• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHQIPJA – GJUHA E VETME TRASHËGIMTARE E MËMË PELLAZGJISHTES

March 27, 2024 by s p

Prof. Muharrem Abazaj/

Ka qenë e përditëshmja jonë Dita e cila u dha një lajm shumë pritur shqiptarëve për lashtësimë e gjuhës dhe të kombit tonë. Ajo iu referua revistës prestigjioze Science e cila publikoi para pak ditësh një studim për lashtësinë e gjuhëve të realizuar nga Departamenti i Zhvillimeve të Gjuhësisë e Kulturës në Institutin Max Planck ( Institute for Evolutionary Anthropology) të SH.B.A, duke aktivizuar një grup gjuhëtarësh të përzgjedhur si dhe duke shqyrtuar të dhënat e deritanishme për të gjitha gjuhët e familjes indoevropiane, duke përdorur analizat më moderne, ato të filogjenekikës. Është arritur në përfundimin se gjuha shqipe renditet ndër tri gjuhët më të vjetra indoevropiane. Studimi ka patur një jehonë të madhe në rrethet e gjuhëtarëve shqiptarë, veçanërisht tek mbështetësit e prejardhjes së shqipes nga pellazgjishtja.
Për ne studjuesit, mbështetës të palëkundur të tezës së prejardhjes së shqipes nga pellazgjishtja, ky studim është një inkurajim i fuqiishëm për të shpënë më tej studimet tona. Tashmë është e rëndësishme të arrijmë të sqarojmë se cili është raporti midis gjuhës shqipe dhe këtyre dy gjuhëve të tjera, si dhe raporti i tyre me burmin e përbashkët. Kjo është një çëështje shumë e gjerë, por unë synoj që me këtë shkrim të hedh dritë mbi majën e ajzbergut.

Për djepin, vendin e lindjes së gjuhës parake, mëmës të gjuhëve indoevropiane, ky studim ka bërë disa ndryshime krahasuar me studimet e mëparëshme. Ai ndodhet më në Jug të hipotezës së Stepave të Kaukazit dhe më në Verilindje të hipotezës Anatolike.
Kjo gjuhë, në periudhën zanafillëse të saj, ka qenë gjuha e një komuniteti fare të vogël. Duke qenë e lindur ajo ka qenë në një stad shumë të ulët zhvillimi. Ajo është folur nga ky komunitet për një periudheë mbi 1000 vjeçare. Në këtë periudhë kaq të gjatë kohore ky komunitet do të jetë shumuar. Nga ky shumim ka lindur nevoja për të shfrytëzuar më shumë hapësira të tjera për të plotësuar më mirë nevojat bazë ushqimore. Kjo ka sjellë nisjen e ekspasionit të tyre në kërkim të tokave të reja. Grupe njerëzish me lidhje gjaku, fise, në fillim do të kenë përzgjedhur territoret më të afërta dhe gradualisht nga ky ekspasion janë krijuar venbanime të reja.Të gjithë banorët e këryre venbanimeve të reja kanë patur si gjuhë atë që patën folur para shpërnguljes, gjuhën mëmë. Duke kaluar një kohë të gjatë, larg nga vendlinda e tyre, duke patur përherë e më rrallë komunikim me vendlindjen, kanë filluar diferencat e gjuhës së tyre me atë të mëparshme, të vendlindjes, gjuhën e mëmës. Këto diferenca kanë ardhur si rezultat i vet natyres evolutive të gjuhës, por mundet edhe nga zhvillime jo të njëjta të organeve të artikulimit të tingujve midis fiseve. Diferencat e gjuhës së këtyre fiseve, me kalimin e shekujve, janë bërë aq të thekëshme sa të fitonin tiparet e një gjuhe të ndryshme nga gjuha mëmë, por duke ruajtur prej saj elemente rrënjore bazë. Procesi i eksapansionit të fiseve është zhvilluar si një proces zinxhir. Çdo fis, kur shikonte se toka që ai kishte në dispozicion nuk arrinte t’i përballone më nevojat e tij, shkëputej dhe krijnte diku tjetër venbanim të ri. Këtë eksansion të pandërprerë e favorizonte qënia bosh, e, pa populluar, e sipërfaqeve të mëdha të globit. Krijimi i këtyre venbanimeve të reja,me kalimin e një kohe shumë të gjatë, shpinte gradualisht në krijimin e gjuhëve të reja të cilat sot kanë arritur në 151 të tilla
Fisi i parë që është shkëputur del se kanë qenë ai i anatolianëve, i cili nuk ka patur nevojë të largohet shumë nga vendlindja, pasi ka gjetur kushte të përshtatshme për jetesë po aty pranë vëndlindjes, në Gadishullin e Anadollit. Në periudhën e parë, e cila ka zgjatur me shekuj, ashtu si të gjithë fiset e shkëputura, edhe anatolianët, kanë patur gjuhën e mëmës. Për gjuhët anatoliane si më përfaqësuese është gjuha hitite, e perandorisë hitite. Por edhe kjo gjuhë, me zhdukjen e këtij civilizimi, u zhduk dhe asnjë prej gjuhëve anatolike nuk flitet më sot. Nga gjuha hitite kanë mbetur mjaft mbishkrime. Ato janë shkruar me një tip alfabeti të quajtur kunieforme. Ka patur tentativa për t ’i deshifruar, por nuk kemi të dhëna se cila ka qenë natyra e kësaj gjuhe. Duke qenë një gjuhë e vdekur anatoliania nuk ndihmon aspak për të njohur gjuhën mëmë.

Fisi i dytë që shkëputet pas anatolëve ka qënë ai i tokarinëve. Tokarianët janë vendosur pak më larg vendlindjes, duke u shtrirë deri në Azinë Qendrore, në Xinjiang, territor i Kinës. Gjuha e tokarianëve, ashtu si anatoliania, ka qenë gjuha e mëmës. Gradualisht edhe ajo është larguar nga gjuha mëmë, duke u bërë një gjuhë e veçantë. Edhe tokarishtja është zhdukur. Janë gjetur mbishkrime të saj, ku është përdorur një alfabet që rrjedh nga ai sillabik i veriut indian Brahmi, dhe është quajtur brahmi dolikue. Janë bërë deshifrime, por nuk është arritur ndonjë rezulat që t ’i shërbente njohjes së gjuhës mëmë.
Duke qenë fisi i tretë që shkëputet nga gjiri i mëmës, ilirët, albanianët, shvendosen shumë më larg se dy fiset e shkëputura më parë, anatolianët dhe tokarianët. Ata lëvizin në drejtimin perëndimor, duke u shtrirë nga Mesdheu, Danubi dhe krejt Bregu Lindor i Jonit dhe Adriatikut.

Përcaktimi i gjuhës albanian ( ilirian shqip) si gjuha e tretë me një lashtësi 7ooo vjeçare, na jep mundësinë të shohim realisht lashtësinë e ilirëve në këto troje.
Hostoriografia shqiptare i është përmbajtur tezës se ilirët kanë ardhur në këto troje aty nga fundi i epokës së bronzit dhe kanë gjjetur këtu një popullsi parailire. Mbi kërë fakt historik është mbështetur edhe gjuhësia duke e parë ilirishten si një gjuhë relativisht të re, por që ka përvehtësuar një subsrtrat nga gjuha e parailirëve . Ky studim i fundit e hedh poshtë këtë tezë dhe i sheh ilirët si themelues, përurues të venbanimeve fillestare në këto troje, pra i sheh si autoktonë.
Në kohën kur ilirët janë vendosur në këto troje, ata kanë patur si gjuhë të tyre, atë që kishin edhe fiset e shkëputura para tyre, fiset anatoliane dhe tokarane, pra gjuhën mëmë.
Me kalimin e shekujve edhe ilrët shumohen dhe fillojnë të formojnë grupime sipas lidhjeve të gjakut, fise. Fise të fuqishme ilire arrijnë të bëjnë edhe shtete, mbretëri, por tendenca e përgjithëshme e tyre ka qenë pavarësia e fiseve, vetqeverisja, prandaj dhe janë krijuar shumë fise ilire. Kjo tendecë pavarësie arrinte deri në përplasje midis fiseve. Pozicioni gjeografik bregedetar, pasuritë natyrore, të qenit një urëkalimi lindje – perëndim, kanë qenë shkak i sulmeve të parreshtura të popujve të tjerë për t‘i pushtuar këto territore. Këtij rrebeshi hordhish të huaja, shumë fise ilire nuk arritën t ‘u rezistonin. Gradualisht ata u asimiluan duke mos ruajtur as gjuhën e tyre. Këtij rreziku permanent, me pushtime dhe prap çlirim, arritën t ‘ u bëjnë ballë vetëm pak fise ilire si arbërit, dardanët, përgjithësisht ata ilirë që banonin në trojet ku sot flitet shqip., duke mos u shkulur asnjëherë nga trojet e tyre, duke ruajtur kështu të paprekur edhe gjuhën e tyre.

Shumë popuj të tjerë si helënt, latinët etj, gjuha e të cilëve rridhte nga e njëjta gjuhë mëmë me fiset që përmendëm më lart, filluan të vënë dorë mbi gjuhën e tyre të mëmës. Ata përdorën mjete gjuhësore artificiale për t‘i bërë gjuhët e tyre flektive.. Vunë dorë edhe në shkrimin e saj. Hartuan alfabete të veçanta, por mbi bazën e alfabetit të gjuhës mëmë. Nuk përdorën më shkrimin linear, si të gjuhës mëmë, por fjalët i ndanin nga njëra – tjetra. Këto gjuhë u bënë gjuhë të administratës dhe kulturës. Ato mësoheshin në shkolla.
Fiset ilire, ajo pjesë e tyre që nuk iu nënshtrua asimilimit të pushtuesëve, ata që banonin territoret ku sot flitet shqip, nuk bënë ndërhyrje në gjuhën e tyre. Ilirët ruajtën po atë gjuhë të mëmës, ashtu si ishte, barbare, si e quajti atë Herodoti. Nuk arritën të bëjnë një alfabet të vetin, por për nevoja dokumentash të shkruara, kanë përdorur alfabete të gjuhëve të tjera, më shpesh të greqishtes së vjetër dhe latinishtes.

Edhe pse gjuha e arbër – dardanëve, si çdo gjuhë, ishte në evoluim të vazhdueshëm, duke mos patur ndërhyrje njerëzore, ajo vazhdoi të ruaj po ato tipare të gjuhës mëmë.për një kohë shumë të gjatë.Pa patur siguri për kohën e saktë, por edhe gjuha e arbër – dardanëvenë filloi të ketë një evoluim më të shpejtuar. Filloi të vërë në përdorim elementet gjuhësore: parashtesa, prapashtesa etj. Duhet të ketë ndodhur pas shek X. Por, ndryshe nga gjuhët e tjera, këto elemente gjuhësore të shqipes lindën natyrshëm, pa asnjën dërhyrje artificiale. të dala nga vet brumi i gjuhës së lashtë të saj. Kështu si parashtesa, prapashtesa, mbaresa etj kanë dalë nga vet fjalët njërrokëshe të vet gjuhës së saj të lashtë, të gjuhës së mëmës. Shem. Prapashtesa at e numrit shumës të emrave: ar(at), fush(at), kodr(at), pish(at) etj, ka trajtën e emrit at( baba) të gjuhës së lashtë të tyre.

Këta faktorë që përmëndëm shkurt më lart, kanë bërë atë që gjuha iliro – shqipe të ketë ruajtur një vazhdimësi të pandërprerë, të ketë mbetur një gjuhë e pavdekshme dhe të ruaj më mirë se dy simotrat e saj më të mëdha, atë anatoliane dhe tokarishte, tiparet e mëmës së tyre. Si e tillë gjuha shqipe është gjuha e vetme që trashëgon tiparet esenciale të gjuhës mëmë..
Po cila ka qenë kjo gjuha mëmë? Cili popull e ka folur atë?
Autorët më të hershëm të antikitetit, duke përfshirë edhe Homeri, janë shprehur se poulli më i vjetër është ai pellazg. Mbi këtë bazë, termi pellazg dhe gjuha pellazgjishte, kanë zënë vend prej kohësh në leteraturën botërore. Nisur nga kjo edhe ne i përmbahemi tezës se gjuha parake, gjuha mëmë, ka qenë ajo pellazge.
Duke qenë se gjuha iliro – shqipe është e vetmja gjuhë e vjetër që vazhdon të jetë e gjallë, na jep mudësi reale për ta njohur gjuhën mëmë, pellazgjishten e lashtë.
Prej kohësh shumë studjues kanë arritur në përfundimin se emërtime venbanimesh, malesh, lumejsh, fisesh, prendish, personash etj të një hapësire territoriale shumë të gjerë, të banuar nga fiset e para të shkëputur nga trungu mëmë, të cilët flisnin të njëjtën gjuhë, atë pellazge.në vendeve të ndyshme dhe periudha shumë të lashta, kuptohen vetëm me anën e gjuhës së sotme shqipe.

Por këto fakte, edhe pse e përmbajnë në vetvete këtë të vërtetë, nuk janë të mjaftueshme për ta provuar plotësisht vazhdimësinë pellazgo – iliro – shqipe. Duhen materiale të shkruara, vetëm ato e kanë të rregjistruar saktësisht natyrën e pellazgjishtes së lashtë. Dhe fatmirësisht, materiale të tilla ekzistojnë. Në shumë vende janë në ruajtje një numër i madh mbishkrimesh të lashta.dhe kemi mundur të deshifrojmë mjaft prej tyre. Këto mbishkrime janë gjetur në një hapësirë të gjerë duke filluar nga Azia e Vogël,( mbishkrimet frige) Pellgu i Mesdheut, Gadishulli Ballkanik, në Itali( mbishkrimet etruske) e gjetkë. Mjaft nga këto mbishkrime kemi arritur t ‘ i deshifrojmë me gjuhën tonë, sidomos duke u mbështetur në trajtat arkaike të fjalëve të dialektit të gegënishtes..Një fakt i tillë tregon se në të gjithë këtë territor në lashtësi të gjitha fiset që janë ndarë nga trungu ëmë, kanë folur të njëjtën gjuhë, atë të mëmës, pellazgjishten. Tek të gjitha këto mbishkrime është përdorur një shkrim linear, pa ndarje midis fjalëve. Alfabet që është përdorur njihet në leteraturë si alfabeti fenikas. Mbi bazën e këtij alfabeti, me disa ndryshime grafike, janë ndërtuar alfabetet e greqishtes së vjetër, latinishtes, sllavishtes së vjetër etj..
Materiali gjuhësor i këtyre mbishkrimeve na ka dhënë mundësinë të dallojmë qartë tiparet kryesore të pellazgjishtes. Pellazgjishtja i ka patur fjalët njërrokjore. Trajtat e tyre kanë qenë të ngurta, pasi ajo nuk i ka përdorur mjetet gjuhësore të cilat u jain fjalëve ndryshueshmëri, siç janë parashtesat, prapashtesat, mbaresat, nyjet. Këto fjalë njërrokëshe të pellazgjishtes i kemi sot në gjuhën shqipe ose gati identike, ose si rrenjë të fjalëve. shem: a ( asht), at( baba), am ( nënë),ar ( arë) ur ( urë), di ( me ditë), zi ( i zi) keq ( keq) . Një pasqyrë të plotë të këtyre fjalëve njëokëshe të pellazgjishtes i gjeni në Fjalorin Pellazgjisht – Shqip, të botuar kohët e fundit.
Si konkluzion themi se kemi të bëjmë me një gjuhë të vetme.pellazgo – iliro- shqipe. Në zanafillë, në lindje të saj, ajo është quajtur pellazgjishte, nga emërtimi pellagë i folësve të saj. Po këtë gjuhë, pellazgjishten, e folën ilirët, prandaj u quajt ilirishte. Gjuhën e ilirëve folën arbërit dhe më pas shqiptarët, prandaj u quajt arbërishte – shqipe. Por kjo vijimësi e pandërprerë gjuhësore pellazgo – ilirro – shqipe, ka qenë në një evoluim të pandërprerë , që ka arritur në trajtën që ka sot gjuha jon ëshqipe. Kjo na jep të drejtën që ta quajmë gjuhën tonë shqipe si trahëgimtaren legjitime të pellazgjishtes, të mëmës së gjuhëve
Për albanologjinë zyrtare, ky studim qe si një rrufe në qiell të pastër.Ai i ka hutuar sepse ja u plasi atë tollombace skepticizmi dhe mosbesimi për lashtësinë e gjuhës dhe të kombit tonë. Me kokën ulur, ata nuk duhet të mos humbasin më kohë, por të marrin masa për të oranizuar sa më shpejt të jetë e mundur, një Kuvend të përmasave Ndërkombëtare me qëllim konfirmimin e kësaj lashtësie të gjuhës dhe kombit tonë të vonuar kaq shumë kohë vetëm për faj të tyre.
Foto: orakujtetomorrit.al

Filed Under: Politike

Në pranverën e vitit 1999, Serbia po realizonte planin gjenocidal “Patkoi” për shfarosjen e popullsisë shqiptare vendase në Kosovë

March 26, 2024 by s p

Albin Kurti/

Në paraditën e 26 marsit, forcat e Serbisë sulmuan fshatrat Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël. I detyruan gratë dhe fëmijët të largoheshin për në Shqipëri. Burrat dhe djemtë i ndaluan. Ua konfiskuan letërnjoftimet dhe artikujt me vlerë. Pastaj hapën zjarr me mitraloz mbi ta. Të shtënat zgjatën disa minuta.

Atë ditë, forcat serbe vranë 243 civilë shqiptarë në masakrën në Krushë të Madhe dhe 113 në Krushë të vogël.

Në orët e hershme të mëngjesit të 26 marsit, tanket serbe rrethuan oborrin e familjes Berisha në Suharekë. I dëbuan familjarët nga shtëpitë dhe i çuan në një kafene. Pastaj hapën zjarr. Hodhën edhe eksplozive. Forcat serbe aty i vranë 48 anëtarë të familjes Berisha, përfshirë 11 fëmijë. Mes tyre, Dorentinën 3 vjeҫare, Ismetin 2 vjeҫar, ndërsa Eroni dhe Redoni ishin vetëm 1 vjeҫ. Trupat e tyre u dërguan në varrezë masive në Batajnicë, afër Beogradit.

Kësaj masakre i mbijetuan vetëm Shyhrete Berisha dhe Vjollca me të birin, Gramoz Berisha.

Po atë mëngjes, forcat serbe e sulmuan fshatin Padalishtë të Skenderajt, duke masakruar 19 anëtarë të familjes Imeraj, nga mosha 2 deri 76 vjeçe. Në mesin e tyre 11 gra dhe pesë fëmijë.

Në Landovicë të Prizrenit, më 26 mars 1999, u vranë 23 banorë të këtij fshati dhe fshatrave tjerë, përfshirë gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë.

Në mbrëmje, në qytetin e Gjakovës, në një shtëpi në rrugën “Ymer Grezda”, forcat e Serbisë vranë me armë zjarri të gjashtë burrat shqiptarë që ishin në atë shtëpi.

Këto janë dëshmitë e gjenocidit të Serbisë, që me forcat policore e ushtarake, u përpoq të shfarosë shqiptarët në Kosovë.

“Kujtesa e Kosovës” titullohet vëllimi i librave me dëshmitë e rrëfimet të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe, që u promovua mbrëmë, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kujtesa e Kosovës është e freskët.

Themelimi dhe funksionalizimi i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës ka për qëllim dokumentimin e të gjitha krimeve të luftës së fundit në Kosovë, krimeve kundër njerëzimit dhe veprimeve gjenocidale nga Serbia. Ky është një nga obligimet e shumta që po përmbushet ndaj kujtimeve tona si popull dhe kërkesës për drejtësi.

Si institucione të Republikës, jemi të përkushtuar që brezi aktual i fëmijëve dhe brezat e ardhshëm, që s’kanë lindur ende, të mos kalojnë nëpër këto vuajtje që i kaluam ne. Si institucione e qytetarë të Republikës, po angazhohemi bashkë, që fëmijët të gëzojnë lirinë dhe të kenë të ardhme të ndritshme në Kosovën tonë.

Përkulemi me shumë dhembje, dashuri dhe krenari para kujtimit të të gjithë të vrarëve. Rënien e tyre me flijim e me sakrificë, e kemi udhërrëfim se si të ecim përpara.

I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!

E paçin të përhershme lavdinë!

Filed Under: Politike

Faktorët kryesorë të fuqisë globale Amerikane në rajonin e Pacifikut dhe në botë?

March 25, 2024 by s p

Dr. Dritan Demiraj, autor i librit “Gjeopolitika e Republikës të Kinës.”

Kohët e fundit është shtuar frika për një koalicion të mundshëm ushtarak dhe ekonomik midis Federatës Ruse dhe Kinës. Por pavarësisht faktit se nga ana ushtarake dhe ekonomike Kina vazhdon të forcohet shumë, përsëri është i vërtetë fakti se SHBA-të vazhdojnë të jenë e vetmja superfuqi ekonomike, diplomatike, ushtarake, teknologjike dhe e sigurisë globale. Por me qëllim që të kuptohet më qartë ky avantazh, do të duhet shkurtimisht të bëjmë një analizë të shkurtër të faktorëve kryesore të cilat ndikojnë në këtë zhvillim pozitiv dhe shpresëdhënës në rajonin e Indo-Pacifikut.

Sasia e madhe e forcave të armatosura dhe e aseteve të inteligjencës të SHBA-ve me pothuajse të gjitha qeveritë e vendeve në rajonin e Azisë dhe të Paqësorit, ka bërë që komandanti i Komandës Strategjike Amerikane të Indo-Pacifikut të jetë një aktor shumë i rëndësishëm në këtë rajon dhe marëdhëniet midis SHBA-ve dhe këtyre vendeve janë marëdhënie me interes reciprok. Pavarësisht tërheqjes nga Traktati i Partneritetit të Trans Paqësorit (TPP), ekonomia dhe marketet amerikane realizojnë një sasi të madhe eksporti edhe nga kompanitë e këtyre vendeve.

SHBA-të kanë një themel të fuqishëm në marëdhëniet me organizatat jo qeveritare (NGO) me vendet e Azisë, për shkak të numrit shumë të madh të miliona aziatikëve të cilët marrin pjesë në mënyrë konstruktive në marëdhëniet e shkëmbimit midis SHBA-ve dhe vendeve të kontinentit aziatik. Baza e përcaktimit të fuqisë dhe e influencës së SHBA-ve në rajonin e Azisë dhe të Paqësorit përfshin pesë faktorë të rëndësishëm.

Së pari, mund të themi që është faktori i sigurisë. Në shumicën e qeverive të kontinentit aziatik, vendimet e tyre merren bazuar në drejtimin e politikës së tyre të jashtme. Ajo që ndikon shumë në politikën e ndjekur nga këto qeveri, është influenca e mediave, opinioni publik, elita politike por jo vetëm në lidhje me politikën rreth SHBA-ve dhe vendeve të tjera perëndimore, por në fund të ditës janë vetë politikëbërësit të cilët marrin vendimet sa më lartë. Këta zyrtarë marrin në konsideratë legjitimitetin, zhvillimin ekonomik dhe të ndërtimit të vendeve të tyre, të cilat kërkojnë një ambient të sigurtë ndërkombëtar. Edhe kontinenti Aziatik nuk është një rajon krejtësisht i stabilizuar, duke bërë që vendet e saj të jenë të qartë për këto rreziqe dhe kërcënime.

Për rrjedhojë, ata i drejtojnë sytë nga SHBA-të jo vetëm si një vend për të bashkëpunuar nga ana ekonomike dhe diplomatike, por në të njëjtën kohë edhe për sigurinë e tyre kombëtare. Ata e shohin me frikë të madhe fuqizimin ekonomik, diplomatik, teknologjik dhe ushtarak të Kinës.

Së dyti, prioriteti i ndërtimit të vendit në shumicën e qeverive të vendeve të Azisë varet drejtëpërsëdrejti nga rritja e eksporteve të tyre. Shumica e tregtisë së Kinës dhe e vendeve të tjera të fuqishme të Azisë, varet nga eksportet e tyre për të zhvilluar vendet e tyre kryesisht me SHBA-të. SHBA-të kanë një tregti të madhe defiçitare me Kinën, e cila vlerësohet në më shumë se 600 miliardë dollarë. Qeveritë e zhvilluara të Azisë, e pranojnë faktin se Kina është tashmë vendi numër një për prodhimin e materialeve në botë.

Ekonomia e saj është shumë herë më e fuqishme se e Japonisë, Indisë, Koresë së Jugut dhe e vendeve të tjera të fuqishme. Ata nuk kanë dëshirë, as nuk janë të gatshëm që të marrin përsipër koston e kësaj sasie të madhe të defiçitit tregtar. Lufta aktuale tregtare midis SHBA-së dhe Kinës, dëmton seriozisht zinxhirin e produkteve të vendeve aziatike, duke rritur kostot e tyre dhe vartësinë e tyre ndaj eksporteve në SHBA.

Së treti, pavarësisht pikëpamjeve negative në kontinentin Aziatik për vendimarrjen e presidentit amerikan George W. Bush rreth politikave në Irak dhe në Afganistan, duhet thënë se bashkëpunimi i administratës së tij me vendet kryesore si Kina, Japonia dhe India ka qënë pozitiv. Administrata e presidentit Barack Obama ribalancoi marëdhëniet me qeveritë e këtyre vendeve nga India në Paqësor, veçanërisht me Korenë e Jugut dhe Japoninë. Ndryshe nga administrata Bush, ajo ishte e aftë të përcaktonte qartë rëndësinë e rajonit të Azisë dhe Paqësorit, por nuk ishte e aftë të ndalonte veprimet dhe ndërtimin e paligjshëm të ishujve artificialë që ndërtuan forcat e armatosura të Kinës në Detin e Kinës Jugore.

Ndërkohë, komanda amerikane e Indo-Pacifikut dhe organizatat e tjera ushtarake amerikane të inteligjencës dhe të sigurisë, kanë vazhduar përpjekjet e tyre për të forcuar rolin e tyre në këtë rajon me rëndësi strategjike, nëpërmjet angazhimit të ndërtimit të bazave të reja ajrore, detare dhe rritjes së asistencës ushtarake me vendet e interesit, me qëllim kundërshtimin e projektimit të fuqisë së Kinës. Qeveria e administratës së presidentit Donald J. Trump ka qënë shumë e fortë ndaj politikave të ndjekura ndaj Kinës.

Së fundi, administrata e presidentit Joe Biden në gjykimin tim ka qënë më aktive në raport me dëmtimin e projektimit të fuqisë ekonomike dhe ushtarake të Kinës në rajon, duke intensifikuar masat kundër saj në të gjitha fushat edhe me të gjitha mënyrat.

Së katërti, SHBA-të kanë qënë të angazhuara për një kohë të gjatë në rajonin e Azisë dhe Paqësorit përmes shkëmbimeve ekonomike, diplomatike, ushtarake, mediave dhe edukimit. Ndërveprimi i një numri të madh të organizatave jo-qeveritare amerikane në këtë rajon, i mundëson asaj prioritet të madh për të rritur influencën amerikane në rajon.

Për më tepër, këtë e kanë rritur edhe politikat amerikane më shumë se 50 vjeçare të emigrimit, duke bërë që pas vitit 1965, miliona shtetas aziatikë të emigrojnë në SHBA duke ndikuar pozitivisht në rritjen e bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve kulturore midis këtyre vendeve. Kjo mori një goditje të përkohshme vetëm gjatë administratës së presidentit Trump, pas ndalimit të politikave të emigrimit, duke e ulur fuqinë e butë amerikane në këtë rajon por ajo u rivendos gjatë administratës së presidentit Joe Biden.

Së pesti, një pjesë e rëndësishme e suksesit të përpjekjeve amerikane për të forcuar marëdhëniet me këto vende, ka lidhje me planifikimin aktiv të emergjencave të shumë qeverive të rajonit të Azisë dhe Paqësorit. Ndërkohë që fuqia e vendeve ndryshon kohë pas kohe, veçanërisht vitet e fundit pas forcimit të madh të Kinës, qeveritë rajonale nga njëra anë vazhdojnë të bashkëpunojnë në mënyrë pragmatike me Kinën, por nga ana tjetër kërkojnë garanci sigurie nga SHBA-të në rast agresioni nga Kina.

Rasti më i freskët aktual është kërcënimi që Kina bën për pushtimin qoftë edhe me anë të përdorimit të forcës kundër Tajvanit. SHBA-të, Japonia, India dhe Australia vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin ushtarak në kuadër të të ashtuquajturit ‘QUAD’, me qëllim shkëmbimin e ideve dhe forcimin e kapaciteteve ushtarake për të kundërshtuar rritjen, fuqizimin dhe kërcënimet e Kinës në këtë rajon me rëndësi strategjike.

Si përfundim, fatmirësisht edhe për shumë vite të tjera SHBA-të dhe fuqia e tyre ushtarake do të jenë të pasfidueshme në rajonin e Indo-Pacifikut dhe bashkëpunimi i saj me qeveritë demokratike me vendet e ASEAN-it do të fuqizohet edhe më shumë në të ardhmen duke zvogëluar në këtë mënyrë ndërhyrjen e Kinës në punët e tyre të brendshme dhe në projektimin e fuqisë në Detin e Kinës Jugore dhe Lindore.

Filed Under: Politike

Kalendar: Para çerek shekulli – 24 Marsi 1999, Dita që i hapi shteg Lirisë e Pavarësisë së Kosovës

March 24, 2024 by s p

-Para çerek shekulli – 25 viteve, në 24 Mars 1999, për shpëtimin e shqiptarëve të Kosovës NATO prirë nga Amerika nisi bombardimet kundër forcave kriminale të Serbisë/

-Në Kosovë, në mbrëmjen e 24 Marsit 1999 rreth orës 20:00 u ndjenë fuqishëm goditjet e para të sulmeve të aviacionit të NATO-s kundër forcave serbe – terrorit e gjenocidit/

-Në rrethana terri, të ndërprerjes së energjisë elektrike e lidhjeve telefonike, lajmin e madh edhe për gjithë botën e raportoja nga Prishtina me lidhje satelitore, të mundësuar nga vëllai Demë Jashari, që ishte në Lozanë – Zvicër e që edhe e shkruante me kompjuter për ta përcjellë prej atje me telefax drejt Tiranës… Media shqiptare ka shkruar se isha gazetari i vetëm që transmetoja nga Prishtina në fillimin e ndërhyrjes së NATO-s për Kosovën…/

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, Mars 2024/ U bënë 25 vjet – çerek shekulli nga 24 Marsi 1999 – Dita kur ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s, forcës ushtarake më të madhe planetare, kundër terrorit e gjenocidit, i hapi shteg lirisë së Kosovës.

Është kjo edhe një ditë e mirënjohjes e falënderimit të përjetshëm për botën demokratike që nuk lejoi spastrimin etnik dhe zhbërjen e shumicës shqiptare të Kosovës.

Prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para 25 viteve, në 24 Mars 1999, për Kosovën e popullin e saj ndodhi fillimi i ndërhyrjes shpëtimtare të NATO-s me goditjet nga aviacioni luftarak të pozicioneve të forcave serbe që po bënin krime, masakronin e dëbonin shqiptarët në fushatën e egër të spastrimit etnik.

Në mbrëmjen e 24 Marsit 1999 raportoja nga Prishtina në Tiranë se rreth orës 20:00 u ndjenë fuqishëm goditjet e para të sulmeve ajrore të NATO-s.

Përshkruaja situatën në kryeqytetin e Kosovës në atë orë historike: “Nga goditjet dridheshin xhamat e ndërtesave në Prishtinë, ndërsa vazhdimisht dëgjoheshin sirenat e alarmit”.

Shtoja se, “pas pak çastesh të goditjeve, e tërë Prishtina dhe Kosova mbeti në terr”, meqë u ndërprenë dritat, furnizimet me energji elektrike.

Raportoja edhe se, “para goditjeve, automjete të blinduara me trupa serbe dhe armë në gjendje gatishmrie, lëviznin nëpër të gjitha rrugët e shkreta të Prishtinës, që ngjan në qytet fantazmë. Pas goditjeve, këto lëvizje tankesh dhe blindash nuk shihen më”.

Dhe, “kohë pas kohe, nëpër qytet, dëgjohen breshëri armësh”, përfundoja lajmin e parë për nisjen e bombardimeve.

Lajmin e jepja për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), për të cilën raportoja nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste të lëvizjes e luftës për liri e pavarësi të Kosovës.

Po atë lajm e dërgoja edhe për Radio Tiranën, me të cilën pastaj u lidha edhe drejtpërdrejtë në raportime, derisa në ato rrethana terri e lufte në Kosovë nuk mund të lexohej Agjencia Shtetërore-Zyrtare e Lajmeve e Shqipërisë as nuk mund të shihej Televizioni Shqiptar.

Lajmet për ndërhyrjen shpëtimtare të NATO-s në Kosovë shkonin për gjithë kombin shqiptar edhe për botën, të raportuara nga Prishtina, nga lagjeja Ulpiana, nga banesa ime e mbushur refugjatë nga zonat e luftës.

Refugjatët sollën përvojat e tyre të pas dëbimit nga shtëpitë, të strehimit maleve, se si të bëhej dritë në terr kur s’ka as qirinj, duke ndezur ndonjë leckë të futur në vaj ushqimi të mbushur në gjysëmpatate të gërryer nga brenda. Nën atë dritëz po shkruaja lajm tjetër, ndërsa po dëgjoja lajme në një radio të vogël me bateri – tranzistor, derisa shkallëve të ndërtesës dëgjoheshin rrapllimat e ushtarëve e policëve serbë që nga momenti i nisjes së bombardimeve kishin ikur nga rrugët e sheshet ku ishin.

Nga radioja e vogël dgjohej edhe zëri i shpresës dhe besimit të madh, fjala e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton që i drejtohej Kombit Amerikan.

“Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodh në Kosovë, është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksonte në atë ditë e orë historike Presidenti i SHBA-ve, Clinton, derisa nga Shtëpia e Bardhë fliste për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të NATO-s.

Ai zë i lirisë – liria për Kosovën po vinte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës…Nga Amerika dhe aleatët…

Në terrin e natës dhe të okupimit të egër, drita e shpërthimeve nga goditjet e aviacionit të NATO-s nga qielli shihej si një shpresë e besim për të ardhmen e ëndërrave për lirinë e paqen derisa në Kosovë kishte marrë përmasa gjenocidi terrori i spastrimit etnik kundër shqiptarëve.

Ajo dritë shpëtimtare e lirie ishte e paralajmëruar…

Më pak se një vit më parë, në 29 Maj 1998, Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova në Uashington ishte takuar me Presidentin Amerikan Clinton. “Ne ritheksuam se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte shteti i pavarur”, deklaronte Presidenti Rugova pas takimit. Ndërsa, bëhej e ditur se Presidenti Clinton tha se Kosova është një nga shqetësimet amerikane dhe se SHBA-të do të intensifikojnë angazhimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe të NATO-s…

Në fillimet e pranverës së para çerek shekulli, ndërhyrja e NATO-s pritej pasi Konferenca e parë ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje – Francë, që kishte nisur në 6 Shkurt 1999 kishte përfunduar në 18 Mars me refuzim nga delegacioni i Beogradit të marrëveshjes së pranuar nga delegacioni kosovar.

Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova, në Prishtinë i kthyer nga Rambujeja e para nisjes përsëri për atje drejt Parasit, në një konferencë shtypi në 5 Mars 1999 paralajmëronte nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë, për të cilën një ditë më vonë dha miratimin edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës së Deklaratës së 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990. Në konferencën për shtyp ku ishte edhe korrespondenti tash i Gazetës DIELLI, Presidenti Rugova paralajmëronte edhe vendosjen e NATO-s në Kosovë…

Po në atë 5 Mars 1999 kam raportuar edhe për një takim të Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova me Senatorin Amerikan Robert Doll – të Dërguarin e Posaçëm për Kosovën të Presidentit të SHBA Bill Clinton, që ishte edhe një paralajmërim lirie. Takimi shumë i rëndësishëm u mbajt në Shkup-Maqedoni, pasi regjimi kriminal okupator serb e kishte pamundësuar në Prishtinë-Kosovë…

Viteve të ecjes drejt pavarësisë së Kosovës, Presidenti historik Ibrahim Rugova kishte të emëruar Përfaqësues të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – në Zyrën e Senatorit Robert Dole, mikut të madh të tij e të gjithë shqiptarëve, të cilin edhe e ka dekoruar. I emëruari ishte Elmi Berisha, tani kryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, i cili ishte edhe ceremoninë kur Senatorin Amerikan Robert Dole e dekoroi Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, ku ishin bashkë…

Në pranverën e vitit 2004 në vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 27 Prill, në selinë e OKB-së në Nju Jork, Presidenti historik Ibrahim Rugova takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës. Rugova gjatë kësaj vizite takon edhe guvernatorin e Nju Jorkut, Xhorxh Pataki dhe 20 ambasadorë të shteteve anëtare të OKB-së.

Nga raportimet e medias për vizitën e Presidentit Rugova në Nju Jork citohet edhe Elmi Berisha si person i veçantë kontaktues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës…

Në vitin e luftës e lirisë 1999, edhe derisa bisedohej në Konferencën ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje-Paris, regjimi i Beogradit kishte sjellë në Kosovë paisje luftarake e trupa ushtarake shtesë, që mund të arrinin në 130.000, sipas vlerësimeve të kohës.

Ndërkohë, për shkak të rreziqeve, shumica e reporterëve të mediave ndërkombëtare bashkë me Misionin Vëzhgues të OSBE-së ishin larguar nga Kosova para fillimit të ndërhyrjes së Aleancës Veriatlantike. Edhe në ato rrethana vazhdoja pa ndalur asnjëherë raportimet nga Kosova për në Shqipëri…

E, në 24 Mars 1999, ishin orët u fundit para fillimit të bombardimeve të NATO-s kur kërkonim mundësinë e fundit për të dhënë nga Prishtina në Tiranë lajmin e madh të pritur, pasi lidhjet telefonike do bëheshin të pamundura.

Të provojmë me lidhje satelitore në mbrëmje, u morëm vesh me vëllain Demë Jashari në Zvicër. Dhe, ishim në linjë në momentin e pritur, nga Prishtina në Lozanë – Zvicër raportoja me telefon derisa po ndodhte lajmin e madh edhe për gjithë botën që e shkruante vëllai Dema me kompjuter për ta përcjellë prej atje me telefax drejt Tiranës…

Dhe, vazhdoja raportimet…Media shqiptare ka shkruar edhe se isha gazetari i vetëm që transmetoja nga Prishtina në fillimin e ndërhyrjes së NATO-s për Kosovën në 24 Mars 1999.

“PERVJETORI/ Rrëfimi i reporterit të vetëm që transmetonte nga Prishtina: Ç’ndodhi kur bombardoi NATO?”, është titulli i portalit TESHESHI për shkrimin që ia kam dërguar në 24 Mars 2015 gazetarit në Tiranë, Ylli Pata, i cili ka punuar në Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë shumë vite dhe ishte aty edhe në ditën historike të 24 Marsit 1999 të fillimit të bombardimeve mbi caqet e forcave serbe të aviacionit të Aleancës Veriatlantike.

“Sot mbushen 16 vjet prej fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, në mbrojtje të Kosovës.

Behlul Jashari është gazetari i vetëm që raportonte nga Prishtina për ngjarjen në kushte tejet të vështira. Në atë kohë Jashari ishte korespondent i Agjencisë Telegrafike Shqiptare…”, ka shkruar ai në portalin ku theksohej se po botonin “kujtimet e reporterit që transmetonte nga një vend i fshehtë në kryeqytet”…

Mëngjesin e parë të pas fillimit të bombaredimeve, lajmet që dhash nga Kosova drejt Tiranës ishin për situatën në Prishtinë dhe për ekzekutimet nga forcat serbe gjatë natës të shqiptarëve në shtëpitë e tyre në Mitrovicë, veprimtarëve e intelektualëve – udhëheqësit komunal Agim Hajrizi bashkë me nënën dhe djalin 12 vjeçar dhe poetit Latif Berisha.

Ai mëngjes i 25 Marsit 1999 sillte lajme të reja se forcat kriminale serbe gjatë natës kishin bërë sulme dhe vrasje të tjera në familjet dhe vendbanimet shqiptare, në Prishtinë kishin rrëmbyr në shtëpi avokatin e veprimtarin e njohur për të drejtat e liritë njerëzore, Bajram Kelmendi, me dy bijtë e tij, të cilët i ekzekutuan. Forcat serbe kishin djegur edhe selitë e institucioneve të rëndësishme kosovare e ndërkombëtare, përfshirë zyrat që ndodheshin në një shtëpi shkrimtarësh që ishte bërë seli e Presidencës dhe e institucioneve tjera të Republikës së Kosovës, atëherë të panjohur ndërkombëtarisht, dhe Zyrën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Edhe në mëngjes, si edhe natën, Prishtina dukej si një qytet fantazmë, rrugët dhe sheshet ishin të zbrazëta. Tanket dhe makineria tjetër serbe e luftës, që një ditë më parë i mbushnin rrugët e sheshet, kishin ikur dhe ishin fshehur edhe nëpër lagje për t’i pasur banorët shqiptarë mburojë të gjallë. Nëpër shumë pika kishte snajperë serbë dhe njerëzit qëndronin të mbyllur në shtëpi, të rrethuar me kërcënimin e madh të forcave serbe, por me gëzimin e besimin e plotë se liria e Kosovës po vinte.

Atë mëngjes të parë të pas mbrëmjes historike të 24 Marsit 1999 u këput edhe mundësia e fundit e lidhjes me telefon dhe e raportimit dhe nisa kërkimin e ndonjë mundësie tjetër, duke ndërruar edhe vendbanimin shkaku i rrezikut të qëndrimit të mëtejmë në banesë, e pastaj edhe duke u larguar nga Prishtina drejt Kufirit jugor të Kosovës, prej nga vazhdoja raportimet.

“Shqiptarët në Prishtinë – mburojë e gjallë”, ishte titulli lajmit të 6 Majit 1999 i raportimeve që i bëja nga Kufiri jugor i Kosovës.

Lajmi, ku në ato rrethana nuk përmenda burimin – telefonatën nga posta e re e Prishtinës që ishte bërë mes rreziqesh nga një nënë mburojë e gjallë bashkë me familjen e saj alarmonte:

“Shumë banorë të Prishtinës po mbahen peng dhe

po përdoren nga serbët si mburojë e gjallë. Ata janë detyruar të

qëndrojnë në shtepitë dhe banesat pranë vendeve ku janë fshehur

armë dhe mjete të mekanizuara ushtarake si dhe nëpër objekte që

mund të bombardohen nga NATO-ja… Shumë familje janë detyruar të qëndrojnë për disa ditë me

radhë pranë postes së re të Prishtines, në lagjen Dardania…”.

Cak i goditjeve të aviacionit të NATO-s mbi caqet e forcave serbe ishte edhe ndërtesa e postës së vjetër që ishte bërë edhe bazë ushtarake e që u zhbë e nuk është më e ishte pranë ndërtesës së tashme kryesore të Qeverisë së Kosovës te Sheshi Gjargj Kastrioti – Skënderbeu në Prishtinë.

Raportimet që bëja dëshmonin se forcat serbe vazhdonin fushatën për dëbimin e të gjithë shqiptarëve nga Kosova. U dëbuan afër një milion shqiptarë, shumica në Shqipëri. Më shumë se 12 mijë arrinte numri i shqiptarëve të vrarë e masakruar, edhe të groposur në varreza masive, në mëse 6 mijë arrinte numri i të zhdukurve, qytetet dhe fshatrat shqiptare digjeshin e plaçkiteshin nga forcat ushtareke, policore e paramilitare serbe të Milosheviçit – kasapit të Ballkanit, që pas vitesh përfundoi në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë…

Ende pa kaluar tre muaj nga fillimi, bombardimet përfunduan në 10 Qershor 1999, pasi një ditë më parë në Kumanovë, qytet në Maqedoni ku një pjesë e madhe e popullsisë janë shqiptarë, ishte arritur Marrëveshja mes NATO-s dhe Beogradit për tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave ndërkombëtare të Alancës Veriatlantike në Kosovë.

Dita e Lirisë dhe Paqes, e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, erdhi në 12 Qershor 1999. Në mëngjesin e asaj dite të lume, në orën 05 e 17 minuta, tanket e para të NATO-s hynë në Kosovë duke kaluar kufirin me Maqedoninë në Bllacë – Han të Elezit, drejt Prishtinës, e të nesërmen nga Shqipëria, duke kaluar kufirin në Morin-Vërmicë, drejt Prizrenit…

Edhe në atë ditë e orë historike një lajm tjetër të madh se në Kosovë po ndodhte liria e raportoja drejt Tiranës – në Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe Radio Televizionin Shqiptar nga kolona e tankeve të para të NATO-s që kalonte kufirin jugor në Han të Elezit drejt Grykës së Kaçanikut…

Kosova, pas hyrjes së trupave të NATO-s – KFOR-it, u administrua sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së deri në 17 Shkurtin histotik 2008 të shpalljes së Pavarësisë së njohur deri sot nga 117 shtete të botës…

Njëmbëdhjet vite pas takimit të 29 Majit 1998 në Uashington, në 1 Nëntor 2009 në Kosovën e lirë Presidenti Amerikan Bill Clinton, në fjalën e tij në seancën solemne të Kuvendit të Republikës kosovare, por edhe në sheshin me emrin e shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar.

“Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, tha Presidenti amerikan Clinton.

“Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”, ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve, Clinton gjatë vizitës në Kosovë.

Presidenti amerikan Clinton me rastin e shuarjes në 21 Janar 2006 të Presidentit kosovar Rugova shprehej: “Kam pasur nder ta mbështes luftën e tij për paqe dhe liri”…

PRESIDENTI HISTORIK RUGOVA: 24 MARSI I VITIT 1999 KA HYRË NË HISTORINË MODERNE TË KOSOVËS

Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në mesazhin e urimit në vitin 2002 bënte të ditur se kishte vendosur të kërkoj nga Kuvendi i Kosovës që ditën e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë 12 Qershorin ta shpallë Ditë të Lirisë së Kosovës, që do të festohet në të gjithë vendin. Gjatë viteve të lirisë Presidenti Rugova mesazhe urimi drejtonte në çdo përvjetor të 24 Marsit 1999, kur nisi ndërhyrja shpëtimtare me aviacion e NATO-s që i hapi shteg Ditës së Lirisë së Kosovës:

VITI 2003 – RUGOVA: DITA E 24 MARSIT TË VITIT 1999 DO TË MBETET NDËR DATAT MË TË RËNDËSISHME NË HISTORINË E KOSOVËS

Prishtinë, 24 Mars 2003/ Në katërvjetorin e sulmeve ajrore të të NATO-s për mbrojtjen e popullit të Kosovës, Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova u ka drejtuar qytetarëve të Kosovës këtë mesazh:

Me rastin e 24 Marsit, Ditës së fillimit të fushatës ajrore të SHBA-ve dhe NATO-s për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, ju shpreh urimet e mia të përzemërta.

Sivjet e festojmë 4-vjetorin e fillimit të fushatës ajrore për lirinë e vendit tonë. Dita e 24 Marsit të vitit 1999 do të mbetet si njëra ndër datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës.

Në këtë 4-vjetor, do pranuar se Kosova ka bërë një progres të madh në të gjitha fushat e jetës.

Njëherësh në këtë përvjetor të katërt do theksuar objektivat e institucioneve dhe të popullit të Kosovës, siç janë: zhvillimi ekonomik, privatizimi, vendet e reja të punës për të rinjtë, dhe integrimi i grupeve etnike në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.

Poashtu, objektiv madhor për të gjithë ne është njohja formale e pavarësisë së Kosovës, që duhet ta arrijmë së bashku me miqtë tanë.

Në këtë ditë feste, urime të përzemërta u shprehim UNMIK-ut, OSBE-së dhe organizatave joqeveritare që po veprojnë në Kosovë. Urime të thella nga zemra u bëjmë komandantëve dhe ushtarëve të NATO-s/KFOR-it, që po bëjnë sigurinë dhe mbrojtjen e Kosovës.

Njëherësh, urimet tona ua drejtojmë përfaqësive diplomatike në Prishtinë.

Në këtë ditë feste të Kosovës, përshëndesim Presidentin Bush që bashkë me Kryeministrin Bler po udhëheq forcat e koalicionit në Irak për lirinë dhe demokracinë e këtij vendi dhe për forcimin e paqes botërore.

Përshëndetjet tona ia drejtojmë Presidentit Shirak, Kancelarit Shreder dhe Kryeministrit Berluskoni, që po përkrahin Kosovën në zhvillimin e saj.

VITI 2004: MESAZH I PRESIDENTIT TË KOSOVËS, IBRAHIM RUGOVA, NË 5-VJETORIN E FUSHATËS AJORORE TË NATO-s PËR KOSOVËN

Prishtinë, 24 Mars 2004/ Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, u ka drejtuar një mesazh qytetarëve të Kosovës me rastin e 5-vjetorit të fushatës ajrore të NATO-s për Kosovën, që nisi më 24 Mars 1999. Më poshtë po e japim tekstin e plotë të mesazhit të Presidentit Rugova:

Me rastin e 5-vjetorit të Ditës së fushatës ajrore të NATO-s për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, ju shpreh urimet e mia të përzemërta.

Në këtë vit jubilar do thënë se 24 Marsi i vitit 1999 ka hyrë në historinë moderne të Kosovës si njëra ndër datat më të rëndësishme. Tashmë kjo ditë konsiderohet si ditë historike për vendin tonë.

Në këtë 5-vjetor do theksuar se Kosova ka pasur një progres të madh në të gjitha fushat e jetës. Institucionet e Kosovës janë të përqëndruara dhe po punojnë në realizimin e objektivave të zhvillimit ekonomik dhe demokratik, të krijimit të vendeve të reja të punës, të stabilitetit politik si dhe të integrimit të grupeve etnike në shoqërinë dhe në shtetin e Kosovës.

Në rrugën tonë të progresit, ne këto ditë patëm trazira ku u përdor dhuna e papranueshme për ne, dhe po bëjmë përpjekje të përbashkëta për tejkalimin e gjendjes.

Jemi optimistë se këtë gjendje do ta përmirësojmë së shpejti dhe do të fuqizojmë progresin e vendit tonë të shtrenjtë.

Gjithsesi objektiv madhor për gjithë popullin dhe qytetarët është njohja formale e pavarësisë së Kosovës sa më shpejt, çfarë do të qetësonte këtë pjesë të Evropës dhe të botës. Këtë do ta realizojmë së bashku me miqtë e Kosovës.

Në këtë ditë feste, urime të përzemërta u shprehim ushtarëve dhe komandantëve të zonave të NATO-s/KFOR-it si dhe gjeneralit Kamerhof, që po bëjnë mbrojtjen dhe sigurinë e Kosovës.

Urime të sinqerta i shprehim UNMIK-ut dhe OSBE-së.

Njëkohësisht urimet tona ua drejtojmë dhe përfaqësive diplomatike në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.

Në këtë ditë feste përshëndesim Presidentin Bush, Kryeministrin Blair, Presidentin Shirak, Kancelarin Shreder dhe Kryeministrin Berluskoni, që po e përkrahin vendin tonë në rrugën e zhvillimit dhe të prosperitetit.

Si gjithmonë, përshëndetje të veçantë i drejtojmë Papa Gjon Palit II, që gjithnjë kujdeset dhe lutet për Kosovën.

Zoti e bekoftë NATO-n! Zoti e bekoftë KFOR-in! Zoti e bekoftë Kosovën tonë të dashur! Gëzuar 24 Marsi 2004 jubilar!

VITI 2002-MESAZHI I PRESIDENTIT RUGOVA: 12 QERSHORI ËSHTË NJË NGA DITËT MË TË MËDHA NË HISTORINË E KOSOVËS

Prishtinë, 11 Qershor 2002/ Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 12 Qershorit – Ditës së hyrjes së trupave të NATO-s që vlerësohet si ditë e çlirimit të Kosovës, u ka drejtuar sot një mesazh qytetarëve të Kosovës. Në këtë mesazh thuhet:

– Qyetarë të nderuar të Kosovës,

Me rastin e 12 Qershorit – Ditës së hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, që është Ditë e lirisë së Kosovës, ju shpreh urimet e mia të përzemërta.

Dita e 12 Qershorit është një nga ditët më të mëdha në historinë e Kosovës – të Dardanisë antike.

Sot, pas tri vjetësh, do pranuar se Kosova e lirë ka pasur një progres të madh në të gjitha segmentet e jetës, falë miqve tanë dhe popullit të gjallë e dinamik të Kosovës.

Prandaj, njohja formale e Pavarësisë së Kosovës shtrohet si detyrë e drejtpërdrejtë në të cilën po punojmë intensivisht.

Me këtë rast urime të ngrohta u shprehim ushtarëve dhe Komandantit të KFOR-it, gjeneralit Valenten.

Poashtu, urime të përzemërta i shprehim kryeadministratorit të Kosovës, zotit Mihael Steiner dhe OSBE-së.

Urime të sinqerta u shprehim përfaqësuesve diplomatikë në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.

Në këtë ditë gëzimi të lirisë së Kosovës përshëndesim presidentin Bush, kryeministrin Bler, presidentin Shirak, kancelarin Shrëder dhe kryeministrin Berluskoni.

Përshëndetje të madhe i dërgojmë Papa Gjon Pali II për kujdesin e tij për Kosovën.

Zonja dhe zotërinj,

Dëshiroj t’ju njoftoj se sot kam vendosur të kërkoj nga Kuvendi i Kosovës që ditën e 12 Qershorit ta shpallë Ditë të Lirisë së Kosovës, që do të festohet në të gjithë vendin.

Gëzuar Dita e Lirisë.

Zoti e bekoftë Kosovën, – thuhet në fund të mesazhit të presidentit të Kosovës.

MIRËNJOHJE DHE FALËNDERIM PËRJETSHËM PËR MIRËPRITJEN E PËRKUJDESJEN VËLLAZËRORE SHQIPTARE PËR TË DËBUARIT NGA KOSOVA – REFUGJATË TË LUFTËS SË PËRFUNDUAR NË PRANVERËN E LIRISË TË VITIT 1999

Si korrespondent në Prishtinë i Agjencisë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencisë Telegrafike Shqiptare nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste në Kosovë, në vitin 1999 të kohës së luftës, të dëbimit të mëse 1 milion shqiptarëve nga Kosova, për rreth dy muaj “selia” e raportimeve të mia ishte kufiri jugor i Kosovës, si dhe Tetova e fshati i afërt Dobrosht – shtëpia e familjes së Mesut Veselit, ku më parë kishin mbërritur njerëz të familjes sime të dëbuar nga forcat serbe… Raportoja edhe nga Shkupi e vende tjera në Maqedoni.

Akreditimi mu dha nga Ministria e Informatave e Maqedonisë të njëjtën ditë të kërkesës dërguar me telefax nga Agjencia Telegrafike Shqiptare në 5 Prill 1999. Ishte mëngjesi i ditës sime të parë refugjat jashtë kampit të Bllacës, ku pas qëndrimit disaditësh natën kisha kaluar kufirin…

Mirënjohje dhe falënderim të përjetshëm për mirëpritjen e përkujdesjen vëllazërore shqiptare për të dëbuarit nga Kosova refugjatë të luftës së përfunduar në pranverën e lirisë të vitit 1999.

Filed Under: Politike

“RINIA SHQIPTARE NË MËRGIM”,  REVISTA E HARRUAR E VITEVE ’70

March 23, 2024 by s p

Nga Idriz Lamaj*

Publicistika e shqiptarëve të Amerikës është thesar i çmuar për analizimin e zhvillimeve historike të popullit shqiptar në atdheun etnik dhe të veprimtarisë të mërgimtarëve shqiptaro-amerikan në ShBA. Që nga fillimi i shekullit të kaluar deri më sot, mërgimtarët shqiptarë në këtë vend botuan me dhjetra gazeta e revista të ndryshme. Veprimtarët e kësaj fushe ishin intelektualë idealist të cilët botuan gazeta e revista me mundin dhe shpenzimet e tyre dhe të pak miqëve e bashkëpunëtorëve të ngushtë që mund të kishin. Me kalimin e kohës zhduken gjurmët e botimeve të tyre, me përjashtim të gazetës “Dielli”, që botohet prej 102 vitesh. Dy dekadat e fundit, si shkak i zhvillimeve historike në Kosovë e Shqipëri, botohen në New York gazetat “Illyria” dhe “Bota Sot”.

Në fillim të viteve ’70-të Fran Shkreli filloi botimin e revistës”Rinija Shqiptare në Mërgim”. Dalja e kësaj reviste në qarkullim fillon në një kohë ndryshimesh të dukshme politike kombëtare e ndërkombëtare. Marrdhëniet midis Prishtinës dhe Tiranës në vitet 70-të, përveç rëndësisë  kulturore, sollën dhe forcimin e fushatës politike të komunizmit kundër nacionalizmit shqiptar në mërgim. Propoganda politike e regjimit komunist të Tiranës ndikoi thellë në rininë shqiptare të Kosovës. Për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore, në mjetet e iniformimit të Kosovës (në gazeta e revista) filloi një lloj fushatë e dukshme politike-ideologjike kundër mërgatës nacionaliste shqiptare, kundër klerit katolik shqiptar, dhe kundër “imperializmit amerikan”. Kishte dhe intelektualë e mërgimtarë, të pjekur nga mosha, ish të persekutuar politikë, të vuajtur në kampet e punës së detyruar dhe burgjet e regjimit komunist të Shqipërisë, të cilët, në atë periudhë, zbutën qëndrimin e tyre kundër komunizmit. Ndikimi i propagandës komuniste në mërgim shikohet në shkrimet e tyre, ku herë pas here, bëjnë fjalë për “përparimet e mëdha në fushën e arsimit dhe të ekonomisë” në Shqipëri.Në anën tjetër, përfundimi i luftës në Vietnam dhe tërheqja e forcave amerikane nga ai vend turbulloi mendjet e shumë qarqeve universitare amerikane, sidomos të profesorëve dhe studentëve, duke paraqitur komunizmin si një lloj ideologje jo të keqe.   Në atë dekadë lëkundjesh të thella politike kombëtare e ndërkombëtare, Fran Shkreli (në moshën 22-vjeçare) filloi botimin e revistës “Rinia Shqiptare në Mërgim”. Në janar 1972, doli në New York numri i parë i saj duke filluar me këtë editorial:

” Tue bisedue me njanin para disa kohe, m’thotë:Kur njeriu jeton i lirë, i gëzon të drejtat me shkrue, me u shpreh dhe me mendue lirisht, asht mëkat që mos me çfrytëzue këtë liri, për të mirën tonë, të Kombit dhe të kulturës shqiptare. I trimnuem prej disa të rinjve, dhe i mëbshtetun në bashkëpunimin e tyne, po ia fillojmë me shtypë këtë organ të ri, të cilit ia dhamë titullin, “Rinija Shqiptare në Mërgim”. 

Pse rinia jonë mos me e pasë organin e vet, ku do të çfaqshin mendimet e tyne ashtu si mendojnë ata, lirisht pa i udhnue dikush tjetër,sigurisht tue shique punën e të vjetërve, tue pranue çka asht e mirë dhe e suksesshme tue u largue atyne që munden me damtue? Asht e nevojshme pra që të fillojmë vet.

E dijmë se ndokush ndoshta, ka me u bindë, s’kanë me marrë këtë punë seriozisht, kanë me na quejtë t’pa aftë për këte ndërmarrje. Na i dijmë mundësitë dhe aftësitë tona. Nuk janë të mëdha por janë të mjaftushme. Edhe na do t’bajmë çmos që me ndej në rrethin tonë. E pranojmë kritikën, por ajo duhet me qenë e shëndoshë, me karakter ndërtues dhe qëllime të mira.Iu lutem lexuesve tonë, e kryesisht atyne që janë në gjendje nga penda, me na dhanë direktiva, udhëzime, me na ndihmue në këtë çashtje. Si thamë ma nalt me karakter ndërtues, gjithëmonë janë të mirëpritura. E dijmë se çdo fillim asht i ëvshtirë, por na besojmë me ndihmesën e Zotit, në fuqitë tona dhe në vullntin e popullit. Na nuk jemi kah e bajmë kët as me i qitë za vedit, as me ulë ose mposht’ veprimin e ndokujt deri tash. Jo! Përkundrazi, jemi mirënjoftësa dhe e çmojmë veprimtarinë e tyne. Pra, mos na keqkuptoni, por na ndihmoni! (“Bisedime shoqnore”, R. SH. M. Faqe 1, nr. 1). Në të njëjtin numër (f 3), botuesi sjell shkrimin me titull “Shqipnija Etnike”, ku midis të tjerash shkruan:  “Ndeshja vigane e Fuqive të Mëdha, tue ndërrue aty këtu hartën e Evropës, e ma veçanërisht hartën e Ballkanit, ka ringjallë edhe nji herë çashtjen e pavarësisë të të gjithë kombeve, si të mëdhaja si të vogla, e çashtjen e kufijëve të tyne; çashtje e randësishme e delikate nga të cilat mvaret ajo ardhmëni lirie, drejtësie e paqeje, e cila ashtë dëshira ma e flakët e mbarë gjinisë njerëzore.”

Sipas këtij artikulli çashtja e pavarësisë dhe e kufijve nuk është vetëm një çështje drejtpeshimi politik, por edhe një çështje morale e juridike. Dhe, “problemi kryesor për ne shqiptarët dhe për atdhenë tonë asht: Shqipnija e cila kërkon rimëkambjen e pavarësisë politike brenda kufijve etnik të saj. Shqipnija e cila kërkon Çamërinë, Manastirin e rrethet e tij, Kosovën, Tivarin, Ulqinin, Plavën, Gucinë, Tregun e Ri dhe Shkupin me rrethe; Shqipnija e ka me tagër këtë pamvarësi e mbi të gjitha këto vende.” 

Në këtë artikull të ngjeshur shkruhet se kërkesat e shqiptarëve janë të mbështetura mbi argumentet më të forta, më të shëndosha dhe më të pakundërshtueshme. Në fund, kritikon ashpër regjimin komunist të Tiranës, për të cilin shkruan se”. flet para Kombeve të Bashkuara për të drejtat e popullit të madh kinez si ma përpara për të drejtat e popullit të madh rus, ndërsa çashtjen e Kosovës se zë n’gojë sepse atë ua ka falë sllavëve.”

Përgjegjësi i revistës për të dokumentuar pazarllëkun politik të hierarkisë politike të komunistëve shqiptarë dhe sjelljen e tyre në pushtet nga serbo-malazezët, shkruan:” Po biem disa pjesë letrash që Enveri me shokë kanë shëndrrue me “miqtë” e tyne jugosllav. Enver Hoxha në letrën dërgue Titos, me 23 shtator 1944, përpos tjerash shkruan: “Vija e drejtë dhe e kjartë e Partisë Komuniste heroike të Jugosllavisë nuk ka qenë për ne vetëm dritë, e cila ndriçon rrugën tonë, por njëkohësisht ka qenë një mbështetje e fortë. Dy partitë tona kanë vu në themel vllaznimin e t’dy popujve tonë. Partia e jonë ndihet e fuqishme sepse bri saj asht Partia e madhe e Jugosllavisë dhe udhëheqësi i saj i urtë Mareshalli Tito.

Enveri i shkruen Mugoshës, të cilit nuk ka mund t’i zbulojë dot as emrin e vërtetë, derisa Dushani u kthye në Jugosllavi për gjithëmonë. Prej kësaj shifet se sa besnik kanë qenë Enveri me shokë për serbomadhin Dushan, sa që as emnin e vërtetë nuk ua ka kallxue; ata njohnin me emën Dushanin si Salë. Enveri i shkruen Aliut(Miladin Popoviqi, shën IL) qenkesh ma i fortë se ne. Do të fillojmë nji kurs të vogël biçim konferencash me këto tema: Lufta imperialiste e parë dhe e dyta-luftë e drejtë dhe padrejtë”. Luftë e drejtë dhe e pa drejtë , fakt që asht realizue mbi popullin shqiptar tash ma se 25 vjet; padrejtësia asht përdorë dhe përdoret edhe tash në Shqipni. Asht e nevojshme dhe e drejtë që dikur regjimi komunist të fillojë të përdorë drejtësinë.”(R.SH. M. N.3, fq 2-3) 

Në atë kryeartikull të gjatë redaksional ai sjell edhe paragrafe letrash të Hysni Kapos, Koçi Xoxes dhe servilëve të tjerë serbo-malazezëve të cilët i sollën në pushtet në sajë të luftës civile vëllavrasëse që krijuan në Shqipëri vetëm për të mbajtur Kosovën dhe territoret e tjera nën thundrën e tyre pushtuese dhe popullin shqiptar të izoluar, të poshtruar, të shtypur dhe të varfër.

Në numrat 2 dhe 3, Shkreli sjell në revistën e tij reagime të ashpra kundër gazetarëve Ali Sutaj, Jusuf Ferizi dhe Ragip Beqaj. Ata kishin filluar një fushatë të fortë kundër emigracionit shqiptar dhe veprimtarisë të Klerit Katolik në gazetën “Rilindja” të Prishtinës. Shkrimete tyre nuk ishin gjë tjetër vetëm se imitim i shtypit komunist të Shqipërisë. Po të lexohen ato shkrime janë thjeshtë për t’i hyrë në qejf regjimit komunist të Tiranës sepse kishte filluar komunikimi i fortë Prishtinë-Tiranë, kurse qarqeve shtetërore jugosllave, polemika të tilla kundër mërgimtarëve iu pëlqenin sepse në ato shkrime luftoheshin përpjekjet e shqiptarëve për çështje të Kosovës dhe goditeshin figura të shquara të nacionalizmit. Ndërsa, sa i përket Klerit Katolik, politika sllavo-komuniste e ka pasur gjithëmonë halë në sy.

Këtu duhet shquar fakti se edhe gazetarët e Rilindjes të akredituar pranë Kombeve të Bashkuara, në atë periudhë shkruan herë pas here kundër veprimtarisë së emigracionit shqiptar në SHBA dhe kundër qeverisë amerikane, duke e cilësuar atë edhe si shtet imperialist.

Në secilin numër të revistës z. Shkreli i kundërvihet propagandës të gazetarëve komunistë të Prishtinës dhe Tiranës në një mënyrë të pashembullt. Ai mbron nacionalizmin shqiptar në mërgim me forcën e argumenteve të forta historike, duke e quajtë luftën “nacionalclirimtare” më tepër si luftë vëllavrasëse dhe pushtimi se sa si luftë antifashiste.

Shkreli, në moshë fare të re, përveç studimeve në Universitet, shkruan, zgjedh lëndë për botim, redakton, daktilografon, përkthen, faqos, shpërndan revistën, mban korrespondencë me lexuesit e saj dhe me personalitete te penës. Në numrin 3 të revistës botohen këto dy letra:

Prof. Ernest Koliqi i shkruan:

I dashtun Fran, “Më kanë ra në dorë si letra e jote ashtu edhe Nr. 1 i periodikut “Rinija Shqyptare në Mërgim”. Gëzohem pikë ma së pari qe je mirë, qe përpiqesh të ndjekish studimet e, në fund, për botimin kushtue masës së re qe larg prej atdheut ka shumë nevojë t’ushqehet me shkrime të shëndoshta shqipe.. të lumtë! Asht nji fillesë plot premtime. Mbaj mend veç, fjalën e moçme:”Trimi i mirë me shokë shumë!” Avit moshatarë sa ma shumë qe mundesh. N’asht se kjo fletore tremujore do të merret edhe me letërsi, mos harro auktorë që regjimi komunist i Tiranës ka përjashtu nga historia e letërsisë shqipe. Kam pasë punë shumë në këto kohët e fundit, prandaj vonova me t’u përgjigjë”. 

Të fala të përzemërta, Ernest Koliqi

Ndërsa, Prof. Rexhep Krasniqi i shkruan:”

I dashtun z.Shkreli — Sot kam marrë letrën e juej, dhe megjithë që jam I nxanun me punë të tjera, po iu përgjigjem menjiherë. Mjerisht deri më sot nuk kam pasë rast me u takue me ju, por dy gjana më kanë ra në sy në lidhje me ju. Spari që ju punoni, dhe njëkohësisht, vazhdoni mësimet shkollore, dhe tue qenë se jeni në moshë të re,

kam shpresë të madhe që me kohë dhe me sakrifica, ma në fund, do të jeni në gjendje me i përfundue këto mësime, dhe kështu, me hy në radhën e shqiptarëve të

pakët të kësaj kategorie në këtë vend. I kam lexue rishtas edhe dy numrat e së përkohshmes “Rinija Shqiptare në Mërgim”. Secili fillim asht i vështirë, por nga përmbajtja e artikujve që keni botue më duket se jeni në rrugë të mbarë që përputhet me moton e juej “Lux et Veritas” dhe të shpresojmë se, me kohë, broshura e juej ka me u ba nji përmbledhje e fuqive të reja të kulturës dhe të virtuteve të komëbsisë shqiptare në këtë vend të lirisë dhe të përparimit.

Ju falem nderës për fjalët e mira që shprehni ndaj Komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe punës që ky komitet ka ba dhe mundohet me ba në përkrahjen e çashtjeve të bashkatdhetarëve tonë në këtë vend, dhe atyne që janë robnuem nga regjimi totalitar në atdhe.

Me kaq ju dëshiroj shëndet të mirë dhe punë të mbarë, ashtu edhe Pashkët për shumë vjet e me të mira. Mbetem me nderime  –  Dr. Rexhep Krasniqi

Letrat e mësipërme për z.Shkreli ishin mbështetje e madhe morale dhe vlerësim i punës së tij. Numri i katërt i revistës, krahasimisht me numrat e mëprashëm, duket më i pasur. Përveç një shkrimi të prekshëm dhe dokumentar të bashkëpunëtorit të revistës z. Ndoc Vulaj mbi jetën dhe veprimtarinë e Ndre Mjedës, z. Shkreli

shkruan edhe lidhur me zhvillimet politike në SHBA dhe zgjedhjen e presidentit Nikson në mandatin 1972-1976. Aty (fq 7) është një letër në anglisht drejtuar Kolegjit Lehman me rastin e zgjedhjeve presidenciale me titull”More than ever”, në të cilën z. Shkreli i përgjigjet revistës së Kolegjit “Meridian” e cila kishte shprehur keqardhje për rezultatin e zgjedhjeve në favor të presidentit Nikson,të ashtuqujturit sindrom vietnamez. Shkreli i përgjigjet:”Të gjithë e dimë, ose të gjithë duhet ta dijmë se komunizmi është rrezik i madh për botën e lirë. Ndërlikimi amerikan në Vietnam nuk është asgjë tjetër vetëm një garanci për liri e vetvendosje të popullit vietnamez dhe shpresë për të gjitha kombet e tjera që jetojnë nën thundrën terroriste të komunizmit të të gjitha atyre kombeve”.(R.SH.M, Nr. 4 fq. 9)

Bashkëpunëtor serioz dhe mbështetës i gjithëanshëm irevistës është Ndoc Vulaj, penë e mprehtë e kohës dhe studiues i fushave të ndryshme të kulturës tonë komëbtare. Një bashkëpunëtor tjetër i revistës ishte dhe Gjeto Sinishtaj. Ai e pasuroi revistën me poezi, ku shpreheshin ndjenjat për atdheun etnik dhe jeta plot dhimbje në mërgim.

Revista “Rinija Shqiptare në Mërgim” (R SH M) zë një vend të veçantë në publicistikën e emigracionit antikomunist shqiptar. Kjo është revista e parë themeluar dhe drejtuar nga një student, i cili bën përpjekje serioze për të bashkuar, organizuar dhe ngritë zërin e rinisë shqiptare në këtë vend. Një rëndësi tjetër e kësaj reviste është orientimi politik dhe historik. R.SH. M bënë luftë pa kompromis kundër ideologjisë komuniste në përgjithësi dhe në veçanti, kundër regjimit kmunist në Shqipëri. Në këtë fletore diskretitohet komunizmi në të gjitha fushat.

Në faqet e revistës R. SH.M janë ribotuar shumë artikuj anglisht të Fran Shkrelit të botuara në revistën “Meridian”, që aso kohe e botonte universiteti ku ai kryente studimet. Po të lexohen me kujdes këta artikuj shihet se z. Shkreli mban të njëjtin qëndrim. Ai polemizohet ashpër me profesorët liberalë amerikanë duke sjellë edhe emrat e disa prej tyre, të cilët “predikonin” dhe e konsideronin komunizmin si një gjë jo të keqe, por si lëvizje punëtorësh, etj.

Shkreli mban një qëndrim të fortë konservator lidhur me këto pikëpamje dhe zatën që prej asaj kohe e deri më sot ai nuk ka bërë më të voglin ndryshim ose lëshim në pikëpamjet e tij.  Tetë numra të revistës dolën në qarkullim, pastaj (më 1974) z. Shkreli punësohet në seksionin Shqip të “Zërit të Amerikës”. Punoi në Washington më shumë se tri dekada, derisa doli në pension. Nga punëtori ri, ai arriti të drejtoi Shërbimin Shqiptar dhe Shërbime të tjera, përfshi atë Sovjetik.

Fran Shkreli edhe sot në shkrimet e tij mbetet ai që ishte; njeri i brumosur me idealet e larta nacionaliste, studiues dhe analist i paisur me kulturë të thellë politike kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kushedi sa shërbime i bëri Frani vendit të vet gjatë punës në Washington!

Nga Idriz Lamaj –Studiues, analist dhe ish-gazetar i Zërit të Amerikës

                                            Nr. I –Janar-Mars, 1972

A book with a graphic design

Description automatically generated with medium confidence

                                            Nr. II, Prill-Qershor, 1972          

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 111
  • 112
  • 113
  • 114
  • 115
  • …
  • 672
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 𝗣𝗮𝘀𝗶𝘃𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗮𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶
  • Arbëreshët e Argjentinës – Një histori e dy emigrimeve dhe e mbijetesës së identitetit shqiptar
  • SKËNDERBEU, VASAL APO ALEAT I ALFONSIT TË ARAGONËS?
  • HIJESHIA LIGJËRIMORE DHE APOTEOZA E SHQIPTARISË NË KËNGËT E NIKOLLË NIKPRELAJT
  • LEGJITIMITETI DHE PUSHTETI
  • SPECIAL THANK YOU!
  • “ONOMASTIKË DHE ETNOLINGUISTIKË”
  • DEMOCRATS WON. BUT HAS DEMOCRACY?
  • MIHAL GRAMENO – ATDHETAR E KRIJUES AKTUAL
  • GJERGJ FISHTA – PERSONALITET I IDENTITETIT DHE I KRENARISË KOMBËTARE
  • NDARJET ADMINISTRATIVE QË RREZIKOJNË COPËTIMIN E HAPËSIRËS ETNIKE SHQIPTARE NË MAL TË ZI
  • DY SHTETE, NJË HORIZONT KOMBËTAR: SHQIPËRIA, KOSOVA DHE SFIDA E PËRGJEGJËSISË STRATEGJIKE
  • SHKRIMTARI SHQIPTAR PËRBALLË POLITIKAVE KULTURORE PËRÇMUESE
  • Kongresi i ri demokrat: Si do të kufizohet pushteti i Trumpit?
  • KUR NJË IDE BËHET INSTITUCION

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT