• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DIALOGU MES KOSOVËS DHE SERBISË TË JETË NËN PATRONAZHIN E PRESIDENTIT JOE BAIDEN

May 6, 2023 by s p

Ph.D. Elmi Berisha/

Në cilësinë e kryetarit të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra” dhe si aktor i proceseve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, jam duke përcjellur me vëmendje të veçantë procesin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Pas zotimit të palëve me 27 shkurt dhe Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve me 18 mars të këtij viti, jo vetëm si “Vatër” por edhe si komunitet shqiptar në SHBA, kemi vërejtje substanciale dhe shqetësime serioze në raport me agjendën, konceptin e udhëheqjes së negociatave e në veçanti me përpjekjet në heshtje që të barazohet viktima me xhelatin. Në veçanti jemi të shqetësuar me presionin e madh që po i bëhët delegacionit të Kosovës që të bëjë koncesione dhe kompromise të cilat kam drojë se do e dobësojnë rendin kushtetues, rregullimin e brendshëm shtetëror dhe funksionalitetin e shtetit të Kosovës. 

     Se kush është Serbia dhe lidershipi i saj, tanimë e din e gjithë bota demokratike dhe opinioni i gjerë ndërkombëtar. Se sa është Serbia “demokratike” dhe sa i respekton ajo marrëveshjet dhe zotimet ndërkombëtare po ashtu është e njohur për të gjithë opinionin ndërkombëtar. Se Serbia është ledhatuar dhe i janë bërë koncensione dhe vazhdojnë t’i bëhën ende nga disa vende evropiane, kjo nuk është gjë e re. Që nga 18 marsi kur është zotuar dhe obliguar që ta respektojë plotësisht Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve, Serbia ka bërë dhjetëra shkelje të kësaj marrëveshjeje, qoftë me deklarata nga presidenti (ish funksionar i partisë së kryeçetnikut Sheshel dhe ministër i Millosheviqit), qoftë nga ministri i jashtëm serb (ish zëdhënës i partisë së Millosheviqit dhe tani kryetar i partisë së tij), ndërkohë që nuk kemi dëgjuar asnjë reagim të vetëm nga “ndërmjetësit” dhe garantuesit e kësaj marrëveshje. Shqetësuese është se vetëm një veprim minor ose një deklarim publik i zyrtarëve të qeverisë së Kosovës, të cilët veprojnë konform kushtetutës së shtetit sovran të Kosovës lidhur me këtë proces, vijnë reagime dhe presione të mënjehershme nga “ndërmjetësit kujdestarë” dhe garantuesit e marrëveshjes.

    Kosova është e lirë dhe e pavarur falë angazhimit maksimal të shtetit dhe popullit amerikan, për çka ju jemi përjetësisht mirënjohës. Sipas vlerësimit tim, në muajt e fundit ka një diskurs tjetër të diplomatëve të SHBA-ve të angazhuar në Ballkanin Perëndimor sa i takon procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Qasja dhe deklarimet e tyre shpeshherë bien ndesh me parimet themelore demokratike dhe në shumë raste duke mbajtur anë në favor të Serbisë. Konkretisht jam ndjerë i befasuar me disa deklarata të ambasadorit të SHBA-ve në Beograd z.  Chris Hill, një diplomat me përvojë të madhe në rajon dhe njohës i shkëlqyeshëm i raporteve Kosovë – Serbi. Deklarimet e tij publike kohëve të fundit janë pa sens diplomatik dhe në mbështetje të “diktatorit të vogël” Vuçiq, për profilin e të cilit këto ditë ka shkruar gazeta prestigjioze amerikane New York Times, e cila pasqyron krimin e organizuar dhe krimet e tjera të viteve të fundit në Serbi si dhe nëntokën e këtij shteti që e lidh drejtpërdrejt me Vuçiq, i cili kohëve të fundit është bërë “partner i besueshëm” i diplomatëve amerikan. Në të njëjtin diskurs politik po vepron edhe i deleguari i Stejt Departamentit për Ballkaninin Perëndimor z. Eskobar, i cili muajt e fundit po bën një presion të paparë ndaj delegacionit kosovar dhe ka pasur deklarata jo të balancuara dhe aspak diplomatike duke aluduar në përgjegjësi të palës kosovare sa i takon zbatimit të marrëveshjes së Ohrit. Vlerësoj se qeveria e Kosovës ka qenë tejet konstruktive dhe kooperative në këtë proces, kurse Serbia në secilin rast ka tentuar të minojë dhe t’i eskivojë obligimeve për jetësimin e marrëveshjes. “Shuttle diplomacia” e Eskobar nuk mund të llogaritet as në përmbajtje e as në veprime me atë të ambasadorit të ndjerë Riçard Holbruk. Ambasadori Holbruk vepronte konkretisht, me vendosmëri dhe nuk bënte balance mes xhelatit dhe viktimës. 

Ne si komunitet shqiptaro-amerikan që ishim dhe vazhdojmë të jemi tejet aktiv në këto procese, në të cilat, personalisht, kam qenë pjesë e disa takimeve me Holbruk në periudhën 1998-1999 dhe me ambasadorin Frank Vizner 2005-2008, shpeshherë me kërkesë të tyre, ku na njoftonin në detaje me ecurinë e proceseve në të dy periudhat e veprimtarisë së tyre në emrin e popullit dhe të qeverisë së SHBA-ve. Z. Eskobar nuk e ka parë të arsyeshme të takohet asnjëherë me përfaqësuesit e komunitetit shqiptaro-amerikan. Mbase mendon që po vepron dhe ka potencën politike të ambasadorit Holbruk! Rezultatet flasin të kundërtën! Këpucët e Holbruk janë të mëdha dhe nuk i bien taman as z. Eskobar e as z.Hill! Por është një diplomat amerikan në rajon që është shëmbull i ambasadorit me kredibilitet të lartë dhe me qasje racionale të balancuar dhe të paanshme. Ky është ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë z. Hovenier. Angazhimet e tij për Kosovën dhe sidomos asistimi dhe këshillat e tij në menaxhimin e krizave të vitit të fundit, të provokuara dhe dirigjuara nga Beogradi zyrtar në veri të vendit, janë për tu admiruar. Qasja dhe veprimet e tilla diplomatike janë në funksion të paqes, stabilitetit dhe sundimit të rendit dhe ligjit për të gjithë qytetarët e Kosovës, si shtet demokratik, me përbërje multietnike.

     Shteti i Kosovës është “fëmijë” i mikut tonë dhe partnerit strategjik të kombit tonë SHBA-ve, prandaj roli i SHBA-ve në përfundimin e procesit të normalizimit në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë shumë më proaktiv, më dinamik, i panshëm dhe të bazohet në realitetin e ri. Kjo qasje e kohëve të fundit nga këta diplomatë të SHBA-ve që janë të kyçur në këtë proces lë shumë për të dëshiruar. 

Konsideroj se është momenti i fundit që Presidenti Baiden të monitorojë personalisht këtë proces tejet të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Duke qenë njohës i mirë i raporteve në rajon, dhe duke qenë se është marrë me dekada me këtë çështje, duke ditur orientimin strategjik të Kosovës pro integrimeve euro-atlantike, është momenti i fundit që Presidenti Baiden, me autoritetin e tij, ti japë kahje të duhur dhe dinamikë më proaktive përmbylljes së këtij procesi në mënyrë reale dhe konform realitetit të ri, që është meritë edhe e kujdesit të SHBA-ve për paqe dhe stabilitet në këto hapësira.

Filed Under: Politike Tagged With: Elmi Berisha

VATRA PËRKUJTON 50 VJETORIN E REVOLTËS SË SPAÇIT

May 4, 2023 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA me rastin e 50 vjetorit të Revoltës së Spaçit, ditën e Shtunë më datë 27 Maj 2023 ora 11 A.M. në Selinë Qëndrore të Vatrës me adresë: 2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458, do të organizojë promovimi i librit: “Përtej Harrimit, Abdulla Rami” nga auditoret franceze në terrin e diktaturës, shkruar nga Ermira Xhomaqi-Godo.

Libri i kushtohet vuajtjeve dhe persekutimit në regjimin komunist shqiptar të Intelektualit

Abdulla Ramit, përkthyesit të Hygoit, ish -liceistit të Korçës, në një klasë me diktatorin Hoxha dhe bashkëstudent në Montpellier të Francës.

Abdulla Rami si antikomunist vuajti 19 vite në burgjet e diktaturës, në ferrin e Burrelit dhe vdiq në internim. Në këtë promovim do flitet për rëndësinë e Revoltës së Spaçit dhe për vlerat e librit të përkthyer nga Abdulla Rami “William Shakespeare” të autorit Victor Hugo.

Ftohet komuniteti dhe media të marrë pjesë.

Filed Under: Politike

RECENSË PËR LIBRAT E ISH-EDITORIT TË GAZETËS “DIELLI”, DALIP GRECA: “EDITORËT E DIELLIT NË 110 VITE HISTORI” DHE “EDITORIAL” 

May 2, 2023 by s p

Recencë nga Dr. Paulin Marku/

Federata Pan-shqiptare e Amerikës “Vatra” promovoi dy libra të ish-editorit të gazetës “Dielli”, Dalip Greca, i cili drejtoi me përkushtim e profesionalizëm për 12 vite organin më të vjetër të shtypit shqiptar në diasporën shqiptare të Amerikës. Z. Greca u nda nga jeta një vit ma parë duke lënë një boshllëk të madh në familje, miq e në komunitet. Veprimtaria e tij publicistike e mediatike ishte e gjerë. Këtë e dëshmojnë edhe shkrimet e shumta nëpër gazeta të ndryshme dhe me daljet publike në televizione të ndryshme kombëtare. Ikja e parakohshme e tij nga kjo jetë, krahas dhimbjes që la pas, ai kishte edhe projekte në proces që nuk arriti t’i përfundonte sa ishte gjallë. Pjesë e projekteve të papërfunduara të Dalip Grecës janë edhe këto libra që u promovuan nën përkujdesjen e Federatës “Vatra”, në bashkëpunim me familjen Greca. Ky projekt u realizua falë punës të një grupi pune që u angazhuan për të përgatitur për botim këto dy libra. Padyshim, që për ne është nder dhe përgjegjësi që të marrim përsipër punën që i ndieri Greca kishte lënë pa përfunduar. Por qëllimi ishte të kontribuojmë që veprimtaria e tij, të mos ngelë e pabotuar por të rrojë gjatë në opinionin publik, si një prej intelektualeve shqiptar në diasporën e largët të Amerikës, padyshim si një prej njerëzve te rëndësishëm në Vatër që la gjurmë në drejtimin e gazetës “Dielli” për dymbëdhjetë vite me radhë. Promovimi është i rëndësishëm sepse sjell në fokusin e opinionit publik dhe shpalos nëpërmjet këtyre librave veprimtarinë publicistike e gazetareske të Dalip Grecës. Falë eksperiencës së tij profesionale, këmbënguljes e përkushtimit arriti të çojë përpara gazetën për dymbëdhjetë vite duke informuar opinionin publik me ngjarje të karakterit kombëtar, politik, aktualitet dhe kulturë, si dhe, nëpërmjet pasqyrimit të aktiviteteve të ndryshme atdhetare, kulturore e artistike zhvilluar në  komunitetin shqiptar në Amerikë. Këto libra “Editorët e Diellit në 110-vite histori” dhe libri “Editorial”, vijnë si pjesë e pandashme e veprimtarisë se tij në fushën mediatike. 

Gjatë karrierës së tij, ai kishte mbledhur material arkivorë, literaturë, shkrime gazetash e kujtime të shumta të intelektualeve shqiptar me qëllim për të zbardhur nëpërmjet dokumenteve veprimtarinë atdhetare të paraardhësve të Diellit. Ai ishte i përkushtuar që të zbardhet sa më shumë të jetë e mundur mbi punën e editoreve që shërbyen ne drejtimin e gazetës në mënyrë që të pasqyrohet puna e tyre sa më gjerësisht. Gjetja e këtyre materialeve nga familja dhe vënia në dispozicion për botim ishte e rëndësishme dhe duhet të botoheshin me patjetër për të mos i lënë në pluhurin e harresës dhe të humbiste puna disa vjeçare që Dalipi kishte bërë me pasion dhe profesionalizëm për Editorët e Diellit gjatë 110 vite histori. Po ashtu, pa asnjë hezitim, grupi i punës shprehu gatishmëri e përkushtim për të bashkëpunuar që veprat e të ndierit Dalip Greca të botohen sa më parë. Vlera e këtyre librave është se gjenden material historike, letrare, politike e social-kulturore nëpërmjet një pune disa vjeçare kërkimore të palodhur e skrupuloze të Dalip Grecës. 

Libri “Editorët e Diellit në 110 vite histori” është i ndare në nëntë kapituj kryesisht përshkruhet dhe analizohet veprimtaria e editoreve të editoreve të Diellit, ku nuk mungojnë tema të ngjarjeve historike për themelimin e Vatrës, marrëdhëniet e komunitetit shqiptar në Amerike dhe lidhjet e tyre me vendlindjen. Po ashtu, trajtohen dinamikat e zhvillimet e brendshme të “Vatrës” botuar në gazetën “Dielli”. Në këtë libër autori sjell në vëmendje të opinionit publik profilin dhe kontributin e drejtuesve të gazetës “Dielli”. 

Të gjitha këto materiale, autori  i mblodhi me profesionalizëm për t’i venë në dispozicion të opinionit publik që të kenë mundësi të dinin më shumë rreth këtyre njerëzve mendjendritur që drejtuan gazetën Dielli për dekada me radhe. Po ashtu, autori analizon rrjedhat e ngjarjeve historike qysh prej themelimit të gazetës Dielli, rolin e saj në diaspora, vështirësitë e ndryshme që pati kjo gazetë për t’i rezistuar kohërave të ndryshme dhe problemeve të shumta që u shfaqen gjatë 110 viteve ekzistencë. Në rendin kronologjik libri rendit ngjarje, fakte dhe veprimtari të shumta të vatranëve në shërbim të çështjes kombëtare. Libri ‘Editorët e Diellit në 110 vite histori’ mbyllet me një kronologji të drejtuesve të gazetës Dielli dhe të kryetarëve të Vatrës nga themelimi deri në ditët e sotme. Me profesionalizmin e tij, libri u përgatit për botim nga studiuesi, Idriz Lamaj dhe redaktor shkencor, Dr. Paulin Marku. 

Libri “Editorial” pasqyron veprimtarinë e gjerë publicistike të Dalip Grecës. Në këtë libër janë përzgjedhur në mënyrë profesionale e autentike shkrime të shumta të cilat flasin për tema nga më të ndryshmet trajtuar në 12 vite. Në këtë libër trajtohet kontributi atdhetar i vatranëve në periudha të ndryshme. Me interes lexuesi do të gjejë tema me karakter të ndryshme si: historik, të çështjes  kombëtare, problemet politike, kulturore e sociale. Po ashtu, në libër flitet për disa prej përfaqësuesve të rëndësishëm të komunitetit shqiptar në Amerikë. 

Nëse e vërejmë me kujdes, z. Greca përpiqet të trajtojë profilin e gazetës Dielli duke prekur tema nga më të veçantat, atdhetare e kulturore, vizionin për gazetën dhe ndikim që Vatra kishte në komunitet në diasporë. Po ashtu, libri me “Editorial” përfshinë shumë prej ngjarjeve dhe aktualitetit në Shqipëri, Kosovë e më gjerë. Dalip Greca ndiqte me interes situatën politike, shoqërore e kulturore në atdhe dhe përpiqej të jepte opinionin e tij si në mediat e shkruara ashtu edhe ato televizive. 

Libri “Editorial” mbyllet me bibliografinë e shkrimeve të Dalip Grecës me referencat përkatëse të çdo shkrimi, vendin ku është botuar shkrimi, me datën e botimit si dhe temën që ai ka trajtuar, në mënyrë që të ketë të dhëna të plota për hulumtime të tjera. 

Ky libër është përgatitur për botim nga editori i gazetës “Diellit”, Dr. Sokol Paja dhe redaktor shkencor, Dr. Paulin Marku.

Këto libra janë vlerë e shtuar për të plotësuar një boshllëk të historiografisë së Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, e cila mbart vlera dhe kontribut të çmuar në ngjarje të rëndësishme qysh me Pavarësinë e Shqipërisë, periudhën e shtet-formimit të Shqipërisë dhe të oponencës kundër regjimit komunist dhe për të vazhduar me lobimin e vatranëve në institucionet amerikane për Lirinë e Pavarësinë e Kosovës. 

Këto libra hedhin dritë për ngjarje të rëndësishme historike dhe janë analizë e thelluar për Editorët që drejtuan Diellit në 110 vite veprimtari. Botimi i këtyre dy librave pasurojnë katenën e botimeve dhe ndihmesë e madhe për këto që ka interes studimor e shkencor për t’u thelluar për veprimtarinë e patriotike atdhetare të vatranëve dhe gazetës “Dielli”. 

Shpreh mirënjohje Vatrës për botimin dhe promovimin e këtyre dy librave, të gjithë bashkëpunëtoreve që morën pjesë për realizmin me sukses të këtyre botimeve, veçanërisht përgatitësit për botim të librit ‘Editorët e Diellit në 110 vite histori’ studiuesit Idriz Lamaj, i cili me profesionalizëm e përkushtim arriti të përgatisë materialin dhe ta kemi në duar librin e lënë të pabotuar z. Dalip Greca.

Një mirënjohje i dedikohet editorit të Diellit Dr. Sokol Paja, i cili arriti të gjejë dhe të përzgjedhë shkrimet e Dalip Grecës, për t’i përmbledhur ne librin “Editorial”, realizuar me pasion dhe profesionalizëm. 

Familjes Greca i shpreh ngushëllimet e mia, të rrojnë e ta kujtojnë gjithmonë kryefamiljarin e tyre të dashur. Jam i bindur se dhimbja për njeriun tuaj të zemrës është e madhe por duhet të jeni krenar për veprën që Dalip Greca la pas. Ai ju bën krenar juve, po ashtu gazetën Dielli së bashku me Vatrën sepse me punën dhe kontributin e tij publicistik e mediatik, vepra e tij do të rrojë përgjithmonë.

Dalip Greca do të kujtohet gjithmonë si një prej editoreve të çmuar të gazetës Diellit që me përkushtim, profesionalizëm e pasion çoi përpara gazetën si një trashëgimi e pandalshme e paraardhësve të tij.

Filed Under: Politike Tagged With: Dr. Paulin Marku

ALBUM FOTOGRAFIK NGA PROMOVIMI I VEPRAVE TË EDITORIT EPOKAL TË DIELLIT DALIP GRECA 2009-2021: “EDITORËT E DIELLIT NË 110 VITE HISTORI” DHE “EDITORIAL”

May 1, 2023 by s p

Federata “Vatra” dhe Gazeta “Dielli” falenderojnë fotografin e mirënjohur Bujar Verzivolli, Adem Belliun e Tv Kultura Shqiptare për pasqyrimin profesional të aktivitetit, Mark Gjonajn për anën logjistike dhe Zef Ujkajn për anën teknike.

Mirënjohje çdo patrioti që nderoi me prezencën e tij në këtë aktivitet publicistik, kulturor e patriotik.

Filed Under: Politike Tagged With: Sokol Paja

DALIP GRECA, DISHEPULL I DIELLIT E VATRËS, MISIONAR I SË VËRTETËS

May 1, 2023 by s p

Dr. Elmi Berisha/

Me Dalip Grecën kam punuar ngushtë dhe bashkëpunuar gjatë. Qe në fillim të njohjes sonë më ka lënë përshtypje të një njeriu dhe gazetari shumë të veçantë. Mënyra sesi pyeste, sesi ngrinte çështje për diskutim, sesi dëgjonte dhe mbante shënime, tregonte se ishte një njeri shumë i lexuar dhe shumë detajist. Dalip Greca do të kujtohet gjithmonë si një gazetar, patriot dhe njeri i respektuar i letrave e medias shqiptare në mërgatën e Amerikës. Ai jo vetëm që ka hyrë në histori, por ka shkruar me historinë, jetën dhe kontributin e tij të madh, historinë e tij dhe të shqiptarëve të Amerikës e trojeve tona etnike. Dalip Greca për vendin ku jetoi, punoi e shërbeu me profesionalizëm të lartë, ka ngjallur respekt të madh. “Vatra” është krenare dhe “Dielli” po ashtu për shërbimin, përkujdesjen dhe mirësinë që mori prej Dalip Grecës. Çdo herë do të ruaj të paharruara kujtimet dhe përshtypjet më të mira për Dalip Grecën, mikun, bashkëpunëtorin, njeriun që për 12 vjet i dha “Vatrës” dhe “Diellit” një dedikim dhe përkushtim të jashtëzakonshëm. Ai kishte pasion të madh dhe arriti që atë frymë e pasion ta përcillte kudo në “Vatër” e në “Diell” në komunitet e bashkësitë e tjera komunitare. Dalipi ishte një ekspert i lartë i mediave, ishte një profesionist i veçantë edhe në fushën e historisë, të letërsisë dhe albanologjisë. Mënyra sesi i ka trajtuar çështjet në mënyrë shterruese Dalip Greca e bëjnë atë një gazetar shumë të veçantë në diasporën e Amerikës. Me Dalip Grecën jam njohur që me ardhjen e tij në Amerikë e sidomos kur punonte te gazeta shqiptaro-amerikane Iliria. Pas ardhjes sime në krye të Vatrës lidhja jonë u forcua shumë dhe e them me bindje se kam pasur fatin ta njoh si profesionist dhe patriot. Dalipi ishte një gazetar dhe njeri shumë besnik, i përkushtuar, i ndershëm, i dashur dhe shumë kërkues. Dalipi kishte një aftësi specifike si njeri dhe si gazetar që t’u shkonte gjërave deri në fund. Kishte një vendosmëri të pa lëkundur që e gjen pak te gazetarët e sotëm. Ai ishte një gazetar rrace. Ai i realizonte të gjitha që i besonte. Kishte argument, stil të veçantë dhe angazhohej maksimalisht në realizimin e qëllimeve që i vinte vetes në sherbim të komunitetit e çështjes kombëtare, “Diellit”, “Vatrës” e komunitetit shqiptar në Amerikë e më gjërë. Dalip Greca nuk bënte kompromis asnjëherë dhe ngulmonte shumë për të bërë më të mirën e përbashkët kudo ku bëntë pjesë. Emri i Dalip Grecës do të jetojë përgjithmonë i lavdishëm në historinë e “Diellit” e të “Vatrës” si një patriot, profesionist, misionar i të vërtetës dhe dëshmitar i historisë së shqiptarëve të Amerikës e dishepull i përjetshëm i patriotizmës kombëtare shqiptare. Mirënjohje për përkushtimin e tij, i pa harruar.

Filed Under: Politike Tagged With: Elmi Berisha

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 160
  • 161
  • 162
  • 163
  • 164
  • …
  • 668
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Liria fillon gjithmonë nga refuzimi për të gënjyer veten…
  • Një nderim për historinë tonë kombëtare…
  • Habermas në mbrojtës i vendosur i intervenimit të NATO-s në Kosovë
  • HYSEN S. DIZDARI, VLERA E NJË HULUMTUESI SERIOZ NË PULLAT SHQIPTARE
  • Njё Dritёro amerikan, Robert Frost (1874 – 1963)
  • 18 mars 2026, 78 vite nga lindja e poetit martir Vilson Blloshmi!
  • Shoqata shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. promovon romanin “Brenga” të Dr. Pashko Camaj 
  • ASOCIACIONI SI ENTITET PARA-SHTETËROR APO VETËMENAXHIMI SI GARANCI E RUAJTJES SË RENDIT KUSHTETUES NË KOSOVË
  • Luana Bajrami, aktorja nga Kosova feston 25 vjetorin me Oscar dhe hyn në Histori
  • Çfarë e bën mashkullin burrë?
  • Pse Hoxhë Hasan Tahsini ishte drejtuesi i lobit shqiptar në Stamboll
  • Artan Shabani, piktori i ngjyrave që vuan dramën e Çamërisë
  • Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por stresi i jep krahë: Pse biem pre e gënjeshtrave?
  • Shuhet lahutari rugovas Rrustem Bajrami-Imeraliaj, 1932-2026
  • PËKUSHTIM XHEVAT KORҪËS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT