• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHQIPTARËT DHE SENATORI BOB DOLL

December 8, 2021 by s p

Prof. Xhelal Zejneli/

Robert Joseph “Bob” Dole lindi më 22 korrik 1923 në Russell, Russell County, Kansas. Vdiq më 5 dhjetor 2021. Është politikan amerikan me ndikim. Plot 11 vjet i udhëhoqi republikanët në Senatin amerikan. Gjatë karrierës 36-vjeçare në Kapitol Hil (Kongresi i ShBA-së) u bë një prej ligjvënësve dhe liderëve partiakë më me ndikim në Senatin amerikan. Me  fjalë të tjera, 8 vjet ishte në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa 27 vjet ishte senator. Plot 79 vjet i shërbeu me besnikëri ShBA-së.

Bob Doll e mbrojti çështjen e Kosovës në nivelet më të larta të Amerikës. Kishte raporte miqësie me presidentin Ibrahim Rugova. Në vitin 1990 e vizitoi Kosovën. Gjatë kësaj vizite historike, ai u takua me liderët politikë si dhe me intelektualët shqiptarë.

Ishte ndër të parët dhe ndër zërat e rrallë që paralajmëroi se në Kosovë po afrohej lufta. Në vitin 1998, përsëri e vizitoi Kosovën. Me t’u kthyer në Uashington e alarmoi opinionin amerikan dhe nivelet politike më të larta të ShBA-së se Serbia është duke u përgatitur për të kryer masakra dhe gjenocid në Kosovë. I bëri thirrje administratës së Klintonit që kundër hienës Serbi të veprojë në mënyrë energjike.  

Senatori Doll mbështeti luftën e myslimanëve (boshnjakëve) në Bosnjë dhe Hercegovinë. Mbështeti edhe luftën e kroatëve kundër agresionit serb. Ia doli ta bindte Senatin amerikan që ta mbështeste presidentin Bill Klinton (William Jefferson Clinton) për të ndërhyrë ushtarakisht kundër forcave pushtuese serbe në Kosovë, përkatësisht kundër Serbisë. Ushtroi ndikim mbi presidentin Xhorxh Bush (George Walker Bush) për ta shpallur pavarësinë e Kosovës. 

Në shenjë respekti të përjetshëm nga kombi shqiptar, në vitin 2020 iu ngrit në Prishtinë busti. Pas përmendoreve të presidentit Bill Klinton dhe të ish-sekretares së Shtetit Medlin Olbrajt (Madline Albright), kjo është përmendorja e tretë në Kosovë për miqtë e përjetshëm amerikanë. 

*   *   *

Bob Doll mori pjesë në Luftën e Dytë Botërore në radhët e ushtrisë amerikane, në Divizionin e 10-të Malor. Më 14 prill 1945, në luftimet në Castel d’Aiano në malet e Apenineve në jugperëndim të Bolonjës (Itali) u plagos rëndë nga ushtria gjermane. Humbi njërën veshkë, ndërsa krahu i djathtë iu paralizua përgjithmonë. Qëndroi 39 muaj në mjekim spitalor. 

Pas kësaj ndoqi studimet e drejtësisë në Universitetin e Arizonës dhe në Universitetin e Kansasit. Në vitin 1948 u martua me Phyllis Holden. Nga kjo martesë lindi vajza Robin Dole. Më 1972 u ndanë. Në vitin 1975 u martua me senatoren amerikane Elizabeth Dole nga Karolina e Veriut. 

Në vitet 1961-1969 përfaqësoi Kansasin në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së. Në vitet 1985-1987 dhe 1995-1996 ishte udhëheqës i shumicës në Senat. 

Në vitin 1976,  ishte kandidat i republikanëve për nënpresident të ShBA-së, por humbi bashkë me kandidatin për president, republikanin Xherald Ford (Gerald Ford). Zgjedhjet i fitoi demokrati Xhimi Karter (Jimmy Carter) dhe nënpresidenti Uolltër Mondej (Walter Mondale). 

Në vitin 1996, Bob Doll ishte kandidat i republikanëve për president të ShBA-së. Nuk arriti të fitojë. Fitues doli demokrati Bill Klinton. 

*   *   *

Senatori Doll është një nga senatorët e parë amerikanë që i mori me seriozitet thirrjet e protestave të shqiptarëve në Kosovë të viteve 1980-1990 e më pas, të cilët sistematikisht  shtypeshin nga regjimi i Beogradit. Duke u njohur me situatën e rëndë në Kosovë, Doll u bë një nga zërat më të fuqishëm dhe më me ndikim të Senatit për mbrojtjen e shqiptarëve. Me dhjetëra herë mori pjesë në demonstratat e shqiptarëve në Uashington dhe në Nju-Jork. Për luftën e shqiptarëve për liri dhe pavarësi, Dolli ka shkruar edhe në kujtimet e tij. 

Senatori Doll luajti rol të jashtëzakonshëm për ta mobilizuar Kongresin dhe administratën amerikane në favor të Kosovës. Ishte një ndër figurat më të rëndësishme të politikës amerikane që u vu në përkrahjen të çështjes së Kosovës. Ka treguar vazhdimisht interesim të veçantë për Kosovën. Ai i sensibilizoi ligjvënësit e tjerë që të kërkojnë nga Senati dhe nga Kongresi amerikan që kasapit të Ballkanit – Sllobodan Millosheviqit t’i dërgohej një mesazh i qartë për Kosovën, ashtu siç ishte vepruar më parë edhe në Bosnjën e Hercegovinën.

I dërguari i presidentit Klinton, Doll si dhe presidenti Rugova luajtën rol të rëndësishëm lidhur me bisedimet për “Planin e paqes” për Kosovën. Plani ishte  propozuar në mars të vitit 1999 nga pesë Fuqitë e Mëdha perëndimore dhe Rusia.

Më 5 mars 1999, 19 ditë para fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake serbe në Serbi dhe Kosovë, i ngarkuar si ndërmjetësues nga presidenti Klinton, Bob Doll u takua në Shkup me udhëheqësit shqiptarë të Kosovës për të nënshkruar një marrëveshje paqeje për Kosovën.

Për raportet ndërmjet Dollit dhe shqiptarëve ka shkruar edhe shtypi amerikan. Sipas disa mediumeve amerikane, Doll ka qenë ithtar i shqiptarëve, të cilët ndërkaq kanë kontribuar në fushatat e tij.

Senatorin Doll e kanë quajtur hero të shqiptarëve dhe mik të përjetshëm të shqiptarëve. I afërt me të ka qenë biznesmeni dhe veprimtari shqiptaro-amerikan, me prejardhje nga Presheva, Xhim Xhema, i nderuar me medaljen “Nderi i Kombit” nga presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani. Xhema qysh para tridhjetë vjetëve ka qenë i lidhur ngushtë edhe me ish-kongresistin republikan të Nju-Jorkut, kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane – Xhozef Diogardin (Joe DioGuardi). Me Dollin ka bashkëpunuar edhe veprimtari shqiptaro-amerikan Elmi Berisha, si përfaqësues i posaçëm i presidentit Rugova në ShBA. 

*   *   *

Senatori Doll i shërbeu kombit amerikan si ushtar, si luftëtar, si ligjvënës dhe si burrë shteti. Për këtë arsye është nderuar me medalje dhe me dekorata të shumta. Është veteran i dekoruar i Luftës së Dytë Botërore.

Më 17 janar 1997, presidenti Klinton paraqiti “Medaljen e Lirisë Dole” (Medalja Presidenciale e Lirisë), nderi më i lartë civil në ShBA;

Nga presidentë të ShBA-së i janë dhënë medaljet ”Zemra Purple” dhe “Ylli i Bronzit”;

Kah fundi i vitit 2002 Rugova e emëroi senatorin Doll përfaqësues të lartë të Kosovës në ShBA, me titullin “Ambasador Nderi i Kosovës në Uashington”. (Takimi i fundit i Rugovës me Dollin ka ndodhur në Uashington më 4 shkurt 2003); 

Në shtator 2005, Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan e nderoi me çmimin “Duart e Shpresës”;

Në vitin 2008, senatori Doll mori një çmim prestigjioz bashku me senatorin demokrat, kundërkandidat i republikanit Riçard Nikson (Richard Nixon) në zgjedhjet presidenciale të vitit 1972, Xhorxh Mekgavern (George McGovern, 1922-2012);

  Në maj 2017 presidenti Bujar Nishani e dekoroi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, me motivacionin: “…ka ndihmuar zgjidhjen e çështjes shqiptare në Kosovë si dhe përparimin e proceseve demokratike në Shqipëri…”;

Në janar 2018 iu dha “Medalja e Artë e Kongresit” (Congressional Gold Medal), në Capitol Hill, Kongresi i ShBA-së;

Në mars 2019 – “Medalja e Artë e Kongresit – Kolonel Nderi i Ushtrisë Amerikane”. Në ceremoninë e ndarjes së medaljes kanë qenë të pranishëm gruaja e Dollit, Elizabet Doll (Elizabeth Doll), sekretari i Shtetit Majk Pompeo (Mike Pompeo ), përfaqësuesi i shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Joseph Dunford, kongresistja Debbie Dingell, ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku etj.  

Është amerikani i tretë të cilit i ndahet kjo dekoratë nderi. Para tij, dekoratë nderi nga Ushtria Amerikane i ishte dhënë presidentit të parë të Amerikës Xhorxh Uashingtonit (George Washington) si dhe eksploruesit të famshëm amerikan Uilliam Klark (William Clark); 

Prof. Xhelal Zejneli   

Filed Under: Opinion

IMZOT RROK MIRDITA (1939- 2015) IN MEMORIAM

December 7, 2021 by s p

Dr. Paulin Marku/

Gjashtë vite më parë ndërroi jetë Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrës.  Imzot Mirdita kujtohet me mirënjohje dhe konsideratë të thellë nga komuniteti shqiptar në New York, i cili shërbeu si baritor në kishën shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë” nga viti 1973-1993 në Bronx New York. Nëpërmjet veprimtarisë se tij, kleriku i lartë njohu nga afër shumë shqiptarë në SHBA dhe njëkohësisht u njoh me vuajtjet dhe persekutimet e regjimit komunist në Shqipëri.

Imzot Mirdita, njihte nga larg realitetin shqiptar por në vitin 1991, ai vizitoi personalisht Shqipërinë.

Në vitin 1992 Papa Gjon Pali II e emron Arqipeshkv në krye të Dioqezës Tiranë-Durrës.

Viti 1993 shënon dy ngjarje te rëndësishme për Shqipërinë, së pari është vizita e parë e Shenjtërisë së Tij, Papës Gjon Pali II në Shqipëri dhe shugurimi Ipeshkev i Rrok Mirditës i cili do të ishte udhëheqës shpirtëror i besimit katolik në vendin ku për 50 vite ishte mohuar dhe dhunuar e drejta e besimit;

së dyti, largimin e Imzot Rrok Mirditës nga një komunitet shqiptarë që e donin dhe respektonin aq shumë, si në SHBA dhe zhvendosja e tij në Shqipëri, për të ngritur besimin fetar katolik, ku etja dhe dëshira e popullit për një besim fetar të lirë dhe të pa ndikuar nga regjimi dhe politika ishte një dritë shprese për lirinë shpirtërore.

Ai, shumë shpejt do të shvendosej, për të drejtuar një komunitetin katolik pas traumës së madhe të shkaktuar nga regjimi komunist, ku ishte mohuar besimi dhe liria fetare për shumë dekada. Misioni  tij, si një baritor i kishës katolike në Shqipëri filloi në vitin 1993.

Vendosja e Ipeshkvit Rrok Mirdita në Dioqezën Tiranë-Durrës shënon ringritjen e shpresës dhe të besimit katolik në Shqipëri. Ai, së bashku me ato pak klerikë që i mbijetuan regjimit komunist, u vendosën në krye të besimtarëve katolik për të shpërndarë fjalën e Zotit.

Nga viti 1993 deri në ditët e fundit të jetës së tij, Imzot Rrok Mirdita nuk reshti së punuari për zhvillimin e besimit katolik dhe për shpërndarjen e fjalës së Zotit në Shqipëri. Presidenti i Republikës Bamir Topi e ka dekoruar me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me motivacion: “Për kontributin dhe veprimtarinë e vyer në ringjalljen e besimit shpirtëror dhe shpresës për një të ardhme më të mirë, për ringritjen e institucioneve të kultit si dhe për forcimin e pasurimin e mëtejshëm të harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare të popullit shqiptar”.

Sot përkujtohet, 6 vjetori i ndarjes nga jeta të Imzot Rrok Mirditës.

Ai do të mbetet në zemrat e çdo katoliku si një frymëzues shpirtëror e baritor i devotshëm dhe i përkushtuar për ruajtjen e harmonisë ndërfetare në Shqipëri.

Filed Under: Opinion

Hezbollahu, Struktura, Strategjia dhe Fuqia Luftarake

December 7, 2021 by s p

Hezbollahu, Struktura, Strategjia dhe Fuqia Luftarake

Doktor Dritan Demiraj, Dega e Vatrës Michigan.

Ish Ministër i Brendshëm në RSH.

Me dashamirësi dëshiroj të theksoj se pavarësisht universit të madh informativ dhe forumeve multietnike të informimit, libri në versionin e printuar është pasuri e pazëvendësueshme.Në kohën e sotme imponimi i informacionit nëpërmjet videove dhe grafikave intensive, duket sikur i ka zbehur vlerat e librit, por në të vërtetë përdorimi i librit si burim informacioni, shkollimi, diturie është dhe mbetet fundamental. Personalisht jam i dashuruar me formation e librit në versionin e printuar. Asgjë nuk mund të zëvendësojë atë në bibliotekën modeste personale të shtëpisë time, në të cilën shtohen çdo ditë librat e botuar në SHBA, të cilët analizojnë gjeopolitikën, gjeostrategjinë, terrorizmin & kundërterrorizmin, sigurinë, mbrojtjen, marëdhëniet ndërkombëtare dhe shkencat politike. Me këtë rast, kam kënaqësinë tu njoftoj se në fondin e shumë librave, shtohet edhe një libër tjetër i botuar nga unë, “Hezbollahu, Struktura, Strategjia dhe Fuqia Luftarake”. Mendoj se çdo profesionist është i obliguar të shkruajë dhe të publikojë artikuj, shkrime, analiza, esse, libra, etj për tu ardhur në ndihmë dhe për të transmetuar tek të rinjtë e apasionuar njohuritë, eksperiencën dhe analizën e tij. Edhe ky libër i ri, botohet si pjesë e kolanës së librave që kam përgatitur për lexuesin e zakonshëm por edhe për profesionistët e fushës së sigurisë, një libër që nuk ka qënë pjesë e bibliotekave dhe institucioneve studimore në Shqipëri dhe jo vetëm. Në librin me 623 faqe “Hezbollahu, Struktura, Strategjia dhe Fuqia Luftarake” analizohen të gjitha elementët që kanë lidhje me historikun e krijimit, strukturën organizative, ideologjinë dhe lidershipin e Hezbollahut. Më pas bëhet një analizë e pjesmarrjes së Hezbollahut gjatë pushtimit të Libanit nga Izraeli në vitin 1982, konfliktet në vazhdim midis njëri tjetrit dhe përplasjet kundër interesave amerikane në Liban dhe në rajon. Në kapitujt në vazhdim analizohet konflikti i Hezbollahut me Izraelin në vitin 2006, në vitin 2008 e deri në ditët e sotme. Më pas analizohet në detaje përfshirja e Hezbollahut në konfliktin në Irak në vitin 2005-2009, në Siri në vitin 2012-2017, në Irak përsëri në vitin 2014 deri në shkatërrimin e ISIS-it në vitin 2017, përfshirja e Hezbollahut në operacionet luftarake jashtë Libanit, përfshirja e tij në vitin 2015 në konfliktin në Jemen në ndihmë të forcave rebele Houthi, etj. Më pas analizohet si në asnjë libër, struktura ushtarake e Hezbollahut deri në nivelin e kompanisë, kapacitetet e tij të forcave tokësore, forcat ajrore, njësitë e zhytjes së luftimit, njësitë tankiste dhe të blinduara, arsenali me më shumë se 155.000 raketa, njësitë e dronëve të zbulimit dhe të sulmit, etj. Në kapitullin pasardhës, analizohet struktura dhe operacionet e njësive të fshehta të Hezbollahut, Njësisë 1800 dhe Njësisë 3800, aparatit të tij sekret të sigurisë së brendshme (ESO), operacionet e tij të fshehta nga viti 1990-2021, bashkëpunimi me Ministrinë Iraniane MOIS, me forcat elitë Quds të IRGC-së, shërbimet e inteligjencës së Sirisë, me grupet palestineze Hamas dhe Xhihadin Islamik Palestinez (PIJ) në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor. Në kapitujt në vazhdim analizohet mbështetja financiare, logjistike, struktura e mediave, operacionale dhe luftarake. Më pas bëhet një analizë për operacionet ushtarake të Hezbollahut në Izrael, Irak, Siri, Jemen, Jordani, Kuvajt, Arabinë Saudite, Turqi, SHBA, Britaninë e Madhe, Francë, Itali, Egjipt, Libi, Argjentinë, Brazil, Uruguaj, Tajlandë, etj. Forcat e armatosura të Hezbullahut përbëhen nga jo më pak se 70.000 trupa duke përfshirë këtu edhe forcat rezerviste. Në strukturën e tij ushtarake bëjnë pjesë ndër të tjera: Brigada “Nasr” e cila është rezervë strategjike e Sheikut Hasan Nasrallah, Brigada “Badr”, Brigada “Xhelil”, Brigada “Haidar”, Brigada “al-Kamit”, Brigada “Aziz”, Brigada “al-Quds”, Brigada “Islambulës”, Njësia speciale “Ridvan”, etj. Për mua edhe ky libër më ka shërbyer si nxitje për të vazhduar punën akademike, kërkimore, shkencore në çështjet e sigurisë, terrorizmit, mbrojtjes, marëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë, me synimin për t’u bërë pjesë e ambicies bashkëkohore, për të trajtuar edhe më në “thellësi dhe gjerësi” çështjet e sigurisë në nivel rajonal dhe strategjik, por në të njëjtën kohë edhe për të analizuar në veçanti të gjithë rreziqet dhe kërcënimet për vendin tonë dhe aleatët tanë në mbarë globin.

Filed Under: Opinion

MOURNING BOB DOLE – A ROLE MODEL FOR REPUBLICANS AND DEMOCRATS

December 6, 2021 by s p

Summary by Rafaela Prifti/

Statesmen, dignitaries and military veterans across the country mourn the passing of World War II veteran and former Republican presidential candidate Bob Dole, who died Sunday at age 98. President Joe Biden and former presidents Trump, Barack Obama, George Bush, Bill Clinton, senators and governors are among those who have released statements regarding Dole’s death honoring the service-minded Kansan whose civility and decency represent a model for today’s public officials.

___

“Bob was an American statesman like few in our history. A war hero and among the greatest of the Greatest Generation. And to me, he was also a friend whom I could look to for trusted guidance, or a humorous line at just the right moment to settle frayed nerves. I will miss my friend. But I am grateful for the times we shared, and for the friendship Jill and I and our family have built with Liddy and the entire Dole family. … He had an unerring sense of integrity and honor. May God bless him, and may our nation draw upon his legacy of decency, dignity, good humor, and patriotism for all time.” President Joe Biden

___

“Laura and I are saddened by the passing of a great patriot, Senator Bob Dole. This good man represented the finest of American values. He defended them in uniform during World War II. He advanced them in the United States Senate. And he lived them out as a father, husband, and friend. Our entire family benefited from that friendship, including my father. I will always remember Bob’s salute to my late dad at the Capitol, and now we Bushes salute Bob and give thanks for his life of principled service.” Former President George W. Bush

___

Bob Dole was an American war hero and true patriot for our Nation. He served the Great State of Kansas with honor and the Republican Party was made stronger by his service. Our Nation mourns his passing, and our prayers are with Elizabeth and his wonderful family.” Former President Donald Trump

__

“Senator Bob Dole was a war hero, a political leader, and a statesman — with a career and demeanor harkening back to a day when members of the Greatest Generation abided by a certain code, putting country over party. Our thoughts are with Elizabeth and the Dole family.”  Former President Barack Obama

___

“Bob Dole dedicated his entire life to serving the American people, from his heroism in World War II to the 35 years he spent in Congress. After all he gave in the war, he didn’t have to give more. But he did. His example should inspire people today and for generations to come.” Former President Bill Clinton

___

“Whatever their politics, anyone who saw Bob Dole in action had to admire his character and his profound patriotism. Those of us who were lucky to know Bob well ourselves admired him even more. A bright light of patriotic good cheer burned all the way from Bob’s teenage combat heroics through his whole career in Washington through the years since. It still shone brightly, undimmed, to his last days. Bob Dole lived the kind of full, rich, and deeply honorable American life that will be impossible for any tribute today to fully capture.” Senate Minority Leader Mitch McConnell, R-KY

___

“From the battlefield to the United States Senate, he served our county with great integrity. He was a man of his word. As Senate Majority Leader and presidential candidate, Senator Dole championed our men and women in uniform and the hidden heroes who care for them each day. … From the Well of the House to the Floor of the Senate, from presidential candidate to elder statesman, he also never failed to raise his powerful voice on behalf of Americans living with disabilities. He was a force in enshrining essential protections into law with the landmark Americans with Disabilities Act, and he served as an inspiration himself to millions. As we honor his life, let us resolve to live up to his challenge and carry on his mission.” House Speaker Nancy Pelosi, D-CA

___

“Senator Bob Dole will be remembered as a true American hero and an exemplary statesman – a man who chose what was right over what was convenient,” Moran wrote. “Whether it was on the battlefield, in the halls of Congress, or in his everyday life, Senator Dole’s passion and dedication to his fellow Kansan and to his country was a steady reminder that a single person can make a difference and change the world.” Sen. Jerry Moran, R-KS

___

“Today, Kansas and our entire nation are heartbroken having lost a giant with the passing of Senator Bob Dole,” he wrote. “As one of the heroes from our greatest generation, you would be hard-pressed to find someone with a bigger heart and more resilient than Senator Dole. He was an American hero, a statesman of the highest order, and one of the greatest legislators of all time.” Sen. Roger Marshall, R-KS

___

“When I was at recovering at Walter Reed, Bob Dole was a patient too. He was 81 years old then, and he had his own private room, but he always did his rehab with the rest of us — cracking jokes and sharing stories about his Army days. I’ll always remember how that proud Veteran from an earlier generation took the time — during some of the most difficult moments of my life — to interact with us younger Soldiers, helping us recover from both our physical and psychological wounds. … He was a true statesman and model of the Greatest Generation who never failed to answer the call to serve.” Sen. Tammy Duckworth, D-IL

___

“As a public servant, private citizen, and true patriot, Senator Bob Dole showed total dedication to the American experiment and its deepest ideals, answering liberty’s call at every turn. A combat hero, champion for those with disabilities, congressional leader from Kansas, and presidential candidate, Dole served this nation for 79 years. He lived a life of heroism and humor, courage and consequence, leadership and legacy that every American should strive for.” House Minority Leader Kevin McCarthy, R-CA

___

Senator Dole was many things — a war hero, a father, a husband, a public servant; and to Kansans, a man who embodied everything good and decent about Kansas and about America. … He was a larger-than-life presence in our nation’s politics and demonstrated a decency, a humility, and a civility that should serve as a model for those of us in public life.” Governor Laura Kelly, D-KS

Filed Under: Featured, Opinion

PUSHOFSH NË PAQË BOB DOLE – MIKU YNË I SHTRENJTË – PËRJETËSISHT NË KUJTESËN TONË

December 5, 2021 by s p

 Nga Frank Shkreli

Trimi dhe Heroi i Luftës së dytë Botërore, i çlirimit të Romës nga nazistët gjermanë në Luftën e dytë Botërore, ish-Kongresisti, ish-Senatori, ish-Kryetari i Partisë Republikane, ish-kandidat për president i kësaj partie dhe ish-udhëheqës i Senatit Amerikan – por mbi të gjitha, njëri prej miqëve të shqiptarëve dhe mbështetësve më të mëdhej të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, si dhe i të drejtave themelore të njeriut, të mohuara për aq shumë kohë shqiptarëve anë e mbanë trojeve tona – ish-Senatori amerikan, Bob Dole ndërroi jetë në moshën 98-vjeçare.  Një kampion i vërtetë i demokracisë dhe i të drejtave të njeriut për popujt e shtypur, përfshir shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi, anë e mbanë trojeve të tyre, ish-Senatori amerikan, Robert Dole nuk është më!

                  Ish-Senatori Robert (Bob) Dole me mikun e tij të ngusht prej dekadash, Z. Jim Xhema, aktivistin e njohur shqiptaro-amerikan dhe mbështetësin e palodhur të përpjekjeve për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe mbrojtësin e interesave kombëtare të shqiptarëve në përgjithësi, i cili për pothuaj një gjysëm shekulli në Amerikë bëri shumë miq në nivelet më të larta të politikës amerikane — në mbështetje të kauzave shqiptare. 

Në krye të kësaj liste udhëheqësish më të lartë të politikës amerikane me të cilët punoi Z. Xhema dhe komuniteti shqiptaro-amerikan — në nivel federal, shtetëror dhe vendor – ishte, pa dyshim, ish-Senatori Bob Dole.  Nga mesi i 1980-ave qeveria amerikane, Kongresi dhe Senati i Shteteve të Bashkuara kishin filluar të sensibilizoheshin mbi gjëndjen në Kosovë nga udhëheqës të komunitetit, si Xhim Xhema, për gjëndjen e mjerueshme të jetesës dhe shtypjeve ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe anë e mbanë ish-Jugosllavisë, veçanërisht për shkeljen brutale të drejtave të njeriut në Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare të atij shteti artificial që quhej Jugosllavi. Por ka qenë vizita e parë në Prishtinë e delegacionit të përbërë nga 6 senatorë të njohur amerikanë – kryesuar nga Senatori Bob Dole – që vërtetë hodhi dritë për sjelljet kriminale të qeverisë së Beogradit ndaj shqiptarëve të Kosovës. Gjatë asaj vizite Senatori Dole dhe kolegët e tij, nuk kanë lënë asnjë dyshim se pse kishin shkuar në Kosovë në vitin 1990.  Senatori Dole me të zbritur nga aeroplani në aeroportin e Prishtinës është shprehur me atë rast se po vizitonin Kosovën për të mbështetur lirinë, demokracinë dhe të drejtat individuale të njeriut për shqiptarët dhe për të gjithë popujt. “Ne dhe qeveria jonë besojmë fuqimisht në demokraci dhe të drejtat individuale të njeriut dhe kundërshtojmë gjithashtu fuqimisht abuzimin dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.”  Delegacioni i senatorëve amerikanë, i kryesuar nga Bob Dole në Kosovë, në vitin 1990 deklaruana pa lenë asnjë dyshim se cili ishte qëndrimi amerikan ndaj të drejtave të shqiptarëve në Kosovë duke u shprehur se, Shtetet e Bashkuara, si supërfuqi e vetme në botë pas shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik, “mbështesin lirinë e fjalës, lirinë e fesë dhe lirinë e shtypit”.  “Ne bëjmë thirrje për demokraci”, theksuan senatorët amerikanë, me atë rast, në Prishtinë. 

Gjatë asaj vizite historike, Senatori i atëherëshëm i Nju Jorkut, Al Damato në takimin me përfaqsuesit e Kosovës – të kryesuar nga Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova – në fjalën e tij përcolli përshëndetjet dhe lutjet për bashkvëllezërit e tyre, në emër të komunitetit shqiptaro-amerikan, duke përmendur, specifikisht, Z. Xhim Xhema si njeriun, që siç u shpreh Senatori Damato, “është duke punuar shumë për të sinsibilizuar amerikanët për të gjitha ato që po ndodhin këtu në Kosovë.”  Me atë rast, senatorët thekësuan se ishin të shokuar nga sjelljet e qeverisë jugosllave ndaj shqiptarëve.  Duke iu referuar zyrtarëve jugosllavë me të cilët ishin takuar.  “Ata shprehen si një shtet policor, sillen si një shtet policor, ata në të vërtetë janë një shtet policor”, theksoi senatori amerikan, Robert Dole. 

Aktiviteti i Senatorit Dole në mbështetje të përpjekjeve për liri e demokraci, për çlirimin dhe për pavarësinë e Kosovës janë aq të shumta gjatë dekadave saqë do nevojitej një libër i tërë që të përshkruheshin, e për disa prej të cilave kam shkruar në disa artikuj të botuar më pëpara. Po kujtoj, me këtë rast, vizitën e senatorëve amerikanë në Prishtinë me 30 gusht, 1990 — të kryesuar nga Senatori Dole – pasi kjo vizitë konsiderohet si fillimi i përpjekjeve të mëdha për ndërkombëtarizimin e asaj që dikur i referoheshim në bisedat e përditëshme si, “The issue of Kosova”, ose çështja Kosovës.

Senatori Dole — me të këthyer në Washington nga vizita e tij me kolegët senatorë në Prishtinë – luajti rolin e tij me rëndësi për ndërkombtarizimin e “Çeshtjes së Kosovës”, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, i bindur nga ato që kishte parë në Kosovë, paralajmëroi botën se Jugosllavisë i kishte ardhë fundi, si shtet federativ.

 Pas “shtypjeve shokuese”, që kishte parë e dëgjuar në Kosovë ndaj shqiptarëve të asaj krahine nga ana e forcave policore serbe, ish-Senatori Dole ia nisi punës për të sensibilizuar Kongresin dhe popullin amerikan për krimet dhe shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut që po ndodhnin në Kosovë kundër shqiptarëve autoktonë nga forcat kriminale të Millosheviqit.  Vizita e Senatorit Dole me kolegët e tij në Kosovë, shënoi gjithashtu edhe periudhën që vuri në lëvizje edhe lobimin e fuqishëm në Kongres nga komuniteti shqiptaro-amerikan në mbështetje të drejtave dhe lirive për shqiptarët në trojet e tyre autoktone në ish-Jugosllavi dhe në rajonin e Ballkanit Perendimor, në përgjithësi. Komuniteti shqiptaro-amerikan, i cili megjithëse i vogël në numër – me ndihmën e ligjvense si Biob Dole — arrijti të siguronte një mbështetje të pa parë deri atëherë në qarqet e politikës amerikane, në qeverinë federale dhe në Kongres, ku Senatori Dole gëzonte respekt dhe admirim për qëndrimet e tija në favor të drejtave dhe kauzave të shqiptarëve në Kosovë dhe më gjërë.

Shqiptarët kudo, janë mirënjohës për të gjitha ato që Bob Dole ka bërë gjatë viteve në mbrojtje të së drejtës dhe të vërtetës për Kosovën. Shqiptarët kudo e kujtojnë përjetësisht dhe do të falënderojnë këtë hero jo vetëm të Amerikës, por edhe si hero të shqiptarëve kudo gjënden.  Periudha e ndikimit të tij si senator ishte një periudhë e gjatë, në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut në përgjithësi,  për shqiptarët e Kosovës në veçanti, por edhe për shqiptarët kudo.

Njohjet, çmimet dhe dekoratat, përfshir edhe bustet, në nderim, falënderim due mirënjiohje për punën e këtij miku të madh të shqiptarëve, nuk kanë munguar nga shqiptarët.  Gjatë kohës që isha drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, (NAAC) vendosëm që Senatorin Dole ta nderonim me Çmimin më të lartë të organizatës tonë atëherë (2005), “Duartë e Shpresës”, sepse shpresat shekullore të shqiptarëve, Senatori Dole ndihmoi shumë t’i bënte realitet, ashtu siç është sot Kosova, shtet i lirë, sovran, i njohur nga ambi 100-shtete, përfshir vendet më të mëdha e demokratike të Perendimit.  Në vitin 2004, Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova i dorëzoi Senatorit Dole, “Medaljen e Artë të Lirisë”, për kontributin e tij në mbrojtje të lirisë, pavarësisë dhe demokracisë në Kosovë si dhe për promovimin nga ana e tij të një lidhjeje të veçant midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.  Në mirënjohje për veprimtarinë e tij në mbështetje të shqiptarëve, sidomos Kosovës, në një ceremoni të veçant (2017) në Uashington, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani nderoi gjithashtu ish-Senatorin Dole me dekoratën më të lartë të vendit, “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, duke e cilësuar politikanin e njohur amerikan, si “përkrahësin e palëkundur të lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës”. 

Por kujtimi më i mirë për kontributin e Senatorit Dole në çeshtjen e Kosovës – një kujtim tepër domethënës që do të mbetet në histori për një kohë të gjatë – do të realizohej disa vite më vonë nga miku i tij i ngushtë dhe aktivisti më i dalluar shqiptaro-amerikan dhe veprimtari që nuk kurseu as kohë as fonde për çeshtjen kombëtare, Z. Xhim Xhema.  Tetorin që kaloi biznesmeni dhe mbrojtësi i çështjeve kombëtare, Z. Xhema i dhuroi $500,000 (gjysëm milion) dollarë Institutit Dole, pranë Universitetit të shtetit Kansas, që është shteti i origjinës i Senatorit Dole.  Në njoftim të universitetit thuhej se ky gjest i Z. Xhema është një vlerësim i punës së Senatorit Robert Dole dhe jepet në shenjë falënderimi për diplomacinë dhe mbështetjen ndaj çeshtjes së Kosovës gjatë dekadave dhe për miqësinë e tij të gjatë me Senatorin republikan Bob Dole.  Kjo një lidhje politike që bashkoi akktivistin shqiptaro-amerikan Jim Xhema dhe Senatorin e shtetit Kansas, Bob Dole ishte kthyer gjatë viteve në një miqësi të fortë midis këtyre dy burrave e që ka zgjatur për pothuaj 40-vjet.  Kjo miqësi, e lindur nga një fëmijëri me shumë gjëra të përbashkëta dhe bazuar në respektin e ndërsjelltë midis një shqiptaro-amerikani dhe një senatori të njohur amerikan, frymëzoi dhënjen e asaj dhurate prej $500,000 (gjysëm milioni dollarësh) Frank Shkreli: Themelohet Fondi “Xhim Xhema” pranë Universitetit Kansas në nder të ish -senatorit Robert Dole | Gazeta Telegraf. Dhënia e kësaj dhurate ishte planifikuar të jepej njëkohësisht me ceremoninë e zbulimit të statujës së Senatorit Dole në Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës — gushtin që kaloi – në kujtim dhe në nderim të 30-vjetorit të vizitës së parë të Senatorit Dole, me gjashtë kolegët e tij senatorë të njohur amerikanë, në Prishtinë, një ngjarje kjo që zgjoi Kongresin dhe publikun amerikan për të mësuar më shumë për tmeret që po ndodhnin në Kosovë dhe në ish-Jugosllavi kundër shqiptarëve due për spastrimin e tyre etnik nga trojet e tyre dardane, tragjedia më i madhe njerëzore në Evropë, ç’prej Luftës së dytë Botërore.

                 Statuja e ish-Senatorit amerikan, Robert Dole në Prishtinë

Duke folur për angazhimin e ish-Senatorit Bob Dole ndaj lirisë dhe të drejtave të popullit të Kosovës në inagurimin e vendit ku sot ndodhet statuja e Senatorit Dole, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Z. Filip Kosnett e cilësoi ish-Senatorin Bob Dole si, “Një udhëheqës kryesor në promovimin e kauzës së lirisë, anë e mbanë botës. Nuk është për të çuditur që ai u bë një mbështetës i pa zevëndsueshëm i Kosovës, duke qëndruar pranë dhe në mbështetje të popullit të këtij vendi, në përpjekjet e tija, për të ndërtuar një shtet të fortë dhe të lirë”, ka thënë me atë rast, kryediplomati amerikan në Prishtinë.  Statuja e Senatorit Dole në Prishtinë është vendosur në një kënd të “Rrugës Bob Dole” dhe “Bulevardit Bill Clinton”, rrugë këto që mbajnë emërat e dy kundërshtarëve politikë amerikanë, nga dy parti të ndryshme politike, njëri republikan e tjetri demokrat.  Megjithë ndryshimet në qëndrimet e tyre në rrafshin e zhvillimeve politike dhe ekonomike në Amerikë, ata ishin miq të ngushtë me njëri tjetrin, pasi ndanin dashurinë për Atdheun e tyre dhe ishin dedikuar shërbimit në mbrojtje të drejtave të njeriut dhe të drejtave kombëtare për të tjerët, ndërkohë që përpiqeshin të bashkëpunonin me njëri tjetrin kurdoherë që ishte e mundur, siç ka qenë edhe çështja e Kosovës.  Përveç kësaj, Senatori Dole ka lënë edhe një trashëgimi tjetër, jo vetëm për politikanët amerikanë por edhe për ata shqiptarë në Tiranë dhe në Prishtinë, se në politikë mund të kemi kundërshtarë, por jo armiq.  Një shembull tepër i vlefshëm ky, sidomos duke marrë parasysh konfliktet politike dhe rrethanat e zhvillimeve në trojet shqiptare, gjatë 30-viteve të kaluara!

Për ne të komunitetit shqiptaro-amerikan, vdekja e Senatorit Dole është një humbje e madhe. E ndjejmë kalimin në amshim të këtij burri të madh amerikan me shumë dhimbje e kujtime të mira.  Senatorin Robert (Bob) Dole e konsideronim si i “yni”. I yni sepse jo vetëm që kishte përvetësuar kauzat tona me një ndjenjë të lartë përgjegjësie njerërzore – ndoshta në kohën më kritike të historisë së shqiptarëve — për të siguruar të drejtat e njeriut për shqiptarët në trojet e veta, por kishte vendosur parimisht dhe ishte angazhuar si individ dhe si njëri prej përfaqësuesve më të lartë politikë amerikan, dhe botërorë – për të luftuar deri në fund për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për të drejtat e shqiptarëve, në përgjithësi.  Ish- Senatori Dole, me rastin e dekorimit të tij nga Këshilli Shqiptaro-Amerikan në vitin 2005 – pat deklaruar se “shqiptarët kanë ende çështje të pazgjidhura e probleme, por gjendja e tyre kurrë nuk ka qenë më mirë se sot”. E vërtetë, se falë punës së palodhur të Senatorit Dole në mbrojtje të Kosovës dhe shqiptarëve — megjithë problemet me të cilat përballen sot shqiptarët, ata janë më mirë se kurdoherë tjetër në histori. Për ketë fakt arritjeje historike të shqiptarëve, nuk kam asnjë dyshim se një kontribut të madh në realizimin e këtyre aspiratave historike — një rol të pazëvëndsueshm dhe historik ka luajtur edhe ish-Senatori Dole.  Për këtë arsye, miku ynë i shtrenjtë Bob Dole, do mbetesh përjetësisht në kujtesën tonë.  Pushofsh në paqë!

Frank Shkreli

                               Senatori Robert Dole me tre presidentët amerikanë –Xhorxh Bush i vjetër, Bill Klinton dhe Xhorxh Bush i ri — protagonistët kryesorë të lirisë, çlirimit dhe të pavarësisë së Kosovës nga zgjedha e rëndë serbe.  Njëri përcaktoi “vijën e kuqe” për Serbinë, tjetri mobilizoi NATO-n për çlirimin e Kosovës dhe i fundit shpalli pavarësinë e Kosovës nga Tirana, duke deklaruar se “mjaft është mjaft”.  Në krah të tyre ishte gjithmonë Senatori Robert (Bob) Dole, si njëri prej mbrojtësve më të vendosur të drejtave të shqiptarëve të Kosovës dhe anë e mbanë trojeve shqiptare. 

                           Xhim Xhema, aktivisti i pakursyer shqiptaro-amerikan që i krijoi probleme të mëdha Serbisë së Millosheviçit – krah për krah me mikun e tij të ngusht, ish-Senatorin Bob Dole dhe ish-presidentin Bill Klinton

Ish senatori Dole (majtas) me prof. Sami Repishtin (në mes) dhe Xhemail (Jim) Xhemën.

Ish senatori Dole (majtas) me Prof. Sami Repishtin (në mes) dhe Jim Xhemën

Në aeroportin e Prishtëns, Presidenti Ibrahim Rugova duke përshëndetur Senatorin Dole dhe përfaquesin e tij pranë Zyrës së Z. Dole, Z. Elmi Berisha (Kryetari aktual i Federatës Pan-Shqiptare Vatra) 

Foto me rastin e një konferencë shtypi në kryeqendrën e Zërit të Amerikës në Washington ku morën pjesë Senatori republikan Robert Dole dhe Dr. Ibrahim Rugova, organizuar nga Dr. Elez Biberaj, në sallën e konferencave të shtypit të Zërit të Amerikës, në vitin 2004.

Autori me bashkshorten në një foto përkujtimore me Senatorin Robert Dole në darkën e dekorimit të tij me çmimin “Duart e Shpresës”, nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, (NAAC) Shtator, 2005 – kur autori drejtonte këtë organizatë lobimi shqiptaro-amerikane.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 244
  • 245
  • 246
  • 247
  • 248
  • …
  • 859
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT