• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Thaçi kërkon përmbyllje të procesit të demarkacionit

May 23, 2016 by dgreca

Ne Foto: Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi/

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të hënën se asnjë proces nuk mund të rrezikojë liberalizimin e vizave, duke vlerësuar se përmbyllja e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi është në interes të të dyja vendeve dhe të qytetarëve të tyre.Ai tha se Kosova nuk ka çështje të hapura me Malin e Zi dhe se të dyja vendet duhet të përmbyllin sa më shpejt procesin e përkufizimit të vijës kufitare.

“Çështja e demarkacionit është në interesin e të dyja vendeve, që të përmbyllet sa më shpejt. Është në interesin e gjithë spektrit politik dhe qytetar. Kjo çështje nuk duhet të ndajë spektrin politik, përkundrazi, e ardhmja evropiane duhet të bashkojë spektrin politik dhe qytetarët”, tha ai.

Presidenti Thaçi tha se “agjendat ditore” nuk mund ta cënojnë dhe rrezikojnë procesin e liberalizimit të vizave dhe “asnjë interes i adresave të caktuara të ngushta politike nuk do të mund të tejkalojë interesin madhor, vullnetin madhor të qytetarëve të Kosovës, interesin e përbashkët dhe qëllimin e vizionin tonë evropian për liberalizim të vizave”.

Procesi i demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi u vu kusht nga BE-ja për liberalizim të vizave, pas një periudhe disa mujore të kundërshtimeve të opozitës në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij.

Demarkacioni me Malin e Zi, nga opozita, u cilësua si shkelje e tërësisë territoriale të Kosovës, megjithëse një grup i ekspertëve ndërkombëtarë, të ftuar nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, nuk gjeti shkelje gjatë punës në përkufizim të vijës kufitare mes dy shteteve.

Filed Under: Opinion Tagged With: te mbyllet Demarkacioni, Thaci

Serbi Vuk Drashkoviç: Kosova është shtet

May 21, 2016 by dgreca

-Vuk Drashkovic  eshte shprehur se “e respekton atë realitet”, për të cilin tha se nuk ka faj ai, por ka faj Slobodan Milosheviçi/

Kosova është shtet i pavarur, u pëlqeu kjo serbëve apo jo, ka thënë kryetari i Lëvizjes Serbe të Ripërtëritjes (SPO), Vuk Drashkoviç, në shtypin e Beogradit.

I pyetur nga revista javore  “Ekspres” nëse ai angazhohet për njohjen e Kosovës nga Serbia, Drashkoviç ka thënë se pavarësinë e Kosovës e njeh shumica dërrmuese e shteteve anëtare të BE-së dhe të OKB-së dhe shtoi se ai “e respekton atë realitet”, për të cilin tha se nuk ka faj ai, por ka faj Slobodan Milosheviçi.

“Kosova është e pavarur, Kosova është shtet, u pëlqeu kjo apo jo autistëve serbë. Nuk kam aspak faj në këtë të vërtetë, përveç fajit që jam fajtor se nuk e mohoj të vërtetën”, tha Drashkoviçi, përcjell sot gazeta kosovare Koha Ditore.

Drashkoviç me partinë e tij në zgjedhjet e fundit ka qenë pjesë e listës së përbashkët me Partinë Përparimtare Serbe të kryeministrit Aleksandar Vuçiçiç dhe si fitues i zgjedhjeve pritet që edhe SPO dhe Drashkoviç të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme serbe.

Në intervistë Drashkoviç tha se që nga viti 2012 e ka përkrahur Vuçiçin për shkak të përcaktimit të tij strategjik, se integrimet evropiane janë e vetmja rrugë e arsyeshme drejt së ardhmes për Serbinë.

Në intervistë Drashkoviçi po ashtu u angazhua që Serbia të marrë shembull nga Gjermania e pas Luftës së Dytë Botërore, të dënojë politikën e krimit të disfatës dhe të mos e arsyetojë krimin me asgjë. Ai shtoi edhe se politika e re serbe duhet të refuzojë gjithçka që i relativizon apo mohon krimet e regjimit të Milosheviçit përmes krimeve që të tjerët i kanë kryer ndaj serbëve, si dhe që “të gjitha armiqësitë që i ka prodhuar ai regjim t’i kthejë në miqësi”.

I pyetur nëse kjo nënkupton që Serbia duhet të krijojë raport miqësor edhe me SHBA-në dhe NATO-n të cilat e kanë bombarduar në vitin 1999, Drashkoviçi u përgjigj me po./b.j/

Filed Under: Opinion Tagged With: : Kosova është shtet, Serbi Vuk Drashkoviç

MINISTRI I DREJTESISE PROMOVON PADREJTESI PER PRONAT

May 17, 2016 by dgreca

-SI GUXON TI DHE MË KËRKON BALLAFAQIM,- ISHTE PËRGJGJA E MINISTRIT TË DREJTËSISË, PËR TRAJTIMIN BARBAR TË PRONËS DHE TË KUSHTETUTËS  NË SHQIPËRI/

 Me datë. 10.05.2015, Koalicioni i Pronarëve Shqiptarë, i ka dërguar Ministrit të Drejtësisë zotit Ylli Manjani, një letër me këtë përmbajtje: Z. Manjani ! Jo vetëm sot në ditën e drejtësisë, por edhe ne raste të tjera, ju kemi dëgjuar të flisni për drejtësinë, për padrejtësinë për teorinë dhe filozofinë e jurisprudencës etj. Na keni përlqyer dhe mendojmë se keni “brumë”. Por na ngacmon një shprehje popullore që thotë: “… me sa dëgjojmë, lum si ne; me çfarë shikojmë, mjer ne …”. A mendoni vërtetë se populli i ha goricat e papjekura që këpusni ju për drejtësinë ? Ju, sapo u kthyet nga Strasburgu (bëtë dhe fotografi me titullarin e Gjykatës Ndërkombëtare), ku shkuat të shisni si drejtësi një ligj për pronat, ligj i cili turpëron edhe fillestarët e drejtësisë ! Ju po kryeni një mision të turpshëm të injorimit të drejtësisë shqiptare para Botës. Ju po shpenzoni paratë e popullit nëpër Botë, me mision për të mbjellë padrejtësinë, njëlloj si pararendësi juaj. Ju po turpëroni veten, Qeverinë dhe popullin shqiptar, duke reklamuar padrejtësinë si drejtësi! Ju po konfirmoni veten tuaj si Ministër i padrejtësisë.Të ishim në vendin tuaj, nuk do pranonim që politika të na tërhiqte për hunde . Nëqoftëse mendoni se ne po ju rëndojmë pa të drejtë, ju sfidoj në një përballje të hapur mediatike, kur dhe ku të dëshironi ju. Do ishte në nderin tuaj të mbroni bindjet tuaja juridike. (Botuar ne gazeten “Dielli” dt 11.Maj 2016). Në pritje të përgjigjes nuk ka pasur reagim zyrtar, përveç faktit që Ministri i Drejtësisë zoti Ylli Manjani ka telefonuar z. Axhem Imeraj. Me bindjen e plotë se shtetin e mbajnë paratë e popullit, dhe se shtetasit kane plotesisht te drejte te kerkojne te drejtat qe ja garanton Kushtetuta, duke kërkuar ndihmën e medias, të analistëve dhe publikut e bëjmë publike këtë bisedë telefonike. Me datën 12.05.2016 në ora 16.40’ bie zilja e telefonit.

–                      Urdhëroni

–                      Jam Ylli Manjani, ju jeni Axhemi ?

–                      Po, unë jam, ju dëgjoj zoti Ministër.

–                      Çfarë doni nga unë që më keni bërë letër? (zëri tij ishte i lartë dhe plot nervozizëm)

–                      Dua ballafaqim mediatik se po mashtroni opinionin publik shqiptar dhe Gjykatën e Strasburgut për ligjin e pronave.

–                      Kush je ti (me shumë nervrikosje) që më kërkon ballafaqim mua?

–                      Unë jam ai pronari, që ti po e vjedh, po e mashtron dhe po e zvarit për të drejtat e tij,

–                      Çfarë të kam vjedhur ?

–                      Paratë e mia, Me paratë e mia dhe të pronarëve ti po bredh Evropën për t’i mashtruar (zëri ngrihet edhe nga ana ime)

–                      Janë paratë e Shtetit !

–                      Po Shteti i kujt është ? A nuk janë paratë e popullit që e mbajnë shtetin ?  A nuk po harxhoni paratë e popullit për t’a mashtruar këtë popull ?

–                      Ske punë me mua por me Sonila Qaton (kryetare e ATP)

–                      Lere Sonilën ti por merr pjesën tënde të përgjegjësisë.

–                      Unë jam Ministër, ti i ke problemet me Qeverinë dhe me Kuvendin. Unë nuk kam punë fare me ty !

–                      Po as parardhësi yt që merrej me ne pronarët, a nuk ishte ministër drejtësie ? A nuk je ti pjesë e kabinetit qeveritar ?

–                      Dhe çfarë do ti nga unë, si guxon ti dhe më kërkon ballafaqim ?

–                      Po ke kockë eja të ballafaqohemi në television dhe mbro bindjet e tua juridike për ligjin e pronave

–                      Kohë kam por jo për ty !

–                      Jo kohë por kockë; a je trim të mbrosh pikpamjet e tua për ligjin ?

–                      Ik zotni në të mbarë tënde se s’kam kohë të merem me ty !

–                      E mbarë të qoftë edhe ty në punën tënde

Kjo ishte biseda e Ministrit nga telefoni i tij fiks me mua me datën 12.05.2016, duke qenë përsëri të gatshëm për ballafaqimin

Për Kryesinë e Koalicionit të Pronarëve Shqiptarë

Av Axhem Imeraj

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Axhem Imeraj, MINISTRI I DREJTESISE PROMOVON, PADREJTESI, per pronat

Pohimi i DINJITOZ i Gruas së Kryebashkiakut

May 17, 2016 by dgreca

Opinion nga Pirro Dollani/

“Shukriu është bërthama e familjes dhe rreth tij vërtitemi të gjithë. Ai është forca, kuraja dhe burimi i pashtershëm i funksionimit të familjes sonë. Morali dhe edukata vijnë nga familja. Do të jem në krah të Shukri Xhelilit derisa vdekja të na ndajë.” Intervista dhënë Gazetës Panorama/

E tha vërtet shoqja Tefta këtë apo shtypi opozitar do të tregojë se në ç’marrëdhënie të mjerueshme është familja socialiste? Natyrisht, do të jetë ndonjë SHPIFJE e këtij shtypi se një grua, qoftë edhe me kufizime të theksuara mendore, nuk mund të nxjerrë nga goja xhevahire të tilla. Aq më pak, s’mund të flasë kështu gruaja e një kryebashkiaku të suksesshëm të Partisë Socialiste. Po shoqja SHUKRIE e tha dhe i lumtë goja që e tha. Por lexuesi injorant, qës’është mësuar të lexojë ndërmjet rreshtave, kujton se SHUKRIJAe ka fjalën për familje e saj! Jo mor i dashur lexues,ajo me një gjuhë ezopike na thotë që fenomeni Shukriu “është bërthama jo vetëm e familjes së saj”, por bërthama e tërë shoqërisë shqiptare, bërthama e të gjitha partive politike, bërthama e parlamentarëve, pushtetarëve të rinj, të vjetër dhe atyreve që do të vijnë pas tyre, pavarësisht, përkatësive partiake që do të kenë!Madje, për ta bërë thënien e saj edhe më të kuptueshme për masat e gjëra të popullit injorant, ajo shton edhe këtëfrazë kyçe nëpohimine saj: “rreth kësaj bërthame vërtitemi të gjithë!” A më të lumtë goja, moj ti e SHUKRIUT, për guximin, trimërinë dhe për këtë përgjithësim filozofik që bën për tërë realitetin shqiptar, të sotëm e të nesërm! Mendjeshkurtërit dhe opozitarët pandehin se ti po flet për familjen tënde. Jo mor dritëshkurtër, jo, ajo bën një përgjithësim për tërë shoqërinë shqiptare! Dhe për këtë ajo duhet të përgëzohet e vlerësohet, pasi ka thënë një të vërtetë profetike që askush nga ne s’mund ta mohojë. Dhe sikur kjo thënie të mos mjaftonte, SHUKRIJA, e mbyll intervistën, me një betim solemn: DO TË JEM NË KRAH TË SHUKRI XHELILIT DERISA VDEKJA TË NA NDAJË!!!(Ë më të lumtë goja!) Një dashuri e tillë që e bën dashurinë e Romeos me Xhuljetën të duket si një lojë fëmijë çerdhesh,duhet të frymëzojë të gjithë “fansat” e Partive politike shqiptare, që kështu me stoicizëm të qëndrojnë e të mbështesin Partitë e tyre politike, deputetët, qeveritarët, të sotëm dhe të nesërm, pavarësisht që edhe kokën po ua zhysin në kanalet e ujërave të zeza. Dhe vetëm vdekja duhet t’i ndajë ata, pasi “partitë politike me liderit e tyre, parlamentarët dhe qeveritarët janë forca, kuraja dhe burimi i pashtershëm i këtij korrupsioni, burimi i kësaj hajduterie, anarkie, mafjozërie që po e atrofizon shoqërinë shqiptare në çdo qelizë të saj. Pikërisht, për këtë mësim qëShukria e kryebashkiakëveu jep tërë shqiptarëve dhe veçanërisht “fansave” të partive politike që ata skllavërisht t’u qëndrojnë besnik deri në vdekje partive të tyre, ajo duhet të çmohet e nderohetnga Presidenti i Republikës Rrumpallhane të Shqipërisë!U lartësoftë emri yt dhe të gjithë Shukrive të shoqërisë shqiptare!

Filed Under: Opinion Tagged With: Gruas së Kryebashkiakut, Pirro Dollani, Pohimi i DINJITOZ i

Rreziku që vjen nga “Boa”

May 14, 2016 by dgreca

Opinion nga Rasim Bebo/

Boa ka futur këmbët në gojë dhe avash-avash po fut gjithë trupin e liderëve dhe akademikëve që janë njësuar. Po ku është dhe ç’farë po bën figura kombëtare? Mund të jetë në gjumin litargjik, në qëllimin e njëmijë e një netëve, rrethuar me engjëj dhe zogj. Me cicërimat e zogjëve, me muzikën e tyre të këndshme dhe me fjalët e ëmbëla të engjëjve, ndien kenaqësi të madhe. Nuk mendon, nuk dëgjon dhe as nuk shikon se ç’farë ndodh poshtë mbi tokë. Pas disa krismave, drejtoi vëmendjen mbi tokë dha pa një katrahurë të madhe, ku njerëzit haheshin si qentë, duke u sharë me fjalë nga më të fundit, duke u përgjakur aq keq në fytyra dhe në duar, saqë akademiku i Kosovës thotë se janë më keq se qentë. – Një zallahi e madhe nga poshtë, – thërriti dikush me zërin e tij të fortë. – Ku dergjesh, moj figurë kombëtare, që radhitesh e fundi mes figurave më të mëdha kombëtare shqiptare.

Kështu zbrita poshte, duke kujtuar vargjet e poetit gjerman Hajne: “Den Himmel uberlassen wir / Den Engeln und den Spatzen” (Qiellin ua lëmë engjëjve dhe zogjve).

Figura e Kombit thotë:“Tani që në Shqipëri tirania nuk egziston më, me sa efektivitet po e shfrytëzojnë shqiptarët lirinë e fituar në aspektin e kulturës dhe të artit”. Dale, moj figurë e ndritur, se ku e çojnë Shqipërinë këta miqtë e tu! Shqipria është ndërmjet tiranisë dhe agonisë.

Figura u bashkua me drejtuesit e katrahurës dhe akademikët.  Boa për një çerek shekulli po vazhdon të thithë havash-havash kombin dhe po ua kthen fqinjëve Veriun dhe Jugun, sipas porosive të tyre. Këta fqinjë janë përpjekur për reduktim dhe asimilim, njëri ka 2700 vjet dhe tjetri 1300 vjet, duke u solidarizuar edhe me perandoritë që erdhën  njëra pas tjetrës përgjatë 2000-vjeçarëve dhe nuk kanë mundur, sepse ne kemi lindur bashkë me pushkën dhe shpatën, prandaj kurdoherë u ka ngecur sharra në goxhdë. Tani kanë filluar Lëvizjet Nacionale dhe njëri, nacionalist i përmendur (M. K.), na kujton që duhet të lidhemi me një të madh që interesat e tij të bashkohen me inteteresat tona të MEDHA për të bashkuar të katër vilajetet. Kështu vjen koha e dhënies llogari, për arsye se vendi ynë është një vend shumë i pasur  dhe me pozitë gjegrafike shumë të mirë që e kanë zili bota. Këta shpërgënj komunistë të pamëshirshëm, të sotmit, që drejtojnë vendin, duke u bërë njësh edhe me A. SH., janë kthyer në miliarderë dhe gjysma e popullit detyrohet të largohet nga atdheu për shkak të varfërisë së tejskajshme. Në çdo formacion historik, pas fitores, ata do të japin llogari për këto pasoja të dhëmbëshme që i shkaktuan kombit shqiptar.

Rasim Bebo

Addison Çikago IL. USA

13 Maj 2016

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: që vjen nga “Boa”, rasim bebo, rreziku

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 575
  • 576
  • 577
  • 578
  • 579
  • …
  • 868
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Lena Rexhepi: “Atdheu që dua”
  • SHKRIMTARI ME I MADH PER LIRIKUN ME TE MADH
  • MBI MONUMENTIN E PAVARËSISË NË VLORË
  • NDRYSHIMET KLIMATIKE DHE KËRCËNIMI I URISË GLOBALE: NJË GRADË MË SHUMË, MILIONA JETË NË RREZIK
  • KUR FLITET PËR PROCESIN KRIJUES – ROMANI “I ARRATISURI”
  • NËNTORI 2026 MES FLAMURIT DHE PROTESTËS
  • Plagët e heshtura të luftës…
  • Antonio Bellushi (1934, Frasnitë – 19 qershor 2024) mbledhës i zellshëm dhe studiues i pasurive etnokulturore e gjuhësore të Arbëreshëve dhe Arbërorëve
  • Jetimi që nxori zbuluar shtetin…
  • Qyteti antik 2400-vjeçar i Çukës së Aitoit
  • Dita e Veteranëve, përkujtojmë shqiptarët që shërbyen me nder në Ushtrinë e SHBA
  • Lëvizjet e popullsisë shqiptare jashtë kufijve shtetërorë dhe vendosja e saj në Shqipëri: Një analizë historiko – hartografike dhe socio – ekonomike
  • “DUA”, propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”
  • 1928 / URA E ZOGUT MBI LUMIN MAT — RRËFIMI EKSKLUZIV I ERWIN SCHNITTER, INXHINIERIT ZVICERAN QË DREJTOI PUNIMET PËR NDËRTIMIN E SAJ
  • NIKOLLA NAÇO (1843–1913) – ATDHETARI QË E VURI PASURINË, DIJEN DHE JETËN NË SHËRBIM TË SHQIPËRISË

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT