• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHTETI I MAFJES TERRORIZON SHQIPTARET, U VRET TE ARDHMEN

June 29, 2014 by dgreca

I ndieri Santo u nis per ne banesen e fundit me nderime te medha nga te gjithe megjithse jo te gjithe qe folen mire sot kane folur keshtu dje ne parlament, TV e gazeta megjithse sinqerisht nuk dua t’ju besoj plotesisht as atyre qe folen sot e as atyre qe kane folur apo shkruar dje. Megjithate keshtu e kemi ne shqiptaret. Ajo cfare me ka bere pershtypje eshte nje deklarim i shoferit te te ndierit dhe disa miqve te tije se Santo e kishte pikasur qe e ndiqte nje motor pas makine.
Por ajo cfare te cudit me shume eshte se media e komanduar e Tiranes as qe i referohet apo ndalet ne kete fakt trondites. E them me plot goje se eshte nje fakt trondites. Si eshte e mundur qe i ndieri Santo me aq shume “miq” ne Shtet, Pushtet dhe Opozite qe u pane ne funeral nuk e kishte njerin te besuar qe ta qante kete hall te madh qe e kishte zene tashme por ju kishte thene vetem ca miqve te ngushte ne nje darke sigurisht te ngushte.
Sherbimi informative deklaron se nuk kishte asnje informacion apo denoncim rreth ketij fakti se policia jo e jo. Une shpreh bindjen e plote se i ndieri Santo nuk kishte se si te ishte aq menefrego ne nje Shqiperi ku vrasja me pagese nga kriminel profesioniste eshte tashme nje industry e tere kriminale.
Ajo cfare shpreh po me bindje se ai nuk besonte ne asnje nga keta “miqte e tije” te shumte qe ishin sot ne funeral.
Po qytetari i thjeshe i republikes se bananeve shqiptare ku e perplas koken qe nuk ka as miq as para per te zgjidhur hallin e tij?
Ky eshte vertetim praktik i thenjes se gazetarit investigative Italian Saviano se ne tere boten ka mafie kurse ne Shqiperi mafia ka shtet. Shqiptare mos prisni gje nga aji qe quhet shtet shqiptar qe vjedh voten e token pasi do ju marre edhe koken ashtu sic kane marre ne keto 17 vitet e fundit mbi 10 mije koka shqiptaresh ,popull te thjeshte , politikane, biznesmene. Problemi eshte vetem tek radha per ne te tjeret keshtu sic po shkojne punet.
Shkruani me pseodonime ne forume, mbushni sheshet e Shqiperise duke brohoritur banditet e radhes dhe shiteni voten me nje thes miell se me siguri radha do pershpejtohet. Gjysmen e popullit shqiptar i kane detyruar te braktisin Atdheun duke ju mohuar edhe te drejten e votes e cfare kane mbetur po i vrasin diten per diell duke ushtruar terror te hapur mbi popullin e biznesin.
A e kuptojne te ashtuquajturit politikane shqiptare se vrasja e Artan Santos para Kryeministrise e ne zonen me te populluar e vitale te Kryeqytetit Shqiptar eshte akt terrorist mbi shqiptaret mbi biznesmenet, mbi turizmin pra mbi te tashmen e te ardhmen e shqiptareve.
A ka zgjidhe per shqiptaret kjo situate. Sigurisht qe ka. Dilni ne shesh masivisht kunder kesaje gjendje katastrofike kriminale, ekonomike, te respektimit te lirive dhe te drejtave themelore te njeriut e zbatimit te legjislacionit ne Republiken e Bananeve se atje do gjeni lideret tuaj respektivisht shpetimin nga thonjet e pergjakur te krimit qe po ju merr per dite jeten, nderin, dinjitetin e te ardhmen e femijve tuaj shpesh here se bashku me femijet..
Lirine dhe demokracine respektivisht prosperitetin e deri tek buka ne tavoline do ti kene ata qe luftojne qe ti ken. Per lypsin ka vetem ndonje lemoshe te vogel ne te radhe e shqelm bythve ne te shpeshte. Zgjidhni!!!!!!!!!!!

Ajet Delaj

New York

Filed Under: Opinion Tagged With: Ajet Delaj, E VRET, shqiptaret, SHTETI I MAFJES TERRORIZON, TE ARDHMEN, u vret

Koha dhe frika për ta pasqyruar në libra

June 29, 2014 by dgreca

Nga Arjan Th. Kallço/
Koha, me të drejtë apo jo, është fakt të cilin nuk mund ta ndryshojmë dot, ndahet në dy pjesë: koha që nuk është e jona, e shkuara dhe koha që është tërësisht e jona, e tashmja, e jetueshme, e zotërueshme, e shpjegueshme. Nëse kohën e sotme nuk e kapim në udhëtimin tonë, pra ndihemi të pazotë që ta bëjmë tonën, të shkuarën nuk mund ta kapim dhe as mund ta kuptojmë plotësisht. Koha e sotme në thelbin e saj është reale dhe ne përballë saj nëse duam jemi racionalë, koha e shkuar mund të konsiderohet reale vetëm nga paraardhësit, ndryshe nuk do ta zbulonim kurrë dhe para saj do të ishim irracionalë, pra në art do të mbizotëronin emocioni, finksioni dhe një imagjinatë e pafund nëpër vepra. Koha e pajetuar ngjan me një të panjohur që fizikisht nuk e ke përballë, edhe nëse e ke nuk arrin dot ta zhbirosh, ndërsa koha e tashme fizikisht është e perceptueshme dhe e vrojtueshme dhe si e tillë edhe e tregueshme. Të vërtetat tek kjo kohë nuk kanë nevojë për zbulime, por vetëm për shpjegime dhe interpretime, sepse realisht ekzistojnë shfaqjet e të vërtetave. Nëse këto fakte ua parashtron filozofëve, natyrisht do të marrësh gjykime dhe interpretime shpesh subjektive, por nëse ua parashtron shkrimtarëve, arti mund t’i detyrojë ta shprehin ndryshe realitetin. Por nuk e kuptoj përse një farë frike për të shkruar për të tashmen, pasi do të ishte detyra më e lehtë, sesa të merreshe me të shkuarën krejtësisht të panjohur dhe që nëse e sjell, duhet ta shpikësh në faqet e tua. Ndoshta bëhet fjalë për një lloj tjetër frike ku koha nuk na shfaqet e plotë dhe të vërtetat të fshehura pas ideologjive apo propogandave mashtruese në dukje. Një shkrimtar duhet ta ketë sensin e nuhatjes, përveç pesë të tjerave, për të kuptuar se jo të gjitha të vërtetat që thuhen janë të vërteta absolute. Në Itali, në djepin e kulturës botërore, Firence, me konceptet e kohës dhe frikës ndaj së tashmes, u përballën gjashtë shkrimtarë, gjashtë mjeshtra të romanit bashkëkohor : Emmanuel Carrère, Michael Cunningham, Tom McCarthy, Jonathan Lethem, Maylis de Kerangal dhe Edmund Ëhite, të ftuar në edicionin e Tetë të Çmimit Gregor von Rezzori, vlerësim letrar i lidhur me figurën dhe veprën e shkrimtarit austriak që ndërroi jetë në vitin 1998. Në këtë debat mori pjesë një gazetare italiane që na e sjell të sintetizuar bukur në dy fletë formati debatin mes atyre që janë hidhtarët e letërsisë bashkëkohore, vrojtuesit më të zjarrtë, mendimtarët më në zë, por që përballë të tashmes gjenden si fëmijët para abisë së njohjes.
Marrëdhënia e parë është ajo me kohën, iluzioni se ekziston një pikë takimi mes kohës së njerëzve dhe shkrimit dhe që pikërisht në atë kryqëzim fshihet sekreti i tregimtarit të sotëm : Mendoj se bota jonë, e tashmja është një orizont i dhunshëm dhe kompleks, ku bashkëjetojnë dhe përplasen realitete të shumta : një kohë në të cilën gjithçka ecën dhe lëkundet në shumë drejtime – deklaron autorja e volumit Lindja e një ure dhe fituesja e çmimit Von Rezzori, Maylis de Kerangal. Ky tension – vazhdon ajo – është materiali i parë i librave të mi : të jesh bashkëkohor do të thotë të jesh në empati me të tashmen dhe romanet e mi duan ta shprehin këtë empati. Kjo nuk do të thotë të dal nga loja apo të dal në pah duke mbajtur fjalime për këtë epokë apo të përpunoj një moral. Për mua të shkruaj është njëlloj sit ë trupëzohem në fluksin e botës, të ndodhem brenda.
Francezja De Kerangal, 47 vjeçe, duket se është e vetmja në rehatin e vet me bashkëkohësinë, e devotshme ndaj përpjekjes për ta përshkruar. Për Tom McCarthy, autori i librit C, çdo roman që kërkon të bëhet pasqyrë e së tashmes vetëdënohet me parëndësinë. Shkrimtari londinez citon poetin Stéphane Mallarmé: Nuk ka të tashme, jo – një e tashme nuk ekziston…i keqinformuar ai që deklarohet bashkëkohor për veten, duke dizertuar, duke uzurpuar me të njëjtën paturpësi, kur një e shkuar përfundoi dhe një e ardhme vonon, apo kur të dyja përzihen dyshuese që ta maskojnë skartimin.
Edmund White, autor kult i letërsisë amerikane, rrëfen se është i trembur nga e tashmja : do të kisha frikë të shkruaja një roman për epokën tonë. Nuk jam ndjerë kurrë pjesë e kulturës bashkëkohore. Është një argument për të cilin ballafaohem shpesh me miken time Joyce Carol Oates: të dy preferojmë të zhytemi në të shkuarën e afërt, vitet ’70 – ’80, një kohë që besojmë se e njohim. Por nuk është çështje moshe, White, 74 vjeç, pedagog i shkrimit krijues në universitetin e Princetonit, tregon se studentët e saj janë të terrorizuar nga ideja që të tregojnë konfliktualitetin shoqëror dhe ekonomik fryt të krizës : Janë gati të shkruajnë për çdo argument, për jetën e tyre seksuale si një traumë personale, por nëse u kërkon të matesh me klasat shoqërore apo vetëm ta përcaktojnë statusin ekonomik të personazheve, atëherë tërhiqen prapa. Për shpjegimin White i drejtohet Alexis de Tocqueville: Filozofi pohon se Amerika është vendi ku nuk lejojhet të përshkruhen njerëz të tjerë, Është një lloj censure shoqërore dhe të rinjtë nuk dinë sesi të sillen me tabutë. Janë ekspertë pë rata që unë i quaj romane peace corps, trupa paqe, reflektime mbi vitin e tyre në Indi apo Afrikë, por të paaftë ta tregojnë Amerikën e sotme. Dhe ja tek shfaqet ideja fikse e dashur për kritikët e romanit të madh amerikan, ajo vepër e aftë më shumë se të tjerat ta inkuadrojë dhe transmetojë të tashmen.
Një iluzion për Michael Cunningham, çmimin Pulitzer për veprën Orët dhe autor i Mbretëreshës së borës që del më datën 25: e ke takuar ndonjëherë një dashuri që t’i kënaqë të gjitha dëshirat dhe nevojat? Të shikohesh si vetëm ti, as edhe ti, ia del të shihesh? Është e pamundur sit ë gjesh romanin e madh të kohës sonë – deklaron bindëse. Libri i madh i së tashmes përbëhet nga dhjetëra vepra, secila përmban një aspekt që – vetëm bashkë me të tjerët – përbën një tregimatri të plotë. Cunningham shton një vërrejtje që tingëllon gati një paraljamërim për më të rinjtë : Nuk duhet kurrë të kesh iluzione që të hysh në histori, por përulësia të bësh pjesë me kontributin tënd të vogël.
Jonathan Lethem, i përshkruar shpesh si një shkrimtar i zoti në kapjen dhe përshkrimin e kontradiktave në Amerikën e sotme, nuk ka nevojë për kritika : Është një ide fikse që ka të bëjë vetëm me ambicjet. Sa herë që kritika e një vepre merr këtë drejtim, nuk arrijmë asgjëkundi. Amerika nuk ka nevojë për një portret të vetëm, ashtu si letërsia nuk do një libër të vetëm apo tregimtar të vetëm që zotëron si një general në kalë. Letërsia është dialog, librat lindin duke ndjekur valën e librave të tjerë, në oqeane të krijuar me romane por edhe një letërsi kombëtare është më pak e rënmdësishme se një zë njerëzor që këmbëngul të kërkojë shprehje dhe forma përtej kufijve, përmes identiteteve të qëndrueshme dhe historike.
Emmanuel Carrère, autori i Limonovit, mbart vështirësitë e përshkruara nga Lethem në një nivel tjetër : atë të raportit me shtypin që shpesh u kërkon shkrimtarëve të bëhen opinionnistë të politikës së brendshme dhe ndërkombëtare : Qysh kur fillova këtë zanat objektivi im i vetëm ësgtë të shkruaj diçka që të ishte në të njëjtën kohë e vërtetë dhe e dobishme. Pra ia njoh vërtetësisë së shkrimit vlerën e madhe, pro në të njëjtën kohë, nuk u zë besë opinioneve të mia. Në Francë pas zgjedhjeve i kërkuan opinione, por ai thotë : Nuk ndihem mirë në atë rol. Jo sepse nuk më intereson, sigurisht jam i lumtur për fitoren e Marine le pen, por e pyes veten se përse mund të shërbejë opinion im. Carrère e ka metodën e vet : më duhet të kaloj të paktën 10 ditë me njerëzit që votuan Frontin nacional dhe të kuptoj kush janë, në fund të provoj t’i portretizoj një për një. Unë mund të bëj këtë : portrete, të mos shpreh teori. Tek libri jetë që nuk janë të miat flas për probleme reale që u përkasin personave që i kam takuar dhe studiuar. Jam shumë i lumtur që e shkrova, sepse e di që ishte një punë njëkohësisht e dobishme dhe e vërtetë. Unë ndihem në vendin e duhur, vetëm kur opinionet e mia i nënshtrohen kompleksitetit të reales. Koha e ngadaltë e shkrimtarit ndaj kohës së shpejtë të lajmeve.
Momenti i dytë është raporti i tyre me teknolgjinë e sotme që duket se po i përmbys të gjitha parashikimet e deritanishme, sepse në mos i gjithë rruzulli është i dashuruar me të, por shumica nuk mund të mos e ndiejë joshjen e saj dhe të bjerë në kthetrat skllavëruese të një teknologjie që mesa duket edhe robotin e nxori jashtë loje. Teknologjia nuk pati asnjë impakt real në veprimtarinë e tij : Nuk veproj ndryshe sesa 20 vjet më parë; ende sot, nëse kam nevojë urgjente për informacione, rend ta blej një libër, nuk i drejtohem internetit. Nuk bëhet fjalë për nostalgji ndaj erës së letrës. Nuk e kuptoj kush është krenar për injorancën e vet teknologjike, unë dua të domino mjetet e reja, por nuk jam në gjendje. Për Cunninghamin dhe veçanërisht media sociale po e ndikojnë kërkimin e tij : FB është një vend i mrekullueshëm që ta njohësh jetën e të tjerëve që të mbledhësh histori prej të panjohurve që nuk do t’i takosh kurrë, të ardhur nga e gjithë bota. Edmund White është i bindur se rrjetet do të kenë një rol edhe në stilin e shkrimtarëve të ardhshëm. Laboratori I vrojtimit janë edhe një herë studentët e tij të Princetonit : shkrimi u kap nga teknologjia që po e plazmon; romanet sot janë më të shkurtër dhe plot informacione. Të mësuar duke shkruar pastime dhe cicërima, të rinjtë e kuptojnë vlerën e efikasitetit të tekstit. Ka më pak fjalë. Për sjelljen reaksionare të shumë shkrimtarëve dhe intelektualëve ndaj teknologjisë, Jonathan Lethem paralajmëron : artistët nuk janë radikalë me përcaktim. Janë si kanarinat në minierat e qymyrit dhe kjo shpesh do të thotë se janë të fundit që i përshtaten mjedisit. Më i butë McCarthy, që ia dedikoi karrierën studimit të së shkuarës letrare dhe imagjinatës së të ardhmes : bota e romanit mainstream është konservatore, por nëse mendojmë për autorë dhe mendimtarë si letraro-filozofët Joyce, Kafka, Heidegger, Virgilio janë përballur zgjuarsisht me teknologjinë gjatë gjithë jetës së tyre. Përcaktuese Maylis de Kerangal: padyshim bota kulturore ende nuk di ta shohë poezinë që e përmban bota e teknikës, as çështjet gjuhësore që përfshihen në të.

Filed Under: Opinion Tagged With: Arjan Th Kallco, Koha dhe frika për ta pasqyruar në libra

“LAZARATET SHQIPTARE”

June 29, 2014 by dgreca

Shkruan:Fadil LUSHI/
Në ndërtimin e kryetitullit të këtij vështrimi gazete pa dyshim se më “ndihmoi” deklarata e paradokohshme e kryeministrit në detyrë të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, i cili duke akuzuar sistemin e drejtësisë shqiptare, pos të tjerash, tha: “Gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar janë njësoj si Lazarati, t’i shporrim! Nuk mund që, nën ombrellën e pavarësisë, këta gjykatës të korruptuar të marrin jetë njerëzish të pafajshëm, janë bashkëfajtorë dhe bashkëvrasës sa herë një i pafajshëm humb jetën dhe sa herë një vajzë trafikohet apo dhunohet nga njerëz të liruar prej tyre… Ju siguroj që nuk po rrimë (dhe nuk do rrimë) duarkryq, por po përgatitemi shumë mirë dhe ofensiva do të fillojë dhe nuk do të ndalet deri kur në Shqipëri të vendoset normaliteti që është jashtë kontrollit të të gjithëve”! Ne, që i referohemi kryeministrit, do të bëjmë përpjekje që të mos e interpretojmë deklaratën e tij, përkundrazi, do t’ia përshtatim shkrimit a vështrimit në vijim.
Një ditë, një miku im, i cili në vigjilje të muajit të bekuar të Ramazanit ishte “bërë tapë”, më parashtroi një sërë pyetjesh, kurse ca prej tyre “fiqiri” im nuk i regjistroi dot. “Muhabetin” e filloi me pyetjen…, ti, miku im i “dashur”, pa më thuaj, a mos vallë, është e vërtetë se këtej pari në Tetovë, edhe ne “kemi një Lazarat të Gate Mahmutajt”. A mos vallë prindërit tanë dikur kishin bërë dashuri në çdo “vakt”, a është e vërtetë se shqiptarët, në çdo kohë e pa kohë, “bëjnë bajram” me njëri-tjetrin, a mos “ndoshta” (s)është e vërtetë se disa “taze politikanë” shqiptarë nuk komunikojnë me njerëz fukarenj dhe me të tjerë të tillë në nevojë…, a mos vallë ne shqiptarët për nga natyra a edhe për nga karakteri (nuk) jemi më të mirët e Gadishullit Ilirik…, a mos vallë (s)është e vërtetë se ne shqiptarët vlerat i kemi “nën këmbët tona të palara e me ferra”…, a mos vallë “çallëmin, paragjykimin dhe megalomaninë” i kemi “virtyt apo ves të fshehtë”…, a mos vallë nëpërkëmbja e së folmes a standardit të gjuhës shqipe (që natë e ditë ulërijmë duke thënë se kjo gjuha jonë është më e mira në “dynjanë” njerëzore) me njëfarë dore (nuk) është një “krim a edhe trafikim i organizuar”…, a mos vallë të gjithë ne (nuk) jemi pjesë e atij “krimi” apo, në instancë të fundit, toptan do të shtiremi e do të themi se e gjithë kjo u takon atyre që janë të paguar ta çrrënjosin këtë të keqe dhe, kur këtë nuk do ta bëjnë, atëherë do të themi se duhet të shporren prej aty ku kanë zënë vend pa merita. A mos vallë kësaj gjuhe standarde i duhet një ligj serioz dhe i qëndrueshëm, një ligj që do të dalë në mbrojtje të saj nga “klandestinët dhe trafikantët lazaratas”…, që mbase do të jetë bashkëvrasës a edhe bashkëfajtor i asaj katrahure…, a mos vallë edhe mësuesi, edhe prindi, edhe mjeku, edhe doktori i shkencave, edhe shkolla edhe universiteti do të jenë bashkëfajtorë në denigrimin e fjalës së shqiptuar a të shkruar keqas…, apo të gjithë atyre që i përmendëm do t’u mundësojmë të vihen në rolin e “fshatarëve të Lazaratit”(!?)…, a mos vallë në një kohë të afërt gjithsecili prej nesh do të ketë nevojë të pajiset me Fjalorin shqip-shqip, a thua vallë një ditë ne nuk do të merremi vesh me njëri-tjetrin…, apo në fund gjithë këtë katrahurë do t’ia faturojmë armikut, perandorive gjegjësisht pushtuesve tanë shekullorë apo edhe marangozit, bujkut, blegtorit, stërgjyshërve tanë të paarsimuar, pothuaj edhe dreqit.
Këtij mikut tim, që hiqet vijimisht për hiperbolik dhe hiperkulturor dhe të cilin padrejtësisht (që në fillim) e “përgojova dhe e paragjykova”, i thash troç: Ore “qerrata”, lëri këto “muhabete” se gjuhën standarde shqipe nuk ka as ligj e as bir nëne që do ta mbrojë nëse ti, unë dhe shumë të tjerë nuk e ushqejmë, nuk e humanizojmë dhe nuk e fisnikërojmë. Nuk më dha përgjigje, përkundrazi “muhabetin” e vazhdoi me atë pyetjen e tij të preferuar: “a mos vallë” ti, miku im, bashkë me mua dhe të tjerë njerëz profesionistë, do të duhet në vijimësi t’i “aminojmë” jovlerat kulturore, politike dhe ato arsimore, a nuk sheh se na mungon forca e ndërgjegjësimit sa i përket zallamahisë që na ka kapur për fyti…, a mos vallë (nuk) është e vërtetë se ne shqiptarët ditë për ditë ndërtojmë “istikame si ato të Lazaratit” prej nga do të vrasim idetë fisnike të njëri-tjetrit…, a mos vallë (nuk) do të ndërtojmë labirinte që më pas, ashtu vullnetshëm, do të futemi në to dhe më pastaj nuk do të dalim dot kollaj nga aty…, ti, miku im, a nuk të shohin sytë se “armiqtë tanë” gjithandej na “ndërtojnë udhëkryqe” ku ulemi ashtu rehatshëm këmbëkryq dhe bythëpraptas dhe që më pastaj s’dimë nga t’ia mbajmë, nga e djathta, nga e majta, përpara apo…, thjesht bëhemi njësh me udhëkryqin, thjesht bëhemi njësh me dyshimin, bëhemi njësh edhe me hulatë e shpresat e kumarxhiut.
Sot gjithsecili mund të parashtrojë pyetjen se cila është marrëdhënia e jonë me vlerën, me kulturën dhe me historinë. Të gjithë ata që kanë hise në trashëgiminë letrare, artistike, shkencore e të tjera trashëgimi, këtë marrëdhënie nuk kanë të drejtë ta shpjegojnë ndryshe, në shpjegimin e kësaj marrëdhënie nuk kanë vend joprofesionistët, në veçanti ata të cilët vlerat i shndërrojnë në jovlera a në “babëzi” (kolektive), nuk kanë të drejtë joprofesionistët të cilët për një post jomeritor dhe për pak lekë “shtrëngohen” ta heshtin hallakamën kolektive, nuk kanë të drejtë ata të cilët e “aminojnë muhabetin akademik dhe shurdhues, që në vijimësi për kryefjalë e kallëzues kanë paragjykimin dhe fjalën e rreme”…, nuk kanë të drejtë ta “binjakëzojnë” parimin me joparimin, standardin me jostandardin. Që kjo marrëdhënie të humanizohet, të avancohet dhe të emancipohet, fillimisht duhet të përjashtohen të gjithë ata të cilët padrejtësisht kanë zënë vend në të…, thjesht duhet të shporren si ata “gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që janë njësoj si Lazarati, që kultivon të keqen kombëtare”!? Tekefundit, nëpërkëmbja a edhe anashkalimi i marrëdhënies ndërmjet profesionistëve, me një farë dore është një “krim i organizuar” ndaj shkencës, ndaj gjuhës, ndaj kulturës, ndaj qenies sonë, ndaj…

Filed Under: Opinion Tagged With: "LAZARATET SHQIPTARE", Fadil Lushi

Sa ia vlejti që të zbuloi sekretet amerikane të mbrojtjes

June 29, 2014 by dgreca

Para dy vjetësh Julian Assange ishte njeriu më i famshëm në botë, ndërsa tash po “ kalbet” në Ambasadën e Ekuadorit, në ballkonin e së cilës del nganjëherë dhe mallkon Suedinë që po e kërkon për shkak të përdhunimit/
Nga XHAVIT ÇITAKU/
Julian Assange para dy vitësh ishte njeriu që më së shumti kishte zënë vend në mediat e shkruara dhe elektronike në gjithë globin tokësor. Mirëpo, tash ai rri ulur dhe po “ kalbet” në Ambasadën e Ekuadorit në Londër pa pasur guxim asnjëherë të dalë jashtë apo se paku të bëj përpjekje për të “ ikur” në ndonjë vend tjetër. Po të mos ishte i interesuar një Prokuror suedez për veprat që ai ka kryer në këtë vend skandinav, Assange ndoshta do të ishte harruar tërësisht. Pra, ai akoma qendron atje dhe “ zoti e di” se edhe sa kohë do të mbetët i ngujuar në atë përfaqësi diplomatike. Nganjëherë del në ballkon dhe mallkon drejtësinë suedeze dhe me nostalgji shikon njerëzit, automjetet dhe gjithçka që lëviz përreth tij. Ndoshta, në shumë netët pa gjumë ka menduar thellë se sa e vlefshme ishte që ai të hyj kësaj pune dhe këtij aktiviteti të rrezikshëm apo më mirë me thënë me fut therrën në këmbë të shëndosh, siç thotë një fjalë popullore.
Dikur ishte krenar
Pas publikimit të mijëra dokumenteve sekrete , ky njeri mbante kryet “ lartë”, ishte krenar që kishte arritë një “ sukses” të madh. Ishte njeriu më i intervistuar në botë dhe kishte paralajmëruar se ai do të vazhdoi me këtë aktivitet edhe më vrullshëm. Kishte shkaktuar dëm të madh në raportet ndërmjet SHBA-ve dhe shteteve që ishin përmendur në ato dokumente. Mirëpo, ky njeri që dikur u bë jashtëzakonisht i famshëm refuzon të dalë jashtë sepse nuk dëshiron të dërgohet në Suedi dhe të merret në pyetje në një hetim për krimet e seksit. Nga drejtësia suedeze ai është arrestuar në mungesë. Prokurorja suedeze ka argumentuar se Assange duhet të merret në pyetje në Suedi për veprat e bëra, por ai refuzon të lëshoj “ tokën” ekuadoriane. Në anën tjetër, avokatët suedez kërkojnë nga Gjykata e Qarkut në Stokholm që të heq urdhërarrestin ndaj këtij njeriu me argumentimin se Prokurorja asnjëherë nuk ka provuar mundësinë për të mbajtur seanca dëgjimore në Londër. Thënë konkretisht Prokurorja Marianne Ny refuzoi të udhëtoj në Londër me po aq kokëfortësi sa Assange që ka refuzua të shkoj në kryeqendrën suedeze. E gjithë kjo situatë ka evoluar në një bllokim që gjithsesi duhet të marrë fund. Edhe pse Julian Assange e ka gabim kur mendon se Suedia do ta dëboj atë në tortur dhe dënim me vdekje në SHBA, ai kështu ka vendosur dhe ka arsyet e veta të mbetët paranojak. I gjithë opinioni ndërkombëtar e di që Assange ka hedhur në “ dritë” sekretet amerikane të mbrojtjes të dala nga ushtari Manning Chelsea, i cili u dënua me 35 vjet burg në SHBA.
I dyshuar për detyrim të paligjshëm, ngacmim seksual dhe përdhunim
Assange ka qenë i kërcënuar, i urryer, por edhe i dashur për “ Zbulimet” e tij dhe ndoshta ai kishte iluzionet e “madhështisë” në proces. Derisa para dy vjetësh ai ishte një “ yll” i famshëm, tani ai është “ rok yll” i keqkuptuar dhe është e mundur që u soll dhe u paraqit si i tillë. Gjatë një vizite në Suedi ai pati marrëdhënie seksuale me dy gra, të cilat më pastaj e paraqitën- raportuan në polici. Që një periudhë të gjatë këto gra po presin aktivitetin konkret të Prokurorës, e cila siç po shihet ende nuk po punon praktikisht. Të interesuara në vazhdimësi janë mediat suedeze se kjo punë nuk është aq e vështirë që Prokurorja t ë shkoi deri në Ambasadën e Ekuadorit në Londër dhe të kryej punën e vetë, përkatësisht ta marrë në pyetje dhe më pastaj të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme të parapara më ligjet pozitive suedeze. Këto dy gra e meritojnë që të mbahet gjykimi. Julian Assange është i dyshuar për detyrim të paligjshëm, ngacmim seksual dhe përdhunim. Këto akuza janë serioze, por vitet po shkojnë dhe kujtimet e tij po zbehen. Çështja duhet urgjentisht të marrë një përfundim në mënyrë që gratë e përdhunuara të vazhdojnë jetën e tyre e të mos mbesin gjithmonë në stres dhe në kujtimin e keq për ndodhitë e viteve më parë që vështirë e kanë të heqin nga kujtesa.
Dhe krejt në fund. Derisa Assange bëri një “ bum” në arenën ndërkombëtare, për vete nuk fitoi gjë. Pa vullnetin e dëshirën e tij po qëndron i mbyllur në ambasadë dhe askush deri me tash nuk është i interesuar që ta ndihmoj në çfarëdo forme qoftë. Athua ia vlejti që t’i hynë kësaj pune, përkatësisht që të zbuloj sekretet e mbrojtjes të shtetit më të fuqishëm në botë- SHBA-ve. Besoj se jo.

Filed Under: Opinion Tagged With: që të zbuloj, Sa ia vlejti, sekretet amerikane, të mbrojtjes

Deputetët e SHIK-ut – fundi i karrierës politike të Thaçit!?

June 29, 2014 by dgreca

Opinion Faik KRASNIQI/Prishtine/
Hashim Thaçi është në siklet të madh. Është shumë i lodhur. I katandisur. I trembur. I hutuar. Është shumë nervoz. Nuk është më “komod”. Është shumë i shqetësuar. Ka shumë arsye të jetë i shqetësuar. Është mëse i vetëdijshëm se nuk do ta ketë të lehtë ta formojë edhe njëherë Qeverinë, pasi numrat e nevojshme nuk i ka. Duke e parë dinakërinë e tij gjatë dy mandateve të tij si kryeministër, asnjë parti shqiptare nuk po ka dëshirë të futet në koalicion me të për ta krijuar Qeverinë. Të gjitha partitë shqiptare, atij dhe PDK-së i kanë vënë ”vija të kuqe”. Duke e parë se nuk po gjen asnjë partner koalicioni për ta krijuar Qeverinë, gjatë numërimit të votave që zgjatën gati tre javë, u mundua të bëj disa manovrime të paligjshme. Tentoi t’ia kalonte pragun në mënyrë klandenstine AKR-së, partnerit të saj në Qeverinë Thaçi 2, por nuk ia arriti qëllimit dhe dështoi. Tentoi t’i manipuloj zgjedhjet duke e fuqizuar Listën Serbe dhe për ta nxjerr jashtë loje Nismën për Kosovën, në mënyrë që asnjëra palë mos t’i ketë numrat e mjaftueshme për ta formuar Qeverinë dhe vendi të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme, por edhe kjo i dështoi. Në anën tjetër koalicioni LDK-AAK-NISMA ia ka vështirësuar shumë punët për ta bërë Qeverinë, edhe pse së bashku me pesë parti të tjera doli e para duke marrë 37 deputetë në parlamentin e Republikës së Kosovës.

Deputetët e SHIK-ut – fundi i karrierës politike të Thaçit!

Me gjithë ata deputetë nga rradhët e SHIK-ut në PDK, karriera politike e Hashim Thaçit është me të vërtetë në rrezik! Karriera politike e liderit të PDK-së, Hashim Thaçit, është seriozisht në rrezik. Koalicioni LDK-AAK-NISMA dhe deputetët e e PDK-së që vijnë nga strukturat e SHIK-ut me në krye (ish) -shefin e SHIK-ut, Kadri Veselin, që mban postin e zv-kryetarit në PDK, e kanë rrezikuar seriozisht karrierën politike të Hashim Thaçit. Partia Demokratike e Kosovës po përballet edhe me konflikte brenda partiake, duke akuzuar njëri- tjetrin për humbjen në këto zgjedhje.
Mbetja në opozitë e PDK-së do të jetë edhe fundi i karrierës politike të Hashim Thaçit, sepse këtë moment ka kohë që është duke e pritur dyshi i partisë Kadri Veseli, për të marrë timonin e partisë. Thaçi do të ngelet pa asnjërën. Lëre që s’do jetë më kryeministër, por s’do jetë as kryetar i partisë. Thaçi e ka nuhatur që karriera e tij politike po shkon drejt fundit. Duke e ditur rrezikun që i sjell mbetja në opozitë, ai përmes diplomatëve të huaj me çdo kusht po mundohet për krijimin e një Qeverie teknike, në mënyrë që ta shpëtoj karrierën e tij politike. Por as bashkësia ndërkombëtare nuk është e interesuar që ai të vazhdojë të jetë kryeministër. Goditjen përfundimtare do ta marrë kur koalicioni LDK-AAK-NISMA brenda disa javëve do ta formojnë Qeverinë, dhe ai bashkë me partinë e tij do të ngelen në opozitë.

Filed Under: Opinion Tagged With: deputetet, e SHIK-ut -, faik Krasniqi, fundi, i karrierës politike, të Thaçit!?

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 737
  • 738
  • 739
  • 740
  • 741
  • …
  • 865
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN
  • ÇËSHTJA KOMBËTARE NË POLITIKËN E TIRANËS TË VITIT 1920
  • Në ditëlindjen e Vaçe Zelës, legjendës së gjallë të këngës, zërit që i dha shpirt një epoke
  • 115 vjet nga Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e flamurit në Deçiq
  • GEORGE POST WHEELER, AMBASADOR I SHBA-SË NË SHQIPËRI (1934) : “SHQIPËRIA DHE BURRAT E SHQIPONJËS…”
  • Përshtypje nga Bashkëbisedimi i AFC-së dhe Mjekëve Gastroenterologë AAGA
  • Një princeshë evropiane përballë traditës shqiptare
  • Arkeologët shqiptarë nën vlerësimin e studiuesit anglez Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond
  • E drejta për përdorimin e gjuhës amtare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT