• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NE KERKIM TE HENES…

January 31, 2020 by dgreca

Poezi nga Sami Hidri- Indianola Iowa- SHBA/

ATA SYTË E BUKUR/

Syri tend I bukur mëndjen sec ma mori/
Tek lëndina e madhe ty kush te nxori/
Atje mbrrita dhe unë ty të të takoja/
Fjalen dashuri ty do të të kërkoja/

Vrapoje vrapoje me djersë u mbushe
Ndalove diku pranë nje fushe
Sa shumë do të doja që cdo sekondë me ty të rrije
Ata syte e bukur ty të të shiheje

                                19 Janar 2019

GURËT NË KËTË DHE

Kërkova hënen dhe diellin
Kur mjergulla ishte larguar dhe kishte hapur qiellin
Fjalët e tua kaluan fusha dhe male të tërë
I prita unë me zemër të gjërë

Fjala tënde peshon si guri
Ajo kështu ka qënë dhe që qëkuri
Gurët kur i ngacmove ti në këtë dhe
Dhe fjala tende në cdo vënd ze

                       19 Janar 2019

NËNË

Dikur prindërit e mi më këshillonin
Gjërat që nuk i dija më tregonin
Tani I kujtoj gjithmonë me mall
Ty të thëm nënë se në ëndërr më ke dal

Dikur të mendoja pranë një krua
Të puthja me mall dhe ai mall kurrë nuk u shua
Koha ardhi që ty të të kujtoj
Emrin tënd nënë kurre nuk do ta harroj

                                19Janar 2019

PA TY NUK DO TË KISHTE KRIJIME

Kohë të largëta dhe të tanishme kujtoj
Vecse ty në kë to momente te adhuroj
Nuk largohem nga ty në të gjithë jetën time
Se pa ty nuk do të kishte krijime

Para syve dhe si hije hëne më ke dalë
Kaloj rrugët e tua nga dalë nga dalë
Te shoh ty kur buzëqesh
Afrohesh dhe largohesh por mua me ty në cdo vënd do më gjesh

                 19 Janar 2019

GURËT

Gurët për ty në ujë qëndrojnë
Tek ta u ulëm dicka shikojmë
Dallgët e ngadalta tek ty u afruan
Dhe zogjtë e malit në rrugën tënde shkuan

Ti më fole pranë gurit
Pranë pishës dhe pranë drurit
Prane rrugëve të pa fund dhe pa mbarim
Vecse ty të shoh tani me te njëjtin shikim

                9 Mars 2019

ME ZOGJTË KUSH ISHTE

Fusha me bar të tharë kudo ku shkela
Atje shkova dhe gjithë ditën atje ngela
Zogjtë mu afruan prabë këmbëve të mija
Me ta doja të shkoja me ta doja të rrija

Hëna doli atje në fushë me gjeti
Me zogjtë e bukur për vec teje kush mbeti
Ti ishe me ta deri naten vonë
Prite dhe prite derisa perëndoi ajo hëne

                    19 Mars 2019

KOHA E BUKUR SI TY

Koha është e bukur si ty
Kur hëna dhe dielli cdo natë dhe ditë të dalë dhe te hy
Kur mjergulla qiellin të mbuloi
Apo kur syri tim lotë për ty të leshoi

Kjo ditë e gjatë pa ty më duket
Kur era fillon dhe era zhduket
Keto netë që shpejt u ngrita
Aq shumë për ty pres dhe prita dhe prita

                            19 Mars2019

ZOGU I MËNGJEZIT

Zog I bukur ku më je
Shkon në male bie fle
Kush të zgjoi këtë mëngjes
Ajo që cdo ditë unë e pres

E pres si diten e pare
Që nga ëndërrat nuk më eshtë ndarë
Rri diku por nuk e shikoj
A mos pret Syrian tim që te lotoj

           26 Mars 2019

PËR TY GJITHMONË KAM SHKRUAR

Kam shkrojtur për ty dhe tënden dashurinë
Kam pirë uje burimi ku dhe te tjerët pinë
Vecse vetëm unë të dallova ty ne hapsirë
Në natën me mjergull në të gëdhirë

Hapat e tua shikoja dhe ti mu afrove
Hape krahët dhe më përqafove
Kokën vura mbi supet e tua
Ndërsa syri tim pastaj në sytë e tua u drejtua

              9 Prill 2019

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Sami Hidri-Cikel me Poezi- Ne kerkim te Henes

I WISH YOU TIME

January 31, 2020 by dgreca

Elli Michler (1921-2014)/

I don’t wish you all sorts of gifts./
I just wish you, what most people don’t have:/
I wish you time to be happy and to laugh/
and if you use it, you can make something out of it./

I wish you time for your doings and thinking,/
not only for yourself, but also to give away to others./
I wish you time – not to hastle and run,/
but time to know how to be contented./

I wish you time – not to pass just like that.
I wish that some of it may be left for you
as a time to marvel and to trust,
instead of just looking at the time on your watch.

I wish you time to reach for the stars,
and time to grow, to mature.
I wish you time to hope and to love.
There is no sense in putting this time off.

I wish you time to find yourself,
to see the happiness in each day and each hour.
I wish you time also to forgive.
I wish you: Time to live.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: I WISH YOU TIME

PERSE KERKON TE KTHEHET?

August 1, 2019 by dgreca

pse kërkon të kthehet?/
Nga Astrit Lulushi/

Çfarë dikur ishte gjoja një ideal /
Është sot skelet, si dordolec/
Qëndron përballë erës,/
Por njerëzve u mungon guximi/
Për të parë çka nën ‘të,/
T’i shkojnë pranë e t’ia heqin leckat/
E lyera me gjak./
Skeleti është komunizmi
Që tani del me tjetër,…izëm. 
Dikur mund të ekzistonte arsye
(Jo e justifikueshme)
Për përhapjen e besimit
Se komunizmi ishte ide
E motiviuar nga mirësia 
Që synonte mirëqenien. 
Sot, ai besim s’mund të quhet më
Gabim naiv e i pafajshëm
Pasi është provuar 
Por përsëri kërkon të kthehet.

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: ASTRIT LULUSHI-KTHIMI

Edward Lear- Imitim i poetëve të vjetër

July 27, 2019 by dgreca

Imitim i poetëve të vjetër/
Edward Lear/
(shqipërim nga Astrit Lulushi)/

Koha është ngadalësim i shpejtë!/
Përdore atë, njeri, edhe kur ajo zgjat:/
Që të mos thonë “ke marrë fund”,/
Para se të fillosh punët e ditës./
Koha është falje e një toke të mirë!/
Për të kurorëzuar punën tënde të ndershme:/
Por nëse barërat e këqia lihen/
Ato mbysin përpjekjet e farave në rritje./
Koha është pronë e paluajtshme e datës së pasigurt!/
Dhënë për ty nga fati i përjetshëm./
Mos e lë mënjanë, para se afati i shkurtër të skadojë,/
Për të shpëtuar shpirtin nga flakët e zjarrit që s’shuhet. /

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: Edward Lear-Imitimi i poeteve te Vjeter-Astrit Lulushi

LAGUNA E IDHET E DHIMBJES…

July 24, 2019 by dgreca

SOFRA POETIKE E DIELLIT//

Poezi /

Nga Anton Çefa /

Lagunë e idhtë e dhimbjes/

           (Tokës sime)/

Oh, toka ime e shejtë,/

Ec e ec,/

Sa vite bana udhë e udhë/

Mbi pllajën e idhtë të dhimbjes./

Në albumin plot baltë të rrugëve/

M’i ruen gjurmët e hapave/

Si peng kujtimi/

Të nji fjale/

Me ngjyra të dridhshme ethesh/

Ku feks jehonë e shqetë e brëngës për ty/

Si rrezatim ylberi.

Oh, toka ime e shejtë,

Lagunë e idhtë e dhimbjes,

Filtroma fjalën time

Me baltën tande të shejtë !

Jehe melodish

Në mendimin tim

Thërmohet nji tingull guri

E vorbuj flake

Ngre në çdo pikël gjaku,

Mandej nji mal me dhimbje

E jehe melodish

Ma të lashta se kohë e gurit.

Te guri mbështeta kokën

Te guri mbështeta kokën

Emnin e frymën,

Te guri ia vuna sinoret fjalës

E vetes.

Te guri thinjat më ranë

Siç bien nga kokë e kohës.

Me gurin çava gropën e gjoksit

Dhe i dhashë dritë natës së kobit.

Se guri asht rit i shejtë i jëtës sonë,

Enigma e gjakut të Arbnit.

Njeriu

Për lindjet e dritës

Prendimet përflaken n’lakmi

Dhe agimet

Drejt muzgjeve përjetësisht shtrijnë duert.

Njeriu –

Nji pikë e vetme

Në këtë univers dëshire.

Dhimbje e gdhendun

Dhimbje e heshtun

E gjatë

E gdhendun në gurin prej mermeri të kaltër

Të jetës

Në shteg të pambarimit.

Herë- herë tundim i nji dyshimi,

Nji pyetje

Mandej nji flakëz shprese

Gjithmonë e ndezun.

Mall i dikurshëm

Mall i dikurshëm,

Si hini i nji stine të djegun

Në krahanuer.

Kur të trazoj

Me nji mashë të fortë kujtimi

Ti rishtas djeg

Etje qi s’shuhet kurr.

Ti

Ti që në dekorin e dhimbjes sime,

me duer të brishta,

vizaton fytyrën tande

si pa dashtë,

ti që në brigjet e andrrës sime

hedh nji klithmë pulbardhe

si pa u kujtue,

ti që me kurmin tand t’ përflakun

përndez delire në damarët e mi,

si pa u mendue,

je vëtë dashuria

e unë jehonë e saj.

Shija e fjalës

Ia kam ndie shijen fjalës

Si lules,

E njomë, e hijshme, e brishtë.

Ia  kam ndie shijen fjalës

Si detit,

e kripun, e gjanë, e thellë.

Ia kam ndie shijen fjalës

Si malit,

E rreptë, madhështore, e lirë.

Ia kam ndie shijen fjalës

Si trollit,

E lashtë, e dashtun, burrnore.

Amaneti i gjyshit

Amanetin të randë ma la gjyshi:

“Fjala s’bahet dysh!”, më tha.

Fjalën ia lashë lisit amaet,

Po fryu vjeshtukja

E ai e shkundi si gjethet.

Ia lashë fjalën lumit amanet,

Po ai e çoi në det

Me valëzat e prrojeve.

Ia lashë fjalën gurit amanet

E ai e mbajti.

Guri-gur e fjala-fjalë.

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: Anton Çefa- Poezi- Laguna e Dhimbjes

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • …
  • 134
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • NJË DORËSHKRIM I PANJOHUR I ESAD MEKULIT PËR ROMANIN E REXHEP QOSJES “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË”
  • Diogjeni, filozofi që sfidoi botën me dije dhe virtyt, duke e këshilluar njeriun të hiqte dorë nga jeta prej skllavi
  • DEDË GJO LULI NË SHËRBIM TË ATDHEUT
  • “America Inspires Freedom – The Kosovo Story”
  • Kur Gjykata rrëzon Kushtetutën, dhe vendimi që godet vetë shtetin
  • Tre vllazen, tre jetima…
  • Goditja ndaj objekteve të kultit fetar, pjesë e propagandës ateiste përgjatë diktaturës në Shqipëri
  • “Fjalimet që përgjakën Ballkanin”
  • Kur drejtësia hyn në oborrin e mbretit, parlamenti del roje te dera!
  • Ngërçi Presidencial në Kosovë zbulon një dobësi të Kushtetutës
  • Mid’hat Abdyl Frashëri, 25 mars 1880 – 3 tetor 1949
  • ABIDIN DINO, ARTISTI MË I MADH TURK ME ORIGJINË SHQIPTARE I SHEKULLIT XX
  • Lufta e Vraninës (1862) – qëndresa heroike e Oso Kukës dhe mbrojtja e kufijve shqiptarë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT