• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

A e meritonte “Shok” Oscarin?

March 2, 2016 by dgreca

Opinion nga Ilir Muharremi/

Gjuha e filmit zbulon nga realiteti atë që nuk mund ta kap syri, madje as që mund t’i afrohemi dot. A është filmi riprodhues i realitetit? Nuk mund të abstenon nga realiteti sepse pranon nga realja dhe riprodhon me gjuhë të thjeshtë të aparatit marrës dhe krijues, ose zbulon botë të panjohura brenda të njohurës. Është një kurorëzim formash artistike me përparim dialektik. Do ta quaja art i zbulimit të formave të reja reale, ose bënë zbulim në gjërat e njohura, i përshkruan në një mënyrë të re. Sot, publiku i teatrit , është publik televiz (bëhet fjalë për temporitmin, imazhet e shpejta, ngjarje pas ngjarjes, gjatë zhvillimit të kalohet menjëherë në kulminacion etj.) Nuk lundron brenda pauzave pas ndërprerjeve psikologjike. Do të nisemi nga ndarja e çmimit më prestigjioz Oscar. Para se të fillonte ndarja e çmimeve, u përfol se komuniteti afrikano-amerikan do bojkotonte ceremoninë, mirëpo nuk mund ta vërenim ndonjë bojkot masiv. Kjo rrodhi nga disa kritikë të cilët pretendonin se të nominuarit për çmimin Oscar ishin kryesisht aktor të bardhë, ndrysa në listën e të nominuarëve mungonin aktorët afrikano-amerikanë. Akademia ndërmori masat siç i pohonte “historike” në përpjekje të mënjanimit të akuzave. Akuzave në të ardhmen. Nëse e marrim në aspektin human racizmin (gjë që nuk bënë as të mendohet), ka qenë një ndër problemet më të mëdha të shoqërisë njerëzore. Kjo vështirësi vazhdon në përballje edhe sot. Po flas për vendet e mëdha: SHBA-ja. Nuk është vetëm te Amerikanët, është edhe te Gjermanët, Anglezët, Francezët dhe Shqiptarët. Kjo rrjedh nga pabarazia e popujve, zhbërja e kësaj bëhet vetëm nëse pranojmë njëri tjetrin  si të barabartë. Gjë që u përpoqën gjatë ndarjes së çmimit të madh Oscar. Po i kthehemi nominimit të filmit tonë vendor “Shok” në këtë ceremoni.

Njerëzit e thjeshtë të cilët nuk e njohin mirë artin e të bërit film, ose e të luajturit në film, me gëzim e priten fitoren e filmit “Shok”. Mirëpo, në orët e hershme të mëngjesit, ditën e hënë, ata u zhgënjyen kur në skranë e panë se filmi i shumë komentuar, që zuri ballinat kryesore të gazetave, portaleve shqiptare, madje i përfolur plotë një muaj nuk e fitoj çmimin e madh Oscar. Në anën tjetër, njerëzit e këtij profesioni (aktorët, regjisorët, dramaturgët) me gjysmë zëri e me fjali të kursyera, të vendosura vetëm në fund të fragmenteve të cilat i postonin në rrjetet sociale në lidhje me parashikimin e fitores ose përkrahjen publike, distancoheshin, por edhe i rinin pranë për arsye se nuk mund ta zhvlerësonin derisa ka hyrë në listën e të nominuarëve për çmimin për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtër. Apo brenga tjetër se filmi nuk është kosovar sepse skenaristi dhe regjisori janë Anglezë, derisa pjesa e aktorëve janë Kosovarë. A ka rëndësi kjo? Në Kosovë flitet në formë folklorike, dhe gjykimi bie menjëherë në atë  se “kosovarët nuk dinë të shkruajnë ose të bëjnë film”, dhe u dashka një i huaj të merret me fabulën, të cilën secili nga ne e kemi përjetuar.  Luftën mund ta kesh përjetuar dhe të mos dish ta propagandosh në formë artistike. Ose vjen një i huaj dhe tërhiqet nga ky fakt, tenton ta shndërroj në vepër arti. Ne bëmë filma për këtë temë, por asnjëri nuk i tregoj dhëmbët. Regjisori i filmit Jamie Donoughe kishte ardhur në Kosovë për të realizuar një video spot, dhe nuk dinte asgjë për vendin tonë. Së paku kështu ai vetë është deklaruar. “Kam planifikuar të rri vetëm 3 ditë, por fluturimi mu anulua për shkak të motit jo të mirë dhe kështu kam qëndruar për 5 javë në Kosovë”, ka rrëfyer Donoughe për BBC për të shtuar se “”Pas rrëfimeve të shumta që i dëgjova nga miqtë e mi kosovarë, e ndjeva se duhet bërë diçka për t’i treguar këto rrëfime të pabesueshme”. Ato rrëfime nuk fjetën (edhe pse thonë koha i merr me vete ose i shëron), por u riaktivizuan me një gjuhë të saktë, të pastër dhe profesionale.

Film për luftën

Filmat për luftën janë nga pjesa dokumentare e cila bazohet mbi realen, por studimi artistik duhet ta tejkaloj realitetin. Sado të jetë tema sensacionale regjisorit dhe shikuesit i interesojnë mundësitë kinematografike. Njerëzve pak ju interesojnë qytete duke u djegur, aeroplanët në fluturim, shpërthimet, ose fotografi nga teatri i luftës, por esenca është ekzistenca e njeriut (fizionomia e tij dhe fati në dramë ose tragjedi) dhe fenomeni i luftës qëndron mbi spektaklin njerëzor, gjë që e bëri “Shok”. Pse e them këtë? Filmat që kemi parë për luftën e fundit në Kosovë qenë shumë primitivë, madje brutalë, patetikë, pervers siç është vetë lufta. Por, në artin kinematografik të gjitha ato duhet të jenë estetike të pastra, sepse edhe dhuna vije e këndshme në film, ndonëse po flitet për art. Duhet të flasë në formë të arsyeshme për filmin “Shok” i cili nuk u krijua me materiale nga filmarkivi dokumentar i luftës, (por nga tregime personale të njerëzve të cilët kanë përjetuar momente të vështira në luftë) sepse shumë filma botëror e kanë bërë këtë, p.sh filmi “Për paqen”, prodhuar pas Luftës së Parë Botërore nga shoqata e më të mjerëve midis invalidëve më të mjerë francezë, të njohur me emrin “Turinj thyerit”. Filmi shok ndërton fabulën nga personalja e cila bënë pjesë në një kolektive të traumatizuar, dëbimin e familjeve nga Kosova nga ushtarët serb sepse serbët qenë sadist, arrogant, mostra, të cilët nëse jepnin urdhër për largim e që dikush përpiqet ta thyej, ata menjëherë do ta vrisnin. (këto imazhe i kopjon çdo luftë.) Në fillim të filmit në planë të afër regjistrohet biçikleta e baltosur e shtrirë në mes të rrugës. (disi paralajmëron shikuesin të mbajë vëmendjen në këtë biçikletë e cila përcillet gjatë gjithë filmit.) Biçikletën që ja kishin blerë familjarët do ja merrnin ushtarët serb, në momentin kur Petriti (Lum Veseli) dhe Oki (Andi Bajgora) (më simpatikët e filmit), shkojnë tu shesin ushtarëve letra të cigareve. (kjo tregti e vockël ekzistonte vërtetë në luftë.) Xhelozia lind sepse Petriti e bënë për shkak se nuk ka biçikletë si miku i tij. “Me iu than në shpi kur ta marrin vesh. Ti nuk je biznesmen, ti je tuc…”, janë fjalët e Okit duke ju drejtuar Petritit për të vazhduar me më të rëndën “je tradhtar”, ndonëse kjo e të kuptuarit realisht në moshën e Petritit tingëllon konfuze, sepse kjo shprehje i takon të rriturve me përvojë. (tradhtinë të cilën e trashëgojmë nga Skënderbeu e gjer me sot, mund ti rreshtoja edhe Ilirët.) Miqësia e dy djemve është e fortë, kjo dëshmohet në momentin kur Petriti shpëton Okin i cili pëson goditje nga ushtarët sepse në çantë bart libra shqip. Miqësia e tyre fuqizohet edhe më në thellësi kur ushtria serbe nis t’i largojë shqiptaret nga shtëpitë. Mu në këtë ditë djaloshi Oki qëllon në familjen e Petritit dhe befas hyn ushtria serbe duke krijuar një panik të vërtetë. Aty vërehen fytyrat e vërteta të luftës. Kjo fizionomi ka dhunë tmerruese dhe ngjallë emocion të fuqishëm. Por, ata nuk tregojnë se çka është lufta, publiku këtë e vëren përmes fytyrave, torturave, kërcënimeve, vdekjes sepse vetëm ata që janë në prag të saj e kuptojnë rëndësinë. Shumica në realitet nuk e kanë parë këtë, por në film  kjo duket se e tëra është e vërtetë. Kamera bënë lëvizje të njëpasnjëshme sa poshtë sa lartë, jep vibrime duke u shkrirë me skenën dhe aktorët, pastaj muzika pikëlluese që del nga shpirti plotëson skenën kulminante të filmit, ndonëse mbi shkak pasojë dhe ndjehet drama e vërtetë në ato çaste. Kamera vazhdon panoramimin luftarak pa u ndalur, jo bomba, ose shkrepje armësh, por fytyra të tmerruara njerëzish të cilëve vuajtja nuk do t’ju pushoj për t’i pushkatuar. Por, Oki nxjerrë revolen duke ja drejtuar policit serb. (i cili është i veshur me kostum të pastër të hekurosur mirë dhe flokë të rregulluar me shije, kjo vërehej tek të gjithë ushtarët, ndonëse serbishtja tyre tingëllonte paska me përzierje me shqipen, kjo është pjesa e diksionit.) “Ti do ta shpëtosh”, i drejtohet me ironi ushtari Okit. Merr revolen nga dora e Okit dhe tenton ta zbrazë në kokën e Petritit, por dështon sepse në të mungojnë plumbat. Për fat vjen një ushtar tjetër dhe e ndërpret këtë situatë duke dhënë urdhër për përzënien e familjes. Dhe ja, skena më emocionuese në fund të filmit. Njerëzit obligohen ta braktisin vatrën e tyre, pranë kalon një serb i vogël me biçikletë të Okit, ai kthen kokën për ta shikuar dhe vritet. Ushtari këtë e bënë në shenjë hakmarrje. Kjo “panoramë”, është një britmë e vërtetë dhe e dëshpëruar përbrenda. Një fund tragjik.

Por, mund të themi se gjatë gjithë fabulës nuk vërejmë madje asnjë ushtar të UCK-së. Pse ndodh kjo? Sikur ta kishte punuar ndonjë regjisor shqiptar, imazhet me UCK-na do qenë më të pranishme, madje ndoshta në çdo skenë, sepse përbrenda ky popull ruan dhembjen historike dhe ajo kur shpërthen largohet nga vetëdija dhe kontrolli, është si një magmë. Nga ana tjetër, publiku do ta vlerësonte si diçka ndoshta të thjeshtë, bardh e zi, të skaduar, jo e dërguar në limite të fundit. Por, nga ana e regjisorit të huaj kjo vjen si diçka objektive (kështu duhet ta shikon fabulën dhe regjinë e filmit regjisori.) Mendoj se arsyeja përse skenaristët tonë vendorë dhe regjisorët poashtu nuk arritën të radhiten në Oscar është ana subjektive dhe folklori patetikë ndaj luftës së fundit. Mungesa e UCK-së zëvendësohet në film me strukturë të njerëzve civilë, rezistentë ndaj padrejtësisë.

 

Këshilltari i Edi Ramës: “Shok” nuk meritonte ‘Oscar’, interpretim i dobët

 

Këshilltari i kryeministrit Rama Fate Velaj kishte shkruar në murin e tij të Facebook-ut se uron Di Caprion por thotë se “Shok’ nuk e meritonte Oscarin. Nuk e fitoj, por e meritonte nominimin? Ndonëse shumë filma të mirë gëzojnë këtë privilegj dhe tendenca për çmim zbehë veprën, sepse çdo art i sinqertë në themel parakushtëzon disa rregulla të cilat shtrihen vetëm në themele të paraqitjes brenda mundësisë së bukur. “Interpretim i dobët” vazhdon Velaj, por suksesi veçohet me nominim. Mundësia e filmit të shkurtër gjithnjë arsyetohet me idenë dhe konceptin. Normalisht se edhe ana e interpretimit shton peshën, por nuk e di se ku çalon ky interpretim, nëse do mendonte për diksionin që e kam cekur edhe më lartë do t’i jepja pak të drejtë. Nëse flasim për pjesën e brendshme dhe të jashtme, arrihet një vetëkontroll, psikologji e personazhit, natyralizim i gjesteve. Aktrimi i djelmoshave qe i kapluar si jerm futurist, në esencë për të drejtën dhe barazinë, por në fakt gjeneronte situata apokaliptike, vazhdim me dhunë, krim ndaj tyre, mohim total dhe asgjësues deri në ekstrem. Ngulte frikën në psikologji dhe më pëlqente fytyra e Petritit që ngulte sytë te Oki, sy të përhumbjes, meditim kobësh, në të njëjtën kohë edhe me shpresa, herë bukuri e herë shëmti, ndonëse onirike, përjetim të brendshëm emocionues. Të dytë trup e zë, në situata të  vështira pa nxjerr lotin si thikën që godet vetveten, ata këtë e bënin tipik Brehtian, të zhytesh thellë në vetveten. Më pëlqeu aktrimi edhe i ushtarëve të cilët kujdeseshin për diagramin temporitmik ku futnin disa pauza ndërmjet replikave, të mirëpërcaktuara që bart mesazhi i skenarit. Do t’i shtoja pak kujdes vetëm diksionit që vërehej se flitej nga një shqiptar. Karakteret ishin të vizatuara mirë, me përkujdesje, të qëndisura, jo vetëm thjeshtë mimikë plastike, por edhe në të folur dhe përjetuar. Nuk e di ku sipas Velaj çalon ky aktrim. Vazhdojmë më tutje.

 

Filmi “Stutterer” më i mirë se “Shok”

 

E shikova edhe filmin “Stutterer”, i cili mbas medieve tona ia mori nga dora filmit kosovar ‘Shok” çmimin për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtër ‘Oscar”. Nuk ja morri, por e fitoj, sepse çmimet nuk janë të planifikuara sikurse te ne në Kosovë (vështirë e kemi të ambientohemi me shprehjet: e fitoj dhe e meritoj.) Ky film vërtetë ishte i shkëlqyer. Trajton dramën e një njeriu që belbëzon dhe që është në kërkim të dashurisë të cilën nuk mund ta shprehë me fjalë. I punuar mrekullisht me një atmosferë të shkëlqyer, protagonisti shkëmben mesazhe përmes rrjetit social “Facebook” me Ellie. Jetën ky personazh e sheh vetëm brenda një problemi: dashurisë, ndryshimit të zgjidhjes së vetmisë i cili kryesisht kohën e kalon pranë kompjuterit duke pritur “të dashurën”. Ai aty gjen harmoninë, veçantinë, personalen, socialen etj. Filmi krijohet nga thjeshtësia deri në ekstrem, por fabula që ka për rrëfim problemin në të folur (belbëzimin) nuk është që e globalizon këtë temë sepse belbëzimi është i përhapur në tërë botën. Personat që belbëzojnë nuk kanë asnjë dallim tjetër nga njerëzit tjerë përveç belbëzimit, por protagonisti e thyen këtë praktikë e shndërron në teori dhe krijon një ndjenjë të fajit. Megjithatë, belbëzimi influencon në perceptimin  që njeriu ka për veten dhe për të folurën e tij. Aktori bukur e lidh belbëzimin  me lëvizjet e tepërta, ritmin e frymëmarrjes, zërin e ngritë, dhe shton tensionin e muskujve, por prapë në vete ruan një qetësi. Ai nga belbëzimi shfaq ndjenja të fuqishme. Por, nëse merremi në aspektin e kurimit të belbëzimit, protagonisti e tejkalon me një gjendje tjetër: luan si shurdhmemecë, qëllimshëm për mos vërejtje të gjendjes së tij. Nuk qe esenca te kurimi, sepse filmit të metrazhit të shkurtë i shkon vetëm një ide e cila trajtohet në brendësi. I riu në këtë rast i cili vuan nga ky problem, gjithnjë në realen kërkon të gjej mënyra nëpërmjet të cilave e lehtëson të folurën. Njohë shumë njerëz që belbëzojnë, por nëse e ngadalësojnë ritmin e të folurës flasin më mirë. Kam dëgjuar edhe nga disa të tjerë që thonë se një ritëm i rregullt i jetës ju ndihmon ta kontrollojnë belbëzimin. E rëndësishme është që njeriu të flasë me guxim pavarësisht a belbëzon apo nuk belbëzon. Gjë që nuk e përdorte protagonisti. Në rastin e tij, ai mundohet ta shmang belbëzimin, porse kjo shkakton frikë më të madhe ndaj të folurës. Atëherë, na del se vetë belbëzimi nuk përbën aq problem sesa frika ndaj belbëzimit. Ai frikën e zëvendëson me rolin e shurdhmemecit. Në rastin kur njeriu belbëzon nuk bënë të ndërpritet.

Çka kishte më të veçantë ky film se filmi “Shok”? Ajo çfarë e veçonte qe fabula e cila jetëgjatësinë e shtyn drejtë përjetësisë, një përqasje ndërmjet zërit të brendshëm dhe mendjes, porse prapë zëri i brendshëm i sinqertë i tij triumfon. Kurse “Shok” temë dokumentare, rrëqethëse historike, plotë dramë, dramë të një populli e cila është pasqyruar më artistikisht se çdo film më herët. Andaj, shok ishte fitues me vetë kandidimin e tij për “Oscar”.

Filed Under: Opinion Tagged With: “Shok” Oscarin?, A e meritonte, Ilir Muharremi

Perse e ndeza nje fishekzjarr ne Astoria kur u zgjodh Thaci President?

March 2, 2016 by dgreca

Opinion Nga Illo Foto, Astoria/ New York/

Me daten 26  Shkurt, ne ora 2  PM, nga ekrani televiziv  mesova se Hashim Thaci  u zgjodh president i  Kosoves. U gezova pa mase, per  zgjedhjen e  Thacit , ne postin me te larte te  Republikes kosovare. Ndeza nje fishekzjarr ne  oborrin e pallatit tim, ketu ne  Astoria te  NY. U spjegova fqinjve se pse e shpertheva  fishekzjarrin dhe me  justifikuan  perpara  autoritit te lagjes.Banoret e pallatit im multienik  jane me origjine  nga  Koreja, Meksika dhe  India.  E njohin historine e Kosoves,  Rugoven ,  Adem Jasharin dhe   Hashim Thacin.

Une, si prejardhje ,i perkas  Shqiperise  londineze . Nuk me ka pyetur kush se ku doja te lindja.  Duke qene  brenda  Shqiperise natyrale,  kam  te drejten  ta quaj veten shqiptar etnik, ashtu sic edhe jam realisht. Hashimi eshte  presidenti i  atdheut  tim , qe e  kam  simpatizuar dhe dua me shume, nga te tere  politikanet postkomuniste  te  kombit shqiptar, kudo qe jane.

Hashimi vjen nga rreshtat e luftetareve te lirise , si  pak  nga personalitet politike te periudhes postkomuniste  te Shqiperise natyrale. Koleget e tij ne  Shqiperi dhe kudo ne  Ballkan , pothuaj  jane produkt i shkolles komuniste.Hashimi ka shkollim ne emigracion dhe ne  Prishtine .  Ai  eshte kalitur ne lufte  dhe ka dominuar te tere  qeverrisjen postkolioniale te  Kosoves , qe  nis nga viti 1999.

Si drejtus i strukturave shteterore , Hashim Thaci ka manifestuar  koherence dhe  realizem , ne drejtimin e ekonomise . Ai ka kembngulur   dhe ja ka arritur  , qe ekonomia e  Republikes te orientohet drejt fizionomise  prodhuse – bujqesore . Hashimin  e kemi pare  ne fushat e prodhimit bujqesor  te Kosoves , midis traktoristeve , kombajnerve , fermerve , grumbullusve , perpunusve te prodhimit bujqesor . Keto dalje ne publik , Hashimi nuk i ka bere per show , por per pune . Bujqesia eshte trajtuar  me seriozitetin , qe meriton si dega me  e rendesishme e  ekonomise prodhuse .

Bujqesia e  Kosoves , ka bere perparime  progresive dhe te dukshme  ne  keto 16 vite te ketij Shekulli . Prodhimi i pergjithshem bujqesor , ne Kosove eshte me i  larte se sa  ne  Kosoven e parapavaresise , kur ne shumicen e vendeve postkomuniste nuk eshte arritur niveli i prodhimit bujqesor te  realizuar ne Diktature .  Toka e Kosoves punohet , cdo vit , cep me cep .  Ne  Shqiperi prodhimi  i pergjithshem bujqesor  aktual eshte  gati  3 here me i ulet se ne vitin 1990, duke lene jasht qarkullimit ekonomik gati 25 % te tokes are .

Ka disa vite , qe ne Kosove  realizohen  rendimente te kulturave bujqesore progresivisht ne rritje .   Vitin ne vijim  Kosova realizoi rendimentin me te larte te  grurit  midis shteteve te  Ballkanit . Eshte e afert dita , qe  Kosoven do ta kemi nje shtet me bujqesi  te nivelit zvicerian dhe  francez . Aktualisht  ne Kosove punohet per sipermarrje te  permasave te medha komlekse bujqesore . Aty  po shofim  ferma bujqesore te natyres  te fermave  , qe ngriti  H. Fulltz ne  Shqiperi , ne vitet 30 te shekullit 20 .

Arritjet bujqesore te sejcilit vend postkomunist  jane terapi antikrize , por kete fakt  pak pushtetare  e kane  njohur realisht .   Raporti import – export i ushqimeve  eshte me i zbutur ne  Kosove se sa ne  shtetet  ballkanike . Jane keto arsye , qe me entusiazmojne per  zgjedhjen e   Thacit, si kryetar i shtetit te  Kosoves .  Kam   shume  besim se  do ta coje  Kosoven ne maja te  reja te zhvillimit ekonomik dhe  qytetar .

Si shumica dermuse e  shqiptarve  ne te tera trevat , i vleresoj  te tere lideret aktuale partike kosovare , per patriotizem  te pa  diskutushem . Grindjet pozite –opozite rrjedhin nga kenveshtrimi i  problemeve ndershteterore me  Serbine.Kemi pare nje Kryetar  Komune  , ne krye te protestes , qe shkaterronte objekte publike  te bashkesise , qe qeverriste .  Marrdheniet me  Serbine fqinje ,   e pare nga  jashte , sic eshte rrasti im , duhet te  zgjidhet  me bisedime tripalshe . Nuk mundet  Kosova te  zgjidhi  problemet  e vetme . Kosova nuk ka  me kohe per te humbur .  Opozita lipset te  formuloi alterrnative  paqesore , ne politiken e  jashtmme . Ne fund te  fundit , platforma e saj nuk mund te vlei me shume se sa votat, qe ka marre nga  populli . Terheqja nuk eshte dobesi, por kulture .

Hashimi eshte kritikuar  per  te meta  ne drejtim dhe ne mardheniet me opoziten.  I permbahem parimit , qe  nuk ka njerez te pa gabushem .  I vleresoj  keto kritika  dhe kam besim se do t’i vleresoi  vete  Ashimi, per te miren e tij dhe te se arthmes se ndritur te  Kosoves tone te dashur  .

Une  kam analizuar politikat bujqesore te  shtetit  dhe kam bere propozimet perkatese , per ndryshimin e gjendjes .  Librat e mi  kane gjetur zbatim te perpikte ne Kosove, prandaj e  quaj veten kosovar dhe Hashimin e respektoj si  Presidentin tim  te perjetshem .

Filed Under: Opinion Tagged With: Astoria, Hashim Thaci, Illo Foto, presidenti im

NE NUK E DUAM NDRYSHIMIN

March 2, 2016 by dgreca

Opinion nga Faik KRASNIQI/

Për t’i analizuar shqiptarët, nevojitet një studim i thellë. Shqiptarët në përgjithësi janë një popull i çuditshëm dhe tragjikomik. Shqiptarit nuk i zihet besë për asgjë, sepse është njeri jo i fjalës dhe i pabesë. Shqiptarët jo që nuk dinë të bëjnë shtet, por nuk duan të bëjnë shtet. Sepse u pëlqen anarkia, u pëlqen të vjedhin, u pëlqen jeta pa ligje dhe rregulla. Prandaj, shqiptarët të gjithë janë njësoj, hajna dhe njerëz që më së paku ose fare nuk e duan atdheun e tyre. Një popull që e do atdheun e vet, nuk e vjedh dhe nuk e plaçkit, kurse ne e kemi gojën plot atdhedashuri dhe si të na jepet rasti bëhemi edhe ne pjesë e vjedhjeve dhe plaçkitjes së shtetit, bashkë me këtë klasë politike, të cilët tash e 17 vite janë Alfa dhe Omega e krimit ekonomik dhe politik të Kosovës. Shikojeni Shqipërinë, që 25 vite nga rrëzimi i komunizmit, akoma shtet jofunksional dhe në vazhdimësi duke u udhëhequr nga një tufë e hajnave, kriminelëve e banditëve.

Komunikimi me njerëzit!
Shikojeni Kosovën, që 17 vite nga çlirimi i saj, shtet jofunksional, duke u udhëhequr po ashtu nga një tufë e hajnave, kriminelëve dhe banditëve, të cilët vetëm e duan pushtetin dhe jo popullin e shtetin. Edhe sot e 100 vite këto dy shtete do të udhëhiqen po nga hajnat e kriminelët, sa do të largohen nga pushteti njëra palë, do të zëvendësohen me palën tjetër që nuk dallon fare me palën që ishte në pushtet. E kjo e gjitha për shkak se kemi patriotizëm fals, nuk e duam atdheun dhe e kemi në gjen hajninë dhe krimin.
Ne jemi një popull që në mundësinë e parë që na jepet, edhe ne bëhemi pjesë e hajnisë, vjedhjes dhe shkatërrimit të shtetit. Këtë e has çdo ditë në komunikim me njerëzit, të cilët çdo sekondë e minutë, e shajnë dhe kritikojnë ashpër këtë sistem kriminal të krijuar në Kosovën e pasluftës.
Nuk jemi për një shtet ligjor dhe shtetndërtim!
Por, sapo kapin ndonjë post të lartë ose ndonjë punë të thjeshtë shtetërore, me fanatizëm e mbrojnë këtë sistem kriminal dhe thonë se nuk bën ndryshe, por duhet t’i përshtatemi dhe pajtohemi me këtë sistem, edhe pse është sistem i kriminal, mafioz dhe shkatërrues. Prandaj, ky popull nuk më bind fare që mund ta ndryshojë këtë gjendje të krijuar në Kosovë, sepse pjesa dërrmuese e këtij populli nuk janë për ndryshime, nuk janë për ekonomi më të mirë, arsim dhe shëndetësi më cilësore. Nuk janë për një shtet ligjor dhe shtetndërtim, por e duan dhe e pëlqejnë këtë sistem. Një popull i vetëdijesuar, një popull që e do atdheun e tij, nuk do të lejonte që 17 vite fatin e tij në dorën e një grushti politikanësh mafiozë, kriminelë dhe injorantë. Me një fjalë, ky popull nuk dallon fare me këta që i kemi në politikë, se tekefundit këta nuk kanë ardhur nga qielli, por janë pjellë e këtij populli.

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, Nuk e duam ndryshimin, opinion

Disa të vërteta për lepurushin Idajet Beqiri i njohur si Alban Vjosa

March 1, 2016 by dgreca

Opinion nga Arben LLALLA*/

Idajet Beqiri i njohur në trojet shqiptare përtej kufirit të shtetit amë si mashtruesi Alban Vjosa po na bënë moral patriotik duke sulmuar me të gjithë arsenalin e tij prej gënjeshtari deputetët e PDIU, Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizin, rreth projekti të ligjit që këta dy deputet propozuan për heqjen e dekoratave të dhënë në kohën e komunizmit jo për meritë heroike por për servilizmin ndaj diktaturës. Sulmi mediatik i Idajet Beqirit nuk është i rastësishëm, por i porositur në këtë periudhë delikat ku të gjitha mediat në Greqi me në krye klerikët e lartë grek, po sulmojnë zgjidhjen paqësore të çështjes çame, PDIU dhe në veçanti Shpëtim Idrizin.

Avokat Idajet Beqiri sulmon pa doganë, pa frerë dy deputetët çam të PDIU, jo se i dhimbset çështja e dekoratave të dhëna gjatë diktaturës komuniste, por atij ashtu ja do puna, e ka detyrë shtëpie që të kujdeset për projektet greke antishqiptare.

Idajet Beqiri për ata që nuk e njohin mirë është një mashtrues ordiner i cili në emër të çështjes të bashkimit kombëtar ka përfituar mijëra marka, dollarë dhe euro. Sipas disa miqve tanë të përbashkët avokat Beqiri në fillim të viteve 1990 kishte miqësi me kolonel Gadafin e Libisë.

Idajet Beqiri bënte lobim në ato vite të lulëzimit të mashtrimeve në Shqipëri për të dërguar punëtor në Libi nga Shqipëria kundrejt një pagese të majme që duhet të paguanin në fillim ata që dëshironin të punonin në Libi.

Bëmat e mashtrimit të Idajet Avokatit i njohur si komandant Alban Vjosa nuk mbarojnë me dërgimin e shqiptarëve tek prehri i kolonel Gadafit, por pasi mbaroj lufta e 2001 në Maqedoni, ai filloj propagandën për një luftë të madhe se do bashkonte të gjitha trojet shqiptare.

Në vitin 2002, Idajet Beqiri i njohur si Alban Vjosa filloj propagandën për të mbledhur të holla nëpër botë se gjoja qenka komandanti i përgjithshëm i ushtrisë Armata Kombëtare-Shqiptare-AKSH. Në vitet 2001-2004 propagandonte në faqen e internetit të tij se gjoja janë gati rreth 50 mijë ushtarë të AKSH. Atë periudhë kishte djem e vajza naive që e mbështetën ekonomikisht Idajet Beqirin edhe një bashkëpunëtorin e tij.

Më kujtohet një djalë nga Drenica T.V që jetonte në Kanada i cili vrapoj deri në Gjermani për të takuar Idajet Beqirin dhe i dha një shumë të konsiderueshme dollarësh për Bashkimin Kombëtar që propagandonte Idajet Avokati. T.V me emocione kombëtare financoi dhe mbanti disa faqe interneti që kontrolloheshin nga Idajet Beqiri ato vite.

Në vitin 2003, Idajet Beqiri i njohur si Alban Vjosa jepte interviste nëpër mediet botërore për luftën e madhe të shqiptarëve për bashkimin kombëtare. Në vitet kur jetoja në Selanik vjen tek unë në emër të Idajet Beqirit një gazetare e njohur e revistës gjermane Renate Flottau e cila punonte për DER SPIEGEL, për tu njohur rreth çështjes së shqiptarëve të Greqisë. Ishte Korrik 2003, dhe unë kisha disa vite që merresha me studimet dhe kërkimet rreth shqiptarëve të Greqisë të njohur si arvanitas e allvanos.

Gazetarja e DER SPIEGEL, Renate Flottau e kishte adresuar tek unë Idajet Beqiri sepse kisha disa vite që botoja në mediat e huaja dhe shqipe shkrime rreth arvanitasve, por kisha qenë dhe kryetar i “Forumit të Emigrantëve Shqiptar në Greqinë e Veriut,, dhe sekretar i përgjithshëm i shoqatës “Shqiptarët e Selanikut,,. Pra, isha person që e njihja mirë çështjen e shqiptarëve në Greqi dhe politikat greko-shqiptare.

Takimi me gazetaren Flottau u bë në hotel Makedonia në Selanik, unë nuk e njihja gjuhën gjermane dhe anglishte, kështu mora si përkthyese një gazetare tjetër shqiptare e cila punonte për mediat e Tiranës në Selanik. Pas një bisede të gjatë prej 4 orësh me Renate Flottau rreth arvanitasve, allvanosëve dhe Çamërisë e shoqërova të nesërmen gazetaren në fjalë për në fshatrat e Follorinës dhe Kosturit ku ende ka banorë që flasin gjuhën shqipe dhe deklarohen se janë shqiptar. Pas takimit me gazetaren e adresuar tek unë nga Idajet Beqiri sigurimi grek mori në pyetje rreth AKSH mua, U.GJ, dhe një shokun e fëmijërisë nga Patosi të Idajet Beqirit, B.M.

Lepurushi Idajet Beqiri na kishte paraqitur tek revista DER SPIEGEL si komandantë të AKSH dhe ne kishim një ushtri me rreth 90 mijë veta. Këto nuk janë përralla sepse në numrin e 46 të 10 nëntorit 2003 revista DER SPIEGEL botonte një artikull të autores Renate Flottau sikur ne kishim dhënë intervista si përfaqësues të AKSH. Por në të vërtetë ne kishim folur për emigrantët shqiptar në Greqi, për arvanitasit dhe Çamërisë. Pas botimit të shkrimit tek revista DER SPIEGEL për ushtrinë fantazme të AKS-s të Idajet Bebirit, prej atëherë unë, U.GJ. dhe B.M., ndiqemi nga sigurimi serb dhe grek. Atë periudhë lajmëruam përfaqësuesit e diplomacisë shqiptare në Greqi se si është e vërteta, por Idajeti Beqiri i njohur si komandant Alban Vjosa na e kishte ngulur pa dhimbje thellë e më thellë. Shteti shqiptar më tej mësoj se kjo gazetarja e DER

SPIEGEL ishte serbe me shtetësi gjermane dhe mike e ngushtë e Millosheviçit. Gjatë ditëve që Ibrahim Rugova ka qenë peng i Millosheviçit në Beograd ka qenë pranë tij edhe gazetarja Flottau. Prandaj i themi Idajet Beqirit që ti lerë anash ndjenjat e tij patriotike me bateri sepse e njohim mirë kush është, të ndal përbaltjen e figurave të njohura të cilët punojnë për çështjen çame, paqen dhe të drejtat e njeriut. I rikujtojmë opinionit se Idajet Beqiri ka bërë edhe disa muaj burg për bëmat e tij “kombëtare”.

Në përfundim lepurushin Beqiri e këshilloj që këtë shkrim me dorën e tij le ta çojë në gjykatë për të përfituar ndonjë dëmshpërblim, por nga unë do marri vetëm opingën sepse pasuri materiale nuk kam, ndërsa pasurinë kombëtare ia kam lënë trashëgim djalit, atë s’mund të ma marri Idajet Beqiri dhe as ata që të qëndroj pas tij dhe i japin ndonjë honorar për të përbaltur figurat tona kombëtare.

Vërej: Për të vërtetuar ato që kam shkruar lexoni revistën DER SPIEGEL, shkrim mashtrues të Renate Flottau i porositur nga Idajet Beqiri dhe keqdashësit e shqiptarëve, botuar në 10.11.2003, numri 46 i kësaj reviste.

Filed Under: Opinion Tagged With: arben llalla, Disa të vërteta për lepurushin Idajet Beqiri, i njohur, si Alban Vjosa

Keni të drejtë të xhindoseni me Arditin

March 1, 2016 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Ndofta në këtë rrokopi vitesh. Në këtë katrahurë, përplasjesh. Rrahjesh, grabitjesh, pengjesh, vrasjesh. Zona influencash. Me prijësa patriarkalë. Me arkitektë që e kthyen vendin në gazermë makinash të vjetra. Treg të rrobave të përdoruara. Treg trotuaresh. Arenë të smokut…Treg të seksit, drogës, organeve njerëzore. Treg të hormoneve me shumicë. Treg të informalitetit. Atdheun e zbrazur…, me përqindjen më të lartë, familjesh. Të lidhura me eksodet e maleve, ujrave, mauneve, kontrabandistëve. Në këtë vend ku njerëzit jetojnë për inat të njëri-tjetrit. Ku të gjithë flasin në emër të demokracisë dhe pikërisht demokraci nuk duan.
Në këtë vend ku të gjithë flasin për patriotizëm dhe patriotë nuk janë. Në këtë vend ku të gjithë magjepsen pas përgjegjësisë civile në Perëndim. Dhe e ëndërrojnë Perëndimin, ndërkohë ku për një grusht para qyl, i hapen dysh orientalizmit. Në këtë vend ku, siç tha edhe ai poeti…, lakrës i heqin të përbrendshmet dhe i vendosin mend. Në këtë vend kampion të urrejtjes për shoku-shokun. Në këtë vend ku të gjithë flasin në emër të popullit. Dhe të gjithë vdesin që t’ia fusin popullit. Në këtë vend ku të gjithë qajnë për të gjithë. Edhe pse e kanë vrarë vet njëri-tjetrin.
Keni të drejtë të shkumoseni me Arditin.
Ndofta ishte, është, nga ata të pakët showmen që qëndronte dhe përpiqet të qëndrojë midis. Më i lakmuari dhe më i xhelozuari. Ndërkohë më i adhuruari, modeli, apo eksperti që çuditërisht pak duan t’i ngjajnë. Pasi e kërkojnë suksesin përmes kanaleve politike.
Ose ndofta është dhe çështje talenti.
Kutadish?
Ndaj keni të drejtë të irritoheni me ‘të.
Megjithëse sportivisht, me kostum sportiv, prag pranvere. Me atë lirizmin e tij. I ndërfutur në jetën e atyre që marrin jetë. Sigurisht që është një firo. Firo e madhe…., por tashmë në këtë vendin tonë. Firot e mëdha janë bërë normale. Normale tek e përditshmja. Ne nuk habitemi më, nuk na dhëmb më, nuk na i ndjen fare për vrasjen e përditshme. Megjithatë na tmerron firoja artistike e një njeriu simbol i skenës sonë.
Keni të drejtë sepse, është një nga ato momente, në kuptim më të gjërë të fjalës. Kur tek një shoqëri, plas si sythët e rinj, si pranvera që kemi në derë. Edhe ndjesia e indinjatës shoqërore. Për çfarë dhe çfarë nuk është e drejtë ose e padrejtë në një shoqëri. Sa mirë sikur ndjesi të tilla, të ishin më të përditshme. Për një pranverë. Dhe për një jetë me ‘të. Më të përgjegjshme sigurisht.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja, Keni të drejtë, me Arditin, të xhindoseni

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 594
  • 595
  • 596
  • 597
  • 598
  • …
  • 868
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Lena Rexhepi: “Atdheu që dua”
  • SHKRIMTARI ME I MADH PER LIRIKUN ME TE MADH
  • MBI MONUMENTIN E PAVARËSISË NË VLORË
  • NDRYSHIMET KLIMATIKE DHE KËRCËNIMI I URISË GLOBALE: NJË GRADË MË SHUMË, MILIONA JETË NË RREZIK
  • KUR FLITET PËR PROCESIN KRIJUES – ROMANI “I ARRATISURI”
  • NËNTORI 2026 MES FLAMURIT DHE PROTESTËS
  • Plagët e heshtura të luftës…
  • Antonio Bellushi (1934, Frasnitë – 19 qershor 2024) mbledhës i zellshëm dhe studiues i pasurive etnokulturore e gjuhësore të Arbëreshëve dhe Arbërorëve
  • Jetimi që nxori zbuluar shtetin…
  • Qyteti antik 2400-vjeçar i Çukës së Aitoit
  • Dita e Veteranëve, përkujtojmë shqiptarët që shërbyen me nder në Ushtrinë e SHBA
  • Lëvizjet e popullsisë shqiptare jashtë kufijve shtetërorë dhe vendosja e saj në Shqipëri: Një analizë historiko – hartografike dhe socio – ekonomike
  • “DUA”, propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”
  • 1928 / URA E ZOGUT MBI LUMIN MAT — RRËFIMI EKSKLUZIV I ERWIN SCHNITTER, INXHINIERIT ZVICERAN QË DREJTOI PUNIMET PËR NDËRTIMIN E SAJ
  • NIKOLLA NAÇO (1843–1913) – ATDHETARI QË E VURI PASURINË, DIJEN DHE JETËN NË SHËRBIM TË SHQIPËRISË

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT