• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Për miopinë dhe shurdhësinë e Ditmir Bushatit për të mbrojtur dinjitetin kombëtar

February 22, 2016 by dgreca

Më 18 shkurt, eurodeputeti grek, gjenerali Gjeorgjio Epitidheos në Kuvendin e BE mbajti një fjalim ku hodhi akuza të rënda ndaj Shqipërisë. Ai deklarojë se Shqipëria si vend islamik rrezikon sigurinë e Bullgarisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Greqisë. Shqiptarët burgosin grekofonët në Shqipëri vetëm e vetëm se ata mësojnë greqisht. Ku sipas eurodeputetit të partisë naziste të Agimit të Art, Gjeorgjios Epitidheos në Shqipëri jetojnë 300.000 grek./

Nga Arben LLALLA/

Ndoqa reagimin tuaj rreth fjalimit të kryetarit të partisë PDIU, z.Shpëtim Idrizit për problemet shqiptaro–greke. Më habiti qëndrimi juaj fëminor( i paditur, me kapacitete të kufizuara njohurisht) që nuk mund të reagoni apo ti dërgoni Greqisë për veprimet antishqiptare Notë Proteste. E kam thënë disa herë që ministria juaj përfaqësohet në përgjithësi nga diplomatë rruge, që janë punësuar pa plotësuar kriteret minimale diplomatike. Ju keni patur disa herë përplasje me kryetaren e Komisionit të Jashtëm, znj.Arta Dade e cila ua ka përplasur në fytyrë skandalet për punësimet nëpër përfaqësitë tona diplomatike në Greqi duke ju thënë: “Ju keni shkelur kuotat që duhet të vijnë jashtë diplomacisë, por edhe kriteret në emërime. Merrni emigrante dhe i vini konsulle të përgjithshme. Më vjen keq tani. Një emigrante që di vetëm të kapërcejë pengesat e të vrapojë, dhe e keni bërë konsulle të përgjithshme. Këtë nuk e kam bërë unë, e keni bërë ju”.Në trupin tuaj diplomatik në Janinë keni të punësuar disa punonjës që kanë shtetësi dhe kombësi greke, atëherë lind pyetja: Si mundet që një njeri me shtetësi dhe kombësi greke do të mbroj interesat kombëtare të shqiptarëve? Në Konsullatën e Përgjithshme të Selanikut keni punësuar diplomat me shtetësi dhe kombësi greke, diplomat që kanë shitur deri pak kohe fruta-perime në tregun e Verias. Kanë patur kontakte me punonjës së policisë dhe sigurimit grek. Si mundet që diplomatët e shtetit shqiptar në Selanik do mbrojnë interesat kombëtare kur këta kanë shtetësi dhe kombësi greke, jetojnë prej 25 vitesh si emigrantë në Greqi dhe mund të jenë në shërbim të sigurimit grek? Edhe pse këto fakte z.ministër i jashtëm Ditmir Bushati i dini, Ju përsëri heshtni, nuk reagoni. Mos ndoshta jeni kapur edhe Ju mat në ndonjë garazhd, ashtu si një ish-ministër? E mjera Shqipëri që ka ministra të tillë që për dy gisht vend shesin nderin e familjes dhe kombit të tyre. Tani Ditmir Bushati po ua them drejtpërdrejtë në sy, pa frik, pa as më të voglin interes timin personal. Hapi sytë dhe lexo, shiko fotot e më tej vendos nëse do reagosh me Notë Proteste apo do futësh kokën si struci nën rërë.

Më 18 shkurt, eurodeputeti grek, gjenerali Gjeorgjio Epitidheos në Kuvendin e BE mbajti një fjalim ku hodhi akuza të rënda ndaj Shqipërisë. Ai deklarojë se Shqipëria si vend islamik rrezikon sigurinë e Bullgarisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Greqisë. Shqiptarët burgosin grekofonët në Shqipëri vetëm e vetëm se ata mësojnë greqisht. Ku sipas eurodeputetit të partisë naziste të Agimit të Art, Gjeorgjios Epitidheos në Shqipëri jetojnë 300.000 grek.

Nga data 19-21 Shkurt në SHBA, Shoqata greko-himariotase në bashkëpunim me kishën ortodokse greke organizuan Simpozium shkencorë me temë: Minoriteti grek në Himarë, Pronat dhe të Drejtat e Njeriut. Në këtë Simpozium të organizuar nga kisha ortodokse greke Shën Konstandini në Annapolis të SHBA morën pjesë nga Himara, Fredi-Dionis Beleri, Konstandina Beleri, Andoni Neco, etj. Ku folën për minoriteti grek në Himarë, aneksimin e jugut të Shqipërisë, kishat dhe pronat. Për fatin e keq në këtë aktivitet folën disa persona në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve duke deklaruar se në Himarë ka grek, policia dhe shteti shqiptar shtypin minoritetin duke ju prishur kishat dhe shkollat greke. aAta ngritën akuza të rënda sikur shqiptarët por grabisin pronat e ortodoksëve grek në Himarë, Dhërmi, Sarandë, Delvinë, etj.

Si është e mundur ministër i jashtëm Ditmir Bushati që një organizatë dhe kisha e një shteti tjetër, në këtë rast kisha e greke organizojnë Seminar dhe Simpozium rreth Himarës, pronave dhe pretendimet territoriale që kanë ata për vendin tuaj? Si është e mundur që grekët flasin në emër të shqiptarëve në këtë aktivitet dhe ju nuk keni dijeni si ministri i jashtëm?

Në përfundim zoti Ditmir Bushati, Ju për mendimin tim jeni i pa aftë për të kryer misionin e ministrit të jashtëm, të reagoni për të mbrojtur dinjitetin e vendit tim, dinjitetin e shqiptarëve, prandaj do të ishte mirë të jepni dorëheqje. Turpi për pamundësinë tuaj për të dërguar një Notë Proteste ndaj veprimeve arbritare të Greqisë bie mbi ju. Historia mban shënime dhe na vendos në vendin që meritojnë në bazë të kontributeve të kemi dhënë gjatë jetës sonë.

 

 

 

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: arben llalla, greku Epitidheos, Kuvendi i BE, shurdheria e Minsitrit Bushati

Gjuha shqipe po stërkeqet- me qëllim !

February 22, 2016 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/“KUR NJERËZIT NUK KANË MËSUAR TË SHKRUAJNË GJUHËN E TYRE AMTARE kanë të meta kulturore. Përditë vërej shembuj të mungesës së plotë të kulturës në gjuhën e shkruar. Dhe më e keqe është gjendja në Kosovë. Shumë shqiptarë nga Kosova, në mungesë të vetëdijes ose të arsimit, shruajnë si flasin, dhe kjo bëhet e mjerueshme. Nuk është mjet komunikimi përveç brenda familjes dhe fisit! Unë nga ana ime kam të meta në gjuhën e përditshme. Shumë herë kur miqtë e mi nga Kosova flasin edhe pse po mundohem, nuk kuptoj gjë.. Të mos flasim për humorin në televizion…. dëshpëruese, jam si idiot! “ shkruan Ullmar Qvick dhe vazhdon “A mos është turp kur unë, i huaji, duhet të ju tregoj për problemet tuaja gjuhësore? 47 vite studimi prapë nuk më kanë dhënë aftësi për të folur lirisht, kam një gjuhë disi zyrtare, artificiale. Pra, kuptoj vështirësitë tuaja, por nuk pranoj dembelizmin tuaj gjuhësor! “
Që 47 vjet miku i shqiptarëve Zoti Ullmar Qvick është me gjuhën shqipe , “dhe më lehtë e kuptohet gjuhën letrare të viteve të 70- 80 nga mediumet pamore të kohës se sa sot “ ( mëndimi im ), dhe shton :” Besoj se shumica e shqiptarëve të Kosovës janë në rrugë të gabuar, duke nënvleftësuar gjuhën e njësuar. Dihet se kjo gjuhë ka të meta në disa aspekte, por u pranua, dhe kur u pranua duhet të zbatohet! “Në gjuhën e sotme të folur në Kosovë vërejmë si një qenie pa shtyllë vertebrale. Sikur zvarritet….
Po Nëna e jonë Shqipëri si qëndron me gjuhën shqipe ? Hiç më mirë se Kosova ; Bile edhe më keq !
E keqja më e madhe është se në Kosovë duke menduar se vetëm nga Shqipëria “rrjedhë mjalta “ gjuhësore ,po mundohen të`i përdorin të njëjta marina gjuhësore si në Shqipëri . Nga Tirana po vjen një shëmti , një përbindësh gjuhësor dhe se nëse kështu vazhdohet , librat e viteve 80 -ta do i lexojmë me “translater “
Ku mbeten rasat e gjuhës shqipe ? Shqipëri ne flasim shqip e jo turqisht , gjuhë e cila nuk ka as rasa e as gjini . Mos ia plotësoni dëshirën armikut .
Të mos harrojmë : Njohësi i veprës së Dh.Kamardës, francezi Eduard Shnaider (Pellazget dhe pasardhesit e tyre) mbasi bëri një përllogaritje të fjalëve-rrënja, pohon se « gjuha shqipe ka 785 të tilla, që e tejkalon tepër shumën e fjalëve rrënja të të gjithë gjuhëve të tjera, të vdekura dhe të gjalla. Dhe ky numër nuk është përfundimtar (…) Me 75 tinguj zanore, dhe 31 bashkëtingëllore të forta dhe 785 fjalë-rrënja, një gjuhë mund të arrijë në një shkallë përsosmërie të paparë ».- shkruan Fatbardha Demi ,Tek Zoti e pash vendin tim.
-….. e nxorra këtë përfundim që me të vërtetë duhet të jemi krenar që e flasim këtë gjuhë hyjnore dhe që i takojmë dhe je jemi pasardhësit e denjë e një populli të stërstërlashtë-pellazgëve. Nga kjo më lindi edhe ideja e këtij lloj shkrimi i cili e ka qëllimin që mohuesit dhe stërmohuesit e kombit ,gjuhës sonë dhe trashëgimisë sonë hyjnore më në fund tí bindë që të heshtin. Nga këto libra dhe libra të tjerë mund të shohim dhe të bindemi se pse kemi aq shumë mohues, edhe nga kombet tjera. Po pra, jemi trashëgimtarët e vetëm të gjallë të pellazgëve-ilirëve.“A kemi prova që të na bindin se gjuha e Pellazgëve ishte ajo gjuhë flitet set nga shqiptarët (Shkyptars). Po, përgjigje studjuesi , sigurisht që kemi dhe kemi prova që nuk mund të kontestohen . Për të shtruar drejt hipotezën e vërtetë e dijmë që nga gjuhet e vjetra e kemi vetëm pellazgishten e cila në vazhdimësi është përdorur nga Epirotet, Thesalët, Thrakasit, Ilirët Dardanët dhe të tjerët, një gjuhë që ende e flasin shqiptarët e sotshëm (E.Sch) ( Fahri Xharra, Gjuha shqipe – gjuhë e perëndive ! )
Ne kishim burra të gjuhës , historisë dhe atdheut ?. Akademiku Mark Krasniqi   ne vitin 1973 shkruante:“Gjuha e përbashkët letrare me të gjitha elementet përkatëse që përfshin ky kuptim, është një domosdoshmëri e çdo kombi sepse pa të ai nuk ka perspektivë as të zhvillimit kulturat as të ekzistencës si tërësi kombëtare. Gjuha e përbashkët është një nga karakteristikat kryesore të çdo kombi. Gjuha e përbashkët letrare është një element i fuqishëm lidhës sepse çimento e fortë që shtrëngon gurët e granitit të kompaktësisë kombëtare, është fuqia më madhe e kohezionit të një populli. Ajo ka një mision historik në zhvillimin e kombit në çdo aspekt dhe në çdo periudhë, ajo duhet të dalë nga gjiri i popullit. Gjuha letrare duhet të ushqehet vazhdimisht nga burimi i pashtershëm i thesarit popullorë, nga i cili rrjedhë e kumbon një begati e pashoqe e leksikut të kristaltë të tij. Fjalët e huaja nuk e pasurojnë gjuhen , përkundrazi ato ua zëne vendin fjalëve të gjuhes amtare dhe kështu gjuha e popullit varfërohet.”
Ku vete gjuha shqipe ? Vallë , a mos është diçka duke u përgatitur   për të keq?“Si çdo popull edhe populli shqiptar ka një begati të madhe të kulturës materiale e shpirtërore, që përfshinë një vetvete elementare dhe karakteristika të krahinave të ndryshme.Kjo vlen edhe përsa i përket gjuhës së popullit. Dialektet format e të folurit, nuancat gjuhësore etj, nuk e varfërojnë gjuhen e një populli. Përkundrazi këto janë burime të ndryshme që derdhin ujin në një lumë të vetëm e të përbashket. Këto veçanti në gjuhen e përbashkët letrare luajnë atë rol të cilin e kanë kostumet e bukura popullore të krahinave të ndryshme në formimin e mozaikut piktoresk të veshjes sonë kombëtare.”
Atdheu nuk do mëshirë ! Gjuha e përbashkët e atdheut nuk do lëmoshë ! Por , ajo nuk duron shumë . është idhnake dhe nga mëria e moskujdesit tonë ajo zhduket ; dhe pastaj thonë që na ishte dikur një gjuhë shqipe .Si detyrë e domosdoshme dhe e përhershme shtrohet mbledhja e leksikut popullor në të gjitha krahinat e banuara nga shqiptarët e Gadishullit Ballkanik e gjetiu. Te gjitha këto duhet të gjejnë një vend në fjalorin e gjuhës shqipe : nga të gjitha viset duhet të merren temat shprehjet e elementet e tjera gjuhësore , të bëhet sistematizimi i tyre të studiohen dhe ti shfrytëzojnë gjuhëtarët e letraret në punimet e tyre.Me punën tonë të vetëdijshme e të vazhdueshme do të arrihen rezultate të përhershme në pasurimin e gjuhës -si rrjedhim i ndikimit reciprok të letrarishtes në gjuhen popullore dhe anasjelltas. Pa dyshim, kjo do të luaj, përveç tjerash, edhe rolin e rëndësishëm historik në kohezionin e kulturës dhe të vetëdijes kombëtare.
Ta ruajmë gjuhën shqipe se ajo është gjuhë e perëndive !

Filed Under: Opinion Tagged With: Fahri Xharra, gjuha shqipe, sterkeqet

Jahjaga: Na duhet një platformë e re se si duhet të ecim përpara

February 20, 2016 by dgreca

-Na duhet të mbesim lojalë ndaj orientimit tonë properëndimor – anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO – në frymë dhe në vepër, theksoi Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në Stantërg të Mitrovicës/

 Nga Behlul Jashari/ MITROVICË-STANTËRG, 20 Shkurt 2016/ Na duhet një platformë e re se si duhet të ecim përpara, tha sot Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në shënimin e 27 vjetorit të grevës së minatorëve të Trepçës, në Stantërg të Mitrovicës.

 “Sot gjendemi para një sfide tjetër – atë të forcimit të shtetësisë tonë dhe subjektivitetit të Republikës së Kosovës. Tani na duhet mobilizim po aq i qëndrueshëm dhe insistues që demokracinë tonë të brishtë dhe institucionet tona që duhet ta mbrojnë dhe avancojnë këtë demokraci t’i forcojmë çdo ditë”, u shpreh ajo.

Kjo, vijoi Jahjaga, është beteja jonë e radhës, beteja e së ardhmes, që varet nga ne dhe të cilën patjetër duhet ta fitojmë.
“Ne na duhet një platformë e re se si duhet të ecim përpara, një dialog i brendshëm për të ardhmen e Kosovën dhe drejtimin që do ta marrim si shtet dhe shoqëri. Na duhet të mbesim lojalë ndaj orientimit tonë properëndimor – anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO – në frymë dhe në vepër”, theksoi Presidentja kosovare.
Ajo drejtoi mesazhin se, na duhet t’i ripërtërijmë vazhdimisht vlerat që i vumë në themele të shtetësisë tonë.“Me ngulm dhe guxim duhet ta bëjmë reformën e ekonomisë tonë për të garantuar që vendeve si Stantërgu dhe banorëve të përkushtuar të tij t’i kthehet shkëlqimi dhe krenaria që e gëzonin dikur. Nuk kemi alternativë pos të ndërtojmë shtet ligjor. Besoj thellë se këto qëllime nuk janë të paarritshme, por duhet të jemi të vetëdijshëm që ato kërkojnë më shumë angazhim e punë”, u shpreh Jahjaga.
Presidentja e Kosovës përkujtoi se, thellë në nëntokën e Stantërgut, duke u hedhur në grevën më të gjatë që kishte njohur historia e asaj kohe minatorët e Trepçës ngritën fuqishëm zërin ndaj nacionalizmit që kanoste të zhbënte atë pak liri që Kosova gëzonte, kundër ndryshimeve kushtetuese të asaj kohe që dhunshëm po revokonin autonominë e Kosovës, që paralajmëronin ditë të zeza për shqiptarët e Kosovës e popujt e ish Jugosllavisë.“Para 27 vjetësh ju kontribuat në vetëdijesimin qytetar e ndërgjegjësimin ndërkombëtar për shtypjen që kishte marrë hov në Kosovë”, tha Presidentja Jahjaga duke iu drejtuar minatorëve të Trepçës.Në Stantërg të Mitrovicës u mbajt sot manifestimi qëndror i Javës së Minatorëve në 27 vjetorin e grevës së madhe të 1.300  minatorëve të Trepçës, nga 20 deri 28  shkurt 1989, në mbrojtje të Kosovës.

Filed Under: Opinion Tagged With: Jahjaga, platforme e re

Deputetja me “bombë” dhe poetja me shpirt

February 20, 2016 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Duke u sjellur në ngjarjet e Kosovës. Ashtu vëzhgues. Ashtu përciptas…, pasi më tërhoqi vëmëndjen që një grua deputete kishte kyçur shtegun magjik me një bombë gazi lotësjellës. Bash aty në Kuvendin e burrave, jo burrave, të Kosovës. Ndërsa një tjetër, një grua idealiste… shkonte deri në Kavajën e blertë. Nga një pranverë e parakohëshme. Një poete me emrin Flora Brovina.Thjesht për instiktin e idealit të saj. Thjesht të nderojë një komandant që ra në luftën e Kosovës. Komandant Carën ose Komandant Kavaja…
Ashtu e vetme, pasi shqiptarët qeveritarë janë shumë të zënë në zgjedhje partie. Në të njëjtën kohë, dëshmorët i nderojnë me grusht, jo me lule. Pastaj sikur nuk ia vlen, që një i vetëm, nga Kavaja. Shkon e lë Londrën për tu vrarë në Kosovë.
Në kokë vlon një pyetje e ashpër.
Çfarë i ofron Shqipëria mëmë, pjesës së epërme të saj, Kosovës. Këtyre ditëve plot dhunë, plot gaz lotësjellës.?
Dhe rezultatet ishin… (Edhe pse në webet e Kosovës) brohoritjet e 750 studentëve që përmbysën diktaturën komuniste. Debatet e ndërsjella se çfarë ishte greva. Çfarë solli? Ku ndodhet sot në të vërtetë Shqipëria etj. Fryma e interpretimit është po njësoj, e kohës kur ishin 250 petrita. Çfarë tjetër? Se si një topseksi a show girl, një amerikane me origjinë armene, flet shqip. Dhe se si një shqiptar kënaqet duke i thënë marshallah.
Çfarë tjetër? Analistët e Shqipërisë mëmë që, dominojnë editorialet me luftën e ashpër të Blushit me klanin Rama në Ps. Bashkim Finon që tund një postulat ideollogjik, Blushi bën luftën e armikut.
Çfarë tjetër…, i ofronte Shqipëria mëmë Kosovës, pjesës së saj të epërme? Grishjen e lodhur të kryeopozitarit që i kujtonte qeveriut se do ta tërhiqnin atë zvarrë. Njësoj si sot e njëzetë e pesë vite më parë, diktatorin Enver Hoxha. Ndërkohë që ka në kabinetin e tij disa djem nga soji i nomeklaturës. Dhe çuditërisht ata e shajnë më shumë bllokun. Atë e shpikën luftën e shenjtë me bijtë bllokmenë.
E bën me zë të ngjirur. Madje i kujton prejardhjen, si bir i bllokut.
Në fakt çfarë tjetër mund të ofrojë Shqipëria, për Kosovën?
Ndofta i duhet sërish një gjëndje e amullt në pjesën e epërme të saj. Për ndonjë përfitim nga fushatat e shpërnguljeve masive.
Ka gjithmonë miell. Sidomos kur e ofron bota.
Ndofta politikën paqtuese të atdheut mëmë, po e kryn më së miri Komuniteti Europian. Se Shqipëria e ka punën e saj, rreh gjoksin dhe vetëm përkujton data me lëvdata dhe brohori.
Çfarë t’i afrojë Shqipëria, Kosovës?.
Ajo vjen nga një e kaluar e tillë. Aleancash me mikun e armikut. Nga një radhitje kampesh për të bërë botën socialiste. Nga lufta e klasave.
Ndërkohë sot është e gjitha një rrëfenjë. Një përmbledhje e së shkuarës së saj. Se si qyteteve provinciale, dikur …, mbrëmjeve baballarët shkëmbeheshin në bulevard duke nderuar me grusht. Sot bijtë janë shpërndarë. Ose kanë shëmbur diktaturën, ka rrëzuar Enverin, madje vazhdojnë të pushtetojnë duke sharë, vrarë e tërhequr zvarrë Enverin. Duke ndërtuar minidiktaturat e tyre. Duke shpërndarë dekorata. Ata që sot hiqen si armiq të përbetuar të diktaturës.
Çfarë i ofron Shqipëria Kosovos verdhë e blu…, kurrgjë. Ose ca kontrabandë bombash gazi lotësjellës. Ca shtresa njerëzish që nderojnë vetëm me grusht.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: deputetja dhe poetja, Ilir Levonja

Muxhahedinët që emigrojnë në Shqipëri dhe Shqipëria që emigron në Europë

February 20, 2016 by dgreca

Opinion nga Gëzim Llojdia/
1.Zbritja e sekretarit amerikan të shtetit në Ballkan,pra në Shqipëri  synonte rivendosjen e anëtarëve të grupit iranian të opozitës Mujahedin e Khalq, ose MEK. Gjatë dy viteve të kaluara, Shqipëria ka marrë n rreth 1,000 anëtarë të MEK dhe ishte angazhuar për rivendosjen e një shtesë 2,000, muhaxhedinë  këta të fundit kanë  jetuar në kampe të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara në Irak. Ardhja e muxhahedinëve nuk përbënë ndonjë rrezik  ndër shtete ku ata strehohen për tu trembur nga :”patriotë e ndershëm “të cilët luftuan për të drejtat në vendin e tyre .Ata kanë viet që kanë hequr dorë nga dhuna dhe lufta paramilitare madje të gjitha strukturat që ata kanë pasur janë shuar pas luftë së Irakut. Dyshimet qëndrojnë, por e vërteta është se dhuna dhe aktet që ata kanë përdorur kanë qenë vetëm në funksion  për të drejtat  e tyre te mohuara nga shteti i tyre.
Kush janë muxhahidët dhe si i kanë vlerësuar?Aty nga viti 2009, David Shariatmadari
Shkruan se ata kanë qenë përshkruar nga politikanët britanikë si “patriotë të guximshme” dhe “grupi kryesor demokratik iranian i opozitës”. Duke shkruar në Sunday Telegraph, Christopher Booke,r tha se organizata që ata ngritën, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, ishte “opozita e vërtetë  e diktaturës” dhe “shpresa më e mirë për të  transformuar Iranin në një shtet demokratik ,shtet laik, një tjetër gazetë sic është “Telegraph”, Con Coughlin, i ka quajtur ata “udhëheqës i  grupit  iranian disident”..
Pra, kush janë ata? E pra, muxhahidët të njohur ndryshe si muxhahidët-e Khalq, të quajtur monafeghin nga kritikuesit e tyre (PMOI, MKO ose MEK shkurtë), kanë qenë rreth e rrotull për gati gjysmë shekulli.Nga rrjedh origjina  e tyre? Origjina e tyre mund të gjurmohet, thonë mediumet  rreth  politikës radikale të viteve para vitit 1979, dhe historia e tyre e hershme është një nga tëists, që kthehet ideologjikisht ishin përçarë dhe përmes  tradhëtive. Për të shkurtuar një histori të gjatë,ata humbën për të mbështetur Ayatollah Khomeinin në ditët e para të revolucionit dhe në përgjigje të një goditje të përgjakshme filloi një fushatë paraushtarak kundër republikës Gjatë luftës  së gadishullit ,Iran-Irak u janë  dhënë strehim nga  regjimi i Sadam Huseinit dhe  u lejoheshin sulme mbi Iranin nga brenda territorit të Irakut.Raportet, sugjerojnë se ata ishin të përfshirë në shtypjen e kryengritjes kurde pas luftës së vitit 1991. Në vitin 2001, ata hoqën dorë nga i gjithë aktiviteti ushtarake. Përkundër kësaj, ata janë vënë në listën e zezë  të terrorit të BE-së në vitin 2002, vendim i cili u përmbys në vitin 2008.
Që nga koha e mërgimit të tyre nga Irani, ata kanë shpenzuar një pjesë të madhe të kohës duke u përpjekur për të fituar nga perëndimorët mbi kauzën e tyre, dhe vetëm pikëpamjet e disa prej mbështetësve të tyre kanë rezultuar shumë efektive.
Në vitin 2005 Human Rights Ëatch (HRË) ka prodhuar një raport mbi  keqtrajtimet në qytetin Ashraf (më pas i quajtur “Kampi Ashraf”). Mbështetësit e PMOI-së në Evropë dhe Amerikë ishin të shpejtë nëpërmjet  informatorëve HRË-së “individëve të dyshimta”. PMOI mohoi pretendimet dhe Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, tha se “akuzat shërbejnë vetëm si një licencë për regjimin e mullahëve për të vazhduar ekzekutimin dhe shtypjen e anëtarëve PMOI dhe mbështetësve në Iran”. Ish-anëtarë dhe gazetarëve të cilët kanë hetuar  thonë se është një organizatë që mbështetet kryesisht te kulti i personalitetit, subjekteve anëtarët e saj për presione të forta psikologjike dhe masivisht fryn nivelin e saj të mbështetjes brenda Iranit. Ajo ishte subjekt i një hetimi nga agjencia qeveritare gjermane i ngarkuar me monitorimin e “ekstremizmit të huaj”, është akuzuar nga HRË për kryerjen abuzime të rënda të drejtave të njeriut në kuadër të dekadës së fundit dhe nga të tjerët si të qenë pjesëmarrës në krimet e Sadam Huseinit kundër popullit të tij kështu shkruajnë në vitin 2009,axhensat e mediumeve të Mbretërisë së Bashkuar.
2.Është raportuar më 21 shtator 2012, që Departamenti amerikan i Shtetit ishte duke u përgatitur për të hequr Organizatës së muxhahedinëve Khalq-e nga lista e organizatave të njohura si grupe terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Më 28 shtator 2012, Departamenti amerikan i Shtetit zyrtarisht njoftoi se kishte delisteduar organizimin përcaktuar posaçërisht terrorist global nën Urdhrin Ekzekutiv Nr 13224. Vendimi mori parasysh heqjen dorë publik të MEK-së nga  dhuna, mungesën e akteve të konfirmuara të terrorizmit nga ana e MEK për më shumë se një dekadë dhe bashkëpunimin e tyre në mbylljen paqësore të kampit Ashraf,si bazën e tyre historike paraushtarake.
Rënia e regjimit të Sadam Huseinit preku edhe rrethanat e organizatës Mujahedin-e Khalq (MEK). MEK ishte aleate me regjimin e Irakut dhe ka marrë shumicën e mbështetjes,ndërkaq që MEK ka ndihmuar regjimin Husseinit në shtypjen e opozitës brenda Irakut. Ushtria Çlirimtare Kombëtare ishte krahu ushtarak i Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit.Si ka vepruar MEK dhe cfarë objekte ajo ka pasur në dispozicion?Objektet që kishte MEK janë:Kampi Ashraf, selia e ushtarake e MEK ushtarake, është rreth 100 kilometra në perëndim të kufirit iranian dhe 100 kilometra në veri të Bagdadit pranë Khalis.Kampi Anzali afër qytetit të  Jalularreth 120-130 km në verilindje të Bagdadit dhe rreth 40-60 km  larg nga kufiri me Iranin.Kampi Faezeh në Kut,kampi Habib në Basra,kampi Homayoun në Al-Amarah,kampi Bonyad Alavi në afërsi të qytetit të Miqdadiyah në Mansourieh në verilindje të Bagdadit.
Më 10 maj 2003  Corpsi V ka pranuar konsolidimin vullnetar të forcave muxhahedinët-e-Khalq-së,si  dhe kontrollin e mëvonshme mbi ato forca,ndërkaq që  më parë,  Korpusi V monitoroi një armëpushim të ndërmjetësuar mes elementeve MEK dhe të forcave speciale, forcat MEK u bindet nga kushtet e kësaj marrëveshjeje me ushtarë e koalicionit.Nga mesi i majit të vitit 2003 forcat e koalicionit kishin konsoliduar 2,139 tanke, mjete të blinduara, artileri, artileri mbrojtje ajrore dhe automjetet të  ndryshme dikur në posedim të forcave të  Mujahedin-E Khalq (MEK). Divizioni i Këmbësorisë 4 gjithashtu ka shkatërruar shumicën e municioneve të arkave të  MEK. Zgjidhja paqësore e këtij procesi nga ana e MEK dhe Koalicionit ka  kontribuar ndjeshëm në misionin e Koalicionit për të krijuar një ambient të sigurt për popullin e Irakut. Më 28 shtator 2012, Sekretari i Shtetit vendosi, në përputhje me ligjin, të revokojë caktimin e muxhahedinëve-e Khalq (MEK) dhe emërtimet e saj si një organizatë e huaj terroriste (FTO) sipas Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë e MEK si përcaktuar posaçërisht terrorist global sipas Urdhërit Ekzekutiv 13224. pronës dhe interesave në pronën në Shtetet e Bashkuara ose në zotërim ose kontrollin e personave të SHBA, nuk do të bllokohet dhe subjektet e SHBA mund të angazhohen në transaksione me MEK, pa marrjen e licencës. Shumë anëtarë të Mujahedin-e Khalq ishin të  internuar në kampin Ashraf dhe Kampin e Lirisë në Irak  ata presin nga vende të ndryshme për ti marrë si refugjatë. Deri në vitin 2014 OKB-ja ka emëruar një përfaqësues të posaçëm për të kërkuar mundësitë e zhvendosjes për këtë grup. Muxhahidin-e-Khalq (MEK) është grupi më i madh dhe më militant krahasim me Republikën Islamike të Iranit. Gjithashtu i njohur si Organizata muxhahedine Popullore e Iranit, MEK udhëhiqej nga burri dhe gruaja Massoud dhe Maryam Rajavi.
MEK u themelua në vitin 1960 nga një grup i kolegjit  të arsimuar të të majtëve iranian në krahasim me sunduesin pro-perëndimore të vendit,që ishin Shah Mohammad Reza Pahlavi. Edhe pse grupi mori pjesë në vitin 1979 ,në revolucioni islamik që zëvendësoi shahun me një regjimit shiit islamik, ideologjia e  MEK, ishte në fakt lloj një përzierje e marksizmit dhe islamizmit e vënë atë në kundërshtim me qeverinë post-revolutionare. Në vitin 1981, grupi u dëbua nga bazat e saj në kufirin Iran-Irak duke  u  zhvendosur në Paris, ku ai filloi mbështetjen e  Irakut në luftën e saj tetë vjeçare, kundër Iranit dhe Khomeinit. Në vitin 1986, MEK e  zhvendos selinë e saj në Irak, ku ka marrë mbështetjen e saj kryesor për të sulmuar regjimin në Iran. Gjatë luftës në Irak të vitit 2003, forcat U.S. goditën bazat Mek-së në Irak dhe në qershor 2003 autoritetet franceze kanë bastisur një kompleks të  MEK jashtë Parisit, duke arrestoi 160 persona, duke përfshirë edhe Maryam Rajavi.
Grupi  vuri në shënjestër zyrtarë të qeverisë iraniane dhe objektet qeveritare në Iran dhe jashtë vendit gjatë viteve 1970, ai sulmoi amerikanët në Iran. Aktet e kaluara e terrorizmit MEK përfshinte përfshirjen  në vrasjen e qytetarëve të SHBA-së në Iran në vitin 1970 dhe një sulm në tokën e SHBA-së në vitin 1992. Ndërsa grupi thotë se nuk ka pasur si qëllim në shënjestër civilët, ajo ka rrezikuar shpeshherë me viktima civile. Incidentet lidhura me grupin përfshijnë:serinë e e sulmeve me mortaja  gjatë vitit 2000 dhe 2001 kundër ndërtesave qeveritare në Iran, një nga këto ka vrarë shefin e stafit të Iranit. Sulmi  me 2.000 mortaja në pallatin e presidentit Mohammad Khatami në Teheran,në shkurt të vitit 2000 “Operacioni Great Bahman se” gjatë së cilës MEK ka  nisur 12 sulme kundër Iranit gjatë vitit 1999, vrasja e zëvendës-shefit të forcave të armatosura të Iranit, Ali Sayyad Shirazi.Vrasja e drejtorit të sistemit të burgjeve të Iranit, Asadollah Lajevardi 1998. Në vitin 1992  kryen sulme t thuajse të njëkohshme në ambasadat dhe institucionet iraniane në 13 vendet e Asistencës për shtypjen e kryengritjeve të  shiite dhe kurdeve  të Irakut kundër të Sadam Huseinit.Në vitin 1981 bombardimi i zyrave të Partisë së Republikës Islamike dhe të Kryeministrit Mohammad-Javad Bahonar, i cili vrau rreth 70 zyrtarë të lartë iranianë, përfshirë presidentin Mohammad-Ali Rajaei dhe Bahonar .Mbështetje në vitin  1979 për marrjen e ambasadës amerikane në Teheran nga  revolucionarët iranian.
Kur Sadam Huseini ishte në pushtet, MEK merr shumicën e mbështetjes financiare nga regjimi i Irakut. Ajo përdoret gjithashtu për organizatat e para, të tilla si Shoqëria e Studentëve Musliman iranian, për të mbledhur para nga iranianët e mërguar dhe të tjerët. Iraku ishte bamirës kryesor i MEK-së. Iraku e kishte ndihmuar  MEK me bazat, armët dhe mbrojtjen, Sulmet e MEK-së në Iran janë  intensifikuar tradicionalisht, kur marrëdhëniet mes Iranit dhe Irakut arritën në pikën e tyre të tensionuar. Iraku inkurajoi MEK, në varësi të interesave të Bagdadit.Maryam Rajavi është udhëheqësi kryesor MEK-së burri i saj, Massoud Rajavi, kryesoi deri forcat ushtarake të grupit. Maryam Rajavi,  lindur në vitin 1953 në një familje iraniane, iu bashkua MEK si studente në Teheran, në fillim të viteve 1970. Pasi u  zhvendosen me grupin në Paris në vitin 1981, u zgjodh lideri i saj i  përbashkët dhe më vonë u bë zëvendës shefi komandant i krahut të tij të armatosur. 
Gjithesesi tabloja qe ofron Shqiperia eshte paksa kontradiktore:Muxhahedinët po emigrojnë në Shqipëri ndërsa Shqipëria emigron në Europë

Filed Under: Opinion Tagged With: Gezim Llojdia, Muxhahedinët, ne Shqiperi, që emigrojnë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 596
  • 597
  • 598
  • 599
  • 600
  • …
  • 868
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Lena Rexhepi: “Atdheu që dua”
  • SHKRIMTARI ME I MADH PER LIRIKUN ME TE MADH
  • MBI MONUMENTIN E PAVARËSISË NË VLORË
  • NDRYSHIMET KLIMATIKE DHE KËRCËNIMI I URISË GLOBALE: NJË GRADË MË SHUMË, MILIONA JETË NË RREZIK
  • KUR FLITET PËR PROCESIN KRIJUES – ROMANI “I ARRATISURI”
  • NËNTORI 2026 MES FLAMURIT DHE PROTESTËS
  • Plagët e heshtura të luftës…
  • Antonio Bellushi (1934, Frasnitë – 19 qershor 2024) mbledhës i zellshëm dhe studiues i pasurive etnokulturore e gjuhësore të Arbëreshëve dhe Arbërorëve
  • Jetimi që nxori zbuluar shtetin…
  • Qyteti antik 2400-vjeçar i Çukës së Aitoit
  • Dita e Veteranëve, përkujtojmë shqiptarët që shërbyen me nder në Ushtrinë e SHBA
  • Lëvizjet e popullsisë shqiptare jashtë kufijve shtetërorë dhe vendosja e saj në Shqipëri: Një analizë historiko – hartografike dhe socio – ekonomike
  • “DUA”, propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”
  • 1928 / URA E ZOGUT MBI LUMIN MAT — RRËFIMI EKSKLUZIV I ERWIN SCHNITTER, INXHINIERIT ZVICERAN QË DREJTOI PUNIMET PËR NDËRTIMIN E SAJ
  • NIKOLLA NAÇO (1843–1913) – ATDHETARI QË E VURI PASURINË, DIJEN DHE JETËN NË SHËRBIM TË SHQIPËRISË

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT