Sfida e Presidentit me qenin e sulmit te Rames!!!
Opinion nga Enver Bytyci/
Opinioni publik sapo eshte njoftuar nga nje reagim legjitim i Presidentit te Republikes, zotit Bujar Nishani. Reagimi i tij adresohet kunder akuzave publike te kryetarit te fiqve dhe pjeshkave, Erjon Velija, pasi ky i fundit perdori para dy ditesh studion Opinion te shpife kunder kryetarit te shtetit. Erionka e quajti presidentin hajdut dhe e sulmoi sic sulmonte diktatori komunist shqiptar te ashtuquajturit poliagjente. Me pas e sulmoi dhe te merkuren e kaluar kur rrethoi gjykaten administrative. Velija rrethoi e terrorizoi gjyqtaret e administratives, i beri ata te nderpresin vendimmarrjen e nderkohe sulmoi presidentin, kreun e opozites dhe ish- kryeminustrin. Presidenti Nishani ishte ne vizite zyrtare ne Kroaci, kur Erjonka leshoi akuzat plot shpifje kunder tij. Dmth duket se kemi nje riciklim te vesit te veprimeve tinzare, pervecse nje sulmi te paprecedent kunder institucionit me te paster moral te vendit. Presidenti Nishani konfirmoi se shpifjeve te kreut te Bashkise se Tiranes do t’u pergjigjet duke vene ne levizje prokurorine dhe gjykaten. Ai tha shkurt e qarte: Drejtesia duhet te hetoje e provoje akuzat e Erjon Velise adresuar presidentit, ose duhet ta hetoje e denoje kete zyrtar lokal per shpifje e denigrim te qellimshem te institucionit te Presidentit! Cilat jane risite e rastit te zotit Nishani? 1. Ai eshte personi zyrtar me i larte i shtetit e njekohesisht me i sulmuari nga falangat e krimit ne ekzekutivin shqiptar. Shihni kush e sulmon, tre personat kryesore: kryeministri Rama, qeni i tij i sulmit, Erjon Velija (ketu po i referohem nje kabllogrami te ish ambasadorit Widhers) dhe ministri i Brendshem, Sajmir Tahiri. Qeni i sulmit i Rames nga sulmi shkoi te shpifja. E gjitha ndodhi pasiqe presidenti nuk u josh te behet “Bamke” ne duart e Rames. Ndodhi se zoti Bujar Nishani nuk u bashkua me antishtetin e Rames per t’ia mundesuar atij kontrollin e gjyqesorit. Nuk ka ndodh ne kete vend pervecse ne rastin e Berishes, qe kreu i shtetit shqiptar te jete kaq i vendosur e stoik ne parimet e tij ne mbrojtje te interesit publik, te interesit te qytetarit e te se vertetes. Prandaj shpifesi profesionist, Erjon Velija, e ka humb durimin e bashke me te, edhe mendjen. 2. Presidenti Nishani eshte shfaqur si gardian i kudhtetutes dhe shtetit te se drejtes. Jane shume ligje, te cilat gjykata kushtetuese i ka anuluar me kerkese e argumente te Presidentit. Nderkohe Rama nisi me ngut te bente nje reforme ne drejtesi, e cila do te duhej ta kthehej ne modelin e kohes se diktatures, pra nje instrument politik te kryeministrit. Presidenti Nishani ngriti pyetjen asgjesuese: Cfare eshte kjo reforme nga e cila eshte perjashtuar kryetari i Keshilli te Larte te Drejtesise si dhe gjithe strukturat e prokurorise, gjykatave dhe avokatise?! Kjo pyetje kthjelloi sidomos faktorin nderkombetar, i cili besonte verbazi ne “virgjerine” e sinqeritetin e Rames. Lindi dyshimi per manipulimin e reformes dhe sot jemi ne piken me te nxehte, kur duket se askush brenda dhe jashte vendit nuk mund t’i besoje me Edi Rames. Dmth presidenti Nishani me autoritetin e tij moral, politik e institucional permbysi nje situate vendimmarrjeje te rrezikshme per lirine e demokracine shqiptare, por te favorshme per autoritetin arrogant te qeversjes se rilindjes. Kjo do te thote se Rama po hakmerret ndaj kreut te shtetit permes qenve te sulmit qe ka stervit ne oborrin e tij. 3. Faza e sulmit dhe shpifjeve kunder zotit Nishani dhe autiritetit te tij ka kaluar ne stadin e nje presioni te papare ndonjehere ne raportet midis ekzekutivit dhe presidentit. E di se dikush do te me jepte si rast marredheniet midis Bamir Topit dhe kryeministrit Berisha. Por rasti eshte krejt tjeter, madje i kthyer koke-poshte, sepse Topi ishte president i se djathtes qe votonte kryeopozitarin e majte, Edi Ramen. Nga ana tjeter te dy keto figura, Topi dhe Nishani, jane karaktere me moral politik te ndryshem, ndoshta te kundert. Artitja ne kete kulm sulmesh e shpifjesh kunder presidentit ka mundesi te jete deshmi e panikut ne kupolen e ekzekutivit shqiptar. Ne panik gjithmone mungon kontrolli. Dhe aresyeja e renies ne panik te tyre eshte e gjithanshme. Fillon me trafiqet, vijon me kriminalizimin e deputeteve dhe administrates shteterore, vijon edhe me korrupsionin e larte, duke perfunduar te kriza ekonomike, sociale e politike. Edhe sulmi terrorizues i Erjon Veliajt kunder gjykates eshte shenje paniku, ne te cilin jeton kreu i Bashkise se Tiranes. Per kete aresye presidenti Nishani deshmoi maturi e urtesi kur pranoi sfiden me Erjon Veline. Nuk ka ndodhur te zhvillohet ne asnje rast ne 26 vite kjo lloj sfide. Drejtesia do te duhet te hetoje e te provoje te verteten: nese kemi nje president “hajdut”, apo kemi nje kryetar badhkie shpifes. Une bej pjese ne grupin e njerezve qe kam besuar e besoj se Shqiperia ka nje president me integritet, te paster nga pikepamja morale e politike, te perkushtuar per parimet e lirise e demokracise dhe interesat e kombit shqiptar. Po keshtu kam bindjen se ne anen tjeter gjendet nje genjeshtar, mashtrues e shpifes ordiner e profesionist, me emrin Erjon Velija. Po kete do ta percaktoje vetem nje vendim gjykate i formes se prere.
THIRRJE GAZETAVE TE TIRANES QE NGA SHBA: MBESHTESNI PRONARET!
Te nderuara Gazetat: Dita, Panorama, Telegraf, Sot, Shekulli, Shqip, Shqiptare, RD, Tema dhe Fryma e Re/
Shoqata Pronesi me Drejtesi ju kerkon me perulje mbeshtjetjen e penes tuaj per te publikuar me transparence dhe pa-asnjanesi perpjekjet qe ne po bejme keto 25 vitet e fundit per te mbrojtur te drejten e prones ne Shqiperi.Ne si organizate jo-qeveritare, jo-fitim prurese dhe me principin per te mbrojtur te drejten e individit, jemi formuar nga pronare direkt te prekur nga kjo padrejtesi dhe fizikisht me veprimtari ne Shqiperi dhe SHBA.
Mbeshtetja konstante, prej shume vitesh, e pa politizuar dhe pa censuruar na ka ardhur nga gazeta Dielli dhe kanali televiziv Zeri I Amerikes, burime mediash qe operojne ne SHBA. Ne e kuptojme presionin qe mund te ushtrohet tek ju si gazeta nga ndonje force politike, por ju lutem gjeni cdo menyre per te dhene nje mundesi tek ne per tu degjuar ne popull. Ne kemi vene kohen dhe rrogat tona si kryetare shoqate per te mbrojtur te drejtat e me shume se 5 mije pronareve dhe hapjes rruge te investimeve te huaja ne Shqiperi. Nje kusht per Shqiperine per te hyre ne BE eshte dhe kthimi I Pronave dhe mediat si brenda dhe jashte vendit duhet te shkruajne vazhdimisht se cfare ne si organizate po bejme dhe se si reagon qeverija Shqiptare ndaj nesh.
Ju faleminderit per kohen,
Myrshit dhe Gezimi ne Shqiperi
Agimi dhe Lumturi ne SHBA
Pas një lajmi në TV News 24
Opinion nga Prof.dr. Eshref Ymeri-Toledo, Ohajo/
Pas marrjes së një mesazhi të një mikut tim kosovar më 15 mars 2016, ku më shkruante se “Thaçi nuk e ka shitur Kosovën dhe se çështja e bashkësisë serbe nuk do të kalojë ashtu siç shkruajnë gazetat për Kuvendin e Kosovës”, unë ushqeva shpresën se Serbia nuk do të mund ta krijojë një tjetër mikroshtet brenda Kosovës. Por, për zhgënjimin tim të thellë, sot ndoqa një lajm në TV News 24 dhe intervistën e kryeministrit Isa Mustafa. Sipas atij lajmi, rezulton se bashkësia e komunave serbe do të krijohet. Pas këtij lajmi, s’më mbetet gjë tjetër, veçse të përsëris titullin e artikullit tim “Tradhtia në krye të Kosovës”, të botuar në internet më 13 mars 2012. Pra, i dashur miku im kosovar, Thaçi është armik i regjur i Kosovës dhe, për interesat e Serbisë, e cila gëzon përkrahjen e gjithanshme të Brukselit, i lejoi asaj të krijojë një tjetër Republika Srpska në Kosovë. Prandaj tani, mbarë populli kosovar, ka të drejtë të “krenohet” me kryetradhtarin e vet Hashim Thaçi dhe në Sheshin para Shtatores së Ibrahim Rugovës në Prishtinë, t’ia marrë këngës me zë të lartë, që të dëgjohet që nga Brukseli deri në Beograd:
Hashim detyrën mbarove,
Me të madhe burrëri,
Kosovën e tradhtove,
Zure vend në histori.
Pra,në bashkëpunim të ngushtë me tradhtarin tjetër Isa Mustafa, kukullën e pështirë në duart e tij, Hashimi nxitoi me vrap drejt kolltukut të presidentit të Kosovës, në mënyrë që të lajë duart nga tradhtia që kreu në Bruksel më 25 gusht 2015, me firmën që hodhi për krijimin e bashkësisë së komunave serbe. Populli kosovar harroi se çfarë krimesh kreu minoriteti serb në Kosovë, duke u bërë mbështetje e fuqishme e bandave kriminale të Millosheviçit, Arkanit dhe Sheshelit, prandaj, me heshtjen e tij para tradhtisë së Thaçit me Mustafën, le ta mbajë me shëndet krijesën Republika Srpska në trojet e veta amtare.
Toledo, Ohajo
11 maj 2016
Shqetësimi i një maturanti: Ç’po ndodh me rininë shqiptare?
Nga Renato Shkulaku/Maturant/
Rinia e sotme duhet të jetë simbol i paqes,kulturës ,dashurisë, emancipimit etj. Të rinjtë duhet të mendojnë seriozisht për të ardhmen e tyre duke studiuar, duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme dhe jo të merren me gjëra të rëndomta dhe të parëndësishme, të cilat shkatërrojnë të ardhmen e tyre. Sot, në botë të rinjtë arrijnë të krijojnë gjëra të pabesueshme në shumë fusha të jetës, fakt i cili tregon se ata e vlerësojnë kohën dhe merren me gjërat e duhura.
Por ç’farë po ndodh me rininë shqiptare? A po ecin ata në rrugën e duhur?
Fatkeqësisht, kohët e fundit në gjimnazet e Shqipërisë, janë përhapur masivisht shumë sherre, të cilat fillojnë me keqkuptime të vogla, kryesisht me vajzat protagoniste. Këto ngjarje të pakëndëshme pasqyrohen nga media e mirënjohur, e cila është gjithmonë në shërbim të shqiptarëve, JETAOSHQEJF. Rasti më i fundit ndodhi në një nga gjimnazet e Korçës, “Raqi Qirinxhi” ku dy vajza kishin nisur një “betejë” midis tyre. Sipas raportuesve të Jetaoshqejf, sherri kishte ndodhur sepse një vajzë kishte ofenduar bashkëmoshataren e saj, dhe kjo e fundit e kishte marrë vesh. Gjatë pushimit, kishte ndodhur sherri, i shoqëruar me grushte, shqelma dhe një fjalor krejt banal. Por fatmirësisht, disa djem, të cilët ishin të pranishëm në ato momente, kishin ndërhyrë për ta ndalur atë sherr, ku treguan një kulturë e cila duhet marrë shembull nga të gjithë, pasi në shumë zënka të tjera shumë individë tregohen indiferentë.
Nga kjo zënkë, por edhe nga shumë të tjera ne kuptojmë se rinia shqiptare nuk po ecën në rrugën e duhur. Po vërtetohet se kjo rini ka shumë nevojë për edukim, kulturë dhe për shumë dije, ku në vend ta kërkojnë nga librat, e shpenzojnë atë duke u marrë me gjëra koti si rrjetet sociale apo duke bërë budallallëqe nga më të ndryshmet. Sic e theksuam e më lart, në këto sherre masive të ndodhura kohët e fundit, protagoniste kanë qënë vajzat. Por si mundet një femër të ngreje dorën mbi një femër tjetër, si mundet të gjuajë me shqelma apo të përdorë një fjalor banal?
Femra mbart vlera të mëdha në një shoqëri, dhe për fat të keq, këto vajza të reja shqiptare nuk e kuptojnë vlerën që kanë, por e humbin plotësisht atë duke luajtur rolin kryesor në këto ngjarje të pakëndëshme dhe të papranueshme për një shoqëri të zhvilluar dhe demokratike. Një fakt tjetër për të ardhur keq është që edhe shumë individë të tjerë tregohen indiferentë gjatë këtyrë sherreve. Disa brohorasin, disa filmojnë, disa mund edhe të bëhen pjesëmarrës në sherr duke ndihmuar shokun apo shoqen ku sulmojnë kundërshtarin, por askush nuk ndërhyn për të ndaluar zënkën. Kjo tregon se këta individë tregohen të papërgjegjshëm, të pamëshirshëm dhe “kënaqen” kur të tjerët zihen. Pra ky është realiteti shqiptar, një realitet i hidhur ku njerëzit po bëhen akoma më të prapambetur dhe nuk po merret asnjë masë kundër kësaj.
Por ç’farë duhet bërë për ti parandaluar këto ngjarje në të ardhmen?
Pikat kyce në “formimin” e njeriut mbetet sjellja, kultura dhe vlerat e paçmueshme që përcjellin në një shoqëri. Edukimi, sidomos i fëmijëve duhet marrë më seriozitetin më të madh. Çdo individ duhet të kuptojë se në shkolla, nuk vlen vetëm një notë e mirë, por edhe një sjellje korrekte. Në çdo shkollë, çdo nxënësi duhet ti bëhet e qartë se sa rëndësi ka kultura në një shoqëri, dhe ata duhet të përpiqen ta fitojnë atë, njësoj siç përpiqen për një notë sa më të mirë. Por sigurisht për këtë gjë ata duhet të kenë vëmendjen e plotë si të prindërve që është kryesorja por edhe të mësuesve. Pra me pak fjalë çdo gjë varet tek edukata që përcjellim tek të rinjtë. Çdo të mbjellim do korrim thotë populli , që do të thotë ajo kulturë që po u përcillet të rinjve ajo po merret , dhe realisht kjo kulturë është për të ardhur keq. Këto ngjarje duhet të merren shumë seriozisht dhe duhen marrë masa për parandalimin e tyre. Rinia e sotme do të jetë e ardhmja e vendit, dhe duhet bërë çdo gjë që Shqipëria të përfaqësohet denjësisht nga kjo rini.
- « Previous Page
- 1
- …
- 576
- 577
- 578
- 579
- 580
- …
- 868
- Next Page »