• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA E BE, QENDRIM TË QARTË PËR SITUATËN ALARMANTE NË KOSOVË

September 18, 2014 by dgreca

Nga ELIDA BUÇPAPAJ/
Është e rëndë ta thuash këtë fakt, por kjo është e vërteta nën dritën e diellit. Hashim Thaçi ka 7 vjet që e keqqeveris Kosovën dhe ndërsa ka humbur zgjedhjet e 8 qershorit, është duke i zvarrisur të gjithë qytetarët zhag me pretendime që mund t’i kenë vetëm diktatorë të kalibrit të Koresë së Veriut.
Gjatë qeverisjes së tij për dy mandate rresht demokracia në Kosovë u kthye në një përbindësh, ku Thaçi dhe njerëzit e tij morën nën kontroll të gjitha pushtetet, eleminuan lirinë e shtypit dhe e përdorën pushtetin politik për t‘u pasuruar, ndërkohë që varfëria në Kosovë vazhdon të mbetet 70%, një kërcënim real për sigurinë kombëtare të vendit.
Gjatë regjimit të tij në Kosovë lulëzoi dhe u importua një lloj islamizmi brutal, jo shqiptar, i cili filloi ta përdorte fenë si ideologji ekstremiste, duke i konvertuar shqiptarët e Kosovës në ushtarë mercenarë të grupeve terroriste në Siri.
Megjithëse të gjithë ekspertët konstitucionalistë hedhin dritë dhe thonë se nuk ka asnjë arsye për ngërç institucional, Hashim Thaçi me institucionin e kapur të Gjykatës Kushtetuese, arriti që të vonojë konstituimin e institucioneve të reja të Kosovës. Dhe Kosova, edhe katër muaj pas zgjedhjeve, ka mbetur një vend pa shtet dhe në anarshi të plotë.
SHBA dhe BE kanë 15 vjet që mbulojnë Kosovën dhe përmes organizmave të tyre ia kanë mësuar politikanëve të Kosovës alfën dhe betën e funksionimit të shtetit, ndërsa tani janë duke heshtur dhe nuk kanë shprehur asnjë qëndrim përpara kësaj katrahure që po ndodh në Kosovë. Nga kjo heshtje përfiton Hashim Thaçi që të nëpërkëmbë edhe më votën e Sovranit, i cili e ka nxjerrë në opozitë.
\Kemi një anëtar të Gjykatës Kushtetuese që e dha dorëheqjen si pasojë e degradimit të institucionit të lartë të drejtësisë, drejtuar nga Enver Hasani, një marionetë e Hashim Thaçit, që e nxori ilegjitime procedurën e zgjedhjes së kryetarit të parlamentit të Kosovës, votuar prej shumicës, me qëllim që t’i jepte kohë ish-kryeministrit, kohë e cila de facto dhe de jure i është djegur.
\Nga ana tjetër, edhe institucioni i Presidentes të Republikës është kthyer në një kukull, e cila gjatë kësaj kohe është marrë vetëm me heqjen e dhjamit të tepërt dhe as nuk i bëhet vonë për popullin që vuan dhe për Kosovën që dergjet.
\Kur Hashim Thaçi arriti që të krijojë maxhoranca, gjatë dy mandateve të tij të para, askush nuk ia mori në diskutim pushtetin. Ky ishte fati dhe fataliteti i Kosovës. Ndërkohë për të sqaruar opinionin publik, asnjëherë partia e tij nuk i ka fituar më shumë se 190 mijë vota, ndërsa tani që i është larguar Nisma, PD nuk i ka më tepër se 150 mijë vota, nga 1 milionë e 800 mijë votues, prej të cilëve më tepër se 700 mijë morën pjesë në votimet e 8 qershorit. Pra Hashim Thaçi e ka qeverisur Kosovën gjithmonë nga pozitat e një partie me elektorat të kufizuar.
Dy mandatet e para Hashim Thaçi është mandatuar si kryeministër i Kosovës sepse ka mundur të krijojë aleanca, një herë me klanin e LDK-së, pastaj me Bexhet Pacollin me shokë, por tani kur askush nuk pranon të bashkëqeverisë dhe të krijojë aleanca me të, ai s’ka shans tjetër vetëm të largohet, sepse koha që ka qëndruar është thjesht një shkelje e Kushtetutës dhe me pasoja për Kosovën.
Dhe meqë ai nuk largohet në mënyrë kushtetuese, dhe meqë ai kërkon me çdo kusht pushtet dhe mandat të tretë, ndërsa ka filluar t’i ndërsejë zagarët e tij të kërcënojnë popullin e Kosovës me Drenicën e pushkës, ka ardhur momenti që SHBA dhe BE të dalin hapur dhe qartë me qëndrimet e tyre.

Filed Under: Opinion Tagged With: Elida Buçpapaj, per situaten ne Kosove, qendrim te qarte, SHBA dhe BE

VIZITA E PAPA FRANCESKUT NË SHQIPËRI- LE TË SHPRESOJMË SE KRIMET E KOMUNIZMIT DO TË DËNOHEN!

September 17, 2014 by dgreca

Nga Lek MIRAKAJ/ Ish i burgosur Politik/
Në prag të vizitës historike të shënjtërisë Tij,papa Françesku i drejtoj popullit shqiptar dhe gjith botës një mesazh ,që në brendësinë e tij,përmban të verteta që nuk duhet të kalojnë pa i kushtuar vemendjen që meriton.Të vertetën, se populli shqiptar,më shum se çdo popull tjetër,vuajti nën «rregjimin ateist më të tmershëm»alias komunist.Se populli shqiptar,pavarësisht dhunës,privimeve dhe mungesës së lirisë,ruejti të pa cenuar traditen e mrekullushme të bashkëjetesës dhe harmonisë fetare,si një vlerë dhe shembull për gjith popujt e botës.Pa përsëritur të verteta që janë thënë e vertetuar,mbi përmasat e dhunës e përsekutimit,që kleri i të tre besimeve,e në veçanët ai katolik ,sëbashku me një pjesë të konsiderushme të popullit,pësoj gjatë diktaturës ,theksoj faktin e turpshëm dhe të dhimbshëm,se edhe sot mbas një qerek shekulli«demokraci»,krimet e «rregjimit të tmershëm ateist»dhe ata që i kryen këto krime ,jo vetëm që nuk janë denuar,po në një mënyrë a tjetër janë ata që dominojnë jetën shoqërore dhe politike të vëndit.Fakti i turpshëm që nostalgjikë e ndoshta bashkëfajtor të diktatorit evokojnë ate të kaluar të tmershme ,ashtë provë, se komunizmi ,jo vetëm nuk ashtë denuar,përkundrazi ashtë i lirë të mburret me krimet e kryera.Megjithate,skenografija që do shoqërojë udhëtimin e shenjtërisë Tij,përgjatë bulevardit deri te sheshi i të madhërueshmes Nënë Terza dhe që shqiptarët kanë rastin prej ditës së sotme ta sodisin ,është një rreze drite,se atje,diku lart ku merren vendime,ka një ndergjegjësim, ka vullnet,për ti dhënë popullit shqiptar,një mesazh të qartë,se 70 vjetori i të ashtuquajturit «çlirim» solli martirizimin e një populli të tërë,simbol i të cilit janë portretet e atyne martirve që do zbukurojnë atë shesh dhe që duhet ti kujtojnë historianve tanë e politikanve tanë ,se më shum se festime ,në këtë 70 vjetor të reflektojmë se çfar solli «çlirimi»,që «çlirimie»të tilla kurr mos ti «gëzoj» populli Ynë.Le ti konsiderojmë të dy mesazhet ,si ate që vjen nga shenterija e tij dhe ate që vjen nga ata që qeverisin vëndin ,e të shpresojmë se është i ndergjegjshëm ,si një thirrje ,për ndergjegjësim për vlerat tona dhe thirrje për reflektim për të kaluarën dhe një shteg qe duhet ta pershkojë shoqërija shqiptare,dënimin e krimeve të komunizmit.Të falenderojmë edhe njëherë shenjterinë e Tij ,për vizitën,mesazhin dhe që na bënë të shpresojmë se më së fundi ,krimet e komunizmit do denohen.Le të shpresojmë!

Filed Under: Opinion Tagged With: - LE TË SHPRESOJMË, DO TË DËNOHEN!, lek mirakaj, SE KRIMET E KOMUNIZMIT, VIZITA E PAPA FRANCESKUT NË SHQIPËRI

ESHTRAT E SHENJTOREVE NUK SHITEN

September 16, 2014 by dgreca

Nga Rasim BEBO/
Edhe ketu ne Addison, si ne c’do vend tjeter, mblidhen shqiptaret ne fund jave per t’u takuar me atdheun. Me teper te kafeneja e te birit te shqiptarit patriot Prof. Aleko Iskalit. Kur hyne brenda ne lokal, te bie ne sy Flamuri Kombetar i shpalosur ne faqe te murit dhe nje kornize e madhe me xham te vendosur emrat e shqiptareve qe frekuentojne me shpesh lokalin. Ne te dy kthinat e lokalit qendrojne dy televizore me ekran te madh te hapur kurdohere te lidhur me atdheun. Kushdo qe vjen ketu, ndjehet se eshte ne shqiperi dhe biseda fillon dhe vazhdon per Atdhene me mall dhe lot ne sy kujtojme :
Se cili dicka do te thote nga gazeta “DIELLI” dhe “ILLYRIA”, nga internetet qe ka degjuar dhe pare edhe nga telefoni dores “kompjuter” qe lidhen per c’do kohe dhe ne moment me te dashuruit e tij ne Shqiperi. Sigurisht kapet aktualiteti per problemet e dites, si eshte fjala per avullimin e shume parave te bankes, per dekorimin e kupoles se katedrales ortodokse ne qender te Tiranes. Janullatosi, po pregatit nje skandal te ri, kerkon te ktheje shkollen Normale te Elbasanit, ne prone te kishes. Historiani dhe publicisti Arben Llalla denoncon publikisht Titullin “Qytetar Nderi” te dhene Anastas Janullatosit nga komuna e Alikos per meshen e dhene greqisht nga Janullatosi per nder te Shen Kozmait ne qershor te 2014, e cila simbas kushtetutes duhet ne gjuhen shqipe. Per festimin e ditelindjes se Shen Kozmait ne fshatin Kolkonda te Fierit, por kete Janullatosi e ka kryer nga viti i lindjes 1714, ne vitin e ekzekutimit me 24 gusht 1779. Nga gazeta “DITA” 15 gusht 2014. Flitet se do ti festohet me madheshti si asnjehere 300 vjetori i lindjes se Shen Kozmait, ne fshatin Kolkonda, pregatiten ftesat, nga Greqia do vijne “palikare” mbi 50 autobuza me greke te kendojne e te vallzojne. Janullatosi po ben nje pregatitje me fshetesi te plote dhe larg vemendjes se mediave. Shen Kozmai per greket eshte “apostuli i helenizmit”, kurse per shqiptaret njihet si nje antishqiptar qe mallkoi gjuhen shqipe. Pati protesta se Kozma Etoli eshte vrare si spiun dhe antishqiptar, me 24 gusht 1779 ne fashtin Kolkondas te Fierit. Nje grup intelektualesh shqiptar do te marrin se shpejti nisiativen te perkujtojne Marko Bocarin, nje kapiten suliot nga cameria, nje hero i rrevolucionit shqiptaro-grek. Per kete jane porositur kumtesat nga disa historiane. Do te flitet per fjalorin shqip-greqisht te Marko Bocarit, per kontributin ne lufte per pavarsi te shtetit mikes shqiptaro-grek qe u tradhetua nga greket e pabese qe i vrau me rradhe udheheqesit shqiptare. Do te kete koncerte dhe ekspozita fotografike. Shkurt, nje verprimtari historiko kulturore.
Zhvillohet nje kritike pa i nxjerre koken ne shesh, per Fullanomanine, nga Roland Gjoza/Nee York/. Bankierin Santo e vrane se s’ishte si Fullani, Fullanin e burgosen se s’ishte si Santo. Banka eshte shpirti i mekanizmit, motorri i makines shteterore. S’duhet nje Santo, por nje Fullan, qe te perdoret, prandaj i dyti s’u vra se ishte ne sherbim, ndersa i pari u vra se ka kundershtuar, ose ka tradhetuar klanin e zhytur ne krim. Gjerat s’do te dalin (“DIELLI”, 6-9-‘14).
Nga Elita Bucpapaj, “…protestojne perpara parlamentit te shqiperise me moton : “Nese nuk shkarkoni kryetarin e bordit te BSH, ma kthe voten qe te dhashe dhe largohu ti deputet, sepse ti nuk me perfaqson as mua as ata 12,000 firmetare te peticionit anti-Fullan” …duam shtetin e se drejtes, jo shtetin e kupoles, per femijet e kupoles, per partiaket e kupoles. …t’i paralajmerojme deputetet e keti parlamenti, o me popullin o me kupolen. …a nuk jane bijte dhe bijat, grate e burrat e deputeteve dhe ministrave te keti parlamenti ! po ne e rrezuam diktaturen qe te shpetojme nga Nexhmia dhe nomeklatura, jo qe te biem ne thonjte e nexhmijeve, fullaneve dhe nomeklatures se kupoles (“DIELLI” 1-9-2014)
“Gazeta 55”, me 28-4-2014 shkruan : Rama, deri tani, ka hedhur themelet e katastrofes. Ai premtoi se edhe ne kushtet e nje keq qeverisje ekstreme, ai do te mbijetoje ne pushtet permes formave te ndryshme te dhunes” (gazeta 55 28-4-2014)
Parate e firmave piramidale perfunduan ne Athine, po edhe milionat e kohes se fundit po ate rruge kane marre, per tek komisari grek Janullatos, i cili po e kthen Shqiperine ne ngjyren helenike, kjo eshte e vertete, qe stonojne ta thone trroc.
Muhabeti kalon ne te gjitha trevat shqiptare. Kujtohet ardhja e Anastas Janullatosit pas firmes se Ramiz Alise, qe i’u hap rruga dhe vjen ne Shqiperi ne korrik 1991 dhe pas mirseardhjes se ngrohte qe i beri kreu i politikes Shqiptare, Sabi Godo.
Janullatosi ne fillim i’u hodh manastirit te Ardenices, ku Skenderbeu kishte bere martesen me Donike Arianitasin dhe deklaroi se Skenderbeu e ka emrin Jorgo dhe eshte grek. Kerkon eshtrat e Shen Kozmait, biseda zgjerohet dhe i flasin kujteses. Njeri nga zoterinjte do te qendroje unanim : Janullatosi ngarkoi prifterinjte per te gjetur kockat e murgut Kozma. Mbas disa muajve te vizites ne manastir te Ardenices, Janullatosi dergoi atje tre prifterinj per te gjetur kockat e Kozmait. Musafiret ne manastir kerkuan gjithandej bashke me personelin e vendit dhe nuk dhane asnje drejtim. Ky shqesim i prifterinjve qe leviznin brenda dhe jashte manastirit, i ra ne sy plakut qe ngrohej ne diell ne ane te allise larg rreth tridhjete deri dyzet metra. Ai ngrihet dhe u thote prifterinjve dhe u thote se cfare i shqeteson, ata nuk ja varen plakut duke i thene : shko o xhaxho dhe ngrohu ne diell. Ate e di vete dhe nuk duhet te ma thoni ju u thote plaku. Por ju qe keni ardhur ketu cfare kerkoni se une jam me i vjetri ketu qe para se te vinte komunizmi dhe me vone, pas prishjes se manastirit qe u kthye ne magazine, stalle lopesh. Njeri nder prifterinjt i drejtoi pyetjen. A mund te na thuash se ku jane kockat e murgut Kozma te zhvarrosura ne kohen e katrahures qe u be. Po kete me thoni se u tregoj une : ketu ne manastir ka qene nje sherbetor i mire, kur u prishen faltoret dhe varrezat, ai hapi varrin e Kozmait dhe i vuri ne nje arke metalike, mbas disa kohe nuk kishte pune ketu per te dhe iku shkoi ne vendin e tij ne Permet, emrin e tij e them afersisht dhe atje mund ta gjeni me te pyetur.
Te tre prifterinjte u kthyen ne Tirane per ta vene ne dijeni Janullatusin. Ky u gezua per rrugen e zgjidhjes dhe i nisi per ne Permet te tre prifterinjte. Nuk e kishin te vershtire per te gjetur personin ne fjale. Ai kishte nje dyqan miks ne qytet, i martuar me dy djem te rritur. Prifterit trokasin te dera e dyqanit dhe pasi u prezantuan me te zotin e dyqanit i thone per qellimin e ardhjes. Tani neve duam arken e kockave te murgut Kozma. Permetari me buze ne gaz u thote : une me gjithe qejf u’a jap arken, por me pare paguani 250,000 dollare. Ne, i thone prifterit, para nuk kemi. Une arken nuk u’a jap, tha pronari i kockave te Kozmait. Ata kthehen te merzitur ne Tirane. Janullatosi, ne vend qe te merzitet qeshi dhe u thote prifterinjve ju edhe nje here do te shkoni ne Permet dhe ti thoni : “eshtrat e shenjtoreve nuk shiten, por dhurohen” se Zoti i denon ata qe shesin eshtrat e shenjtoreve. Keshtu prifterinjte u nisen prap per ne Permet. Ne nje kafe i priti Permetari i gezuar, se mendoi per parate qe do te mirrte. Kur po pinin kafe i pari i prifterinjve perseriti fjalet e peshkopit. Ne moment ndryshoi fytyren pronari eshtrave dhe me nje ton te prere u thote : “i thoni hiresise se tij, te me dergoje parate per te marre kockat” dhe i dha fund muhabetit. Po ti nuk ke frike se Zoti mund te denoje. Mua Zoti s’ka pse te me denoje per nje prift antishqiptar. Kur prifterinjte i’a treguan Janullatosit per mosbindjen e Permetarit dhe pergjigjet e tij. Peshkopi prap qeshi dhe u thote prifterinjve : mos u merzitni ai do i sjelle vete kockat e Kozmait, bile do te kerkoje falje. Kaluan afersisht dy muaj dhe dyqani u dogj dhe u be shkrumb e hi. Permetaret flisnin se e zuri mallkimi qe i dhane prifterinjt. Por ky mallkim nuk qendroi me kaq, pak me vone i’u vra djali i madh. Atehere permetari mendoi, se Zoti me te vertete e denoi per “eshtrat e shenjtoreve nuk shiten”.dhe prandaj u denova. Permetari mori arken ne duar dhe shkoi ne Tirane duke i’a dorezuar peshkop Janullatosit dhe kerkoi falje per mekatin qe kishte bere”.
Pr. Dr. Eshref Ymeri ndermjet te tjerave thote : Janullatosi eshte i plotpushtetshem ne Shqiperi. Keshtu ne vendin tone kemi edhe Zotin e dyte Janullatos qe ka ne dore jeten.
Rasim Bebo Addison Cikago shtator 2014

Filed Under: Opinion Tagged With: ESHTRAT E SHENJTOREVE, NUK SHITEN, rasim bebo

ARMET DHE UDHEZIMET RUSE SOLLEN REBELIMIN E SEPERATISTEVE

September 16, 2014 by dgreca

*Putini ka treguar se sa i neveritshëm është karshi lirive dhe të drejtave të njeriut si dhe parimeve demokratike/
*Aktori kryesor në tryezën e bisedimeve në Minsk të Rusisë së Bardhë ishte padyshim Rusia, pavarësisht nga fakti se Putini refuzon të pranoj rolin e saj në konflikt/
Shkruan: XHAVIT ÇITAKU/
Përvoja po tregon se në Ukrainë po mbretëron një armëpushim i brishtë, por në anën tjetër, megjithatë, qeveria në Kiev dhe separatistët pro- rusë nënshkruan një marrëveshje. Aktori kryesor në tryezën e bisedimeve në Minsk të Rusisë së Bardhë ishte padyshim Rusia, pavarësisht se Putini refuzon të pranoj rolin e saj në konflikt. Faktikisht armët dhe udhëzimet ruse krijuan rebelimin dhe kur ushtria ukrainase ndërmori një ofensivë që konsiderohej si e suksesshme, Putini i dërgoi trupat profesioniste dhe të pajisura mirë për ta kthyer luftën. Pas një seri humbjesh ndoshta Presidenti ukrainas Petro Porosjenko u detyrua të përkulet para fuqisë së armëve lakuriqe.
Esenca është që Ukraina të heq dorë nga rajonet lindore
Esenca e pretendimit të Putinit është që Ukraina të heq dorë nga rajonet Donetsk dhe Luhansk, që bie dhjetë për qind të popullsisë së përgjithshme të vendit. Formalisht, rezultati mund të quhet një Federatë, por “ vetëqeverisja” në lindje do t’i takoj Rusisë. Nuk ka një plan paqeje nga Kremlini, por populli i Ukrainës është mirë të veproj dhe ndikoj me një mendje. Në ndërkohë BE ka përshkallëzuar sanksionet të cilat do të hyjnë në fuqi në momentin kur vlerësohet se Rusia nuk po i përmbahet armëpushimit dhe nuk i tërheq ushtarët nga territori ukrainas. Edhe samiti në Walles të Britanisë së Madhe debatoi për kërcënimin rus ndaj vendeve fqinje dhe u zotua se do të formoj një forcë të reagimit të shpejt për t’iu dalë në mbrojtje shteteve lindore. Pas aneksimit të Krimes nga Rusia imperialiste BE dhe SHBA ndërmorën disa masa ndëshkuese, që ishin të turpshme karshi mizorive brutale që u kryen atje.
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia është një vepër e keqe sa do që Putini këtë e refuzon. Një armëpushim mund të quhet një progres në kuptimin e asaj që njerëzit të mos vdesin në luftë. Nëse ajo në mënyrë efektive konfirmon një ndryshim të kufijve me forcë, është një turp, megjithatë, një shpërblim i një sulmi që ka kërkuar një jetë të disa mijëra ukrainasve.
BE duhet të zgjeroj sanksionet
BE dhe SHBA-të duhet t’i zgjerojnë sanksionet. Nuk asnjë arsye të heq kërkesën që Rusia të tërheq dy ushtarët e fundit nga territori ukrainas dhe të mbështetjes së saj ushtarake ndaj separatistëve. BE me sanksionet e saj do të godet në kufizimet jo vetëm të bankave, por edhe në aftësinë e kompanive të mëdha të qeverisë ruse për të marrë hua në tregun evropian. Mbi të gjitha ka të bëj me naftën dhe industrinë e armëve. Eksporti i teknologjisë të llojeve të ndryshme, po ashtu, mund të jetë i mbytur. Këto janë masa më të arsyeshme të cilat sigurisht se do të lënë vend edhe për shumë më tepër. Ende nuk dihet se sa do të ndikojnë këto masa dhe të tjerat që po aplikohen. Por një gjë dihet dhe është e sigurt si dhe e pamundur që Putin të pendohet dhe të vendos gjërat në vendin e duhur. Ai është duke kaluar në një ëndërr të vjetruar të superfuqisë ruse dhe për të nuk ka rëndësi që kapitali rus po i ikë jashtë vendit dhe investimet po dështojnë. Sanksionet mund të cenojnë dhe vështirësojnë shumë një rënie ekonomike, mirëpo kjo deri me tani nuk po ia prek sedrën këtij njeriu.
Humbja eventuale e rajoneve lindore duhet të këtë një kosto të lartë
Është e mundshme që Donetsk dhe Luhansk të jenë humbur, por çmimi për këtë duhet të jetë i lartë dhe i mjaftueshëm që t’ia kthej mendjen Putinit për të mos hyr më në aventura të ngjashme. Nëse nuk bëhet kështu atëherë trupat ruse mund të mësyjnë edhe vendeve tjera si për shembull Kazakistanit apo Rusisë së Bardhë. Përveç kësaj NATO duhet t’iu qëndroj përkrah të gjithë anëtarëve të saj dhe të garantoj mbrojtje reciproke. Një sulm në shtetet baltike ose një e ashtuquajtur kryengritje separatiste në mesin e pakicave rusisht- folëse nuk do të pranohen. Ndërkaq, që Ukraina të pranohet në Aleancën Veriatlantike akoma nuk është aktuale. Mirëpo, Kremlini nuk ka veto në vendimet e NATO-s.
Putin ka treguar se sa i neveritshëm është karshi të drejtave dhe lirive të njeriut dhe parimeve demokratike në Rusi, por edhe në Ukrainë. Ai gjithashtu nuk është më i interesuar për marrëdhënie normale me Evropën dhe ai në këtë mënyrë duhet të trajtohet në përputhje me rrethanat. Çfarë efektesh të menjëhershme mund të këtë në politikën e sanksioneve ende mund të këtë pasiguri, por një gjë dihet se ato janë një investim i gjatë. Megjithatë, më mirë është që t’i vihen kufijtë “putinizmit” tash se sa më vonë.

Filed Under: Opinion Tagged With: ARMET DHE UDHEZIMET, E SEPERATISTEVE, RUSE SOLLEN REBELIMIN, Xhavit Citaku

SHPALIME PËR EVROPËN E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT, PREJ GJENEZËS E DERI MË SOT

September 15, 2014 by dgreca

Nga Brahim Ibish AVDYLI/
Gjatë shqyrtimit të materialit, e pamë shumë më të arësyeshme që të fillojmë prej këtij punimi t`i quajmë “Shpalime për Evropën e Bashkuar dhe Shqiptarët, prej genezës e deri më sot” e jo “Evropa e Bashkuar dhe Shqiptarët”, sepse këto punime janë thjeshtë një persiatje e thuktë në trajtimin e kontinentit të Evropës në suazat e gjenezës dhe të lindjes së tij si kontinent, si bashkim shtetesh e forcash, që tani janë të bashkuara në bashkësi ekonomike dhe politike, që tenton të zgjerohet edhe më tutje, qoftë edhe me imponime sociale, ekonomike e politike, pa u ndalur as për një qast në domethënien e shqiptarëve prej gjenezës së tyre, si pjesë përmbajtësore. Në radhë të parë, do të shqyrtojmë gjenezën e fjalëve të para, të cilat kanë të bëjnë me shqiptarët.
Arbërit, shqiptarët, stërnipër të epirotëve të Lekë e Pirro Molosit, e kanë pasur të barazuar emrin binjak Epir=Arbër, do të thotë Arban=Arbën=arë bënë. Sipas Sylejmon Lokajt dhe Dhimitër Pilikës, Epiri është metatezë e gabuar dhe vjen prej fjalës IPE/IPERI, sepse do të thotë SHQIPE/SHQIPERI. I tërë jugu i vendit (pra i Shqipërisë) dhe e tërë krahina shqiptare e Çamërisë (në Greqi) e thotë edhe sot këtë fjalë, madje më mirë na e shpjegon Dhimitër Pilika, me këngët popullore. Nga IPE dhe IPERI vjen fjala SHQIPËRI, që lidhet drejtë për së drejti me fjalën EPIR, që do të thotë: toka që është më poshtë, pra SHQPËRIA. Këtu kemi një lëvizje të gabuar të shkronjave prej atyre që nuk e dinë të flasin vetë SHQIPEN, të folurit sipas SHQIPES, zogut të qiellit, shenjën treguese të Zotit . Kur janë kthyer Danaeanët dhe Kadmenet, prej Afrikës dhe Egjiptit, e bënë gjuhën që sot shpjegohet sipas shkencëtarëve “gjuha e vjetër greke”, dhe që e “vendosin” me pa të drejtë para gjuhës shqipe. Ata nuk e dinë se gjuha vjetër greke ka vetëm fjalë shqipe, Linearin A të Kretës, shekullin e 16 p.e.r., “fillimit” të Evropës si kontinent, që mund të deshifrohet nëpërmes të folurit të dialektit gegë , gegërishte, giga=giganti, nga fjalët e para të folura: gega, giga, goga.
Kur thonin Arbër e kishin të qartë se e kishin fjalën Epir, dhe kur i thonin Epir e dinin se e kishin fjalën për Arbërit. Fjala arbër është krijuar nga dialekti toskë, që është krijuar më vonë; ndërsa sipas dialektit gegë, i cili është i pari prej gjenezës së fjalëve gua (guha, gjuha) si mjet i vetëm komunikimit, dhe gea-geo (dheu, toka), e që ka emërtimin e Zotit të tokës, GEA, nga fjala e vjetër shqipe gje, në kuptimin e gjetjes së tokës nga e gje (lype tokën se e gje, e gjenë), si kuptim i foljes shqipe- me e gjetë, për të gjetur, dhe e krijoi emërtimin gen-i, si geni i njeriut (genesis), që substancionohet në kuptimin e gjetjes së përgjigjes së njeriut, e të folurit të njeriut, kur njeriu gjegjet, pra përgjigjet, ai është që gjegjet, geget, dhe që kuptohet se ai është geget, pra që ka të folurit e njeriut, d.m.th. është gega . Këtyre fjalëve ne do t`u kthehemi edhe njëherë më vonë, siç do të shpjegojmë fjalën dialekt, por këtu po e themi njëherë se diftongu ge e ka kuptimin e dheut, e tokës, në kohezonin linguistiko-historik, pra të asaj që u krijua prej dheut, prej tokës dhe sot e kësaj dite themi se kur vdes njeriu i kthehet tokës, pra dhé është e dhé do të bëhet, sepse nga ajo është krijuar, nga dheu, toka, e përsëri do të shkojë te dheu e toka. Diftongu ge (difton dhee, dhé, pra tokë) jep kuptimin e dheut, të atij që u krijua nga Dheu dhe nga ai rrodhi emërtimi i fjalës gega, si antroponim gjeneral i banorit të atij vendi. Nga kjo rrjedhë antroponimi Gega i Gegënisë dhe toponimi Gegënia. Ky diftong ge formoi termat Gea (Perëndia lidhet me fjalët gea, gua, geni, gega, guga, goga, që e bartin në vehte lashtësinë e njeriut, në formimin e koncepteve të sotme linguistike). Gjuha e njeriut të parë (gua, guha, gjuha) pra është krijuar nga dheu (geu, geo, Geo), dhe Geo do të thotë Zot, At dhe Ëmë (Amë), pra Babë e Nanë, Krijuesi, i Pari. Pra, ndër të parët ka qenë GEA, dhea, dheu, ku i ka mbështetur këmbët, me të ecur, dhe kur i ka nxjerrë fjalët e para nga gua, guha, gjuha . Ndërsa etnonomi (etnonimi) ar-ban ndoshta i ka fillesat e veta të hershme kur kanë shikuar qiellin dhe e kanë vërejtur diellin që shëndritë, por kjo është vetëm një hipotezë dhe ne po merremi me etnonomin arbër-arban-arbën i cili e përcakton etnonomin shqiptar. Ajo lidhet me diftongun më të lashtë gjuhësor ar, i përcaktuar si emër përmes zanores ë, arë-ara, dhe difton gjënë e parë të të gjallit, pra njeriut, në formimim e vet si emër që e shprehë kushtimisht gjuhën e natyrës. Fjala arë shpehë natyrën në gjuhën e saj të parë, pjesën e çelur të tokës natyrore, copë toke, e dheut, tokën e bukës, pra ekzistencën e njeriut. Kjo kupton arën e bukës, arën që bënë bukën e motmotit. Ara e bën bukën. Pra, është e para ara dhe vlenë mbi të gjitha.
Mdër të parat nga veprimtaria e shqiptarëve të parë, pos blegtorisë, ka qenë mundësia për të bërë arë pune, pra, detyra e parë e tyre ka qenë arë bërja, dhe janë quajtur arë bërësit, atyre që do të mbanin familjet e gjëra, fartefiset dhe fiset duke bërë arë pjesët më të bukura të tokës punuese, të tokës më të mirë punuese, të ajkës së tokës, që bënte misër e grurë dhe kjo ishte pjesë e veçantë e punës së tyre jetësore, në mes pranverës dhe vjeshtës; pra kur toka do mbjellë dhe korrë nga ara të mbjellat për t`ia dërguar ato familjes së gjërë, për të ngrënë, për të siguruar për dimër, edhe pjesën tjetër të vitit, deri sa të korret pjesa e re e të mbjellave. Kështu që ara e bën bukën e matmotit.
Diftongu ar që difton natyrën e etnonomit (etnonimit, është thënë gabimisht) arbër, i cili na dëfton natyrën e vet të shpjegimit dhe është e kuptueshme se flet për arin, materialit të çmuesëm, ar, ari, i cili për element e ka simbolin Au në përcaktimin e materialit të vlershëm dhe të argjentit (Ag), që përfshihen në
gjuhën e sotme shqipe prej etimologjisë së parë, ar-ari, i artë, e artë, të artë, të arta, prarim prej arit, praruar me ar, prej arit, etj.
Kjo gjë lidhet në mënyrë të dyfishtë me ethymologjinë (dhe këtë fjalë do ta shpjegojmë më vonë kur të shpjegojmë edhe fjalët e tjera, sepse kjo shkruhet gabimisht etimologji, dhe jo ethymologji) me shprehjet shqipe (skipe, spikja), që tregojnë (diftojnë) peshën e artë të fjalës së parë, që lidhet ndoshta edhe me hipotezën tonë të mësiperme, por në mënyrë të drejtëperdrejtë me fjalët arbën, arban, arbër, duke krijuar fjalët shqipe arë e artë- duart e arta të punëtorit-puna është ar- punëtori në arë bënë punë të artë-ara është ari, etj. etj. që e ka kuptimin e metalit të çmuar, i cili, për ndryshim nga gjuhë të tjera e fuqizon ethymologjinë shqiptare të emrit ARBËR.
Prej këtu kanë lindur te arbërit ndarjet e kohës së një viti; në muaj të vitit, në stinë dhe muaj, ditë dhe orë, në kalendarin e parë të nxjerrë prej tyre. Këtu
kanë rrjedhur mitet, rrëfimet e krijimit të botës, që fillon prej at-las-it=Ati i la këto gjëra si kanë thënë të parët, të vjetrit, ata që e dinin kush do të jemi ne= pasardhësit e tyre, pra e kanë pasur si detyrë të tyre që ndjekin faren tonë=fara e jonë=faraonët, dhe kanë qenë të lindur prej Zotit të Madh, i cili i ka krijuar njerëzit prej dheut, dhe e cila ishte e para që do ti japë për të ngrënë njeriut, të korrat që do të korrte ai. Në shenjë të kësaj, pas të korrave shtrohej darka e lamës te shqiptarët, arbërit, arëbërësve. Sot e kësaj dite ka mbetur e gjallë dhe festohet një natë e vetme në vit. Njeriu është krijuar prej Zotit të shenjtë, që fluturonte, prej vetvetes, siç ka qenë Ai, në shëmbëllimin e tij .
AT-LAS-i rrjedhë prej pellazgo-shqipes, pra arbërësve, arbërit, që do të thotë në shqip: ati i la=at jam unë, që-i-lashë këto rrëfime porosi brezave, si është krijuar bota. E tërë bota e përdorë këtë fjalë prej nesh, pa u menduar se prej kujt e ka marrur këtë fjalë shqipe. Pra, ATLAS është për tërë Botën, se si është krijuar bota, prej ATIT TË SHENJTË, ZOTIT, BABAIT TË BOTËS.
Këto rrëfime të shenjta janë janë përcjellur nëpër tërë njerëzimin, pa e pasur si detyrë që të shpjegojnë fjalën ATLAS, por të shjegojnë se si është krijuar bota dhe këtë e ka të bërë me kohë, vite, shekuj e mileniume. Pra, u bënë të njohura në tërë botën. Por, askush nuk e ngritë gishtin në kokë të thotë se ky popull i vogël që ka mbetur sot sa një pikë e vogël, ka bërë luftë shekullore për të mbrojtur VETEN e ATDHEUN, për të pasur një vend ku do TË FLASË, e morën vesh këtë apo e nuk e morën vesh popujt e tjerë. AI POPULL, që ka mbetur gjallë kundër popujve SHEJTANË (gegërisht: gogë), fqinjë me tokën tonë, që kanë ardhur nga pjesët e tjera të BOTËS; e quajnë TOKË TË TYRE- TOKËN TONË; pa frikë, pa turp, aspak me një brejtje të ndërdijes, ma lavdi të rremë se po bëjnë diçka “të mirë” për veten e tyre, ËSHTË KOMBI SHQIPTAR.
Ne po përpiqeni t`ia ofrojmë Evropës së Bashkuar, si shtet dhe si kontinent, TË VËRTETAT E GJENEZËS, ndërsa ajo i zë armiqtë tanë më shumë se ne- shqiptarët si miq, edhe pse ia kemi dhënë një kontribut të denjë për të gjitha gjërat e themelimit; për ndërtim; për shkenca; për dije të mirëfilltë; për histori, etj. Në kemi bërë përpjekje dhe po përpiqemi t`ia shpjegojmë se grekët, serbët, sllavët, bullgarët, rusët, turqit, apo më mirë të themi osmanët, janë armiqë
tanë të përbetuar, dhe se vrapojnë para nesh kudo me “shkencat” e tyre .
Aty nuk do të logariten edhe popujt e tjerë, si spanjolët e portugesët, apo pjesërisht anglezët, italianët dhe françezët, që janë poashtu kundër nesh, duke përfshirë këtu një mori të tërë “shkencëtarësh” dhe “albanologësh” shqipfolës e shqiptarë, apo e njerëzit e pavetëdishëm të popullit tonë.
SHQIPJA është fjala kryesore emruese amtare për GJUHËN SHQIPE, është SHQIPJA që FLUTURON rreth ZOTIT, dhe të tjerët nuk e njohin. Kësaj gjuhe i thoshin “GJUHË BARBARE”, sidomos grekët, sepse nuk e njihnin se ishin TË HUAJ, edhën kryesisht nga Libia dhe Egjipti. GJUHA SHQIPE ishte GJUHË E ZOTIT. Prej kësaj gjuhe i morën emrat e perëndive, të mitologjisë, gjuhën, etj. të futura nën mbaresat dhe shkrimin e tyre, të cilat janë me rrënjë të gjuhës shqipe. Gjuha amtare është e ËMA, AMA, e cila e krijoi emërtimin e vetëm për gjuhën shqipe, linguinomin GJUHA SHQIPE, pra SHQIPJA, dhe ëma që krijoi atroponimin SHQIPTAR, ëma-emër që krijoi më vonë toponimin SHQIPËRIA. Shqipja është OMA që omnon, AMA që amnon, ËMA që emron tri shprehjet kryesore, që përcaktojnë gjuhën në linguistikë:
1. Antroponomi- emrimi i njeriut -shqiptarë, pjesëtar i popullit shqiptar, populli shqiptar, kombi shqiptar, atdheu shqiptar, prej të cilit u formuan fjalëformimet shqipe: shqiptari, shqiptare, shqiptarja, shqiptaria, shqipta-rizmi, shqiptarizma, shqipërim-i-e-et, shqipëron, etj.
2. Toponomi-Shqipnia, Shqipëria, emërtimi i vendit, i tokës e njeriut, d.m.th. toka e shqipes, atdheu i tij.
3. Linguinomi- spikja, skipe-guha skipe-gjuha shqipe-të folurit shqip, folja shqipe, e që me spikja (kupto: shqipja) nënkuptohet shpikja, zbulimi dhe spikamë, e spikatur- e përsosur, zbulimi i spikatur për të folurit e gjuhës, shpikja e spikatur (spikje e spikatur), të folurit e përsosur.
Kjo do të thotë FLAS SKIPAS, sepse fjala SKIPJA është fjala kryesore, është nomuse omtare (OMA NOM), që e krijoi linguinomin dhe nomimin për gjuhën shqipe-SKIPJA (spikja skipe-gjuha shqipe) oma nom, që e krijoi antroponomin SKIPTAR, dhe oma nom, që e krijoi toponomin Skipnia-Skipëria. Shqipja si SKIPE është fjalë shqipe, është emërtimi prej të cilit rrodhi dhe u formua fjala emër për shqiptarin, me të cilin nëkuptohet ZOGU I QIELLIT, emri i shpendit SHQIPONJA, në gegërishte SHQIPOJA dhe në toskërishte SHQIPONJA, apo emri për gjuhën- SHQIPJA, prej të cilit vie emri i përbashkët për shqiptarët- SHQIPTARI, SHQIPËRIA.
Emërtimi i zogut të qiellit në gjuhën më të vjetër shqipe, është SKIFTER, SKIFTERI, SKIFTRAT, kurse me ndryshimin e tingullit të lashtë illiro-pellazg i zanores I në Y rrodhi emrimi Skyfer, skyfter, skyfteri, skyfterat. Popullata gegë thot edhe sot e kësaj dite: “filani ish Skyfer”, “Skyfer e mi Skyfera ish filani”, etj. Ky ndryshim tingullor i I-së në Y në të folmen dialektore krijoi mjaft probleme linguistiko-ethymologjike (jo etimologjike, sepse është gabim!) në vetë emrin shqipja-shqypja, shqipoja-shqypoja, shqiptari-shqyptari, Shqipnia-Shqypnia. Pra ndryshimin e tingullit të zanores I në Y duhet kuptuar si ndryshim fonetik dialektor, të cilin e hasim edhe në shkrimet e disa rilindasve tanë, përkundër gjuhës së folur dhe duhet të mbështetemi në gjuhën shqipe të vjetër pellazgjike apo në illirishten e re, të cilat, për çfarëdo arësye politike nuk themi se i njohim dhe se janë të folme kronologjikisht dhe gjuhësisht shqiptare dhe shqipe.
Fjalët e hershme shqipe- skifter, skifteri, edhe para atyre emërtimeve më të lashta- skipter, skipteri, skiptar, skiptari për emërtimin e zogut të qiellit, skipes, dhe ai që fliste skip, që po të merrej gjeneza amtare kur udhëheqnin amazonet- gjinia femërore i thonin shqiponja, na qojnë ka fjala emërtuese iliro-pellazge skip. Ky trashëgim evolutiv i fjalës së lashtë SKIFTER-SKIPTER-SKIPTAR është aq e lashtë në tërë gadishullin ilirik, aq e lashtë sa shkon tej për tej kohërave dhe periudhave historike, që në parahistori.
Neve na mbesin të pashtruara drejtë dhe të pazgjidhura drejtë problemet e mëdha e kryesore, që na shpiejnë në një fono-morfologji historike të veçantë, e cila është vetëm një fonetikë historike dhe e posaçme, sipas së cilës u bë shkak kryesor që të mos njihej botërisht emërtimi antroponomistik-SHQIPAR dhe emërtimi toponomastik SHQIPNIA, SHQIPËRIA, por të njihet në botë emrat alban, gjuha albane, dhe toponomi ALBANIA, që janë hedhur nga të tjerët.
Ne do t`u kthehemi edhe më vonë te pjesët e parapara të gjuhëve. Por, do të shpjegojmë tani për tani se këtij toponomi i janë veshur një numër jo i vogël i gjuhëtarëve të huaj dhe gjuhëtarëve shqiptarë.
Sot, mjaft “shkencëtar” të tillë, nëpër tërë botën dhe botën shqiptare, quhen thjeshtë “albanolog”. Në Shqipërinë e sotme quhen si të tillë në radhë të parë prej ndikimit apo subndikimit politik e ekonomik të shtetit e popullit fqinj-Italisë dhe italianëve, sepse ata janë ndikuar gabimisht prej latinishtes, të cilët edhe ashtu e kanë prejardhjen e vetëm prej nesh dhe fjalorit të Ilirishtes. Gaius Plinius Sekundus ka thënë se ilirët e kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët dhe e kanë patur nëpër duar prej temelimit të gjuhës së tyre dhe gjuhëve latine, të krijuara më vonë. Zatën, prej këtu janë ndikuar në krijimin e historisë së tyre dhe të Evropës si kontinent, sa që thonë se neve “nuk na njohin”, sepse “historia ia nis prej tyre”, dhe harrojnë thënien e tyre shekullore “historia është mësuesja e jetës”.
Në qoftë se historia është mësuesja e jetës, atëherë njerëzimi duhet të mësojë nga historia, jo nga pseudohistoria. Historia thotë se shqiptarët ishin të parët e Evropës; ishin djemtë e Zotit dhe flasin gjuhën shqipe. Në vend se të merremi me këtë çështje, po marrim një rast të historisë, prej librit të parë të Evropës, poemën “ILIADA” të Homerit, të vitit 800 p.e.s., ku e gjejmë të përshtatur apo të përkthyer Himnin e Homerit, “Tokës, nënës së përgjithshme”, të cilën, e citon dhe e shkruan James Williamin Pandeli, ku thuhet:
“Do ti këndoj Tokës së begatshme, nënës së përgjithshme, nga të gjitha krijesat, më e moçmja. Ajo i ushqen të gjitha krijesat që janë në botë, në mbarë ato vende të mrekullueshme dhe në çdo shteg deti dhe në çdo gjë që fluturon; çdo gjë ushqehet nga boshllëku i saj.
Me ty; o mbretëreshë, njerëzit janë të bekuar me fëmijtë e tyre dhe janë të bekuar me të korrat e tyre dhe ty të takon t`i japësh kuptim jetës së njeriut vdektar, ose ta marrësh me vete. Është i lumtur njeriu që ti e shpërblen me kënaqësi! Ai i ka të gjitha gjërat me bollëk: toka e tij pjellore përplot me misër, kullosat plot me bagëti, e shtëpia e tij e mbushur me plot begati. Njeriu i tillë sundon drejtë; në qytetet e tij me gra të ndershme; pasuri e madhe dhe shëndeti i shoqëron ata; djemtë e tyre ngazëllehen me kënaqësi të përhershme e bijat e tyre me lule flokëqëndisur, luajnë dhe kërcejnë nëpër fusha përplot lule të njoma. Kështu, pra, janë ata që ti i shpërblenë, o hyjni e shenjtë, shpirt zemërgjërë”.
“Rrofsh, Nënë e Zotrave, grua e gjithësisë, më shpërble me përmbajtjen e kësaj kënge timen që ma gëzon zemrën!
E tani unë do të përkujtoj ty dhe me një këngë për ty”.
Nuk do mend se këtu u këndohet arbërësve, pra arbërve, shqiptarëve, atyre që në radhë të parë e populluan këtë kontinent, që flisnin shqip, që janë ata që i kushtojnë jetën “Mretëreshës”, “Nënës së Zotrave”, GEA (AT dhe ËMË), e që më vonë i thonë se ishte Dhé-Mitra, në gjuhën që e flisnim ne, dhe në gjuhën e përshtatur të asaj kohe përmes Danaeanëve e Kadmit (prej Afrikës dhe Egjiptit) greqishtes, Dhemetra, të cilët i thonë vetëm Demetra, pa një germë (në vend të shqipes, e cila e ka DH-në, por atyre nuk ua qet gjuha) , dhe është i njëjtë me emrin e parë, sepse Hyjniu apo Hyjnesha, zemërgjëra Dhemetra është ajo që ka bekuar të gjithë njerëzit e botës dhe i ka shpërblyer me fëmijtë e tyre të gëzuar; me të korrat e shumta e pasuninë e madhe, me tokën pjellore përplot me misër dhe kullosat me plotë bagëti, etj. që i japin kuptim jetës së tyre vdektare.
Kjo flet qartë për SHQIPEN, sepse që në zanafillë të jetës kishte kuptim. Nuk është një gjuhë e krijuar artificialisht “që në mesjetë”, me fisin “albanoi”, që ka mësuar të flasë shqip “me shkrimin e parë të formulës së pagësimit, me 1462”, dhe as me “ardhjen prej veriut” të shqiptarëve në shekujt e hershëm nga “stepat e rusisë” për të “zhdukur fiset mesdhetare”, e cila nuk është fare shkencë dhe thotë ate që e duan rusët, miqtë e tyre të shumtë, edhe shqipfolës.
Sikur kanë harruar këta “shkencëtarë” dhe dalin para nesh me “të vërtetat” e tyre të shumta, madje nëpër duart e “albanologëve” shqiptarë, që e falsifikojnë “shkencën e albanologjisë”. E fillojnë “historinë” e tyre dhe “historinë e Arbërit” që prej mesjetës, sikur nuk kanë parë me qëllim ëndërr tjetër. Ka në mes tyre edhe pak shkencëtarë shqiptarë, që paditurisht shkojnë nëpër “shkencat” e Rusisë e Greqisë, sikurse albanologu apo historiani shqiptar, Prof. Dr. Kristo Frashëri, me librin “Etnogjeneza e shqiptarëve” .
Ne, do t`i shqyrtojmë pra në vazhdimet e mëtutjeshme, disa të ashtuquajtur “shkencëtar” e “albanologë” të botës, të cilët do ti kritikojmë…

Filed Under: Opinion Tagged With: Brahim Avdyli, dhe shqiptaret, Evropa e Bashkuar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 714
  • 715
  • 716
  • 717
  • 718
  • …
  • 865
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES
  • Misioni i Madh i Studentave të Shkupit! Shqiptar bashkohuni studentave!
  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT