• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një vështrim përciptas dhe a po shiten e blihen vota në Shqipëri

June 24, 2017 by dgreca

NGA ILIR LEVONJA/

1)Janë plot mbi dy million shqiptarë që priten të votojnë. Nëse kjo shifër kap gjasat e një përqindje të konsiderueshme në pjesëmarrje. Shanset i ka opozita. Gjithmonë kur pjesëmarrja është e lart, opozita fiton. Kjo ndodhi edhe zgjedhjet e kaluara kur i fitoi opozita e atëhershme me në krye Edi Ramën. Por nëse përqindja e pjesëmarrjes do jetë e ulët, i vetmi shanc për fitore qëndron tek pozita aktuale. Ose jo një rezultat uauuu midis PS-së dhe PD-së. Pa injoruar aspak LSI-në. Eshtë një garë kokë më kokë mes të majtëve. Por edhe një shanc i madh për të shitur a blerë vota. Një mundësi e artë për kontestime. Vonesat në rezultate, tashmë histori normale në traditën tone zgjedhore.Pra pjesëmarrja e ulët i ka të gjitha brenda. Përveçe vullnetin real të një vote nasash. Dhe kjo do e mbaj vendin akoma në një stanjacion reformash e zhvillimi.Ndaj shqiptarët duhet ta eleminojnë sa më shumë indiferencën. Dhe mos pjesëmarrjen në votime. Eshtë në denim e tyre.

2) Të bëhesh deputet në Shqipëri, duhen nga 9 mijë vota deri në 14 mijë. Kjo varet nga qarku në raport me popullatën. Ndaj listat e partive dominohen nga emra me aktivitet tregtar a prodhues. Pak ka aspirantë nga shkencat e politikës. Fare pak. Dhe për një vend me histori të re në ekonominë e tregut. Kjo është një situate që nuk i shkon për shtat pritshmërisë. Kësiosj fushatat e tyre kanë qënë të përqëndruara në buxhetin personal. Si një meritë a kusht kyç për të qënë në radhët e para të subjektit. Por edhe një mundësi e artë për të blerë vota. Dhe për t’i detyruar njerëzit të mos votojnë sipas dëshirës, vullnetit. Por të kushtëzuar nga nderet e tipit bëje për mua. Ma ke…, ose ta kam borxh. Kjo në Shqipëri konsiderohet normale. Kështu që, gjithkush vazhdon me atë menefregizmin se, hë mo se vote është. Votohet një here në aq e kaq vjet. Pa e kuptuar asnjëherë se ajo vote, sado periferike, sado e vetme, balancon termat në ndarjen e pushtetit. Dhe si e papërgjegjshme është një indeks i artë i kapjes së pushtetit. I marrjes peng. Dhe një vetburgosje me budallallepsje qejfliu se i bëri një nder iks-it apo ypsilonit.

Eshtë një dënim katastrofik i ardhmërisë së fëmijëve. Për shkak të ndërtimit me inat të një shoqërie pa shance të barabarta. Kësisoj përqindjet e ikjes nga vendi, të fëmijëve tuaj do vazhdojnë të ngrihen me suskses të plot. Kjo fal mendësisë fshatarake, bëje për mua.

3) Çfarë ishte fushata e radhës. Krejt e kundërta e fushatave paralele në vendet me ekonomi të zhvilluar. Duke filluar që nga kryeministri dhe rilindja socialiste. E gjitha një zhurmë e tipit të propogandës. Kam bërë, bëra, do të bëj. Dhe krahas kohëve të foljeve, bërë, bëra, bëj… një suferinë sharjesh e nxjerrjesh të palarash për ish aletin e tij. Atë që ia bëri dhuratë vendit dhe qytetarëve si për president. Se sa garant për kushtetutën e vendit, do jetë tashmë një person politik I tillë. Këtë e di vetëm Edi Rama. Dhe nuk e di se si po e kapërdijnë shqiptarët njeriun sharm dhe përfaqësues të tyre në rrang kombëtar e botëror.

Ashtu si shumë traditas të tjerë, të stanjacionit… edhe ky u mor me paraardhësin duke zeruar gjithçka.

Ndërkohë solli dhë risi regresive, si pjesëmarrja e hapur në fushatë e një kryetari bashkije. I cili përmes spoteve televizive, u tregonte shqiptarëve se ndryshimet e kryeqytetit i dedikohen donacioneve nga kryeministri. Kjo është absurde dhe ndodh vetëm në Shqipëri. Dhe nuk e di se si ndihen të qetë qytetarët e Tiranës, karshi taksave dhe të tjera detyrime që ia paguajnë një për një Bashkisë së tyre.

Në këtë hulli qëndroi edhe partia simotër dhe qeverisëse e LSI. Madje lufta më e ashpër është kjo mes vedit. Mes tyre…

E gjitha një vullkan ethesh e përbuzjesh karshi njëri-tjetrit.

Se sa të vërteta janë, mos hezitoni ta besoni. I dine mire, pasi I kanë bërë. Ose ato që ia ngjeshin njëri-tjetrit, janë të vërteta pasi janë në genin e tyre.

Fushatës i mungoj gjëja më kryesore. Programi me libër në dorë. Këtë e pati vetëm Lulzim Basha. Por në ethet e sharjeve dukej dorë e dytë. Aq më tepër me kundërvëniet brenda sojit të djathtë. Megjithatë, ishte i vetmi, pavarsisht listave, i vetmi ai që foli me një program libër. I vetmi që stononte në zellin e sharjeve. Dhe gërrej për shifrat. I vetmi pasi shqiptarët e duan ndryshe fushatën. Ashtu si e bëri Rama me Metën. Me libër shtëpie, jo me libër ekonomie tregu.

Fushatës i mungoi debati real. Ai që në botë realizohet midis profesorëve të universiteteve dhe subjekteve politikë. Drejtuesëve. Ekipeve …Çfarë ata sjellin. Në vend të panelit nga universitetet e vendit. Ishte ai paneli më i mërzitshmi, më i neveritshmi i të gjitha kohërave në Shqipëri. I gazetarëve grupazh që bëjnë pyetje nga një javë të gjatë dhe e vdesin qysh në krye vlerën e debatit real dhe aq të domosdoshëm për parametrat e ekonomisë së tregut.

Kësisoj shqiptarët vazhdojnë të besojnë në forcën e ngjyrës nëpër sheshe. Në garën në numrin në pjesëmarrje nëpër sheshe. Në dekoret e flamujve dhe trendit të liderëve. Asesi se ku u pikon çatia. Asesi në faktin se dhimbja e trupit tend është në trupin tend, jo tek ngjyra dhe flamujt e horizmës.

4) Apo shiten votat në Shqipëri.?.

Eshtë fare e thjeshtë. Sa kohë që keni lista nëpër dyqanet a pikat e shitjes me shumicë. Në rrethina a lagjet tuaja. Nuk ka asnjë diskutim. Votat po shiten e po blihen nga dy here.

E theksuam më sipër se kandidatët vijnë nga bota e tregtisë.

Ia dine marifetet kandarit. Më jep e të jap.

Po i blen edhe ai që akuzon! Po i blen dyfish. Pavarsisht se po arreston. Kjo nuk është asgjë. Dhe mos i shani kot. Nuk është se janë njerëz të pandershëm. Nuk janë qytetarë. Janë product i taktikave të deritashme. Ose frut i demokracisë sonë.

Çfarë të bëjnë? Punë nuk ka. Po edhe atje ku ka, është punë me pare xhepi. Kam do të jap. Nuk kam… nuk të jap. Kur të kem do t’i jap. Dhe ku ta plasi kokën i shkreti. Pronari pi birra me kalecat e policisë së shtetit. Me avokatët a prokurorët që janë bërë si zarzavatet me hormone. Qoshe më qoshe…

Janë produkt i dështimit tone social. Dhe as që iu plas bytha për një vote.

Ndaj paçim fat në demokracinë tonë. Unike për nga lloji.

Filed Under: Opinion Tagged With: e votave, Ilir Levonja, ne Shqiperi, Shit-blerja

RAMA E MBYLL NE VLORE: JAM I DYTI PAS ISMAIL QEMALIT !

June 23, 2017 by dgreca

Mbyll fushatën në Vlorë -Kryeministri Edi  Rama, thirrje anëtarëve të LSI: Lëreni atë parti në lajthitjen e saj/

1 Rama Vlore

Partia Socialiste ka zgjedhur qytetin e Vlorës për të mbyllur fushatën elektorale. Ka qenë ish-deputetja socialiste Valentin Leskaj e cila ka hapur mitingun me një fjalë përshëndetës ku kërkoi nga të gjithë të votojnë PS.Pas himnit kombëtar, fjalën e mori kryetari i Partisë Socialistë dhe kryeministri Edi Rama. Ai sulmoi LSI, por edhe partitë e tjerë duke bërë thirrje që mos votoni ato parti që duan votën tuaj për tepsinë e pushtetit të tyre. Thirrja e Ramës ishte për çamët e Vlorës që mos votojnë Vangjel Dulen. Ai tha se “nëse fletën votimit në vend që ta bëni flamur kuqezi për Shqipërinë që duam e bëni biletë mikrobuzi për Dashin e Havasë jazëk ju qoftë.”

Rama: Si mundet të tallet dhe të mashtrohet çështja came nga Dashi i Havaëse. Si mundet një parti e lindur për të mbrojtur minoritet të parkohet në garazh që Vangjeli i bakllavasë të hypi me Dashin e Havasë në mikrobusin e republikës së re dhe minoriteti të shkojë nga prapa. Unë u them vlonjatçe çameve të Vlorës, nëse fletën votimit në vend që ta bëni flamur kuqezi për Shqipërinë që duam e bëni biletë mikrobuzi për Dashin e Havasë jazëk ju qoftë.

Ndërsa për anëtarët e LSI bëri thirrje që ta braktisin atë parti e cila ka lajthitur.

Rama: Je anëtar i LSI? Aq më keq dhe aq më mirë. Lërë sot, tani atë parti. Lërë në lajthitjen e saj dhe mos lajthit bashkë me atë që nëse të kanë dhënë një punë të marri një kuotë mujore nga rroga jote. Nëse ta premtoi një punë sot, të gënjejë sepse çiflik në shtet për ta nuk do të ketë më, edhe sikur deti i skelës do të behet kos. Të ofrojnë hallvë në këmbim të votës, hallvën mos e refuzo, ndërsa votën që ke për Shqipërinë mos e bëj hallvë për tepsinë e tyre. Të miklon ndonjë parti tjetër?! Kush është tjetër? Për çamët fola, flamurin ja ku e kanë. Është dhe partia e atij presonazhit letërar, personazhit të vetëvetes që ju thotë me jepni votë tju jap 1 mijë euro për cdo fëmijë që do lindni dhe do nxjerr 400 mijë njerëz nga varfëria duke nxitur rritjen e shtatzanive. Harroje atë, harroni cdo sigël tjetër, sepse pas çdo sigle tjetër fshihet një tepsixhi i vjetër.  

Pjesë nga fjala e Ramës në mitingun përmbyllës në Vlorë.

Rama: Sikur më duhet të zgjedh vendin për fjalimin tim të fundit në publik do të jetë Vlora. Sikur të më duhet të them ku është një vend mbi këtë tokën tonë ku Shqipëria dhe Kosova janë bashkë në të njëjtin vend, unë them Vlora. Unë e dua Shqipërinë në cdo pjesë të trupit të saj të mrekullueshë.

I dyti kryeministër i Vlorës pas Ismail Qemalit. Përulja ime ndaj cdo shqiptari që më ka besuar votën në Tiranë dhe votën për të udhëhequr Shqipërinë është detyrim i pashlyer. Përulja ime ndaj popullit të Vlorës është edhe një emocion që nuk ua tregoj dot.

Do të bëj Vlorën dhe gjithë Shqipërinë 4 fishin e atyre që janë bërë në këto 44 muaj.

Dua tua them sot të tëra, vlonjatçe sa do të bëj unë nuk lahem dot me ju për nderin që më keni bërë. Dua ti kërkoj falje cdo qytetari të Vlorës për cdo shkelje të keqe në zyrat e shtetit këtu në qarkun e Vlorës. Nëse ka një gjë, që më bën të më vijë zor nga këto 44 muaj përpara jush dhe cdo qytetari nga vermoshi deri në Konispol pa dallim bindjesh është marrja me mend e rasteve të panumërta, cdo ditë të sjelljeve të këqija ndaj njerëzve të këtij vendi në zyrat e administratës shtetërore.

Shqipëria që kemi në zyrat e shërbimeve për qytetarët nuk është Shqipëria që duam. Është një Shqipëri e vjetër, e lodhshme dëshpëruese për njeriun që kërkon një patent, një document dhe merr prapsh një nëpërkëmbje që duhet të marrë fund në 25 qershor.

PS e kërkon votën këtë herë pa të tjerë në krah, sepse në këtë stacion zgjedhor të historisë sonë ne nuk vijmë për pushtetin, por për shtetin që duam të bëjmë për Shqipërinë, për shqiptarët pa dallim nga veriu në jug.

Të tjerët duan tju mbajnë juve të ndarë, për të ndarë tepsinë e pushtetit, unë dua tju bashkoj për ta cuar atë tepsi për skrap me fuqinë e pushtetit tuaj. Ne jemi këtë herë ballë për ballë me ju, me popullin e Shqipërisë pa hije nga pas dhe pa perde në sy, por nuk jemi vetëm, kemi numrin 2, një jam unë dhe një je ti.

Filed Under: Opinion Tagged With: Edi Rama, mbyll Fushaten ne Vlore

Paul Ryan, lëvizje më të shpejtë për sanksionet ruse

June 23, 2017 by dgreca

E66C11DA-B25C-4CE8-9809-B6BF6F48196C_w1023_r1_sSHBA: Kryesuesi Ryan dëshiron lëvizje më të shpejtë për sanksionet ruse/Kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara, Paul Ryan, ka thënë se dëshiron lëvizje më të shpejtë për legjislacionin e Senatit, me të cilin imponohen sanksione të reja kundër Rusisë dhe Iranit, derisa komitetet e Kongresit punuan për zgjidhjen e çështjes proceduarale që e kishte bllokuar këtë dokument.

“Ne vetëm dëshirojmë që të lëvizim”, u tha gazetarëve zoti Ryan, republikan nga Viskonsini, dhe ka shtuar se “i mbështes sanksionet”.

Mëtutje ai theksoi se kryesuesi i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës Përfaqësuese, Ed Royce, “ka indikuar se dëshiron të lëvizet shpejtë dhe ne dëshirojmë ta respektojmë këtë”.

Ky legjislacion në Senat ka kaluar bindshëm: 98 vota për dhe vetëm dy kundër, por hasi në pengesë në Dhomën Përfaqësuese këtë javë, kur ligjvënësit gjetën se me këtë dokument shkelet parimi në Kushtetutën amerikane se çfarëdo legjislacioni, me të cilin rriten të ardhurat e Qeverisë, duhet ta ketë origjinën në Dhomë.

Ndihmësit në Kongres thanë se sanksionet ose gjobitjet kundër vendeve të tjera, sikur ato në këtë legjislacion, mund të interpretohen se kanë ndikim në të ardhurat e Qeverisë amerikane.

Zoti Ryan tha se çështja procedurale duhet të zgjidhet para se Dhoma të ndërmarrë aksion për këtë legjislacion.

Republikani Kevin Brady, kryesues i Komitetit për mënyrat dhe mjejet e Dhomës Përfaqësuese, u tha gazetarëve se Senatit i ka dërguar sugjerim për ndryshim në legjislacion, i cili do ta zgjidhë problemin procedural.

Sipas tij, ndryshimi do t’i lejoj Senatit fillimin “e një procesi shumë të thjeshtë për ta tërhequr prapa legjislacionin, ta ndryshojë atë dhe pastaj ta dërgojë për procedurë të mëtejshme”.

Liderët e Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit thanë se ndryshimet nuk duket se e ndryshojnë në mënyrë substanciale legjislacionin dhe se ekipet e tyre po e rishqyrtojnë atë për të vendosur se si të lëvizet përpara.

Disa ligjvënës thanë se Shtëpia e Bardhë ishte e shqetësuar për dispozitën në legjislacionin e Senatit sekërkohet që presidenti, Donald Trump, të sigurojë miratim të Kongresit, para se eventualisht t’i lehtësojë çfarëdo sanksionesh kundër Rusisë.

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, javën e kaluar, ka kërkuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të siguroj se pakoja e sanksioneve i mundëson zotit Trump fleksibilitet për harmonizim të sanksioneve, nëse përmirësohet sjellja e Rusisë në Ukrainë, Siri ose hapësirat e tjera, që janë në shënjestër të sanksioneve.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, tha se administrata synon të punojë me Kongrsin për disa pjesë të legjislacionit.

Por, demokratët janë shprehur kundër zbutjes së legjislacionit, me të cilin synohet ndëshkim i Moskës për dyshime lidhur me përzierje në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar dhe për agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe armatimin e Sirisë.

“Përpjekjet e republikanëve në Dhomë për ta penguar dhe dobësuar legjislacionin dypartiak për sanksione kundër Rusisë në Senat, nuk është vetëm papërgjegjësi; kjo e rrezikon sigurinë tonë kombëtare dhe e kërcënon demokracin tonë”, tha liderja demokrate në Dhomën Përfaqësuese, Nancy Pelosi.

Zoti Ryan tha se ai nuk e din nëse Dhoma do ta dërgojë legjislacionin nëpërmjet një debati formal të korrigjimit dhe procesit të amandamentimit.

Një proces i tillë do të zgjaste disa muaj.

Dhoma Përfaqësuese ka të drejtë që ligjvënësit eventualisht ta përpilojnë një legjislacion të tyre, nëse e dëshirojnë një gjë të tillë.

Së bashku me imponimin e sanksioneve kundër Rusisë, për dyshime lidhur me përzierjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane, pastaj për ndërhyrjet në Ukrainë dhe Siri, legjislacioni i Senatit do t’i forcojë sanksionet ekzistuese kundër Rusisë, duke i shndërruar në ligj.

Ky legjislacion, po ashtu, do të impononte sanksione të detyrueshme kundër njerëzve të përfshirë në programin e raketave balistike iraniane dhe zbatimin e sanksioneve për terrorizëm kundër njësiteve të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.Përgatiti: Fatmir Bujupi

Filed Under: Opinion Tagged With: lëvizje më të shpejtë, për sanksionet ruse, Ryan

NJË DËSHMITAR I REVOLTËS SË SPAÇIT MIDIS NESH

June 22, 2017 by dgreca

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Portret për ingjinierin marsheder Mina Kosta Kota/

1 OK Revolta

Thanas L. Gjika/

Në gazetën Dielli online të 21 majit 2017 u publikua përkujtimi në Vatër i Revoltës së Burgosurve të Spaçit, revolta e parë e këtij lloji e zhvilluar në burgjet e kampit komunist. Disa ditë më vonë, unë dhe dy vëllezërit Romeo dhe Kosta Kota, po punonim si vullnetarë për të përgatitur Festivalin Shqiptar që do të organizohej në Worcester MA më 2-4 qershor. U hap biseda rreth revoltës së Spacit dhe ata më treguan se babai i tyre kishte qenë dëshmitar i asaj revolte si një ndër të dënuarit e atij kampi. Këta djem punëtorë e të urtë, nuk më kishin treguar më parë për këtë fakt të rëndësishëm të jetës së familjes së tyre.
Njerëzit me moral të lartë nuk mburren me bëmat e vuajtjet e tyre dhe as me ato të prindërve të tyre. Mina Kota e djemtë e tij nuk flasin për vuajtjet e familjes së tyre gjatë regjimit komunist edhe pse kanë qenë të përndjekur të atij regjimi. Sa shumë po na mungojnë e po na rrallohen të tillë njerëz në shoqërinë shqiptare, ku ish komunistë e ish sigurimsa, për turpin e tyre, për të maskuar poshtërsitë që kryen atëhere, flasin e shkruajnë për pakënaqësitë e tyre e sidomos për përndjekjet që u qenkan bërë në atë kohë.
Mina Kota është 84-vjeçar me trup mbimesatar elegant. Ai ka punuar gjithë jetën nën tokë në tre miniera: në atë të qymyrgurit në Mborje-Drenovë (1960-1969), në atë të bakrit në Spaç (1969-1982) si i dënuar i ndërgjegjes dhe mbas lirimit nga ky burg punoi po në minierë bakri në Rëhovë të Korçës (1982-1990). Tani ai ka disa vjet që jeton në Worcester MA, ku erdhi pranë djemve me bashkim familjar bashkë me zonjën e tij Luiza Kota (Strati). Djemtë e tij punijnë si kuzhinierë në një restorant me pronar arumun të ardhur nga Greqia në Frammingam MA. Romeoja ka djalë e vajzë. Djali quhet Michael, po mbaron universitetin “Notre Dame” në Indiana për programim kompjuterash. Kurse vajza, Elisabeta, është nxënëse gjimnazi në vitin e tretë bashkë me Natalinë, vajzën e vetme të Kostës. Ato janë vërsnike e shoqet i njohin sikur janë motra.
Minai ishte një nga kuadrot e para që studiuan në Universitetin e ri të Tiranës, ku u diplomua si ingjinier marsheder. Mirëpo edhe pse ishte bir i një familjeje atdhetare të lidhur me forcat partizane të Luftës Antifashiste, ai u dënua si armik pa kryer asnjë veprimtari armiqësore. Shkaqet e vërteta të këtij dënimi ishin nevoja e nxjerrjes së mineraleve bakër e prit në minierën e vështirë burg të Spaçit, si dhe ndonjë shkak tjetër, që do të sqarohet më poshtë, por që nuk u tha kurrë.
Përmes jetës së tij sqarohet edhe një herë fakti kriminal se partia-shtet e sundoi popullin tonë duke ushtruar terror, përmes luftës së klasave dhe sajimit të armiqve, të cilët i duheshin për të mbushur kampet e punës me punëtorë të papaguar për tharrje kënetash, shfrytëzim minierash, punim tokash bujqësore, ndërtim veprash industriale, etj. Ky problem është rrahur në literaturën tonë, por shumëkush ende nuk bindet për këtë të vërtetë të hidhur. Atë e kanë trajtuar para nesh në vepra me kujtime, poezi, tregime e romane shumë ish të dënuar të talentuar.
Sjellja e fakteve të rinj në këtë shkrim ka për qëllim të ndihmojë për kthjellimin e lexuesve lidhur me karakterit antinjerëzor të diktaturës së proletariatit, të cilin kanë 26 vjet që po e zbutin ish komunistë dhe ish sigurimsa bashkë me bijtë e tyre.

Zbulimi dhe dënimi i të quajturit grupi i agjentëve polakë.
Enver Hoxha, drejtuesi i diktaturës komuniste dhe zbatuesja e urdhrave dhe planeve të tij djallëzore PKSH / PPSH-ja, nuk mund të sundonin dot pa një politikë terrori, të cilën e zbatonin përmes luftës së ashpër të klasave, sajimit të grupeve armiqësore, arrestimeve e burgosjeve të njerëzve të pafajshëm të shpallur “armiq të partisë e të atdheut”.
Historia e Shqipërisë pas marrjes së pushtetit prej Partisë Komuniste është e mbushur me “zbulime e asgjësime grupesh armiqësore”. Kështu pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë e Titos, për të fituar dashurinë e Stalinit, u sajua dhe u dënua grupi agjenturor i Koçi Xoxes, Misistrit të Punëve të Brendëshme, si agjent jugosllav.
Kur Nikita Hrushovi kërkoi largimin e drejtuesve të partive komuniste si pushtetarë të diskredituar për krimet që kishin bërë, Enver Hoxha, për të mbetur në krye të partisë, shpalli shkëputjen nga kampi socialist me pretekst se Hrushovi kishte tradhëtuar dhe se Enveri do ta mbronte Marksizëm-Leninizmin nga revizionizmi. Krahas kësaj manovre ideologjike ai sajoi zbulimin dhe dënimin e “grupit armiqësor të Teme Sejkos”, Komandantit të Fllotës Ushtarake Shqiptare. Me këtë veprim ai synoi të tregonte se Bashkimi Sovjetik po punonte për ta përmbysur udhëheqjen e partisë sonë.
Kurse mbas daljes nga Traktati Ushtarak i Varshavës, u projektua kapja dhe shpartallimi i “grupit agjenturor polak” me në krye dy gra polake të martuara me dy djem shqiptarë që kishin studiuar në Poloni. Që të bëheshin sa më të besueshme këto grupe armiqësore, “gjendeshin” dhe disa bashkëpunëtorë të tyre e kështu këto grupe plotësoheshin dhe me viktima të tjera…
* * *
“Unë, tregon Minai, pasi mbarova shkollën e lartë Fakultetin Ingjineri, dega marshedër, fillova punën në minierën e qymyrgurit Mborje-Drenovë në tetor 1960. Aty punova gati 9 vjet në një zyrë me teknikun e minierës Vaskë Orgocka, i cili kishte studiuar dy vjet në Poloni ku ishte martuar me një vajzë polake të quajtur Barbara. Mua nuk më ishte bërë pashaportizimi në qytetin e Korçës dhe nuk më jepej një apartament si familje e re që isha. U martova më 1962 me shoqen time Luiza Strati me origjinë dhe ajo si unë nga Vithkuqi. Vaska, shoku i punës mu bë si vëlla. Edhe pse kishte dy fëmijë, vajzë e djalë e grua të huaj, ai më mori në apartamentin e tij me dy dhoma e një kuzhinë ku më lëshoi njërën dhomë për disa muaj. Edhe gruaja e tij polake u bë si motër me gruan time. Pastaj gjeta një dhomë me qira tek shtëpia private e z. Kita Karamitro. Aty familja ime u shtua me dy djem, Romeon më 9 qershor 1963 dhe Kostën më 31 dhjetor 1965.
Më 25 qershor 1969, kur në Rrethin e Korçës ishte sekretar i parë i partisë xhahili Mihallaq Ziçishti, ndodhi e papritura. Në vend që të më jepej një apartament për t’u strehuar, më arrestuan. Vaskën e kishin arrestuar një muaj më parë bashkë me gruan e tij. Përveç ne të treve në Korçë u arrestuan dhe doktor Lefter Tiko, mjek shumë i aftë që kishte mbaruar shkëlqyeshëm në Poloni e ishte martuar me balerinën polake Vanda; dhe Gasper Larja teknolog në Fabrikën “Birra Korça” që kishte studiuar në Itali që para Luftës. Në Durrës u arrestuan Kostandin Papa dhe shoku i tij i ngushtë agronomi Kujtim Zhari, si dhe polakja Barbara Mullai, bashkëshorte e mekanikut Gëzim Mullai, djalë nga Dishnica e Korçës që kishte studiuar për mekanik në Poloni. I nënti ishte dajua i Vaskës, Tushi Foto, një burë i moshuar mbi 80 vjet.
Hetusia na u bë në Tiranë, ajo zgjati gjashtë muaj. Edhe gjyqi na u bë në Tiranë gjatë 3-4 ditëve në gusht 1969 me kryetar gjyqi Kleanthi Koçin. Unë pata për hetues Jake Tefikun, një beratas, kurse për prokuror Pandi Konomin. Vaska dhe të akuzuarit e tjerë nuk e pranuan akuzën, sipas së cilës ata kishin bashkëpunuar me agjenturën polake për përmbysjen e pushtetit popullor. Edhe më burrërisht qëndroi Barbara Orgocka. Ajo gjatë gjithë seancave të hetuesisë dhe gjatë gjyqit nuk pranoi t’i përgjigjej asnjë pyetjeje edhe kur i sollën një përkthyes. Ajo përplaste këmbët nën tavolinë pa folur, si shënjë kundërshtimi.
Vaska dhe Kostandini u dënuan me vdekje, por pasi Presidiumi i Kuvendit Popullor ua mori parasysh kërkesën, dënimi i tyre u zbut në 25 vjet heqje lirie. Barabara Orgocka u dënua me 25 vjet, kurse Barabara tjetër me 20 vjet burg.
Mua më akuzuan se kisha bërë propagandë kundër politikës së partisë, se kisha shpërdoruar valutën, se bashkë me Vaskën donim të arratiseshim në Amerikë, prandaj po mësonim në një kurs privar anglisht me mësues Andon Frashërin, shokun e Fan Nolit që jetonte në Korçë. Shpërdorimi i valutës qëndronte në faktin se kur Barbara Orgocka shkonte si turiste në Poloni, unë i kisha shitur gjithsej 200 dollarë për t’u blerë dhurata njerëzve të saj. Këto dollarë m’i kishte dërguar tetoja ime nga Amerika dhe sipas gjykatësit unë duhej t’i kisha këmbyer në bankë. Unë i mohova akuzat për agjitacion e propagandës, për bashkëpunim me Vaskë Orgockën për arratisje. Për Vaskën thashë se nuk e pranoja që ai të ishte marrë me punë agjenturore. Pranova se unë dhe Vaska kishim shprehur pakënaqësi të vogla ndaj kushteve të vështira të jetës, por sqarova se ato i kishim bërë jo nga dëshira për ta përmbysur qeverinë, por nga dëshira që të përmirësohej jeta e popullit tonë.”
Më tej ai vijon sqarimet: “Unë u dënova me 14 vjet heqje lirie. Ashtu si Vaskës dhe mua nuk na u mohua e drejta e profesionit që kishim. Kjo tregonte se u duheshim si punëtorë minierash. Të dënuarve të tjerë u dhanë dënime të ndryshme. Doktor Lefter Tiko u dënua me 8 vjet, të cilat e dërguan t’i kryente te burgu i Spaçit si mjek. Po atje u dërguam edhe ne: Vaska, Kostandini edhe unë. Të tjerët u dërguan në burgje të ndryshme.”

Dy gratë polake, dy Barbarat, mbas 17 muaj nga dita e arrestimit u morën nga burgu i grave dhe u nisën urgjent pa fëmijët e tyre nga burgu në aeroportin e Rinasit dhe u dërguan në Poloni në mënyrë sekrete pa u dhënë mundësi të shihnin as fëmijët e tyre, të cilët u mbajtën në Shqipëri, ku vijuan të rriteshin prej gjyshërve të tyre si jetimë me prindër gjallë, dhe si qytetarë të dorës së dytë me biografi të keqe.
Këtë ngjarje, shoqja e tyre Vanda Tiko e mësoi disa ditë më vonë prej Radio Varshavës. Vlen të tregojmë këtu pasojat që kaloi kjo balerinë në Korçë. Pas arrestimit të burrit e larguan nga arsimi dhe e dërguan të punonte si punëtore e thjeshtë tek Ndërmarrja e Qilimave, por me gjithë këtë masë ajo vendosi ta priste bashkëshortin e të mos largohej nga Shqipëria. Mirëpo pas dy tre muajsh nga largimi i dy Barbarave, Vandës i sajuan disa rrethana dhe e detyruan të kërkonte largim nga Shqipëria. E tronditur nga fakti se i duhej të bënte një ndarje që nuk e donte dhe se në Varshavë do të mbetej qyqe si dy shoqet e saj, ajo pësoi një depresion të thellë dhe u shtrua në spital. Pas dalejes nga spitali i shkuan një mbasdite dy punonjës të Degës të cilët i komunikuan urdhërin se të nesërmen ajo duhej të nisej për në aeroportin e Rinasit pa fëmijët. Vanda mblodhi forcat dhe u përgjigj duke i kërcënuar:
– “U thoni eprorëve tuaj në Tiranë, se unë nuk dua të largohem e vetme nga Shqipëria dhe se nuk ua besoj juve djemtë e mij. Unë e dij sa mizorë jeni ju. Ju që e burgosët pa shkak Lefterin, mjekun që kundërshtoi propozimin për të punuar si mjek në Varshavë dhe më solli mua këtu për t’i shërbyer popullit shqiptar, kurse ju ia shpërblyet patriotizmin me burg.
Sa të m’i burgosni nesër djemtë e mij, ose të m’i vrisni ju, unë do t’i vras me dorën time para se të largohen nga Shqipëria, por kur të mbërrij në Varshavë do të kërkoj ngritjen e një gjyqi ndërkombëtar kundër jush.”
Vendosmëria e asaj nëne e mposhti Kadri Hasbiun, Ministrin e Punëve të Brendshme, dhe dha urdhër që ta lejonin Vanda Tikon t’i merrte të nesërmen dy djemtë me vete e të largohej urgjentisht.
Më vonë u muarr vesh se dy Barbarat ishin këmbyer me dy agjentë të zbulimit shqiptar të cilët i kishte arrestuar shteti polak mbas daljes së Shqipërisë nga Traktati i Varshavës. Njohja e kësaj së vërtete na ndihmon të kuptojmë se nevoja për të realizuar këmbimin e dy agjentëve shqiptarë, ka qenë shkaku bazë i gjithë asaj tragjedie që shkaktoi i quajturi “gjyqi i agjentëve polakë”, pasojat e të cilit i vuajtën jo vetëm nëntë të dënuarit, por edhe dhjetra familjarë të tyre duke u hequr nga punët, duke mos u lejuar të studionin nëpër shkolla të larta, etj, etj.
Liza Kota u thinj brenda natës pas arrestimit të Minait dhe kaloi sëmundje të ndryshme. Ajo me dy djemtë u detyrua të mbështetej tek prindërit e saj ku e ndihmoi sidomos vëllai i saj i madh, Paskali. Romeoja dhe Kosta u rritën si fëmijë me biografi të keqe, si bij armiku dhe si gjithë kjo kategori fëmijësh, nuk u lejuan të vijonin shkollat e larta…
Për Lefter Tikon ka pësuar edhe kushëriri i tij, ish mësuesi Kristaq Tiko. Këtë person e detyruan për një muaj me radhë që pasi të mbaronte mësimin në fshat të paraqitej ditë për ditë në Degën e Punëve të Brendshme të Korçës. Aty e kërcënonin 3-4 orë se do ta burgosnin dhe atë po të mos tregonte bisedat që kishte bërë kundër pushetit me doktorin. Por i ndershmi Kiço Tiko, rezistoi e nuk pranoi të depononte gjëra të paqena, pra nuk pranoi të bëhej vegël e organeve të Sigurimit për të marrë më qafë kushëririn e tij. Tensioni i ngrihej në 20 gjatë e mbas takimeve. Mbas mbarimit të kësaj torture, një ditë Kiços i shkoi tensioni i lartë në 23 njësi. Mbas vizitës mjeku e detyroi të merrte mjekime të vijueshme, por sëmundja e tensionit të lartë iu bë kronike dhe pas disa vjetësh ai pësoi një infarkt të rëndë prej të cilit mundi të shërohej në SHBA ku erdhi urgjentisht tek tetot e tij dhe kreu një operacion të vështirë në zemër….

REVOLTA E SPAÇIT 21-23 MAJ 1973
– “Në burgun e Spaçit kishte 1000 të burgosur, prej të cilëve rreth 400 punonin nën tokë për nxjerrjen e mineralit të bakrit dhe të piritit, rifillon tregimin e tij z. Mina Kota. Rreth 560 rrinin të papunë sepse ishin ose të moshuar, ose të paaftë për punë për arsye shëndetësore. Kurse rreth 40 vetë punonin mbi tokë si kuzhinierë e ndihmës, si marangozë, rrobaqepës, pastrues, etj.
Unë kisha kohë që isha caktuar të punoja si brigadier në zonën e tretë të minierës, krahas brigadierit të lirë që më dublonte. Brigada kishte mbi 65 punëtorë. Nja tre katër muaj më parë kishin ardhur për të kryer dënimin e tyre dy vëllezër, që ishin dënuar për agjitacion e propagandë me nga 10 vjet burgim. Vëllai më i madh, Pal Zefi që ditët e para që erdhi kishte ngulur këmbë që dënimin e tij ta kalonte me punë mbi tokë e jo në minierë nëntokë. Komanda, sipas rregullit të saj e dënoi duke e mbyllur në birucë për 30 ditë. Sa mbushi këtë dënim ai përsëri kërkoi të punonte mbi tokë e të mos punonte si minator në galeri. Komanda e ridënoi për të dytën e për të tretën herë. Në maj ai kundërshtoi përsëri dhe komanda me kokfortësi ia përsëriti për të katërtën herë dënimin me 30 ditë të tjera në birucë. Kjo masë e përsëritur ia kishte acaruar shumë nervat Palit. Në buzëmbrëmjen e 21 majit 1973, kur roja i shpuri ushqimin e darkës, Pali shfrytëzoi rastin që iu hap qelia dhe e shtyu rojen, doli jashtë, rëmbeu një levë dhe e goditi rojen. Pastaj hapi njërën nga birucat e tjera prej ku doli i dëuari Hajri Pashaj, i cili me një levë tjetër hapi dhe katër qelitë e tjera dhe u bashkuan nja 10 të dënuar. Këta filluan të thërrisnin: “Poshtë diktatura!, “Rroftë liria!” “Poshtë diktatori!”, “Roje, mos qëlloni! Motrat e vëllezërit tuaj punojnë për 50 lekë në ditë”, “Mos qëlloni!”, etj.
Tek sheshi u mblodhën shumë të bugosur. U krijua një gjendje alarmante. Parullat po përsëriteshin edhe më fort. Rojet e lëshuan sheshin dhe u larguan. Kampi po buçiste, turni i tretë nuk shkoi në punë. Pas ca kohe erdhi turni i dytë nga galeritë dhe sheshi u mbush plot e për plot. Unë isha atje. Komanda e humbi kontrollin. Rojet dhe ushtarët kërcënonin me hapje zjarri në ajër sa për të ngjallur frikë. Nga Tirana nuk po vinte asnjë urdhër. Kjo ngjarje e hutoi si komandën e kampit dhe Ministrinë e Brendshme në Tiranë.
U gdhi 22 maji. Disa të burgosur me piktorin Mersin Vlashi nga Burreli, u morën me përgatitjen e flamurit pa yllin e kuq, shënjën e komunizmit. Ky flamur u vendos në një shtizë druri mbi taracën e godinës trekatshe. Rroje u caktua Ndrec Çoku, një mirditor trim. U lajmëruan disa të burgosur që dinin t’u binin veglave muzikore që të vinin mbi taracë e të këndonin hymnin kombëtar. U krijua grupi muzikor me gjashtë vetësh si Gëzim Çela me kitarë, Agim Nelku me trompë, e të tjerë që nuk po i kujtoj dot.
Ne dëgjuesve na rrënqethej mishi e na mbushej zemra me kurajë. Por nuk e mohoj se unë, duke kujtuar gruan e sëmurë dhe fëmijët e vegjël nuk u bashkova me Kostandin Papën që shkoi në mencë me 70 të dënuar, shumica beqarë, që hartuan një peticion me të cilin kërkohej që të vinte në kamp Kryeministri Mehmet Shehu për të parë kushtet e rënda të të burgosurve dhe të vendoste që të dënuarit e ndërgjegjes të punonin mbi tokë e jo në galeri minierash me rrezik jete. U kërkua gjithashtu që të vinte një komision i OKB-së për të parë kushtet e rënda të jetës së të burgosurve. U kërkua që qeveria shqiptare të merrte pjesë në Konferencën e Helsinkit për të drejtat e njeriut.
Ditën e dytë kampi u rrethua prej ushtarëve të Korpusit të Burrelit me komandant Bako Dervishin.
Ditën e tretë erdhën nga Tirana Fiçor Shehu, Zv-Ministër i Punëve të Brendëshme i shoqëruar prej disa personaliteteve të ushtrisë e sigurimit, midis të cilëve pashë e njoha Kasëm Kaçin, drejtor i Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Me ta erdhën dhe qindra forca speciale të ndërhyrjes së shpejtë. Ata u dhanë urdhër ushtarëve dhe rojeve të na prangosnin dy nga dy e të na nxirrnin tek sheshi i dytë i kampit, sheshi kryesor. Rreth 25 vetë nuk pranuan të prangoseshin dhe hipën mbi tarracën e godinave te banjave ku mbahej tani flamuri.
Në pasditen e 23 majit komanda hodhi thirrjen: “Të burgosur dorëzohuni se do t’ju falim!” Por askush nga 25 trimat e tarracës nuk u dorëzua. Filloi përleshja trup me trup midis sambistëve dhe të burgosurve në taracë. Ndeshja vijoi disa orë. Më në fund revoltuesit plot plagë u mposhtën, por akti trimëror i tyre e bëri punën e vet: e trembi diktaturën dhe diktatorin dhe tregoi se diktatura nuk ishte e fortë si shitej…
Në natën e 23 majit u shpunë në Rrëshen 12 luftëtarët më trima të tarracës. Aty u bë hetusia speciale dhe gjyqi special për ta. Edhe pse u shuan dritat, sepse mbi kabinën elektrike kishte rrënë një mace, gjyqi vijoi me fenerë dhe u dhanë dënimet. Katër vetë: Pal Zefi, Hajri Pashaj, Dervish Bejko dhe Skënder Daja u dënuan me vdekje me pushkatim; kurse tetë të tjerë u ridënuan me 25 vjet burg. Gjyqi për 70 personat e peticionit u krye më vonë. Ata u dënuan me riburgim disa me 15 vjet, disa me 16 vjet, disa me 17 vjet e disa dhe me 18 vjet plus. U dënua gjithë kampi me ndërprerje të letërkëmbimit dhe takimeve për tre muaj, me qëllim që të mos përhapej lajmi i revoltës. Asnjë kërkesë për lehtësimin e kushteve të jetesës nuk u muarr parasysh. Të nesërmen filloi apeli dhe dërgimi i turnit të parë në punë…
Zjarri që ndezi në zemrat e të burgosurve revolta e Spaçit, nuk u shua. Nja 12 vjet me vone, kur të burgosurit e këtij kampi ishin tranferuat te kampi i Qafë Barit, edhe atje u krye revolta e dytë e të burgosurve të ndërgjegjes, të cilën e ka përshkruar aq bukur shrimtari i talentuar Visar Zhiti tek romani “Ferri i Çarë”…
* * *
Një veprim qesharak e kriminal u krye sivjet në mars ndaj kësaj ngjarjeje heroike të popullit tonë. Presidenti i RSH disa vjet më parë i kishte shpallur e vlerësuar me titullin e lartë “Pishtarë të demokracisë” katër të pushkatuarit: Pal Zefin, Hajri Pashain, Skënder Dajën dhe Dervish Bejkon, kurse ish Ministri i Punëve të Brendëshme z. Saimir Tahiri në mars të këtij viti e thirri dhe e dekoroi z. Kasëm Kaçi “për veprimtari me ndërgjegje të lartë në punë”. Sa e pabesueshme, pas 27 vjetve nga rënia e diktaturës komuniste vijojnë të jepen dekorata për ata njerëz që e shtypën revoltën e parë historike antikomuniste të burgut të Spaçit, kur ky burg tashmë është kthyer në Muze kombëtar.
Kasëm Kaçi, i cili ka shumë vjet që jeton në Worcester MA të SHBA-ve dhe po shijon të mirat e jetës demokratike amerikane me gjithë familjarët e tij, do të na kishte dhënë një mësim të vlefshëm sikur në ceremoninë e dekorimit të tij të kishte thënë para ministrit Tahiri:
-“Sot Shqipëria paskomuniste me të drejtë ka vlerësuar e vlerëson ata që e kundërshtuan diktaturën komuniste, prandaj nuk është nevoja të më vlerësojë mua e shokët e mij që i shërbenim diktaturës dhe shkuam sipas urdhërit të diktatorit për ta shtypur revoltën e Spaçit.”
Ne shqiptarët duam që të na e ndërtojnë të huajt demokracinë dhe nuk luftojmë për ta ndërtuar vetë atë. Ende vijojnë të dekorohen e vlerësohen prej pushtetarëve e nëpunësve socialistë shërbëtorët e atij regjimi gjakatar që ia zgjatën jetën diktaturës komuniste…

Filed Under: Opinion Tagged With: MIDIS NESH, NJË DËSHMITAR I REVOLTËS SË SPAÇIT, Thanas L Gjika

25 QERSHOR 2017- VOTIME PER SHQIPERINE, JO PER PARTINE…!

June 21, 2017 by dgreca

1-Repishti-300x212

Nga Sami Repishti/

Ridgefield,CT,USA.- Me kalimin e viteve krijohen realitete të reja. Ashtë nji pa evitueshmëni historike. Me shprehjen shqipe: koha ban punën e vet. Dhe në fakt, ka ba punën e vet në këto 26 vitet e fundit, për fat të keq jo me shumë sukses!

  Gjatë këtyne viteve, klasët politike në pushtet nuk kanë adoptue normat dhe praktikën e pranueme përgjithësisht për nji qeverisje të mirë (good government). Para nji gjendje të këtill, Shqipëria duhet të votojë për “institucionalizimin e qeverisjes”, për nji klasë politike që beson sinqerisht se na, Shqipëria, jemi nji komb i organizuem simbas ligjeve, i bindun ndaj ligjeve, nji kondite sine qua non…!

    Për shekuj, struktura e shoqënisë shqiptare e detyrueme nga rrethanat politike jashtë kontrollit të saj- dhe ma të fuqishme se ajo – ashtë  krijue, zhvillue dhe veprue si nji koleksion klanesh krahinore, partiake, e për fat të keq, edhe fetare. Nji zhvillim i këtill, i shkëputun nga bota dhe eksperienca e vendeve të Europës perëndimore, nuk dha mundësi që zhvillimi i shoqënisë sonë të mbështetet në bindjen se në botën moderne ashtë imperative me qenë nji shtet i mbështetun në ligje, e jo në klane.

  Me qenë “klanish” (fisnor e krahinor?) don të thotë të mos kuptosh se si vepron bota moderne, dhe te qendrosh larg saj. Në raste të këtilla, nji rregjim ose sistem qeveritar përmbyset nga shpërthimet e mbrendshme (implosion) edhe pa ndërhymjen e jashtëme. Sepse nji sistem “fisnor e krahinor” do të ishte i dënuem me u zhdukë nga rrymët e mbrendshme, nga zemrimet, hatërmbetjet, shgënjimet dhe trathëtitë që arrijnë nji pikë kritike, dhe nivele centrofugale shpërthyese në mënyrë violente dhe të pa evitueshme.

  I vetmi shpëtim nga implozione të këtilla janë institucionet civile e demokratike që përballojnë stuhitë: Parlamenti, Qeveria dhe Presidenti, e sidomos sistemi gjyqsor me Gjykatën Kushtetuese në krye. Vetëm këta institucione kanë mundësi me ruejtë integritetin e “Shtetit”. (Këte mësim na japin sot SHBA!) Në këte betejë për mbijetesë, institucionet demokratike aleatin e tyne ma të mirë e kanë në nji shtyp të lirë, të ndershëm e hetues që nuk përpiqet “me formue” por “me informue” opinion publik. Nji opinion i informuem drejtësisht arrinë në konkluzionet e tia lirisht dhe demokratikisht, dhe nuk thyhet lehtë. Beteja për nji fitore të këtill ashtë e ngadalëshme, kambëngulëse, dhe eventualisht luftarake. Zgjedhjet e 25 qershorit jane pjesë e kësaj beteje.

  Zgjedhjet nuk janë pjesore për “partitë politike” të vendit; ata janë të përgjithshme, për të gjithë vendin. Ata janë për të ardhmen e “Nanës Shqipëri”, të ardhmen e të gjithë qytetarëve, pa përjashtim! Ky mentalitet duhet të mbi-zotnojë mendjet e votuesve para arkës së votimit, ditën e zgjedhjeve.

  Nuk jemi në vitin 1945, viti kur zgjedhjet baheshin vetëm për “Frontin Demokratik”, maska e “Partisë Komuniste Shqiptare” akoma në ilegalitet. Pa asnji alternativë, zgjedhësit ishin para nji dileme: me votue për “Frontin” ose në “arkën boshe”, që haptazi quhej “arka e reaksionit”. Fletë-votimi ishte nji kokërr gome. Kjo komedi me rrjedhime tragjike për “kokë-fortët” që guxuen (unë u denova me 15 vjet burgim!) ishte aq e qartë sa që pranë “arkës boshe” qendrojshin dy “të besueshëm të Frontit” me ndigjue zhurmën që bante “goma” (vota) e hjedhun, ma vonë e trajtueme si provë e anmiqsisë kundër pushtetit, dhe justifikim për arrestim politik.

  Sot realiteti ashtë i ndryshëm. Votimi ashtë relativisht i lirë dhe i rregullt; nuk ekziston frika e arrestimit. Por ekzistojnë raste të shumëta të “shitë-blerjes së votës” zakonisht në zonat e vorfna të vendit, dhe mashtrimi politik me premtime të pa mbajtuna. Kjo ashtë fatkeqsi, plagë e randë për shoqëninë tonë që duhet eliminue sa ma shpejt. Për fat të mirë ekziston mbikëqyrja ndërkombëtare.

  Mbas votimeve të vitit 1945, perdja e hekurt ra mbi vendin tonë, dhe zgjedhjet e ardhme deri në vitin 1992, ishin nji tallje me të drejtën e popullit për votime, dhe nji manifestim i padëshirueshëm i nënshtrimit të përgjithshëm para frikës së persekutimit. Nji metodë e këtill arriti shkallën e absurdit me zgjedhjet e vitit 1982, kur nga afër 1.7 miljonë votues, 1,627,959 qytetarë votuen “për Frontin”, dhe vetëm nji (1)votë “kundër”. Këto statistika zyrtare morën ngjyra fyese me talljet e botës së jashtëme që përshkruejshin aparatin shtypës të Qeverisë komuniste të Shqipërisë në ndjekje për zbulimin e “nji” vote kundërshtare.

******

    Ndamja e popullsisë vendëse në klasa thellësisht kundërshtare, pabarazia ekonomike që lëkundë besimin në aftësitë tona me i eliminue nuk janë as aksidentale as të paevitueshme; ata janë të planifikueme dhe të orkestrueme nga princët e krimit të organizuem e baronë miljonerë të drogës, nji grup i pasunuem me para të pista e i vendosun me transformue vendin në nji “cash machine”, maqinë që pret para vetëm për të pasunit. Kjo klasë shkatërrimtare ushqen qeveritarët e korruptuem, frikëson rivalët, mashtron, dhe pranon ndytjen e ambientit, ajr e ujë të pijshëm, e njikohësisht pakëson fondet për arsim, shëndetsi e asistencë sociale – nji  fenomen pothuejse i përgjithshëm i ditëve tona. Në vendet ma të pasuna se Shqipëria ata krijojnë fondacione, qendra studimi, programe universitare, e sidomos financojnë fushatat elektorale… (“me mbrojtë nji ndërgjegje të flliqun nga nji Zot i zemruem”. (shprehje e A.Lincoln)

    Kjo e ban të domosdoshme daljen në skenë, dhe angazhimin serioz të nji grupi qytetarësh të edukuem, të ndershëm, të pavarun, me aftësi për zgjidhje të problemeve që komplikojnë jetesën e qytetarëve në shoqëninë tonë. Vetëm ata do të kenë guximin me përballue degjenerimin e ditëve tona. Dhe ky grup qytetarësh zgjidhet me vota të lira dhe të pastra.

   Kjo kerkesë e natyrëshme megjithate, paraqet vështirësi të mëdha për nji shoqëni shqiptare që vetëm pak kohë ma parë përmbysi nji sistem diktatorial monist që vrau rezistencën e masave të gjunjëzueme, e mohoi edhe përmbushjen e nevojave ma fillestare – bukën e gojës!- që gënjeshtrën e ngriti në piedestal dhe e quejti “morali komunist”. Ai rregjim “ndigjoi” çdo fjalë, “gjurmoi” çdo gjest nen kërcënimin e burgut për dekada te gjata, e theksoi mosbesimin tek njeni tjetri, solidaritet i domosdoshëm me ruejtë dinjitetin personal të qytetarit….U realizue dekonstruksioni i shoqënisë sonë shqiptare!

  Gazetari e analisti i shquem, Thomas L. Friedmann, shkruente këto kohët e fundit: “Më trego nji bashkësi që kupton botën e sotme dhe që punon së bashku e lulëzon nga mbrenda, e unë të tregoj nji bashkësi në rritje e sipër- bregdetare ose kontinentale, qytetare ose fshatare”. Anti-teza e shoqënisë komuniste! Këto janë shoqënitë ku “tjetërsimi”(alienation) luftohet me pjesëmarrje në jetën publike, shoqëni ku edhe i vorfni merr pjesë në “self-government”(vetëqeverisje). Këta janë shoqënitë që kanë ringjallë e forcue elitën e patriotizmit: sherbim për vendin tand në nji botë të hapun për të gjithë!

   Tue justifikue marrëveshjen nukleare me SHBA-n ministri i PJ të Iranit, M.J.Zafir shkruen:”Në se nuk thyejmë ciklin e mosmarrëveshjeve, na vetëm kalojmë përgjegjsinë e këtij momenti historik në kurrizin e  fëmijve dhe nipave tonë. Na kemi për detyrë me mësue prej historisë e jo me u dënue me përbuzëjen e saj”. Nji qendrimi të këtill, Zonja Susan Rice, këshilltare e Presidentit Obama e komentoi:”Na jetojmë në nji botë ku siguria dhe prosperiteti zhvillohen në maksimum kur edhe të tjerët e gëzojnë njilloj si na. Sot, kercënimi –terrorizmi, përhapja e armëve nukleare, smundjet, ndryshimet atmosferike, kartelet e rrezikshme- nuk zgjidhen vetëm me ndërhymje ushtarake, as nuk zgjidhen vetëm nga njeni nga ne. Zgjidhja e yne kerkon aksion kolektiv efektiv, dhe njikohësisht, partnerë me vullnet”.

   Kjo ashtë bota që na ofrohet e që na duhet të përqafojmë! Duhet të ruhemi nga diktatura, sepse efektet shkatërrimtare të diktaturës të çfarë do ngjyre qoftë nuk janë vetëm për viktimën dhe familjen e tij; ata janë për mbar njerëzimin; ata duhen denoncue sepse kanë aftësinë me u persëritë. Diktatura ashtë pësim dhe mësim për të gjithë. Beteja kundër diktaturës ashtë nji detyrë morale permanente për të gjithë, jo vetëm beteja politike e nji dite.

   Nji botë me qenie njerëzore plot dinjitet ashtë nji ideal që duhet të realizohet. Shpesh herë vështirësitë janë ma të mëdha se aftësitë tona. Por historia na mëson se randësia e mos-komprometimit me “murtajën” diktatoriale ashtë vlera ma e naltë, e mbrojtja ma e mirë kundër përhapjes së diktaturës. Dinjiteti për të gjithë ashtë nji ideal i arrijtshëm. Në Shqipëri, rezistenca kundër pushtimit italian e gjerman e ka konfirmue këte cilësi superiore. Na mund të pengojmë edhe ri-ndertimin e burgjeve e kampeve të përqendrimit e të punës së detyrueshme nën kamxhikun e policit brutal për familjet tona të pafajshme –pleq, gra e fëmij, për 45 vjet pa ndërpremje- nji turp i mbar shoqënisë shqiptare. (Dekreti Nr. 648, datë 10 janar 1949 vendosi sistemin e internimit të familjeve për arsye politike). Kujtojeni! Mos e harroni! Vetëm atëherë do të jemi në gjendje me korrë fitoren e kurajos civile dhe shpirtmadhësisë sonë njerëzore! Sepse edhe sot, kushdo që ashtë persekutue ose shpronësue nuk e ndien veten të sigurtë përsëri. Ethet e frikës  mbulojnë akoma vendin tonë.

   Kur amerikanët mendojnë për lirinë, zakonisht imagjinojnë nji dyluftim në mes të “nji qytetari të thjeshtë” dhe “nji qeverie të plotëfuqishme”. Në përfundim, ata janë të prirun me fuqizue qytetarin dhe me kufizue forcën qeveritare. Kjo quhet demokraci! Nji zhvillim i këtill forcon bindjen tonë se duhet të kemi besim tek njeni tjetri. Kështu lindë solidariteti në shoqëni.

  Tue pasë parasyshë të metat e zgjedhjeve, na njohim ligjëshmëninë e tyne; pranojmë përqindjen e votave si përfaqsuese e të gjitha votave. E verteta e panjohun zevendsohet me nji “të vertetë nominale”, tanësia  me pjesën ma të madhe të saj. Dhe kështu, na vendosim pushtetin në duert e nji të vertete “nominale”. Shpesh herë kjo “shumicë” ashtë kundër “vullnetit të përgjithshëm të popullsisë”, nji shkelje e parimit themelor se “autoriteti” që qeverisë duhet të respektojë “vullnetin e përgjithshëm” që simbas filozofit iluminist francez, Diderot. “gjithmonë mbështet anën ma të favorshme të interesit publik”.

   Ky parim themelor u kontestue me rrjedhime katastrofale nga filozofi Karl Marx, dhe u zbatue nga rregjimet komuniste ma vonë. Per Marksin, “ndërgjegjsimi” asht diçka që duhet të formohet- universal dhe autoritar. Fillon me nji “vullnet të përgjithshëm”, i definuem a priori, të cilit individi duhet t’i nënshtrohet, për shpejtimin e procesit historik të shoqënisë njerëzore, i.e. marrja e pushtetit nga klasa punëtore “Të tjerët”, ata që nuk e pranojnë, janë “armiq të popullit”. Ky qendrim sjellë koncentrimin e pushtetit në nji parti të vetme (monizëm) dhe eventualisht në nji njeri të vetëm. Për marksistët, “nji” njeri i vetëm njeh, në mënyrë të pa gabueshme, cili ashtë “vullneti i popullit”, ….diçka e ngjashme me rregjimin e  bleteve.  Ky lloj pushteti total korrupton në mënyrë të paevitueshme “udhëheqsin” në karakterin e tij përfaqsues. Historiani anglez, Lord Acton, përfundon:” Njerëzit e pushtetshëm janë pothuejse  gjithëherë njerëz të këqij”.

******

   Me 25 qershor, afër dy miljonë qytetarë të lirë do të drejtohen  drejt qendrave të votimit me ushtrue të drejtën e tyne themelore: zgjedhjen e lirë të përfaqsuesve të tyne. Ky ashtë akti themelor në demokraci, dhe ma i randësishmi për mbarëvajtjen e shoqënisë shqiptare. Ata që vijnë në fuqi, betohen se do të sherbejnë elektoratin e tyne me nder e besnikëri. Çdo votues ka të drejtë me kerkue nji sherbim të këtill. Vetëm ata që nuk votojnë heqin dorë vullnetarisht nga kjo e drejtë.

  Zgjedhjet e 25 qershorit e gjejnë vendin tonë në nji situate të padëshirueshme që kërkon rektifikim të plotë. Nga shtypi i përditëshëm kuptohet se kemi të paktën tre probleme kryesore:

1.mungesa e  shtetit ligjor që lejon shpërdorimin e autoritetit nga ata që e mbajnë;

  1. dhunim i së drejtës së votes, me shitë-blerje, dhe manipulime jashtë-ligjore;
  2. pabarazi ekonomike, papunësi dhe pakënaqsi e skajshme për gjendjen ekonomike dhe paqën shoqënore.

   Votuesi shqiptar gjindet para nji dileme. Ai duhet të mendohet mirë para se të votojë! Ka pakë heroj në jetë; shumica dermuese jemi qenie njerëzore me aftësi të kufizueme dhe me të meta. Me synue persosëmëninë e plotë ashtë nji utopi. Me pranue të metat e natyrës sonë ashtë “njerëzore”. Politika duhet të adoptohet me situatën dhe jo të alarmojë atë. Forcat e përmirësimit (meliorism) preferojnë nji qasje ma të kalibrueme. Kjo nuk ashtë nji rrugë për ata që nuk kanë durim, por kjo rrugë ka verdiktin e historisë . Utopia ka fjalë ma të bukura për ne, por “melioristët” na dhurojnë nji botë ma të mirë se ajo që e gjetën. Në fakt, në barkun e çdo utopie lindë dhe rritet tirania, shkruen Bernard de Journel. Dhe duhet të jemi të hapun me pranue faktet që sfidojnë bazat e pikënisjes sonë, në se dëshirojmë me evitue fanatizimin tonë politik.

   Nji përgjigje pozitive e dilemës sonë ashtë kombinimi fatlum i ndershmënisë dhe i guximit civil. Le të jemi të hapun me veten dhe me të tjerët në nji përpjekje serioze dhe të qytetnueme me zbulue shkaqet e tragjedisë sonë shqiptare, ma shumë se për denimin e autorëve të saj, me qellim që të hjedhim bazat e nji shoqënie të re që nuk do të lejoj përsëritjen e katastrofës së kaluemes jo të largët dhe konfuzionin politik të tranzicionit post-diktatorial.

   Le të formohemi si “patriotë” dhe të jemi shembull për breznitë e ardhme si duhet të jetë nji “shqiptar” e çfarë don të thotë të jeshë “shqiptar”, për nji “identitet” shqiptar që na ban të gjithëve krenarë. Të rinjtë kanë nevojë për shembuj të këtill. Le të tregohemi guximtarë; sepse në qoftë se sot nuk jemi të përgatitun me sakrifikue për të mirën e përgjithshme, nesër të gjithë do të vdesim në diktaturë…!

Filed Under: Opinion Tagged With: - VOTIME PER SHQIPERINE, 25 QERSHOR 2017, JO PER PARTINE…!, Sami repishti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 482
  • 483
  • 484
  • 485
  • 486
  • …
  • 860
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Çamëria… heshtja që vret”
  • SHQIPTARËT DHE PROJEKTI EVROPIAN PËR MAQEDONINË E VERIUT A MUND TË DEGRADOJË NË NJË NARRATIVË ILUZORE?
  • Brigitte Bardot: “seks bomba bionde” që revolucionarizoi kinemanë franceze
  • “Leksikoni i së drejtës publike – Nocione dhe institute të së drejtës publike”
  • Lugina e Preshevës dhe e drejta e munguar për shtetësi dhe votë në Kosovë
  • Vlora Nikçi: “Prindër, mbështesni ëndrrat e fëmijëve”
  • Federata “Vatra” përshëndet zhvillimin e Zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë dhe uron Kryeministrin Albin Kurti e Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren
  • Yllka Lezo për median europiane: Shqiptarët kërkojnë drejtësi të paanshme në Hagë
  • Sot dita e lindjes së atij që i dha Shqipërisë Pavarësinë numër 2: Thomas Woodrow Wilson
  • DR. STEPHAN RONART (1933)  : “JA SI PJETËR BUDI DO TA RISHKRUANTE LETRËN E TIJ DËRGUAR 4 SHEKUJ MË PARË DUKËS SË SAVOJËS PËR TURIZMIN AKTUAL NË SHQIPËRI…”
  • PLUHUR VEZULLUES YJESH NGA LASGUSHI IM
  • BASHKËBISEDIM KULTUROR – Kristo Floqi dhe Komedia Shqiptare
  • MESAZHE TË BUKURA NJERËZORE
  • Kushtrim Shyti, djali i mësuesit, poetit dhe dëshmorit të UÇK-së, Mustafë Shyti, vizitoi Vatrën
  • KOSOVO CINEMA IN NEW YORK CITY: DOUBLE BILL WILL SCREEN IN MANHATTAN AND BRONX FOR BRONX WORLD FILM’S 15th ANNIVERSARY

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT