• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kongresi nderon familjen e Harry Bajraktarit

May 22, 2019 by dgreca

Nga Burim Guxhuli/VOA

Ceremoni e veçantë me rastin e 50 vjetorit të ardhjes së familjes së veprimtarit dhe biznesmenit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Historia e familjes Bajraktari, është një histori suksesi e ëndrrës amerikane. Familja Bajraktari erdhi në SHBA në vitin 1969, të varfër dhe me plotë sfida. Por, dekada më pas, gjendja ekonomike ka ndryshuar tërësisht. Me rastin e 50 vjetorit të emigrimit në SHBA, familja e Harry Bajraktarit u nderua nga kongresi amerikan, me nismën e kryetarit të Komisionit për Çështjet e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel.

Një flamur që valoi një ditë mbi kupolën e Kongresit amerikan, i’u dhurua veprimtarit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari.

Kjo ishte pjesë e ceremonisë ku u nderua familja e zotit Bajraktari me një deklaratë që do të ruhet në regjistrin e Kongresit amerikan, aty ku mbahen gjithë dokumentet për debatet dhe vendimet e Kongresit.

Nderimi u bë me nismën e kryetarit të Komisionit për Çështjet e Jashtme, ligjvënësit Eliot Engel, me rastin e 50 vjetorit të ardhjes dhe kontributit të tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ishte shkurti i vitit 1969 kur familja Bajraktari la Vranocin, një fshat në rrethinat e Pejës.

Kur ikën nga Kosova dekada më parë, gjendja e tyre ekonomike ishte e rëndë.

Por, vendimi për të emigruar për në Amerikë, doli të jetë vendim i duhur për ta. Vite më pas gjendja e tyre ekonomike ka ndryshuar tërësisht.

“Kur e shikon familjen Bajraktari krejt çfarë mund të thuash është Zoti e bekoftë Amerikën. Prandaj jam mbështetës i emigrantëve, që vijnë në SHBA, sepse ata ndërtojnë vendin. Harry Bajraktari është imazhi i rëndësisë së emigrantëve dhe kontributit që ata japin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha në fjalimin e tij përpara të pranishmëve, ligjvënësi Eliot Engel.

Ndonëse rrethanat e tij kanë ndryshuar, zoti Bajraktari ende kujton sfidat e fillimit.

Në fjalën përshëndetëse për të pranishmit, veprimtari shqiptaro-amerikan kujtoi jetën dhe veprën e prindërve të tij.

“Për 15 vite nëna ime ishte pastruese. Ajo nuk dinte shkrim dhe lexim në gjuhën angleze. Mësoi si të shkonte në punë me metro. Duhet të mbante familjen. Dëshironte të ndryshonte jetën tonë. Jemi të bekuar, sepse kur kujtoj të kaluarën në Kosovë ishim shumë të varfër, nuk kishim ushqime të mjaftueshme. Por pastaj erdhëm në këtë rrugëtim të mrekullueshëm.”

Edhe pse larg, zoti Bajraktari nuk e harron vendin të cilin e la dekada më parë.

Ai është angazhuar vazhdimisht për çështjen e Kosovës dhe gjithmonë ka gjetur mbështetjen e mikut të shqiptarëve, Eliot Engel.

“Për 30 vite punova në shumë cështje. Por, kënaqësinë më të madhe e ndiej për lirinë e Kosovës dhe hyrjen e Shqipërisë në NATO. Harry ishte me mua në çdo hap. Ai më ka mësuar gjithçka që di, që kur erdhi në zyrën time në vitin 1989 dhe më tha se dëshiron të flas me mua për Kosovën, duke më treguar gjithçka”, ishin fjalët e zotit Engel pasi i ndau deklaratën e nderit shqiptaro-amerikanit, Harry Bajraktari.

Veprimtari Bajraktari tha se në atë kohë, dukej e pamundur liria dhe pavarësia e Kosovës.

“Jemi amerikanë krenarë, jemi shqiptarë krenarë dhe jemi me shumë fat që kemi parë ndryshime pozitive në vendlindje, në 30 vitet e fundit. Të mendoje atëherë se Kosova do të bëhej shtet i lirë dhe i pavarur dhe se Shqipëria do të ishte pjesë e NATO-së, të kujtonin për të çmendur”, shtoi zoti Bajraktari.

Ligjvenësi Engel tregoi një moment nga ato vite kur, për shkak të veprimtarisë së tij në mbështetje të Kosovës, nuk iu lejua të hynte në Kosovë.

“Më kujtohet historia kur një vit serbët më refuzuan hyrjen në Kosovë. Shkova pa vizë, për të provuar nëse do të më lejonin të hyja. Nuk më lejuan. Pastaj organizova një konferencë shtypi. Aty pata thënë se sot po mundohem të hyjë në Kosovë, por Millosheviçi nuk po më lejon. Por dua t’i them atij diçka: një ditë ne do të jemi në Kosovën e lirë dhe të pavarur dhe nuk do ta lejojmë atë të hyjë brenda. Dhe ashtu doli”.

Nderimi që Kongresi i bëri veprimtarit shqiptar, është nder për mbarë kombin, thanë ambasadoret e Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat morën pjesë në ceremoni.

“Në një kohë kur Kosova nuk ka pasur fare ambasadë, në një kohë kur Kosova nuk ka mundur të gjindet as në hartë në Uashington, kanë qenë shqiptaro-amerikanët si Harry Bajraktari dhe familja e tij që kane folur për ne, kane ngritur zërin për ne dhe kanë ndërtuar miqësi, siç e pamë miqësinë mes Kongresmenit Engel dhe Harry Bajraktarit, të cilat në fund nuk kanë qenë në funksion të familjes Bajraktari, por kanë qenë në funksion të Kosovës dhe në funksion të çështjes shqiptare në përgjithësi”, tha Vlora Çitaku, amasadore e Kosovës në Uashington.

Po kaq e nderuar ndjehet edhe ambasdorja e Shqipërisë në Amerikë, Floreta Faber.

“Këtu jemi në godinën e Kongresit amerikan ku është një simbol i demokracisë dhe lirisë për një numër të madh vendesh dhe popujsh në botë. Çfarë më bën tepër krenare sot është se sa herë u përmend fjala shqiptar dhe se sa shumë u fol për një familje që ka filluar nga fillimi dhe ka arritur që jo vetëm të mbajë familjen e tij por te jap kaq shumë për Shqiperinë, për çështjet shqiptare, per komunitetin shqiptar”.

Lobimi i Harry Bajraktarit për çështjen shqiptare vazhdon edhe sot. Ai, veç biznesit të pasurive të patundshme në Amerikë, ka investuar edhe në Kosovë, duke krijuar mundësi punësimi për qytetarët.

Zoti Bajraktari jeton në Bronks të Nju Jorkut, ku edhe ndodhet kompania e tij.

Filed Under: Opinion Tagged With: Kongresi Amerikan-Familja Bajraktari

Eulogji për nënën

May 21, 2019 by dgreca

NGA ALFONS GRISHAJ/

GjysmPerëndia nënë  la bekimin…

Amanet  mes  urës  thyer të dy botëve

Peng i shpresës së panjohur

Luftës  besimit  dhe  mosbesimit

Misterit  pohimit  dhe mohimit

Në dizenjon e universit plot shkëlqim e terr.

Në magjinë e tingujve yjorë

La  memorjen mistike të tranzicionit

Valëve mijëvjeçare ndërplanetare

Lidhjen   magnetike mes  lindjes dhe perëndimit

Forcën  e  limitizuar njerëzore

Ku ndahet dëshira dhe mundësia

Endrra dhe qenësia

Në cakun e  gunës së hirtë  të dimensioneve.

Në tavolinën ekzistencialiste …  zaret e hedhura nga

Jaspers, Marcel, Kafka, Heidegger, Sartre, Nietzche…  

Frymëzuesit e mikroZotave (mbinjeriut)

Që  si hije sillen  mbi kokat boshe dhe gjokset e bjerruna

Për me peshku  marshin e përjetësisë.

Vdekja nuk ekziston kur besimi është i padeportueshëm

Prej piskamave të sorrave që dalin prej zgavrave

Mbi gropat  e rrugëve qorre.

Nëna skaliti uratën mbi mermerin e ftoftë si memorje

Jehonë membranash ,  zefir ndër vite,

Melodi  nën  zë mjalti i fjalëve plot përgjim…

Lotët e fundit  ngrohtësi e përdëllim.

Nietzche ! “Zoti nuk ka vdekur!”

Ai bashkoi nënën dhe babën në përjetësi…

Atje ku shpirtërat ushqehen me nektar !

Atje  ku nuk ka mbretër , të varfër , këshjella e as varr!

GjysmPerëndia nënë , madhështia  e të vërtetës ,

Burim magjik dhe  sekreti i jetës . 

Filed Under: Opinion Tagged With: Alfons Grishaj-Elegji per Nenen

KOMUNITETI SHQIPTAR, HOMAZHE NË NDERIM TË LIRIJE GOLEMIT

May 16, 2019 by dgreca

KOMUNITETI SHQIPTAR, HOMAZHE NË NDERIM TË LIRIJE GOLEMIT/

Në pasditen e së Enjtes, 16 Maj 2019, komuniteti shqiptar në mënyrë masive, me një pjesmarrje të shumtë, për më tepër se 3 orë, nderoi me homazhe Lirije Golemi(Zajmi), duke i shprehur ngushëllime bashkëshortit Bujar Golemi, vajzës Ingrid dhe djalit Artan Golemi.

Homazhet u organizuan ne Shtepine Mortore-Roslyn Heights Funeral Home ne Long Island, NY.

Për vec vatranëve të degës së Queensit, për të shprehur ngushëllimet shkuan edhe një grup nga qendra e Vatrës I përbërë nga nënkryetari Agim Rexhaj, sekretarja Nazo Veliu, anëtari I Kryesisë Marjan Cubi, anëtarët e Këshillit të Vatrës Lek Mirakaj dhe Mark Mrnacaj, Veiz Belliu, si dhe editori i Diellit, Dalip Greca.

Në emër të Kryetarit Dritan Mishto, të Kryesisë së Vatrës dhe të gjithë vatranëve, nënkryetari I vatrës z. Agim Rexhaj, I shprehu ngushëllimet vatranit Bujar Golemi dhe fëmijëve.

Ceremonia e varrimit kryhet diten e Premte, 17 Maj 2019 10-11.00 .A.M.( 11 A.M. nisja per ne varreza)

Filed Under: Opinion Tagged With: Lirije Golemi-Komuniteti- Bujar Golemi

LIRIJE(LILI) GOLEMI, SONTE FUNERALI

May 15, 2019 by dgreca

SHERBIMET FUNERALE PER LIRI ZAJMI GOLEMI TE ENJTEN,VARRIMI TE PREMTEN/

Liri(Lili) Zajmi Golemi nderroi jeten me 12 Maj 2019.

Komuniteti do t’i shprehe ngushellime Famijes Golemi te Enjten me 16 Maj 2019, nga ora 6 .P.M. deri ne 9. P.M ne Shtepine Mortore-Roslyn Heights Funeral Home, qe ndodhet ne adresen:

75 Mineola Ave Roslyn, Heights, NY 11577 

Tel:516-621-4545.

Ceremonia e varrimit diten e Premte, 17 Maj 2019 10-11.00 .A.M.( 11 A.M. nisja per ne varreza)

Filed Under: Opinion Tagged With: Homazhe-Lirije Golemi, Lirije Golemi

Stacioni i trenit,muze i dëbimit të dhunshëm prej serbëve

May 15, 2019 by dgreca

Veseli: Stacioni i trenit në Prishtinë do të bëhet muze i dëbimit të dhunshëm të shqiptarëve nga forcat serbe

​ 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Kujtim Gashi dhe nga menaxenti i Infrakos-it, ka vizituar lokacionin tek stacioni i trenave në Prishtinë, i cili sipas propozimit të kryeparlamentarit Veseli do të shndërrohet në muze të dëbimit të shqiptarëve dhunshëm nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Kryeparlamentari Veseli tha se ky muze do të jetë një kujtesë për të gjitha brezat dhe gjithë botën demokratike, për të kujtuar formën dhe vendin e depërtimit të dhunshëm të dhjetëra mijëra qytetarëve të Prishtinës nga pronat e tyre. 

“Shqiptarët kanë pasur dëbime në mënyrë historike. Vetëm ta mendojmë dëbimin nga Sanxhaku i Nishit dhe vise të tjera. Unë sot jam këtu për të dëshmuar edhe njëherë përkushtimin e institucioneve për të marrë vendime të drejta. Ato nuk janë të drejtuara kundër askujt, por për t’i dhënë perspektivë rajonit dhe që e vërteta të dalë në shesh. Dhe kjo e vërtetë është se shqiptarët, janë dëbuar, vrarë e masakruar në mënyrë të organizuar nga shteti serb“, tha Veseli. 

Ai shtoi se Serbia ka kryer gjenocid mbi shqiptarët dhe se ky realitet nuk do të harrohet, ndërsa kriminelët do të përgjigjen për krimet e tyre. “Nesër, Kuvendi do të propozojë që ky stacion i trenit të shndërrohet në muze të dëbimit të shqiptarëve. Le të vijnë gjeneratat e reja, le të vijnë edhe ndërkombëtarët dhe le ta shohin atë copë të realitetit tonë të para 20 vjetëve“, theksoi kryeparlamentari Veseli. 

Ali Kadrolli, i cili personalisht me familje e kishte përjetuar dëbimin e dhunshëm me tren, ka rrëfyer se si i ka hipur nëpërmjet dritareve të trenit prindërit e tij të cilët më pas janë depërtuar për në Maqedoni. 

Ai tha se kjo iniciativë e kryeparlamentarit Kadri Veseli është shumë e qëlluar dhe do të mbetet gjithmonë në kujtesën e qytetarëve.

Filed Under: Opinion Tagged With: Veseli-Stacioni i Trenit-Prishtine- Muze i debimit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 380
  • 381
  • 382
  • 383
  • 384
  • …
  • 859
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT