• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Lost Iraq

February 22, 2017 by dgreca

By David L. Phillips*/

Erbil, Iraqi Kurdistan — The battle for Mosul is underway. It will be bloody, but the Islamic State will be defeated. Beyond Mosul, a political plan is needed to defeat Islamism in Iraq and prevent ISIS from morphing into a new, even more murderous movement.

ISIS was able to seize Mosul, Iraq’s second largest city, with less than a thousand fighters because Iraq’s Sunnis welcomed them. Twelve divisions turned tail, abandoning state of the art military equipment provided by the US to the Iraqi armed forces and police. Former Premier Nuri al-Maliki, a strident Shiite politician, polarized the country. Sunnis thought anything was better than Shiite domination until they discovered the harsh reality of life under ISIS.

The 2005 power-sharing constitution sought to harmonize sectarian and ethnic differences between Iraqis. However, the constitution was never implemented. After fourteen years of civil war, it is time to recognize that Iraq is not a functional unitary state.

The Trump administration should allow Iraqis to break-up Iraq, reconstituting in three parts. Enfranchising Sunnis as stakeholders with control over their governance, security, and resources would encourage moderation among Sunnis living in Anbar, Nineveh and Saladin governorates. They deserve an entity of their own.

Iraq’s break-up would legally affirm the de-facto independence that exists in Kurdistan today. Kurds are staunchly pro-American and a proven partner in the fight against ISIS.

The rest of Iraq, overwhelmingly Shiite with Baghdad as its capital, would include the holy cities of Najaf and Karbala, as well as oil fields in the southeast. Iraq would inevitably remain under Iranian influence with security provided by Popular Mobilization Units, an affiliate of the Iranian Revolutionary Guard. Iraq became a proxy of Iran in 2003 when regime change empowered its Shiite majority.

Would newly-independent states emerging from Iraq’s break-up be viable? The Shiite region surely would; Baghdad would retain ownership of vast oil reserves in Basra.

Oil and gas fields in Kirkuk and on the outskirts of Suleimania would provide a revenue stream for Kurdistan.

Sunni areas have no hydrocarbon wealth. The terms of an amicable divorce, therefore, must include wealth-sharing so Sunni tribes are not without.

An independent Kurdistan is in America’s interest. Kurds are America’s best and only friend in the Middle East (except Israel).

Kurdistan’s independence would strengthen security cooperation with Kurdish Peshmerga – “those who face death.” Peshmerga have proven their mettle battling ISIS.

The Kurdistan Regional Government is a valuable source of intelligence, which helps US-led efforts to counter violent extremism in the region.

As a moderate, Muslim-majority country, Kurdistan represents an alternative to radical Islamism in Turkey and the Gulf States.

If anti-Americanism results in Turkey’s decision to deny the US access to Incirlik Air Force Base, airfields in Iraqi Kurdistan could become the staging ground for fighting ISIS in Iraq and Syria. In this event, Iraqi Kurdistan would function as the eastern flank of NATO.

Not only is Kurdistan pro-American. It is friendly to Israel, cooperating in a variety of security and economic fields.

Trump promised to shake things up. A reality-based approach, recognizing Iraq as a failed state, is overdue and necessary.( Hufington Post)
*David L. Phillips is Director of the Program on Peace-building and Rights at Columbia University’s Institute for the Study of Human Rights. He served as a Senior Adviser and Foreign Affairs Experts at the US Department of State during the administrations of President Clinton, Bush, and Obama. He has published many books on the Middle East including “An Uncertain Ally: Turkey Under Erdogan’s Dictatorship”, “The Kurdish Spring: A New Map for the Middle East”, and “Losing Iraq: Inside the Post-War Reconstruction Fiasco”. 

Filed Under: Opinion Tagged With: David L Phillips, Lost Iraq

AKTUALITETI I FJALËVE TË SAMI FRASHËRIT

February 21, 2017 by dgreca

  “Shqipëria çka qenë, ç’është dhe ç’duhet të bëhet”/
Nga Frank Shkreli

1-frankKëtu në Shtetet e Bashkuara, e hëna e tretë e shkurtit festohet çdo vit si Dita e Presidentëve, ditë që shënon kujtimin e ditëlindjeve të baballarëve të kombit, Xhorxh Uashingtonit dhe Abraham Linkolnit.  Është një ditë festë për amerikanët, për të përkujtuar kontributin e tyre në themelimin dhe në ruajtjen e unitetit kombëtar, por njëkohsisht është edhe një ditë për të pasqyruar dhe për t’u kujtuar brezave të sotëm dhe të ardhëshëm amerikanë, trashëgiminë e vlerave të tyre, si njerëz dhe si patriotë të këtij vendi.  Sami_Frasheri-139x300Si asnjë vend tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kujtojnë me ditë festash dhe ruajnë trashëgiminë historike të kombit dhe të udhëheqsve dhe patriotëve të gjithë historisë së saj, të vjetër dhe të re.   “Një komb”, ka thënë presidenti Xhon Kenedi, “e tregon veten me burrat që dalin nga trupi i tij, por një komb e kallëzon veten gjithashtu edhe me burrat që ai nderon dhe me burrat që kujton…”
Edhe kombi shqiptar gjatë historisë së tij ka pasur burra të cilët meritojnë dhe duhet të kujtohen dhe të nderohen, nga brezat e sotëm dhe të ardhëm të shqiptarëve, për kontributet e tyre historike ndaj kombit dhe për trashëgiminë e tyre historike, kulturore dhe shpirtërore që kanë lënë pas.  Njëri prej këtyre burrave të kombit shqiptar është edhe Sami Frashëri, (Qershor 1, 1850 – Qershor 18, 1904)   autor i manifestit politik dhe ideologjik, “Shqipëra ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”, botuar nga në Bukuresht të Rumanisë më 1899, dokument ky, i cili sipas historianëve, është një nga veprat më të njohura të Rilindjes Shqiptare, që kontriboi drejtë në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912. Në këtë manifest, Sami Frashëri flet për të kaluarën, për periudhën në të cilën jetonte ai si dhe për të ardhmen e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar, ashtu si e shikonte ai, nga këndveshtrimi i tij.   Në manifestin e tij politik dhe ideologjik, që konsiderohet si njëra prej veprave madhore të historisë së kombit shqiptar, Sami Frashëri e cilëson Gjergj Kastriotin-Skënderbe si një burrë që rrallë i ka shokët në histori, duke deklaruar se periudha e udhëheqjes së tij ishte “m’ë bukur e m’ë bekuar e gjithë kohërave për vendin tënë, se atëherë i gjithë kombi ishte i bashkuar dhe u nderua në gjithë botën”, shkruante Sami Frashëri.  Në të vërtetë, kjo është vlera dhe trashëgimia politike dhe shpirtërore e mesazhit të tij shkruar 118 vjetë më parë, një mesazh i cili duhet të tingëllonte edhe sot si një kambanë e zgjimit kombëtar për ata që duan ta dëgjojnë, sa nuk është vonë:  Bashkimi i Shqiptarëve me një mendim e me një qëllim.  Por, bashkim të trojeve shqiptare nuk mund të ketë pa bashkim të mendjeve, qëllimeve dhe interesave të përbashkëta të shqiptarëve, sidomos mbrenda por edhe jashtë Shqipërisë.  Sami Frashëri shkruante si një profetë që parashikon të ardhmen.   Sikur e kishte paraparë 100 e sa vjetë më parë, dëshirën dhe përpjekjet e sotëme të shqiptarëve – deri tani të dështuara — për tu integruar në Evropë, duke thënë se si njëri prej kombeve më të vjetra të Evropës, kombi shqiptar ka të drejtë të jetojë në liri dhe të zëjë vendin që i takon midis popujve dhe kombeve të qytetëruara të Evropës.
Analiza që Sami Frashëri i bën situatës së atëhershme, me të cilën përballej Shqipëria dhe kombi, tingëllon e freskët edhe për gjëndjen aktuale politike sot, anë e mbanë trojeve shqiptare.   Ai ka folur për rreziqet e jashtëme me të cilat, sipas tij, përballej kombi shqiptar e që ishin, “zgjedha e huaj”, dhe “lakmitë shoviniste të fqinjëve”, por mbi të gjitha, Sami Frashëri ka theksuar mungesën e periudhës, siç e cilëson ai, “më të bukur e më të bekuar të të gjithë kohërave për vendin tonë, të    Gjergj Kastriotit- Skënderbeut”, atëherë kur “gjithë kombi ishte i bashkuar dhe u nderua në gjithë botën”. Sami Frashëri në manifestin e tij veçon posaçërisht rrezikun e madh që i kanoset kombit nga,”grindjet dhe përçarjet midis shqiptarëve”.

Mesazhi i manifestit “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhet”, i ka qëndruar kohëve dhe shërbën edhe sot – për ata që duan të shohin si të tillë — si një udhëzim dhe ndriçim për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare, për përkushtimin ndaj të mirës së atdheut të përbashkët dhe për dashurinë për njëri tjetrin, ndërkohë që u bën thirrje shqiptarëve të të gjitha kohërave: “O burrani, o shqiptarë! Zihuni me të dy duart në besë, në lidhje e në bashkim, se kjo do t’ju shpëtojë!”   Sikur donte të lente një amanet për gjithë brezat por sidomos për brezin e sotëm të klasës politike shqiptare në të gjitha trojet, Sami Frashëri i porositë shqiptarët për bashkim, si një qëllim  i përbashkët madhor, duke shkruar: “Ja qëllimi ynë! Ja puna jonë e shenjtëruarë! Ja besa jonë! Në mes të shqiptarëve të vërtetë s’ka ndonjë ndarje, ndonjë çarje, ndonjë ndryshim! Janë të tërë vëllezër, të gjithë një trup, një mendje, një qëllim, një besë!”  Kush e ndëgjon sot këtë mesazh?!Sami Frashëri me manifestin e tij politik të para më shumë se një shekull, sfidon shqiptarët edhe klasën e sotëme politike që të ri-zbulojë dhe të rivlersojë këshillat dhe udhëzimet e tija me qëllim për të ringjallur rishtas, ashtu si në kohën e Gjergj Kastriotit- Skënderbe, unitetin dhe krenarinë kombëtare, për të punuar për të mirën e përbashkët afatgjatë të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.  Ky është një mesazh actual dhe i përhershëm!

Drejtë këtij objektivi, ka theksuar Sami Frashëri,”Të mos trembemi nga asgjë, të përpiqemi që mos të pushojmë deri sa të fitojmë atë që kërkojmë; jemi në të drejtën tonë; Perëndia është gjithnjë ndihmësi i të drejtëve, Perëndia është e drejta vetë!” Prandaj, këshillon ai, “Të mos rrimë të mpirë e të ngrirë, të levizim duar e këmbë, të tundemi e të lëkundemi, të ecim të lirë në udhën e Perëndisë, në udhë të së drejtës: Perëndia, e drejta, kombi, gjuha, Shqipëria, Shqiptaria.”  Nga këndveshtrimi sotëm politik dhe njerëzor, është interesant se si më shumë se një shkeull më parë, Sami Frashëri i balancon të drejtat e njeriut dhe të kombit duke u bazuar në filozofinë klasike të të drejtave natyrale dhe në natyrën e Perëndisë, duke shkruar se,”Perëndia është e drejta vetë.”

Sami Frashëri, është i qartë gjithashtu se sipas tij dhe mendimeve të rilindasve të asaj periudhe, mendimet e të cilëve ai pasqyron — politika, as atëherë as sot — nuk duhet të përdoret si një mjet për avancimin e ngushtë të interesave personale e vehtjake, në kurriz të interesave madhore të kombit, kritikë kjo jo vetëm për bashkohasit e tij, por edhe për pushtetarët e sotëm.  Ai pyet se si është e mundur që, “Një komb kaq trim e që s’e kursen gjakun, të humbasë duke u copëtuar prej kombeve të dobët e të frikshëm! Mend kemi, trimëri kemi, gjuhë të bukur e të lehtë kemi, e të mos dimë a të mos duam t’i përdorim gjithë këto për të mirën tonë, po të rrimë me duar lidhur.   Kjo është më e keqja, të punojmë për humbjet tona, të nxjerrim themelet e kombit tonë me padituritë e të verbërve të vetë ?!”
Duke lexuar disa prej shkrimeve të Sami Frashërit njeriu ndahet me ndjenjën se dashuria për kombin e përbashkët dhe për njëri tjetrin — parime themelore këto që predikonin rilindasit shqiptarë 100-e ca vjetë më parë, por të cilat janë zhdukur nga radari dhe nga fjalori politik bashkohor i klasës së sotëme  politike – duhej të ishte dhe të mbetej baza morale e politikës së një shoqërie, që njëkohësisht është edhe çelsi për sigurinë e mbrendshme, por edhe që kombi shqiptar të njihet nga bota për kontributet e tij, pikërisht ashtu si në kohën e Gjergj Kastriotit, siç na kujton Sami Frashëri.Sot ekziston nevoja urgjente për ringjalljen, rivlersimin dhe zbatimin e këtyre parimeve të shqiptuara nga rilindasit si Sami Frashëri në trakatin e tij politiko-shoqëror – pasi çdo eksperiment tjetër politik ka dështuar deri tani —   ashtuqë kombi shqiptar të shkojë me hapa të sigurt drejtë së adhmes.   Nevojitet shkrirja e këtyre ideve dhe avancimi i këtyre parimeve politike, kombëtare dhe shpirtërore  për të ndryshuar drejtimin e të ardhmes së historisë së shqiptarëve.  Por, kjo nevojitë gjithashtu edhe një strategji afatgjatë kombëtare — e cila sot për sot mungon — nga burrshtetas të stërvitur dhe të bindur në parimet e rilindasve, gjë që kërkon guxim moral, aftësi politike dhe njohuri praktike, por mbi të gjitha nevojitë dashuri për atdheun dhe respekt për të afërmin, i cili mund të jetë kundërshtar politik, por jo armik.  Janë këto parime morale dhe politike të rilindasve, por mbi të gjitha zbatimi i tyre, dhe jo interesat partiake, qeveritare ose zgjedhore të një individi, grup individësh ose një partie, ato që duhet të vendosin të ardhmen afatgjatë të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.Prandaj, në këtë ditë të presidentëve amerikanë, kur Amerika kujton dhe feston trashëgiminë patriotike dhe politike të presidentëve të saj, për shqiptarët kudo, le të shërbejë programi politik dhe ideologjik i Sami Frashërit, “Shqipëria ç´ka qenë, ç´është e ç´do të bëhet”, si një rast dhe frymëzim për të ri-zbuluar parimet,  idetë dhe trashëgiminë e porosisë së Sami Frashërit dhe të rilindasve të tjerë të kombit shqiptar, parime këto që gjithnjë janë aktuale, të freskëta dhe të pavdekshme.Shqipëria dhe kombi shqiptar mbijetuan falë veprave dhe sakrificave të rilindasve, megjithë dështimet historike të brezave të 100-viteve të fundit, për ta bërë Shqipërinë dhe shqiptarët ashtu siç i dëshironte Sami Frashëri.   Prandaj, tu jemi mirënjohës atyre rilindasve, përfshirë demokratin dhe iluministin Sami Frashëri, për atë që krijuan si dhe për trashëgiminë që lanë pas, një trashëgimi kjo e pasur kombëtare, morale dhe politiko-shoqërore, por e cila nuk duhet të mbetet vetëm në librat e historisë, por të mësohet, të ruhet, të zhvillohet dhe të kultivohet nga të   brezat e tanishëm dhe të ardhëshëm të shqiptarëve.

Filed Under: Opinion Tagged With: AKTUALITETI I FJALËVE, Sami Frasheri, TË SAMI FRASHËRIT

XHIM XHEMA: SHQIPTARO-AMERIKANI QË I QITI TELASHE TË MËDHA SERBISË SË MILLOSHEVIÇIT

February 19, 2017 by dgreca

2 Xhim xh(Me rastin e 9-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës)/

Nga Frank Shkreli/

Me rastin e 9-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Republika e Kosovës me institucionet e saja dhe shqiptarët kudo, në mënyrën e tyre, festuan këtë përvjetor duke nderuar veprat dhe heroizmat e shumë individëve që punuan, kontribuan, sakrifikuan dhe madje dhanë jetën për kauzën e lirisë dhe për pavarsinë e Kosovës.

Unë sot dua të vendos, jo vetëm në radhën e këtyre një shqiptaro-amerikan, të cilit ndoshta i takon vendi në krye të listës së atyre që duhet të kujtohen dhe të falënderohen për punën e tyre heroike dhe për kontributet që kanë dhënë në realizimin e çlirimit të Kosovës nga regjimi barbar i Serbisë.  Përpjekjet, sakrificat dhe luftërat shekullore të të cilëve, më në fund, u kurorëzuan me   pavarësinë e Kosovës, duke ndryshuar kështu, për më mirë dhe përgjithmonë, historinë e kombit shqiptar.

E kam fjalën për shqiptaro-amerikanin, Xhim (Xhemail) Xhema, biznismenin dhe njërin prej aktivistëve më të dalluar në historinë e komunitetit shqiptaro-amerikan.   Xhimi, siç njihet nga miqtë dhe dashamirsit e tij, jeton e punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte vendosur më 1968.  Ai ka lindur në fshatin Tupallë të Medvegjës të “Shqipërisë lindore”, por pohon se familja e tij e ka origjinën prej Shkrelit të Malësisë së Madhe.  Për të gjithë ata që e njohin, Xhimi është tepër modest dhe nuk flet për veten dhe për as sukseset e tija në jetë, si njëri prej biznismenëve më të dalluar — i njohur si i tillë në qarqet amerikane dhe ato shqiptare, jo vetëm si mjeshtër i madh i profesionit të tij në ndërtimtari, por i njohur edhe në fushën politike si patriot që e ka provuar veten gjatë veprimtarisë së tij politike 40-vjeçare këtu në Amerikë, se ai ishte dhe, me të vërtetë, mbetet i pa-arritshëm në këtë fushë.   Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, të cilin ai me bashkpuntorë të tjerë  shqiptaro-amerikanë, kishte ndihmuar në themelimin e tij, e që falë përkushtimit të Xhimit, luajti një rol të rëndësishëm, ndoshta të pazevëndsueshëm, në mbrojtje të Kosovës gjatë 1990-ave dhe në mbështetje të interesave shqiptare në përgjithsi — e kishte dekoruar më 2003 me medaljen “Për Arritje të Mëdha në Jetë”, me motivacionin: Për devotshmërinë e tij legjendare ndaj çështjes shqiptare dhe për punën e palodhur drejtë përmirsimit të  jetës së shumë shqiptarëve, në të dy anët e Atlantikut.”

Përkushtimi dhe devocioni i Xhim Xhemës – dje dhe sot — ndaj interesave shqiptare në Shtetet e Bashkuar dhe në trojet e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor nuk kanë kufi.  Xhim Xhema e kishte kuptuar shumë mirë se fati i shqiptarëve në të kaluarën kishte qenë i lidhur me Amerikën.  Ai ishte i vetdijshëm për rolin që kishte luajtur komuniteti shqiptaro-amerikan në krye me Fan Nolin – në fillim të shekullit 20– në ndërmjetësimin e presidentit amerikan Woodrow Wilson, në favor të pavarësisë së Shqipërisë.  Xhimi me disa pjesëtarë të dalluar të komunitetit shqiptaro-amerikan kishte ardhur në përfundimin se vetëm Amerika do të ndihmonte shqiptarët dhe të drejtat e tyre edhe në fund të shekullit 20.  Ai filloi të trokiste në dyertë e senatorëve dhe kongresmënve më të njohur të jetës politike amerikane, për t’i njohur ata me situatën tepër të vështirë përball të cilës gjëndeshin shqiptarët e Kosovës, dhe shqiptarët në përgjithsi, anë e mbanë trojeve të veta.   Dyertë e tyre nuk ishin kurrë të mbyllura për Xhimin.

Kam patur fatin që Xhim (Xhemail) Xhemën ta kem njohur për më shumë se 30-vjetë.  E kisha takuar për herë të parë në Washington aty nga gjysma e 1980-ave, në një prej vizitave të tija të shpeshta që bënte në atë kohë nga New Yorku në Washington.  Ishte pothuaj kulmi i luftës së ftohtë, por edhe fillimi i përpjekjeve të shqiptaro-amerikanëve për ndërkombëtarizimin e asaj, që në atë kohë filluam t’a cilësonim si, “çështja kosovare”, “The Kosova issue”.   Deri në vitet 80-ta, ish-Jugosllavia, megjithse një vend komunist, gëzonte një mbështetje dhe reputacion të konsiderueshmëm në Washington, në krahasim me vendet e tjera ish-komuniste.  Fjalët e ish-Jugosllavisë kishin peshë dhe jo vetëm në qarqet qeveritare, por edhe në ato akademike dhe gazetareske.  Por ja, më në fund, falë veprimtarisë së Xhim Xhemës me shokë, gënjeshtrave  dhe shpjegimeve zyrtare të Serbisë mbi situatën dhe trajtimin e tmershëm që u bëhej të shqiptarëve të Kosovës, u kishte dalë boja – diplomacia jugosllave kishte filluar të vihesh gjithnjë e më shumë në dyshim nga Washingtoni zyrtar.  Serbia kishte filluar të fliste me veten, pasi nuk priste një ndryshim të qendrimit të Washingtonit ndaj shqiptarëve “irredentistë” të Kosovës, por gënjeshtrat e Beogradit nuk ishin më monopol i Serbisë.  Tashti kishte edhe një zë të besueshëm të komunitetit shqiptaro-amerikan në lidhje me ngjarjet në Kosovë, një zë që filloi të sigurnte besimin dhe bindjen e zyrtarëve të Washingtonit dhe botës, se diçka e tmershme po ndodhte në Kosovë. Vërtetë, diçka po ndodhte! E vërteta mbi trajtimin e keq të shqiptarëve nga regjimi i Beogradit, më në fund, kishte arritur në Washington, falë përpjekjeve të Xhimit me shokë, të cilët nepërmjet të vërtetës mbi gjëndjen e vështirë të shqiptarëve të Kosovës, do të ushtrohej influencë mbi politikën amerikane në favor të kauzës së shqiptarëve për liri e demokraci dhe më në fund edhe për mbështetjen e pavarsisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara.

Periudha e 80-ave dhe sidomos në vitet 90, lobimi i komunitetit shqiptaro-amerikan kishte arritur kulmin dhe fal Xhim Xhemës me shokë, përfshirë edhe ish-kongresistin me origjinë arbreshe, Joe Dio Guardi, konsiderohej si një prej grupeve lobiste më me influencë në Washington, gjë që krahasohej me lobin izraelit, i cili konsiderohet si më i fuqishmi.   Është meritë e Xhim Xhemës që komuniteti shqiptaro-amerikan siguroi mbështetjen për kauzën shqiptare të disa ligjvensve më me influence në Amerikë — si republikanë ashtu edhe demokratë.  Xhimi ishte bërë si “vendas” në Washington gjatë 80-ave dhe 90-ave.   Më kujtohet me një rast një vizitë e Xhim Xhemës në Kongresin amerikan.   Ndërsa po shkonte tek disa zyra të ligjvensve, dëgjoheshin zërat e stafit që e panë, duke thirrur, “Jimmy is coming, Jimmy is coming”, Po vjen Xhimi, Po Vjen Xhimi.  E tillë ishte prezenca e tij, sidomos në Kongresin amerikan por edhe në ente të tjera qeveritare në Washington. Sidomos, miqësia e tij me Senatorin Bob Dole, ishte kritike në mendimin tim. Xhimi kishte mbështetur fuqishëm fushatat politike të Senatorit Dole dhe ish-presdentit George Bush por jo vetëm me këta.   Xhimi dinte të bënte për veten politikanë me mendime të ndryshme nga të dy partitë kryesore, përfshirë jo vetëm senatorët nga New Yorku, e Connecticut, ku jetonte dhe punonte, por edhe nga shtete më të largëta, si  Senatori Bob Dole nga Kansas dhe Senatori Mitch McConnell nga shtetit Kentucky, me të cilin Xhimi vazhdon të ruaj miqësi të ngushtë dhe i cili tani është kryetar i shumicës republikane në Senatin e Shteteve të Bashkuara.

Besoj se ndër sukseset e para me rëndësi dhe me pasoja të mëdha për të ardhmen e Kosovës dhe gjithë shqiptarisë – megjithse ai është tepër modest të flasë për sukseset e tija – të ketë qenë lobimi tepër efektiv, besoj me ndihmën e Senatorit Dole, për të bindur Presidentin Bush të vjetër që t’i dërgonte Serbisë, atë që tani njihet si “Paralajmërimi i Krishtlindjes – letra pra dërguar Beogradit zyrtar më 25 dhjetor të vitit 1992 për të mos shkelur vinë e kuqe.   Presidenti Bush i kishte dërguar një letër sekrete kasapit të Ballkanit, Sllobodan Milloseviçit me një mesazh të shkurtër, por i cili ishte i qartë, i përpikët dhe nuk lente hapësirë për dyshim për askënd: “Në rast se në Kosovë ndodhë një konflikt i cili shkaktohet nga provokimet serbe, Shtetet e Bashkuara do të jenë të gatëshme të përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë si edhe mbrenda vetë territorit të Serbisë.”  Letra sekrete e Presidentit Bush u bë më vonë baza e politikës amerikane ndaj Kosovës për dekadën shumë të vështirë për shqiptarët atje gjatë 1990-ave.   Këjo politikë e Uashingtonit, e përcaktuar nga Presidenti Xhorxh Bush në fillim të 90-ave, u përsërit herë pas here gjatë asaj dekade nga Presidenti demokrat Bill Klinton dhe zyrtarët e lartë të administratës së tij.  “Jemi të gatëshëm të përgjigjemi ndaj serbëve, në rast të një konflikti në Kosovë, i shkaktuar ose i provokuar nga Serbet”, kishte pohuar Sekretari i Shtetit në administraten e ish-Presidentit Klinton, Uorren Kristofer me 13 Shkurt 1993.   Dhe, “Politika amerikane nuk ka ndryshuar” pat deklaruar më 4 Mars të vitit 1998, Robert Gelbard, përfaqsues i posaçëm amerikan për Ballkanin kur u pyet nëse ishte gjithnjë në fuqi paralajmërimi i Presidentit Bush.   Dhe më në fund, vet ish-Presidenti Bill Klinton, në Mars të vitit 1999 deklaroi në Uashington se, “Vija e kuqe ishte shkelur….dhe nuk besoj se duhet të rrimë duarkryq ndërsa mijëra veta vriten e masakrohen dhe varrosen në fusha topi, para se ne të bejmë diçka”, pë t’i ndaluar ato.”   Me 24 Mars, 1999, Presidenti Klinton urdhëroi fillimin e sulmeve ajrore të NATO-s kundër objektivave serbe në Kosovë dhe anë e mbanë Serbisë.

Xhim Xhema e kishte gjithmonë gishtin në pulsin e politikës së Shteteve të Bashkuara ndaj shqiptarëve në përgjtihsi dhe ndaj Kosovës në veçanti, deri në shpalljen e pavarësisë.   Nga paralajmërimi i Presidenti Bush të vjetër, qendrimi amerikan për lirinë e shqiptarëve të Kosovës u bë pjesë e politikës së jashtme amerikane, për tu zhvilluar, për tu mbështetur dhe për tu kultivuar nga udhëheqsit më të njohur të Amerikës në Kongresin amerikan të asaj kohe  dhe nga administrata të ndryshme — përfshirë Presidentin demokrat Bill Clinton i cili bindi NATO-n dhe urdhëroi bombardimin e Serbisë e deri tek republikani George W Bush i ri – njëri prej meritorëve të pavarësisë së Kosovës,  i cili deklaroi nga kryeqyteti i kombit në Tiranë se “mjaft është mjaftë”, Kosova duhet të jetë e pavarur.

Ky përkushtim i Amerikës ndaj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës vazhdon të pasqyrohet edhe në ditët e sotëme.   Një delegacion kongresistësh amerikanë – republikanë dhe demokratë — në vizitën e tyre të parë të Kongresit të ri jashtë vendit në fillim të administratës së re amerikane, vizituan ditët e fundit Kosovën.  Në takimet e tyre me zyrtarë të lartë në Prishtinë, pohuan     mbështjen e vazhdueshme pa rezerva të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

Xhim Xhema e kishte kuptuar që në fillim se për kauzën shqiptare në përgjithsi, për lirinë dhe për pavarsinë e Kosovës në veçanti, ai duhej të punonte me përfaqsues të dy partive kryesore të Amerikës, si me republikanët ashtu edhe me demokratët.  Politika amerikane ndaj Shqipërisë dhe Kosovës vazhdon të mbështetet nga Washingtoni pa marrë parasyshë se cila parti ka shumicën.   Megjithë veprimtarisë prej pothuaj 40-vjetësh e cila vazhdon gjithnjë, Xhim Xhema kurrë nuk humbi interesimin as mbështetjen për mirëvajtjen e punëve shqiptare, gjithmonë i gatëshëm për t’i ardhur në ndihmë çeshtjes shqiptare.  Gjatë takimit të fundit me të, duke biseduar pak si me zhgënjim për zhvillimet dhe gjëndjen politike të këtyre viteve të fundit në trojet shqiptare, ndoshta me gjysëm shaka, e gjysëm seriozitet, Xhimi në kalim sugjeroi se ndoshta ka ardhur koha të ri-angazhohemi përsëri si komunitet, ndonëse kësaj radhe armiku nuk është më Sllobodan Millosheviqi.

I nderuar Xhimi, të njohim si njeri tepër modest për veprimtarinë tënde,  por e ndjejë si detyrim moral që në këtë 9-vjetor të Pavarsisë së Kosovës, këto dy tre fjalë t’i kushtoj me respektin ma të madh për punën tënde prej shumë dekadash në mbështetje të lirisë dhe demokracisë, jo vetëm për Kosovën, por edhe për veprën tënde të vazhdueshme në mbështetje të kauzës mbarë shqiptare të kombit dhe për emërin e mirë që u ke dhënë shqiptarëve në atdheun tonë të adaptuar këtu në Shtetet e Bashkuara.   Xhimi, ti je krenaria jonë.  Të përshëndesim në këtë ditë të shënuar, jo vetëm për Republikën e Kosovës, por për të gjithë shqiptarët kudo.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli, pavaresia e Kosoves, Xhim Xhema

Administrata Trump gjatë kësaj jave

February 19, 2017 by dgreca

Rubrika më e re e “Dielli-it”/

Njoftim i Zyrës së Shtypit të Shtëpisë së Bardhë/

logo e re e shtepise se bardhe

Administrata Trump gjatë kësaj jave: Punoi për përmirësimin e legjislacionit dhe rregulloreve, përforcimin e pozicionit të grave e femrave si lidere në fusha të ndryshme të veprimtarisë së tyre, shtimi i masave dhe fokusimi tek siguria kombëtare.

Dhe gjatë kësaj jave, Presidenti Donald J. Trump, vazhdoi të përmbushë premtimin e tij që të zgjerojë mundësitë për punësim të qytetarëve të SHBA, duke kthyer mbrapsht dy projektligje të Presidencës Obama.

Gjithashtu Presidenti Trump, pati një takim me Kryeministrin  Kanadez Justin Trudeau. Gjatë bisedës, dy liderët konfirmuan se sigurimi i mundësive të barabarta për gratë si fuqi punëtore do jetë  prioritet për të dy vendet. Për këtë u ra dakord  që të krijohet një Këshill i Përbashkët, Shtetet e Bashkuara-Kanada për avancimin e sipërmarrëseve gra dhe lidere të biznesit.

Ndërkohë të Mërkurën, gjatë një dite produktive me kryeministrin Izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump rikonfirmoi lidhjen e pathyeshme me Izraelin dhe forcimin e bashkëpunimit  për vazhdimin e luftës ndaj akteve dhe kërcënimit terrorist.

Faleminderit për vazhdimin e mbështetjes tuaj.

Trump Administration This Week:

Rolling Back Harmful Regulations, Empowering Female Leaders, and Focusing on National Security

This week, President Donald J. Trump continued to fulfill his promise to expand opportunities in America’s workforce by signing two bills that will roll back burdensome Obama-era regulations.

President Trump and Canadian Prime Minister Justin Trudeau met at the White House this week. They affirmed that ensuring equal opportunities for women in the workforce is a priority for both countries and announced the creation of the United States-Canada Council for Advancement of Women Entrepreneurs and Business Leaders.

On Wednesday, during a productive day with Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu, President Trump reaffirmed our unbreakable bond with Israel and vowed to strengthen the relationship between the two nations to continue fighting the threat of terrorism.

Thank you for your continued support.

Përgatiti për “Diell-in”, Shefqet&Herion Kërcelli

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: administrata Trump, gjatë kësaj jave, Shefqet Kercelli

DRITËROI NË BURGOLOGJINË E VISAR ZHITIT

February 18, 2017 by dgreca

ferri-i-care

1-Dritëro-Agolli-300x229 

Në librat “Rrugët e Ferrit” dhe “Ferri i çarë”, të botuara para ca vitesh, që autori i tyre, Visar Zhiti, i quan me neologjizëm “burgologji”, ndër të tjera gjejmë dhe copëza rrëfimesh për shkrimtarin Dritëro Agolli e të tjerë, të cilat dëshmojnë, mbase më mirë se një intervistë sot, të vërteta dhe ndjesi, me realizëm dhe sinqeritet, të vendosura në kohën e tyre, që japin dhe një aspekt origjinal të vetin dhe spontan në diskutimet e shumta e kontraverse për Dritëroin, në ditët pas shuarjes së tij.

Po vendosim nëntituj të tjerë për t’u kuptuar më mirë gjatë rileximit të tanishëm të copëzave, të nxjerra nga librat e sipërpërmendur. 

NË BIRUCË:

…Nuk duroheshin poezitë e dashurisë, pa një të dashur. Ishin si përqafimet e pardesysë. Naim Frashëri – si ato retë përmes hekurave. Larg. Ndërsa poetët e tanishëm, ata që shkruanin në Tiranë, dukej se nuk e kishin idenë e vuajtjes. Shpirtpërzënë. Përsëritja poezinë e Dritëro Agollit për nënën, Hatixhenë e urtë, ngaqë ishte dhe kushërirë me nënën time, dhe rënkoja së brendshmi… Më kishte marrë malli për jastëkun e saj. Mbahu, bre, mos ki dert, burgu për burra asht, do të më thoshin poetë nga Kosova. Shkreli. Podrimja. Vinca. Ç’kisha mundur të lexoja. Thërrisja në heshtje. Thirrja ishte si ndihma e shpejtë.1-Visar

*  *  *

– Po kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Dritëro Agolli, ç’mendonte për ty? – u bë dinak hetuesi se mos nxirrte ndonjë gjë nga përzierja e inatit tim me dëshpërimin.

– Ai e ka parë librin tim dhe e ka pëlqyer. Më dërgoi edhe një letër inkurajimi. (Mos po rrëfej si shumë? Kujdes!) Duke qenë poet komunist, atë duhet të besoni.

– Ne e besojmë, por jo për ty. Dritëro Agolli s’të ka njohur… Vazhdojmë. Pse Xhevahir Spahiu donte të të botonte një cikël të dytë poetik brenda vitit në revistën “Nëntori”? Për ku po të niste? Në ballë, si veten? A nuk i ka mjaftuar kritika që udhëheqësi ynë       i dashur, shoku Enver Hoxha, i ka bërë? Dhe ty s’të mendoja kaq të gënjyeshëm, kalama. Po ku e di ti, mor i zi, se si bëhet përpara! Me ne flitet ndryshe, s’është redaksi këtu. Por edhe redaksitë janë tonat… Apo aq kuptoni ju, poetucët? – Hetuesi heshti. – Në të vërtetë, – shtoi pas pak, – autopsinë tënde, siç i thua ti aktekspertizës, e ka bërë një tjetër, miku yt… – përfundoi dhe buzëqeshi, ngaqë ia arriti të më çorodiste. – Ik! Ik!

 

*  *  *

 

– Por ty të kërkuan dhe për shkrimtar, renegat! – m’u vërsul prokurori, megjithëse në moshë, por e mbajti hetuesi: “Rrini, mos u shqetësoni ju, se e ndreq unë”.

Për se do ta kishte fjalën, kur thoshte se më kishin kërkuar për shkrimtar? Ëhë, ngaqë në gazetën “Mësuesi”, ku kishin dalë disa shkrime të miat e ishin pëlqyer, m’i botonte gruaja e kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve, Dritëroit, që punonte atje, kishin kërkuar të bëhesha gazetar. I plotësoja kushtet, kisha bërë 5 vjet mësues fshatrave.

 

 

 

NJË TJETËR SHKRIMTAR NË BURG

.

…i futi në një si tub të gjerë hekuri, të cilit tubisti i burgosur i saldoi kapakë… si i beson atij? – nuk më tradhton mua ai, se e di ç’e gjen, le që ngelet personazh negativ përjetë…  hapën një gropë dhe i futën në një vend sekret në minierë, nën dhé. Do të vinte t’i merrte kur të binte komunizmi. Fantastik, ë, me këtë besim të mrekullueshëm e të frikshëm njëherësh!

Dhe iu kthye poezisë, me strofa të rregullta, me rima, me një thjeshtësi si të Dritëroit, mos ma kujto, më tha, kur po i lexoja dhe ato. Poezisë nuk i ruhej dhe aq shumë. Jo se janë më pak të rrezikshme, por kuptohen më pak. Na ndihmon dhe kjo, përsërita unë, këtu nuk na marrin shumë seriozisht.

Edhe ato ndoshta i bëri rul dhe s’dihej ku i fshehu.

RRËFIMI I NËNËS SË TË BURGOSURIT:

.- Po unë shkova atëherë, – vazhdoi nëna, – takova (N)Dritëronë – i vinte një “n” përpara emrit të kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, ashtu si nga anët e saj, – i vajta në shtëpi, edhe djalit të kryeministrit, atij që shkruan, i shkova në punë, ndala dhe Ismail Kadarenë në rrugë…

Shtanga. Nuk e dija. Si do të ketë folur me ta kjo grua e urtë shtëpiake, e gjora, që s’lexon dot një libër vetë tani e megjithatë “Perëndesha ime e Mbrojtjes”, po, po, kështu kam thënë në poezinë që kisha bërë me mend në qeli dikur! E ka ajo tani, në gji, mbase Shpëtimi…

– Por para meje, – vazhdonte të tregonte nëna, – kishte ikur ai… me vrap, nga Lushnja në Tiranë, lajmëroi që ishe arrestuar, që të t’i hiqnin poezitë nga revista… ç’pati? – apo nga që shkruan edhe vetë, po ti mos u mërzit…

Dritëroi, Kadareja, djali i kryeministrit…

(vazhdon rrëfimi i Nënës)

 ferri-i-careMe të marrë haberin e keq se ma arrestuan djalin e vogël, thashë se luajta nga mendtë. E kisha andej larg, në Kukës, mësues maleve. Ç’heq tani, korba unë, o Zot, mos i lër të ma torturojnë, mbajua dorën! (I dridheshin buzët dhe zëri.) Thashë të hidhesha nga dritarja a te rrotat e makinave. Po i duhesha shtëpisë, fëmijëve, djalit në burg. Nuk na i ndanë burgjet, që u shofshin! As e dinim pse e arrestuan dhe as na rrëfenin. Nga t’ia mbanim? Lushnja bënte sikur s’dinte gjë, beqim s’dinin vërtet, veç erdhën dhe na kontrolluan ca civilë, i dija të komunales. I morën djalit 39 fletore e blloqe me vjersha e me kudiunë se ç’shkruante, e zeza! Qysh jam gjallë! Prandaj do të ma kenë zënë, thashë. Të iknim në Kukës, po ku? Në Degën e Punëve të Përbrendshme, kalli flamën si i thonë, po ata s’bëjnë pa urdhrin e Tiranës. Dridhesha si purtekë. Qaja. Kujtoja burgun e burrit, e njihte gjithë qyteti, i nderuar, e donin, shkruante dhe dilte në skenë, në teatër. Po ku pyesin këta, luftë klase ulërijnë, duan gjak. I ka mësuar ai sojzëzi, Stalini, që ia nxjerrtë kockat qeni! Plaçkat e tim shoqi, që m’i kthenin kur i çoja bukën, që s’ia jepnin, të poshtrit, gjë prej gjëje, i gjeja me thonj brenda, me dhëmbë të përgjakur, të shkulur me darë, siç e torturonin, m’i tha më vonë ç’hoqi, por u bëri ballë. Kunatin ma vranë, e hodhën shkallëve gjatë hetuesisë, arsimtar ishte, se ata të grupit të deputetëve do të lidheshin me të, thoshin. As varri s’i dihet. Atë që kisha si vëlla e si baba, që më rriti mua, jetimen, e pushkatuan. Prefekt në Gostivar e Tetovë kishte qenë. As varri s’i dihet as atij. Po varr është kudo. Tani më morën djalin. Pse? Pse? Korba unë! Vjersha bënte, s’bënte gjëra të liga. Dhe ika me një frymë në Tiranë… Po ai pse lajmëroi që t’ia hiqnin vjershat nga revista? Dhe mik, pse kështu është miku? Se, po t’i dilnin, mbase ia lehtësonin dënimin. A ia bënin më të rëndë, e ku i dihet?… Eh, desha t’u thosha shkrimtarëve që donte djali im, që kishin emër, që ai… E ç’t’u thosha, xhanëm? Ndritëronë e kam dhe kushëri, kryetar i shkrimtarëve është, i Partisë, me autoritet, i çqonjtur.

 I vete dreq e në shtëpi. Tek ai pallati në qendër, kubist a ç’i thonë, me arkitektin në burg. Trokëlliva në derë herët në mëngjes. Sikur ndjeva hapat e Hatixhesë, s’ëmës së Ndritëroit. Më pritën mirë, me pije e kafe. “Rri”, – më thanë. U qava hallë. Ndritëroi mezi fliste, s’e di a e dinte, po u trondit. “Nuk të futin kot në burg, – më tha, – marrin informata. – Shokët t’i zgjidhte. Vjershat ia kam lexuar, më kanë pëlqyer, po ashtu janë vjershat, si të duash, të mira, të këqija. Do të shkoj dhe te prokurori i përgjithshëm, do t’ia them…” “Dritëroi përpiqet, por s’ka ç’bën, – tha Sadija, e shoqja, kur mbetëm vetëm. – . Ja, unë kam një njeriun tim në burg, dhe ordiner, por s’e nxjerr dot… Ne ia dhamë dorën, por ai…” Cili? Ika e hutuar. Ma bëni hallall shqetësimin, u thashë. Të na vish, sa herë té duash, – më thanë, – ne ju duam.

Mora urbanin për në Kinostudio. Kisha Ilirianin me vete, se ku i gjeja dot unë. Tirana është bërë e madhe. Kërkova Bashkim Shehun, të birin e kryeministrit, shkrimtar në vërsën e djalit tim është, e donte im bir, pavarësisht se Mehmeti na kallte datën, na shoi me partinë. “Ai është”, – më thanë. Sa zbriti nga autobusi, e ndala. Ia thashë. I erdhi keq dhe u zbardh në fytyrë. “Atje ku ka hyrë tani ai, – vazhdoi, – unë s’bëj dot gjë. E kam të ndaluar, të pamundur. Po më pyetën, do të flas mirë, ashtu siç e kam njohur.” Dhe u ligështua në fytyrë. Më përqafoi. U vra i ati, vetë a e vranë, dhe e futën në burg, s’e di a është takuar me tim bir, i shkreti.

Shkova prapë në Tiranë, kërkoja Ismail Kadarenë. Më thanë kur vinte në atë kafenenë e shkrimtarëve, jo, klub a lidhje, se s’ia angllandis dot emrin, ku mblidhen dhe llafosin, dhe pinë kafe. E dija atë pallat, është martuar Mbreti aty.

Prita ca më lart, tek sheshi. U ngjita më lart. “Po vjen”, – më tha Iliriani, që e kisha në krah. E ndala vetë, ia thashë hallin. U ndie ngushtë. Më vuri dorën në sup. “Mbahu”, – më tha. “Ç’të mbahem, – i thashë, – dhe ku?” U kthye nga e shoqja. I tregoi për mua. Se si më vështroi ajo, me dëshpërim, si ca ikona. – “S’jam në gjendje ta ndihmoj dot, besomë, jam vetë keq e s’e di kush mund të bëjë tani, – po më thoshte ai. – E takove kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve? Unë s’mundem, se… – ah, ia mbaj mend fjalët, – kurajë, – dhe bëri duart kështu, – bëftë Zoti”, – më tha, më përqafoi edhe ai dhe u ndamë… Sa e donte djali im!

Përmes lotëve pashë nga statuja e madhe e Skënderbeut. T’i lutesha atij, ndoshta ishte më pak i ngurtë se njerëzit. Për se e mbante atë shpatë? Ngrita kokën nga qielli. Lëvizi. M’u rrotullua. Sa larg është Zoti nga ne, na ka harruar. Po s’i prishëm ne kishat dhe xhamitë, jo, por shteti i komunistëve, që u përmbystë e i zëntë nën vete! Zëvendësuan kishat dhe xhamitë me komitete partie dhe komitete ekzekutive dhe… na ekzekutojnë.

“E ndihmoftë Zoti!” – më kishte thënë Kadareja, mirë, mirë, po ku ta gjeja? E di që është i madh! Aty kemi shpresa, ai është ngushëllimi ynë, por këta s’e lënë as Zotin. S’kanë… Jeta është e shkurtër e këta ta shkurtojnë më shumë, por unë s’do të vdes, do t’i lë mënjanë sëmundjet dhe kusuret e mia, do të mbaj gjallë tim bir, çmosin do të bëj… dhe ai shkruan prapë në burg, fshehurazi. Ruama, o Zot! Atë dhe vjershat e tij.

 

 

PAS BURGUT… DERI NË PARLAMENT.

 

Ç’po lexon tani?

– Pak.

– Shkruan më? – Për fat nuk priti përgjigje, por vazhdoi të fliste. – Ti duhet të botosh, mjaft mbete i ndaluar. Këto punë i kemi ne në dorë, e di?

– E di, – thashë.

– Kush të pëlqen më shumë Dritëroi apo Kadareja? – u hodh ai që thirrej herë pas here “shef” me ndjesinë se po m’i gjente telat. – Edhe ne lexojmë ca, – shtoi, – por s’na lënë punët e shumta, armiq ka shumë, me gjithë punën e madhe edukuese që bën Partia, ata shtohen. E pe ç’ishte të jesh armik. Ti s’je më tani. Po s’më the, kë pëlqen më shumë Dritëronë apo Kadarenë?

– I lexoj të dy… me kënaqësi, – thashë.

       – Intelektualët tanë pëlqejnë Kadarenë më shumë, – vazhdoi ai, – këtë informacion kemi, edhe unë jam intelektual, për biokimi kam studiuar atje ku ke studiuar edhe ti, mësues kam qenë si ti, pastaj operativ në zonë dhe tani jam nënkryetar dege. Nevojat e atdheut. (Atje ku i bëhet nevoja atdheut, e ktheja unë shpesh me vete, kur e dëgjoja këtë slogan.) Mua vetë më pëlqen Dritëroi, është popullor, – po dëgjoja turbull llomotitjet e tij. Po sa do të zgjatë kjo? Do të doja të klithja: “Mjaft! Duaji sa të duash ata të dy! Thuajmëni ç’keni planifikuar, t’ju them ç’kam ndër mend; ju bëni tuajën, unë timen dhe…” – A vijnë njerëz në shtëpinë tënde? – ndërroi rrjedhën e bisedës shefi.

 

 

*  *  *

 

Kisha pasur dhe një letër nga Dritëroi, para se të më burgosnin, por nuk po e gjeja dot, ndoshta ma kishin marrë gjatë kontrollit në shtëpi, por shpresoja të mos më kishte humbur.

Më vinte çudi që më ishte përgjigjur, se i kisha shkruar si kryetar i shkrimtarëve për dëshpërimin tim në lidhje me poezitë. E lexoja shpesh atëherë, shkruar me dorë, me stilograf të trashë. Më jepte kurajë dhe më thoshte se vlerat nuk humbin, pavarësisht nga vështirësitë, që i kalon kushdo. Çdo libër i ri më emocionon si i pari, i kuptoj ndjenjat e tua, më shkruante, por bëj durim.

Emri, firma e tij, që më jepnin një si ngrohtësi. Por rashë më keq, fare në ferr dhe i humba të gjitha.

Fshehurazi prisja që porosia e tij në letër të ishte e vërtetë, më e vërtetë se ai si kryetar, porosi poeti. Po, unë jam komunist, thotë ai tani i zhgënjyer dhe i dëshpëruar. Pikërisht zhgënjimi i tij, ai dëshpërim janë më të çmuarat për poezinë. Përballë hipokrizive të tjera përreth, mashtrimeve dhe pabesive, ai, si i tërhequr disi, mbetej më njerëzor. Me mllefin e kundërshtarit. Por ai është poeti, i përsërita vetes, shiko ato që ka shkruar, në të pëlqefshin, kjo ka rëndësi, paçka se ndonjëherë i vërsulet edhe ai letërsisë që po del nga burgjet, e mo, i futën në burg ja ashtu…

– Si? – e pyeta, kur ai ishte deputet dhe unë punoja në Parlament, po pinim nga një gotë atje ku ka qenë selia e Fan Nolit. Edhe ai kishte bërë një revolucion allabolshevik, u pendua, iku, u vesh prift dhe më rëndësi i jepte të qenit përkthyes i Shekspirit sesa kryeministër-llëkut. Kjo prapashtesa turke “llëk” është e pazëvendësueshme në ca raste, – i thashë Dritëroit.

– Do të doja të kisha qenë burg, – m’u përgjigj ai i dëshpëruar. – Nuk më futnin.

– Jo të gjithë e meritojnë, – bëra shaka unë.

 

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Burgollogjia, Dritero Agolli, Visar Zhiti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 510
  • 511
  • 512
  • 513
  • 514
  • …
  • 860
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Albanian Soul, Electric Heart – Rozita Fishta’s Music Explorations
  • Ukraina si poligon i armëve të vjetruara globale: Donacionet ushtarake, gjeopolitika e Fuqive të Mëdha dhe perspektiva e paqes së qëndrueshme
  • AT GJERGJ FISHTA, 85 VJETORI I KALIMIT NË AMSHIM
  • Me veprën dhe personalitetin e Martin Segonit plotësohet panteoni humanist shqiptar me një figurë nga më të hershmet
  • Bashkimi kombëtar fillon me bashkimin e Kosovës me shtetin amë
  • PRESIDENTI WILSON NË FILATELINË SHQIPTARE
  • “Çamëria… heshtja që vret”
  • SHQIPTARËT DHE PROJEKTI EVROPIAN PËR MAQEDONINË E VERIUT A MUND TË DEGRADOJË NË NJË NARRATIVË ILUZORE?
  • Brigitte Bardot: “seks bomba bionde” që revolucionarizoi kinemanë franceze
  • “Leksikoni i së drejtës publike – Nocione dhe institute të së drejtës publike”
  • Lugina e Preshevës dhe e drejta e munguar për shtetësi dhe votë në Kosovë
  • Vlora Nikçi: “Prindër, mbështesni ëndrrat e fëmijëve”
  • Federata “Vatra” përshëndet zhvillimin e Zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë dhe uron Kryeministrin Albin Kurti e Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren
  • Yllka Lezo për median europiane: Shqiptarët kërkojnë drejtësi të paanshme në Hagë
  • Sot dita e lindjes së atij që i dha Shqipërisë Pavarësinë numër 2: Thomas Woodrow Wilson

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT