• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ATDHE E FE!

January 28, 2022 by s p

Nga Frank Shkreli

See the source image Sipas një idiome, një fotografi vlen sa një mijë fjalë. Edhe për këtë rast, fotografitë flasin vet. Por kjo ngjarje flet shumë më shumë se vetëm për një takim, i pasqyruar në disa foto që mund të shikoni më posht.

Të martën që kaloi, Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë (KNFSH), në një gjest njerëzor, atdhetar dhe fetar, vlerësoi Monsinjor Xhorxh Frendon – ish-kreun e KNFSH-së dhe ish Arkipeshkvin e Tiranë Durrësit – me Çmimin e “Mirënjohjes”, për vitin 2020. Antarët e Bordit të KNFSH-së u mblodhën këtë javë për t’i dhenë lamtumirën Mon Frendos me rastin e daljes në pension dhe largimin e tij nga Shqipëria, duke e vlerësuar atë dhe veprimtarinë e tij në shërbim të Kishës Katolike Shqiptare, të dialogut, harmonisë fetare dhe të shoqërisë në përgjithësi, me motivacionin:  “Për kontributin e lartë në forcimin e frymës së dialogut ndërfetar ndër shqiptarët gjatë shërbimit në Shqipëri dhe për rolin e rëndësishëm në promovimin e vlerave universale, bashkëjetesës, harmonisë dhe bashkëpunimit ndërfetar si Kryetar i Këshilli Ndërfetar të Shqipërisë gjatë vitit 2020.”

Në njoftimin e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë me këtër ast, thuhet se Drejtuesit e komuniteteve fetare, sekretari i përgjithshëm dhe financierja e KNFSH-së kanë vlerësuar lart të gjithë kontributin e Mons. Xhorxh Frendos në detyrat e tij drejtuese, që ka mbajtur gjatë qëndrimit në Shqipëri, si dhe për kontributin dhe bashkëpunimin gjatë drejtimit të KNFSH-së në vitin 2020. Mons. Frendo ka shërbyer në Shqipëri për 25 vjetët e fundit dhe së fundmi si kreu i Kishës Katolike në Shqipëri.  Ndërkaq, me anë të një ceremonie solemne, Presidenti Ilir Meta çmoi muajin e kaluar, Arqipeshkvin Metropolitan Tiranë-Durrës, Imzot George Anthony Frendo O. P. me Dekoratën “Nënë Tereza”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit dhe veprimtarisë së vyer për ringjalljen e besimit shpirtëror e të shpresës për një të ardhme më të mirë, si dhe për pjesëmarrjen aktive në Këshillin

Ndër-Fetar e në shumë çështje sociale me rëndësi jetike. Me mirënjohje për konsolidimin e institucioneve të kultit e të besimit fetar, si dhe për forcimin, pasurimin e mëtejshëm dhe promovimin e harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndër fetare të popullit shqiptar”, thuhet në njoftimin e Presidentit Meta.

Për këtë harmoni e bashkjetesë midis feve në Shqipëri reagoi edhe Ambasadori Vincenzo Del Monaco, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri — Kundër panairit te intolerancës – Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë (kish.al) – me rastin e inaugurimit të pasardhsit të Mons Xhorxh Frendos, Monsinjorit Arjan Dodaj në postin e Arkipeshkvit të ri të Tiranë-Durrësit.  Siç duket, pjesëmarrja e përfaqsuesve politikë dhe të komuniteteve fetar të Shqipërisë në ceremoninë e inagurimit të udhëheqsit të ri të Arkipeshkvisë Tiranë-Durrës, Mons Arjan Dodajt ka lenë një përshtypje të pashlyeshme në kujtesën e diplomatit të OSBE-së në Tiranë. N[ sshkrimin e tij titulluar “Kundër Panairit të Intolerancës”, ai shkruan: “Kontributi që dëshiroj të jap në mënyrë sintetike – me një kokë të ftohtë – ka të bëjë me fuqinë e të pathënës dhe të imazheve. Përqafimi i qetë në foto mes Arqipeshkvit dhe përfaqësuesve të tjerë të lartë të komuniteteve fetare është për mua po aq i denjë sa predikimet, nëse jo më shumë. Nga njëra anë, kjo është një paraqitje e shkurtër e kulturës së Mons. Arjanit, për të qëndruar së bashku në diversitet, për të bashkëpunuar, për të ndjekur këtë të vërtetë që do që ne të jemi pjesë e të njëjtit mozaik njerëzor si vëllezër. Sepse asnjë njeri nuk është i plotë në vetvete. Dhe, me besim, njeriu ushqen krijimin, pa pritur reciprocitet.”  Në katedralën e Shën Palit në Tiranë, “ndjehej ngrohtësia e këtij populli të jashtëzakonshëm, ashtu si buqeta e hedhur në pikturën e Banskit në Betlehem… na kujtuan madhështinë e popullit shqiptar, i cili nuk sheh arsye për ndarje të thellë. Pyes veten nëse ky nuk është një tipar i natyrshëm shqiptar, para ndonjë dimensioni fetar…Është një shembull që meriton të lavdërohet me zë të lartë, pa e marrë kurrë si të mirëqenë”, është shprehur Ambasadori Vincenzo Del Monaco, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Në fjalën e tij shumë dashamirëse me këtë rast, Ambasadori Del Monaco pyet vetën nëse ky nuk është një tipar i natyrshëm shqiptar. I nderuar Z. Ambasador harmonia dhe bashkjetesa kanë qenë dhe janë një tipar shqiptar. Ishte regjimi i Enver Hoxhës ai që zhduku tiparet më të mira të këtij Kombi të lashtë iliro-arbëror, duke lënë pas një trashëgimi urrejtjeje të vëllait me vëlla, duke themeluara një ambijent e atmosferë mos-tolerancë midis shqiptarëve, madje edhe duke shpalli fenë dhe Zotin ilegal në Shqipërisë e tij komuniste.  Është kjo mos-tolerancë

politike që po shkatërron vendin dhe kombin — e të cilës jemi sot dëshmitarë në Shqipëri — trashëgimi e Enver Hoxhës – që edhe sot shumë veta, përfshir ndërkombëtarët në atë vend, nuk e shohin si një problem kryesor dhe pasojë e konflikeve të pafund të klasës politike në atë vend.  Shqipëria ka nevojë të distancohet një herë e mirë nga krimet dhe urrejtjet që regjimi komunist ka mbjellur thellë në atë vend – përfshir urrejtjet kundër fesë dhe të Madhit Zot.

I nderuar Ambasador Del Monaco, në shkrimin tuaj dashamirës, ju pyesni nëse harmonia fetare ndër shqiptarë është tipike shqiptare. Nesër, dita e shtunë, 29 Janari, shënon 50-vjetorin e themelimit të Xhamisë Shqiptare në lagjën Bruklin të Nju Jorkut.  Po e përmend këtë 50-vjetor (Janar 29, 1972) për të treguar se kishat dhe xhamitë, sidomos, këtu në Shtetet e Bashkuara janë blerë ose ndërtuar me ndihmën e të gjithë shqiptarëve të arratisur nga regjjimi komunist i Enver Hoxhës, pa dallim feje a krahine. Shqiptarët e arratisur nga komunizmi ishin të vetedijshëm të këtyre tipareve historike. Me atë rast, ish-Kryetari i Këshillit Qendrës Islame Shqiptaro-Amerikane, Rexhep Kumbarçe, i kishte dërguar një thirrje Ernest Koliqit që ta botonte në revisten “Shjezat”, drejtuar shqiptarëve kudo në botë që të jepnin ndihmën e tyre për blerjen e xhamisë së re në Amerikë. Ishin këta dy burra të Kombit, ndër të tjerë, që po bashkpunonin për të mbledhur fondet për xhaminë e re në mërgim, sepse të dy këta – besonin në idetë dhe rolin e “pazevëndsueshëm që luajnë besimet fetare në naltësimin e shpirtënor të njerëzve dhe të kombeve. E përmend këtë rast sepse ilustron rolin e feve në historinë e Kombit shqiptar dhe deri diku i përgjigjet pyetjes së Amb. Del Monaco nëse harmonia dhe bashkjetesa fetare është një tipar historik i shqiptarëve.

Në komentin e Ernest Koliqit bashkangjitur thirrjes së Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Amerikë për të ndihmuar mbledhjen e fondeve për xhaminë, botuar në Revisit,n Shejzat të vitit 1972, shkruan: “Përsa i përket fisit shqiptar, historia tregon se në vërshim të pushtuesve të huaj, feja mbajti gjallë shqiptarizmin, si në trojet shqiptare, ashtu edhe në diasporë. Feja shpëtoi Kosovën nga çkombtarizimi, feja mbajti kufijt në veri të Shqipënisë nga turri pushtues i pansllavizmit. Feja mbajti gjallë ndër Arbëreshët gjuhën e traditat e atdheut të zanafillës. Feja vuri në gjëndje Fan Nolin, duke krijuar Kishën Autoqefale Orthodokse Shqiptare, me ba të  dështojnë  nënkambësat e anmiqësve të emnit shqiptar. Natyrisht, në të gjitha këto raste, feja forconte ndjenjën kombëtare: Atdhe e Fe. Rilindja shqiptare mori hov e zhvillim mbi platformën e besimeve të bashkueme. Teqetë e Kuvendet qenë qendrat ma veprimtare të lëvizjes rilindëse në kohën e robnisë”, ka shkruar Ernest Koliqi. 

Ndërsa, në apelin e tij, 50-vjet më parë, ish-Kryetari i Këshillit Qendrës Islame Shqiptaro-Amerikane, Rexhep Kumbarçe, u bën thirrje të gjithë shqiptarëve pa dallim feje që të kontribonin pasi siç shprehet, “Solidarsia dhe vëllazënia e gjakut shqiptar, që në çdo rrethanë ka qenë e vetmja cilësi që ka sigurue, në të kaluarën, mbijetesën e kombit tonë. Le të jetë e qartë për secilin, se çdo ndihmë në këtë rast na lidhë, “shpirtnisht” të gjithëve dhe na ve në gjëndje të ruajmë me vendosmëni  të dy faktorët e doemosdoshëm për një jetesë të lumtun e në paqë: Atdhe e Fe”, ka përfunduar thirrjen e tij 50-vjet më parë, Rexhep Kumbarçe, ish-Kryetari i Këshillit të Qendrës Islame Shqiptaro-Amerikane.

Z. Ambasador Del Monaco të falënderojmë për fjalët tua fisnike, me ketë rast, dhe ju siguroj se harmonia dhe bashkjetesa fetare në radhët e shqiptarëve, pa dallim, kanë qenë dhe janë tipare historike të kombit.  “Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë”.  Kjo thënie e poetit të madh të shqiptarëve, At Gjergj Fishtës ka treguar se ndër shekuj shqiptarët e kanë pasur bashkëjetesën fetare një shembull për të gjithë, duke e përcjellë brez pas brezi.  Por urojmë, njëkohësisht, që influencat e huaja, të mbështetura, fatkeqësisht, nga një pjesë e klasës së sotëme politike shqiptare, të mos prishin, për qëllime personale, këtë harmoni dhe bashkjetesë historike fetare ndër shqiptarët — tipare këto shembullore në historinë e njerëzimit dhe të doemosdoshme sot për lartësimin shpirtëror dhe shoqëroro-politik të shqiptarëve dhe të kombit, në përgjithësi. Shumica e shqiptarëve, qoftë në trojet shqiptare, qoftë në diasporë, jemi krenarë për këto vlera tipike shqitare të harmonisë fetare, e të cilat u pasqyruan këto ditë në Tiranë me rastin e ndryshimeve në hierarkinë e Kishës Katolike Shqiptare dhe pjesëmarrjen e  krerëve të feve të tjera të shqiptarëve. “Është një shembull që meriton të lavdërohet me zë të lartë”, por siç u shpreh edhe Ambasadori Vincenzo Del Monaco, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, “pa e marrë kurrë si të mirëqenë”.  

Frank Shkreli

See the source image
A picture containing person, standing, person, posing

Description automatically generated
A group of people sitting around a table with wine bottles

Description automatically generated with low confidence
A picture containing text, person, indoor

Description automatically generated
A picture containing text, table, indoor, person

Description automatically generated
A group of people posing for a photo

Description automatically generated
A person holding a plaque next to a person holding a plaque

Description automatically generated with medium confidence

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli

KOMUNITETI SHQIPTAR NDEROI ME HOMAZHE GAZETARIN ILIR BUÇPAPAJ

January 27, 2022 by s p

Nga Dalip Greca/

Pasditen e së Mërkurës, 26 Janar 2022, nga ora 3 -8 P.M komuniteti shqiptar në Amerikë nderoi me homazhe gazetarin, operatorin, regjisorin Ilir Buçpapaj. Homazhet u organizuan nga familja në Shtëpinë Mortore LUCIA BROS-FUNERAL, Bronks, New York. Bashkatdhetarë nga shumë shtete të Amerikës së Veriut, i kanë shprehur ngushëllime familjes. Shumë shoqata të komunitetit, gazetarë, personalitete të komunitetit, kanë qenë të pranishëm dhe i kanë shprehur ngushëllime familjes si dhe kanë nderuar përmes kujtimeve bashkëpunimin me Ilirin, i cili bëri aq shumë për komunitetin shqiptar.Së bashku me Presidentin e nderit të Vatrës z. Agim Rexhaj, ish nënkryetarin e Vatrës Asllan Bushati, anëtarin e. Kryesisë së Vatrës, studiuesin Idriz Lamaj dhe vatranë të tjerë, ngushëlluam të birin e Ilirit, Kreshnikun, familjen dhe të gjithë miqtë dhe të afërmit. Z. Rexhaj kujtoi gjatë fjalës së tij udhëtimin e delegacionit të Vatrës me z. Agim Karagjozi në krye gjatë vitit 1998, ku u dërguan ndihma dhe ilaçe për të plagosurit e UÇK-së spitalin e Tropojës. Ai kujtoi dhe intervistat që zhvilluan me Ilirin dhe ekipin e tij. Edhe gazetari e studiuesi Idriz Lamaj,i pranishën në atë udhëtim drejt Tropojës, kujtoi takimet me Ilirin dhe vlerësoi kontributin e tij në Televizionin Shqiptar. Ish Zv. Kryetari i Vatrës z. Bushati vlerësoi kontributin e Ilir Buçpapajt në komunitetin shqiptar, veçanërisht në Vatër. Me pak fjalë, si koleg, unë vlerësova kontributin e Ilirit në fushën e gazetarisë, duke e përshkruar atë si mjeshtër të dokumentarëve historik. Thashë se Ilir ka lënë pas një thesar të çmuar, një sërë dokumentarësh historik, si gjurmë të pasionit të tij për dashurinë për historinë kombëtare.I biri Kreshniku, kujtoi çastet, kur babai i tij, rrezikoi jetën gjatë luftës së Kosovës, duke vënë jetën e tij në rrezik. Ende më kujtohen fjalët e babit, tha ai: -Kemi pritur kaq kohë për këtë çast. Nuk mund t’i lemë vetëm vëllezërit dhe motrat e gjakut.Dhe ishte ndër të paktët që me kamer u fut në frontin e luftës dhe solli që andej pamjet dhe zërat e luftës.Kreshniku ndjeht krenar për babanë e tij, si e gjithë familja dhe të afërmit. Trupi i Ilirit do të pushojë në vendndlindje sipas amanitit lënë familjes.Të Shtunën, nëse të gjitha proceduart do të ecin normalisht arkivoli me trupin e tij do të udhëtojë drejt Shqipërisë, që Iliri e deshi aq shumë. Pusho në Paqë ti ikonë e gazetarisë shqiptare!

Lamtumirë!

Filed Under: Opinion

PROMOVIM DINJITOZ I “KOSOVËS” NË HARVARD

January 26, 2022 by s p

Faton Bislimi/

Mbrëmë, në Harvard Faculty Club, në Library Room, në praninë një numrit të madh pjesëmarrësish (edhepse në kushte pandemie) u promovua zyrtarisht libri historiografik, në tri volume, “Kosova” nga autori e historiani i shquar Jusuf Buxhovi. Në cilësinë time si ish-student Harvardi e tani edhe si përfaqësues i Harvard Alumni Association për Kosovë bashkë edhe me Asociacionin e Studentëve Shqiptarë në Harvard, si nikoqir të kësaj ngjarje historike, isha jashtëzakonisht i nderuar e krenar me përgjigjen pozitive të shumë studentëve e pjesëtarëve të komunitetit tonë që na u bashkangjitën në promovim. Pas një fjale përshëndetëse nga botuesi Ramiz Tafilaj (Jalifat Publishing) e Milaim Abdullahu (Santefarm), pa ndihmën e të cilëve kjo ngjarje s’do të realizohej, në adresimin e tij para audiencës Buxhovi shpalosi pikat më kryesore të librit të tij, tezat historike që ngriten e shjellohen aty, dhe të cilat shpartallojnë në gjenezë gënjeshtrën më madhore anti-shqiptare të sllavëve. Pas gjitha aktiviteteve në këto dy ditë, ndjehem më shumë se krenar që bashkë me këta miq të mirë arritem ta fusim historinë tonë e mirëfilltë e faktike të kombit tonë në majën e botës akademike, në Universitetin e Harvardit, themeluar më 1638.Në këtë kohë kur po thyhen shumë shtiza në gjeopolitikë globale, të flasësh për Kosovën e për kombin shqiptar në kupolen e intelektualizmit akademik në SHBA është vlerë e shtuar për Republikën tonë të re.Një falëmnderim i veçantë për Shoqatën ‘Kosova’ në Boston, bashkë me Gred Brahon (Asociacioni i Studentëve Shqiptarë në Harvard), si dhe pronarin e Restaurantit ALBA në Quincy, MA, për përkrahjen e mikpritjen.

Filed Under: Opinion

IBRAHIM RUGOVA “BASHKON” POLITIKËN SHQIPTARE

January 24, 2022 by s p

Për këtë lloj “vëllazërimi” ka nevojë Kombi Shqiptar!

Nga Frank Shkreli

 See the source imageA thua se tashti kah e vona mund të ketë ndryshuar diçka në diskursin politik të liderëve shqiptarë!?  A po mos ishte, thjeshtë, një rastësi. Një “rastësi”, si ajo e llojit të vizitës së Presidentit të Turqisë, Z. Erdogan në Shqipëri, mu në ditën e kalimit në amshim të Heroit Kombëtar të Shqiptarëve me 17 Janar — Gjergj Kastriotit – Skenderbe.  Nuk dua të flasë për vizitën e udhëheqsit turk në Shqipëri, javën që kaloi, në ditën e vdekjes së Skenderbeut – se më ngjallë neveri — sikur nuk kishte ditë tjetër nga 365 ditët e vitit që ai të vizitonte Shqipërinë. A nuk i dinte qeveria shqiptare ndjenjat e Erdoganit karshi Skenderbeut, historisë dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve?! Rastësi, thonë!

Javën që kaloi, Kombi shqiptar shënoi gjithashtu përvjetorin e kalimit në amshim të një të madhi tjetër të shqiptarëve, Presidentit historik të republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës me 21 Janar.  Ndonëse Gjergj Kastrioti-Skenderbeu — të pakën deri më tani – është pranuar nga të gjithë shqiptarët pa dallim ideologjie, feje a krahine si Heroi i tyre Kombëtar i cili luftoi Perandorinë Osmane për një çerek shekulli, figura e presidentit Rugova — njërit prej “burrave të rrallë të Kombit shqiptar”, do ta cilësonte At Zef Pllumi, i vuajturi i krimeve të regjimit të Enver Hoxhës —  nuk konsiderohej si i mbarë pranueshëm as nga armiqtë, as nga kundërshtarët politikë. Ibrahim Rugova sa ishte gjallë është sharë, kritikuar dhe kundërshtuar qoftë nga serbët, qoftë nga shqiptarët kudo, por edhe nga të vetët brenda Kosovës. Madje edhe nga liderët e ndryshëm politikë të shqiptarëve, të ashtuquajtur të “djathtë” e të “majtë” — anë e mbanë trojeve — nuk kishin një mendim të njëjtë e disa prej tyre as të favorshëm, për figurën e Ibrahim Rugovës as për kontributet e tija për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, përfshirë ndërkombëtarizimin e asaj që gjatë dekadave para çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, njihej si “çështja e Kosovës”.  Ishte një figurë e cila megjithë konributet e tija të konsiderueshme për arritjet që gëzon sot Kosova në liri dhe demokraci si shtet i pavarur, meritat e tija janë njohur më shumë nga bota perëndimore se sa nga të vetët.

Prandaj nuk e di nëse ishte vërtetë rastësi,  a po në këtë ndërkohë, diçka mund të ketë ndodhur në psikozën politiko-shpirtërore të shqiptarëve, të pakën sa i përket trashëgimisë dhe figurës së Ibrahim Rugovës. Cilado qoftë e vërteta, unë e konsideroj si diçka pozitive që sivjet, në këtë përvjetor të ndarjes nga kjo jetë e Presidentit Rugova (21 Janar, 2006), të gjithë liderët shqiptarë, nga të dy anët e kufirit, dhe të gjitha ngjyrave politike dhe ndryshe nga e kaluara – kujtuan Ibrahim Rugovën dhe kontributet e tija. Pasi shpeshëherë jam i ashpër me klasën politike shqiptare të këtyre 30-viteve “post-komunizëm”, e ndjejë vetën të detyruar që të shënohet ky rast solidariteti në kujtim të Ibrahim Rugovës. Është një rast që nuk më duket të jetë i bashkrenduar pasi disa prej këytre udhëheqsve as nuk komunikojnë me njëri tjetrin, por duket se kanë ardhur në të njëjtin përfundim, vetvetiu, se pa marrë parasysh se si janë sjellur dhe çfarë kanë thënë në të kaluarën për Ibrahim Rugovën — në këtë përvjetor, ai duhet duhet të nderohet dhe të kujtohet, si një “shembull udhërrëfyes, se si punohet për shtetin”, siç është shprehur, me këtë rast, Presidentja e Kosovës, Zonja Vjosa Osmani.  Uroj të jetë një frymë e re në politikën shqiptare, megjithëse mbetet për tu parë, por sidoqftë, ia vlenë që kjo rastësi edhe e tillë në qoftë, ia vlenë të karakterizohet si diçka që duhet përshëndetur si një shenjë, ndoshta e një pjekurie politike, të cilës i ka ardhur koha.  Si ilustrim, po sjell komentet e liderëve politikë të  Kosovës dhe të Shqipërisë me rastin e 16-vjetorit të ndarjes prej nesh të Presidentit Ibrahim Rugova, duke filluar me Presidenten e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani. 

See the source image

Presidentja Osmani ka thënë se emri i presidentit Rugova është përbrendësuar në secilin damar të shtetit.  “Fytyra e shtetit është ai. Shtetin do të vazhdojmë ta mbajmë me miq, siç këshillonte ai, e Rugovën do ta mbajmë si udhërrëfyes se si punohet për shtet”, ka thekësuar Presidentja Osmani.                           

 Shkarko fotografine”Kur ai foli për shtetin e pavarur të Kosovës, realizimi i idesë dukej jo vetëm i vështirë, por edhe i largët. Ai ishte njeriu që trasoi hapat e bërjes së shtetit, duke shndërruar trinomin: liri, pavarësi dhe demokraci në boshtin e aktivitetit për Kosovën shtet.Që të trija u bënë realitet bashkërisht me shtetin e Kosovës.  Sot, në 16-vjetorin e ikjes në amshim, e kujtojmë me respekt dhe përulësi atin themeltar të shtetit të Kosovës, presidentin historik, dr.Ibrahim Rugova.

“Ai jo vetëm që punoi për shtetin e Kosovës, por jetoi me këtë ide. Rugova kishte vizion për Kosovën atëherë, por edhe për Kosovën tash.

 “Vizioni im është të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, të integruar në Bashkimin Evropian, NATO dhe t’i vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, kishte thënë në një nga deklarimet e tij me bindjen e plotë se “pavarësia e Kosovës duhet dhe do të njihet plotësisht”.  Emri i presidentit Rugova është përbrendësuar në secilin damar të shtetit. Fytyra e shtetit është ai. Shtetin do të vazhdojmë ta mbajmë me miq, siç këshillonte ai, e Rugovën do ta mbajmë si udhërrëfyes se si punohet për shtet”, është shprehur Presidentja e Republikës së Kosovës për meritat dhe figurën e Presidentit Rugova.

A person in a suit and tie

Description automatically generated with medium confidenceKryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti, së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës Dr.Vjosa Osmani  Sadriu, benë homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, në 16 – vjetorin e vdekjes së tijdhe vendosën një kurorë me lule të freskëta. Presidenti Ibrahim Rugova është Presidenti i parë i Kosovës, i zgjedhur me votë popullore, më 24 maj të vitit 1992 dhe mandej është sërish presidenti i parë i Kosovës së çliruar, i zgjedhur në Kuvend të Kosovës, më 4 mars të vitit 2002, thuhet në postimin e Kryeministrit Kurti. Doktor Ibrahim Rugova, para se të ishte President ishte intelektual i angazhuar, njëri paqësor dhe i qetë, racional dhe humanist, thaka thenë Kryeministri Kurti.  “Ai dha kontribut tejet të çmuar në bashkimin e shqiptarëve kundër Serbisë okupatore dhe gjithashtu në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, deklaroi ai.  Më tej kryeministri Kurti tha se sivjet, kur ne shënojmë 16 – vjetorin e vdekjes së tij, në të njëjtën kohë, jemi në një vit kur do ta shënojmë edhe 20 vjetorin e tij si president në Kosovën e lirë, më 4 mars dhe gjithashtu 30 vjetorin e tij si president i parë, më 24 maj, përfundon Kryeministri Albin Kurti.

See the source imageNdërsa në portalin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta kujtoi gjithashtu Presidentin historik Ibrahim Rugova në 16-vjetorin e ndarjes nga jeta, duke shkruar:

“Sot kujtojmë ditën kur Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova kaloi në përjetësi 16 vite më parë. Ideatori dhe vizionari i realizimit të projektit të lirisë, pavarësisë dhe përcaktimit euroatlantik të Kosovës, do kujtohet me nderim si modeli më i mirë i urtësisë, durimit dhe largpamësisë, në interesin më të mirë të popullit dhe vendit.”

See the source imageKurse, Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi  Rama thekësoi me këtë rast, sipas një deklarate në portalin e tij, se “Në këtë ditë të ngarkuar emocionale të vitit, kujtojmë edhe njeriun e madh të historisë së Kosovës, udhëheqësin më atipik ndër të shquarit e historisë sonë, presidentin e parë të shtetit tjetër të pavarur të shqiptarëve, Ibrahim Rugovën, i cili u nda nga jeta sot e 16 vjet më parë, por në çdo vit që kalon ylli i tij rritet në qiellin e kujtesës sonë kombëtare.”

See the source imageIsh- Presidenti dhe ish-Kryeministri i Shqipërisë, Dr. Sali Berisha postoi këtë mesazh në 16-vjetorin e ndarjes nga kjo jetë e Ibrahim Rugovës. “Te dashur miq, 16 vite me parë familja, miqtë, bashkëpuntorët e tij, qytetarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët i dhanë lumtumirën e fundit Presidentit Ibrahim Rugova, njërit prej burrave më të shquar të kombit tonë, intelektualit mendje ndritur, shtetarit dhe politikanit gjeni, misionarit vizionar e arqitektit te lirisë dhe pavaresisë së Kosovës.  Sot te gjithe shqiptaret kudo qe jane perulen me nderimin me te madh, mirenjohen me te thelle para kujtimit dhe vepres se pavdekshme te Presidentit te ndjere Dr Ibrahim per gjithçka beri ai per lirinë e shqiptarëve dhe dinjitetin e kombit tonë.  Por sot pas 16 vitesh Edvin Kristaq Rama, argati i Vuçiçit në një akt vasaliteti antikombëtar me urdher të Beogradit nuk lejon për të shtatin vit me radhë vendosjen në Tiranë të shtatores të Presidentit të ndjerë Dr. Ibrahim Rugova, duke harruar se ai ka fituar përgjithmonë perjetesinë në zemrat e shqiptarëve dhe panteonin e lirisë së tyre. Nderim per jetë të jetëve, kujtimit të ndritur dhe veprës së pavdekshme të presidentit, Dr Ibrahim Rugova”, ka përfunduar mesazhin e tij Dr. Sali Berisha.

See the source image Edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha përkujtoi ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në mesazhin e tij, Basha shprehu vlerësime për figurën e liderit historik të Kosovës, i cili mbushi 16 vite që është ndarë nga jeta.  “Ne përulemi me mirënjohje të thellë kombëtare në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta, para emrit dhe veprës së përjetshme të Ibrahim Rugovës, simbolit të përpjekjeve të Kosovës për pavarësi dhe shqiptarit që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore të Evropës moderne. Arkitekti i pavarësisë së Kosovës mbetet frymëzim për çdo shqiptar që e ka të shenjtë interesin kombëtar. Trashëgimia e tij politike dhe intelektuale, shndrin si arritja më e madhe e një lëvizjeje politike paqësore, e mishëruar sot në shtetin e pavarur të Kosovës”, është shprehur Z. Basha në mesazhin e tij.

Dr. Ibrahim Rugova ka thenë se në jetën dhe veprimtarinë e tij ai është frymëzuar nga personalitete botërore dhe nga figura të njohura të historisë kombëtare të shqiptarëve, si ipeshkvi i madh shqiptar imzot Pjetër Bogdani, Gandhi, Martin L. King, Vaclav Havel, Papa Shën Gjon Pali dhe Shёn Nënë Tereza – Gonxhe Bojaxhiu, ndër të tjerë.  

Gjatë tri dekadave të kaluara, kam kritikuar shpesh këtë klasë politike, sidomos për grindjet dhe konfliktet politike midis tyre, në dëm të interesave kombëtare dhe në mbrojtje të interesave personale e partiake të tyre. Shpesh na duket se liderët e sotëm të shqiptarëve me fjalët dhe veprimet e tyre, vërtetë, po i shterrin burimet e shpresës për një jetë më të mirë, për shqiptarët kudo. Duket sikur asgjë nuk ndryshon për më mirë, sidomos, në Shqipëri. Prandaj, rastësi ose jo, mu duk se kujtimi i Ibrahim Rugovës, në këtë përvjetor të vdekjes nga përfaqsuesit kryesorë politikë shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri, ma mori mendja se ia vlen ta vemë në dukje si diçka pozitive. Shpresa se, ndoshta, gjithçka nuk është humbur, se Perëndia gjithnjë e do Shqipërinë dhe shqiptarët – siç ka thënë Fishta, për inat të djallit e të vet shqiptarëve — dhe se shqiptarët vet kanë ende fuqi të reja në gjakun e tyre iliro-arbëror për t’i dhenë një flakë të re vëllazërimit të vërtetë midis shqiptarëve, për një Shqipëri më vëllazërore, më të drejtë e më moral – për një Shqipëri të denjë për të gjithë shqiptarët pa dallim. Të bashkuar rreth Ibrahim Rugovës në këtë përvjetor, shërben sot dhe në të ardhmen, si frymëzim për mbrojtjen e identitetit kombëtar, interesave kombëtare të shqiptarëve, të lirive dhe vlerave demokratike, shembull i qendrësës qytetare, si misionar i paqës, si vizionar dhe promovues i vlerave dhe i lidhjeve miqësore dhe të përhershme të kombit shqiptar me Shtetet e Bashkuara dhe me botën perëndimore.  

Frank Shkreli

Filed Under: Opinion

SYLEJMAN SALIHU MBI NJË ÇEREKSHEKULL NË SHËRBIM TË SHKOLLËS SHQIPE NË GJERMANI

January 23, 2022 by s p

Sylejman Salihu, një ndër mësuesit më me përvojë dhe një ndër kontribuesit më të mëdhenjt në themelimin e shkollave shqipe në Gjermani, në një rrëfim dhënë Editorit të gazettes Dielli të Vatrës në New York, Sokol Paja, shpalos të gjithë angazhimin e tij në dobi të mësimit shqip, gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar në Gjermani.

PËRVOJA ME SHKOLLËN SHQIPE NË GJERMANI

Përvojat e mia si mësues në Gjermani janë të ndryshme dhe kapin një periudhë më shumë se një çerek shekulli. Me të ardhur këtu, grumbullova vullnetarisht  një grup nxënësish shqiptarë, pa asnjë detyrim financiar, në qytetin gjerman Bad Oeynhausen, të cilët në fundjavë vinin në Qendren Kulturore të qytetit, sepse ata u treguan shumë bujar dhe na lejuan një lokal mësimor. Për libra shkollor krejt spontanisht iu drejtova me shkrim  Bibliotekës Kombëtare, nëse ata kishin ndonjë libër qoftë edhe të përdorur, për ne. Dhe mrekullia ndodhi: Pas një muaji më vjen një pako me libra nga Tirana, të cilat krejtësisht privatisht i kishte siguruar drejtoresha e bibliotekës, atëherë z. Nermin Basha, të cilën e falenderoj edhe sot shumë dhe të cilën pastaj kam pasur rastin ta takoj në familjen e saj në Tiranë në vitin 1994, ku pata një pritje tepër miqësore. 

SHKOLLA SHQIPE, KTHIM PAS NË KOHË, DUKE KUJTUAR FILLIMET…

Çfarë të them? Në vitin 1996 konkurova në Entin Shkollor të Mindenit bashkë me dy mësues tjerë dhe pas një interviste verifikuese, arrita të përzgjidhem si mësues nga komisioni pranues. Numri i nxënësve të lajmëruar për Shkollë Shqipe ishte i madh, por kur fillova të formoj grupet nëpër pika shkollore, u mërzita shumë, sepse pashë se të punosh me komunitetin tonë ishte e vështirë, për të mos thënë edhe e pamundur. Shumë nga ata që ishin lajmëruar, nuk vinin dhe arsyetimet e prindërve ishin nga më banalet, aq sa nuk ia vlen t‘ i përmendi. Por ngadalë me durim të fortë dhe punë intensive dhe permanente, arritëm bashkë me prindër ta vëmë në binarë procesin e punës. Shkolla shqipe në Gjermani është më së miri në Landin e Rajnës Veriore dhe të Saksonisë së Ulët, kundrejt landeve tjera, që këtë mësim e organizojnë me kontribute vullnetare. Sepse baza materiale, përcakton çdo gjë. Këtu te ne mësuesit paguhen nga shteti, prandaj mbetet vetëm vullneti dhe përkujdesja e prindërve nëse duan t‘ i sjellin fëmijët në shkollë! Por ky vullnet i prindërve, karshi nevojave dhe mundësive që janë është tepër i vogël dhe simbolik. Në landet tjera gjermane, e ato janë shumë, ku mësimi nuk paguhet nga shteti, mësimi mbahet mbi baza vullnetare dhe  mësuesit angazhohen vullnetarisht apo nga shoqatat kulturore shqiptare,gjë që nuk është e lehtë kjo punë, sepse mësuesit atje bëjnë edhe punë tjera për të mbijetuar dhe për të mbajtur familjen e tyre.  

SHKOLLAT SHQIPE DHE BASHKËPUNIMI ME AMBASADAT DHE KONSULLATAT E SHQIPËRISË E KOSOVËS

Shkollat shqipe në diasporë kanë nevojë të vazhdueshme  të ndihmohen, të përkrahen, të motivohen, në mënyrë institucionale nga shteti amë, përkatësisht nga ambasadat dhe konsulatat tona kudo qofshin ato. Por a ndodh kjo në të vërtetë? Fare pak, për të mos thënë aspak. Në fillim askush nuk e ka çarë kokën aq shumë, përjashto ndihmën morale dhe kurajën  që ndonjëherë nuk mungonte. Ambasadat apo konsulatat tona nuk kanë mundur apo nuk kanë dashur,sepse kjo ndihmë nga ato ka qenë pothuajse minimale, krahasuar për shembull me disa konsulata të vendeve tjera, si për shembull ajo portugeze, të cilat i kanë marrë menjëherë vet punët e shkollave në dorë  dhe kanë siguruar edhe mësuesit e tyre, të cilët edhe janë ndihmuar apo paguar institucionalisht. Përjashtim këtu bën Kosova ,e cila  edhe pse e okupuar, ka bërë çka ka mundur, madje ka bërë e vetme të pamundurën për të gjithë fëmijët shqiptarë nga të gjitha tokat etnike. Shqipëria, përveç fjalëve boshe, ka pasur komoditetin të mos bëjë pothuajse asgjë. Pse mund të thuhet kështu? Më kujtohet njëherë para 12-13  vjetësh më thërret një zë nga telefoni i ambasadës së Shqipërisë në Berlin dhe më kërkoi emrat e shkollave, adresat dhe numrin e nxënësve, duke më premtuar se do të më furnizonin tash e tutje me libra dhe materiale tjera mësimore! U habita nga kjo zemërgjerësi dhe u gëzova shumë. Por çka ndodhi pastaj? Kurrgjë, veç pritjes së kotë, sepse kjo ndihmë nuk ndodhi kurrë! Megjithatë sot ka një ndryshim. Përveç Kosovës që në vazhdimësi, madje para lufte dhe pas lufte  me një mijë plagë në trup, ka botuar libra shkollorë për fëmijët tanë në shkollat e diasporës duke i shpërndarë nëpër ambasada e konsulata, tash ka filluar këtë punë ta bëjë edhe shteti shqiptar, bashkë me Ambasadën e Shqipërisë. Por kjo ka ndodhur vetëm para disa muajsh në vitin  2021. A nuk është pak, që vetëm pas tridhjetë vjetësh të rënies së diktaturës!?

SHKOLLA SHQIPE DHE NDËRGJEGJËSIMI I PRINDËRVE

Për ndërgjegjësimin e prindërve mund të themi se ka një ndërgjegjësim minimal, madje paturpësisht minimal. Prindërit shqiptarë nuk e kanë atë etje të madhe siç e kishin dikur për gjuhën shqipe para lufte. Pse? Sepse fëmijë nëpër shkollat shqipe ka pasur  më shumë para luftës së Kosovës.Me të mbaruar lufta, ra ky entuziazëm për shkollën shqipe. Ata fëmijë që mbeten në Gjermani, shumë pak u përfshinë nëpër shkollat dhe kurset e gjuhës shqipe. Prindërit menduan se me të çliruar të Kosovës, edhe ata “u çliruan” nga shkolla shqipe? Është tepër qesharake kur dëgjojmë se prindërit shpesh i pyesin fëmijët e tyre nëse ata duan të shkojnë në shkollën shqipe që të mësojnë shqip? E ku ka fëmijë që shkon në shkollë me qejf pasdreke, pasi ka mbaruar mësimin në shkollën gjermane, nëse nuk e detyron prindi? Shkolla është vullnet, por shkolla duhet të jetë edhe detyrim, nëse duam t‘ i ruajmë fëmijët nga asimilimi.Në këtë drejtim prindërit tanë meritojnë të qortohen shumë. Të gjitha nacionalitetet dhe komunitetet tjera të huaja  kanë më shumë shkolla, më shumë  fëmijë dhe më shumë mësues, kurse ne duhet t‘ i numrojmë në gishta.Unë punoj në pesë qytete, ku ka fëmijë shqiptarë „ me bollëk“, që nuk vijnë në shkollë se po të vinin do të kishte vend për pesë mësues, domethënë së paku nga një mësues për çdo qytet. Neve na rastisë që nëpër shkolla ku punojmë të takojmë fëmijë shqiptarë, të cilët nuk vijnë në mësimin e gjuhës shqipe dhe kur ndonjëherë i pyesim vetëm për kurreshtje se pse nuk vijnë të mësojnë shqip, fëmijët e padjallëzuar përgjigjen sinqerisht, se „babi ka thënë jo“!!!Çfarë baballarësh janë ata? Prindërit tanë janë rrahagjoksa të mëdhenj me fjalë nëpër vende publike apo në takime me bashkatdhetarë, kurse kur vije puna ta konkretizojnë „entuziazmin“ e tyre të rrejshëm ikin dhe fshihen.Për këtë arsye asimilimi, tashmë ka hyrë nëpër shtëpitë e familjeve shqiptare në diasporë dhe ndonëse mysafir i paftuar ai tashmë është bërë pjesë e jetës së tyre. Por ka edhe një anomali që është më trishtuese: nëse prindërit shqiptarë nuk mund t‘ i sjellin fëmijët në shkollën shqipe , pse të paktën nuk flasin  shqip me fëmijët e tyre nëpër shtëpitë e tyre? Sepse, ajme, siç do të thoshte Noli, as këtë ata nuk e bëjnë.

GJUHA SHQIPE SI IDENTITET KOMBËTAR

Sami Frashëri ka thënë se nuk ka shqiptarë pa gjuhë shqipe dhe nuk ka Shqipëri pa shqiptarë. Në diasporën shqiptare gjuha shqipe është çelësi kryesor , që e hapë dhe e mbyll portën e identitetit shqiptar. Derisa kjo portë dikund vazhdon fatlumësisht të rrijë ende e hapur,  dikund tjetër , mendoj në shumë familje, tashmë është mbyllur. Fëmijët shqiptarë që vizitojnë rregullisht mësimin e gjuhës amtare, janë më komunikativ,  me të hareshëm. Ata dinë për historinë, për gjeografinë,për kulturën shqiptare. Dinë të lexojnë,të shkruajnë, të flasin, të këndojnë. Kanë në vete edhe një lloj krenarie. Veçanërisht kur rriten dhe japin provimin e gjuhës shqipe, ndjehen tepër të lumtur se mund të dëshmojnë veten e tyre se kanë identitet gjuhësor dhe identitet kombëtar.Nuk mjafton të thuash se je shqiptar e të mos dishë asnjë fjalë shqip! Duhet dhënë prova. Nëpër komisionet provuese gjatë provimeve, qëllon që të kemi edhe drejtues shkollash gjermane, të cilët habiten pastaj me rezultatet që tregojnë fëmijët tanë, për çka edhe u bëjnë lëvdata. E kur nxënësit dalin nga provimet me rezultae të mira, ata ndjehen tepër të gëzuar se janë shqiptarë dhe dinë shqip. Këtë e bën shkolla, natyrisht. Unë kam nxënës nga gjithë gjeografia  shqiptare, ndonëse dominojnë ata nga Kosova. Por ndodh që fëmijët me origjinë nga Ulqini apo Presheva të vijnë në shkollë nga 30 kilometra larg pikës mësimore, kurse fëmijët nga Shqipëria e Kosova janë brenda në shkollë dhe nuk vijnë të mësojnë shqip.Kjo, sepse prindërit „janë ngopur me vetveten“ dhe duan të duken të tjerë!!!Është e habitshme për të konstatuar se sa lehtë shqiptarët pranojnë të asimilohen, kundrejt pakicave të tjera, të cilët ruajnë me fanatizëm identitetin e tyre kombëtar, kulturor e gjuhësor! 

VËSHTIRËSITË E MËSIMIT TË GJUHËS SHQIPE TE FËMIJËT ME DY GJUHËSI

Gjithmonë ka një arsye për të thënë se është vështirë. Dhe sigurisht se ka vështirësi për të mbajtur dhe kultivuar dygjuhësinë. Por përderisa kjo për të rriturit është e vështirë, për fëmijët nuk del të jetë aq , nëse ka edhe një përkujdesje familjare dhe shkollore.Pedagogu zviceran Dr.Bazil Shader në një punim të doktoranturës ka konstatuar se fëmijët shqiptarë që kanë vijuar shkollat shqipe në Zvicër, kanë qenë më të mirë me mësime edhe në shkollat gjermane, krahasuar me ata të cilët nuk kanë shkuar fare në shkollë shqipe. Sepse gjithmonë  një gjuhë ndihmon për të mësuar një gjuhë tjetër, aq më tepër që gjuha amtare është çelësi magjik i të mësuarit të të gjitha gjuhëve tjera të huaja. A nuk e kanë dëshmuar këtë Noli dhe Konica, të cilët duke e njohur mirë gjuhën shqipe, kanë mundur të njohin më shumë se dhjetë gjuhë tjera botërore? Kjo, sepse gjuha amtare ua ka hapur atyre portën linguistike të mësimit të shumëgjuhësisë.Gjuha amtare është mrekullia vet. Fëmijët që nuk e dinë gjuhën shqipe tërhiqen pastaj edhe nga festat, edhe nga takimet me bashkatdhetarë, sepse përderisa nuk e dinë gjuhën shqipe, ngurrojnë dhe kështu për pasojë ata tashmë kanë marrë tiketën e rrugëtimit për asimilim dhe natyralizim.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 242
  • 243
  • 244
  • 245
  • 246
  • …
  • 867
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Gjeneral-Ambasador i ShBA në TR, besim dhe përgjegjësi e shtuar për RSh”
  • Norwegians and foreigners from other countries who greatly helped make peace in Kosova
  • Fan Noli dhe Faik Konica, arkitektët e diplomacisë shqiptaro-amerikane që shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • 21 prill 1921, ditë e madhe e shtetit shqiptar. U hap në Tiranë mbledhja e parë, e parlamentit të parë, i dalë nga zgjedhjet e para. Historitë e deputetëve Ali Këlcyra dhe Ali Koprëncka
  • KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” NË  FONDET ARKIVORE TË ARKIVIT TË SHTETIT SHQIPTAR
  • The Architecture of Alignment
  • Kujtojmë me nderim arkeologun dhe studiuesin e shquar Skënder Anamali
  • Një moment në historinë kombëtare…
  • ELIOT ENGEL – NJË MIK I PAHARRUAR I SHQIPTARËVE DHE ZË I LIRISË DHE DREJTËSISË PËR KOSOVËN
  • REALIZIMI I TË DREJTAVE GJUHËSORE SHQIPTARE (1924–2026): ARTIKULIMI QYTETAR DHE DIPLOMACIA
  • BOOKFEST NË CHICAGO
  • “Brenga”, trinomi filozofik nga rrëfimi historik tek drama morale
  • Vatra Boston mbështet ekspozitën e kostumeve tradicionale shqiptare
  • Në kujtim të 160 civilëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashsite!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT