishin rekrutuar nga ish pronarët apo kundërshtarët politik, ndërkohë që për ideatorët e e survejimit dokumentet do të zhdukeshin menjëherë nëse rrëzohej sistemi. E në fakt, duket se ajo çfarë ka paralajmëruar Mazreku ka ndodhur, duke lënë më shumë hije se sa dritë në atë që ka ndodhur realisht me shqiptarët.

Po, a ishin të gjithë kriminelë ata që mbështetën komunzimin, sistemin e shkuar? Më mirë se kushdo e ka shpjeguar shkrimtari i famshëm çek, Milan Kundera, teksa thekson se, “regjimet kriminale nuk u krijuan nga kriminelë, por nga entuziastë, të bindur se kishin zbuluar të vetmen rrugë për në parajsë. Ata e mbrojtën me aq vendosmëri atë rrugë, sa u detyruan të vrisnin shumë njerëz për t’ia arritur qëllimit. Më pas u bë e qartë se nuk ezksitonte asnjë parajsë dhe se entuziastët ishin veçse vrasës”.

Pikërisht vijimi i mbrojtjes së atij entuziazmi që i çoi në krim apo në bashkëpunim moral një pjesë jo të vogël të shoqërisë shqiptare, edhe pasi janë publikuar tashmë krime makabre të Enverit me shokë, është edhe e keqja jonë që vijon të na përkulë çdo ditë duke mos na lënë të shikojmë si duhet të nesërmen tonë. Sepse askush që nuk ka kurajë të shohë në sy të shkuarën nuk mund të jetë i drejtë me të ardhmen. Dhe për këtë pafuqi për të lexuar të djeshmen ne të gjithë duhet të ndihemi të tupëruar. Sepse kjo këmbëngulje për të mos pohuar mëkatin është i rëndë jo vetëm për ne, por edhe për brezat që do të vijnë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Agim Baci

ZERI I AMERIKES NË SHERBIM TË MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO – AMERIKANE

July 29, 2022 by s p

Idriz Lamaj/

Me qenëse kam punuar shumë vite për  Zërin e Amerikës, në këtë rast paraqes një shkrim të shkurtë në të cilin kuptohet se çfarë roli ka luajtur Zëri  i Amerikës në emisionin e gjuhës shqipe, për qendrimin e qartë, të sinqerët dhe miqësor të popullit dhe shtetit amerikan ndaj popullit dhe shtetit shqiptar. Studiuesit shqiptar  nuk duhet të  lanë në heshtje, ose të anashkalojnë kontributin e këtij insditucioni të lartë të qeverisë amerikane, sidoemos në këtë përvjetor  kur bëhet fjalë për marrëdhënjetë miqësore midis dy vendeve. Gjithashtu, nëse shkruajnë për marrëdhënjet diplomatike gjatë këtij 100 Vjetori, duhet të shkruajnë kthjellët dhe qartë lidhur me fushatën e tërbuar të rregjimit komunist të Shqipërisë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej vitit  1945 deri në përmbysjen e tij. Fushatë që  përafër një gjysëm shekullit  ka indoktrinuar shtresën intelektuale shqiptare, dhe i ka sherbyer në formën më servile  interesave të Beogradit dhe Moskës kundër shtetit dhe popullit amerikan. Intrigatë e tyre të sofistikuara shifen edhe sot në pjellën e tyre pushtetmbajtëse.  

Kur shkruajnë për vizitën e ministrit të Jashtëm amerikan  James Baker në Shqipëri,  duhet  të vëjnë në dukje se, në krahun e tij të djathtë ishte Dr. Elez Biberaj, drejtor i seksionit shqip i Zërit të Amerikës, i cili, me emisionet e transmetuara për vite me radh   kishte fituar  një respekt të veçantë në masat e gjëra të popullit shqiptar. Natyrishtë, ato emisione, për kupollën e rregjimit komunist në Tiranë dhe inteligjencën e indoktrinuar shqiptare,  ishin bërë smundje kanceroze të pashërueshme. Nuk ishte çështje rasti as miqësie përsonale, vizita e tij në Tiranë përkrah ministrit të Jashtëm amerikan.  

Tani le të shohim se çfarë mesazhi i dërgoi popullit shqiptar në vitin 1951, ministri i Jashtëm amerika.  Me rastin e rihapjes të transmetimeve në gjuhën shqipe të Zërit të Amerikës, me 13 maj 1951, ministri i Jashtëm amerikan, Dean Achenson i drrejton popullit shqiptarë këtë mesazh: 

“ Ndjej një gëzim të veçantë ‘t’i sjell popullit shqiptar një mesazh nga qeveria emerikane dhe nga populli amerikan në këtë rast.

Due rifilluar programin e gjuhës shqipe në anën e Zërit të Amerikës, qeveria amerikane dhe populli amerikanë çfaqin përsëri interesin tradicional për popullin shqiptar.  Kështu po përsëritet sot afrimi që na bashkon. Miqësia jonë e qëmotëshme duhet tani të forcohet dhe të marrë kuptim më të thellë. Sepse kjo miqësi është rrjedha  natyrale e faktit që Shtetet e Bashkuara t’Amerikës kanë qenë fare afër përpjekjes të popullit shqiptar për liri dhe pamvarësi. Gjatë viteve qeveria amerikane e kanë shikuar me sipmati dhe kanë përkrahur këtë përpjekje, duke ditur që përpjekja për liri pasqyron qellimet tuaja të vërteta.

Në fillim të këtij shekulli shumë patriotë Shquiptarë erdhën këtu në Amerikë dhe gjeten liri të plotë të punojnë për një Shqipëri të pavarur. Në Konferencën e Paqes më 1919, ku Presidenti Wilson çfaqi interes përsonal për të rithemeluar një Shqipëri indipendente, qeveria amerikane përkrahu përpjekjetë e patriotëve shqiptarë.

Gjatë kohës në mes të dy luftrave botërore Shtetet e Bashkuara t’Amerikës mbajtën lidhje të ngushta dhe miqësore me popullin shqiptar. Institutet mirëbërëse dhe arsimore, si për shembull Kryqi i Kuq Amerikan dhe organizata si: Near East Foundation dhe Rockfeller Foundation, u inkurajuan  t’u ndihmojnë shqiptarëve në përpjekjet e tyre për të zhvilluar institutet e tyre. Amerika ish e para nga kombet aleatë gjatë Luftës së Dytë Botërore që bëri një deklaratë zyrtare për rivendosjen e Shqipërisë së lirë, duke shpallur me 10 të Dhjetorit, 1942, që liria e Shqipërisë ish brënda kuptimit të parimeve të Kartës së Atllantikut.

Për këto që shenojmë më sipër kanë zënë vend  në histori,  në histoirinë tuaj të kohës së kaluar. Këtu e tutje Zëri i Ameriës do të bëjë fjalë mbi gjëndjen e sotme, si dhe mbi të ardhmen. Sot siç e dini ju vetë më mirë se unë, shprestat tuaja për një Shqipëri të lirë dhe të pavarur nuk janë plotësuar. Duke ju ndihmuar që të zhvilloni një shtet të lirë dhe të pavarur, i cili mund të zërë vendin e merituashëm në komunitetin e kombeve, qeveria amerikane do t’ju sjellë me anën e këtij programi mjetet e gjykimit, domethënë faktet. Zëri i Ameriklëës do t’ju sjellë atë që u ka munguar për një kohë mjaftë të gjatë, domethnënë, të vërtetën nga bota e lirë.

Qeveria e Sheteve të Bashkuara t’Amerikës, dhe populli amerikan ju dërgojnë përshendetjet e tyre. Dhe Zëri i Amerikës ju mirëpretë juve në radhët e dëgjonjësëve të saj”. 

Ky mesazh i ministrit Achenson është marrë nga gazeta Shqipëria, organ i Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”. Ai komitet, me zyra dhe dhe shtyp të vetin, prej vitit 1950 deri në vitin 1992, ka funksionuar me punë të përditëshme, këtu në New York. Është mbështetur politikisht dhe është financuar nga ministria e Jashtme amerikane.  Institucione dhe autoritete të ndryshme botërore e kanë konsideruar si një Qeveri Shqiptare në Mërgim. Për këtë është deshmi shtypi i kohës dhe sa e sa vepra të botuara, tashi të harruara plotësishtë nga studiuesit tonë. Edhe për Komitetin “Shqipëria e Lirë” kam punuar afër një çerek shekullit. 

Filed Under: Opinion Tagged With: Idriz Lamaj

GEORGE W. BUSH: Jam i lumtur t’i shoh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara krah për krah

July 28, 2022 by s p

28 korrik, 2022 Unë dhe Laura dërgojmë përshëndetjet dhe urimet tona më të ngrohta për mbarë popullin shqiptar teksa festojmë 100 – vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ky par kilometrik i veçantë është një dëshmi e miqësisë midis dy vendeve tona dhe vlerave tona të përbashkëta demokratike. Në vitin 2007, isha krenar që u bëra Presidenti i parë i SHBA në detyre i cili vizitonte Shqipërinë, Laura dhe unë nuk do ta harrojmë kurrë kohën që kaluam në vendin tuaj të bukur. Ne u bëmë vete dëshmitarë së mikpritjes tuaj të sinqertë dhe të përkushtimit tuaj ndaj demokracisë dhe marrëdhënieve të forta me Shtetet e Bashkuara. Kujtoj gjithashtu pasionin tuaj për zhvillim dhe tolerancë. Jam i lumtur t’i shoh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara teksa vazhdojnë të punojnë krah për krah, si aleate në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB – së, duke mbrojtur demokracinë, paqen dhe të drejtat e njeriut. Shpirti shqiptar që kurrë nuk rresht së përpjekuri për liri dhe tradita juaj e besës për t’i shtrirë dorën e ndihmës njerëzve në nevojë, janë vlera të cilat shpresoj që të bëhen shembuj për të tjerët. Shqipëria është një forcë e së mirës në botë dhe Shtetet e Bashkuara janë krenare që ju kemi mike dhe aleate Gezuar 100 vjetorin e miqësisë sonë jetëgjatë. Uroj edhe shumë vite të tjerë të shkëlqyer dhe premtues në vazhdim. Zoti ju bekoftë. George W. Bush

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 206
  • 207
  • 208
  • 209
  • 210
  • …
  • 867
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA PËRKUJTON PATRIOTIN ZEF BALAJ NË 4 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI
  • ATË QË KA MONOPOL GJENIU NUK MUND T’IA MARRË DOT NJERIU!
  • Idriz Balani, një nga mjeshtrat e skulpturës monumentale
  • HUNGARIA DHE ZËRA TË SHKRIMTARËVE TË SAJ NOBELISTË. FAJIN E KA…DHE LETËRSIA?!
  • Vatra Chicago ofron një mundësi të shkëlqyer për talentet shqiptare në futboll
  • President Franklin D. Roosevelt 1882-1945, Presidenti që e ktheu filatelinë në instrument solidariteti gjatë Luftës së Dytë Botërore
  • Diaspora midis unitetit dhe instrumentalizimit politik
  • KANUNORE E FEDERATËS VATRA 1926
  • Posta nga Haga – Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung, 12.04.2026
  • Bedri Dedja (20 nëntor 1930 – 13 prill 2004)
  • Aty ku historia nuk lexohet, por përjetohet…
  • Pafajësia kolektive…
  • Diaspora shqiptare në botë: Nga “Të ndërtojmë Amerikën” tek “Të ndërtojmë Shqipërinë”
  • Noli dhe Konica në dritën e “Diellit”
  • Personalitete kombëtare në New York nderuan jetën dhe veprën e Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT