*Druže Redžep ĆOSJA za malo nas otrovaše!/
*E kuptuat me siguri, që përpak na helmuan. Ku ishe ti ? E pije ujin shlirë ?/
Nga Fahri XHARRA/
“Policia e Kosovës ka gjetur helm në çantën e pesë të arrestuarve dje pranë liqenit të Badovcit. Helmi i është gjetur në çantë, Enis Latifit nga Vushtrria, që është njëri nga pesë të arrestuarit e djeshëm. Këtë e ka treguar avokatja mbrojtëse e tij, Sabrije Jashari, e cila duke folur para mediave ka shpalosur disa detaje të arrestimit të klientit të saj, Enis Latifi, raporton Koha.net.”
Por “shykyr” zotit kjo nuk ishte e vërtetë sipas lajmeve më të reja , “se ata kishin helm me veti , vetëm se kishin shkuar ta falnin namazin” . Por frika mbetet , freika kërcnon më shumë se ngjarja. “ Sikur të ndodhte “ … Nuk guxojmë të mendojmë për këte , se na kapin ethet.
“Politika e vjetër osmane: mjaft i keni xhamitë, s’ju duhen shkollat, po përparonte si në ethe. Krahas gjuhës, i gjithë ngjyrimi kombëtar po zbehej me shpejtësi. Muzika po orientalizohej më fort se më parë, veshjet e famshme tradicionale, ato që edhe gjatë periudhës së gjatë otomane ishin ruajtur, po zëvendësoheshin, jo prej veshjeve të kohës si kudo, por me petka arabe që nuk ishin njohur kurrë në këtë vend. Jugosllavia, kjo primadonë e “botës së tretë”, po i ofronte kësaj bote popullsinë më të padëshiruar të saj, shqiptarët. Ajo përpiqej që këta të ngjanin sa më pak evropianë e aq më shumë afrikano-veriorë e aziatikë. Kështu, kur të vinte çasti fatal, që ajo e përgatiti me aq kujdes, t’i thoshte Evropës, se ajo nuk po zhbënte një popull normal të këtij kontinenti, por një nënpopull. E gjithë kjo ethe shkombëtarizimi shoqërohej nga propaganda për rrezikun e krijimit të një pyke të myslimanizmit në brinjët e Evropës.” ( I.K .)
“Shumica e kompanive rajonale të ujësjellësve, po ruhen me numër më të madh të rojave dhe të kamerave. Arsye për këtë, sipas udhëheqësve të këtyre kompanive, janë raportimet në medie për rrezikun nga sulme të ndryshme. Në Prishtinë, masat e sigurisë janë shtuar qysh para një muaji. Këtë e ka thënë të dielën për gazetën kryeshefi ekzekutiv i KUR ‘Prishtina’ Gjelosh Vataj. Ka thënë se nuk ka pasur ndonjë kërcënim apo informatë lidhur me ndonjë sulm të mundshëm. Masat e sigurisë janë shtuar edhe në Gjilan. Mirëpo, në këtë Komunë, ato nuk janë shtuar para arrestimit të 5 të dyshuarve për terrorizëm në liqenin e Badovcit. Ndërkaq, masat e sigurisë janë shtuar edhe në Pejë e Gjakovë. Në kompaninë “Radoniqi” në Gjakovë, masat janë shtuar qysh para 3 javësh. “ Pse ore të frigehemi ? e nga kush ? nga vetvetja , nga shpërlarja e jonë e trurit . A ka turp më të madh se sa të shpërlahemi nga truri ?
Një nga guximtarët e parë për këtë tru shpërlarje je edhe ti Druže Redžep ĆOSJA . A të kujtohet apo jo? Ishin kohë , ditë ,orë të vështira ato kur ti mundoheshe të na bindësh që na nuk jemi Europë ‘, kur ti e ngritshe gishtin dhe e garantoje “ gjysmën tjetër “ të popullit shqiptar , se ata e kanë një identitet tjetër nga ajo e “gjysmës “ tjetër.
“Kadare vë theksin tek identiteti europian, që e motivon nga historia e vjetër e lidhjeve të Shqipërisë me Europën, nga lidhjet gjeografike dhe ato më të hershmet, më të lashtat kulturore dhe trashëgimore, ndërsa Rexhep Qosja e sheh identitetin e shqiptarëve të ndikuar nga pushtimi turk 500-vjeçar. thoshte Bashkim Kuçuku ‘
Nuk humbet identiteti kombëtar nëse ne ishim robër për 500 vjet. Robër , skllevër dhe asgjë më shumë, por ne e ruanim identitetin tonë kombëtar . T`a merr mndja që është kështu Druže Redžep ĆOSJA ?
“Një shkrimtari, këto ditë, po i merret për meritë shqiptimi i fjalisë, natyrisht pas permbysjes së komunizmit, se shqiptarët i takojnë qyteterimit perëndimor dhe, vetëm, perëndimor! Pohime të tilla janë shqiptuar në Kosovë shumë herë pas demonstratave të rinisë studentore dhe shkollore të vitit 1981, në të cilat kërkohej qe Kosova të njihej Republikë; dhe, pohime të tilla janë shqiptuar, para se gjithash, për të kundershtuar propaganden e mediave serbe, në të cilat thuhej se ndër shqiptarët zhvillohet fundamentalizmi islamik! e thoshje me një rast Druzhe !
Por ishte e vërtetë se edhe atëherë e edhe gjithmonë do të thuhet kjo se tek ne nuk zhvillohet fundamentalizmi islamik . Por ti kundërshtove duke thënë : “E verteta se nder shqiptaret nuk kishte fundamentalizem islamik, nderkaq, ne asnje rast nuk e permbante edhe pohimin se shqiptaret i takojne vetem qyteterimit perendimor.” Pak e thënë ndryshe , si thonë në Gjakovë e lyer me kos për të mos pranuar .
Nejse ,përkundër që “Shumica e kompanive rajonale të ujësjellësve, po ruhen me numër më të madh të rojave dhe të kamerave. Arsye për këtë, sipas udhëheqësve të këtyre kompanive, janë raportimet në medie për rrezikun nga sulme të ndryshme “ ne flejmë rahat . dhe pa frikë.
Nuk guxoj ta harroj : “Valon Kurtishi thot publikisht ,Ne shqiptarët në Maqedoni i kemi humbur atributet, traditat, botëkuptimet, vlerat më të mira shqiptare si rezultat i sundimeve të gjata të huaja. Ne jemi aziatizuar e tjetërsuar gjer në panjohësi. Ne duhet te punojmëshume për të rikthyer vlerat më të mira mesjetare kombetare si qendrimin vertikal dhe dinjitetin personal, dashurine dhe luften për lirine, përpjekjen dhe sakrificën për të mirën kolektive, shenjterinë dhe pathyeshmërinëe e fjalës së dhënë, shpirtin luftarak dhe vullnetin e pathyeshëm për të mbrojtur dhe thënë të vërteten. Jam i sigurtë që ne do te dijmë bashkërisht të tejkalojmë ketë krizë të rëndë të vlerave ku kemi rënë pa fajin tonë. Shqiptarët ngadalë por sigurtë dhe pakthyeshem, do tu rikthehen traditave te vjetra te lirisë, demokracisëpopullore, humanizmit e fisnikerisë. Shqiptarët krenarë me gjak Ilir do tu rikthehen rrënjëve te tyre historike. Eshtë vetë thirrja e të parëve, gjeni i paraardhesve, besa e harruar, gjaku i stërgjyshërve që do ta permbushë ketë porosi mijëravjecare”
Druže Redžep ĆOSJA za malo nas otrovaše ! Shoku Rexhep Qosja për pak na helmuan ajo “gjysma” e jote .
Fahri Xharra. 14.07.15
Gjakovë
Pak fjalë rreth të shumëpërfolurës gjykatës speciale
Themelimi i një gjykatë që i paragjykon krimet në baza etnike dhe bën selektime brenda llojit është e paprecedent/
Opinion nga Fetnete Ramosaj*/
Në seancën e 26 qershorit, Kuvendi i Kosovës nuk i miratoi ndryshimet kushtetuese që do ta mundësonin themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, e cila parashihej t’i gjykojë në mënyrë selektive vetëm ish-pjesëtarët e UÇK-së. Themelimi i një gjykate të tillë që i paragjykon krimet në baza etnike, madje jo vetëm në baza etnike, por bën edhe selektime brenda llojit, do të ishte i paprecedent, i padrejtë, i njëanshëm, racist, e mbi të gjitha një veprim jo juridik, por skajshmërisht politik dhe si i tillë do të përbënte shkelje të rëndë të lirive dhe të drejtave të njeriut, njëkohësisht do të cenonte rëndë sovranitetin e shtetit të Kosovës.
Debatet e gjata që e përcollën këtë çështje para se të vihej në rend dite në Kuvendin e Kosovës, gjatë seancës, por edhe më shumë pas moskalimit të saj, vunë në pah qëndrimet për dhe kundër të palëve. Partitë e opozitës AAK, NISMA e Vetëvendosje! (ndonëse kjo e fundit kur ishte publikuar raporti skandaloz i Dick Martyt, në dhjetorin e vitit 2010, kishte dalë në mbështetje të tij), në rastin e fundit u pozicionuan me kohë kundër votimit për themelimin e kësaj gjykate, ndërkaq vendimtare ishin votat e deputetëve të partisë së pozitës – PDK-së, të cilët votuan kundër apo abstenuan. Natyrisht, po të vepronin ndryshe, përkundër rrethanave me të cilat mund të jenë përballur, do të shkelnin rëndë besimin e dhënë nga elektorati i rajoneve që i përfaqësojnë, që kanë pësuar aq shumë nga lufta e nuk kanë marrë drejtësi. Për këtë mund të bindet gjithsecili që vendosë të ndajë vetëm ndonjë orë nga koha e çmuar e tij, për të takuar njerëzit e prekur nga lufta.
Kishte dhe ka zëra nga ata që me opinionet e tyre u vunë në shërbim të themelimit të sa më të shpejtë të një gjykate të tillë, se kjo gjykatë po na vije peshqesh pasi që Kosova s’e paska dënuar asnjë “kriminel lufte”! Po t’i dëgjojë apo t’i lexojë dikush që nuk ka njohuri për periudhën e pasluftës në Kosovë mund edhe të bindet në deklarimet e tilla, aq më tepër kur kjo klasë abuzon edhe me emrat e miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës sa herë që dëshiron ta bindë dikë për deklarimet e veta! Por, po t’u referohemi fakteve, realiteti është ndryshe! Pothuajse të vetmit që janë arrestuar, gjykuar e dënuar, por edhe mbajtur në burgje me vite të tëra pa aktgjykime të plotfuqishme janë ishte pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Janë të paktën shtatë mijë ish-pjesëtarë të UÇK-së nga e gjithë Kosova, që kanë kaluar nëpër organet e hetuesisë e të gjyqësisë së UNMIK-ut e të EULEX-it, të paraburgosur, të akuzuar, të gjykuar, por edhe të dënuar për krime lufte, megjithëse në shumicën dërmuese të rasteve drejtësia nuk ka mundur t’i materializojë akuzat e ngritura kundër tyre. Natyrisht të gjitha këto akuza janë hartuar e përpunuar në Beograd, por nuk përjashtohet as implikimi edhe i segmenteve të caktuara vendore. Pothuajse të gjitha deklaratat paraprake “të dëshmitarëve” të përdorur në gjykata kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së janë dhënë në Serbi, madje nga disa herë. Për shembull, të të akuzojnë se ke vrarë dikë, që nuk i dihet emri as mbiemri, pra që nuk ka identitet, që nuk ka varr, që gjyqi nuk ka mundur ta vërtetojë fare ekzistencën e viktimës, vetëm në bazë të një dëshmie të një dëshmitari, siç ndodhi ditë më parë në procesin gjyqësor në rastin Drenica, nuk ndodh as në vendet më të prapambetura të botës, por lejohet dhe tolerohet të ndodhë në Kosovë dhe atë vetëm kundër ish-UÇK-së! Prandaj, dorën në zemër, meritat për suksese apo përgjegjësitë për dështimet e deritanishme në gjykimin e krimeve të luftës u takojnë mekanizmave ndërkombëtarë të drejtësisë (UNMIK-ut e EULEX-it) që kanë vepruar në Kosovë.
Një gjykatë e tillë speciale ndërkombëtare, në formatin në të cilin po i imponohet Republikës së Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare, natyrisht pas presioneve disavjeçare të Serbisë agresore e të Rusisë, është e paarsyeshme dhe e papranueshme. Se Europa është e interesuar për zgjidhje të lehta dhe të shpejta, edhe pse tepër të padrejta në raport me shqiptarët, kjo nuk është hera e parë për ne që e provojmë në kurriz, por duhet pranuar edhe përgjegjësitë për mospunën tonë institucionale për argumentimin real të krimeve të luftës dhe akteve të gjenocidit gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), madje jo vetëm gjatë kësaj periudhe.
E kam thënë edhe herë të tjera se vëllezërve shqiptaro-amerikanë Yll, Agron e Mehmet Bytyçi, luftëtarë të Batalionit “Atlantiku” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qoftë edhe për së vdekuri është për t’ua pasur lakmi. Po, lakmi për interesimin dhe këmbënguljen që e bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të vet! Mbase po të mos ishte ky rast, vështirë se do të zbuloheshin varrezat masive me trupa të shqiptarëve në Serbi, përkatësisht në afërsi të Beogradit (Zemun-Batajnicë e Petrovo Sello), aq mirë të maskuara nën asfaltin e vendqëndrimeve të njësiteve elite të policisë e të ushtrisë së Serbisë, që siç u shpreh një vit më parë kryeministri serb, vozhdi çetnik Aleksandar Vuçiq, i kishin “paluar si sardele”!
Vetëm për rastin e vëllezërve Bytyçi janë më shumë se 40 veta, që do të duhej të përgjigjeshin para drejtësisë. Këto dëshmi nuk janë të sotme, pasi që dosja e vrasjes së vëllezërve Bytyçi që nga viti 2001, është në duart e drejtësisë serbe, por askush nuk është dënuar për vrasjen e tyre. Ndonëse në vrasjen e vëllezërve Bytyçi, e më pas në fshehjen e kufomave të tyre, sikurse edhe në rastet e mijëra shqiptarëve të tjerë, faktet e pakontestueshme dëshmojnë se janë të implikuara instancat më të larta të shtetit serb, i gjithë zinxhiri komandues i policisë dhe i ushtrisë serbe, ka më shumë se një dekadë që as ky rast nuk ka marrë drejtësi, sepse Serbia vazhdon t’i mbrojë me fanatizëm kriminelët e luftës. Tek e fundit ata kanë vepruar nën platformën serbomadhe, e përgatitur, e elaboruar, e përpunuar dhe e zbatuar gjatë më shumë se 150 vjetëve nga strukturat më të larta kishtare, akademike e politike serbe, që kanë pushtet absolut edhe sot e kësaj dite në Serbi, të përforcuar edhe më shumë me fitoren e vozhdëve çetnikë në zgjedhjet e fundit në Serbi.
Kur jemi këtu, nuk duhet lënë pa përmendur se që nga plan-programi serbomadh “Naçertanije” i Garashaninit (1844) e deri në ditët tona janë të njohura 24 programe serbomëdha, të cilat e parashohin në detaje shfarosjen e shqiptarëve. Po ndalemi kësaj radhe vetëm tek njëri prej këtyre programeve, bashkëhartues të të cilit janë edhe drejtuesit e sotëm të Serbisë, përkatësisht presidenti dhe kryeministri.
Në vitin 1995, kryeministri i tashëm serb, Aleksandar Vuçiq, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Radikale të Serbisë (SRS), së bashku me kryetarin e Partisë Radikale të Serbisë, Vojisllav Sheshel, nënkryetarin Tomisllav Nikoliq, dr. Nikolla Poplashen, Maja Gojkoviq, Ranko Dujiq e Aqim Vishnjiq, e hartuan dhe e nënshkruan platformën antishqiptare – programin e “Drejtoratit Qendror Atdhetar të Partisë Radikale Serbe” (SRS), me titull “Si do ta zgjidhin serbët problemin e Kosovës”, i cili në detaje parashihte se si duhet të bëhet spastrimi etnik i Kosovës nga popullsia shqiptare dhe kolonizimin me gjysmë milioni serbë; parashihte që Prishtina të ishte kryeqyteti i Serbisë; që këtu të vendoseshin qendrat e forcave ushtarake e policore të Serbisë; që përqindja etnike e popullsisë me të gjitha mjetet të ndryshohej dhe të sillej në shkallën 50:50, etj. Pjesë të kësaj platforme serbe edhe sot po tenton t’i jetësojë qeveria Vuçiq!
Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, në aktakuzën e ngritur kundër Sllobodan Millosheviqit dhe grupit të tij të afërt, për krimet e luftës në Kosovë, i akuzoi ata vetëm për 17 varreza masive, duke i lënë jashtë aktakuzës edhe 483 varreza të tjera masive me trupa shqiptarësh, që i lanë pas vetes forcat serbe pas kapitullimit të tyre në luftën e Kosovës. Madje masakrën e Raçakut, masakrën kundër Familjes Imeraj në Padalishtë dhe masakrën kundër të burgosurve shqiptarë dhe robërve të luftës në Burgun e Dubravës, i hoqën më pas nga procesi gjyqësor kundër udhëheqësve të lartë serbë, me arsyetimin: për thjeshtësim procesi!
Përveç këtyre, askush nuk është përgjigjur as për varrezat tjera masive me trupa të shqiptarëve, të zbuluara në afërsi të Beogradit që nga viti 2001 e këndej (në Batajnicë e Petrovo Sello), varrezën masive në Rudnicë të Rashkës, të cilën përkundër fakteve të pakontestueshme për vendndodhjen e saj, e mohoi dhe e zvarriti aq gjatë Serbia; autofrigoriferët e zbuluar me kufoma të shqiptarëve në lumin Danub dhe në Liqenin Peruçac në Serbi; dëshmitë për djegien e kufomave të shqiptarëve në fabrikën e Maçkaticës e të Surdulicës (në afërsi të Vranjës); pastaj djegiet e kufomave në shkritoret e Trepçës e në Furrnaltat e Obiliqit në Kosovë dhe në një varg krematoriumesh të tjera. Këto që u përmendën më lartë janë vetëm disa nga treguesit për rastet e shumta të përpjekjeve të organeve më të larta shtetërore të Serbisë për fshehjen e organizuar të dëshmive për gjenocidin e kryer nga forcat okupuese serbe në Kosovë. Rastet e tilla edhe sot e kësaj dite në Serbi vazhdojnë të konsiderohen “sekret shtetëror”, madje moszbulimi dhe mosgjurmimi i tyre në territorin e Serbisë, në disa raste ishte urdhëruar edhe me dekrete presidentësh. Gjithashtu, vite më parë nga përtej Atlantikut, u ofruan dëshmi rrëqethëse lidhur me eksperimentimet e bëra me robërit shqiptarë të luftës në vend të minjve në laboratoret nëntokësore të VMA-së (Akademisë Ushtarake të Mjekësisë) dhe të Institutit për Siguri të ish-RSFJ-së në Beograd, por askush nuk është marrë me këtë çështje. Për këtë, vite më parë opinionit publik i kemi ofruar edhe një dëshmitar të gjallë, ish-pjesëtar i UÇK-së, rob i luftës, i cili gjatë vitit 1999 i ishte nënshtruar trajtimit të dhunshëm për marrjen e veshkës në Akademinë Ushtarake të Mjekësisë (VMA) në Beograd, derisa mbahej në Burgun Qendror (CZ).
Dihet botërisht se gjatë tërë kohës së pasluftës në Kosovë, administrata ndërkombëtare e ka imponuar “një ligj të pashkruar”, për minimizimin dhe mohimin e krimeve serbe mbi shqiptarët. Madje, ajo ka shkuar edhe më larg. Me të gjitha mjetet është përpjekur t’i shkatërrojë dëshmitë që do të argumentonin gjenocidin serb në Kosovë. “Shumë prova u fshehën, por edhe u pengua grumbullimi i të tjerave nga UNMIK-u”, kanë deklaruar njohës të mirë të rrethanave brenda këtij misioni. Nga dikur viktima, propaganda serbo-ruse dhe ajo e UNMIK-ut, ndikuan që Perëndimi të fillojë t’i shohë shqiptarët si viktimizues e serbët si viktima. Skenari kryesor u realizua nga UNMIK-u nëpërmjet fshehjes së provave të gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve. Dhe për këtë, fatkeqësisht, deri më sot askush nuk kërkoi, as nuk dha llogari.
Deri në vitin e kaluar, me të gjitha proceset gjyqësore që kanë pasur të bëjnë me krimet e luftës në Kosovë, është marrë ekskluzivisht bashkësia ndërkombëtare, përkatësisht UNMIK-u e më pas EULEX-i, të cilat kanë rezultuar të jenë tepër të njëanshme. Në një raport të publikuar në gazetën “Koha Ditore”, më 26 mars 2011, duke iu referuar shifrave zyrtare thuhej se “pesëfish më shumë shqiptarë sesa serbë janë dënuar për krime të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, edhe pse gjatë luftës llogaritet të jenë vrarë mbi 12 mijë shqiptarë e rreth 800 serbë”. Pra, gjatë dekadës së parë të pasluftës, raporti etnik i të dënuarve për krime lufte në Kosovë ishte 5:1, ndërkaq pesë vjet më vonë, nuk përjashtohet fakti që kjo diferencë është edhe më e madhe. Pra, pesëfish më shumë janë gjykuar e dënuar shqiptarë, edhe pse në shumicën e rasteve gjyqi nuk ka mundur t’i argumentojë akuzat e ngritura kundër tyre.
Përmasat e tilla të gjykimeve, kanë ndodhur falë përfaqësuesve “të drejtësisë” ndërkombëtare, të tipit të kryeprokurorit shumëvjeçar të EULEX-it, Mauricio Salustro, i shquar për zellin e tij në proceset e shumta gjyqësore kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, i cili pas përfundimit të mandatit në Kosovë, doli se gjeti punë të re (mbase mund të jetë punë edhe më e hershme se detyra zyrtare që e kishte në Kosovë) dhe atë ku tjetër pos në Beograd, në cilësinë e këshilltarit kryesor të zëvendësprokurorit për krime lufte të Serbisë, Bruno Vekariq, ku u mor vesh se nuk ka shkuar duarthatë, por i ka marrë me vete të gjitha dosjet e krimeve të rënda, që i kishte në duar gjatë punës së tij të dyshimtë në Kosovë! Se kjo kategori e dosjeve kanë përfunduar në Beograd, e ka vërtetuar kohë më parë edhe prokurorja britanike e EULEX-it, Maria Bamieh, krahas skandaleve e shkeljeve të tjera të shumta, të bëra nga ky mision.
Është e udhës të përmendet se ka raste të shumta kur të akuzuarit shqiptarë janë mbajtur padrejtësisht me vite të tëra në paraburgim e pastaj janë liruar të pafajshëm, ka raste kur deri në një dekadë janë mbajtur në burgje pa aktgjykim të plotfuqishëm, por drejtësia ndërkombëtare nuk ka qarë kokën për këtë, sepse të akuzuarit ishin dhe janë ish-pjesëtarë të UÇK-së. Si të tillë janë kategoria e shtetasve të Republikës së Kosovës që në Kosovën e pasluftës, janë viktimizuar më së shumti, janë kategoria që i janë bërë dhe po vazhdojnë t’i bëhen më së shumti padrejtësi, janë kategoria që është tentuar të njolloset e të poshtërohet më së shumti. Dhjetëra ish-luftëtarë të lirisë janë vrarë në Kosovën e pasluftës, por asnjë vrasje e tyre nuk është zbardhur deri më sot, madje as që i përmendë dikush; dhjetëra të tjerë janë gjykuar e dënuar në procese të montuara politike; dhjetëra të tjerë të gjendur buzë ekzistencës i kanë dhënë fund jetës duke u vetëvrarë; qindra të tjerë edhe gjashtëmbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës nuk i kanë as kushtet elementare për jetë, as për trajtim mjekësor, as një vend pune, as një kulm mbi kokë. U deshën të kalojnë 15 vite pas përfundimit të luftës, që Kuvendi i Kosovës të miratojë ligjin për veteranët e luftës, por që ende nuk ka gjetur zbatim.
Nuk është asgjë e re, as e panjohur, se Serbia çdo krim që e ka kryer në Kosovë është përkujdesur t’ia adresojë UÇK-së, ndërkaq në rastet tjera është përkujdesur të trumbetojë se krimi apo krimet janë bërë gjithsesi për shkak të saj (UÇK-së). Në kohën kur ende vazhdojnë të zbulohen varreza të reja masive me eshtra të shqiptarëve, të zhvarrosur e të rivarrosur shumë herë nga forcat serbe për të fshehur gjurmët e gjenocidit, që e kreu Serbia ndaj popullit shqiptar në Kosovë, propaganda serbe tenton të krijojë paralelizma të tillë te shqiptarët. Në mungesën faktike të varrezave masive të serbëve, ajo tenton të gjejë individë, të cilët do të akuzoheshin për krime lufte. Në këtë funksion është edhe përralla serbe (e huazuar nga ndërkombëtarët) për “trafikim organesh”.
Është e çuditshme se si përralla e vozhdit çetnik Vojisllav Sheshel, për kinse “trafikim organesh” të serbëve nga ana e UÇK-së, e lansuar në vitin 1999, e përpunuar më pas nga shërbimi sekret serb BIA dhe e ashtuquajtura Prokurori Speciale (e Serbisë) për Krime të Luftës, me seli në Beograd, si e tillë përfundoi fillimisht në librin tendencioz të ish-kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte (përkundër kësaj, më 12 prill të vitit 2014, siç raportonte Agjencia Informative “Presheva Jonë”, Del Ponte iu deklaroi medieve ndërkombëtare në Cyrih të Zvicrës se hetimet për “trafikun e organeve” në Kosovë do të dështojnë) e më pas në raportin e senatorit zviceran të Këshillit të Europës, Dick Marty, i njohur për përcaktimet e tij proserbe, të marrë përmasa të tilla. Aq më tepër kur dihet se nuk ka asnjë gjasë reale, as teorike as praktike që UÇK-ja gjatë luftës të ketë pasur mundësi të merret me “trafikim organesh” të serbëve apo të kujtdo tjetër. Në anën tjetër, dhjetëra luftëtarë të UÇK-së, të plagosur kanë ndërruar jetë në pamundësi të ofrimit të ndihmës përkatëse mjekësore, e dhjetëra të tjerë kanë dhënë jetën gjatë përpjekjeve për dërgimin e të plagosurve për shërim në Shqipëri.
Kur e trajtojmë çështjen e “Gjykatës Speciale” e cila ekskluzivisht do të merrej me krimet e pretenduara të UÇK-së, duhet shtruar disa pyetje, të cilat kërkojnë përgjigje nga bashkësia ndërkombëtare:
– Së pari, a kanë kërkuar ndonjëherë zyrtarisht nga Serbia që ta sqarojë veprimtarinë e Sigurimit shtetëror serb në raport me Kosovën, sidomos pas zbardhjes së fakteve për ekzistencën e “Drejtorisë së Gjashtë” (“Drejtorisë për Vrasje”) të RDB-së, në krye me Ratko Romiqin, që përveç mekanizmave të tjerë, e kishte në dispozicion njësinë famëkeqe për operacione speciale JSO (apo “Beretat e Kuqe”, pasuese e të cilës sot është xhandarmëria e Serbisë), kur është dëshmuar se përmasat e aktiviteteve kriminale të “Drejtorisë për Vrasje” të RDB-së kanë përfshirë jo vetëm periudhën e luftës, por edhe atë të pasluftës, duke pasur në fokus me theks të veçantë zhdukjen e dëshmive e të dëshmitarëve të mundshëm që do të dëshmonin për krimet serbe, kur dihet se vrasjet e kryera nga kjo strukturë (anëtarët e të cilës edhe sot kanë pozita vendimmarrëse në institucionet më të larta shtetërore në Serbi) kanë përfshirë një gamë të gjerë të vrasjeve, të kryera jo vetëm në nivel në Serbisë e të Kosovës, por edhe në nivel ndërkombëtar, siç ishte rasti i vrasjes së gazetares së BBC-së Jill Dando gjatë luftës, vrasja e ministres së Punëve të Jashtme të Suedisë, Ana Lind, pas përfundimit të luftës, etj. A është kërkuar ndonjëherë të dihet se cilat janë përmasat e influencimit dhe të implikimit të drejtpërdrejtë të kësaj strukture në vrasjet e shumanshme që kanë ndodhur në periudhën e pasluftës në Kosovë?
– Së dyti, si ndodhi që më 12 shkurt 2010, një gjyqtar i EULEX-it, fare pa zhurmë mediale, përkundër fakteve të shumta që i kishte në dispozicion, në seancën kur aktakuza duhej të merrte formën e prerë, t’i lirojë nga akuza oficerët e shërbimit sekret serb BIA? Agjentët e BIA-s Igor Juçinac, Millutin Radanoviq e Predrag Zhelkoviq, në qershor të vitit 2009, ishin kapur në flagrancë nga Policia e Kosovës në Çagllavicë derisa ishin në gjah për mbledhjen e dëshmive të rrejshme për të materializuar shpifjet dhe fabrikimet e Beogradit zyrtar “për trafikim organesh të serbëve”. Siç dihet, këta pjesëtarë të BIA-s u akuzuan të kenë nxitur familjarë të serbëve të zhdukur, por edhe qytetarë shqiptarë, për të dhënë dëshmi të rrejshme me qëllim të trillimit të aferës për gjoja trafikimin (transplantimin) e organeve njerëzore gjatë luftës nga UÇK-ja, duke u ofruar të paktën shumën prej 100 deri në 300 mijë euro për një deklaratë të tillë. Aso kohe, agjentët e shërbimit sekret serb – BIA, u deklaruan organeve të hetuesisë se shumat e premtuara për dëshmitarët e tillë (të rrejshëm) i paguan shteti!!! Me “dëshmi” të tilla u ndërtua raporti i Dick Martyt!
– Së treti, si ndodhi që të kalojë në heshtje rasti skandaloz, i publikuar në gazetën “Zëri” të Prishtinës (2 gusht 2013), me titull: “Komploti i Serbisë me veshka”, ku ofrohen fakte të tmerrshme mbi komplotin e shërbimeve sekrete të Serbisë për materializimin e procesit famoz “të trafikimit të organeve”. Sigurisht që ky nuk është një rast i izoluar. Faktet që i ofron gazeta, duke iu referuar të dhënave zyrtare nga hetuesia vendore, janë të tmerrshme. Sipas gazetës, në fillim të vitit 2012, ishte planifikuar që mbetjet mortore serbe të sillen në mënyrë ilegale në Kosovë dhe të varrosen skaj kufirit me Serbinë. Këto mbetje do të vendoseshin në zonat ku hetuesit e Tribunalit të Hagës do të nisnin gjurmimet për hetimet rreth trafikimit të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë. Shërbimet serbe kishin gjetur grupin e trafikantëve kosovarëve (një pjesë e të cilëve ishin arrestuar nga Policia e Kosovës, më 23 korrik 2013, në qytete të ndryshme të Kosovës) për ta realizuar këtë plan të Serbisë, që të sjellin “dëshmi” se në Kosovë është bërë trafikim i organeve. Për transportimin ilegal të një mbetjeje mortore shërbimi sekret serb do t’ua paguante shumën prej 20 mijë eurosh! Bartja e tyre ishte planifikuar që të bëhej me veturat e ndihmës së shpejtë të spitalit rajonal të veriut të Mitrovicës, për të mos dyshuar policia e doganierët gjatë kontrollit kufitar. Grupi i trafikantëve kosovarë ishin kontaktuar nga shërbimi sekret serb, për ta realizuar planin, që përfundimisht 14 vjet pas përfundimit të luftës do të “gjendeshin dëshmi se gjatë luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë trafikim me organe të civilëve serbë”. Serbët kishin ofruar para të majme për grupin e trafikantëve kosovarë në këmbim të kontributit që ata do të jepnin me sjelljen e mbetjeve mortore serbe nga Serbia në vende të caktuara në Kosovë. Për më tepër, trafikantët nga Kosova kishin premtuar se do të ofronin dëshmi shtesë se në Kosovë ka pasur trafikim organesh.
“Gjatë bisedave të tyre, grupi nga Kosova i ka premtuar shërbimit serb se do të gjejnë edhe dëshmitarë, të cilët pa problem do të dëshmonin rrejshëm nëse do të paguheshin mirë”, shkruante “Zëri”, duke iu referuar burimeve nga hetuesia vendore. Por, jo vetëm shërbimet sekrete serbe kanë pasur interes për grupin e trafikantëve nga Kosova. Këta të fundit ishin marrë vesh me shërbimin serb që t’i ndihmojnë gjatë transportimit ilegal të refugjatëve kosovarë, që përmes territorit serb t’i qesin në Europë.
Çdo ditë e më shumë po zbulohen fakte të reja që zbardhin përmasat e krimeve të luftës dhe të gjenocidit që e kryen forcat okupuese serbe në Kosovë, me theks të veçantë forcat e rregullta ushtarako-policore serbe në Kosovë, si masakrën e Rezallës, të Izbicës, të Terrnjes, të Abrisë, të Kralanit, të Lybeniqit, të Qyshkut, të Mejës, të Krushës së Madhe, të Krushës së Vogël, të Lugishtës së Hasit, Godenit, Burgut të Dubravës, etj., të cilat, bazuar në dokumentet e publikuara ushtarake serbe, i kanë drejtuar edhe gjeneralë, që sot gjenden në krye të Armatës së Serbisë; janë ofruar fakte se serbët kanë shkuar aq larg sa që me kafka të shqiptarëve të vrarë, kanë bërë edhe llampa ndriçuese për tavolina; zyrtarë të lartë serbë pranojnë se Serbia ka shkuar aq larg sa që për të arritur qëllimet serbomëdha, të vrasë edhe fëmijët dhe të rinjtë serbë (kujto rastin e kafenesë “Panda” në Pejë në dhjetorin e vitit 1998), por që nga e njëjta linjë kanë filluar edhe vrasjet e qytetarëve serbë në Kosovën e pasluftës (kujto rastin e vrasjes në masë në fshatin Grackë e Vjetër të Lypjanit, në korrik të vitit 1999), për të cilat u akuzuan shqiptarët; vet qytetarët serbë kanë ofruar dëshmi për vrasjet e familjarëve të tyre nga forcat serbe, vetëm pse u kanë ndihmuar fqinjëve të tyre shqiptarë, por edhe kanë ditur shumë për krimet e bashkëkombësve të tyre serbë. Të gjithë jemi dëshmitarë se këto vrasje më pas ia ngarkuan UÇK-së.
Në të gjitha proceset gjyqësore lidhur me krimet e luftës në Kosovë, e ashtuquajtura Prokurori Speciale për Krime të Luftës e Serbisë dhe Departamenti për Krime të Luftës i Gjykatës së Lartë në Beograd, kanë kryer vetëm procese formale gjyqësore ndaj individëve të parëndësishëm, që nuk kishin përgjegjësi komanduese në formacionet e rregullta ushtarako-policore, duke tentuar ta shfajësojnë shtetin serb nga përgjegjësia për gjenocidin dhe krimet e luftës në Kosovë. Në legjislacionin penal të Serbisë nuk ka institucion të përgjegjësisë komanduese, por nuk ka as vullnet politik që të gjykohen gjeneralët. Serbia është tallur dhe vazhdon të tallet me viktimat e luftës.
Sipas dëshmive publike, e ashtuquajtura Prokurori Speciale për Krime Lufte e Serbisë, në vend që t’i mbrojë, i ka përndjekur, i ka persekutuar, i ka shantazhuar e madje edhe i ka vrarë dëshmitarët serbë, që kanë dëshmuar pranë kësaj prokurorie për krimet e luftës në Kosovë. Për shembull, janë tepër qesharake dënimet që i ka shqiptuar Gjykata e Lartë në Beograd për krimet e luftës që i kanë kryer forcat serbe në Kosovë, qoftë për masakrën mbi familjen Berisha të Suharekës, qoftë për masakrën e Qyshkut, të Pavlanit e të Zahaqit, etj.; me ç’rast të akuzuarit serbë, nuk u dënuan as me nga një vit burgim për një shqiptar të vrarë. Por edhe këto dënime Serbisë i janë dukur shumë të larta, ndaj që në fund të muajit mars të këtij viti, rastin e Qyshkut e kanë kthyer në rigjykim! Përkundër këtyre proceseve gjyqësore, që janë vetëm një farsë, askush deri më tani nuk e ka ngritur zyrtarisht çështjen se këto raste të krimeve të luftës duhet të gjykohen në vendin ku kanë ndodhur krimet, pra në Kosovë, apo në ndonjë vend të tretë.
Të kthehemi sërish te “Gjykata Speciale” ndërkombëtare për UÇK-në. Ka kohë që është banalizuar shprehja e stërpërdorur se kjo gjykatë nuk është e drejtuar kundër UÇK-së, kundër shqiptarëve, por kundër individëve! Të gjitha faktet e pasluftës e dëshmojnë të kundërtën.
Përkundër të gjithave që kanë ndodhur deri më tani, është joparimore, joetike dhe jonjerëzore që të ketë kute të ndryshme për ndarjen e drejtësisë. Në njërën anë të bëhen përpjekje për mohimin dhe minimizimin e skajshëm të krimeve të luftës e të gjenocidit që e kreu Serbia pushtuese mbi popullin shqiptar të Kosovës, madje jo vetëm mbi atë, ndërkaq në anën tjetër, një rast selektiv, faktikisht një rast joekzistencial i palës shqiptare që bëri luftë mbrojtëse, duke i respektuar të gjitha konventat ndërkombëtare, të ngritet artificialisht për trajtim në nivel ndërkombëtar, jo për të vënë drejtësinë në vend, por për t’ia bërë qejfin Serbisë dhe për të arritur balancat politike, nën presionin e vazhdueshëm të aleancës serbo-ruse.
Të gjitha kushtet dhe parakushtet për gjykime të krimeve të luftës në Kosovë, të çfarëdo niveli qofshin ato, janë të favorshme. Meqenëse misioni i EULEX-it, si një mekanizëm ndërkombëtar që iu referon njëkohësisht edhe BE-së edhe OKB-së vazhdon ta ketë ekskluzivitetin mbi rastet e krimeve të luftës, për çfarëdo rasti që të jetë fjala shtrohet pyetja ç’nevojë ka që të formohet gjykatë e re ndërkombëtare me seli në tri shtete, apo vetëm për t’ia bërë qejfin Serbisë? Është e paarsyeshme dhe e papranueshme ngritja e një gjykate të tillë vetëm për UÇK-në. Bazuar në faktet reale, nëse ka drejtësi, asnjë ish-luftëtar i UÇK-së nuk ka pse t’i frikësohet asnjë lloj gjykate as vendore as ndërkombëtare, sepse Ushtria Çlirimtare e Kosovës si aleate e NATO-s në të gjitha fazat e luftës, ju ka përmbajtur të gjitha konventave ndërkombëtare. Me amnisti për gjenocidin dhe krimet serbe të luftës e të pasluftës (madje edhe me miratime të ligjeve të veçanta) në njërën anë, e me organizim të gjykimeve e gjykatave të posaçme për raste të fabrikuara kundër shqiptarëve, kah po tentojmë të shkojmë ne, kah po tenton të shkojë bashkësia ndërkombëtare? Është e palogjikshme të ngritet gjykatë mbi gjykatë ndërkombëtare dhe atë vetëm për shqiptarët, që do të shënonte rastin e vetëm në rajon që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, edhe pse krimet e pretenduara që i vihen në barrë UÇK-së qoftë në përmbajtje, qoftë në numër janë të papërfillshme në raport me agresorin serb, që u amnistua nga përgjegjësia për spastrimin etnik e gjenocidin e kryer në Kosovë. Nuk ka asnjë dëshmi reale, që do të dëshmonte se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë krime lufte kundër civilëve serbë apo të tjerëve, e lëre më spastrim etnik apo gjenocid!
Tribunali Ndërkombëtar i Hagës i ngritur nga OKB-ja për gjykimin e krimeve të luftës në ish-Jugosllavi e ka dhënë verdiktin për serbët, për shqiptarët e të tjerët. Po ashtu, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka dhënë verdiktin e saj. Nëse patjetër duhet themeluar gjykatë, le të jetë ajo gjykatë apo departament që do të vepronte në kuadër të sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës dhe që do t’i trajtonte të gjitha rastet e krimeve të luftës pa dallim, gjithsesi me seli në Kosovë e jo diku tjetër. Janë qindra-mijëra raste të krimeve të luftës që kërkojnë drejtësi, por jo trajtim paragjykues e selektiv në baza etnike, madje edhe trajtim paragjykues brenda të njëjtës etni, por që përgjithësisht kërkojnë trajtim objektiv, kërkojnë drejtësi e jo padrejtësi të reja, madje edhe me lënie në harresë. Është e padrejtë dhe jonjerëzore që për çfarëdo qëllimi apo arsyeje të tentohet të barazohet xhelati me viktimën, apo të amnistohet xhelati e të fajësohet viktima, siç po ndodh në rastin konkret. Do të ishte njëlloj sikur në përfundim të Luftës së Dytë Botërore të përzgjidheshin hebrenjtë për t’i gjykuar e të amnistoheshin të tjerët, ata që i kryen krimet. Është jo vetëm antinjerëzore, por edhe e papranueshme që t’i zgjedhin për t’i flijuar sërish padrejtësisht ish-pjesëtarët e UÇK-së. Kosova ka kapacitete dhe duhet të tregojë se është e aftë t’i marrë dhe t’i kryejë përgjegjësitë e veta shtetërore.
*Fetnete Ramosaj
Bashkëpunëtore profesionale në Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës – Prishtinë
ANA TJETER E HASAN KALESHIT
Nga Fahri Xharra/
Hasan Kaleshi thotë se teza që Ilirët kanë qenë të parët e shqiptarëve duhet parë me rezerva dhe këtë e argumenton me atë që shqiptarët nuk kanë pasur një traditë shteti dhe një trashëgimi kulturore të mirëfilltë; në lidhje me historinë e Ilirisë nuk ka legjenda dhe epope e epika popullore; nuk është gjetur një mbishkrim i vetëm i shkruar në gjuhën ilire dhe nuk kemi një organizim të kishës ilire (KALESHİ,Hasan, “Türkler’in Balkanlar’a Girişi ve İslâmlaştırılma Arnavud halkının etnik ve milli varlığının korunmasının sebepleri”, Tarih Enstitüsü Dergisi, sayı:X-XI, sene:1979-1980, Edebiyat Fakültesi Matbaası, İstanbul, 1981,177-194.
Cili na ishte Hasan Kaleshi ? Hasan Kaleshi lindi më 7 mars 1922 në fshatin Sërbicë të Kërçovës dhe vdiq më 19 korrik 1976 ishte historian, etnograf, orientalist shqiptar. Hasan Kaleshi mësimet e para i mori nga babai Ahmed Kaleshi, i cili ishte një hoxhë me autoritet i asaj ane. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjashtë klasë në medresenë e madhe “Mbreti Aleksandër” në Shkup dhe dy klasë në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë. Më 1951 diplomoi në Degën e Orientalistikës në Universitetin e Beogradit, kurse më 1960 përfundoi disertacionin e doktoraturës me titull “Najstariji vakufski dokumenti iz Makedonije na arapskom jeziku” (Dokumentet më të vjetra të vakëfeve të Maqedonisë në gjuhën arabe) në Fakultetin Filozofik në Beograd.)
“Këtyre ditëve më ra në dorë një shkrim shkencor me titull “Ardhja e turqve në Ballkan dhe përhapja e Islamit, shkaqe themelore të vazhdimësisë etnike të shqiptarëve”, i autorit Hasan Kaleshi. Sipas informacione që kam, shkrimi pritet të botohet në numrin e ardhshëm të revistës “Përpjekja” në Tiranë dhe në revistën “Edukata Islame” në Prishtinë. Edhe pse kisha dëgjuar më herët për Kaleshin, por gjatë hulumtimeve të mia të këtyre ditëve, mësova se ‘shkencëtarët’ e ‘kulturologët’ folkloristë shqiptarë nuk e paskëshin pasur për qefi atë dhe e paskëshin linçuar me lloj-lloj akuza e shpifje. Po ja që gjeneratat tona, të cilët pak a shumë kemi nuhatur metodologjinë moderne shkencore dhe kemi arritur të shporrim nga mendjet subjektivizmin dhe argumentet ‘shkencore’ me zana malesh, po e ndajmë shapin prej sheqerit dhe po shohim se vërtetë kush qe shkencëtar e kush sharlatanë, që na është ekspozuar si shkencëtar – shkruan Merxhan ADEMI “
….mësova se ‘shkencëtarët’ e ‘kulturologët’ folkloristë shqiptarë nuk e paskëshin pasur për qefi atë ( Hasanin, pra ) ankohet Merxhani.Sigurisht që jo,sigurisht që askush nuk e ka pasur për qefi, sepse ka shkruar me diktat. Ne shkrimin e tij thot : “Kaleshi shkrimin e tij e fillon me një kritikë të thukt për historiografinë shqiptare të cilën e akuzon si jo serioze që ka futur shprehje të panjohura për terminologjinë shkencore, siç janë ‘turqit e tërbuar”, “hordhitë turke”, “aziatikët turq”, “barbarët”. Më tutje ai vë në pahë se si albanologjia shqiptare i promovon veprat ‘atdhetare’ të disa aktivistëve të dyshimtë të Periudhës së Rilindjes Kombëtare e në anën tjetër me qëllim i heshtë shumë personalitete të dobishme të kombit shqiptar që krijuan në gjuhën shqipe me alfabet arab ose në gjuhët orientale.”
Pra dredhia turkofile e perkrahur nga qarqet e larta serbe ka filluar që moti. E kjo që pe jetojmë sot është vetëm se një vashdim i një urdhëri i cili nuk kishte përfunduar.
Hasan Kaleshi në këtë shkrim nuk mëton të arsyetojë pushtimin e tokave shqiptare nga turqit e as islamizimin e shqiptarëve, por argumenton se si ardhja e turqëve në Ballkan ndaloi procesin e sllavizimit, latinizimit dhe greqizimit të shqiptarëve dhe sesi shqiptarët në Perandorinë Osmane u forcuan, u zgjeruan dhe i sunduan popujt tjerë të Ballkanit.
Duhet theksuar se shkrimi në fjalë * JA SESI TURQIA E SHQIPTARIZOI KOSOVËN * është përkthyer nga gjuha turke dhe një shkrim me të njëjtat teza ekziston edhe në gjuhën gjermane, i cili është cituar shumë herë nga O. J. Schmit, N. Clayer, N. Malcolm, P. Bartl e shumë studiues të tjerë. https://orientalizmi.wordpress.com/tag/hasan-kaleshi/ .
Vazhdimësia e kaleshave shihet edhe nga ; “Ish-prorektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Nuri Bexheti, në një intervistë të vitit 2014 në Klan Kosova kishte deklaruar se shqiptarët i kanë zgjeruar territoret në saje të Perandorisë Osmane.
Doktori i Historisë, Bexheti, ndër të tjerash ka thënë se Kosova ia ka parë hairin më tepër osmanlinjve se disa shteteve tjera dhe se nuk ka asgjë të keqe nëse e pranojmë këtë fakt që, sipas tij, është i pamohueshëm, “Shtohet pyetja a u zgjeruan territoret shqiptare me ardhjen e osmanlinjve ne Shqipëri? Ka teza të ndryshme të ngritura nga historianë vendorë dhe botërorë, të tillë si Hasan Kaleshi, i cili thotë se ‘shqiptarët ia kanë parë hairin turqve, se u zgjeruan me territore’. Kjo nuk ka asgjë të keqe të thuhet, pasi çdo shtet zgjerohet dhe tkurret. Pse duhet ta kemi këtë breng. Hungaria ka humbur dy të tretat e territorit – territor sa dy Kosova i kanë mbetur Serbisë dhe po aq Rumanisë, ndërsa një territor i ka mbetur Sllovakisë”, ka thënë ai.
“Në kohën që po finalizohej pushtimi turk i Ballkanit, populli shqiptar ndodhej para sprovës më të rëndë historike, pra rrezikonte të asimilohej i tëri.” shkruan Kaleshi.
(Në vitin vijues, 1952, autori ynë, në revistën e lartpërmendur do të botojë edhe gjashtë studime (dy prej të cilave si bashkautor me Hilmi Thaçin). Le t’i përmendim radhazi: “Pak fjalë mbi botimet tona”, “Dr. Henrik Barić, Mbi origjinën e gjuhës shqipe”, (me H. Thaçin) “Fjaluer serbokroatisht-shqip”, “Henrik Barić, Ilyrico-Albanica”, “Me rastin e përkthimit të Kunorës së maleve” dhe “Dr. Henrik Barić, Bolla Hysein aga” (me H. Thaçin) .
Në vitin 1953 dr. Kaleshi boton tri punime (dy prej tyre si bashkautor me Hilmi Thaçin): “Ivo Andrić i njegova dela, predgovor zbrici pripovedaka” (me H. Thaçin), “Ivo Andrić, Tregime të zgjedhuna” (me H. Thaçin) dhe “I mjeri Nasradin”.)
(Në periudhën mes viteve 1956-1965 prof. Kaleshi boton nga një punim në vit. Arsyeja e numrit të kufizuar të punimeve rrjedh me gjasë nga angazhimet e tij të shumta për pjesëmarrje nëpër konferenca e simpoziume shkencore nëpër qendrat më të njohura evropiane. Gjithashtu, kjo ishte periudha kur ai punonte inetnsivisht në projektin e tij jetësor, tezën e tij të doktoratës, të cilën e mbrojti me sukses në Beograd në vitin 1960. )
(Në vitin 1960 dr. Kaleshi boton një punim me titull: “Nji prizrenas që ka shkrue në gjuhën arabishte”.
“Në vitin 1961, në revistën Përparimi autori boton një vështrim të vlefshëm historik që mban titullin: “Shënime nga e kalumja e Prizrenit gjatë periodës turke”.
Autori, në këtë punim të tij, fillimisht ofron të dhëna historike për çlirimin e Prizrenit, ku si datë definitive jep 21 qershorin 1455. Duke u bazuar në vakufname dhe sallname të ndryshme, autori ofron shënime të shumta mbi sanxhakun e Prizrenit, mbi ekonominë, tregtinë, zejet si dhe popullsinë që banonte në atë trevë. Edhe këtë punim, autori e pasuroi me sqarime të duhura për një varg termash që janë të domosdoshme për kuptimin e tekstit në tërësi.
Në vitin 1962, dr. Kaleshi paraqitet para opinionit të kohës me një tjetër kontribut, me titull: “Prizren kao kulturni centar za vreme turskog perioda” (Prizreni si qendër kulturore gjatë periudhës së Perandorisë Osmane).
Në këtë punim të tij, autori vë në pah faktin se Prizreni pos që ishte i njohur si ‘djep i poetëve’, ka qenë gjithashtu edhe një qendër e rëndësishme kulturore gjatë pothuaj tërë periudhës së Perandorisë Osmane, pra rreth 450 vjet.
Autori këtu thekson se që nga viti 1455 e deri më 1912 Prizreni ishte një qendër e rëndësishme administrative, qendër e sanxhakbeut, e një herë madje edhe qendër e vilajetit (1868-1875). Autori përshkruan trashëgiminë kulturore-historike dhe atë fetare të Prizrenit, si: xhamitë, medresetë, bibliotekat, teqetë, hanet, mejtepet dhe institucionet e tjera kulturore. (Ky artikull është botuar në revistën “Hikmet”, nr. 5, Praneverë, Prishtinë 2014, organ i “Institutit për shkencat humane – Ibni Sina”. nga Jahja Hondozi )
Në shkrimin “ Kaleshi, ndriçuesi i figurave kombëtare” (Avzi MUSTAFA, Shkup ) shkruhet: “Hasan Kaleshi, një dijetar orientalist me merita të veçanta, që u ka dhënë shumë shkencave historike dhe filologjike. Nëpërmjet studimeve dhe përkthimeve të materialeve arkivore, sidomos të përkthimeve nga osmanishtja, ai ka lënë një thesar të çmuar e të pasur dokumentar e historik për ndriçimin e figurave dhe ngjarjeve të periudhës mesjetare të kohës osmane në trojet tona.”
Shkrimi vazhdon : “Në bazë të burime turko-osmane nga trevat e Maqedonisë së sotme, dr. Hasan Kaleshi na jep të dhëna për një shkrimtar të vjetër të lindur në Tetovë me emrin Suxhudi. Për këtë personalitet, pas konsultimeve mbi prejardhjen e tij, ai na jep të dhëna mbi profesionin dhe punësimin e tij si regjistrues dokumentesh në kohën e Sulltan Selimit dhe, më vonë, në kohën e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm, por edhe punësimin e tij si kadi në Prizren. Për këtë personalitet, në bazë të dhënave që na i prezanton, Hasan Kaleshi thotë: “Ky është shquar edhe si poet me divanin e tij, ku në poezi dhe në prozë të rimuar i këndon sundimit të Sulltan Selimit I, të shkruar në veprën e titulluar “Selim-name” “
Po , sa i madh ishte roli i Hasan Kaleshit në zbërthimin e historisë shqiptare?
Hasan Kaleshi: Shqiptarët do zhdukeshin po mos vinin osmanlijtë Në punimin e tij shkencor me temë “Ardhja e turqve në Ballkan dhe përhapja e Islamit, shkaqe themelore të vazhdimësisë etnike të shqiptarëve”, profesor Hasan Kaleshi ka thënë se pushtimi i Ballkanit nga osmanlijtë ka ndalur zgjerimin e popuvje sllav dhe atij grek. Në anën tjetar ka mbrojtur popullin shqiptar nga zhdukja dhe humbja e traditave të veta.” Me sa dhëmbsuri që flet për të kaluarën shqiptare!
12, 07,15 Gjakovë
Pse po na e perserisni kohën e tradhtisë OSE…
ose Kongresi i Dibres , Kongresi i Turpit kombëtar 1909!
/
Nga Fahri XHARRA/
I nderuar lexues! Kongresi i Dibrës (1909) ishte mbledhje e organizuar nga Komiteti Qendror xhonturk “Bashkim e Përparim” me karakter të përgjithshëm osman. Kishte për qëllim të bashkonte, nën flamurin e osmanizmit, vendet e Turqisë evropiane, e veçanërisht klasat drejtuese të Shqipërisë. Morën pjesë 325 delegatë nga qytetet e ndryshme të vilajeteve të Turqisë evropiane, shumica e të cilëve ishin shqiptarë. Kongresi miratoi një program prej 17 pikash. Pjesa e parë prej 5 pikash, përfaqësonte programin osman të paraqitur që në fillim nga xhonturqit. Në pjesën e dytë të programit, të përbërë prej 12 pikash që iu imponua Kongresit prej atdhetarëve shqiptarë, u përfshinë edhe disa nga kërkesat e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare me karakter kulturor. Atdhetarët shqiptarë e shndërruan Kongresin në një arenë të luftës kundër reaksionit xhonturk për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve.
Kongresi i Dibres , Kongresi i Turpit kombëtar 1909 !
Kongresi i Dibrës, i quajtur gjithashtu Kongresi kushtetues i përbashkët shqiptaro-osman u mbajt në 23-29 korrik 1909 në qytetin e Dibres Kongresi u sponsorizua nga qeveria osmane xhonturke nëpërmjet Komitetit Qendror xhonturk “Bashkim e Përparim” me qëllim që të ndikonte me mjete paqësore te shqiptarët për një qëndrim sa më besnik të këtyre ndaj qeverisë osmane.
Kongresi qe i organizuar nga qeveria xhonturke osmane, i cili kishte për synim ndikimin me mjete paqësore te shqiptarët për t’i qëndruar besnik kushtetutës dhe qeverisë osmane. Kongresi kishte si qëllim forcimin e lidhjes së qeverisë osmane me parinë e Shqipërisë dhe krijimin para botës së jashtme te përshtypjes se turqit e rinj dhe shqiptarët kishin qëllime të përbashkëta. Ftesat u shpallen vetem 5-6 dite para kongresit dhe u ftuan 325 delegate, ndërmjet të cileve shumica ishin shqiptarë myslymanë dhe të krishterë, po edhe turq, 16 sllavo-maqedonë, 15 grekë, si dhe disa serbë e vllehë.
Duke qenë i organizuar nga xhonturqit dhe duke pasur në përbërjen e vet një shumicë delegatësh turkomanë, si edhe delegatë nga kombësitë e tjera të Turqisë Evropiane, Kongresi i Dibrës, me gjithë përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë, sikurse theksohet në dokumentet bashkëkohëse, nuk arriti të kthehej në një manifestim të pavarur dhe kombëtar shqiptar.
Për më tepër, Komiteti Qendror “Bashkim e Përparim” dhe ithtarët e tij në Shqipëri, si myftiu i Manastirit, Rexhep efendi Tetova etj., i dhanë popullaritet, me anën e shtypit, të mitingjeve e të mjeteve të tjera, asaj pjese të vendimeve që bënte fjalë për unitetin e shqiptarëve, si “osmanllinj”, me turqit dhe nuk përfillën aspak masat që parashikonin mësimin, qoftë edhe me kufizime, të gjuhës shqipe në shkolla .
……”Pikë së pari Komiteti i turqvet të rij filloi të fusi në dorë hoxhallarët fanatikë edhe civilët e korrompuem, të cilët i shtytën që të pranojnë shkronjat arabishte, për gjuhën shqipe. Me qenë se shkronjat arabishte, përveç që nuk kanë zanore, por edhe si gjuhë semitike, nuk përfshijnë as bashktingëllore, me një fjalë ky ishte një mjet mashtrues për me i ndalue shqiptarët në fushën e kulturës. Në të gjithë Shqipërinë bota u nda në dy anë: partizanët e shkronjave latine edhe partizanët e shkronjave arabe. E para përfaqësonte kulturën evropjane edhe e dyta kulturën orientale, e para përfaqësonte nacionalizmën shqiptare, e dyta fanatizmën fetare; e para gjallninë, e dyta vdekjen. Në këtë luftë grekërit edhe serbërit ndihmonin propagandën e turqve të rij (Mendim i lire i lexuesve )
REAGIMET e verteta shqiptare
Shtypi patriotik shqiptar i kohës (si p.sh. Gazeta Dielli, organi i shoqatës Vatra që dilte në Amerikë në nr. 22. të dt. 27.8.1909, d.m.th. një muaj pas mbajtjes së Kongresit të Dibrës), shkruante: “Lodër më të turpshme se ky Kongres nuk mund të lozin xhonturqit në kurrizin e shqiptarëve. Kongresi u quajt shqiptar vetëm që të gënjehet bota”
Një reagim ndaj kongresit te Dibres qe Kongresi i Elbasanit, i mbajtur një vit më vonë, i cili i parapriu themelimit të Shkolles Normale te Elbasanit, e para shkollë shqipe e arësimit të lartë, e cila do ishte e rëndësishme në formimin e mësuesve të gjuhës shqipe.
Edhe sot , a mos po gënjehemi me lodrat neoosmane ?
Referencat:
Avzi Mustafa: Kongresi i Elbasanit, vepër me rëndësi për historinë e arsimit dhe të gjuhës shqipe. VOA.
Avzi Mustafa: Kongresi i Dibrës ne raportin e diplomatit anglez.
Fatos Daci : KUVENDET E DIBRES
Rexhep Torte Përfundoi shënimi i 100-vjetorit të Kongresit të Dibrës. Albaniapress.
http://www.yllpress.com/4277/ademi-kongresi-i-dibres-ngjarje-me-rendesi-per-shqiptaret.html
Fahri Xharra, Gjakovë
Kosova në duart e mafio-politikës!?
Opinion nga Faik KRASNIQI/
Do të ishte naivitet i ynë i skajshëm, nëse presim që këta politikanë të korruptuar dhe të kriminalizuar, të cilët tash e 16 vite e kanë kapur shtetin për fyti, drejtësinë, doganat, ATK-në dhe çdo institucion shtetëror, dhe fajtorët për shkatërrimin e ekonomisë së Kosovës dhe degradimin e shtetit, që ta luftojnë krimin dhe korrupsionin, kur këta vetë janë ata që i zhvillojnë këto aktivitete kriminale! Prandaj nuk bën ta fajësojmë vetëm z. Lulzim Rafuna, për korrupsionin nëpër dogana, sepse z. Rafuna është i emëruar po nga mafiapolitike dhe tek e fundit ai është vetëm drejtor i doganave e asgjë më shumë, dhe ai detyrimisht duhet t’u bindet urdhërave të eprorëve të tij, ata të cilët e kanë emëruar në kë post! Që do të thotë kriminelët e politikës dhe parapolitikës! Ne të gjithë e dimë se ‘peshqit e mëdhenjë’ të politikës doganat i kanë në duart e tyre, dhe krimi ekonomik bëhet kryesisht nga bizneset kriminale që janë të lidhura ngushtë me ‘peshqit e mëdhenjë’ të politikës! Prandaj edhe z.Rafuna është i detyruar t’i mbyll sytë përballë krimeve të rënda ekonomike nëpër dogana, dhe nuk guxon të dalë kundër që t’i parandaloj veprimtaritë kriminale nëpër dogana, sepse po të veproj direkt do të preken të gjitha kompanitë kriminale, të cilat tash e 16 vite përmes bosave të politikës, kanë keqpërdorur dhe vazhdojnë t’i keqpërdorin Doganat e Kosovës, duke dëmtuar rëndë buxhetin e Kosovës dhe pasuruar në mënyrë të paligjshme! Nga ai moment që z.Rafuna do të merrte masa të rrepta për ta parandaluar kontrabandën dhe korrupsionin nëpër dogana, matrapazët e politikës dhe parapolitikës që iu cënohen interesat e tyre, marrin vendim dhe e shkarkojnë nga detyra, me arsyetime të lloj-llojshme: ose e akuzojnë për korrupsion, ose për joprofesionalizëm, ose i mveshin gjëra të tjera, pasi nuk po ju shkon më për shtati interesave të tyre dhe automatikisht e zëvendësojnë me dikë tjetër, që ta vazhdojnë krimin e tyre ekonomik përmes doganave, sepse e kanë në dorën e tyre edhe arrën edhe çekiçin, që do të thotë se ata vendosin se kë ta shkarkojnë dhe kë ta emërojnë!
Shteti duhet të pastrohet nga mafio-politika!
Mafio-politika dhe mafio-oligarkët, prej pas luftës në Kosovë, kanë krijuar një zingjir kriminal, përmes të cilit rrjet, kanë pushtuar çdo institucion shtetëror të Kosovës, për ta kontrolluar, abuzuar, vjedhur e plaçkitur sa më shumë këtë shtet dhe këtë popull! Ata nuk zgjedhin mjet për ta bërë një gjë të tillë! Edhe nëse është në pyetje jeta e qytetarëve, siç ishte rasti me skandalin e krundeve të kafshëve, skandali i stendave ku si pasojë vdiqën mbi 800 qytetarë të Kosovës, nëpër klinikat e mafio-politikës dhe qindra skandale të tjera, që kurrë askush nuk u dënua dhe të gjitha këto skandale të tmerrshme u heshtën, sikur nuk ka ndodhur asgjë, edhe pse vdiqën qytetarë të këtij vendi! Mafia-politika dhe parapolitika, i ka krijuar këta përmbarues, për t’i plaçkitur edhe në mënyrë të ”ligjshme”, qytetarët dhe bizneset e ndershme në Kosovë, dhe në mënyrë perfekte po i zbatojnë urdhërat e kapove të mafio-politikës! Me këta banditë dhe mafiozë në pushtet dhe në skenën politike dhe me Hajredin Kuçin ministër të drejtësisë, që e kanë kapur shtetin për fyti dhe janë fajtorët për shkatërrimin dhe kapjen e shtetit dhe të drejtësisë, nuk hetohet asgjë dhe nuk merret asnjë veprim për t’i pastruar të këqijtë nga Gjykatat dhe Prokuroritë, që në çdo shtet normal i ndjekin kriminelët dhe të korruptuarit! Por pjesa dërrmuese e këtyre prokurorëve dhe gjykatësve, janë të emëruar politikisht nga mafia-politika, prandaj edhe skena politike është e tejkriminalizuar dhe e tejkorruptuar, sepse nuk ka kush t’i fus në burg këta kriminelë, të veshur me petkun e politikanit! Kjo gjendje do të vazhdojë akoma, deri sa në skenën politike do të kemi këtë klasë politike, që e shkatërruan këtë shtet dhe këtë popull, dhe ky popull i shkretë që është gjunjëzuar dhe dorëzuar përballë kësaj kaste mafioze të politikës, në vend se t’ju kundërvihen, ata zgjedhin të marrin arratinë, drejt vendeve të perëndimit, edhe pse e dinë që për shqiptarët e Kosovës nuk ka azil!
- « Previous Page
- 1
- …
- 644
- 645
- 646
- 647
- 648
- …
- 859
- Next Page »