• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PUNA E PENDIMIT

August 14, 2015 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/*
O Zoti im,/
po më vjen keq me gjithë zemër për të gjitha mëkatet që i kam ba./
Se kam bjerrë Parrizin dhe kam meritue ferrin./
Por më fort se të kam fye Ty, o E Mira e pambarueme,që kaq fort më ke dashtë./
Mëshirë, o Zot!/
Më fal, o Zot!/
Po të jap fjalën, me ndihmën Tande, që mos me Të fye ma kurrë!/
Ashtu kjoftë!/
Ne Foto: “DY RRUGËT E JETËS” Pikturë nga Kolë IDROMENO/
HAPNI DOSJET !
Po filloj maparë me “ata” që e kuptojnë ma mirë se të tjerët këte veper të Kolë Idromeno!
Artistët tanë që pak frika e ma shumë karrierizmi i detyroi me ndjekë rrugen e “dytë”, që i zbriti poshtë…dhe po e vazhdojnë disa prej tyne edhe sot, asht mirë të Pendohen…
HAPNI DOSJET !
Shikoni pak rrugen e “dytë” që keni zgjedhë atëherë kur keni votue në sallen e Kuvendit Popullor ligjët e interrnimit fëmijëve, apo pushkatimet e varjet e Atdhetarëve tanë, dhe të “shokve” tuej…vetem se kanë dashtë me gjithë zemer Atdheun dhe Lirinë e Tij…
HAPNI DOSJET !
Shikoni firmat tua… Dhe, mendoni mirë per ke keni punue! Veprat e perkthyeme të jueja janë helmi i Tiranit, që ju i keni shpernda mbarë Botës! Ju ishit thimci i Stalinit, Enverit, marksizmit, diktaturës, terrorit, masakrave, torturave, pushkatimeve dhe varjeve…ju keni
çue fëmijët prej gjiut me vdekë nder kampet e shfarosjes… ju keni zhytë pleqët në baltë!
HAPNI DOSJET ! Këtheni nga rruga që jeni tue vazhdue! Pendohuni! Jeni vrasës!
Bani Punen e Pendimit, sa nuk ju asht fikë ora e zezë e jetës suej! PENDOHUNI !..
Melbourne, Gusht 2015.
*Nga rubrika:Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë…

Filed Under: Opinion Tagged With: Fritz radovani, Hapni Dosjet, Puan e pendimit

Haradinaj: Qeveria e Kosovës ka miratuar një version të gabuar të shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi

August 13, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 13 Gusht 2015/ Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot në një konferencë shtypi lidhur me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi shprehu shqetësimin e tij dhe të partisë që drejton lidhur me “verzionin e gabuar të propozuar dje nga Komisioni për demarkacion qeverisë së vendit”.
“Shqetësimi i Aleancës është në punën e Komisionit tonë për demarkacion, që mendojmë që i ka propozuar qeverisë së vendit. Pra, verzioni të cilin fatkeqësisht dje qeveria e Kosovës dhe kryeministri Mustafa e miratuan është i gabuar. Ne jemi të shqetësuar me këtë drejtim të qeverisë, e cila ka miratuar dje një verzion të gabuar të shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi, i cili nuk është në Qafën e Çakorrit, por është në brendi të Grykës së Rugovës dhe i cili nuk është në urën e Zhlebit, por është në brendi të territorit të Kosovës”, tha Haradinaj.
Tani, vijoi ai, këtë konferencë e kam thirrur, meqenëse nuk jam në Parlament, që t’i them kryeministrit, zëvendësit të tij dhe tërë qeverisë – ndaluni.
“Ndaluni, se jeni gabim. Ndaluni, se populli ju ndalë, por më mirë është të ndaleni vet. Pra, është bukur e thjeshtë porosia ime për ata. Në rast se ata vërtetë dëshirojnë ta dijnë të vërtetën, i ftoj që të shkojnë dhe ta shohin këtë të vërtetë. Të luhet fshehtas me kufirin ashtu siç është luajtur me Trepçën është e tepërt. Po bëhet një ofendim i intelektit të secilit prej nesh, por ka kaluar në abuzim kjo retorikë e tyre. Nuk po bëhet fjalë as për milimetra as për metra, por po bëhet fjalë për mbi 10 mijë hektarë territor të Kosovës. Po bëhet fjalë që dy milionë qytetarë të vendit do të jenë të varfëruar nga ky veprim i gabuar i qeverisë. Nuk është vetëm e Rugovës, as vetëm e Dukagjinit, por është edhe e Kosovës”, tha kryetari i AAK-së.
Kryetari Haradinaj tha se Aleanca dhe Kosova, në përgjithësi, e konsiderojnë Malin e Zi një fqinj të mirë, i cili na ka njohur dhe i cili ka bërë veprime të cilat janë në dobi të fqinjësisë dhe u shpreh se nuk mendon që ka dorë ose gisht asnjë qeveri e huaj, asnjë institucion relevant ndërkombëtar dhe madje as Podgorica zyrtare dhe se ky është problem i logjikave tona.
“Thirrja ime për t’u ndalur nuk është luftë për pushtet. Nuk ka të bëjë kjo me vota, por ka të bëjë me një testament të brezave për territorin që e kemi. Nuk kanë të drejtë këta njerëz të shkojnë në këtë drejtim. Pikërisht, në atë trevë për të cilën po flasim ka luftëra dhe luftëra, e legjenda e legjenda, është e larë me gjak dhe është testament. Qeveritarët gabojnë rëndë, nëse mendojnë se pushteti ua mundëson ta bëjnë këtë”, u shpreh Haradinaj duke përfunduar se si qytetar nuk e pranon këtë vijë kufitare.

Filed Under: Opinion Tagged With: Haradinaj, Kufiri i gabuar, me Malin e Zi, qeveria e Kosoves

ALEANCA E SHOQATAVE TË PRONARËVE SHQIPËTARË NUK PRANOJNË PROJEKT LIGJIN E QEVERISË

August 12, 2015 by dgreca

DEKLARATË PËR SHTYP/
12 Gusht 2015/
Për mospranimin e Projekt Ligjit të Qeverisë ,“Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave në Shqipëri.
Në kuadër të reformës për cështjen e kthimit dhe kompensimit të pronës, Qeveria Shqipëtare prezantoi Projekt Ligjin “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”. Për tu njohur me Projekt Ligjin ishin ftuar edhe Shoqatat e pronarëve Shqipëtarë.
Drejtuesit dhe Përfaqësuesit e Shoqatave të Pronarëve, analizuan me hollësi e shqetësim përmbajtjen e tij, dhe konstatuan se Projekt Ligji nuk është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë (neni 41 dhe 181) dhe me kartën Europiane të të drejtave të Njeriut për pronën. Ai nuk zgjidh problemin madhor që është “Kthimi i pronës dhe vetëm atje ku është e zënë me objekte kompensimin e saj”. Përkundrazi në Projekt Ligj mbyllet Kthimi i Pronës, Minimizohet Vlefta e Pronës dhe Mbyllet mundësia për tu ankuar në Gjykatën e Starasburgut. Në këtë Projekt, është hequr fare koncepti i kthimit të pronës, pra nuk ka më kthim të pronës por ka vetëm një kompensim minimal e sipas interesit të qeverisë. Avokatja e Shtetit Shqipetar Znj Hicka duke prezantuar Projekt Ligjin në emër të Qeverisë u Shpreh se : “do t’i japim pronarëve atë që ju është marrë në vitin 1945, dhe do të mbajmë për shoqërinë vlerën që i është shtuar pronave si kontribut i publikut gjatë 70 viteve” . Por ne pronarët atë i kërkojmë Qeverisë – tokën që na është marrë, madje edhe fitimin e munguar qysh nga viti 1945, ndërsa, “ Vlerën e Shtuar”, dmth kompensimin në “Para”, nëse Qeveria ka , le tja u japë “pronarëve” që fabrikoi me Ligjin 7501.
Projekt-Ligji i ofruar si “zgjidhje” nga Qeveria është i papranueshëm, sepse mban forcërisht në fuqi Ligjin antikushtetues 7501, datë 19. 07.1991, “Për Tokën”, me të cilin iu muar toka pronarëve që e trashëgonin dhe iu dha falas disa të tjerëve që Qeveria i emertoi “ Pronarë ”. Ky veprim bie në kundërshtim me nenin 41 të Kushtetutës së Shqipërisë, i cili thotë : “prona fitohet me dhurim, me blerje ose me , trashëgim….”, por bie në kundërshtim edhe me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut për Pronën, e cila është ratifikuar nga Parlamenti Shqipëtar me ligjin nr.7491, datë 29.04.1991’ .
Projekt Ligji zyrtarizon përfundimish një borxh absurd në miliarda Euro. të cilat duhet të përballohen nga taksapaguesit dhe buxheti i shtetit, për të kompensuar pronarët dhe e gjithe kjo sa për interesa elektorale e karieriste aq edhe KORRUPTIVE, të liderëve politik që kanë sunduar jetën e vëndit në këto 24 vjet. Ndërkohë që është e sigurt, se nëse prona kthehet tek pronari që e trashëgon, detyrimi financiar i kompensimit bëhet ZERO. Kjo është e vetëmja zgjidhje që i kërkohet Qeverise nga pronarët Shqipëtarë, qysh nga viti 1991.
Procedura e hartimit të projektligjit nuk ka qënë transparente. Ai është hartuar në fshehtësi të plotë dhe pa pasur në grupin e punës asnjë përfaqësues të pronarëve, si dhe nuk ka reflektuar asnjë nga kerkesat e pronarëve konform Kushtetutës në fuqi dhe Konvetës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Në të gjitha takimet e organizuara përfaqësuesit e Qeverisë, megjithë insistimin tonë, nuk kanë lejuar pranin e MEDIAS. Ne denoncojmë publikisht veprimet e pa moralëshme të Qeverisë Shqipëtare, e cila në fshehtësi të plotë e ka dërguar Projekt-Ligjin në KE dhe në GJEDNJ në Strasburg, pa e diskutuar më parë me grupet e interestit (Pronarët), pa dieninë e tyre, madje pa dieninë e medias. Ne, i bëjmë thirje edhe një herë Qeverisë të tërhiqet nga makinacionet dhe mashtrimet për të bindur institucionet Europiane e ndërkombëtare, për të mos mbështetur pronarët në të drejtën e tyre, por të realizojnë detyrimet që ngarkon Kushtetuta, sipas neneve 41 dhe 181.
Është një fakt, se aktualisht për tokën në Shqipëri nuk ka tituj pronësie komformë Kushtetutës. Për këtë arësye për konflikte pronësie, deri tani janë vrarë mbi 8000 persona. Këtë e ka deklaruar në Parlament vetë Kryeministri Rama. Njëherësh ish kryeministri Sali Berisha, dhe ish Kryeministri Majko kanë deklaruar publikisht se : “ Klasa Politike Shqipëtare ka GABUAR me ligjin 7501.
Është keqardhje e madhe kur mëson se në Agjenësinë e Kthimit të Pronës janë vetëm 26 mijë dosje të Pronarëve që kërkojnë kthimin e Pronave, ndërkohë që qindra mijë pronarë të tjerë janë në kërkim të dokumentave vërtetuese të pronave. Vetëm pronarë të mëdhenj tokash ,sipas statistikave zyrtare, në vitin 1945 kanë qënë në Shqipëri 91 133 familje – pra ku i kanë keta dosjet e pronave ??. Ama Qeveria Shqipëtare të gjitha pronat që pronarët e tyre jane ende në kërkim ose janë në proces njohje i konsideron prona të shtetit dhe vazhdon ti shesi, e ti japë me qera, nw mwnyrë të kundraligjëshme. Ndërkohë ju vemë në dieni se ne 50 % të territorit (në pjesën veriore) sejcili banor ka marrë tokën e tij të trashëguar)-pra Ligji 7501 është zbatuar vetëm në Jugë të vëndit.
Pronarët Shqipëtarë, të gjëndur para arbitraritetit dhe padrejtësisë së Shtetit Shqipëtar, që u mori pronat, kanë kërkuar e do vazhdojnë të kërkojnë drejtësi në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, e cila rast pas rasti iu ka dhënë të drejtë pronarëve Shqipëtarë,(rasti Manushaqe Puto etj), madje ka gjobitur rëndë edhe Qeverinë Shqipëtare, por me këtë Projekt Ligj Qeveria u a heq këtë mundësi pronarëve. Zonja Sonila Qato, Drejtoresha e Agjensisë Kombëtare për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, në celje të takimit, u shpreh se “qëllimi i ligjit të ri të pronave është që t’i vërë fre vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, që i shkakton një shumë të kripur parash shtetit shqiptar”.
Për arësyet e mësipërme, ne Pronarët Shqipëtarë e konsiderojmë Projekt-Ligjin krejtësisht të papranueshëm dhe e denoncojmë zyrtarisht dhe publikisht si një artificë të Qeverisë me anën e të cilit jo vetëm nëpërkëmb të drejtat e pronarëve Shqipëtarë, por kërkon të mashtrojë edhe institucionet dhe drejtësinë Europiane.
Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me grupin e punës, nëse Qeveria pranon që diskutimi të fillojë nga zgjidhja në përputhje me kushtetutën dhe Konventën Europiane të të drejtave të njeriut – pra nga KTHIMI I PRONES, e pastaj nga kompensimi, por vetëm për tokat e zëna me objekte social-ekonomike. Për këtë përfaqësuesit e Shoqatave të Pronarëve kërkojnë që të tërhiqet drafti i përgatitur nga Qeveria dhe në tavolinën e diskutimeve të shqyrtohet drafti i përgatitur nga Shoqatat e pronarëve, i cili gjëndet në sitin e Shoqatës www.defendingproperty.com..
Të gjitha Shoqatat e pronarëve të Shqipërisë , në unitet të plotë , i drejtohemi, Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, gjithë institucioneve të Bashkimit Europian , , Ambasadorit të SHBA, në Tiranë dhe gjithë Ambasadorëve të vëndeve të BE-së, në Tiranë të insistojnë në mbështetje të së drejtës së Pronarëve Shqipëtarë, sipas standarteve Europiane, duke kushtëzuar marrëdhëniet me Qeverinë Shqipëtare me zbatimin e Kushtetutës së Republikës dhe të Drejtës Europiane për kthimin fizik të pronës. Në të kundërt alternativa e vetëme e Pronarëve Shqipëtarë do të jetë zgjidhja përmes Gjykatës së Strasburgut dhe mosbindjes civile.
Ne besojmë shumë te parimet e drejtësisë Europiane dhe jemi thellësisht të bindur se nuk mund të ketë zgjidhje përfundimtare dhe të qëndryshme pa kthimin fizik të pronave dhe kompensimin e tyre vetëm kur janë të zëna me objekte social-ekonomike.
Me kthimin e pronës pronarëve, kompensimi bëhet ZERO, dhe Shqipëria bëhet pjesë e BE-së
Me respekt
ALEANCA E SHOQATAVE TË PRONARËVE SHQIPËTARË
1. Shoqata “ Pronësi me Drejtësi”,Kryetari Gezim Bocari, mob.0672652570
2. Shoqata “Bregdeti”,Kryetari Jorgo Dhrami,mob. 0682050951
3. Shoqata “Krahina Jonë”, Kryetari Axhem Ymeri-mob.0682690553
4. Shoqata “Dukati”,Kryetari-Nevzat Bozhani, mob. 0692796475
5. Shoqata “Pronarwt Legjitimw” Kryetari- Fredi Sulaj, mob. 0692163903
6. Shoqata “Pronarwt e Myzeqesë” Kryetari-Stavri Semanjaku, mob. 0692140420
7. Shoqata “Borshi” , Kryetari Ylber Hysi.mob. 0695513422

Filed Under: Editorial, Opinion Tagged With: ALEANCA E SHOQATAVE, e qeverise, NUK PRANOJNE PROJEKT LIGJIN, TË PRONARËVE SHQIPËTARË

Dy takime me shkrimtarin e madh Ismail Kadare; në kampin e interrnimit në Savër dhe Nju Jork

August 10, 2015 by dgreca

nga Beqir SINA, Nju Jork/
MANHATTAN – NEW YORK: Dy herë në jetën time – jam takuar me shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare. Një herë e pata “takuar” 25 vjet më parë, si një i interrnuar në kampin e interrnimit në Savër – Lushnje, në javën e dytë të muajit Tetor 1990, (vetëm 1 javë më parë se ai të arratisej nga Shqipëria, në Francë), dhe takimi i dytë, ka qenë ai si gazetar në tepullin e lirisë, në Nju Jork – Prill 2006, kur Kadare erdhi si i ftuar të ligjërojë në Universitetin Kolumbia.
Tanimë, dihet se nuk përbën ndonjë diçka të veçantë, të thuash se jam takuar me Kadarenë, kur dhe si!… Por, të flisje 25 vite më parë, rreth kësaj, teme, ishte krejt e paimagjinueshme, dhe me pasoja që një shkrimtar si Ismail Kadare, të ulej në të njejëtën sallë me të interrnuarit, dhe, vetëm nji javë, më pasë ai të arratisej nga Shqipëria –
Kadare, erdhi në “kryeqendrën” e kulturës në Shqipëri, kampin e interrnimit në Savër – Lushnje , me një mikun e tij, Xhelo Murra (profesor agronomie), të takohej popullin në “këndin e kuq” si quheshin atëhere shtëpitë e kulturës, sidomos në ditët e vështira të vitit 1990.
Veprimi i tij, që ndoshta deri në atëhere nuk kishin kuptuar dhe nuk e kishin menduar ndonjëher se ai mund të bënte një “arratisje” spektakolare, sot ka shumë të pa thëna dhe pikëpyetje. Përse, erdhi në Savër dhe kërkojë takim me popullin si thirreshin atëhere.
Por, për shumëkënd atëhere në Savër, në “përshpëritje”, u folë sesi Kadare, që ishte njeriu më i privilegjuar i rregjmit, “me punë e rrogë të mirë” e me mundësi të pafundme për të shëtitur në botë me “vizën” e shtetit…, 1 javë para arratisjes të “takohej” e dëgjonte të interrnuarit “armiqt e popullit”
Nostalgjia për Kadarenë…
As që e kisha imagjinuar dhe menduar se Kadaren, mbas Savrës do ta takoja në Nju Jork. Ai erdhi dhe mbajti në Universitetin Kolumbia – Nju Jork, ligjeratën “Literatura dhe Tirania”. Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, mbajti, këtu një leksion që zgjati më shumë 120- minuta.Auditori i sallës “Rotunda”, me rreth 500 – pjesmarrës, ishte i mbushur përlpotë.
Në ligjeratë, mori pjesë edhe arkitekti i marreveshjes se Dejtonit, i ndjeri ambasadori Ricard Hollbruk, ish ambasdori i SHBA-ës, në Tiranë, William Rajson, Professor Sami Repishti, ish kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Josef J. DioGuardi – Presidenti i LQSHA, dhe bashkëshkortja e tij Cloyes DioGuardi, analisti i çështjeve evropiano lindore dhe ballkanike, Dr. Elez Biberaj, Drejtor në detyrë i Degës Euroaziatike të Zërit të Amerikës, albanologu dhe gjuhëtari Prof. dr Agron Fico, ish ambasadori i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara z Adrian Neritani dhe i ndjeri ambasadori Lublin Dilja, e tjer.
Ishin gjithashtu gazetarë, diplomatë, veprimtarë të të drejtave të njeriut, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe joqeveritare, studentë, profesorë, të këtij universiteti, afaristë të suksesëshëm, intelektual, politikanë, shkrimtarë, gazetarë dhe kritikë.
Në atë takim Kadare zbulojë me shëmbuj nga praktikat letrare, për të vënë në pahë se letërsia ka qënë dhe mbetet, një letërsi e madhe dhe e vërtetë, një opozitare e vazhdueshme ndaj çdo diktature
Në fund mu dha rasti edhe mua të shkëmbej një bisedë të shkurtër me Kadarenë.
“Zoti Kadare, unë jamë një ish i presekutuar nga ai rregjim për të cilën Ju folët, sot, në këtë ligjeratë. Për nostalgji, do t’ju sjell ndërmend një moment që ndoshta edhe do t’u befasojë. Sot, pas 16- vjetëve,(bëhet fjalë për takimin e vitit 1990) në kampin e interrnimit në Savër të Lushnjes, ku unë banoja aso kohe, Ju veçse një javë nga ajo ditë që do të merrnit arratinë drejt Francës, dhe do t’a linit atë rregjim me “gishtë në gojë”, zhvilluat një takim në “këndin e kuq” të fshatit, me popullin. Të cilët, pra shumica e tyre ishin të interrnuarit. Ky takim ndoshta mbeti në heshtje dhe Ju patjetër e keni harruar…….! Por, ja që sot, ne që u takuam në fshatin simbol të diktaturës – për koicidencë, po takohemi në qytetin simbol të lirisë e demokracisë Nju Jorkun.
“A thua se ai takim i fundit në kampin e interrnimit, ishte sinjali që tregojë se ai rregjim kishte “kapitulluar” kishte marr fund ?
Kadare:”A’tëhere, isha plotësishtë, i bindur dhe i sigurtë, që ai rregjim falimentojë – pasi edhe s’kishte sesi të ndodhte ndryshe. A rregjim kishte “rënë” e mbahej, pa ditur se çdo të bëhej më vonë. Çdo gjë kishte marrë fund. Veçse rregjimin e mbyste dilema ” Sesi do të largohej dhe sa do t’a pranonte largimin!?!”. Një rregjim që rrëzohet, gjithmonë nuk arrin t’a kuptojë kurrë se po rrëzohet. Ai ishte stacioni i fundit, për atë rregjim”.
Kur Kadare do t’a marr çmimin Nobel për letërsi ?
Kadare :“ Kur të duan shqiptarët….!”

Filed Under: Opinion Tagged With: Beqir Sina, dy takime, me Ismail Kadaren

Analistët ndërkombëtarë: Krimet jashtë raportit të Martyt, t’i gjykojë Kosova

August 10, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 10 Gusht/- Kosova duhet të dëshmojë se është e aftë t’i gjykojë edhe vetë krimet e luftës, të cilat nuk do të mund t’i trajtojë Gjykata Speciale për shkak të kufizimit të periudhës kohore, kanë thënë analistë ndërkombëtarë, cituar sot nga shtypi në Prishtinë.
Gjykata Speciale do të ketë juridiksion mbi krimet që pretendohet se i kanë kryer drejtues të UÇK-së gjatë viteve 1998-2000, të cilat gjenden në Raportin e Asamblesë së Këshillit të Evropës, autor i të cilit është senatori Dick Marty.
James Ker-Lindsay, hulumtues i lartë në Shkollën për Shkenca Politike dhe Ekonomi (LSE), ka thënë se Kosova duhet ta ndjekë shembullin e fqinjëve, duke trajtuar krimet brenda sistemit të vet gjyqësor.
“Siç e kemi parë në të gjithë ish-Jugosllavinë, ndërsa figura të larta të akuzuara për kryerjen e shumë të këqijave e krimeve të luftës, janë gjykuar në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës – ka pasur edhe gjyqe për krimet e luftës brenda Serbisë, Bosnjës dhe Kroacisë”, ka thënë Lindsay. “Çdokush pret që kjo përfundimisht do të ndodhë edhe në Kosovë”, e citon gazeta Koha Ditore. Edhe pse EULEX-i është i angazhuar në disa hetime, sipas Lindsay, shumë pak gjykime janë bërë deri tani.

Filed Under: Opinion Tagged With: kosova, Krimet Jasht, Raportit te Martyt, ti gjykoje

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 638
  • 639
  • 640
  • 641
  • 642
  • …
  • 859
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT