• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“DEMOKRATURA SHQIPTARE”-AUTOR EUGJEN MERLIKA, PROMOVOHET ME 27 PRILL NË TIRANË

April 23, 2018 by dgreca

1 DemokraturaNjoftohen të interesuarit se publicisti dhe studiuesi Eugjen Merlika, të Premten, me 27 Prill 2018, në Orën 13.00, do të Promovojë në Hollin e Universitetit Europian të Tiranës, librin më të fundit të tij me titull”Demokratura Shqiptare”-Nën vështrimin e një të mërguari-

Bëhuni pjesë e kësaj veprimtarie promovuese duke u bërë pjesëmarrësnë debatin për një Demokraci të vërtetë shqiptare!

Gazeta DIELLI, Nju Jork

Filed Under: Opinion Tagged With: Demokratura Shqiptare, Eugen Merlika, Promovim ne UET

Nga Ahmet Zogolli te “Zogu I” dhe “Skënderbeu III”

April 22, 2018 by dgreca

2 Fadije toptani

Nga Fotaq Andrea/Strasburg/Nuk kemi ndër mend të bëjmë historikun e formimit të Mbretërisë shqiptare, kur Ahmet Zogu, nga kryetar i Republikës shqiptare u shpall nga parlamenti me dy tituj njëherësh: “Zog I – mbret i shqiptarëve”, por edhe “Skënderbeu III”. Në është folur gjerë e gjatë për arsyen pse ai u shpall mbret i shqiptarëve dhe jo mbret i Shqipërisë, pak është folur për titullin e dytë të tij  “Skënderbeu III”, titull nga i cili ai do hiqte shpejt dorë. E megjithatë, shtypi i huaj i kohës, si vëzhguesi i hollë i gjithë sa ndodhte në fronin dhe frontin shqiptar, nuk do e linte pa e komentuar edhe një ngjarje të tillë .

unnamed

Ne Foto:Mbreti Zog I me perkrenaren e Skenderbeut/1 skenderbeu dhe zoguSigurisht, të shpallurit “Mbret i shqiptarëve” më 1 shtator 1928, kërkonte edhe një ceremoni të veçantë kurorëzimi, kërkonte përgatitje paraprake për bujë e buhi. U parashikua fillimisht, sipas gazetës “Politika” të Beogradit e 15 tetorit, që kurorëzimi të bëhej më 28 nëntor 1928në Krujë, dita dhe vendi simbol i ngritjes së Flamurit të Skënderbeut, si dhe dita e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, festë kombëtare e dyfishtë. Por u shkua edhe më tej: u dërgua në Vjenë që në fillim të shtatorit 1928 (sipas gazetës austriake “Neues Wiener Tagblait”) një delegat shqiptar për t’iu lutur qeverisë austriake t’i huazonte përkrenaren dhe shpatën e Skanderbergut, që ruhen në muzeun e arteve historike, në koleksionin e mrekullueshëm të armaturave dhe armëve të lashta mbledhur nga Habsburgët. “Ahmet Zogu I, vijon gazeta, do të dëshironte të mbante përkrenaren dhe shpatën e heroit të madh kombëtar në ceremoninë e kurorëzimit të tij, që do të mbahet në Krujë, atdheu i Skanderbergut, në muajin prill të ardhshëm [nënvizimi ynë]. Është i gatshëm të japë një sasi shumë të madhe të hollash për të marrë në zotërim këto objekte të çmueshme”.

Sikurse vihet re nga sa citimi i mësipërm, duket qartë se Ahmet Zogu e ka “shtyrë” me katër muaj afatin e kurorëzimit të tij, duke sakrifikuar datën simbol të 28 nëntorit. Me siguri duhet ta ketë kuptuar se realizimi i kërkesës së tij për të huazuar armët e Skënderbeut kërkonte kohë dhe garanci më të mëdha se vetë shuma e parave që do viheshin në dispozicion, garanci ndoshta edhe të karakterit politik, kur afrimi që ai po bënte me Italinë nuk kish si të shihej me sy të mirë nga Vjena zyrtare. Megjithatë, ai këmbëngul në kërkesën e vet. “Domosdo, mbreti i parë i Shqipërisë, shkruan gazeta “Le Gaulois” e 5 shtatorit 1928, duke marrë emrin Scanderberg III, si pasues fiktiv i heroit të famshëm kombëtar shqiptar, mendon t’i shtojë kurorës së tij më shumë ndriçim, më shumë shkëlqim, të paktën për popullin shqiptar, sepse [titulli] Zogu I nuk shpreh asgjë, kurse [titulli] Scanderberg, kjo po, tingëllon fuqishëm, ndrit dhe të kujton bëma luftërash të shkëlqyera, heroizëm të paepur, patriotizëm të lartë…”. Mirëpo, e njëjta gazetë, në të njëjtin artikull me titull “Mbret i shqiptarëve apo mbret i Shqipërisë?”, shkruar nga Robert Chariot, nënvizon gjithashtu: “Pavarësisht se ç’thuhet tani, është pikërisht ky emër [titull] që Zogu donte të merrte apo që populli shqiptar donte t’i jepte mbretit të vet të parë. Më pas, nuk dihet përse, u ndërrua mendje, u tha se pasuesit e drejtpërdrejtë të Skanderbegut ekzistojnë akoma në Itali dhe se vetëm ata kanë të drejtë të mbajnë këtë emër. Dhe për javë të tëra, lajmërohej ngado se Zogu do të merrte emrin e heroit kombëtar shqiptar dhe tërë gazetat folën për këtë, madje botuan edhe episode të gjata mbi jetën e Skanderbegut. Por në fund, nuk njihen arsyet e këtij ndryshimi të menjëhershëm” dhe Zogu hoqi dorë nga titulli “Skënderbeu III”.

Nga sa më lart, del qartë se sapo Zogu u shpall “Skënderbeu III”, menjëherë erdhi edhe reagimi negativ nga dy familjet kastriotase të Napolit, nga vetë pasardhësit e familjes së Gjon Kastrioti Skënderbeu, konkretisht nga markezi i Auletës dhe nga pasardhësit e familjes së Filip Kastrioti Skënderbeut, baronit të Kasteluçios. Të dyja këto familje arbëreshe kastriotase ishin madje të gatshme ta kalonin çështjen në proces gjyqësor dhe të shkaktonin skandal publik. Ndoshta në këtë mes ka luajtur rol edhe Roma zyrtare për të shmangur reagimet e forta në plan ballkanik e europian dhe për të ruajtur njëfarësoj balancat politike, sidomos në drejtim të monarkive të vjetra. Edhe pse gjithçka u bë “në emër të popullit shqiptar”, se ishte dëshira e tij që sovrani të shpallej mbret i shqiptarëve, edhe pse kolonitë shqiptare të Sicilisë, Kalabrisë dhe Zarës e njohën Zogun si monark të shqiptarëve, përsëri titulli i dytë “Skënderbeu III” binte ndesh, mbi të gjitha, me origjinën myslimane të vetë sovranit, ndërkohë që Heroi Kombëtar i Shqipërisë ishte pagëzuar nga papati me titullin “Atlet i Krishtit”. Nga ana tjetër, më 1928, Princ Wied nuk i kishte reshtur përpjekjet dhe rivendikimet e veta për të ruajtur gjer në fund titullin “Mbret i Shqipërisë”, madje i kishte shtuar ato, ndërkohë që çdo ndryshim regjimi në vend kërkonte edhe respektimin e formave diplomatike ndërkombëtare, sidomos për vënie kurore mbi krye. Më tej akoma, Rexhep Shala, ish ministri i brendshëm i qeverisë noliste, që drejtonte në atë kohë partinë e tij republikane, i kishte drejtuar Shoqërisë së Kombeve një protestë të fortë, ku vinte në dukje se “ndryshimi i regjimit në Shqipëri ishte fyerje jo vetëm për popullin shqiptar, por edhe për gjithë popujt ballkanikë”.

Pra, në rrethanat politike të krijuara, duheshin ulur tensionet, duhej hequr dorë të paktën nga titulli “Skënderbeu III”. Për më tepër që kronisti dhe analisti i njohur ndërkombëtar René Pinon, me artikujt e tij “bombë”, shpallte hapur se “… Ahmed Zogu ishte prej vitesh një diktator, pak a shumë i plotfuqishëm, dhe se Zogu I nuk kishte as më shumë e as më pak pushtete… Por, theksonte ai, ç’ka Europa i kërkon mbretit të ri është pikërisht të organizojë vendin e tij dhe të mbetet paqësor”.

Më 8 shtator 1928, në artikullin e botuar në organin republikan “L’Ouest-Eclair”,  Pinon e bënte të qartë për opinionin francez dhe ndërkombëtar “karakterin e vartësisë ku ndodhej Zogu I në drejtim të Italisë fashiste”: Ai nuk është veçse një “sovran i marrë nën mbrojtje” dhe që “vetëm falë kësaj mbrojtjeje, ai është sovran. U bë i tillë – vijon Pinon -, thjesht me mbështetjen dhe paranë e italianëve… u vu pra në shërbim të Italisë. Le t’i quajmë gjërat me emrin e tyre : ai u shit tek qeveria e Romës dhe e mbështeti pasurinë personale në marrëveshjen me Italinë…! ” (sic!)

Dhjetë vjet më vonë, pushtimi tragjik i Shqipërisë nga Italia fashiste dhe vetë fati i Zogu I do të vërtetonin fjalët e historianit frëng Pinon.

Një tjetër analist francez, Louis de Saint Victor de Saint Blancard, i njohur me pseudonimin Saint-Brice, vinte në atë kohë në dukje në revistën politike e letrare “Correspondance d’Orient” të shtatorit 1928, përgatitjet e mëdha që ishin bërë në Shqipëri për shpalljen e Zogut I, mbret i shqiptarëve. “Pa dyshim, theksonte ky gazetar, duke u shpallur mbret, Ahmet Zogu ndjek sidomos impulsin e ambicies së vet personale. Salla e fronit është gati që prej një viti. Një punë propagandistike është bërë pranë fiseve shqiptare… Italianët, sigurisht, i linin gjërat të rridhnin vetë. U lidhën me Ahmet Zogun dhe një nga klauzolat e paktit të Tiranës parashikon pikërisht ruajtjen e pushtetit të tij… Italianët nuk mund të dëshironin më tepër se një diktator të devotshëm për ta, të ndërgjegjshëm për domosdoshmërinë e ndihmave të tyre”. Sepse “Në fund të fundit, një diktator duhej të kënaqej me para, armë, mbështetje ekonomike dhe ushtarake”.

Po ky autor, në artikullin “Fillimet e mbretërimit të Zogut I”, në të njëjtën revistë “Correspondance d’Orient” të tetorit 1928, citonte një deklaratë të Zogut në “Daily Express” lidhur me mënyrën se si ky e konceptonte regjimin e ri: “Rezultati i parë i vendosjes së monarkisë do të jetë të çlirohet vendi im nga luftërat partiake… Mbreti do të jetë mbi partitë. Do t’i shërbejë vetëm kombit. Ministritë, ushtria dhe xhandarmëria do të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë me monarkun, pa kaluar në ndërmjetës”.

Sigurisht, marrja e tërë pushteteve në një dorë do të haste në kundërshtimin e forcave politike shqiptare të majta, dhe shumë shpejt Fan Noli do të organizonte opozitën për të protestuar me forcë, duke krijuar madje edhe një komitet të emancipimit kombëtar që do t’i drejtonte Gjenevës një manifest “të fuqishëm”, por që do binte në vesh të shurdhët, kur njëra pas tjetrës Fuqitë perëndimore (të parat Shtetet e Bashkuara të Amerikës) do të njihnin monarkinë e re shqiptare. Në Europë e në botë, në mbarim të viteve 20 dëshirohej e kërkohej njëfarë statu quo-je dhe qetësie e përkohshme, si koha e bukur para furtunës së Luftës së dytë botërore. Ishin vitet 20-30 të depresionit të madh, të cilësuara “Années folles” (vitet e marrëzishme) kur harrohej frika dhe tallandia mes valseve të Shtrausit.

Më në fund, në po atë periudhë, shtator 1928, një tjetër autor, këtë radhë vetë drejtori i revistës “La Revue Diplomatique”, Jules Meulemans, duke paraqitur një jetëshkrim të shpejtë të “Madhërisë së Tij Zogu I-rë – mbret i shqiptarëve”, nuk mungon të bëjë lavde e të nxjerrë në pah mbi të gjitha cilësitë e veçanta të mbretit të ri, “i pajisur, si thotë ai, me zgjuarsi të fuqishme, mendje kureshtare, kulturë të gjerë, i prirë drejt ideve të reja dhe qytetërimit perëndimor”, kur që herët, luftërat ballkanike kishin ndezur tek ai “dëshirën e zjarrtë për t’iu përkushtuar kauzës së shenjtë të pavarësisë së atdheut”. Po ashtu, vijon gazetari frëng, “karakteri i tij energjik dhe njohja e thellë e psikologjisë së bashkëqytetarëve të vet, aftësitë e shquara si administrator e reformator do t’i mundësonin [mbretit Zog] të luante që herët një rol të dorës së parë në situatat e vështira që po kalonte atdheu i tij”. Dhe, si shembull në këtë drejtim, kronisti francez i njeh Zogut rol parësor në Kongresin e Lushnjës, kur “nga mendimet dhe diskutimet e tij do të dilte, thotë ai, statuti që, duke i siguruar Shqipërisë një qeveri të rregullt, do bënte të mundur që ajo të çlirohej nga pushtimi i huaj.”

I entuziazmuar pas figurës së Mbretit Zog, Meulemans rendit kështu arritjet e Shqipërisë në hapat e saj të para të forcimit shtetëror, kur “energjia e tij [e Zogut] bën mrekulli dhe [kur] brenda dy vjetëve ai vendos rendin në atdheun e vet… krijon rrugë, ushtri dhe marinë, administratë, shkolla dhe bankën kombëtare”. Autori citon Zogun, në besimin dhe këmbënguljen e tij se “vendi shumë shpejt do njohë begati…, se Shqipëria është vërtet shtet i ri, por komb shumë i lashtë… dhe se “vendit i nevojitet një kulturë moderne, me rini të kulturuar e të guximshme, me klasë udhëheqëse që t’i sigurojë kombit fate të shkëlqyera” (nënvizimi ynë).

Dhe ja ku pas gati një shekulli të shkuar, qëkurse Zogu parashtronte këtë platformë politike me rastin e shpalljes së tij “Mbret i shqiptarëve”, Shqipëria vazhdon sot e kësaj dite të përballet me sfidën e saj të gjatë për më shumë kulturë e emancipim shoqëror të nivelit europian, e sidomos për një klasë politike drejtuese të ndërgjegjshme për misionin e saj në ndërtimin e shtetit ligjor dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.Që Zogu u shpall nga parlamenti “Mbret i shqiptarëve”, domethënë i krejt kombit shqiptar në kufijtë etnikë, kjo nuk përbën risi, në një kohë kur ushqehej ethshëm ideja e nacionalizmave dhe kur shqiptarëve u ishin bërë padrejtësi të mëdha historike me Kongresin e Berlinit dhe Konferencën e Ambasadorëve. Që më 1863, princi i ri danez Georges, që u zgjodh mbret  i Greqisë në vend të mbretit Othon të rënë nga froni, e shpalli veten “Mbret i Helenëve”, që nënkuptonte edhe vetë përfshirjen e Kostandinopojës “nën suazën e tij” me mbi një milion grekë që jetonin në vetë Stambollin e sulltanit, i cili u detyrua në atë kohë të protestonte ashpër në kancelaritë europiane.

Më në fund, çka i bënte interesant titujt “Zogu I-rë mbret i shqiptarëve” dhe “Skënderbeu III” ishte shpallja njëkohësisht e nënës së tij Sadije Toptanit “Nëna Mbretëreshë”. Lartohej kështu familja fisnike shqiptare “Toptani”, për të cilën konsulli i Francës në Shkodër Jules Alexandre Emile Degrand thotë në librin e tij “Kujtime nga Shqipëria e Epërme” (1902) se pinjollët e kësaj familjeje shprehen që janë pasardhës nga familjes e lashtë Topia dhe tregon me këtë rast edhe rrëfenjën e bukur të Ali Topiaj-Toptanit për themelimin e Tiranës.Para disa kohësh na ka rënë në dorë një fotografi e Sadije Toptanit e vitit 1896. Me bukuri të veçantë shfaqet sa grua e re fisnike, aq edhe nënë e re, kur dihet viti i lindjes së Zogut 1895. Fotografia është bërë me sa duket në Itali dhe bien në sy po ato flokë  plot hijeshi gjithë onde që karakterizonin edhe princeshat shqiptare, motra të Zogut. Po e botojmë për herë të parë në shtypin shqiptar këtë foto të panjohur.Ilustrimet e tjera janë nxjerrë nga Album-Antologjia enciklopedike “F. Andrea, Skënderbeu – Heroi Kombëtar shqiptar” (Zenit, 2017),  ku Zogu vërehet në krahun e majtë të Heroit kombëtar, ose pasandaj duke mbajtur mbi krye përkrenaren e Skënderbeut, e cila do të zbukuronte edhe stemën e Mbretërisë shqiptare.1 Fadije toptani

Post Scriptum

Nuk e kemi zënë në gojë qëllimisht Skënderbeun II, sepse nuk përbën objektin e studimit tonë. Skënderbeu II apo Skënderbeu i Ri, apo edhe Gjergj Gjon Scannalibech ekziston mirë e bukur historikisht, është një figurë mjaft interesante dhe enigmatike, konkretisht është nipi i vetë Skënderbeut apo djali i madh i Gjonit. Studiuesi pasionant Ylli Polovina dhe autori i këtyre radhëve disa herë e kanë trajtuar figurën e tij historike.

Filed Under: Opinion Tagged With: dhe “Skënderbeu III”, Fotaq Andrea, Nga Ahmet Zogolli te “Zogu I”

Ish President Bujar Nishani, Leter Ngushellimi Familjes Karagjozi

April 21, 2018 by dgreca

Ish presidenti i Republikes se Shqiperse per vitet 2012-2017, z. Bujar Nishani i ka derguar me 15 prill nje  leter ngushellimi families Karagjozi, ku ish kreu i shtetit shpreh ngushellimet me te thella.Ja teksti i plote:

page1image1775616

page2image1779200

Dear Family Members,
Dear Mrs. Rozi,
Dear Angel, Zybdi, Shpetim,

…

Filed Under: Opinion Tagged With: Ish Presidenti Nishani, ngushellon familjen Karagjozi

SOT- DEBAT NE VATER: DEMOKRACIA NUK PRET

April 16, 2018 by dgreca

2 ElezBiberaj

TE PRANISHEM DR. ELEZ BIBERAJ DHE GAZETARI FRANK SHKRELI, AUTOR I LIBRIT”DEMOKRACIA NUK PRET”-/

1 ok Frank shkreli

Njoftohet komuniteti Shqiptar se të Shtunën, dt. 21 Prill 2018, Ora 11.00, në selinë e Vatrës, organizohet bashkëbisedimi “DEMOKRACIA NUK PRET”. I pranishëm autori i librit “DEMOKRACIA NUK PRET” , ish drejtori i Divizionit të Euro-Azisë në “Zërin e Amerikës”, z. Frank SHKRELI, folës: Drejtor aktual i Divizionit të Euro-Azisë të Zërit të Amerikës Dr. Elez Biberaj, Ish gazetari  i Zërit të Amerikës  Idriz Lamaj.  Seanca drejtohet nga Kryetari i Organizatës Pan-Shqiptare Vatra, z. Dritan Mishto dhe nga Kryeredaktroi i gazetës Dielli, z. Dalip Greca.

Përshëndetje të veçanta me këtë rast nga Prof. Sami Repishti, Profesor Nick Pano, Profesor Thanas Gjika dhe Akademik Jusuf Buxhovi, ndër të tjerë.  Pritet të marrë pjesë edhe Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Dr. Halim Kosova.

Nuk është thjesht një promovim, por një bashkëbisedim për fatet e Demokracisë Shqiptare dhe kontributin e Diaspores.  Bëhuni pjesë e debatit duke ardhur në këtë veprimtari të veçantë.  E para e këtij lloji.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Demo0kracia nuk pret, Dr. Elez Biberaj, Frank shkreli

SHQIPTARЁT DHE TAKSAT

April 13, 2018 by dgreca

“Tё rёgjohen taksat nё tё drejtёn e nё tё arsyeshmen”- NICCOLÓ  MACCHIAVELLI (1469 – 1527), shtetist italian/

1-eugjen-merlika

NGA EUGJEN MERLIKA/Mё 27 mars vajza ime, Elena, qё punon nё njё agjensi amerikane tё Sigurimit tё bankave nё Milano, mё dёrgoi linkun e portalit “Exit”, nё tё cilin kishte njё shkrim tё shkurtёr me titull : “Tarifa pёr rrugёn e Kombit, mё e larta nё Evropё”. Sipёr linkut ishte komenti i vёllait tё saj, qё punon nё njё agjensi tё Komisionit evropian nё Barcelonё : “grabitje me armё nё dorё”. Ndodh herё pas here qё komunikimi familjar pёr ngjarje a shkrime qё na bёjnё pёrshtypje nё gazetat e ndryshme, kryesisht italiane, bёhet nёpёrmjet postёs elektronike, qё asgjёson hapёsirat qё na ndajnё.

Po e nis kёtё shkrim me njё episod familjar qё nuk i intereson askujt, por pёr tё dhёnё pёrshtypjen qё ky lajm shkaktoi tek bijtё e mij, tё cilёt janё t’integruar plotёsisht nё jetёn evropiane, kanё vite qё punojnё mbas mbarimit tё studimeve, por qё nuk e kanё humbur interesin edhe pёr Vendin e tyre tё lindjes. Gjykimi tepёr kritik e negativ i djalit, Besandrit, qё punon nё sektorin financiar tё agjensisё sё Barcelonёs, mё bёri tё thellohem nё pёrsiatjen time rreth dukurisё qё, nё kёto ditё fillimi pranvere, pushtoi gjithё jetёn politike e shoqёrore tё Shqipёrisё.

A ishte me tё vёrtetё “njё grabitje me armё nё dorё” vendimi i Qeverisё pёr tё zbatuar nё rrugёn e kombit, njё hapёsirё qё nuk arrin as njёqind kilometrat, njё taksё prej 5 euro pёr çdo udhёtim? A e kishte peshuar mirё Qeveria vendimin e pasojat e tij tё mundёshme? A ishte ai vendim frut i njё shqyrtimi t’imtё e me dorё nё zemёr i mundёsive financiare tё banorёve t’atyre anёve tё cilёt, pёr njёmijё arsye, nuk kanё asnjё mundёsi tjetёr veçse tё kalojnё nё tё, apo llogari burokratike e ndonjё zyre konsulence tё huaj?

Protesta e organizuar nga banorёt e zonёs verilindore tё Shqipёrisё, sё cilёs i u bashkuan edhe mjaft qytetarё kosovarё, pёrfundoi me skena tё shёmtuara e tё panevojshme dhune e kundёrdhune. Mё vonё, nё orёt e para tё ditёs sё nesёrme,kur njerёzit flinin, organet e rendit me urdhёr tё prokurorsё hynё nёpёr shtёpitё e demonstruesve, duke arrestuar 23 prej tyre. A nuk mund tё kurseheshin ato skena llahtarije pёr fёmijёt dhe gratё e t’arrestuarve, duke i u komunikuar tё nesёrmen vendimin e arrestit shtёpiak e gjykimin nё gjёndje tё lirё?. Ata njerёz qё kanё kryer vandalizma duhet tё pёrgjigjen para gjyqit, por nuk mё duket se pёrbёjnё njё rrezikshmёri tё lartё shoqёrore apo tё zhdukin provat, pёr t’u arrestuar mbas disa orёsh. Por pёrse fillimi i zbatimit tё taksёs sё re shkatoi gjithё atё pёshtjellim kombёtar? A mund tё ishte shmangur njё provё e tillё force ndёrmjet popullit dhe pёrfaqёsuesve tё Shtetit?

Duke bёrё krahasime me tё njёjtёn dukuri nё Vendet e tjera pёrqark nesh, objektivisht dilet nё pёrfundimin se tarifa e vendosur nё rrugёn e kombit ёshtё tepёr e lartё dhe, nё krahasim me mundёsitё financiare tё shumicёs dёrmuese tё automobilistёve qё do tё kalojnё nё tё, krejtёsisht e papёrballueshme. Duke marrё njё shembull nga Vendi fqinj i jugut, Greqia, e cila ka njё standard jetese mё tё lartё se i yni, tarifa e autostradёs Kapёshticё – Selanik, gjithsej 231 km., ёshtё 5,7 euro. Po tё respektohej ai çmin nё rrugёn e kombit, do tё kishim vlerёn 2,5 euro, pra gjysmёn e vlerёs. Po tё hidhemi nё Itali, njё nga shtatё Vendet mё tё industrializuara tё botёs, shohim tarifa tё ndryshme. Autostrada A1, nё pjesёn e saj qёndёr-veriore Milano – Romё prej 630 km., kёrkon njё pagesё prej 40 euro, qё do tё thotё 6,3 euro pёr 100km. Ёshtё njё nga tarifat mё tё larta, por me kushte udhёtimi shumё tё mira. Por ka dhe autostrada si Salerno – Reggio Calabria, zonё e jugut mё tё prapambetur, rreth 500 km., nё tё cilёn ende nuk paguhet taksё. Njё tjetёr autostradё Milano – Bergamo, rreth 60 km., ka njё tarifё prej 3,6 euro. Pa u thelluar mё nё hulumtime tё kёtilla, mendoj se pёrfundimi i arritur pёr tarifёn pesё euro ёshtё jashtё çdo lloj logjike ekonomike.

Qeveria Rama sot pohon se Qeveria Berisha kishte vendosur njё tarifё prej 6,7 eurosh pёr rrugёn e kombit. Nuk e di sa ёshtё e vёrtetё kjo shifёr, mbasi tani Basha kёrkon heqjen e plotё tё saj, por tё bёhet levё mbi atё shifёr, pёr t’a quajtur sukses atё 5 euro, ёshtё me tё vёrtetё e dhimbёshme. Akoma mё i dhimshёm ёshtё konstatimi i papёrgjegjshmёrisё dhe paaftёsisё sё atyre qё drejtojnё tё pёrdorin arsyen. E kuptoj se ministri i Ekonomisё, qё ka studjuar pёr gjuhё tё huaja, nuk mund tё ketё njohuri tё thella nё fushёn qё drejton, por ministrat e kryeminstri kanё kёshilltarёt qё janё tё profilit teknik e duhet tё dijnё t’u shtjellojnё atyre problematikat e ndryshme.

Sot nuk jemi nё kohёn, kur ish kryeministri shqiptar shpallte me krenari :”Ne vemё njё hu, i themi tё na e bёjё punёn dhe ai na e bёn”. Ka kaluar gjysmё shekulli nga ajo kohё e Shqipёria, fatmirёsisht, ka plot njerёz tё rinj me diploma universitetesh tё njohura tё botёs qё mund t’i shёrbejnё. Apo ndoshta qeveritarёt tanё nuk kanё nevojё pёr kёshilla sepse janё tё gjithёdijshёm?

Arsyet mbeten tё panjohura, por fakti ёshtё se me atё taksё e me ato nё pёrgjithёsi, ёshtё krijuar njё katrahurё qё nuk dihet se çfarё pёrfundimi mund tё ketё, aq mё tepёr qё ekziston njё Opozitё, qё i shfrytёzon tё gjitha kёto tё meta e dobёsi, pёr tё fituar kapitalin e saj politik, siç ёshtё edhe e natyrshme. Kryeministri bёri mirё qё kёrkoi zyrtarisht falje banorёve tё zonave veri-lindore dhe e pezulloi pagesёn pёrkohёsisht. Por ministri Ahmetaj ritheksoi se taksa e rrugёs nuk ndryshon, por do tё shihet problemi i banorёve tё zonёs sё Kukёsit. Mёndja e do qё nё kёtё rishikim tё bёjnё pjesё edhe banorёt e zonave tё tjera tё Veriut, tё cilёve u duhet t’udhёtojnё n’atё rrugё. Besoj se skenat e tre marsit janё tё mjaftueshme pёr tё parё me sy objektiv e jo burokratik zgjidhjen e dёshiruar tё problemit nga tё gjithё. Por vetёm kjo nuk mjafton, duhet njё shqyrtim me thikё kirurgu e kёsaj gjendjeje, e politikёs ekonomike nё veçanti, e pёrqёndruar mё shumё nё sistemin e taksimit.

Ky i fundit ёshtё njё nga problemet mё tё lashta tё shoqёrisё njerёzore, sepse çdo bashkёsi e organizuar njerёzish ka nevojё pёr fonde tё pёrbashkёta, qё plotёsohen nёpёrmjet taksave, tё cilat janё ndihmesat vetiake tё secilit pёr çёshtjen e pёrbashkёt. Ai nuk mund tё kopjohet tёrёsisht nga shtete tё tjerё, qofshin kёta edhe tё suksesёshёm nё botёn e sotme. Vetё Evropa, qё synon tё shkojё drejt njё bashkimi, edhe mbas dhjetёvjeçarёsh bashkёpunimi e bashkёrendimi tё politikave ekonomike, nuk ka arritur tё ketё njё unjisim taksash. Ne, shqiptarёt, si pasojё e mungesёs sё shtetit tё pёrqёndruar nё historinё tonё, kemi patur gjithёnjё kundёrshti edhe ndaj tё huajve qё na administronin, si romakёt, bizantinёt apo turqit. Mjafton tё kujtojmё kryengritjet e kohёs sё Tanzimatit, qё bёheshin pёr tё kundёrshtuar reformёn fiskale tё perandorisё otomane.

Pa u thelluar mё shumё nё vёshtrimn historik tё lashtё, nё gjysmё shekullin komunist ne fituam nё dy breza njerёzorё edukatёn e mos njohjes sё taksave. Nё vitet e para tё regjimit, mbasi shqiptarёve tё pasur e tё mesёm  i u grabit çdo pasuri nga Shteti, mbasi puna vetiake erdhi duke u pakёsuar deri nё zhdukjen e plotё, ne mbetёm me vёshtrimin nga ai, i cili ishte zoti i plotfuqishёm nё tё mirё e nё tё keqe. Deri sa vazhdoi kjo periudhё e parё e regjimit taksat e trashёguara nga periudha e Mbretёrisё, vazhduan tё paguheshin , duke patur njё karakter tё spikatur klasor. Mё pas ato u hoqёn e kjo vlente pёr opinionin e jashtёm ku lёvdoheshim pёr njё “shoqёri pa taksa”, ndёrsa brёnda i shёrbente thjeshtimit tё aparatit burokratik tё panevojshёm, mbasi tashmё Shteti vendosi njё sistem qё bazohej mbi kontrollin e t’ardhurave nёpёrmjet mёditjeve qё pёrcakoheshin nga vetё ai simbas kategorive tё punёve. Duke kontrolluar pagat nuk kishte mё nevojё tё kёrkoheshin taksat. Kjo mendёsi, qё vazhdoi me dhjetёvjeçarё, nguliti nё psikologjinё tonё idenё se fjala “taksё” duhej zhdukur nga fjalori. Me kёtё bagazh psikologjik e mendor ne hymё nё dhjetёvjeçarin e fundit tё shekullit tё shkuar, kur gjithshka ndryshoi e ajo fjalё filloi tё kёrkojё tё drejtёn e qytetarisё edhe nё shoqёrinё shqiptare.

Sot ajo ёshtё bёrё sinonim i sё keqes nё Shqipёri, e jo vetёm. Problemi ёshtё tepёr i ndёrlikuar dhe duhet njё politikё e zgjuar dhe largpamёse pёr t’a pёrballuar. Pёrvoja e shteteve tё tjerё dhe porositё e organizmave ekonomike ndёrkombёtare kanё njё peshё tё madhe nё politikёn ekonomike tё Shtetit tonё, pёr mё tepёr qё ne synojmё t’i bashkohemi Vёndeve tё Bashkёsisё evropiane. Por zbatimi shabllon i kёtyre porosive, pa i kaluar nё filtrin e mundёsive reale tё qytetarёve tanё, do tё çonte nё njё gjёndje pasigurie tё brёndёshme, si pasojё e njё varfёrimi skajor tё popullsisё. Prandaj, nё kёtё drejtim, çdo rekomandim, nё ujdi me pёrvojat e tjera tё Evropёs e botёs, duhet marrё me rezervё, madje i duhet pёrshtatur tё dhёnave reale tё tё ardhurave tё popullsisё shqiptare. Me qё kёto t’ardhura vazhdojnё tё jenё ndёr mё t’ultat n’Evropё, nuk mund tё zbatohen mbi to taksa me tё njёjtat shifra e pёrqindje qё zbatohen nё Vendet me t’ardhura shumё mё tё larta. Kёshtu p.sh. TVSh nё 20 %, njёsoj me Vende si Gjermania, Italia, Franca etj. mbi produktet e konsumit tё gjёrё, mё duket njё anakronizёm, pёr tё mos thёnё njё marrёzi.

Si pasojё e njё politike dritёshkurtёr ekonomike, Shqipёria ёshtё kthyer nё njё Vend konsumator, shumё mё tepёr se sa prodhues. Po t’i shtojmё çmimeve tё tregut tё jashtёm qё  eksporton nё Shqipёri mallrat e tij me shumicё, njё TVSH 20%, do tё thotё tё shesim ato me çmime mё tё larta se sa shiten nё Vendet prodhuese. Kjo, pёrballё t’ardhurash qё janё, pёr ata qё punojnё, sё paku katёr herё mё tё ulta e pёr ata qё janё nё pension, e janё shumica, edhe gjashtё herё mё tё ulёta. Nuk ka asnjё arsye, as shumica nё Kuvend, as integrimi n’Evropё, as kёshillat e ekspertёve tё huaj qё tё detyrojnё vendime tё kёtilla, tё cilёt venё nё gjunjё pjesёn e stёrmadhe tё popullsisё. Kurse nga ana tjetёr, pёr njё vendim, sa tё paarsyeshёm po aq edhe imoral, pёrjashtohen nga taksat pёr dhjetё vjet pronarёt e hoteleve me shumё yje nё bregdet!!!

Ka njё parim tё shёnjtё tё lёnё nga tё parёt tanё : “shtriji kёmbёt sa ke jorganin”. Me fjalё tё tjera harxho aq sa fiton. Shteti ka nevojё pёr nikoqirllёk e jo pёr hovarda e duhet t’udhёhiqet nga parimi se kush ka mё shumё duhet tё paguajё mё shumё. Ky ёshtё njё ligj moral sё pari, por dhe ekonomik e, nё kёtё drejtim, strategjia e Opozitёs pёr taksёn e sheshtё 9% ёshtё vetёm njё demagogji zgjedhore e, po tё vihet nё zbatim, mund tё rrezikojё falimentimin e plotё tё Vendit. Nёse, pёr mendimin tim modest, kriteri i taksimit tё tё ardhurave ёshtё i drejtё pёr kushtet e Shqipёrisё, taksat e tёrthorta kanё nevojё pёr njё rishikim rrёnjёsor, pёrfshirё kёtu TVSH apo taksat pёr rrugёt qё, simbas kryeministrit, do tё shtrihen nё tё gjithё Vendin.

Besoj se asnjё shqiptar nuk do tё kundёrshtonte njё sistem taksash qё do t’ishte i arёsyeshёm e i pёrballueshёm. Krahas kёsaj duhet tё shkojё hetimi i pasurive qё janё vёnё nёpёrmjet veprimeve tё paligjёshme. Si ka mundёsi tё jenё krijuar pasuri nё Shqipёri me milionё euro e dhjetra apo qindra tё tillё, qё investohen nё objektet faraonike tё Tiranёs? Njё Shtet qё nuk ёshtё nё gjёndje tё zbulojё e tё marrё masat pёrkatёse pёr kёta kategori qytetarёsh, nuk ka tё drejtё as morale as ligjore tё kёrkojё shlyerjen e detyrimeve krejtёsisht tё papёrballueshme nga shumica e popullsisё.

Ndёrmjet shtetit pa taksa, siç mund tё bёjё demagogji ndonjeri dhe Shtetit me taksa tё shpёrpjestuara me mundёsitё, siç mёtojnё ata qё qeverisin, duhet gjetur rruga e mesme, ajo e taksave t’arsyeshme. Taksat e arsyeshme janё ato qё, tё bazuara nё kritere tё drejta, mbajnё parasysh gjithmonё mundёsitё reale tё taksapaguesve e nё raste shtrёngesash ekonomike veprojnё nё drejtim tё pakёsimit tё shpenzimeve e jo tё shtimit artificial tё tё ardhurave, nёpёrmjet vendimesh arbitrare dhe imorale qё rrezikojnё tё kalojnё nё gjёndje urie kronike shtresa tё tёra tё popullsisё. Ky ёshtё njё problem i madh, me tё cilin pёrballemi nё nivel politik e shoqёror e njё papёrgjegjshmёri apo arrogancё vetёkёnaqёsie, mund tё na çojё nё pasoja dramatike.

E keqja shtohet, sepse nё nivelin e pёrgjithshёm politik nuk mendohet se si tё gjindet rruga pёr tё pajtuar shumё kёrkesa, si tё Shtetit ashtu edhe tё qytetarёve, por shfrytёzohen mangёsitё e gabimet pёr tё zhvilluar luftёn politike qё, nё fund tё fundit, nuk ёshtё tjetёr veçse pёrpjekje pёr tё zaptuar kolltuqet e Shtetit, e pёr tё pёrfituar nga dobitё e shumta e tё mёdha q6 sigurojnё ata kolltuqe.

 

Prill 2018

Filed Under: Opinion Tagged With: DHE TAKSAT, Eugjen Merlika, SHQIPTARЁT

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 433
  • 434
  • 435
  • 436
  • 437
  • …
  • 860
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PLUHUR VEZULLUES YJESH NGA LASGUSHI IM
  • BASHKËBISEDIM KULTUROR – Kristo Floqi dhe Komedia Shqiptare
  • MESAZHE TË BUKURA NJERËZORE
  • Kushtrim Shyti, djali i mësuesit, poetit dhe dëshmorit të UÇK-së, Mustafë Shyti, vizitoi Vatrën
  • KOSOVO CINEMA IN NEW YORK CITY: DOUBLE BILL WILL SCREEN IN MANHATTAN AND BRONX FOR BRONX WORLD FILM’S 15th ANNIVERSARY
  • NUK MUND TË ANASHKALOHET ROLI I ERNEST KOLIQIT NË FORMIMIN E MARTIN CAMAJT
  • MALI I ZI, VENDI KU KSENOFOBIA NDAJ SHQIPTARËVE ËSHTË NË RRITJE E SIPËR
  • “Kosova Lindore, dje, sot dhe sfidat e së ardhmes”
  • TIDENS TEGN (1929) / LETRA E EVELYN STIBOLT, MËSUESES NORVEGJEZE TË KUZHINËS SHKOLLORE : “EKSPERIENCA IME NË SHKOLLËN PËR VASHA NË KORÇË…”
  • FOTO – STUDIO VENETIKU dhe fotografja e parë shqiptare që vdiq në burgjet e diktaturës
  • KLINIKA E POEZISË, VISARI NË UNIVERSITETIN ILLINOIS, SHBA…
  • Dialogu dhe politika e jashtme e Kosovës, katër vitet vendimtare për shtetin
  • KRISHTLINDJET…
  • Enedio Metushi: “Për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës sonë shqiptare”
  • Shoqata “Rrënjët Shqiptare” festuan festat e fundvitit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT