• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“OLTA’S SUMMER CAMP” QENDRA VERORE SHQIPTARE NË MACERATA TË ITALISË

July 21, 2022 by s p

Sokol Paja/

“Olta’s Summer Camp” qëndra verore në Macerata të Italisë përmbylli me sukses duke shënuar një arritje të jashtëzakonshme si nga pjesëmarrja, aktivitetet e shumta kulturore, sportive dhe emocionet që përjetuan fëmijët. Balerina Olta Shehu, Drejtore Artistike dhe Mësuese e Baletit me shkollen e saj OltAkademi në Macerata, Itali, në një bashkëbisedim me Editorin e gazetës Dielli të Federatës Vatra në New York Sokol Paja, rrëfen suksesin dhe arritjet që shënoi ky vit. “Olta Summer Camp” është një nismë kreative dhe entuziaste me aktivitete social-kulturore duke praktikuar sporte në natyrë dhe Yoga për fëmijë, eskursione, pishina e shumë aktivitete që lanë gjurmë dhe emocione të jashtëzakonshme te fëmijët. “Olta Summer Camp” ishte një qendër verore e ideuar, organizuar e menaxhuar nga artisja, koreografja tashmë mbi 20 vjet që jeton në Macerata të Italisë balerina Olta Shehu që me profesionalizmin e saj tregoi lidership dhe aftësi të spikatura jo vetëm për të zhvilluar talentet e fëmijëve shqiptarë por edhe për të krijuar një traditë në të ardhmen. Ky aktivitet shënoi një pjesëmarrje masive me 350 fëmijë me 6 javë aktivitet nga mosha 4 deri në 11 vjeç kanë jetuar një eksperiencë verore përrallore në të gjitha dimensionet. Në të gjithë eksperiencën fantastike të fëmijëve, ishin të shumta aktivitetet e propozuara javë per javë duke pasur alternime dhe kombinime që te fëmijët prodhoi shumë emocione dhe eksperienca të jashtëzakonshme. Shumëllojshmëria e aktiviteteve sportive dhe kulturore balerina Olta Shehu ka ditur të sjellë risi, inovacion, larmishmëri, dituri, informacion, formacion artistic e patriotic në qendrën e saj verore duke u shëndërruar në një pikë shumë të rëndësishme komunitare. Idea e Oltës ishte ajo të tregonte te fëmijët nga afër profesionet dhe sportet e ndryshme që bëjnë prindërit o në të ardhmen do të praktikojnë vetë fëmija duke zhvilluar aftësitë krijuese, talentin por edhe shëndetin nëpërmjet aplikimit të tyre në jetën e përditshme. Stimulimi te fëmijët e disa aktiviteteve sportive e kulturore si “profesione” si: parukeria që u rikthyen femijet te bejne gersheta si dikur, Psikologu, ku kan folur për emocionet dhe gjendjen shpirtërore, Edukatori professional- mbi gjendjen emocionale dhe ndjesitë e ndryshme, Aktor komik, ku krijuan një shfaqje artistike si Portokalli apo variete të tjera humori ku në qendër ishin protagonistë fëmijet, Dj- ku miksuan muzikë e kërcyen ne ritme te ndyshme muzike e këngën duke prodhuar shumë entuziazëm dhe emocion, “Insektet”- si ushqimi i të ardhmes. U aplikuan sporte si: Regby, Basketboll, Futboll, Not, Atletikë, Vizatim, Pikturë, Balet, Gjimnastikë artistike, Kopesht në bujqësi, Pishina, Eskursione me shumë fëmijë shqiptarë, Skerma, Baseball e shumë sporte të tjera.

“Sekreti i këtij suksesi është fakti se nga fëmijët unë merrja përditë aq shumë energji pozitive saqë idetë lindnin natyrshëm. Unë s’kisha paramenduar asgjë pervecse anën teknike të hapësirave ku do zhvilloja aktivitetin…çdo ditë ishin ndryshe: Në park lodrash, në kopësht në bujqësi, në palestër për anën sportive, kopësht botanik. Për anën kreative (vizatimet, hecja në natyrë, joga, shprehja e emocioneve etj). Fëmijët meritojnë me të mirën e mundshme dhe për mua janë të gjithë si fëmijët e mi….secili me natyrën e tij, të ndryshme secili me kohët e veta. U respektua personaliteti dhe identiteti i çdo kujt besoj se është fitore e madhe…aty mbizotëron harmonia dhe argetimi natyrshëm. Pa bërë publicitet në qytet fare ….as neper shkolla….thjesht publikimi në facebook dhe fjala fjalës që kanë kaluar thjesht prindrit me njëri-tjetrin e sigurisht besimi që kanë te unë si profesioniste” u shpreh për Diellin e Vatrës balerina Olta Shehu. Nder aktivitet dhe angazhimet ne muajin qershor spikati dhe festa e 1 Qershorit ne bashkepunim me shoqaten ILIRIA dhe shkolla e gjuhes shqipe “Naim Frashëri” në Macerata ku mori pjesë dhe mbeti e mahnitur dhe nënkryetarja e Bashkisë e qytetit Macerata per organizimin e persosur, femijet kenduan shqip, recituan, shprehen deshira ku i lanë te fluturonin me tullumbace në qiell e më tej të gjithë bashkë në valle. Shfaqja e fundvitit akademik te shkolles se baletit drejtuar nga koreografja Olta Shehu “Neqofte se un do te isha….” pa në skenë mbi 80 nxënës nga mosha 3 vjeë e sipër …ishte një sukses tjetër i timbruar me emrin e artistes shqiptare Olta Shehu.

Filed Under: Opinion Tagged With: Sokol Paja

NJË FILLIM I MBARË ME NJË HAP TË MBRAPSHTË!

July 21, 2022 by s p

Nga Frank Shkreli

A person wearing glasses

Description automatically generated with medium confidence

Kjo klasë politike shqiptare është aq e pa shpresë për të ardhmen e Shqipërisë dhe të Kombit shqiptar sa që edhe po të duam të gëzohemi për një rast të gëzueshëm, këta nuk të lenë as të gëzohemi si shqiptarë kudo që jemi. E kam fjalën për hapjen, zyrtarisht, të bisedimeve midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, megjithse ky proces, sipas zyrtarëve të BE-së, është një rrugë shumë e gjatë. Megjithkëtë, nuk na lenë të festojmë as për një ditë, të pakën derisa të këtheheshin në Tiranë, që ta na bindnin se asgjë nuk ka ndryshuar. 

Shqipëria dhe shqiptarët kudo, kishim nevojë të dëgjonin një lajm të mirë për Kombin tonë, përball grindjeve dhe konflikteve, përballë korrupsionit që është jashtë kontrollit në të gjitha nivelet e qeverisë dhe të shoqërisë, përball drogës dhe vrasjeve të përditëshme midis grupeve kriminale, çmimeve të larta, papunësisë dhe zbrasjes së vendit nga rinia. Të gjithë u gëzuam kur morëm lajmin se Bashkimi Evropian ka vendosur të çel, zyrtarisht, negociatat me Shqipërinë, pa marrë parasysh se kush sundon sot në Tiranë dhe megjithë rrugën e gjatë përpara.  

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Z. Oliver Varhelyi gjatë fjalës së hapjes zyrtare të procesit të negociatave me Shqipërinë u shpreh gjatë një konference të përbashkët shtypi me Kryeministrin e Shqipërisë Z. Rama se në këtë rrugë të gjatë nevojitet një “konsensus mbarë-ndërkombëtar” dhe se për të dalur me sukses na “duhen të gjithë në Shqipëri”.  Pyetjes së një gazetari se pse në delegacionin e Shqipërsië nuk kishte asnjë përfaqsues të opozitës, Kryeministri — të pakën në letër i të gjithë shqiptarëve — u përgjigj me ironi: nuk dimë kushë është opozita, “Nuk e dimë se kush është në krye të partisë”, tha ai.

 Z. Varhelyi u shpreh se procesi kërkon dhe nevojitë gjithpërfshirje, duke shtuar se, “Negociatat kanë natyrë shtrënguese. Do ketë një ndikim madhor, pozitiv te shoqëria dhe na duhet që gjithsecili të bëhet pjesë e kësaj rruge”, ka thenë ai.  Duket se Z. Rama nuk është në të njëjtat valë me Bashkimin Evropian sa i përket gjithpërfshirjes në procesin e antarësimit të Shqipërisë në BE, pozitë, opozitë, shoqëri civile, e tjera grupe të interesit.

Kjo dukuri në Bruksel dje më solli në kujtesë nënshkrimin e Memorandumit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara më 15 mars 1991.  Kur për këtë qëllim në SHBA kishte ardhur delegacioni shqiptar me në krye Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë të asaj kohe, Z. Muhamet Kapllani, komuniteti shqiptaro-amerikan vuri re se në atë delegacion nuk kishte anëtarë të opozotës së re të posa themeluar në Shqipëri. Si përfundim, komuniteti nguli këmbë që Memorandumi të mos nënshkruhej për derisa të mos ketë në atë ceremoni edhe përfaqsues të opozitës shqiptare, të posa formuar. Me fjalë tjera, që ceremonia në Departmentin e Shtetit të ishte një akt mbarë kombëtar, gjithëpërfshirës shqiptar. Ashtu edhe ndodhi, kërkesa e komunitetit tonë këtu u pranua nga Departmenti i Shtetit dhe pak më vonë edhe  Ministri Kapllani ra dakort se kërkesa e komunitetit shqiptaro-amerikan ishte e justifikuar.   Ceremonia e nenshkrimit u vonua derisa në Washington arrijtën përfaqsuesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, të posa themeluar, zotërinjtë Dr Sali Berisha dhe Gramoz Pashko.

Arsyetimi i komunitetit shqiptaro-amerikan ishte se Washingtoni nuk duhej të rivendoste marrëdhëniet me një regjim komunist i cili për 50-vite vetëm urrejtje shprehte ndaj Amerikës, por duhej të përfshinte në delegacionin shqiptar edhe përfaqsues të segmenteve të tjera të shoqërisë shqiptare, që në atë kohë ishin të paka ose jo-ekzistuese.  Sepse — në prak të ndryshimeve të mëdha në Shqipëri me shembjen e Murit të Berlinit — këto nuk ishin marrëdhënie të Amerikës vetëm me një regjim diktatorial në Tiranë, por ishte një ceremony për ri-vendosjen e marrëdhënieve historike, popull-me- popull, pa marrë parasysh se kush sundonte në Tiranë, në atë kohë.

Mungesa e opozitës shqiptare në Bruksel të martën nuk mund të bindi askënd dhe më pak vet BE-ën, se Kryeministri Rama është vërtetë serioz për antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Sepse Bashkimi Evropian nuk pranon vende mono-partiake, siç është Shqipëria. Për këtë arsye, rruga  e antarësimit të Shqipërisë në BE — edhe nëqoftse ndodhë eventualisht — do të jetë shumë më e gjatë se ç’pritet normalisht.  

Fatkeqsisht, mos përfshirja qyshë tani e opozitës shqiptare në këtë proces është një fillim i mbrapsht i këtij procesi të gjatë gjatë.  I para-destinuar të dështojë dhe i cili nuk premton shumë për antarësimin eventual të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Është vështirë të thuhet nëse — çelja zyrtare e negociatave të BE-së me Shqipërinë pardje në Bruksel — është “fillimi i fundit apo fundi i fillimit”, i nuk di se çkaje. Fatkeqsisht, të martën Zoti Rama ishte në Bruksel për propagandën e radhës, por sytë e mendjen i ka gjithnjë të drejtuar kah nisma “Ballkani i hapur”, ruso-serbe, e shpinën ia ka këthyer Bashkimit Evropian me kohë! Mungesa e cilëve do përfaqsues të opozitës shqiptare në Bruksel, të martën që kaloi, nuk është një shenjë pozitive as nuk tregon vullnet të mirë nga autoritetet e Tiranës që negocitatat midis Shqipërisë dhe BE-së në të ardhmen, do të dalin me sukses. Mos ftesa e përfaqsuesve të opozitës politike shqiptare në Bruksel, ishte një hap tepër i gabuar, sido që ta shikosh. Një mentalitet ky i një republike bananash, i padenjë për Kombin shqiptar! Si gjithmonë, edhe punët e mbara – siç është nënshkrimi i hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian – politika shqiptare i fillon për mbrapshti.

Frank Shkreli

Konerenca

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli

Statement by President Biden Welcoming Important Steps Towards EU Integration for Albania and North Macedonia

July 19, 2022 by s p

JULY 19, 2022•STATEMENTS AND RELEASES

The United States welcomes the important steps the European Union is taking to advance the integration of the Western Balkans into the Euro-Atlantic community by opening EU accession talks with Albania and North Macedonia. In a moment when Russia has shattered peace in Europe, it is more important than ever to support the aspiration for a Europe whole, free, and at peace. A democratic, secure, and prosperous Western Balkans remains essential to this vision. The United States will continue to be a strong and reliable partner as those nations work to defend human rights, strengthen democratic reforms, and uphold the rule of law. The steps that the EU, Albania, and North Macedonia have taken in recent days should inspire all EU aspirants in the region to increase their commitment to strengthening their democracies.

Filed Under: Opinion

LEKË PERVIZI I FLET BOTËS ANGLISHT PËR KRIMET E FERRIT KOMUNIST TË ENVER HOXHËS

July 19, 2022 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidence

Me Lek Pervizin – ish-të përndjekurin e regjimit komunist të Enver Hoxhës — kam zhvilluar, gjatë viteve, një komunikim dhe bashkpunim shumë të frytshëm. Njihemi nga larg sepse, fatkeqësisht, nuk kam pasur rastin ta takoj ndonjëherë, këtë burrë fisnik e patriot, dëshmitar i krimeve më barbare në Evropë, i cili edhe në moshë të shkuar, po vazhdon t’i dëshmojë, jo vetëm botës shqiptare, por edhe botës më të gjërë, krimet e Enver Hoxhës, prej pothuaj një gjysëm shekulli, në Shqipërinë komuniste. Një dedikim ky tepër njerzor, për të dëshmuar në emër të të gjithë atyre që nuk mbijetuan vuajtjet dhe krimet e komunizmit.

 Kam qenë në kontakt me Z. Pervizi pasi ai ka patur mirësinë që të pranonte dhe botonte në revistën e tij “Kuq e Zi” në Bruksel, shumë shkrime të mia modeste, në të cilat jam munduar të pasqyroj, nga larg, vuajtjet e qindra mijëra shqiptarëve, kundërshtarë të pafajshëm të regjimit të Enver Hoxhës dhe krimet çnjerzore të atij regjimi anti-njerëzor, ndër më barbarët e ish-botës komuniste. Në disa shkrime modeste jam përpjekur të pasqyroj edhe vuajtjet e Lekës, autorit, piktorit, shkrimtarit, publicistit, poetit, ish i përndjekur politik – mbi të gjitha, Dëshmitar i gjallë i krimeve dhe vuajtjeve të regjimit komunisto-fashist. Frank Shkreli: Piktori i Kampeve të vdekjes të regjimit të Enver Hoxhës | Gazeta Telegraf

Lexuesit e interesuar shqiptarë janë të njohur tanimë me shkrimet e autorit, me skicat dhe me librat, poezitë dhe dëshmi të tjera, përfshir kumtesa dhe intervista të Lekë Pervizit, në këto 30-vite “tranzicion”, mbi krimet e komunizmit në Shqipëri. Dëshmi të gjalla ato, mbi jetën e tij në burgjet dhe kampet e përqëndrimit. Ai ka  përshkruar me fjalë dhe me skica vuajtjet, por edhe jetën e vdekjen e mijëra bashkatdhetarëve të tij të pafajshëm, përfshirë gra, pleq e fëmij, në kampet e ferrit komunist enverist për pothuaj 50-vjet – një gulag i vërtetë, në mes të Evropës. Të cilëve autori ua kushton librat: “Të gjithë atyre viktimave të pafajshme që sakrifikuan jetën e tyre, të cilët sakrifikuan çdo gjë për idealet e larta të njerëzimit– heronjë dhe martirë të vërtetë të lirisë dhe demokracisë.”

Para disa ditësh, me mirësinë e tij, Z. Pervizi më njoftoi (me anë të një letre elektronike) për botimin e 5 librave të tij gjuhën anglisht – gjuhën më të përhapur në botë.  Veprat gjënden nën emrin e autorit, Lek Pervizi, në “Amazon” dhe site të tjera.  Jam i bindur se jo vetëm lexuesit anglisht folës të huaj, anë e mbanë botës, por siç me shkruan Leka edhe “Shqiptaret e amerikanizuem, dhe fare naivë, mund te njihen me realitetin tragjik qe kaloi Shqipnia e populli shqiptar”, duke lexuar versionin anglisht të këtyre veprave. 

Lexuesit botërorë anglisht-folës dhe brezi i shqiptarëve të lindur jashtë trojeve shqiptare, përfshir komunitetin shqiptaro-amerikan, duke lexuar këto 5 vëllime do të mësojnë se kush është Lek Pervizi, piktori, poeti e shkrimtari, por edhe periudhën e vuajtjeve, dënimeve dhe krimeve kundër njerëzimit ndaj bashkatdhetarëve të tij anti-regjimit, gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri.  Siç dihet, ajo diktaturë, megjithëse në një vend të vogël, si Shqipëria, ishte ndër më të egrat dhe një ndër regjimet më kriminale, në krahasim me vendet e tjera ish-komuniste të Evropës lindore dhe qendrore. Kampet dhe burgjet e Shqipërisë komuniste, të cilat i përshkruan me fjalë dhe skica Z. Pervizi,  nuk besoj të ekzistonin në ndonjë nga ish-vendet komuniste të Evropës.  Por, përveç lexuesit të rëndomt, veprat e Lekë Pervizit do i shërbejnë edhe historianëve, kërkuesve e akademikëve, si dokumentacion që provon se sa të tmershme ishin krimet e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Nuk ka dyshim se kur lexuesit anglisht-folës të lexojnë librat dhe të shikojnë skicat e autorit dhe piktorit Lekë Pervizit — e të cilët jetojnë në botën e lirë – do të shokohen kur të mësojnë se në Shqipërinë e vogël, mu në mes të Evropës kanë ndodhur krime të tilla kundër njerëzimit – në një periudhë, kryesisht, paqësore në Evropë. Të njihet e keqja dhe pasojat e tmershme të saj, do të thotë që, nepërmjet librave si këto të Lekë Pervizit, do të mësojmë se si të vlerësojmë me korrektësi të kaluarën e vërtetë të krimeve të komunizmit të regjimit të Enver hoxhës dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë vlerëson ndër të tjera, shtëpia botuese e librave të autorit, Lek Pervizi.

Librat e Z. Pervizi janë një monument dëshmishë për atë periudhë të zezë të historisë së Kombit Shqiptar që autori ua kushton – si një detyrim moral e njerzor, nga ana e tij – të gjitha viktimave të komunizmit në Shqipëri, të gjallë e të vdekur: “Të gjitha viktimave që vuajtën në burgjet dhe në kampet e vdekjes të diktaturës komuniste; u dedikohet të gjithë fëmijve të vegjël — simboleve të pafajësisë — të cilët humbën jetët e tyre në kampin famëkeq të Tepelenës, një hollokaust i vërtetë i komunizmit gjakatar.”

Frank Shkreli

Autori  Lek Pervizi, piktor  shkrimtar, publicist, poet, ish i përndjekur politik – mbi të gjitha, Dëshmitar i krimeve dhe vuajtjeve të regjimit komunist të Enver Hoxhës — ndër më çnjerëzoret në Evropë e në botë, ç’prej Luftës së II Botërore – dëshmi që tashti autori po ndan me lexuesit anglisht-folës, jo vetëm në Amerikë dhe në Evropë, por edhe anë e mbanë botës.

Letra dërguar me 9 Qershor, 2022, me të cilën Lek Pervizi më njoftoi për botimin e 5-vëllimeve në anglisht: 

I nderur Frank Shkreli,

Faleminderit per mesazhet e shkrimet  e jueja.  Kemi pasë ne shkeputje nga mbullja e Reviste Kuq e Zi, per shkaqe shendetsore. Jam permiresue, por jo ne gjendjen qe te vazhdoj perseri me revisten. 

I ndjek shkrimet e jueja, dhe ju përgezoj për vijen kombëtare  që mbani. Dhe njëkohësisht për mbështetjen e të perndjekurve politikë nga dikatura komuniste. Ju falënderoj se keni  kontribue ne njohjen e kampeve të internimit nepërmjet vizatimeve të mia. Që mbeten dokumente themelore të asaj kohe mizore, ku në ato kampe ishin mbyllë veç familje të tana, pleq, gra,  nana me fëmijë e tjerë qenje të pafajshme.

Për këte gjë dje unë kam botue anglisht pesë libra kushtue gjendjes se burgjeve e kampeve që kam përjetue. Verat i gjen ne emrin tim në Amazon e tjerë site. Kete e kam ba qe te mbeten si dokumente faktike te terrorit bolshevik që përfshiu me mija viktima të pafajshme. 

Nga ana tjetër shkrimet e jueja, kanë ba efektin e tyne, në kete drejtim, ndër shoqërinë shqiptare, jo vetem të përdnjekurve, por dhe shoqërisë së lirë. Per këte punë fisnike tuej, ju jam shumë mirenjohës.  Miqësia jonë, ndonse e largët, do të vazhdojë. Falëndrojmë internetin që na e lehtëson ketë punë.  

Gjithe të mirat,

Përzmërsisht,

Lek Pervizi 

KUSH ËSHTË LEK PERVIZI: Piktor, përkthyes, publicist, botues, i biri i gjeneral Prenk Pervizit. Lindi më 26 qershor të vitit 1929, në fshatin Skuraj të Kurbinit. Shkollën fillore dhe një të mesme trë vjeçare i kreu në Institutin «Santa Maria», në Romë. U kthye në Shqipëri më 1944. Nën diktaturën komuniste, familja Pervizi u persekutua për shkak të Gjeneral Prenk Pervizit, në burgje e kampe internimi; ai shpëtoi pranë librarisë së familjes Pepo në Tiranë. Më 1949 arriti të fillojë Liceun Artistik në Tiranë, por në maj të vitit 1950 u arrestua bashkë me të vëllanë, Valentin Pervizin [shih]. U internua në Porto Palermo. Një vit më vonë u transferua në kampin e Tepelenës, ku u takua me të ëmën (gjyshja ndërkaq kishte vdekur). Aty arriti të vizatojë skena e portrete nga jeta e kampit, si dhe të krijojë disa poezi, një pjesë e të cilave shpëtuan dhe u botuan pas rënies së diktaturës. Pas mbylljes së kampit më 1954, u transferua në Plug të Lushnjës. Një vit më vonë, u dërgua në Shtyllas të Fierit e prej këtu në Kuç të Kurveleshit. Më 1958 u kthye në Plug (deri më 1990). Pas rënies së komunizmit, u vendos familjarisht në Belgjikë, ku jeton edhe sot. Atje merret me shkrime dhe boton e drejton revistën «Kuq e Zi».

Veprat: Në vorbullën e Skëterrës, «Dorian», Bruksel 2014; Në rrathët e Ferrit (album), ISKK, Tiranë 2014; Tingllime të vona, «Dorian», Bruksel 2016; Lek Pervizi, Odiseja e pafajsisë, «Dorian», Bruksel 2017; Gjenerali, «Gjergj Fishta», Lezhë 2017. Përkthime: Dhimitër Frangu, Historia e Gjergj  Kastriotit   Skënderbeut,   «Arbëria», Tiranë 2005.kthye në Shqipëri më 1944. Nën diktaturën komuniste, familja Pervizi u persekutua për shkak të Gjeneral Prenk Pervizit, në burgje e kampe internimi; ai shpëtoi pranë librarisë së familjes Pepo në Tiranë. Më 1949 arriti të fillojë Liceun Artistik në Tiranë, por në maj të vitit 1950 u arrestua bashkë me të vëllanë, Valentin Pervizin [shih]. U internua në Porto Palermo. Një vit më vonë u transferua në kampin e Tepelenës, ku u takua me të ëmën (gjyshja ndërkaq kishte vdekur). Aty arriti të vizatojë skena e portrete nga jeta e kampit, si dhe të krijojë disa poezi, një pjesë e të cilave shpëtuan dhe u botuan pas rënies së diktaturës. Pas mbylljes së kampit më 1954, u transferua në Plug të Lushnjës. Një vit më vonë, u dërgua në Shtyllas të Fierit e prej këtu në Kuç të Kurveleshit. Më 1958 u kthye në Plug (deri më 1990). Pas rënies së komunizmit, u vendos familjarisht në Belgjikë, ku jeton edhe sot. Atje merret me shkrime dhe boton e drejton revistën «Kuq e Zi».

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 260.

            Odyssey of Innocence Lived Novel.            In the Circles of Hell: Stories from Victims of Communist Dictatorship by [Lek Pervizi]

        Text

Description automatically generated  .  The Painter of the Camps of Death: Album

Frank Shkreli

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli

Kosova përballë diplomacisë ndërkombëtare në vitin 1998

July 18, 2022 by s p

Dr. Lulzim Nika/

Kosova u bë shtet, si rezultat i shpërbërjes së Jugosllavisë, gjithashtu përkrahjes së SHBA-së, por vendimtare ishin lëvizjet politike shqiptare që nuk pushuan me kërkesat për liri, pavarësisht rrethanave të rënda historike që kalonte populli shqiptar në Kosovë. 

Ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës ishte shumë i domosdoshëm për t’i informuar miqtë tanë me të vërtetën për Kosovën. Lufta çlirimtare erdhi si rezultat i brutalitetit dhe gjenocidit serb ndaj shqiptarëve dhe u bë dëshmi e kërkesave për pavarësinë e Kosovës.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës u bë një faktor i rëndësishëm ushtarak dhe politik, pa të cilin nuk mund të mendohej asnjë zgjidhje për çështjen e Kosovës.

UÇK-ja dhe roli i saj në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, mori vëmendjen e diplomacisë ndërkombëtare, që nga fillimet e rezistencës së armatosur, kur edhe në Kosovë, elementë të ndryshëm të politikës kosovare, mohonin ekzistencën e një force ushtarake që do të njihej me akronimin historik UÇK. 

Kështu, qysh në dhjetor të vitit 1997, amerikanët nuk pajtohen me diplomatët dhe shërbimet e intelegjencës franko-gjermane, të cilat posedonin listën e të gjithë atyre që përkrahnin fondet e UÇK-së, përfshirë edhe disa emra në shtetin shqiptar, pra shërbimet intelegjente dhe diplomatët evropianë donin të ndalnin çdo aktivitet në ndihmë të UÇK-së dhe të bëheshin arrestime të veprimtarëve shqiptarë gjithandej Evropës, që të ndërpritej dhe ndalej lufta jonë për liri. Evropianët donin që Kosovës, si status politik, t’i jepej autonomia e Serbia kështu, të kishte sovranitetin e plotë mbi Kosovën. 

Për fatin e mirë të Kosovës, diplomatët anglo-amerikanë nuk e miratuan propozimin franko- gjerman dhe përkrahja për të financuar luftën në Kosovë vazhdoi në vendet perëndimore.

Viti 1998, përkatësisht në verë të këtij viti, forcat e shtetit serb, në mënyrë të organizuar me ofenzivë ushtarake, bënë masakra në Drenicë, Dukagjin dhe në gjithë Kosovën. 

Megjithatë, diplomacia ndërkombëtare nuk reshti përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për Kosovën. Maji i vitit 1998 ishte historik, me ç’rast për herë të parë, zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Klinton, priti delegacionin e Kosovës.

Në anën tjetër, në qershorin e vitit 1998, delegacioni serb, të cilit i printe krimineli Millosheviq, vizitoi Kremlinin dhe u prit nga Boris Jelcini. 

Millosheviqi i kishte premtuar Jelcinit se do ta shkatërrojë UÇK-në gjatë muajit korrik deri në shtator dhe pasi UÇK-ja  të humbte në terren, do të fillonte bisedimet pa prezencën e saj, për statusin politik te Kosovës. 

Vera e vitit 1998, do të duhej të ishte vendimtare për ardhmërinë politike të Kosovës, meqë synohej që pa prezencën politike të UÇK-së, të ofrohej një formë e autonomisë si zgjidhje për Kosovën, meqë Jelcini kishte premtuar se do të angazhohej për një opsion të tillë. Ishte premtim i Millosheviqit para presidentit rus Jelcin se do të respektojë rezolutën e Këshillit të Sigurimit dhe se UÇK nuk do të ketë pas kësaj ofenzive. Konsolidimi i UÇK-së u intensifikua edhe më tej nga të rinjtë e të rejat kosovare, përkundër deklaratës së kryeministrit serb para parlamentit serb, se të gjitha bazat e UÇK-së ishin shkatërruar dhe nuk ekzistojnë në terren. 

Paaftësia dhe pamundësia e Serbisë për ta ndryshuar gjendjen në terren, për ta shkatërruar UÇK-në e cila në anën  tjetër kishte marrë edhe përkrahjen e diplomacisë britanike dhe të SHBA-së, për t’u përfaqësuar në negociatat për Kosovën, bëri kthesë për legjitimitetin politik ndërkombëtar të vizionit politik të UÇK-së. 

Kjo kthesë e bëri UÇK-në faktor politik të rëndësisë së veçantë në bisedimet ndërkombëtare për statusin politik të Kosovës dhe kishte prishur premtimin e Millosheviqit, që ia kishte bërë Jelcinit në zyrën e tij, se deri në vjeshtë të 1998, do ta shkatërronte UÇK-në dhe do të fillonte bisedimet me palën shqiptare, pa prezencën politike të UÇK-së. 

Presidenti Klinton nga takimi i shtatorit në Moskë me Jelcinin, ishte përqendruar me diplomaci që të arrinte marrëveshje me rusët për Kosovën, duke anashkaluar qeverinë serbe, me qëllim që bashkërisht t’ia imponojnë Beogradit, zgjidhjen për Kosovën. 

Vendosja e Misionit Verifikues në Kosovë ndihmoi konsolidimin e UÇK -së në terren, duke zgjeruar shtrirjen pothuajse në të gjithë Kosovën. Në këtë mënyrë, SHBA-ja dëshironte që përfaqësuesit e UÇK-së të jenë në bisedimet e ardhshme për Kosovën dhe  për këtë, administrata e Presidentit Klinton kishte vendosur që në qershor të vitit 1998.

Në të vërtetë, gjithnjë ka pasur një segment në politikën evropiane, që përpjekjen e Kosovës për liri, pavarësi e shtetndërtim, e ka parë me dyshim e në raste të tjera është përpjekur ta ngufasë çdo aspiratë tonën për liri e pavarësi. Në këtë vazhdë, duhet parë edhe planet e diplomacisë evropiane për t’i arrestuar organizatorët e luftës për liri, që u realizuan me ndikimin e politikës ruso-serbe, me formimin e Gjykatës Speciale për të gjykuar të kaluarën tonë, përpjekjet dhe sakrificën për liri. 

Nuk do të duhej të kundërshtohej Gjykata, nëse do t’i ndiqte dhe dënonte të gjithë, pavarësisht etnisë së tyre, që bënë krime në Kosovë dhe në dokumentet e kësaj gjykate politike të mos të përdorej sintagma “ndërrmarrje kriminale” për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që ishte organizim vullnetar për t’u mbrojtur nga gjenocidi shtetëror serb, por gjykata që në dokumentet themeltare të saj është paragjykuese, meqë të akuzuarit janë vetëm shqiptarët dhe UÇK-ja.

Një fillim i keq i gjykatës  “së paanshme” ndërkombëtare, duke mos respektuar dhe vlerësuar sakrificën tonë për lirinë e Kosovës, bazamanet i së cilës është lufta çlirimtare. Dhe dënimi individëve nuk do të ishte edhe aq i 

dëmshëm sa do të jetë dënimi i strukturës komanduese të UÇK-së, që do të thotë, dënim i lirisë sonë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Lulzim Nika

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 208
  • 209
  • 210
  • 211
  • 212
  • …
  • 867
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA PËRKUJTON PATRIOTIN ZEF BALAJ NË 4 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI
  • ATË QË KA MONOPOL GJENIU NUK MUND T’IA MARRË DOT NJERIU!
  • Idriz Balani, një nga mjeshtrat e skulpturës monumentale
  • HUNGARIA DHE ZËRA TË SHKRIMTARËVE TË SAJ NOBELISTË. FAJIN E KA…DHE LETËRSIA?!
  • Vatra Chicago ofron një mundësi të shkëlqyer për talentet shqiptare në futboll
  • President Franklin D. Roosevelt 1882-1945, Presidenti që e ktheu filatelinë në instrument solidariteti gjatë Luftës së Dytë Botërore
  • Diaspora midis unitetit dhe instrumentalizimit politik
  • KANUNORE E FEDERATËS VATRA 1926
  • Posta nga Haga – Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung, 12.04.2026
  • Bedri Dedja (20 nëntor 1930 – 13 prill 2004)
  • Aty ku historia nuk lexohet, por përjetohet…
  • Pafajësia kolektive…
  • Diaspora shqiptare në botë: Nga “Të ndërtojmë Amerikën” tek “Të ndërtojmë Shqipërinë”
  • Noli dhe Konica në dritën e “Diellit”
  • Personalitete kombëtare në New York nderuan jetën dhe veprën e Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT