• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FJALA NË SIMPOZIUMIN KUSHTUAR AT GJERGJ FISHTËS

November 3, 2019 by dgreca

NGA FRANK SHKRELI/

                                    Kisha Katolike Shqiptare në Nju Jork,/  Salla Nëna Tereze, 2 Nëntor, 2019/- Përshëndetje…Falënderimet e mia bashk organizatorëve të këtij simpoziumi,  Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Skendërbej” dhe Kishës Katolike, Zoja e Shkodrës –ku 50-vjetë më parë kam hedhur hapat e parë drejtë pjekurisë.   

Një falënderim i veçant i shkon famullitarit Dom Pjetër Popaj, i cili në frymën më fishtjane, që është e mundur, gjithmonë vepron – pa dallim feje a krahine — bazuar në fjalët që na kanë lënë trashëgimi At Gjergj Fishta: “Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë”.  Të gjithë jemi krenar me Ju, Dom Pjetër!

Historia moderne ka shënuar rolin e ish-Presidentit Ibrahim Rugova në marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën në veçanti, por edhe në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane në përgjithësi.  Historia e fillim shekullit të kaluar, ka vulosur përgjithmonë rolin që ka luajtur Peshkop Fan Noli në takimin me Presidentin Wilson, në mbështetje të Shqipërisë. 

Por shumë pak njerëz dinë për vizitën tre mujore të At Gjergj Fishtës në Amerikë në vitin 1922.  Historia zyrtare shqiptare, me sa kam parë, nuk e përmend këtë vizitë, as rolin që ka luajtur At Gjergj Fishta në njohjen diplomatike të Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara.

Falë urrejtjes, harresës dhe anashkalimit zyrtar të At Gjergj Fishtës, për pothuaj një shekull nga regjimi komunist – përfshir edhe 30-vjet-post-komunizëm — pak njerëz mund të dinë kontributin e çmueshëm që Gjergj Fishta ka dhënë në atë që sot e quajmë “lobim”, në mbrojtje të interesave kombëtare.

Vizita e Fishtës në Amerikë kishte dy objektiva: një, që të “kujdesej për interesat e Shqipërisë”, lobim pra për njohjen diplomatike të Shqipërisë nga Washingtoni, sipas porosisë së Imzot Luigj Bumçit, Kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqës në Paris.  Objektivi i dytë ishte që Fishta të takohej edhe me personalitetet më të dalluara të diasporës shqiptare të asaj kohe në Amerikë.   Sipas të gjitha gjasave takimi me komunitetin shqiptaro-amerikan kishte shkuar shumë mirë për Fishtën, sa që në një letër që i kishte dërguar atij Faik Konica nga Bostoni, i shkruante Fishtës, ndë të tjera: “I Shkëlqyer mik, Ju falem nderit për letrën e bukur që më dërguat.  Kini lënë ndër shqiptarët e këtushëm një kujtim lartësie dhe drite, që ka shuar gjithë moskputimet e shkuara”. 

Provinciali i Kuvendit Françeskan në Shqipëri në atë kohë, At Pal Dodaj shënon në librin përkujtimor, “At Gjergj Fishta – 1871-1940”, se në një letër të datës 8-V-1922, dërguar atij nga At Gjergj Fishta prej Washingtonit, Fishta flet për veprimtarinë e tij lobiste në favor të njohjes diplomatike të Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara dhe për takimet që kishte zhvilluar me Senatorë katolikë amerikanë, me ndihmën e françeskanit të njohur amerikan Godfried Shilling, i cili në atë kohë thuhet se gëzonte influencë të madhe në qarqet diplomatike të Washintonit. 

Fishta shkruan: “Këtu në Washington kam kontaktue me nji senator katolik, siç të kam shkrue (29.4. 1922), dhe i jam lutë me u interesue pranë Qeverisë së Tij, për njohjen e Shqypnisë si Shtet i Pamvarun”, thuhet në letrën e Fishtës.  “Ai ka folë sot me Senatorin e Partisë Republikane, Henry Cabot Lodge…”, (politikan me autoritet i asaj periudhe dhe mbështetës i madh i rolit amerikan në punët botërore), “i cili më tha se njohja e Shqypnisë asht e mundshme, prandej Qeveria e Tiranës, t’a paraqesi kërkesën e Saj me shkrim në Nensekretariatin e Shteteve të Bashkueme t’ Amerikës”, porosit Fishta në letrën e tij drejtuar At Pal Dodajt. 

Në faqen tjetër të letrës, sipas Dodajt, Fishta është shprehur se, “Ndërkaq, vizita eme në Washington ka pasë, si përfundim, njohjen e Shqypnisë prej anës së Shteteve të Bashkueme të Amerikës.   Të gjitha përpjekjet e maparshme të Qeverisë sonë, si edhe ato të (Federatës Panshqiptare) “Vatra”, s’kanë pasë sukses…Kjenë Senatorët katolikë — të cilëve ua pata paraqitë çashtjen, sidomos, nga pikëpamja fetare—ata, të cilët, me ndërhymje të veta siguruan njohjen zyrtare të Shqypnisë nga Qeverija amerikane”, citohet letra e At Gjergj Fishtës dërguar nga Washingtoni, At Pal Dodajt. 

Kjo deklaratë e Fishtës përputhet me vizitën e tij në Washington dhe me të dhënat e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me datën e njohjes zyrtare të Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tre muaj më vonë.   Sipas Zyrës së Historianit të Departamentit Amerikan të Shtetit, me anë të një telegrami që mban datën 25 Korrik, 1922, Sekretari Amerikan i Shtetit në atë kohë, Charles Evans Hughes, informon Komisionerin Amerikan në Shqipëri, Maxwell Blake se në datën 28 Korrik , 1922 ai mund t’i, “Dorëzojë Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë njoftimin me shkrim për njohjen de jure të Shqipërisë, nga ana e Shteteve të Bashkuara.”   

Sipas Zyrës së Historianit të (DASH) njohja zyrtare e shtetit shqiptar nga Washingtoni u pasua me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy kombeve tona, më 4 Dhjetor, 1922, kur Përfaqsuesi i Jashtzakonshëm dhe Ministri Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Ulysses Grant-Smith i paraqiti letër-kredencialet Qeverisë së Shqipërisë në Tiranë, pikërisht me 4 Dhjetor, 1922, thekësohet në tekstin e Zyrës së Historianit të (DASH). 

Besoj se At Gjergj Fishta meriton sado pak kredi nga historia për njohjen zyrtare të Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara, bazuar në ato që dijmë në lidhje me vizitën e tij në Amerikë ndërsa nevojiten më shumë hulumtime për ato që nuk dimë ende për këtë vizitë.

Thonë se njerëzit e mëdhej të një Kombi vlerësohen më shumë pas vdekjes se kur janë gjallë.   Fatkeqsisht, kjo nuk ka ndodhur me At Gjergj Fishtën, madje as sot 30-vjet mbas shembjes së-komunizmit.

Një bashkohas i tij, At Benedikt Dema është shprehur pas vdekjes së At Gjergj Fishtës se “Shqypnia do të nisë me e çmue ma tepër At Fishtën, kur në raste në të cilat Kombi kërkon e lyp ndërmjetësimin e nevojshëm të autoritetit e të veprimtarisë së tij”.  Duke marrë parasyshë situatën politike anë e mbanë trojeve shqiptare, besoj se kjo është koha dhe tashti është momenti, për ndërmjetësimin e autoritetit dhe të vlerave të At Gjergj Fishtës.

Fatkeqsisht, Atdheu i At Gjergj Fishtës nuk vepron më me entuziazmin e idealeve që ishin programi i jetës së tij: “Për të vendosur themelet e patundura të idealizmit kombëtar, për të prirë në luftime në mbrojtje të interesave të Kombit, për t’i gërshetue kunora lumnije racës mijëvjeçare shqiptare, gjakut të derdhun e flijeve të vuajtuna të Kreshnikëve të Kombit”, ka shkruar Benedikt Dema, duke shpresuar njëkohësisht se shqiptarët, si Komb i qytetëruar, do të dijnë t’i çmojnë njerzit e mëdhej të tij, duke i ndërtuar këtij gjeniu, atij Ati të Atdheut, një përmendore të pashlyeshme, “një shenjë të përherëshme e të denjë, për një komb të përparuem”.

Të nderuar: Sot, me 2 Nëntor shënohet, si çdo vit, Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së krimeve kundër gazetarëve.  Fishta, përveç të tjerash, ishte edhe gazetar e publicist.  Sot, në këtë ditë, bëjmë thirrje për lirinë e plotë të fjalës së lirë për At Gjergj Fishtën dhe që t’i jepet fund dhunës psikologjike ndaj kujtimit të tij.

Fatkeqisht, At Gjergj Fishta trajtohet sot nga një gjysëm censurë: lejohen botimet e veprave të tija, por zyrtarisht nuk pranohet nga institucionet shtetërore.  

 Pa At Gjergj Fishtën pra, pa vlerat kombëtare dhe pa idealet e lirisë që ai përfaqëson, Shqipëria nuk është e përparuar dhe, rrjedhimisht, pa At Gjergj Fishtën nuk është as Shqipëria as Kosova që duam!   Pa Fishtën edhe rruga e Kombit shqiptar drejt Evropës është e pamundur.  Gjithnjë bëjmë pyetjen se kur do t’i vijë radha At Gjergj Fishtës që, zyrtarisht, të zejë vendin që meriton dhe që i takon në historinë dhe në kulturën e Kombit shqiptar?  Uroj që ky simpozium të jetë një hap i vogël drejt këtij objektivi madhor për të ardhmen e Kombit Shqiptar. 

Si një shënim post scriptum – dy lajme të mira për Fishtën.  Një, kohët e fundit është përkthyer Lahuta e Malcis në frëngjisht, duke iu bashkuar kështu përkthimeve ekzistuese në anglisht, italisht dhe gjermanisht.  Dhe dy, për të qenë i korrekt, pasi gjatë viteve kam qenë shumë kritik ndaj autoriteteve të Tiranës në lidhje me Fishtën — lajmi tjetër i mirë është se gjatë një ceremonie në Lezhë, me rastin e 148 vjetorit të lindjes së Poetit Kombëtar, Ministrja e Kulturës e Republikës së Shqipërisë dhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, kohët e fundit, njoftuan se, më në fund, është marrë vendimi zyrtar për restaurimin e shtëpisë së At Gjergj Fishtës!  Lajm shumë i mirë, megjithse i vonuar.  Me padurim presim realizimin e këtij projekti!

U falemnderit!

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank Shkreli-At Gjergj Fishtailing-Simpoziumi

FESTIVALI I 29 SHQIPTAR-E DIELE 17 NENTOR

November 2, 2019 by dgreca

Filed Under: Opinion Tagged With: Festivali 29 Shqiptar-17 nentor

NJOFTIM PER TE PAME

October 28, 2019 by dgreca

KLIKO MBI FLAYER QE TA LEXOSH…

Filed Under: Opinion Tagged With: EPAME-BLAKAJ-

LAJM MORTOR-SERBEZE (REXHAJ) BLAKAJ NDËRROI JETË NË NEW YORK

October 25, 2019 by dgreca

               Familja Blakaj njofton të afërmit, miqtë, komunitetin, se me datë 25 tetor 2019 ndërroi jetë Serbeze(Rexhaj) Blakaj e datëlindjes 1 Qershor 1936.

         Funerali mbahet të Shtunën me 26 Tetor 2019 nga Ora 4 PM-9 PM në D’Bari Funeral Home në adresën:

605 East 188th Street, Bronx, NY 10458. Tel (718) 220-1009.

          Varrimi do të bëhet ditën e Dielë me datë 27 tetor 2019. Nisja nga Funeral Home drejt varrezave Washington Memorial Park bëhet në Orën 9AM.

Adresa: 855 Canal Rd, Mt Sinai, NY 11766-3312.

Të pikëlluar-Familja BLAKAJ.

Tel kontaktues i familjes: 646-825-1427

* E ndjera ishte halla e nënkryetarit te Vatrës z. Agim REXHAJ.

Filed Under: Opinion Tagged With: Serbeze Rexhaj Blakaj-Nderroi jete

AT GJERGJ FISHTA, ARKITEKTI I MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE MIDIS SHQIPËRISË DHE SHTETEVE TË BASHKUARA

October 23, 2019 by dgreca

-23 Tetor 1940- Ditelindja e At Gjergj Fishtes-/

Nga Frank Shkreli/

Komuniteti shqiptaro-amerikan me të drejtë njihet si mbrojtës historik i kauzave kombëtare shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke filluar nga veprimtaritë e diasporës më të vjetër shqiptare në Amerikë.   Këto veprimtari, në mbrojtje të drejtave të shqiptarëve në trojet e tyre në Ballkanin Perëndimor dhe kudo në botë, e që në fjalorin e sotëm politik njihen si “veprimtari lobingu”, për shqiptarët kanë filluar me takimin e Fan Nolit me Presidentin amerikan Woodrow Wilson, kur Presidenti i atëherëshëm amerikan Wilson, sipas Nolit, i kishte premtuar se “një zë do të kishte në Konferencën e Paqës në Paris dhe atë zë do ta përdorte në mbështetje të Shqipërisë”.   Shumë është shkruar në mediat shqiptare dhe shumë flitet për këtë rast si dhe për veprimtaritë lobiste moderne të komunitetit shqiptaro-amerikan, sidomos gjatë 40-viteve të fundit, në mbrojtje të drejtave dhe interesave kombëtare të shqiptarëve anë e mbanë të trojeve të tyre, sidomos në mbështetje të çlirimit dhe të pavarësisë së Kosovës, në mbarim të shekullit të kaluar dhe në fillim të këtij shekulli.

Por falë urrejtjes, harresës dhe anashkalimit zyrtar të personit dhe veprës së At Gjergj Fishtës, për pothuaj një shekull nga bashkatdhetarët e tij gjatë komunizmit – përfshir 30-vjet-post-komunizëm , qoftë nga media ashtu edhe nga historiografia shqiptare e influencuar nga periudha komuniste , pak njerëz mund ta dinë se përveç kontributeve të shumta në fushë të ndryshme si letërsi, gjuhë, kulturë dhe politikë shqiptare, Gjergj Fishta ka dhënë një kontribut të çmueshëm edhe në atë që sot e quajmë “lobing”, në mbrojtje të interesave kombëtare, në konferenca dhe takime ndërkombëtare.  Jo vetëm në Konferencën e Paqës në Paris dhe në konferenca të tjera ndërkombëtare në Evropë, ku dhe kur flitej për Shqipërinë dhe për të drejtat e Shqiptarëve.  

 Me rastin e ditëlindjes së tij (23 Tetor,1871), e shoh të arsyeshme që të kujtojmë vizitën e At Gjergj Fishtës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe përpjekjet e tija lobuese në fillim të shekullit të kaluar, në mbështetje të interesave të Shqiptarëve, përfshirë edhe lobimin e tij gjatë vizitës së tij të parë në Washington, me zyrtarë të lartë amerikanë, për njohjen diplomatike të Shqipërisë si shtet i pavarur nga Shtetet e Bashkuara. Këto shënime janë bazuar në disa të dhëna dhe korrespondenca në librin përkujtimor, “At Gjergj Fishta 1871-1940”, botuar nën kujdesin e At Benedikt Dema, me rastin e vdekjes së At Gjergj Fishtës me 30-dhjetor, 1940.

Sipas korrespondencës  të pasqyruar në këtë botim të veçant përkujtimor për At Gjergj Fishtën  midis Fishtës dhe At Justin Rrota dhe At Pal Dodaj, Gjergj Fishta njofton Kuvendin françeskan se, “Me 8 të këtij muaji (Mars, 1922) në ora 2:30 mbasdite vuna kambën në Amerikë, në New York”. 

Vizita e Fishtës në Amerikë kishte dy objektiva: një, të “kujdesej për interesat e Shqipërisë”, sipas porosisë së Imzot Luigj Bumçit, Kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqës në Paris dhe objektivi i dytë ishte që Fishta të takohej me personalitetet më të dalluara të diasporës shqiptare në Amerikë. Sipas të gjitha gjasave takimi me komunitetin shqiptaro-amerikan kishte shkuar shumë mirë për Fishtën, sa që në një letër që i kishte dërguar atij Faik Konica nga Bostoni, i drejtohet Fishtës, pasi ishte këthyer në Shqipëri, me përshëndetjen: “I Shkëlqyer mik, Ju falem nderit për letrën e bukur që më dërguat. Kini lënë ndër shqiptarët e këtushëm një kujtim lartësie dhe drite, që ka shuar gjithë moskputimet e shkuara”, i përgjigjet nga Bostoni, Faik Konica mikut të tij At Gjergj Fishtës.

Përveç takimeve me përfaqsues të shquar të komunitetit shqiptaro-amerikan gjatë vizitës së tij të parë në Amerikë në vitin 1922  nga korrespondenca e Poetit Kombëtar, që Fishta ka shkëmbyer nga Amerika me pjesëtarë të urdhërit françeskan shqiptar në Atdhe, mësojmë, ndër të tjera, edhe për veprimtarinë lobiste të At Gjergj Fishtës në Washington gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin amerikan. I vetdijshëm për rëndësinë historike të këtyre letrave, At Pal Dodaj ka shkruar se përmbledhja e letrave të Fishtës  që dërgonte nga Amerika më 1922 do tu interesojë, eventualisht, studiuesve të historisë.

Provinciali i Kuvendit Françeskan në Shqipëri në atë kohë, At Pal Dodaj shënon në librin përkujtimor “At Gjergj Fishta – 1871-1940”, se në një letër të datës 8-V-22, dërguar atij nga At Gjergj Fishta prej Washingtonit, Fishta flet për veprimtarinë e tij lobiste në favor të njohjes diplomatike të Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara, dhe për takimet që kishte zhvilluar ai me Senatorë katolikë amerikanë, me ndihmën e françeskanit amerikan Godfried Shilling, i cili në atë kohë gëzonte influencë të madhe në qarqet diplomatike të Washintonit, sipas të dhënave në këtë libër:

“Këtu në Washington kam kontaktue me nji senator katolik, siç të kam shkrue (29.4. 1922), dhe i jam lutë me u interesue pranë Qeverisë së Tij, për njohjen e Shqypnisë si Shtet i Pamvarun”, thuhet në letrën e Fishtës.  “Ai ka folë sot me Senatorin e Partisë Republikane, Henry Cabot Lodge…”, (politikan me autoritet i asaj periudhe dhe mbështetës i madh i rolit amerikan në punët botërore), “…i cili më tha se njohja e Shqypnisë asht e mundshme, prandej Qeveria e Tiranës, t’a paraqesi kërkesën e Saj me shkrim në Nensekretariatin e Shteteve të Bashkueme t’ Amerikës.”   Në faqen tjetër të letrës, sipas At Pal Dodaj, Fishta ishte shprehur në letrën e tij se, “Ndërkaq, vizita eme në Washington ka pasë, si përfundim, njohjen e Shqypnisë prej anës së Shteteve të Bashkueme të Amerikës.   Të gjitha përpjekjet e maparshme të Qeverisë sonë, si edhe ato të (Federatës Panshqiptare) “Vatra”, s’kanë pasë sukses…Kjenë Senatorët katolikë — të cilëve ua pata paraqitë çashtjen, sidomos, nga pikëpamja fetare– ata të cilët me ndërhymje të veta siguruan njohjen zyrtare të Shqypnisë nga Qeverija amerikane”, citohet letra e At Gjergj Fishtës dërguar nga Washingtoni në adresën e At Pal Dodajt.

Data e njohjes zyrtare e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Washingtonit dhe Tiranës, përputhet plotësisht me vizitën e At Gjergj Fishtës në Washington si dhe me përmbajtjen e letrave të tija cituar më lartë.   Sipas Zyrës së Historianit të Departamentit Amerikan të Shtetit, me anë të një telegrami që mban datën 25 Korrik, 1922, Sekretari Amerikan i Shtetit (DASH) në atë kohë, Charles Evans Hughes, informon Komisionerin Amerikan në Shqipëri, Maxwell Blake se në datën 28 Korrik , 1922 ai mund t’i, “Dorëzojë Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë njoftimin me shkrim për njohjen de jure të Shqipërisë, nga ana e Shteteve të Bashkuara.”   Sipas  Zyrës së Historianit të (DASH) njohja e shtetit shqiptar nga Washingtoni u pasua me vendosjen zyrtare të marrëdhënieve diplomatike midis dy popujve tanë, më 4 Dhjetor, 1922, kur Përfaqsuesi i Jashtzakonshëm dhe Ministri Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Ulysses Grant-Smith i paraqiti letër-kredencialet Qeverisë së Shqipërisë në Tiranë pikërisht me 4 Dhjetor, 1922, thekësohet në tekstin e Zyrës së Historianit të (DASH).

Thonë se njerëzit e mëdhej të një Kombi vlerësohen më shumë pas vdekjes se kur janë gjallë.   Fatkeqsisht, kjo nuk ka ndodhur me At Gjergj Fishtën, madje as sot 30-vjet post-komunizëm.   Unë e kam shumë të vështirë gjithnjë të konstatoj se ku e ka hallin Tirana zyrtare me At Gjergj Fishtën, i cili me veprat e tija përjetësoi çdo gjë me të cilat mund të krenohet Kombi Shqiptar ndër shekuj, qoftë veprimtaria e tij shumë dimensionale, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, ashtu siç ishte kontributi i tij në njohjen dhe vendosjen e lidhjeve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, në fillim të shekullit të kaluar.

Kemi aritur në një pikë të historisë, që të themi me keqardhje të madhe, se me ketë klasë politike në Shqipëri dhe në Kosovë e cila kontrollon çdo akitivitet të jetës së shqiptarëve në një sistem që ata e quajnë “demokraci”– e kemi humbur shpresën se shqiptarët, si komb –madje edhe 30-vjet pas komunizmit — do të vlerësonin më në fund njerëzit e mëdhej të Kombit si At Gjergj Fishta.   Me ketë nivel kulture bolshevike që tregon kjo klasë aktuale politike e shqiptarëve, ajo nuk është e denjë të përfaqësojë një komb të përparuar, që pretendon të jetë demokratik, në fillim të shekullit 21!

Edhe kini pretendime të integroheni në Evropë.  Kot e kini se nuk futeni në Evropë, jo, pa Gjergj Fishtën!

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank Shkreli- Fishta-Arkitekt-Marrdh Diplomatike-Shqiperi-SHBA

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 358
  • 359
  • 360
  • 361
  • 362
  • …
  • 859
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”
  • Festat e fundvitit u mbyllën me këngë e valle shqiptare nga Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York
  • Pjeter Logoreci: “Jeta dhe vepra e Aleksandër Moisiut asht nji shëmbëlltyrë pune, kulture, vullneti e karakteri”
  • “Metamorfoza”
  • Trifon Xhagjika (20 prill 1932 – 23 dhjetor 1963)

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT