• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Armiqtë e Perëndimit janë edhe të Kosovës

February 12, 2016 by dgreca

Nga Suzana Tahiri/
Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë së Kosovës, të parlamentit të saj dhe të shumë institucioneve të tjera, shteti më i ri i Europës ka një farë destabilitetit që vjen kryesisht dhe vetëm nga veprimet e dhunshme dhe pa alternativë të një pjese të opozitës, madje edhe të femrave deputete.
Natyrisht se kjo gjendje shqetëson gjithë shqiptarët e Kosovës, përfshi edhe anëtarësinë dhe militantët e Nismës, AAK dhe VV. Por më tepër se kaq shqetëson edhe kancelaritë perëndimore që kanë thënë prerë dhe qartë se opozita duhet t’i rikthehet dialogut, të heqë dorë një herë e mirë nga protestimi i dhunshëm dhe të shfrytëzojë hapësirat ligjore për kërkesat e saj.
Në takimin më të fundit të kryeparlamentarit Veseli me ambasadorët e tri nga vendet më të rëndësishme perëndimore, pra me Angelika Viets të Gjermanisë, me Maryse Daviet të Francës dhe Andreas Ferrarese të Italisë, është kumtuar se të gjitha çështjet duhet të zgjidhen në Kuvend.
Ambasadorët kanë shprehur shqetësimet e qeverive të tyre duke theksuar se “pamjet e dhunshme në Kuvendin e Kosovës janë të papranueshme dhe të dhimbshme, me efekte të dëmshme, jo vetëm për funksionimin demokratik të institucioneve, por edhe për proceset integruese të Kosovës, në radhë të parë, procesin e liberalizimit të vizave”.
Deklarata të ngjashme kanë dhënë gjithashtu edhe ambasadorët e SHBA dhe BE, të cilët gjithashtu kanë dënuar veprimet e dhunshme në protestat antiqeveritare. Përpos tyre ka një vend të rëndësishëm si Rusia, që nuk i intereson stabilitetit i Kosovës, çka në mënyrë të tërthortë, mund të jetë frymëzues dhe nxitës për veprime të tilla të përgjakshme.
Parë në këtë këndvështrim është e drejtë të pohohet se armiqtë e Perëndimit janë njëherësh edhe armiq të zhvillimit dhe begatimit të Kosovës dhe kjo këmbanë bie për ata që kanë veshë. Shqipëria në NATO, Maqedonia me gjysmën e popullsisë shqiptare shumë pranë saj, Mali i Zi (edhe me banorë shqiptarë) në Aleancën e Atlantikut të Veriut, Kosova me një bazë amerikane – hapësira e trojeve shqiptare me popullsinë më proeuroatlantike do t’u rezervojë një fund të turpshëm kundërshtarëve të prirjes së natyrshme perëndimore.

Filed Under: Opinion Tagged With: Armiqtë e Perëndimit, janë edhe të Kosovës, Suzana Tahiri

EMRAT E UDBASHËVE QË E MONTUAN PROCESIN E ZENICËS!

February 12, 2016 by dgreca

Nga NAFI ÇEGRANI/
Procesi policoro-gjyqesor I Zenicës më 1981 ishte krejtesisht I inskenuar dhe I montuar me nje plan secret dhe urdher te krereve te UDB jugosllave dhe ne baza nacionale, sepse ne grup u denuam 6 shqiptarë dhe nje boshnjak. Këtij procesi famkeq i parapriu me muaj të tërë një shtërgatë e tmershme dhune , maltretimesh dhe terorri psikiko-fizik që ushtruan kasapët e milicisë famkeqe dhe udbashëve të atyre viteve. E kurdisën në Zenicë të Bosnës per të ashtuquajtur ,,vrasje,, sipas nenit 37 të ligjit të Maqedonisë, e kinse ,,vrasja,, ka ndodhur në Gostivar…/ Rastin e përshkojnë 4-5 versione të ndryshme në kohë dhe hapësirë, ashtu siç është zhvilluar dhuna dhe terrori, janë imagjinuar dhe thurr ,,vrasje,, e cila nuk egziston/!Dhe, nuk dija cila ishte arsyeja, nuk kasha njohuri nëse kishte ndodhur vërtetë gjë ose jo.Plotë 16 muaj në hetuesi gjendeshim midis jetës dhe vdekjes, të përsekutuar dhe me dhimbje të rënda në trup nga rrahjet e tmerrshme dhe dhuna që ushtronin me muaj të tërë mbi ne, duke na nxjerr në orët ë vona të natës nga qeliat e burgut hetues dhe lidhur në pranga na dërgonin në strogullat prej betony në podrumet e përgjakura të policisë në Bugojno. Torturat bëheshin në mënyrë sistematike dhe në vazhdimsi…
Ja edhe personat me emër dhe mbiemër të cilët ndikuan dhe e montuan rastin në mënyrë direkte ose indirect sipas urdhërave të UDB së Maqedonise dhe asaj Federative në bashkëpunim me organet famkëqia të policisë, prokurorëve dhe gjykatësve të Bosnës:
1. Dushko Trajkovski shef për zbulim dhe kundërzbulim I UDB-së për Maqedoni
2. Nikolla Ilievski zavendës kryeshefi I sektorit të II të UDB-së në Shkup
3. Sveto Mitrevski kryeshef I UDB-së për Maqedoni
4. Evzi Mehmedi, ndihmës ministry dhe komandant I milicisë për Maqedoni
5. Milosh mt. një udbash antishqiptar në Drejtorinë e UDB-së për Shkup
6. Rauf Qazimi inspector në Sherbimin public Shkup
7. Saqip Kollari nga Dibra , pjestar në grupin Sllave Vasovskit- ,,Bombashi,,
8. Bexhet Bexheti- ,,Lepuri,, udbash republikan I Maqedonisë në Shkup e tj.
Të gjithë këta në marrëveshje dhe me pëlqim paraprak me krerët e UDB-së federative në Beograd si Stane Dollanci, Mirko Bunevski, Branko Mikuliq, Zdravko Mustaqi e tj. E sipas planit sekret të UDB-së së Maqedonisë për burgosjen time pas kthimit nga Amerika si njeri I,rrezikshëm,, dhe jo I volitshëm në linjën e tyre komuniste / këtu vijnë edhe direktivat e Angel Cemerskit dhe të atyre të Këshillit Egzekutiv të Maqedonisë/, duke u dhënë urdhër dhe kahje gjithë inspektorateve në vend , prokurorëve dhe gjykatave, duke I koordinuar veprimet dhe strategjinë me krerët e Bosne dhe Hercegovinës, në krye me Dushko Zgonjaninin, Zdravko Mustaq, Fikret Bradariq, prokurorët e Zenicës si Mutapqiq, Mensur Hoxhiq, gjykatësit Ante Varunek, Tihomir Baboviq, Sulejman Kapetanoviq, inspektorët si Ante Bernada, Bodul Nikica, Stipe Grabovac, Pero Pepac etj. Bëjnë shpikje rasti , përpilojnë akuza të rreme për të ashtuquajtur ,,vrasje,, kinse në Gostivar, e sipas ligjit penal të nenit 37 të Maqedonisë, duke u dhënë instruksione edhe inspektorëve të milicisë në Gostivar që të vepronin dhe të ,,kontribuonin,, me këtë rast, sepse viktimat ishin gati sipas planit të tyre që duhej të arrestoheshka të jem I arrestuar dhe të sillësha përpara aktit të kryer…
Emra dhe mbiemrat e inspektorëve nga Gostivari të cilët vepruan si antishqiptar dhe me mënyra e metoda më shtazarake, ishin :
1. Zhivko Mitevski kryeshef I SJB,/ Sherbimit publik/
2. Despot Aleksovski me despotizmin e tij, ,,naçalnik,, në SPB- Gostivar,
3. Temelko Boshkovski, inspektor shovinist dhe i korumptuar,
4. Komandir Zdravko Rafajlovski nga fsh. Vollkovi,
5. Murat Isakovski inspektor i dyshimt, i pandëgjegjshëm dhe dallaverexhi, kampanjon i Temelko Boshkovskit.
6. Haki Fejzuli nga Doberdolli, sadist dhe vrases i shqiptareve të kësaj ane.
Kurse nga burgu hetues famkeq i Zenicës të cilët me gardianet e tyre ushtronin dhunë dhe terror fiziko-psikik ndaj të paraburgosurve, ishin edhe Fahrudin Jarac dhe komandanti i këtij burgu Huzair Skopljak , të cilët sipas apetiteve të tyre shfryrëse si shovinist që ishin dhe antishqiptar, benin kërdi në netët e gjata të hanxhareve, me muaj të tëra , në relacionin : qeli burgu të Zenicës , në orët e vona të natës lidhur në pranga dërgohëshim nga disa ditë të shtunave dhe të dielave në podrumët e SPB në Bugojnë ku inspektorët e kësaj qendre policore në krye me Fikret Bradariqin, Ante Bërnada etj. Përgjaknin muret e bodrumeve… duke na zhvendosur nga koha dhe hapësira ku endemi, duke bërë manipulime dhe ushtruar dhunë fizike deri në çmenduri plotë urrejtje, inate,mllefe dhe fantazi të kota, më dukej vetja se gjendesha përpara hetusish egërsirë dhe në lokale policore të Bugojnës ma të përbinshëm në botë. Aty zhvillohej një luftë mes gladiatorëve me dema të lidhur…
Në fytyrat e tyre shkrepëtinte vetëm egërsi, të mllefosur, na përgjaknin me çufra hekuri dhe shkopinj gome, ne të gjorët të lidhur në pranga e zinxhir, përballeshim me hëtuesi apsurde dhe me njerëz të pashpirt siç ishin Ante Bernada, Fikret Bradariq, Bodul Nikica dhe ,,tajfa,, e tyre…Ne ishim plotësisht të traumatizuar psiqikisht, e ata me ndjenjat e tyre cinike talleshin me gjendjen tonë amorfe dhe depressive.

Filed Under: Opinion Tagged With: EMRAT E UDBASHËVE TË CILËT E MONTUAN PROCESIN E ZENICËS!, Nafi Cegrani

Nje leter nga Presidenti Obama

February 12, 2016 by dgreca

Një letër e presidentit Obama për një bashkëpunëtor të “Dielli”-it/
E gjykoj të arësyeshme se kjo letër i dedikohet mijëra shqiptaro-amerikanëve, që me mund, djersë e sakrifica kanë ndërtuar jetën në SHBA, njëkohësisht janë bartës të vlerave më të mira të popullit shqiptar dhe qytetarisë amerikane. Ndaj dua ta ndaj këtë lajm me gjithë shqiptaro-amerikanët./
Nga Shefqet Kërcelli/
Në letrën e dërguar më datën 10 shkurt në adresën time të emailit, presidenti Obama midis të tjerave shkruan: Si sot nëntë vjet më parë, unë duke hedhur hapat në Kapitolin e Springfield, të shtetit të vjetër të Illinois, përcolla kandidaturën time për President të Shteteve të Bashkuara. Unë ju kërkova ju të bashkohemi me mua, që të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për amerikanët, duke konsoliduar bashkimin tonë. Përgjatë kësaj rruge, Amerikanët si ju e kanë bërë atë duke luajtur rol të rëndësishëm në demokracinë tonë, – rolin e qytetarit model. Ju keni ecur me përpikmëri në rrugën e progesit. Ju keni ndihmuar në ndryshimin dhe zhvillimet që ka pasur vendi në fusha kryesore, në forcimin e ekonomisë amerikane dhe shpëtimin e saj nga një tjetër Depresion i madh, në mbrojtjen e planetit tonë nga rënimi dhe në faktin që miliona Amerikanë më tepër marin sigurim shëndetsor. Sigurisht që unë e kam të qartë se ky udhëtim nuk ka qenë gjithmonë i lehtë, vecanërisht kur politika jonë mund të duket kaq e vogël. Por unë akoma kam shpresë që politika jonë mund të reflektojë mirësjelljen e vlerat bazë të popullit Amerikan. Prandaj unë po shkoj përsëri tek Springfield sot, – sepse përmirësimi i politikës sonë nuk mund të presë. Dhe unë akoma besoj se ne mund ta bëjmë atë së bashku. Unë shpresoj se ju do të e ndiqni këtë sot në orën 2:30, mbasdite Lindore.
Presidenti Barack Obama

***
WHITE HOUSE

 Nine years ago today, I stood on the steps of the Old State Capitol in Springfield, Illinois, to announce my candidacy for President of the United States.
I asked you to join me in taking up the unfinished business of perfecting our union — to work together to build a better future.
Along the way, Americans like you have done that by playing the most important role in our democracy — the role of citizen. You’ve taken on the painstaking work of progress. You’ve helped us find that middle ground where real change is won — change like rescuing our economy from the brink of another Great Depression, protecting our planet, and helping millions of Americans gain health insurance.
I’ll be the first to admit that this journey hasn’t always been easy, especially when our politics can seem so small. But I’m still hopeful that our politics can reflect the basic decency of the American people.
That’s why I’m going back to Springfield today — because fixing our broken politics cannot wait. And I still believe we can do it together.
I hope you’ll tune in today at 2:30 p.m. Eastern.
President Barack Obama

This email was sent to shefqetkercelli@gmail.com.
Unsubscribe | Privacy Policy
Please do not reply to this email. Contact the White House
The White House • 1600 Pennsylvania Ave NW • Washington, DC 20500 • 202-456-1111

Filed Under: Opinion Tagged With: leter nga presidenti Obama, Shefqet Kercelli

CA VLERA TONAT “MEDIOKRE”

February 12, 2016 by dgreca

Nga Fadil Lushi/
Të nderuar lexues, besoj se edhe kësaj radhe do të bëj përpjekje që kuptimin e përmbajtjes së këtij vështrimi të gazetës të mos e shtrembëroj, pavarësisht se do të ndërtohet me një fjalor paksa denigrues dhe me një nëndialekt krahinor.
Para shumë vaktesh një shqiptar mendjendritur, dhomën e miqve a të burrave e kishte “trajtuar gjegjësisisht e kishte karakterizuar si një shkollë të parë të brezave të rinj për të hyrë në jetë, si parlament të tyre të parë…, si një mejtep, si një xhami, si një manastir, si një teqe, si një kishë a edhe si një kuvend ku rrëfehej e kaluara jonë heroike përmes episodesh të ndryshme trimërie nga gjyshërit, xhaxhallarët tanë, nga mysafirët e ndryshëm, që gjithmonë ishin të mirëseardhur në odat tona…, aty ku hidhej fara e dashurisë për vendin, për njerëzit…, aty ku hidhej fara e besnikërisë, bujarisë, trimërisë, guximit, durimit, mikpritjes etj.”. 
Në vaktin e Ahmet Zogollit, kur monarkia e tij u shpall mbretëri kushtetuese, parlamentare dhe e trashëgueshme dhe kur fukarallëku i skajshëm kishte prekur a kapur për fyti popullatën shqiptare sidomos atë provinciale, diku në një fshat përreth Shkodrës, një varfanjak kishte filluar të ndërtoj një odë burrash dhe me të përfunduar të saj kishte parapëlqyer t’i ftojë miqtë e tij më të afërt, për t’u shtruar një darkë. Një rrugëtar nga një vend i largët, e kishte zërë nata. Ky fshatar fisnik ia kishte hapur dyert duke e strehuar dhe vendosur në krye të odës së burrave. Pasi darkuan, dikush e pyeti pronarin se ç’madhësi kishte oda. Përgjigjja e tij ishte jo “tamam”…, dhe njëri, këmbëngulte në kërkim të përgjigjes së saktë. Meqenëse asnjëri nuk kishte asnjë provë karshi përmasave të odës, atëherë “jabanxhiu” duke bërë zë, tha: “…, ja po jua them unë, kjo hapësirë ka tridhjetë palë prapanicash!?”. Një plak mendjefemër, duke e kuptuar fare mirë këtë “xhevap të mysafirit të paftuar të kësaj ndeje”, i tha: “si bëhet që e gjithë kjo hapësirë të matet me b..thë…, dhe të lus që edhe njëherë ta lakosh këtë filozofi të kësaj shprehjeje popullore a proverbiale, që edhe të tjerët ta kuptojnë me tamam!”. Ky ia ktheu, “eh, ç’më ngushtove, he burrë, aman xhanëm ç’më vure në siklet…, por para se të të jap shpjegime plotësuese më duhet të them se kur pronari i odës së burrave më vendosi në kryemindenderin e odës, thash sikur ky njeri kinse më bëri nder, por njëkohësisht me pahir më turpëroi mes për mes mexhlisit…, sikur m’u duk vetja si një njeri që nuk e meritoja atë vend, sikur mendova se nuk do të kem takatin shpirtëror dhe mental t’i dal zot këtij muhabeti të gjatë, thash se këtë muhabet do ta bëj tërkuzë e lesh e li dhe së fundi do ta prish si të tillë…, sikur e dija se disa axhaminj, prej meje do bëjnë ardhacak me by..thë prej pambuku, sikur e dija se ashtu pahiri do ma ndërrojnë vendndejën, sikur paragjykoja se vendin e kam jangllësh…, sikur ndihesha i pasajdisur e të tjera!?”. Plaku sikur filloi ta humbë gjakftohtësinë a durimin karshi përgjigjes së vonuar dhe tha: “pa më thuaj se si e bëre këtë matje!” Mysafiri tha: “shumë thjeshtë…, sa herë që futej një nga njerëzit e ftuar, unë detyrohesha që të lëviz nga vendi për një palë b..thë, për t’u liruar vend njerëzve të shtëpisë, dhe ashtu nga kryekolltuku (nuk ishte kolltuk berberhane-nënvizim ynë) u detyrova të zë vend në fund të odës së burrave…, toptan ishin njëzetë e nëntë palë b..thë, hiq mënjanë prapanicën e pronarit të odës i cili padrejtësisht u turpërua nga burrat e fisit të tij”. Ata që e kishin lakuar këtë mesele thonë se “mysafiri” kishte dalë nga oda e burrave pa përcjellje dhe ishte humbur pa nam e nishan.
Dikur moti, njerëzit e mençur nuk uleshin dot kollaj në kolltukun e odës së burrave, në odën e Kanunit, në odën e malësorëve fisnikë, sepse i frikësoheshin fjalës së dhënë, fjalës së nderit, fjalës së burrit, i druanin forcës së fjalës, kulturës së fjalës, kishin druajtjen se mos u ngecë fjala në buzë, në fyt e në gojë, frikësoheshin se mos bën vaki e nuk e mbarojnë a përfundojnë fjalën, frikësoheshin se ndoshta mos vallë nuk do e presin fjalën me sëpatë, frikësoheshin se ndoshta mos vallë nuk e gdhendin fjalën para se t’u dalë nga goja, frikësoheshin se ndoshta me fjalë mund të mjerojnë kalamajtë jetim, ndoshta mjerojnë fukaranë, sakatin, ndoshta fjalët ua merr era, ndoshta fjala e tyre u bie përdhe, ndoshta fjalët u thartohen…, ndoshta fjala e tyre merr “havanë!”
Duke mos e kontestuar dhe duke mos e nëpërkëmbur a anashkaluar vlerën e odës së burrave sipas atij shqiptari mendjendritur, i cili atë odë e kishte perceptuar si një institucion shpirtëror, neve na duhet të themi se ky institucion sot mbase është shndërruar në vlerë denigruese, në një kështjellë në rrënim e sipër, në një “mejtep pa talebe”…, në një shkollë pa mësues, në një manastir dhe kishë pa kambanë, në një teqe pa dervish, në një odë mëhallësh ku bëhen muhabete “jallane nga jallanxhinjë”, muhabete të cilët sot meritojnë t’i vrasësh me pushkën e gjahtarit të cilit zagari nuk ia gjen dot kollaj gjahun…, këto oda burrash sikur janë shndërruar në tabela për qitje, këto hapësira janë shndërruar në oda për fëmijë, për gra, për pseudo-“sevapçinj, për tyxharë”, për thashethemexhinj dhe për pseudo-intelektualë të cilët në “sabah” bëjnë hunjtë e në “aksham” i djegin, të cilët ulurinë, bërtasin dhe vajtojnë në kor të kaluarën e tyre…, si dhe kërkojnë lirinë e vonuar të vatanit!??
A mos vallë, sot shqiptarët detyrimisht kanë nevojë të ndërtojnë një odë burrash si të atij varfanjaku që jetonte në fshatin përreth Shkodrës, a mos vallë shqiptarët e shkapërderdhur si dhentë nëpër kodra, nuk kanë nevojë të ndërtojnë një odë intelektualësh, a mos vallë nuk na duhet një odë për shqiptarët që janë ndarë në pikë e pesë…, një odë të përbashkët për toskë, për gegë, për myslimanë, katolikë, ortodoksë, për bektashinj, për kosovarë, për jabanxhinj a mysafirë dhe për të tjerë shqiptarë të harruar e të lënë pas dore. A mos vallë shqiptarët nuk kanë nevojë për një odë politikanësh me mendje të trazuara, me mllefe dhe inate homerike, a mos vallë nuk kemi nevojë për një odë autoritetesh, për një odë ku do të qortohen politikanët inatçorë…, a mos vallë kemi nevojë për një odë nënash shqiptare, a mos vallë shqiptarëve u duhet një odë për njerëz të arsyeshëm, një odë për familjen shqiptare “namusqare”…, për njerëz që do t’i dalin zot çështjes kombëtare…, a mos vallë shqiptarëve u duhet një manual krejt i ndryshëm karshi filozofisë së politikëbërjes më humane dhe më emancipuese. Dhe nëse nuk do të kemi nevojë për odat e mësipërme, atëherë na mbetet ta “gëzojmë” odën e shpifjeve, odën e gënjeshtrave dhe së fundi na mbetet ta “urojmë” odën e varfanjakut që kishte strehuar atë rrugëtarin që e kishte zënë nata në vend të gabuar dhe te njerëz të gabuar, rrugëtari që iku a u zhduk nëpër terr…, rrugëtari që qe i detyruar ta maste me bythë hapësirën “jallane” të fukarait…, njerëzit e të cilit odën ia shndërruan në “vend ku mbreti shkon në këmbë!?”

Filed Under: Opinion Tagged With: CA VLERA TONAT “MEDIOKRE”, Fadil Lushi

SHQIPNIA KISHTE“KULM DHE THEMEL”!

February 11, 2016 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/Melbourne-Australi/
1946 SHKURT…/
■“… Kallxon nji zojë e cila, aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim përsonal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..” Simbas rrëfimit të grues, ambasadori diplomat i vjetër pan-serbian i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni endè gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë, duhet” – vazhdoi ai “simbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” Shkruen At Daniel Gjeçaj O.F.M. tek libri “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 – 1990” fq. 36, 1993.
■Me siguri në kujtimet e veta ambasadori i Jugosllavisë në Shqipni Josip Gjergje, që nga viti 1945 organizonte veprimet e Titos në Shqipni, në bashkpunim me kolonelin sovjetik S. Sokolov, që pak ma vonë solli tek ne ambasadorin sovjetik D.S. Çuvahin. Edhe pse Shqipnia i kishte fillue lidhjet me Stalinin që në 1927 me Fan S. Nolin e Ali Kelmendin, ambasador në Moskë ishte emnue një nga organizatorët e Kominternit që në vitin 1937 në Shqipni, Koço Tashko, i cili edhe pse njihte Ameriken, tek ne “hodhi faren e keqe të komunizmit, që mblodhi nëper Greqi…” bashkë me Dr. Omer Nishanin, dhe të gjithë bashkë edhe pse ishin të shkolluem, po u themi, tue i krahasue me injorantët që i kishin grumbullue me 8 nandor 1941, e “pa u kujtue fare” kishin hy në vathen e zagarit Enver Hoxha “që kafshonte robtë e shtëpisë…”, tue i sherbye Titos dhe Stalinit si donin ata!
■Të gjithë këta Antishqiptarë ishin të ngarkuem nga sllavokomunistët e Veriut dhe të Jugut me detyrë të cilen, “vazhdoi ai, simbas porosisë që kam prej qeverisë sime, …të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkoder, me në krye Françeskanët!”
■Po, ku, me fillue e dijmë me kohë… e “deri ku vazhdoi ai, nuk e thotë asnjeri”!..
Nuk i harronin as sllavokomunistët serb, as malazezët “telashet” që ua solli Bratila e Gerça e Dedë Gjo’ Lulit, Kelmendi, “Beslidhja e Veriut”, Doket e zakonet e “Kanunit Lekë Dukagjinit” të mbledhuna nga At Shtjefen Gjeçovi i vramë prej tyne, e “Kanuni i Skenderbeut”… nga Imz. Frano Illija. Sandalet e Françeskanëve të Troshanit, që prej Shek. XIII kishin mbjellë e rritë me lisat e Maleve Formulen “Atdhe e Fe”!

■Duheshin zhgulë Kryqat, “Shenjat e pushimit” nder Male, që kishin latue me kmesat e veta: Dedë Gjo’ Luli (Hot), Sokol Baci (Grudë), Dedë Nika (Grudë), Dodë Preçi (Kastrat), Tomë Nika (Shkrel), Cal Dedi (Selcë), Lulë Rapuka (Vukel), Llesh Gjergji (Nikç), Gjeto Mark Ujka (Hot), Mehmet Shpendi (Shalë), Avdi Kola (Gimaj), Nikë Mëhilli (Shllak), Tup Çuni (Prekal), Binak Lulashi (Toplanë), Bash Bajrami (Nikaj) dhe Bek Delia (Dukagjin). Prekë Cali, Gjelosh Luli, Dod Nikolli, Gjergj Vata, Mark Mala, Gjon Destanishta e Zef Kol Prela me 118 Burrat e vramë në Janarin e 1946, në Selcë, pa gjyq…e, Trupat e Tyne të hudhun nder humnera… Edhe sot të panjohun!
■Ua kishte lanë Krajl Nikolla të shkrueme edhe listen e Klerit Katolik Shqiptar, tue fillue nga At Mati Prennushi, organizator e bashkpuntor i Dedë Gjo’ Lulit në Deçiq, bashkë me Ipeshkvijtë e njohun Imz. Luigj Bumçi e Imz. Lazer Mjedja, Imz. Jakë Serreqi, Argjipeshkëv i Shkodres. E lista plotsohej nga Fretnit: At Buon Gjeçaj O.F.M. Famullitar i Grudës; At Luigj Bushati O.F.M. Famullitar i Traboinit; At Karlo Prennushi O.F.M. Famullitar i Vuksanlekaj; At Lorenc Mitroviq O.F.M. Famullitar i Bajzës Kastratit, të njohun si Atdhetarë per Pavarësi. Nuk mungonte as emni i Imz. Vinçenc Prennushit, që kishte mbajtë një fjalim në Kala të Shkodres, në vitin 1913…
***
■HAPNI DOSJET! Shihni me sytë tuej, se shka ngjau në Shkoder në vitin 1946!
Në kjoftë se turqit i vinin Klerikët Katolik Shqiptar nder hunjë, mbas vitit 1944 “hunjët” u ruejten nder hetuesitë e burgjet e Shkodres per me ua thye brinjët e kokën Atdhetarëve, mbasi ashtu ishte “porosia” e druzhe Titos per terroristin Enver Hoxha!
Vazhdon Pjesa e II…
Melbourne, Shkurt 2016.

Filed Under: Opinion Tagged With: Fritz radovani, kulm, Shqipnia e Veriut, themel

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 600
  • 601
  • 602
  • 603
  • 604
  • …
  • 868
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Lena Rexhepi: “Atdheu që dua”
  • SHKRIMTARI ME I MADH PER LIRIKUN ME TE MADH
  • MBI MONUMENTIN E PAVARËSISË NË VLORË
  • NDRYSHIMET KLIMATIKE DHE KËRCËNIMI I URISË GLOBALE: NJË GRADË MË SHUMË, MILIONA JETË NË RREZIK
  • KUR FLITET PËR PROCESIN KRIJUES – ROMANI “I ARRATISURI”
  • NËNTORI 2026 MES FLAMURIT DHE PROTESTËS
  • Plagët e heshtura të luftës…
  • Antonio Bellushi (1934, Frasnitë – 19 qershor 2024) mbledhës i zellshëm dhe studiues i pasurive etnokulturore e gjuhësore të Arbëreshëve dhe Arbërorëve
  • Jetimi që nxori zbuluar shtetin…
  • Qyteti antik 2400-vjeçar i Çukës së Aitoit
  • Dita e Veteranëve, përkujtojmë shqiptarët që shërbyen me nder në Ushtrinë e SHBA
  • Lëvizjet e popullsisë shqiptare jashtë kufijve shtetërorë dhe vendosja e saj në Shqipëri: Një analizë historiko – hartografike dhe socio – ekonomike
  • “DUA”, propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”
  • 1928 / URA E ZOGUT MBI LUMIN MAT — RRËFIMI EKSKLUZIV I ERWIN SCHNITTER, INXHINIERIT ZVICERAN QË DREJTOI PUNIMET PËR NDËRTIMIN E SAJ
  • NIKOLLA NAÇO (1843–1913) – ATDHETARI QË E VURI PASURINË, DIJEN DHE JETËN NË SHËRBIM TË SHQIPËRISË

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT