• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AVOKAT YLBER DAUTI NGA SHIFRA REKORD 15 MILION DOLLARË PËR KLIENTËT SHQIPTARË TE FONDACIONI “BRAHIM CEN DAUTI” NË NDIHMË TË STUDENTËVE NË SHQIPËRI

February 3, 2024 by s p

Sokol Paja

* Vetëm gjatë vitit të fundit 2023, Avokati Ylber Dauti ka fituar mbi 15 milionë dollarë për klientët e tij shqiptarë.

* Njëra nga çështjet, ku klienti shqiptar fitoi 4 milionë dollarë, bëri bujë edhe në shtypin amerikan (u botua në ‘New York Law Journal’ dhe ‘Verdict Search Reporter’). 

* Argumenti elokuent i Av. Dauti para Gjykatës së Apelit të New York-ut bindi trupën gjykuese të përbërë prej 5 gjyqtarësh të rrëzoje vendimin e gjykatësit të shkallës së parë dhe të vendosë në favor të klientit shqiptar. Argumenti i avokatit Dautit është i regjistruar dhe mund të shikohet në uebsiten a gjykatës së apelit të New York-ut. 

* Pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm në Amerikë Av. Dauti nuk ka harruar se nga ka ardhur. Ai ka krijuar Fondacionin “Brahim Cen Dauti” (në nder të emrit, dhe përkujtimit të babait të tij) për të ndihmuar studentët shqiptarë në përgjithësi dhe ata të rrethit të Hasit në veçanti.

Shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës krahas shumë fushave të tjera, arritjet në fushën e jurisprudencës shënojnë jo vetëm suksese e arritje personalo- profesionale por ngjarje komunitare e krenari kombëtare. Ylber Dauti përbën një rast të veçantë të suksesit shqiptar në fushën e drejtësisë amerikane. 

Vetëm në vitin 2023 ai, falë mbrojtjes profesionale e aftësive të tij të spikatura, në favor të klientëve të tij solli mbi 15 milion dollarë. Ai u ndryshoi jetën shumë klientëve shqipetare dhe te kombesive te tjera të përballur me padrejtësi, aksidente në punë, mjekime të gabuara, lëndime fizike apo cënime të ndryshme të të drejtave individuale. 

Falë aftësive të tij oratorike e analizuese, avokat Ylber Dauti arriti fitore spektakolare edhe përballë trupit gjykues te perbere nga 5 gjyqtarë te Gjykates se Apelit te Nju Jorkut. Me prova e fakte, dokumente autentike, burime të patjetërsueshme, falë aftësive analizuese të ngjarjeve, situatave, grup fakte-provave, fuqisë bindëse, ai ka nxjerrë fitimtarë klientet e tij duke shënuar suksese dhe arritje historike për jetën e çdo klienti. 

I qetë, hulumtues, i drejtë, i ndershëm, i vërtetë, kurajoz, këmbëngulës, modest, kërkues, argumentues, elegant, elokuent, i ftohtë, bindës dhe skrupuloz, avokat Ylber Dauti ka krijuar një profil të lartë profesionisti te i cili edhe shumë shqiptarë kanë besuar fatet e fatkeqësive të tyre, por që fatmirësisht për ta fundi ka qenë i lumtur. Cilësia e lartë e shërbimit, besimi i ofruar, përvoja mbi njezet vjeqare, eksperienca e fituar, ekspertiza eksplicite, investimi i aftësive specifike e përkushtimi absolut në çështjen e klientëve i kanë sjellë suksesin e merituar. 

Me sukseset gjithnjë në rritje, me klientë të të gjitha shtresave, fushave, interesave e nacionaliteteve të ndryshme, avokat Ylber Dauti ka krijuar e konsoliduar një emër shumë të nderuar në avokatinë amerikane dhe ate nderkombetare pasi Avokat Dauti eshte i liqensuar ne Amerike, Angli dhe Shqiperi. Para rreth njezet vitesh avokat Ylber Albert Dauti themeloi studion e tij ligjore “The Dauti Law Firm” ne Nju Jork dhe që nga ajo kohë e deri më sot, ai ka mbrojtur me sukses interesat e qindra klienteve.

Avokat Ylber Dauti është shumë i dashur dhe i vlerësuar nga komuniteti shqiptar, shoqatat e organizatat shqiptare në New York e më gjërë. Nëpërmjet kësaj interviste ekskluzive me Editorin Sokol Paja, Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra dhe gazeta Dielli i shprehin vlerësim e mirënjohje për shërbimin dhe mbështetjen e pakursyer për vite me radhë.

AVOKATI SHQIPTAR YLBER DAUTI MODEL I KORREKTËSISË DHE PROFESIONALIZMIT

Avokati shqiptar Ylber Dauti, vazhdon të jetë një model i veçantë për të gjithë ata që ëndërrojnë majat e suksesit profesional në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në 23 vite karrierë në Amerikë ai është radhitur në elitën e avokatëve amerikanë duke qene model dhe pikë referimi për shumë shqiptarë. Ai është i pari avokat shqiptar në Amerikë që është anëtar i përjetshëm i “MULTI-MILLION DOLLAR ADVOCATES FORUM”. Avokat Dauti për 10 vitet e fundit është votuar dhe zgjedhur nga kolegët e tij si SUPER LAWYER. Ai gjithashtu ka fituar çmime të tjera si “Top 100 Lawyers in America”, “Best Attorney”, “Top American Lawyer”, etj. 

Zyra e tij ligjjore ka regjistruar më shumë se 30 çështje milionëshe dhe multimilion dollareshe të fituara për klientet e tij dhe për avoketët të tjerë të cilët kanë kërkuar ndihmën dhe ekspertizën profesionale të Av. Dauti për të arritur rezultatet maksimale për klientët e tyre. 

Krahas ngarkesës me çështjet gjyqësore që ndjek, ai është i angazhuar edhe si lektor nëpër universitete të Europës (Universiteti i Tilburgut ne Hollande), Azisë (Universiteti Kyushu ne Japoni) dhe Amerikës (Universiteti Lehigh), dhe jo rrallë, i zënë me median amerikane (Hollywood Life, Christian Post, New York Law Journal, Gotham Gazette, Verdict Search Reporter) dhe atë ndërkombëtare (China Times, Vitnam Times, Chinese Daily), që kërkojnë opinione e intervista prej tij si ekspert i lartë në fushën e drejtësisë.

STUDIO LIGJORE E AV. YLBER ALBERT DAUTI, ATY KU KLIENTËT FITOJNË MILIONAT

Zyra Juridike “DAUTI LAW FIRM, P.C”, ndodhet në një nga zonat më të lakmuara të Manhattanit, në zonen e Wall Street (39 Broadway) është shëndërruar në një institucion të jashtëzkaonshëm konsulence, mbrojtjeje, suksesi e përfaqësimi gjithnjë e në rritje. Kanë qenë të shpeshta raportimet për sukseset e shkëlqyera të kësaj zyre në favor të klientëve shqiptarë. Përfaqësimi dinjitoz i klientëve, mbrojtja e tyre maksimale, ofrimi dhe shqyrtimi i të gjitha klauzolave ligjore, korrektësia në ndjekjen e procedurave dhe gatishmëria dhe përkushtimi për t’iu përgjigjur situatave e ngjarjeve të paparashikueshme, kanë rritur besimin e klientëve dhe garancinë e tyre në përfaqësimin me sukses në sistemin e drejtësisë amerikane. 

SHIFRAT SHUMËMILIONËSHE DHE RASTI SHQIPTAR QË BËRI BUJË

Unë kisha lexuar në shtyp dhe dëgjuar rreth çështjeve të bujshme të fituara nga Avokat Dauti dhe në përgjigje të pyetjes sime për informacion lidhur me shifrat e fituara për klientët e tij, Av. Dauti tregon se: persa u përket shifrave që kam fituar për klientët do të veçoja 4 çështje që janë mbyllur gjatë vitit të fundit për shuma disamilionëshe. Njëra nga këto çështje ishte disi e veçantë për specifikën dhe natyrën e ngjarjes së komplikuar. Çështja që mbroja përfundoi në Gjykaten e Apelit dhe unë përfaqësoja një klient shqiptar i cili ishte aksidentuar në punë ndërtimi në Manhatan. Në momentin e aksidentit, punëdhënësi nuk kishte telefonuar ambulancen por e kishte dërguar klientin shqiptar me makinën e tij tek një spital në Bronx. Kur ata kishin mbërritur tek spitali, punëdhënësi i djallëzuar dhe dashakeq – me qëllim që të fshihte gjurmët e fajit të tij për mungesën e kushteve të sigurisë në punë – ju kishte thënë personelit të spitalit se klienti ishte rrëzuar diku në trotuar në rrugë. 

Klienti, i cili kishte pak kohë në Amerikë dhe fliste pak anglisht nuk kishte qenë në gjendje të jepte një version të qartë dhe të detajuar në spital për mënyrën sesi i kishte ndodhur aksidenti. Gjatë procesit gjyqësor pala kundershtare mohonte përgjegjësi për aksidentin pasi ata pretendonin se aksidenti nuk kishte ndodhur në punë por në rrugë. Për të mbështetur argumentin e tyre ata bazoheshin në deklaratën e punëdhënësit si dhe në dokumentat e spitalit të cilat shkruanin se klienti kishte rrëshqitur dhe ishte rrezuar në rrugë. Situata vështirësohej dhe kompleksohej akoma më tepër me faktin se dokumentat e spitalit pasqyronin se ishte klienti shqiptar ai që u kishte thënë mjekëve se ai ishte aksidentuar duke ecur në trotuar. Por ajo çfarë shkruhej në dokumentat e spitalit nuk mund të ishte e vërtetë pasi pacienti/klienti nuk fliste dot Anglisht për të dhënë të gjitha sqarimet e nevojshme për mënyrën se si ai ishte aksidentuar. 

Për mua ishte e qartë se klienti im po tregonte të vërtetën dhe se prentendimet e palës tjetër ishin gënjeshtra. Unë isha i bindur se personi që kishte biseduar me personelin e spitalit në dhomen e emergjencës ishte punëdhënësi i klientit dhe jo klienti, pasi klienti nuk fliste dot Anglisht. Personeli i spitalit i kishte rënë shkurt duke shkruar historikun se si kishte ndodhur aksidenti dhe ata kishin neglizhuar të specifikonin që ky historik u ishte komunikuar prej punëdhënësit dhe jo prej klientit. Ky detaj i vogël përbënte diferencën e madhe.

Shënimet në dokumentat e spitalit që gabimisht i atriboheshin klientit tim përbënin një problem shumë serioz dhe rrezikonin që klienti të humbiste çështjen pasi kur çështja të prezantohej para Jurisë, pala tjetër do sillte punëdhënësin që do pretendonte se klienti nuk ishte dëmtuar në punë por ishte rrëzuar duke ecur në trotuar pasi kishte mbaruar punën. Klienti im shqiptar do të dëshmonte se aksidenti kishte ndodhur gjate punës për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë në punë. Por pala kundërshtare do të paraqiste dokumentat e spitalit për të bindur Jurinë se versioni i tyre ishte i vërteti dhe se klienti po gënjente.  Unë kisha besim që kur Juria të dëgjonte klientin dhe punëdhënësin ata do ti besonin klientit por problemi ishte që rekordat e spitalit e mbështesnin vesrsionin e punëdhënësit – dhe kjo mund të bënte që Juria të vendoste në favor të palës kundërshtare. 

Si ne, edhe pala tjetër, i bëmë kërkesë gjykatës që të vendoste lidhur me pranimim apo përjashtimin si provë të shënimeve të pasqyruara në dokumentat e spitalit. Fatkeqësisht gjykata e shkallës së parë vendosi të pranojë këto rekorde si prove por unë apelova vendimin e gjykatës së shkallës së parë. 

AVOKAT YLBER DAUTI DHE FITORJA SPEKTAKOLARE NË GJYKATËN E APELIT ME 5 GJYQTARËVE AMERIKANË

Argumenti im para Gjykatës së Apelit, shpjegon Avokat Dauti, ishte se rekordet e spitalit nuk duhej të lejoheshin si evidencë dhe të paraqiteshin para Jurisë. Arsyeja pse këto dokumenta duhet të përjashtoheshin nga evidencat ishte pabesueshmeria e asaj çfarë shkruhej aty sepse klienti shqiptar nuk fliste Anglisht – dhe ishte a pamundur që ai tu kishte thënë mjekëve se ai ishte rrëzuar në trotuar siç pretendohej në shënimet e mjekëve. Si të tillë këto dokumenta nuk nuk kishin dobi provuese por kishin vetem efekte paragjykuese për të drejtat dhe interesat e klientit tim shqiptar. Ky ishte në thelb argumenti ynë por në të vërtetë, argumenti ishte shumë më i gjatë dhe kompleks nga ana teknike dhe proceduriale por unë nuk dua ta lodh lexuesin me këto detaje. Ne rast se ndonje lexues është kureshtar dhe i interesuar të mësojë më tepër, sugjeroj që të hapin këtë link të videos së regjistruar dhe arkivuar pranë Gjykatës së Apelit të Nju Jorkut:  https://wowza.nycourts.gov/vod/wowzaplayer.php?source=ad1&video=AD1_Archive2021_Nov04_13-58-07.mp4 . Linku përmban regjistrimet e argumentave të disa çështjeve, dhe argument i çështjes në fjalë fillon rreth 2 ore dhe 37 minuta pas fillimit të seancës.

Pasi paraqitëm argumentat para trupit gjykues, Gjykata e Apelit e përbërë nga 5 gjyqtarë vendosi – unanimisht – të rrëzojë vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe urdhëroi mospranimin e dokumentave të spitalit si prove dhe si të tillë dokumenatat nuk mund ti prezantoheshin Jurisë. E thënë ndryshe, pala tjetër nuk do të lejohej të paraqiste gjatë gjyqit para Jurisë ato dokumenta të spitalit që diskutonin mënyrën se si kishte ndodhur aksidenti.  Kjo ishte një fitore e madhe për ne. Pak kohë pas vendimit të Gjykatës së Apelit, pala tjetër përfundimisht u dorëzua duke rënë dakort që të dëmshpërblejë klientin shqiptar me një shumë disa milionë dollarëshe.

FONDACIONI “BRAHIM CEN DAUTI” NË NDIHMË TË EDUKIMIT TË FËMIJËVE SHQIPTARË

Ylber dhe Brahim Cen Dauti, Sarandë, Tetor 2020.

Kisha dëgjuar se Av. Dauti kishte krijuar një fondacion për të ndihmuar studentët shqiptarë në përgjithësi dhe ata të vendlindjes së tij në rrethin e Hasit në veçanti. Për këtë arsye kërkova të mësoj më tepër rreth kësaj iniciative fisnike dhe filantropike. “Jam shumë krenar dhe i lumtur, shpjegon për Diellin Av. Dauti, se kam krijuar fondacionin “Brahim Cen Dauti” në nderim, respekt dhe përkujtim të babait tim të shtrenjtë e të paharruar. 

Një thënie e urtë  Aziatike thote se “nëse dëshiron të planifikosh për një vit – mbjell oriz/grure/misër, nëse dëshiron të planifikosh për dhjetë vjet – mbjell pemë dhe nëse dëshiron të planifikosh për njëqind vjet – eduko fëmijët.” Nëse duam ta zhvillojmë një komb, duhet të fillojmë më shkollat dhe sistemin e edukimit. Duke ndihmuar rininë sot, kemi ndihmuar të ardhmen e kombit tonë. Duke ndihmuar ekselencën kemi ndihmuar trurin e kombit tonë. 

Im atë, ka qenë shumë i apasionuar pas edukimit. Gjithë jetën e tij e kishte merak dhe është përpjekur të bëjë gjithçka që fëmijët e tij të edukoheshin. Unë vij nga një familje e persekutuar nga diktatura komuniste, pasi gjyshi im Cen Smajl Dauti ishte burgosur nga regjimi komunist me akuzën “Agjitacion dhe Propagandë kundra partisë komuniste”. Gjyshi im ishte njeri pa shkollë por shumë i zgjuar. Ai ishte i njohur në të gjithë zonën për vargjet dhe analizat satirike që u bënte vendimeve dhe drejtuesve të partisë komuniste në Shqipërinë diktatoriale. 

Si shembull po përmendi rastin kur fshatareve u ishte dhënë urdhër nga partia komuniste që të dorëzonin produktet e tyre bujqësore tek koperativa e fshatit. Gjyshi im merr një thes me fasule dhe shkon tek dera e kryetarit të koperativës, ulet këmbëkryq, hap thesin dhe fillon të ndajë kokrrat e fasules një nga një duke mbajtë kokrrat e zeza (që ishin shumë pak) për vete dhe të bardhat duke ja kaluar thesit të koperativës. Ai u ul aty për orë të tëra, duke ndarë në mënyrë ironike kokrrat e fasuleve me fjalët: “e zeza për mua, e bardha për Enverin.” Ne nje rast tjeter,  kur një udhëheqës i lartë i partise komuniste, Gogo Nushi, kishte vizituar Hasin, ai kishte pyetur me kureshtje se “çfarë pemesh ishin ato që dukeshin në kodrat e zonës?” dhe gjyshi im i ishte përgjigjur se ato ishin ullishte, por në të vërtetë ato ishin dëllinja. Për shkak të klimës së ftohtë dhe të ashpër ështe a padëgjuar që ullinjët të rriten në rrethin e Hasit por udhëheqësi i partisë kishte turpëruar veten duke rënë pre e lojës së gjyshit dhe në fjalimin e tij para fshatareve ai përmend se sa i impresionuar ai ishte me ullishtet e Hasit. Sistemi komunist nuk i donte njerëzit që mendonin të lirë, që kishin guxim për të thënë disa të vërteta që as njerëzit e partisë nuk i mendonin dot. 

Sistemi komunist i ndëshkonte jo vetëm ata që i konsideronte fajtorë por edhe të afërmit dhe pasardhësit e tyre.

VIZIONI I BABAIT ISHTE PROFETIK

Fatkeqësisht, gjyshi im pagoi një çmim shumë të lartë për talljet e tij me regjimin komunist duke vuajtur shumë vite në burgjet e Enverit. Im atë ishte shumë krenar për mençurinë dhe bëmat e gjyshit por ai ishte shumë i shqetësuar se “biografia e keqe” nuk do të lejonte që femijet e tij të shkolloheshin. Kur isha ne shkolle fillore shume njerez me thoshin se kot po lodhesha duke studiuar se kurrë nuk do shkoja në univeristet për shkak të biografisë së keqe. Pavarësisht nga kjo, babai ishte inkurajuesi dhe mbështetësi im më i madh. Edhe pse në diktaturë, ai e ndjente lirinë në shpirtin e tij. Ai gjithmonë më thoshte të mos dekurajohesha nga biografia e keqe por të fokusohesha në shkolle dhe të merrja notat më të mira pasi ai kishte besim se kohët do ndryshonin dhe unë do të kisha mundësi të shkoja në universitet. Babai gjithmone ka qenë frymëzim lirie e shprese për mua dhe po të mos ishte inkurajimi i babait – unë kurrë nuk do të kisha arritur as 10% të gjërave që kam arritur në jetë. 

Vizioni i babait tim ishte vërtet profetik pasi kohët ndryshuan dhe me shëmbjen e komunizmit e drejta e shkollimit nuk varej më nga biografia por nga meritokracia. Babai kishte një mendje brilante dhe një shpirt fisnik. Ishte largpamësia dhe mbështetja e gjithanshme a babës dhe besimi i tij së arsimimi është arma më e fuqishme në jetë, që kanë bërë të mundur për mua të jem ai që jam sot. Prandaj në kujtim të tij dhe të vizionit të tij, unë kam krijuar Fondacionin “Brahim Cen Dauti” që do të fokusohet në mbështetjen e shkollimit të studentëve të shkëlqyer të cilët nuk i kanë kushtet ekonomike për të ndjekur studimet universitare. 

Një nga projektet fillestare është krijimi i bursës “Brahim Cen Dauti” që për çdo vit do ti jepet nxënësit më të mirë dhe më në nevojë ekonomike që ka përfunduar arsimin e mesëm në rrethin e Hasit. Fituesi i bursës “Brahim Cen Dauti” do ti ketë të gjitha shpenzimet e mbuluara (tarifën e studimeve si dhe shpenzimet e ushqimit dhe strehimit) për të gjithe periudhen e studimeve universitare. Fondacioni ka siguruar burime financiare të mjaftueshme për të sponsorizuar bursën për shumë vite dhe ne shpresojmë që me kalimin e kohës të sigurojmë burime financiare shtesë për të ndihmuar jo vetëm studentët e Hasit por edhe ata nga zonat e tjera te varfera të Shqipërisë. Zhvillimi e përparimi i kombit tonë do të vijë vetëm nëpërmjet zhvillimit të arsimit e krijimit të një infrastrukture sa më bashkëkohore për studentët shqiptarë dhe Fondacioni “Brahim Cen Dauti” do të përpiqet të kontribuojë me gjithçka çfarë mundet.

Filed Under: Politike Tagged With: Sokol Paja, Ylber Dauti

KONVENTA GREKO-TURKE NË SHKËMBIM TË POPULLSISË(1923) DHE PASOJAT PËR SHQIPTARËT NË ÇAMËRI

February 2, 2024 by s p

Dr.Nail Draga/

Abstrakt

Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore harta politike e Evropës pësoi ndryshime në sajë të vendimeve të Fuqive të Mëdha. Në këtë aspekt u arriten marrëveshje ne mes vendeve të ndryshme, ku nder ma të rëndësishmët është ajo e vitit 1923, në mes Turqisë dhe Greqisë. Kemi të bëjmë me një marrëveshje të veçantë e cila legalizoi shkëmbimin e popullsisë turke e greke nga njëri vend në tjetrin, që është rast i veçantë dhe i panjohur deri në atë kohë. Një veprim i tillë ishte për të konsoliduar këto shtete të cilët u homogjenizuan, ku si kriter ishte përkatësia fetare e popullsisë së shkëmbyer. Ne këtë aspekt e pësoi edhe popullsia shqiptare e Çamërisë, sepse duke i trajtuar shqiptarët të përkatësisë myslimane si turq, në mënyrë të dhunshme i detyruan të shpërngulën nga viset e vendbanimet e tyre duke u vendosur në Turqi. Ishte ky një diferencim fetar, duke eliminuar ate kombëtar, qe ishte në kundërshtim me interesat kombëtare të popullsisë shqiptare, ndërsa me pas në vendbanimet e tyre u vendosën popullsi greke qe si qellim kishte kolonizimin e vendbanimeve shqiptare për të ndryshuar strukturën kombëtare të Çamërisë.

***

Në sajë të vendimeve të Konferencës së Londrës(1912/13) me tepër së gjysma e trojeve dhe e popullsisë shqiptare, mbeti jashtë shtetit të pavarur të Shqipërisë. Një vendim i tillë ishte tragjik, sepse të tjerët përkatësisht Fuqitë e Mëdha vendosin për fatin e shqiptarëve. Të ndodhur ne fqinjësi me dy popuj, sllavët dhe grekët të cilët kanë pasur aspirata të vazhdueshme për zgjërim territorial ndaj hapësirës etnogjeofrafike shqiptare, politika e tyre pushtuese, si mision kishte spastrimin etnik e territorëve të reja të aneksuara.

Në këtë periudhë kohore popullsia shqiptare në Shqipërinë e Poshtme, ku bënin pjesë viset dhe vendbanimet shqiptare te aneksuara nga Greqia, ku në veçanti dallohej krahina e Çamërisë ishte në goditje të vazhdueshme të politikës të pushtetit grek. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe se kemi të bëjmë me një krahinë homogjene ku dominonte popullsia shqiptare e dy besimeve(myslimane dhe ortodokse). Por duke pasur parasysh se shteti grek si atëherë edhe sot çështjen fetare e ka parësore në politiken shtetërore, ndaj shqiptarëve të konfesionit islam kishte qasje të veçantë, për asimilimin apo shpërnguljen e tyre, ndërsa me pas helenizimin e kësaj krahine.

Çamëria krahinë shqiptare

Krahina e Çamërisë shtrihet në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë së Poshtme, nga Liqeni i Butrintit e lumi i Pavllës, në gjirin e Prevezës, me rrethet e Filatit, të Gumenicës, të Margelliçit, të Paramithisë, të Pargës, të Prevezës e të Filipjadhës, me një sipërfaqe prej 5000 km2, me një vijë bregdetare prej 100 km dhe popullsi shqiptare(myslimane e ortodokse) prej me shumë së 75000 banorë(viti 1913).

Përveç krahinës së Çamërisë hapësirës etnogjeografike shqiptare iu shkeputën edhe vise të tjera ku kishte numër të madh të popullsisë shqiptare, si Janina qe kishte qenë kreqendra e Shqipërisë së Poshtme, Voshtina, konica, rrethet e Kosturit, e të Follorinës dhe fshatra të tyre në jug të Gramozit, ku kishte gjithashtu popullsi shqiptare. Duke llogaritur dhe numrin e këtyre kazave,numri i popullsisë shqiptare në trojet qe iu dhanë Greqisë arrinte në më shumë se 120.000 frymë.

Cekim me këtë rast se nga krahina e Çamërisë ne kuadër të Shqipërisë mbeti një pjesë e vogël, e ate kryesisht nga ana e Konispolit me 13 fshatra.

Dhuna ndaj popullsisë shqiptare

Ne rrethana të reja shoqërore e politike ndaj popullsisë shqiptare në viset e tyre pushteti grek vendosi gjendjen e shtetrrethimit dhe ndalimit të qarkullimit të shqiptarëve jashtë juridiksionit të fshatit apo qytetit të tyre. Autoritetet ushtarake dhe administrata civile filluan të shpronësojnë popullsinë myslimane shqiptare dhe të ushtrojnë dhunë mbi ta për ti detyruar që të shpërngulen. Nga ana tjetër popullsinë shqiptare ortodokse e shtërngonin të mohonin përkatësinë kombëtare shqiptare dhe të pranonte entittein helen dhe të deklarohej greke. Për të shtypur qendresën e shqiptarëve u ndërmoren masa të egra terrori dhe u shkatërruan qindra shtëpi në fshatrat e Çamërisë.

Ne lidhje me këtë çështje F.S.Noli ka shkruar se “fati i shqiptarëve të provincës së Çamërisë, nuk ndryshon nga ai i Kosovarëve, s` është veç se një ribotim i tragjedisë në tre akte: ç´ pasurim, ç`përngulje, ç`farosje”.

Masakrat pas luftërave ballkanike

Në rrethana të tilla shoqërore, qe ka të bëjë me luftërat ballkanike ku fqinjet tanë, sllavët e grekët, pushteti grek masakronin popullsinë shqiptare, ajo ishte e detyruar të shpërngulej për të mbijetuar. Por grekët nuk u ndalën me kaq por por me 1913-14 kaluan kufirin jugor të Shqipërisë, duke bërë masakra të pa para duke djegur fshatra e vrarë popullsinë vendase, kryesisht ate të përkatësisë myslimane. Ne popull dhe në historiografi njihen si: Masakra e grekëve në Panarit, Masakra e grekëve në Hormovë, Masakrat e grekëve në Frashër, Masakrat e grekëve në Kolonjë etj.

Krimet e grekëve në Shqipërinë Juglindore në vitet 1913-1914 kanë një emërtim e me të drejtë quhet Gjenocid për pastrim etnik nëpërmjet dëbimit dhe masakrimit të popullsisë civile. Pasqyrimi i krimeve greke ndaj popullsisë civile të Shqipërisë Juglindore deri në vitet 1920 nga autorë shqiptarë dhe të huaj në të gjitha titujt e artikujve, në gazeta e libra te botuara që bënin fjalë për këto krime, dënuar dhe cituar dukshëm krimet e Greqisë.

Konferenca e Parisit vulosi padrejtësinë

Nga ana tjetër gjatë Luftës së Parë Botërore e pas saj shqiptarët menduan se gabimet e mëparshme nga Konferenca e Londrës(1913) do të përmirësohen, por ishte vetëm iluzion, sepse në Konferencën e Paqës e Versajës në Paris(1919-1920), nuk u miratuan kërkësat e shqiptarëve, për bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë. Kemi të bëjmë me vulosjen e përseritur të padrejtësisë kundër shqiptarëve, sepse Shqipëria ishte dhe është edhe sot vendi i vetëm i cili kufizohej me popullsinë e vet shqiptare. Por, edhe në vitët pasuese keqtrajtimi i popullsisë shqiptare nga qeverisja greke do të vijoj në të dy anët e kufirit, qe ndikoj në emigrimin e saj, qe dëshmohet nga të dhënat statistikore të kohës(6).

Traktati i Lozanës(1923)

Nën monitorimin e Fuqive të Mëdha e të Lidhjes së Kombëve, më 30 janar 1923, u nënshkrua Traktati i Lozanës. Në sajë të këtij Traktati pushoi zyrtarisht konflikti qe kishte ekzistuar midis Perandorisë Osmane dhe aleatëve: Perandoria Britanike, Republika Franceze, Mbretëria e Italisë, Perandoria e Japonisë, Mbretëria e Greqisë dhe Mbretëria e Rumanisë, që nga mbarim i Luftës së Parë Botërore. Traktati u ratifikua nga Turqia me 23 gusht 1923, nga Greqia më 25 gusht 1923, nga Italia më 12 mars 1924, nga Japonia më 15 maj 1924, nga Britania e Madhe më 16 korrik 1924.Traktati hyri në fuqi më 6 gusht 1924, kur instrumetet e ratifikuara u depozituan zyrtarisht në Paris(Francë).

Ndonëse ishte Traktat paqeje, pikë referimi kishte shkëmbimin e popullsisë turke në Greqi me ate greke në Turqi. Në lidhje me këtë çështje u vendos të formohej një komision i Lidhjës së Kombëve për të ndjekur zbatimin e dispozitave të shkëmbimit me disa nënkomisione. Sipas marrëveshjes, duke filluar nga 1 maji 1923, duhej të kryhej shkëmbimi i detyrueshëm i shtetasve “turq” të besimit ortodoks, grekëve të vendosur në tokat turke me shtetasit grekë të besimit mysliman të vendosur në tokat greke.Edhe pse të dy palët ranë dakord qe nga kjo marrëveshje të përjashtonin popullsinë shqiptare qe jetonte në Greqi, por si Athina edhe Ankaraja nuk iu përmbajtjën zotimeve të tyre.

Vrasja e gjeneral Telinit

Duke marrë parasysh se si kriter për shkëmbimin e popullsisë ishte ai fetar, lejonte mundësi për abuzime, qe ka të bëjë kryesisht me popullsinë shqiptare në Çamëri dhe në viset tjera në Greqi. Nuk ka dilemë se kemi pasur të bëjmë me spastrim etnik i bazuar me kriterin fetar duke eliminuar ate kombëtar e gjuhësor qe ishte i pabazuar në të drejtën ndërkombëtare të kohës. Duhet cekur se në këtë vit Komisioni Ndërkombëtar për Përcaktimin e Kufijve ne mes Shqipërisë e Greqisë, pati pengesa nga ana e grekëve, sepse ata nuk ishin të kënaqur me qendrimin parimor në favor të drejtësisë nga gjeneral E.Telini, i cili ishte në rolin e kryetarit të Komisionit. Pikërisht nga një qendrim i tillë ati dhe grupit shoqërues iu bë atentat me 27 gusht 1923, në rrugën Janinë-Kakavi, duke i vrarë të pesë anëtarët e komisionit. Ndaj vrasjës së tillë pati reagim ushtarak nga ana e Italisë, të cilët pushtuan Korfuzin dhe vranë 65 qytetarë si hakmarrje ndaj likuidimit të anëtarëve të komisionit.

Kundër veprimeve të padrejta të Traktatit të Lozanës, qe kishte të bënte kryesisht me popullsinë shqiptare të Çamërisë janë shquar diplomatët shqiptarë si Mit`hat Frashëri, ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Greqi, Benoit Blinishti, konsull i përgjithsëm i Shqipërisë në Gjenevë dhe Mehdi Frashëri, përfaqësues i Shqipërisë në Lidhjen e Kombëve.

Roli negativ i klerikëve

Ndonëse nuk kishte dilema se popullsia me përkatësi fetare myslimane në Çamëri ishte shqiptare, kishte tentime për manipulime nga qeveritarët grekë, të cilët kishin arritur të bëjnë për vete klerin mysliman, hoxhallarët dhe myferinjtë shqiptarë. Këta kishin mision që të bëjnë propagandë qe shqiptarët të shpërngulen në Turqi. Pikërisht në lidhje me këtë çështje me 31 tetor 1923, 22 përfaqësuese të krahinave të ndryshme të Çamërisë i kanë kërkuar qeverisë shqiptare të ndërhynte pranë qeverisë turke për të mos pranuar në Turqi shqiptarë të mashtruar nga propaganda e këtyre klerikëve të shitur. Nuk ka dilemë se një veprim i tillë realizohej me skenar të qeverisë greke, ku klerikët e tillë si “myftiu i Filatit dhe ai i Gumenicës vepronin duke gënjyer popullin që të mos rrefejnë se janë shqiptarë”.

Spastrimi etnik i hapësirës shqiptare

Në këtë situatë të pasigurt për jetën, masave shtërnguese dhe poshtëruese të marra nga qeveria, rekrutimit dhe përvetësimit me forcë të pasurive dhe të te ardhurave, filloi shpërngulja e dhunshme dhe boshatisja e viseve të tëra me popullsi shqiptare si e Konicës,Fallorinës, Kosturit, Janinës, Prevezës etj.

Sipas të dhënave për vitët 1920-1926, gjatë shpërnguljeve me dhunë u dërguan me forcë në Turqi, 35000 shqiptarë, banorë të 24 krahinave të Kosturit dhe të 14 fshatrave të Follorinës, si dhe 55000 shqiptarë myslimanë të Epirit(Çamërisë), pjesa ma e madhe nga rrethet e Janinës, Prevezës dhe të Pargës. Këto qytete, qe deri në atë kohë kishin mbajtur të gjallë frymën kombëtare, me shpërnguljen e popullsisë shqiptare myslimane në Anadoll, filluan të asimilohen.

Të përzënë prej trojeve të tyre me forcë, shqiptarët myslimanë u vendosën në Anadoll, ku nuk duruan dot as klimën dhe as kushtet e jetesës. Për, pasojë vdiqën në mas pleq, fëmijë e gra. Një pjesë fare e vogël mundi të kthehej në Shqipëri, ndërsa të tjerët iu nënshtruan vuajtjeve dhe mjerimit në tokat e shkretan të Anadollit.

Izmiri kryeqendra e shqiptarëve të Çamërisë

Vetëm në zonën e Izmirit e qytetet përreth, si Meneme, Saqe, Çesme,Menisa etj., u vendosën mbi 2000 familje çame. Sot Izmiri konsiderohet kryeqendra e shqiptarëve të Çamërisë në Turqi.Popullsia e dëbuar me forcë u vendos kryesisht në rajonin e Stambollit, Izmirit, Bursës,Kasierit, Konjas, Ankarasë, Samsunit etj.

Shpërngulja me dhunë e shqiptarëve nga vendbanime të ndryshme në Çamëri, për në Turqi, ndikoj dukshëm në dekompozimin e popullsisë, sepse vendbanimet shqiptare pësuan rënie të numrit të banorëve, por në vend të tyre u vendos popullsia greke e ardhur nga Azia e Vogël.Kemi të bëjmë me kohën e kolonizimit dhe të shkombëtarizimit të shqiptarëve sipas strategjisë se politike greke të helenizimit të kësaj krahine.

Angazhimi i ambasadorit Mit´hat Frashëri

Mit`hat Frashëri në cilësinë e ambasadorit fuqiplotë të Shqipërisë në Greqi(1923-1926) i kushtoi vëmendje rolit që duhej të luante shteti dhe diplomacia shqiptare në trajtimin dhe në zgjidhjen e çështjeve që preokuponin minoritetin shqiptar në Greqi. Ai bëri përpjekje të vijueshme për ta bërë efektive veprimtarinë e MPJ të Shqipërisë dhe të institucioneve të tjera shtetërore në këtë drejtim. Për këtë qëllim, ai, veç takimeve direkte që pati me autoritetet shqiptare, dërgoi mbi 280 informacione dhe raporte, në të cilat informonte për gjendjen e shqiptarëve në Greqi, qëndrimin e autoriteteve greke ndaj tyre etj. Në të njëjtën kohë ai propozoi masa konkrete që duheshin marrë nga shteti për të ndaluar pasojat negative që kishin për Shqipërinë dhe shqiptarët veprimet dhe politika e shtetit grek. Ai mendonte se ishte e domosdoshme të shfrytëzohej më mirë autoriteti i Lidhjes së Kombeve në interes të çështjes shqiptare.

Në një letër drejtuar kryetarit të Republikës, Ahmet Zogut, më 4 nëntor të vitit 1925, ai theksonte se “Punët tona në Shoqatën e Kombeve sa vete po shtohen dhe e shoh fort të nevojshme që në Gjenevë të emërohet një zyrtar i zoti me vullnet të madh që të dijë mirë punët e Shqipërisë”.

Gjithashtu ai sugjeronte që qeveria shqiptare të bënte më shumë presion ndaj Athinës për të ndërprerë veprimet e dhunshme ndaj shqiptarëve dhe të kërkonte njohjen e zbatimin e të drejtave të tyre të ligjshme.

Për të detyruar autoritetet greke të ndryshonin qëndrim ndaj shqiptarëve, ai i sugjeronte ministrit të Jashtëm, H. Vrionit, të merreshin masa reciproke ndaj minoritetit grek në Shqipëri, si ndalimi i minoritarëve për të votuar, t’u ndalohej shitja e pasurive të patundshme, t’u sekuestroheshin shtëpitë e në vend të tyre të futeshin refugjatët çamë të përzënë nga Greqia. Ai propozonte që t’i kërkohej qeverisë greke që të këmbeheshin grekofonët me çamët e Epirit etj.

Në pamje të parë masat e propozuara nga Mit`hat Frashëri duken si ekstreme dhe të rrepta, por, – siç theksonte ai, – nuk duhen vlerësuar si të tilla pasi ishin kopjuar besnikërisht nga masat që zbatonte Greqia ndaj shqiptarëve.

Ndërprerje e shpërnguljes

Por, pas shumë memorandumesh e protestave nga shteti shqiptar dhe nga popullsia çame, procesi i shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi në vitin 1926 u ndërpre. Në këtë kohë rol pozitiv luajti qendrimi i kryetarit të shtetit grek Theodoros Pangallos, i cili deklaroi zyrtarisht përpara Lidhjës së Kombëve në Gjenevë se “Republika Greke njihte minoritetin shqiptar qe jetonte në Greqi dhe nuk i konsideronte më shqiptarët myslimanë si popullsi turke”.

Çështja çame ende e pazgjidhur

Kemi të bëjmë me një periudhë të veçantë kur në shtetin grek filluan të respektohen disa të drejta të shqiptarëve në këtë vend. Por, këto të drejta ishin minimale dhe të përkohshme sepse më vonë, shqiptaret në Greqi, do të përjetojnë urrejtje patologjike. Një qendrim i tillë u dëshmu në fund të Luftës së Dytë Botërore e ate në vitin 1944-1945, ku u masakruan nga Zerva dhe mbeshtetësit shovinist, ndërsa ata qe shpëtuan u shpërngulën për në Shqipëri. Ishte kjo goditja vendimtare nga ana greke për të realizuar spastrimin etnik në Çamëri nga popullsia shqiptare.

Konventa jugosllave-turke(1938)

Për këtë periudhë kohore shpërngulja e shqiptarëve nuk ishte e definuar vetëm në Greqi për shkëmbim të popullsisë me Turqinë, por janë realizuar edhe konventa tjera të veçanta. Fjala është për Konventën Jugosllavo-Turke e cila u përgatit në vitin 1938.

Kontaktët e para shtetërore për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi në mes Jugosllavisë e Turqisë filluan në vitin 1926. Deri më 1933 këto kontakte do të paraqiten në një platformë të re drejt përgatitjes së terrenit për spastrim të përgjithshëm etnik.

Veprimtaria politike konceptuale për hartimin e Konventës Jugosllavo-Turke ishte zhvilluar në Stamboll nga data 9.6.-11.7.1938. Atje ishin mbajtur tetë seanca, ku palët ishin marrë vesh për shpërnguljen e 40.000 familjeve shqiptare. Nënshkrimi i Konventës Jugosllavo-Turke u bë me 11 korrik 1938, me kusht qe të fuqizohej pas ratifikimit nga ana e të dy parlamenteve.

Sipas kësaj konvente parashihej që gjatë viteve 1939-1944 në Turqi të shpërnguleshin rreth 400.000 shqiptarë, të cilët do të vendoseshin në shkretëtirat e Anadollisë. Përveç vendbanimeve në Kosovë në planin e shpërnguljës ishin paraparë edhe vendbanime nga Maqedonia dhe ana e Preshevës. Sipas konventës parashihej të realizohej shpërngulja me dinamikë të veçantë sipas vitëve përkatëse, ku më parë do të shpërnguleshin shqiptarët e këtyre rretheve:Peja, Gjakova, Prizreni, Kaçaniku, shkupi, Tetova, Kumanova, Presheva, Gjilani, Kërçova, Dibra, Struga, Ohri, Manastiri, Prishtina dhe Ferizaj. Shpërngulja duhej të bëhej me dhunë.

Konventa Jugosllavo-Turke për shpërnguljen e shqiptarëve në Anadoll paraqet gjenocidin permanent ndaj popullit shqiptar për serbizimin e Kosovës në tokat e okupuara nga viti 1912. Ky dokument nuk u ratifikua dhe nuk u zbatua ashtu si planifikohej, sepse ndryshuan raportet gjeopolitike me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, e cila i shpëtoi shqiptarët nga shpërngulja e dhunshme.

Shpërngulja e shqiptarëve pas LDB

Por, angazhimi i Jugosllavisë për të shpërngulur shqiptarët nga Kosova nuk është eliminuar as pas Luftës së Dytë Botërore(LDB). Pikërisht në lidhje me këtë çështje Jugosllavia krijoj lidhje me Turqinë, ku si qellim ishte të bëhëj riaktivizimi Konventës jugosllavo-turke e vitit 1938, për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi. Një ide e tillë ishte në favor të Turqisë, sepse do ti përdorte shqiptarët në luftë kundër kurdëve dhe duke i vendosur shqiptarët në kufi me ta. Në lidhje me këtë çështje gjatë vitit 1952 u zhvilluan takime në mes dy vendëve, ndërsa në vitin 1953, përveç marrëveshjeve tjera, u arrit edhe Marrëveshja “xhentëllmene” mes Jugosllavisë e Turqisë. Me këtë marrëveshje ku ishin të pranishëm Tito dhe Fuad Kuperliu-ministër i punëve të jashtme të Turqisë, do të realizohej shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova, ndërsa Turqia do të fitonte banorë vitalë dhe mjete financiare. Por, pas bisedimeve të zhvilluara në Split(janar 1953) qe ishin në dëm të popullit shqiptar, asgjë nuk u nënshkrua, andaj u quajt Marrëveshje “xhentëllmene”. Por, pavarësisht se nuk u nënshkruan marrëveshjet ne mes dy vendëve, shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova në sajë të dhunës nga pushteti jugosllav ishte dukuri e vazhdueshme. Sipas të dhënave nga viti 1944-1966, nga Kosova dhe viset tjera shqiptare në Turqi janë shpërngulur 452.371 persona.

Vetëm pas vitit 1966, në sajë të rrethanave nga Plenumi i Brioneve, situata në Kosovë ndryshoj në favor të shqiptarëve, ku u ndalua shpërngulja dhe filloi avancimi i Kosovës, në aspektin politik, shoqëror, arsimor e kulturor, që më pas do të verifikohet edhe me Kushtetutën e vitit 1974.

Përfundim

Traktati i Lozanës(1923) ishte fitore për Qeverinë e Ankarasë ne krye me Mustafa Kemalin(Ataturkun) e cila fitoi njohjen ndërkombëtare me kufijt e tashëm, fitore e cila u kurorëzua me 29 tetor 1923, me shpalljën e Republikës së Turqisë moderne. Nga ana tjetër Greqia pësoi një humbje të madhe ushtarake e politike, sepse me humbjen e luftës dhe tërheqjen e ushtrisë greke në verën e vitit 1922, u varros miti për “Greqinë e Madhe”.

Nga ana tjetër shkëmbimi i popullsisë ne mes Traktatit të Lozanës në mes Turqisë e Greqisë, mundësoi homogjenizimin kombëtar të tyre shtetëve. Kemi të bëjmë me këmbim të detyrueshëm të popullsisë në mes dy vendeve qe arriti rreth dy milion qytetarë, duke u zhvendosur nga trojet e tyre në mjedise të huaja. Në këtë shkëmbim të popullsisë më së shumti e pësuan shqiptarët në krahinën e Çamërisë dhe në viset tjera shqiptare në Greqi. Ata u shpërngulën më dhunë jashtë vullnetit të tyre, ku si kritër ishte përkatësia fetare e duke mos përfillur ate gjuhësore e kombëtare. Kemi të bëjmë me spastrim etnik të hapësirës etnogjeografike shqiptare, ku administrata greke ndryshoi edhe emërtimet e vendbanimeve shqiptare, për të humbur identitetin e tyre.

Por, në sajë të veprimit të qeverisë shqiptare me Athinën e Ankaranë u ndërpre shpërngulja e shqiptarëve në vitin 1926, duke i trajtuar çamët me përkatësi fetare myslimane si shqiptarë me përkatësi kombëtare. Por, një veprim i tillë ishte i përkohshëm, sepse shqiptarët në viset e tyre në Greqi vazhduan të ishin të diskriminuar pa të drejta qytetare e nacionale qe përfundoi me masakrën ndaj tyre në vitin 1944 e 1945 dhe shpërnguljën e të mbijetuarve e vendosjen e tyre në Shqipëri. Dhe nga ajo kohë e deri me tash çështja çame në Greqi ka mbetur e pazgjidhur e cila duhet të zgjidhet sipas standardëve ndërkombëtare.

(Kumtesa është paraqitur në Simpoziuminn shkencor ndërkombëtar ”Marrëdheniet shqiptaro-turke: e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja”, mbajtur në Tiranë, më 15-16 nëntor 2023).

Filed Under: Politike

Ramush Haradinaj sonte në orën 6.30 pm do të vizitojë Vatrën

February 1, 2024 by s p

Sonte në orën 6.30 pm, z.Ramush Haradinaj, dy herë Kryeministër i Republikës së Kosovës, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Deputet i Kuvendit të Kosovës, Ish-Komandanti i Zonës Operative të UÇK-së në Dukagjin, do të vizitojë Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA në adresë: 2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458. Ai do të zhvillojë një bashkëbisedim të përzemërt me vatranët dhe bashkatdhetarët.

Ftohet komuniteti dhe media të marrë pjesë.

Filed Under: Politike

Udha e shpatave

January 31, 2024 by s p

Astrit Lulushi/

Gjergj Kastrioti -Skënderbeu është figura më e shquar në historinë e Shqipërisë – Heroi Kombëtar – por në atdhe nuk ka asnjë relike të tij, ato janë të shpërndara. Armët e tij kanë qenë objekt adhurimi. Sipas legjendave, shpata e tij ishte aq e rëndë sa vetëm krahu i tij mund ta përdorte. Thuhej gjithashtu se ishte aq e mprehtë sa që mund të priste një njeri vertikalisht nga koka në bel me pak përpjekje dhe të priste një gur të madh në gjysmë me një goditje të vetme.

Nga të gjitha sendet e Skënderbeut kanë mbetur vetëm katër objekte: dy shpata, një përkrenare dhe një libër lutjesh. Aktualisht, armët (përkrenarja dhe shpatat) janë ekspozuar në Koleksionin e Armëve në Neue Burg në Vjenë pasi kanë kaluar nëpër duart e fisnikëve të panumërt që nga shekulli i 15-të, kur u sollën për herë të parë në Itali nga Shqipëria nga gruaja e Skënderbeut, Donika Kastrioti. Libri i lutjeve është i arkivuar në Shtëpinë Botuese Shelley në Chelsea, Londër në Angli.

Shpata dhe këllëfi e Skënderbeut janë ekspozuar aktualisht në Muzeun Kunsthistorischen në Vjenë, Austri.

Sipas Dhimitër Frëngu, shkruesit të Skënderbeut dhe një prej biografëve të tij, shpata e parë ishte e lakuar, me një buzë të mprehtë dhe e bërë në mënyrë elegante prej çeliku të Damaskenit. Disa tregime raportojnë se në një moment ai mbajti dy shpata të mbështjella në të njëjtën këllëf. Më pas Frengu shton, se Skënderbeu solli një mjeshtër shpatabërës nga Italia, i cili i prodhoi tre shpata më të mira për të. Njërën prej tyre, “që mund të priste çelikun”, ai ia dërgoi si dhuratë Sulltanit. Dihet gjithashtu se në vizitën e fundit të Skënderbeut në Selinë e Shenjtë, Papa Pali II i dhuroi heroit shqiptar një shpatë dhe një kapele.

Shpata e drejtë, e cila shtrihet në Muzeun e Ambras së bashku me helmetën. Shpata është me dy tehe. Tehu është i veshur me ar. Mbulesa e saj është prej lëkure. Sipas Faik Konicës, i cili e pa shpatën në fillim të shekullit të 20-të, në teh kishte ende njolla gjaku.

Nga ana tjetër, shpata e lakuar, është krijuar sipas stileve osmane të kohës, dhe ashtu siç ka raportuar Dhimiter Frengu pesë shekuj më parë, është prej çeliku damasken, shumë e zbukuruar. Ka një mbishkrim në turqisht. Mbishkrimi thotë: (Libehadur Allah Iskander beg – Kampion i Zotit, Skënderbeu). Doreza e veshur me argjend i përket një kohe të mëvonshme. Të dyja shpatat u riprodhuan në Vjenë, për t’u ekspozuar ekskluzivisht në Tiranë.

Nga këto dy shpata, ajo që përdorte Skënderbeu në kohë lufte mund të ishte e lakuar. Shpata e drejtë ishte mjaft e shkurtër për trupin e tij të gjatë, ndërsa tjetra ofronte fleksibilitetin e kërkuar për sulmet e kalorësisë dhe stilin e luftimit. Përveç kësaj, pasi ishte stërvitur në Turqi dhe pasi kishte mësuar atje aftësitë e tij në artet marciale, ka më shumë gjasa që ai të kishte qenë më rehat me atë shpatë.

Përkrenarja e Skënderbeut është prej metali të bardhë, e stolisur me një rrip të veshur me ar. Në krye të saj shtrihet koka e një dhie me brirë prej bronzi, e veshur gjithashtu me ar. Pjesa e poshtme mban një shirit bakri të stolisur me një monogram të ndarë me rozeta * IN * PE * RA * TO * RE * BT *, që do të thotë: Jhezus Nazarenus * Principi Emathie * Regi Albaniae * Terrori Osmanorum * Regi Epirotarum * Benedictat Te (Jesus Nazareti ju bekon, Princi i Emathia-s (meqë ai u emërua pas Aleksandrit të Madh), Mbret i Shqipërisë, Terrori i Osmanët, Mbreti i Epirit). Mendohet se brezi i bakrit me monogram është vepër e pasardhësve të Skënderbeut dhe është vendosur aty prej tyre, pasi Skënderbeu nuk ka mbajtur asnjë titull tjetër përveç “Zotit të Shqipërisë” (latinisht: Dominus Albaniae. Megjithatë duhet thënë se përkthimi i saktë latin i Regi është Mbretëria pasi është Rex që i referohet Mbretit. Kështu, mbishkrimet në përkrenare mund t’i referohen emrit të pavendosur me të cilin Shqipëria njihej në atë kohë, si një mjet për të identifikuar udhëheqjen e Skënderbeut mbi të gjithë shqiptarët në identifikimet emërtuese rajonale. Burimet bashkëkohore tregojnë se shqiptarët e shekullit të 14-të identifikoheshin si njerëz fisnorë, pa shtet të tyre. Kështu, në varësi të vendit ku jetonin – në veri apo në jug, në rrafshnaltë apo në male dhe në cilin qytetërim ishin – kemi turqisht: arnaut, greqisht: Arbanas, arbanensis, italisht: shqip, epirotarum, albanensis: arbër, Arbën, arbëresh. Sami Frashëri citohet, se në Kamus-al-Alam-in e tij pohon se formulimi “Dhu lKarnejn” (pronari i dy brirëve) ishte një emërtim që i atribuohej Aleksandrit të Madh të Maqedonisë, pikërisht emri që mbante Skënderbeu në formën islame. Me kërkesë të mbretit Zog të para Luftës së Dytë Botërore, një kopje identike e përkrenares së Skënderbeut ndodhet tani në Muzeun Kombëtar të Tiranës. Kopja është prodhuar nga një mjeshtër austriak në vitin 1937.

Përkrenarja është paraqitur në anën e pasme të kartëmonedhës shqiptare 5000 lekë, emetuar që nga viti 1996.

Helmeta dhe shpatat kanë një histori të errët dhe konfuze. Pas vdekjes së Skënderbeut, ato u dërguan në Itali nga gruaja e Skënderbeut, Donika dhe djali i tij Gjon. Kush i trashëgoi pas vdekjes së tyre nuk dihet. Armët u rishfaqën në dekadën e fundit të shekullit të 16-të. Deri në vitin 1590, helmeta dhe një shpatë ishin nën pronësinë e kontit Eolfang të Sturnberg, ndërsa shpata tjetër ishte në inventarin e Muzeut të Armëve të Arkdukës Karl të Styria, birit të Perandorit të Shenjtë Romak në Graz, Austri (ato shfaqen në inventarin e tetorit 1590. Personi që bashkoi armët ishte djali i perandorit dhe vëllai i Karlit, Arkiduka Ferdinand i Tirolit, i cili, duke vepruar nën këshillën e kancelarit të tij Jacob Schrenk von Gotzing, i bleu armët dhe i solli nën të njëjtën çati. Më vonë, ky princ ngriti Muzeun e Ambras, afër Tirolit, të cilin e mbushi me lloj-lloj materialesh të lidhura me luftën, si dhe piktura dhe portrete të famshëm të asaj kohe. Në 1806 armët u transferuan në Muzeun Perandorak në Vjenë. Përkrenarja dhe shpata e drejtë u vendosën në sallën Maximilian ndërsa shpata e lakuar gjeti rrugën drejt sallës Karl V. Armët u ndanë nga kuratoret e muzeut, të cilët nuk ishin të sigurt nëse shpatat i përkisnin vërtet Skënderbeut apo jo. Pas Luftës së Dytë Botërore, dyshimet u zhdukën. Në prag të 500-vjetorit të Skënderbeut, shpatat u ribashkuan, jo vetëm në të njëjtën sallë, por në të njëjtën vitrinë të Koleksionit të Armëve Neue Burg në Vjenë.

Armët iu kthyen Shqipërisë në nëntor 2012 në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, më pas u kthyen në Austri.

*

Skënderbeu i quante epirotët e lashtë shqiptarë, kur përmëndi se “shqiptarët nuk i tradhtojnë kurrë miqtë e tyre; se janë pasardhës të Pirros së Epirit dhe i kujtoi Orsinit fitoret e Pirros në Italinë e Jugut”.

I banuar nga popuj detarë dhe blegtorë, Epiri ishte një shtëpi e hershme e popujve të gadishullit jugor të Ballkanit. Epiri u vendos nga të njëjtat fise nomade që pushtuan Gadishullin para se ky të quhej grek.

Kështu Epiri i Lashtë dhe figura historike si Pirro konsideroheshin epirotë, ashtu si Aleksandri shihej si maqedon. Ata ishin grekë pjesërisht në kulturë, si principata në kufi. Në kohën e Skënderbeut, Epiri kishte një prani mjaft të spikatur shqiptarësh. Skënderbeui lidhi ata me Pirron, figurën më të famshme historike. Këtë ai e bëri edhe në emblemën e tij, duke shkruar me të drejtë ‘Princ i Epirit’. Pirro luftoi me perandorinë shumë më të madhe dhe të fuqishme të Romës dhe korri shumë fitore, prandaj Skënderbeu iu referua atij për t’u kujtuar shqiptarëve se ata mund të ndihmojnë në luftën dhe mposhtjen e një force më të madhe, duke luftuar kundër osmanëve.

Shoqërimi me figura të lashta historike për të kujtuar lavditë e kaluara ose për t’u kujtuar njerëzve se çfarë mund të arrihet nuk është e pazakontë. Vetë Skënderbeu fitoi në mënyrë të famshme pseudonimin Iskander nga osmanët pas Aleksandrit të Madh si rezultat i aftësive të tij ushtarake.

Filed Under: Politike

VATRA DO FESTOJË 16 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS

January 30, 2024 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” në nder të 16 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Selinë Qendrore të Vatrës, më 17 Shkurt 2024, ora 11 Am, do të organizojë një festë dedikuar ngjarjes historike për mbarë kombin shqiptar, shpalljen e Kosovës shtet të pavarur e sovran.

Në këtë ditë të shënuar do paraqiten kumtesa historike rreth pavarësisë e rrugëtimit 16 vjeçar të shtetit të Kosovës në liri, nga Frank Shkreli, Dr. Paulin Marku, Dr. Naim Musliu, Dr. Lulzim Nika dhe Halil Ahmeti. Në nder të kësaj ngjarje festive patrioti i shquar i Dardanisë, vatrani z.Toni Musaj në Vatër do të përgatisë një koktej për të gjithë të pranishmit.

Ftohet komuniteti dhe media që të marrin pjesë.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 112
  • 113
  • 114
  • 115
  • 116
  • …
  • 670
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!
  • 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • E premtja e Gjuhës Shqipe — Një mision përtej oqeanit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT