• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GJERMANIA DHE SHTETET E KORRUPTUARA TE BALLKANIT…

September 1, 2014 by dgreca

Opinion nga Ajet Delaj/New York/
Ne paranteze duhet thene se shtetet dhe shoqerite zhvillohen mbi bazen e shanseve historike pra si lideret e kombeve te vegjel apo te medhenj qofshin ata dine te kapin shanset per zhvillim e perparim per kombet e e tyre qe udheheqin.
Shqiptaret ne hapesirat e tyre ballkanike historikisht kane nxjerre lidere popullore por fatekeqesisht duhet thene se i kane munguar lideret shteterore ne 100 vitete e fundit kur shoqerite e perendimit ndertuan shtetet e tyre moderne funksionale ne sherbim te zhvillimit e perparimit te tyre.
Pergjithsisht ne shoqerite e pazhvilluara ballkanike lideret politik e shteteror i ngjiten popullit ne shpine si rriqnat dhe nuk i shkulen pa ja mbaruar gjakun apo hequr nje “cope lekure” apo me grabitjen e pjeshme apo te plote te thesrit te shtetit .
Ketu eshte gjithe problem i shoqerive ballkanike ku pa dyshim shqiptaret dallojne me primitivizmin e tyre ne kete fushe.
Pra lideret politike shqiptar ne tere hapsirat shqiptare ne ballkan nuk e pranojne konkurencen e vlerave ne politike, respektivisht nuk e pranojne gjarkullimin e elitave ne formacionet politike pamvarsisht rezultateve elektorale pasi asnjera pale nuk e respekton vullnetin e popullit te atij gjysme populli qe ka mbetur ne hapsirat shqiptare ne Ballkan pasi vullneti i gjysmes tjeter ne diaspore nuk ju intereson.
Me mire te themi e shikojne si rrezik te qendrimit te tyre perjetshem ne krye te partive shtetit e pushtetit pasi nuk munden ti blejne me nje thes miell, me kercenim per varferi duke i kercenuar, shitur e blere tera vendet e punes.
Nese themi qe politika ne hapsirat shqiptare ne Ballkan nuk e pranon alternative e vlerave ne politike respektivisht diktatoret e vegjel nuk e pranojne atlernativen si motor i shoqerive te lira as ne ne sferat e tjera te jetes shoqerore e politike pasi shtetin e kane kthyer ne sherbim te nje grushti njerzish sherbetore te kupolave e ekonomine monopol i po ketyre rriqnave.
Ky eshte realiteti i hillur i shoqerise shqiptare ne Ballkan ku sundimtaret i kane hypur ne qafe popullit dhe per ironi te fatit e rezultat i ketyre rriqnave te ndyra sic ka thene Gjergj Fishta shqiptaret jane populli me i varfer i Europes ne token me te bukur e te pasur ne tere boten nese i referohemi per njesi siperfaqje.
Ne kete dite halli jane shqiptare ne Ballkan jo se tjeret jane me mire por une po mundohem te qaj hallin tone kur fap vjen si rrufe e ndritshme konferenca e Berlinit dhe premtimi i Kancelares Gjermane se do ndihmoje vendet e Ballkanit ku per te miren tone gjithsesi Kryeministrin shqiptar e vuri ne krye te vendit ne sofren ballkanike.
Duhet thene , pranuar e mbase edhe falenderuar se Perendimi e ka ndihmuar edhe me perpara vendet ish-komuniste te Europes se Lindjes. Problemi madhor ne kete ceshtje eshte se nuk degjuam nga Kancelarja Gjermane asnje fjale per miljardat e meparshme dhe sa efikase kane rezultuar ato para qe popujt e perendimit i kane ndare per lindjen ish komuniste nga taksat e tyre.
Nuk u tha qe ndihmat e pakursyera dhe te pakushtezuara te perendimit ringriten ne kembe kriminelet komuniste ruse saqe “Brezhnjevi i Ri” po kercenon me arme nukleare tashme tere boten se fqinjeve ka kohe qe u ka hyre ne shtepi.
Ndersa ne anen tjeter ne ish hemisferen sovjetike u konsoliduan ca rregjime hibride te korruptuara deri ne gen, ku kriminelet komuniste e mafjoze u shnderruan me propogande ne democrat ku padyshim Ukraina si vendi me i madh i lindjes ish komuniste pas Moskes mbante vendin e pare edhe pse rusi i mori pjesen me strategjike te territorit te saje nuk e qiti kush nje pushke.
Nuk eshte se situate eshte me e mire ne vendet e Ballkanit sesa ne Ukraine persa I perket atishtetit antiligjit ku oligarket e rinj te panginjur as me gjakun e popullit te tyre qe i kane hypur ne kurriz se nuk po them gje per buken e mundesite e popullit per jete me te mire pasi ato paksohen cdo dite.
Nje gje e dine mire Gjermanet dhe aq me teper Kancelarja Merkel si ish lindore qe eshte se Gjermania eshte bere kjo qe eshte ne saje te implementimit te demokracise liberale te shtetit ligjor e respektimin e te drejtave te qytetarit gjerman.
Ne kete kuader i bej thirrje Kancelares Gjermane qe nese realisht ka vendosur te ndihmoje popujt e Ballkanit atehere duhet ti ndihmoje keta popuj qe te clirohen nga regjimet e oligarkeve gjakpires e kriminel duke ndikuar qe te vendosen regjime e qeveri legale te dala nga vota e lire e popullit se bashku me ata qe jetojne ne diaspore duke ndikuar e instaluar demokracine liberale e respektimin e lirive dhe te drejtat njerzore per pupujt e Ballkanit si parakusht i vetem dhe i domosdoshem per te kapercyer prapambetjen dhe varferine qe ka pllakosur kete pjese te kontinentit te Eoropes por realisht ballkanasit jetojne si ne Afrike.
Ballkani i ka te tera potencialet natyrore dhe njerzore qe te zhvillohet e perparoje si pjesa tjeter e Europes perendimore mjafton qe te qeveriset ne respect te lirive njerzore dhe ekonomike.
E nderuara Kancelare Merkel nese ndihma juaj do konsistoje ne implementimin e lirise dhe demokracise ne hapsirat ballkanike realisht i ke ndihmuar popujt e ballkanit dhe ne nje te ardhme te shkurter kjo pjese e Europes do behet pjese e BE , perndryshe do prodhosh vetem ca Yanukovych te rinj ne Ballkan anipse mbase pak me te vegjel e mbas nje viti popujt e ballkanit mbase do jene edhe me keq se jane sot.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ajet Delaj, DHE SHTETET E KORRUPTUARA TE BALLKANIT, E ME GJERE, gjermania

KOSOVE- GJYKATA SPECIALE NUK ËSHTË RASTËSI

August 29, 2014 by dgreca

NGA Avdyl Gërvalla/ Gjenevë/
Në Kosovë kanë ndodhur shumë vrasje politike pas luftes. Shumë prej tyre i kanë bërë të burgosurit me dënime të gjata për krime të ndryshme. Atyre Drejtësia e Kosovës ua mundëson të drejten për week-ende të lira, çfarë absurdi!?! Week-end, për mua është fund-java, e shtuna dhe e diela… Për këta vrasës week-end janë edhe ditët tjera të javës. Pas kryerjes së detyrës kthehen lirisht nëpër burgje dhe askujt s’i shkon as mendja t’i fajsojë ata kriminelë. Pra krimet i ndihmon edhe vet policia, ministria e drejtësisë dhe qeveria… Për këtë arësye të gjitha ato krime deri më tani ende nuk janë zbardhur… Por do të zbardhen, me Gjykaten Speciale, hiç mos u bëni merak… Në një dhomë të dëshmive, të mbrojtur nga policia zhduken dëshmitë, armet e përdorura gjatë likuidimeve të shqiptarëve… zhduket droga… zhduken para, shumë para… Sa qesharake!… bajram rexhepi shefi i policisë urdhëron keqtrajtimin e studentëve që demonstruan kundër plagiaturës… e në fund dëshmohet ky plagiat… dorëhiqet i apostrofuari… A mund të tërhiqet brutaliteti i policisë gjatë ndërhyrjes ndaj studentëve?… këtë do ta sqarojë bajram rexhepi… të gjitha këto paudhësi ndodhin në një vend, fatbardhësisht në sy të aleatëve… Eulexi dhe KFOR-i i dinë të gjithat dhe do të veprojnë… Krijimi i Gjykatës Speciale nuk është rastësi…

Avdyl Gërvalla
Gjenevë, më 26 gusht 2014

Filed Under: Opinion Tagged With: Avdyl Gervalla, GJYKATA SPECIALE, NUK ESHTE, RASTËSI

Ministër Enver Hoxhaj sa shqiptarë u vranë në Siri?

August 28, 2014 by dgreca

Nga Rrezart Kalaja/
Aktivizimi i qytetarëve të Kosovës dhe në veçanti i shqiptarëve në luftën e Sirisë po alarmohet me përmasa shqetësuese. Kjo dëshmon me faktin se për çdo ditë nga fronti i luftës së atjeshme lajmërohen se gjashtë shqiptarë që kanë luftuar në Siri përkrah organizatës terroriste ISIS, kanë mbetur të plagosur. Po kurohen në Shqipëri, Itali, e Greqi nga e cila identitetet e tyre mbahen sekret për arsye hetimore.
Ky është një skandal i madh. Terroristët e Al Kaedës të cilët luftojnë kundër qeverisë ligjor në Siri duhet të bombarduar me forcë, jo vetëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dheEvropës, po edhe nga çdo vend demokratik ,me i sulmuar forcat xhihadiste dhe terroristë si ne foto, që pjesëmarrës janë edhe shqiptarët !!!???…
Po ashtu edhe të vrarë mbërrini shifra marramendëse duke i hedhë në kosh plehrash të dhënën jo te saktë nga ministri i jashtmen Enver Hoxhaj .Minimizimi dhe fshehja e kësaj shifre u dhënë edhe nga organet shtetërore të policisë . Kurrë një shifër të saktë nuk e kanë dhënë, por shifra ma e larte ka qenë 20- 30 pjesëmarrës kosovar në luftën e Sirisë nga e cila shifra e 20 dhe 30-shit u kaluar vetëm si të vrarë në cilësinë terroristëve në atë zonë të luftës.
Pjesëmarrja e tyre me fëmijë dhe manipulimi me ta , është një vepër penale !
Një gjë edhe ma drastike e kane bërë edhe organet e BIK-ut që kanë mohuar edhe atë shifër, nga e cila ,secili organ përgjigjen, se nuk janë kompetentë për një gjë të tillë të japim të dhëna për këtë fenomen !. Lind pyetja vallë kush duhet me qenë përgjegjës për këtë masakër dhe barbarizëm që kryhet atje ndaj njerëzve të pafajshëm sirian duke i lënë me qindra dhe mijëra nëna , gra , e fëmijë të vetmuar pa buke , shkolla dhe kushte për të jetuar, madje pos mercenareve atje një pjesë e tyre kanë marrë me vete edhe fëmijë’?
Lajmet e fundit nëpër media, flasin se disa prind të humbur mendsh, kanë marrë me vete edhe fëmijët e tyre, që në përgjithësi ka shfaqur efekte mjaftë negative për opinionin kosovar .
Pjesëmarrja e tyre me fëmijë dhe manipulimi me ta është një vepër penale ,që në shtetet demokratike konsiderohen të dënueshme, pos nga organet e rendit edhe nga vet popullata!
Të ndalet terrorizmi i organizuar Qeveri , BIK dhe mercenar ekstremist me tru të shpëlara?.
Ky është tmerr , terror dhe një luftë speciale për ta zhbëre kombin shqiptar , për ta njollosur kombin shqiptar, qe kurrë se ka pas të merret me terror as me prerje kokësh !!!. Shteti duhet qe sa me parë të tregohet absolutisht i pamëshirshëm ndaj kujtdo që tenton të shkojë apo që udhëzon të shkojnë në Siri.
Përmasat e ekstremizmit kanë filluar të zgjerohen aq shumë, sa që shumë shpejt do të bëhet vonë. Duhet të tregohet “ZERO” tolerancë dhe mëshirë ndaj secilit ndjekës apo përkrahës të ekstremizmit dhe terrorizmit. A thau si do të arsyetohen para popullit , organet kompetente të Kosovës në maskimin dhe zvogëlimin e këtyre shifrave aq dramatike për demin e Kosovës që po përjeton nga terrorizmi i organizuar Qeveri , BIK dhe mercenar ekstremist me tru të shpëlara?.
SHBA Gusht 2014

Filed Under: Opinion Tagged With: Enver Hoxhaj, pyetje per Ministrin, Rezart Kalaja, terrorizmi

Sex-skandali Përtej meskinitetit të opinioneve…..

August 27, 2014 by dgreca

Opinion nga Raimonda MOISIU/ Hartford-SHBA/
Ngjarja e fundit që ka tronditur dhe alarmuar ndërgjegjen kombëtare, ka qenë prania për disa ditë me rradhë, në median e shkruar dhe asaj vizive, -e Skandalit të Sarandës, -ku një aktivist partiak është akuzuar për dëshirën e abuzimit seksual, ndaj një adoleshenteje,- e thënë ndryshe favore seksuale. Deri më tani në përjetësimin e kësaj historie të dhimbëshme ,- përtej meskinitetit të opinioneve,- që të gjithë jemi bashkëfajtorë, deri në çoroditjen e një fenomeni të komplikuar, që të gjithë jemi të viktimizuar, sepse po dëmtojmë aftësinë e vetë shoqërisë, për të kuptuar dinamikën
e rritjes së ndërgjegjësimit për këto fenomene të dhunës seksuale maskiliste, me bashkëjetesë politike e sociale. Me pak fjalë, ne u morrëm duke ushqyer opinionin publik dhe duke raportuar versionin e fakteve me personalizimin e fenomenit dhe të viktimave të vërteta të gjendjes sociale, qytetare dhe ekononmike, në formën e saj psikollogjike, jo vetëm si incident i veçantë por edhe kolektiv familjar. Duke bërë biografinë personale të tipit “luftë klasash” deri në detajin më intim të zonjës dhe familjes së saj. Nuk ka rëndësi se zonja e ka emrin Elvira apo Raimonda, nuk ka rëndësi se abuzuesi është i majtë apo i djathtë, por di vetëm atë, se duhet vlerësur në maksimum, Guximi & Kurajoja e saj femërore, -që denoncoi dhe vuri në pokerin e makutërisë, etjes së ankthshme, frikës drithëronjëse të hegjemonisë mashkullore, në pokerin e mureve sociale të korrupsionit dhe metastazave në rritje të realitetit, mllefeve të shfrenuara e impotencës së jetës social- ekonomike, dhe atë të elitës së të kamurëve dhe me pushtet, të zengjinëve pedofilë dhe perversë në moshë madhore, diskriminimin gjinor,- pasigurinë për jetën dhe pasigurinë e së nesërmes, – të vetes, vajzës dhe të krejt familjes së saj. Të jesh femër, është dhurata më e ndjeshme e njerëzores; gruaja është e bukur në shpirt, e brishtë, e dashur, e dhëmbshur, e fortë, këmbëngulse, me një shpirt sakrifice, gruaja di vetëm të marrë dhe të japë dashuri edhe atje ku s’merr, di të qajë, të gëzohet, të durojë dhimbje nga më të mëdhatë, e për më tepër është ajo, që sjell në jetë ardhmërinë, i jep jetë nga jeta e saj. Është për tu admiruar dhe vlerësuar, që institucionet shtetërore raportuan arrestimin e të dyshuarit, duke na dhënë kështu, shpresën e një sinjali të qartë, që u dërgua në të gjitha mendjet perverse, se incidente të tilla kurrë nuk do të falen, qoftë në vëndin e punës, në familje e shoqëri, por ata do të përgjigjen para ligjit, duke aplikuar standardet e aplikueshme ligjore, dhe jo vetëm kaq- por është edhe sinjali i mirë i shpresës për drejtësi, në sytë e ndërgjegjes së lënduar kombëtare. Ajo çka me të vërtetë tërhoqi vëmendjen time, në këtë shqetësim publik, është fytyra e dhunëshme e skandalit dhe e shoqërisë, çorganizimi i komunitetit, privimit ekonomik, pabarazia
sociale, imoraliteti dhe ndikimi i tendosjes së favorit seksual ndaj kontrollit social në nivel individual e shoqëror, -por që ka “gërvishtur” ndjeshëm deri në plagë therrëse , superstrukturën e vlerave njerëzore, etikën e komunikimit dhe moralit të shoqërisë.
Sot për sot, është shumë e vështirë dhe e komplikuar, por tejet e domosdoshme dhe sfiduese, për të negociuar me rishikimin e rrënjëve të abuzimit e dhunës seksuale e sociale, që vjen nga implikimet e mëdha të militantizmit patriotik në parti, perfitimit material dhe urisë mashkullore në emër të korrupsonit të këtij koncepti, duke e bërë ekzistencën e epidemisë së joshjeve dhe favoreve seksuale një realitet të vërtetë mjeran e të trishtë për qindra prindër, familje, vajza e gra të moshave të ndryshme. Ky realitet i këtij koncepti pervers ndikon pafundësisht në rritjen e fushëveprimit të
dhunës seksuale, fizike, sociale e ekonomike, nxit heshtjen në përkufizimin e këtij krimi të dhimbshëm njerëzor , i përdorur gjithashtu për të shënuar liri të plotë sociale e politike, të individëve burracakë, në dëm të fëmijëve, prindërve e familjeve në nevojë, por edhe të perspektivave kritike të rolit në marrëdhëniet e politikës e të shtetit me shoqërinë, dhe vazhdimin e kësaj dhune në të përditshmen njerëzore.
Rrethana të tilla si varfëria, mungesa e përkrahjes familjare dhe e shoqërisë që i rrethon, faktorët e tjerë të rrezikut të dhunës, sikundër; mungesa e shpresës dhe ndjeshmërisë, vetëvlerësim i ulët, mungesa e dukshme e mjeteve për të jetuar, impulsiviteti, pabarazitë e padrejtësitë sociale, kanë detyruar femrën e shkretë të shtrihen në krevatin e saj meshkuj të kategorive të ndryshme nga më ordineri deri te ai i ashtuquajtur VIP-i Politikës e Shoqërisë,-kundrejt parave, të shfryjnë epshet e pjesës së tyre shtazore, qoftë edhe vetëm për t’ju vënë bukë në tavolinë kërthijëve të tyre.
Abuzimi seksual vjen në forma të ndryshme verbale, duke ju shkelur syrin, gjeste, shaka dhe komente banalë jashtë etikës morale të komunikimit , sjelljet perverse në mjedisin përreth, që shihen si një mënyrë “normale” e komunikimit me seksin femër, dhe kur aktiviteti seksual kërkohet në këmbim të diçkaje, duke ofruar një vend të mirë pune, ngacmime dhe kontakte të padëshiruara fizike, etj. Nuk ka asnjë përkufizim universal të abuzimit seksual të fëmijëve. Karakteristika qendrore e çdo lloj abuzimi është prevelenca e pozicionit dominues të një të rrituri që e lejon dhe detyron një adoleshente në aktivitetin seksual, është prevelenca e vazhdueshme e dhunës, pedofilisë dhe perversitetit me ta/to. Një vajzë e re, adoleshente nuk mund të ndihet e mbrojtur apo e sigurtë, e cila është e pamundur, në rast se ajo ka përjetuar ndonjë lloj të traumave në formën e abuzimit seksual, perversitetit e manjakllëkut në jetën e saj, para ose ende vazhdon ta përjetojë. Traumat mendore zgjatin përgjithmonë dhe janë më të fuqishme se traumat fizike, si rezultat i përbashkët i abuzimit seksual. Që të gjitha këto konsiderohen jo vetëm forma të diskriminimit gjinor, por akte të tilla janë mëse të
dënueshme, të konsideruara të urryera dhe shkatërruese për shoqërinë tonë, ku viktima e para janë fëmijët-seksi femër-, duke i vënë në vështirësi familjen apo traditat sociale, që pa kompromis bëhen pre e pafajsisë dhe koshiencës së brishtë të tyre, për t’iu nënshtruar vuajtjeve verbale, emocionale dhe fizike. Ajo që ne duam sot për fëmijët tanë , është që ata të kenë aftësi këmbëngulëse, të nevojëshme e të domsdoshme për tu ndjerë të sigurtë dhe të jenë në gjendje të jenë vetvetja, dhe po aq e rëndësishme, për të arritur standartet e jetës në një shoqëri thellësisht demokratike.
Hartford CT USA
Gusht 2014

Filed Under: Opinion Tagged With: hartford, Përtej meskinitetit, Raimonda Moisiu, të opinioneve.....

Zoti i dergoi të parët në Shqipëri, Nënë Terezen dhe Amerikanët!

August 27, 2014 by dgreca

Kujtimet e një zyrtari të lartë amerikan – kur ra komunizmi në Shqipëri – vizita e parë e Amerikanëve në Shqipëri/
1991 : “Çfarë mund të bëjnë Amerikanët për të ndihmuar shqiptarët tash për tash?”Nëna Tereze : “Merrni shqiptarët në punë – Merrni ata në punë – “Get Them Jobs. Get Them Jobs” mbasi :”Shqiptarët janë të zotët e punës – dhe duke punuar ata e dinë të ndihmojnë vetveten”/
Nga BEQIR SINA, New York/
BENSONHURST BROOKLYN NY : “Kam pasur privilegjin të shërbejnë si administrator asistent i Byrosë së Evropës, kur ra Muri i Berlinit në vitin 1989, thotë në kujtimet tij zoti Carol C. Adelman një ish oficer i Shërbimit të Jashtëm për 12 vjet, në Departamentin e Shtetit. Sepse, thekson ai :”Shërbeva në kohën e vendeve ish komuniste në rilindjen e tyre, që edhe ato të bëheshin ashtu si kombet të lira, vendet e Europës Qendrore dhe të bëheshin edhe ato të Europës Lindore (EQL), të cilat, në atë periudhë ndryshimesh ishin në rrugën e përfituesve të ndihmës, së shumtë nga Perendimi dhe veçanërishtë asaj nga Shtetet e Bashkuara”.. Republika Çeke, kujton ai ishte e para që bëri thirrje për ndihmë por “jo tregtare,ndihmë politike”, po ashtu edhe Polonia ishte e shtyrë nnga SHBA, për të lëvizur më shpejt në ndihmën e privatizimit, si dhe bizneset e vogla, ashtu si Hungaria që ishte e gatëshme në të gjithë vendin, për ndryshime ku sipërmarrësit vjedhurazi i kishin fshehur ish-pasuritë e tyre, gjatë viteve të komunizmit. Sipas zotit Adelman një nga zyrtarët më të lart, amerikan për të ndihmuar vendet që po kalonin rënjen e komunizimit, dhe ndrrimin e sistemeve pas rënjes së Murit të Berlinit, thuhet se:” Ne(SHBA) ishim në gjendje për të ndihmuar këto vende sa më shpejt dhe me efikasitet për shkak të legjislacionit të ri,- që vendosën menjëherë këto vende për të tërhequr ndihma nga Perendimi dhe ngaqë e prisnim ndryshimin e sistemeve”. Dhe kështu Mbështetja për Demokracinë Europiane Lindore, në SHBA, kaloi nëpërmjet një akti ligjor që u quajt, Akti i 1990, i cili na lejonte për të shkruar vetë, sipas sistemit tonë të strukturuar të prokurimit; dhe na dha mundësinë për të punuar me lehtësi me institucione private. Për të ndarë edhe një shumë të madhe parash për të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore, duke eleminuar kështu sipas vendeve edhe atë çka ato e përcaktonin si funksionale dhe duke na lejuar ne, për të shpërndarë paratë bazuar në performancë, në vende- vende dhe sa më drejtë”. Mirëpo, thotë Carol C. Adelman një ish oficer i Shërbimit të Jashtëm për 12 vjet, në Departamentin e Shtetit, në një shkrim të tij “Kujtesa ime e artë e këtyre viteve është nga Shqipëria, një vend të vogël prej më pak se 3 milion njerëz, që kishin qenë të sunduar nga diktatori i egër stalinist më i fundit në kampin socialist, Enver Hoxha. Kur unë dhe Ekipi i parë i USAID-it kemi shkuar atje, në vitin 1991. Ne u “hapëm syt”, shqiptarëve se si të shkonin drejt hapjes së tregut të lirë e privat, dhe e përqëndruam ndihmën tonë duke ndihmuar në radhë të parë spitalet, që ishin në gjendje të mjerueshme, . Për shpërndarjen e ndihmave na duheshin e automjetet. Atje gjetëm vetëm 200 makina në të gjithë vendin, dhe një infrastrukturë të rrënuar totalisht. Në Tiranë, edhe një hotel që mburreshin komunistët, në kryeqytetin e Shqipërisë, dhe që e ofron për mysafirët e huaj – nuk kishte as ujë të nxehtë as drita as ushqim. Gjetëm burgjet përplot me të burgosurve politikë, të interrnuarit në kampe që ankoheshin ende në rradhët e bukës ose edhe e linin “bukë dhe ujë” vetëm për të dëgjuar “Zërin e Amerikës”, së bashku me fëmijët e tyre, të cilët thonin si kishte qenë i vetmi ushqim për për tre ose katër dekada që i kishte mabjtur gjallë”. Në kujtimet e tij zoti Adelman, thotë se ka parë me syt e tij vizitën historike të ish Skretarit të Shettiti James Baker në Tiranë. “Kur James Baker – Sekretar i Shtetit, në atë kohë shkoi për të vizituar Shqipërinë, ai arriti në në Tiranë, në verën e vitit 1991. Më shumë se 500.000 shqiptarë brohorisnin si të ” çmendur” USA- USA- Baker! Baker!”. Dhe shton, ne Amerikanëve na bëri shumë përshtypje, sesi në “Në një vend që kishte qenë i shtypur plotësisht për një gjysmë shekulli, ku Shtetet e Bashkuara ishin “mitizuar” nga propaganda komuniste tek njerëzit në Shqipëri, si të mishëruarit djallit (imerialistët amerikan)- “armiqët’ më të rrezikshëm të Shqipërisë socialiste, ai(James Baker – Sekretar i Shtetit, në atë kohë ) u prit si një hero.” Unë, thotë ai për vete u befasova kur pash me syt e mi se se 40 për qind e shqiptarëve flisnin një gjuhë të huaj – përfshirë edhe anglisht, dhe se një emër popullor për fëmijët ishte edhe emri Wilson. Mabsi kuptova se nuk harrohej ajo çfarë ka bërë për Shqipërinë presidenti i SHBA Woodrow Wilson. Pra, edhe më skeptikët e dëshirës së lindur të njerëzimit për liri dhe demokraci, e kishin kuptuar mesazhin që po përcillte SHBA, në Shqipëri”. Kur ish presidenti i parë demokrat i sapo zgjedhur, Prof.Dr. Sali Berisha, u pyet nga zyrtarët e lartë Amerikan, se si SHBA mund të ndihmojnë më mirë, Shqipërinë në ato momente, ai u përgjigj: “Ne kemi një zemër demokratike dhe një mendje demokratike që janë të mbërthyer në një trup bolshevik për gati gjysmë shekulli por që syt i kemi pasur gjithmonë nga Perendimi dhe SHBA”.
Nëna Tereze : “Merrni shqiptarët në punë – Merrni ata në punë “Get Them Jobs. Get Them Jobs” ” Ajo që unë kujtoj më dashuri nga Shqipëria, e viteve 1991, është se jam u takuar me shqiptarët më të mrekullueshm, si ikona shqiptare Nënë Tereza. Ishte rasti i parë për t’u takuar me një njeri të shejtë që kishte shkuar në Shqipëri, për të ndihmuar fëmijët shqiptar në ato vite- Ajo kishte hapur një shtëpi bamirësie në Tiranë, me infermieret dhe kujdestarët e Shoqatës “Nëna Tereze”. Unë për herë të parë eci përkrah Nënë Terezes dhe Zëvendës Sekretari amerikan i Thesarit John Robson, ndërkohë që Nëna Tereze me ” dukej se kurrë nuk ndalej në lëvizjet e saj”, ajo në tokën e prindërve të saj me “dukej se ishte shumë më gjallë kur vinte puna për të ndihmuar njerëzit e gjakut të saj “. Në shkrimin e tij zoti Adelman sqaron se Zëvendës Sekretari amerikan i Thesarit John Robson, dhe unë ishim në Shqipëri verën e viti 1991 për të ndjekur nga afër të caktuar nga Qeveria amerikane, udhëtimin në Tiranë të Sekretarit të Shtetit James Baker, dhe për të hartuar programet e asistencës të Qeverisë Amerikane që do të iu përgjigjëshin nevojave shqiptarë dhe dëshiratve të tyre” në atë periudhë tranzicioni.. Nuk më harrohet kurrë thotë, ai se ndërsa ishim duke ecur me Nënë Terezën, në pistën e aeroportiti të Tiranës, unë e pyeta Nëna Terezen : “Çfarë mund të bëjmë ne Amerikanët për të ndihmuar shqiptarët tash për tash?”
Ajo qëndroi dhe mu kthye dhe me shikim nga lart( nga qielli – Zoti) dhe më pa mua drejt në sy, duke mu përgjigjur me plot zemër: ” “Merrni shqiptarët në punë – Merrni ata në punë – “Get Them Jobs. Get Them Jobs” “. “Ajo qëndroi përsëri përpara meje në mënyrë të qartë dhe me një zemërgjerësi, duke më thënë se :”Shqiptarët janë të zotët e punës – dhe duke punuar ata e dinë të ndihmojnë vetveten”.
Mungesa e ushqimit në Shqipëri kishte arritur nivele të krizës, në atë kohë. Në përgjigje, të asaj i menjëhershëm dhe që nuk priste kohë ishte fakti që ushtria amerikane filloi nga shpërndarja në ushqime – gjysmëgati për të ngrënë – sipas një plani qeveritar të USAID Meals Ready to Eat (MREs). Aeroplani i parë amerikan i ngarkuar me Meals Ready to Eat (MREs), në Shqipëri, u ul në një pistën me “gunga”, bar dhe me fshatarë që kullosinin në fushën fqinj, delet, dhitë dhe lopët .
Kurse, Nënë Tereza, u bashkua me qindra shqiptarë të tjerë që po presin avionin ushtarak në këtë aeroport të vogël. Kur aeroplani ndaloi në fund të pistës, piloti, dhe ekuipazhi me komandën ushtarake doli nga kabina, shqiptarët brohoritën USA – USA dhe nxituan drejt aeroplanit. Ata ngelen të habitur sidomos kur për herë të parë panë një aeroplan amerikan dhe për herë të parë panë se piloti ishte një 20-vjeçarë. Nënë Tereza u ndal dhe të gjithë njerëzi u rreshtuan pas saj – përfshirë, pilotin, ekuipazhin dhe komandën ushtarake, Zëvendës Sekretari amerikan i Thesarit John Robson dhe unë me zyrtarët e tjerë pas saj, :”Kur Nëna Tereze, nisi e kreu bekimin e saj – duke filluar me shpërndarjen tespihe dhe lutjen tek Jesusi duke bërë kryq” . Ajo hipi nëpërmjet shkallve në aeroplan, u ngjit mbi ndihmat duke qëndruar mbi to duke dhe nisi përsër “duke mbajtur duart lart ne dëgjuam lutjet e saj, teksa ajo mbylli sytë dhe i bekoi – ndihmën për popullin shqiptarë”. Shqipëri, thotë në kujtimet e tij ish – Administratori asistent i Byrosë së Evropës, kur ra Muri i Berlinit në vitin 1989, zoti Carol C. Adelman një ish oficer i Shërbimit të Jashtëm për 12 vjet, në Departamentin e Shtetit. edhe një herë, më kujtojë atë sesi :”Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë njerëzit që të u kthehen tek ëndrrat dhe shpresat e tyre që ato të bëhen në realitet, Departamenti i Shtetit dhe ushtria amerikane mund të punojnë së bashku, për të ndihmuar njerëzit në nevojë në mbarë botën”

Filed Under: Opinion Tagged With: Beqir Sina, Carol C. Adelman, Nene Tereza, Papa Gjon Pali

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 720
  • 721
  • 722
  • 723
  • 724
  • …
  • 865
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES
  • Misioni i Madh i Studentave të Shkupit! Shqiptar bashkohuni studentave!
  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT