• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHUHET NEBIL ÇIKA, IDEALISTI ANTIKOMUNIST

April 13, 2023 by s p

Sokol Paja/

Dielli për Nebil Çikën nuk do të lindë më kurrë. Një gazetar, një patriot, një qytetar model, një veprimtar, një zë i fortë publik, një shqiptar i veçantë nuk do jetë më fizikisht mes nesh. Ai shkoi të pushojë në Parajsën e shpirtrave të mirë e të d’lirë. Një ndër përfaqësuesit më të shquar të ish-të përndjekurve politikë të regjimit komunist shqiptar, një idealist, një profesionist i lartë dhe demokrat qëndrestar, dorëzoi shpirtin e tij te krijuesi i gjithësisë.

Nebil Çika përveç se një gazetar i pa kompromis, një qytetar aktivist, një patriot idealist, ishte edhe një demokrat që nuk u përqafua kurrë me monizmit dhe totalitarizmin e së djathtës. Ai u largua me merakun për Shqipërinë dhe demokracinë. Luftoi ashpër për demokraci, shoqëri e Shqipëri të lirë, të zhvilluar, pa komunizëm. Jeta dhe vepra e Nebil Çikës lidhen ngushtë me dekomunistizimin e institucioneve, demokratizimin dhe luftën pa kompromis me çdo pushtet për zbardhjen e të vërtetave që lidhen me krimet monstruoze të komunisteve mbi shqiptarët e pafajshëm.

Nebil Çika ishte një patriot nacionalist, një idealist që u vu në dispozicion të çështjes kombëtare e kauzave qytetare në çdo veprimtari të tij publicistike e publike. Nebil Çika ishte një zë i fuqishëm për kauzën e të zhdukurve të regjimit komunist shqiptar. Ai befasoi në veprimtarinë e tij dhe angazhimin intelektual pa ndalim për drejtësi dhe dinjitet njerëzor. Ai iku për të mbetur i përjetshëm në veprën dhe kauzën e tij, kauzën e Shqipërisë pa totalitarizëm demokratik e demokraci totalitare.

Nebil Çika ishte gjithmonë njeri i lirë i fjalës së lirë. Liria, nderi, morali dhe ideali ishin gjithçka dhe u demonstrua në çdo veprimtari të tij. Nebil Çika u shua përgjithmonë. Ai shkoi për të mbetur kujtim, kauzë, ideal dhe frymë në përjetësinë e idealistëve dhe tokësorëve vdekatarë.

Filed Under: Politike Tagged With: Nebil Cika

VAJZA E VALAVE,  diamanti i polifonisë labe

April 12, 2023 by s p

Gezim Zilja/

Në një këngë të vjetër himariote aq të njohur në folkun shqiptar, ajo njihet me emërtimin monumental “Vajzë e Valave” dhe është përjetësuar në këngën polifonike (unike në botë do të thoshja) me të njëjtin titull. Aq sa unike, e papërsëritshme është vija melodike dhe interpretimi i kësaj kënge nga grupet e Himarës, aq të papërsëritshëm dhe të padëgjuar më parë, janë vargjet e kësaj poezie shkruar nga poeti dhe këngëtari i paharruar himariot Neço Muka. Po cila është kjo vajzë bijë e “valave të detit,” dhe cili është halli i saj? Në pak vargje marrim përgjigjen: Një jetime jam/Pa nënë e baba/Një që kisha/ Një që doja/Iku dhe më la e mjera/Iku dhe më la. Vargjet të vendosura tepër ngushtë me njëra-tjetrën, secili në vendin e vet, ku asnjë fjalëz, lidhëz apo germëz nuk është e tepërt, të fusin menjëherë në një botë plot dhimbje, vetmi dhe mall të papërballueshëm. sa vetëm deti mund t’i mbajë… Vajzë e valave/Zëmëra s’ja mban/Mbi një gur anës detit/Qan e zeza, qan e mjera/ Qan e zeza qan/Pret atë që pret/Dhe një dhëmbje ndjen/Gjithë bota venë e vine/Por ai nuk vjen e mjera/ Por ai nuk vjen.

Këto janë dhjetë vargjet me të cilat vajza fillon bisedën  me ngushëlluesin e saj, të duruarin, të madhërishmin, të bukurin dhe të vetmin që mund të mbaj dhimbjen e madhe, që ajo ndjen: detin e paanë që prek e mbështjell gjithë lëmshin e dheut. Jam jetime, jam pa nënë e baba, ai që desha iku dhe më la o e mjera, i drejtohet “vajza e valave” detit. Dhe ai përgjigjet me gjuhën e vet, që herë turfullon e shkumbëzon, herë hedhë dallgë të stuhishme, e herë lëshohet fare i qetë, duke lënë të dëgjohet vetëm shushurima e valëve në breg, si një muzikë qiellore, e shprese, në shpirtin e vrarë e të malluar të Vajzës së Valave .

 Pranvera vjen sërish (Nuk dihet sa të tilla kanë kaluar…) dhe ajo ka ende shpresë. Sërish mbi gur atje në breg të detit pret atë që pret… Në një botë ku komunikimi thuajse ishte i pamundur ( vetëm me letra) ku koha kalonte shumë ngadalë dhe një letër donte muaj, ndoshta vite të arrinte në vendin largët e vetmja shpresë për ndonjë lajm nëse ishte gjallë, nëse e kujtonte, nëse djali ende e donte ishin zogjtë shtegëtarë. Pranvera arrin/Një mëngjes të qetë/Shkojn e vijnë dallandishet/Vajza ju thërret e mjera,/Vajza ju thërret. Dallandishet (në dialekt) janë e vetmja shpresë që i ka mbetur. Megjithëse ato fluturojnë lart, në ajrin e pastër të atyre vendeve të bekuara me bukuri mahnitëse, ajo u flet, i porosit u kërkon, u lutet e përgjërohet plot mallëngjim e shpresë. Vargjet vijnë ulëritëse, thirrëse, duke derdhur mbi kaltërsinë e qiellit, mallin e merakun e pashuar: Ju të bukur zogj/Te ju kam një shpresë./Ju që shkoni det e male/Dua t’u pyes e mjera,/ Dua t’u pyes.

Ndoshta ndonjë apo disa dallandishe kanë dëgjuar thirrjet e kanë parë vite me rradhë lotët e vajzës, janë ulur dikur, diku aty pranë mbi gurin ku rrinte vajza e valave për ta dëgjuar se çfarë ajo kërkon nga zogjtë: Mos e patë ju?/ Rron apo nuk rron?/Ndonjë fjal a ndonjë letër/Vallë a më kujton e mjera?/Vallë a më kujton? Zogjtë shtegëtarë të prekur nga dashuria dhe malli i vajzës, morën përsipër ta shpërndanin kërkesën e saj në gjithë vendet ku shtegëtonin. Një ditë dimri si çdo herë Vajza e Valave shkon të flas me detin ashtu si kishte bërë vite më rradhë. Paprimtas dielli u arratis midis reve, qielli u bë sterrë, shpërtheu një stuhi me shi e erë dhe deti u bë si i tërbuar. Retë u ulën mbi det dhe gjithçka mori ngjyrën midis grisë dhe të zezës. Dukej sikur bota do të rrokullisej e do të vidhisej me gjithçka. Midis reve dhe dallgëve vajzës iu fanit i dashuri mbi një anije në detin e tërbuar, ku feksnin çdo çast vetëtimat, duke mbajtur një kurorë martese në dorë. Ndërsa ai zgjatej t’i jepte kurorën deti si me magji u qetësua, dallgët u fashitën dhe ashtu të lodhura mezi arrinin në breg. Dielli çau retë e zeza dhe drita e tij u shpërnda kudo. Vajza, u këput si një zog i plagosur e ra mbi gur. Deti kishte folur me gjuhën e vet dhe ajo e kuptoi gjëmën që kishte ndodhur. Djali atje larg (vetëm mërgimtarët mund ta kuptojnë shumë mirë këtë,) nuk e kishte harruar. Diku në thellësitë e minierave apo punët raskapitëse, i lajmëruar nga zogjtë, shkruan letrën e fundit, i sëmurë dhe i pashpresë: Letër e zezë vjen, dhe me të vërtetë/ Djali kishte udhëtuar, pa kthim përjetë…/Mos u dëshpëro, ti je vajzë e re/Un martohem n’atë jet’ ti martohu atje.

Fundi i kësaj poezie që trondit njeriun deri në palcë ndoshta nuk është ajo që pret çdo lexues apo dëgjues i këngës. Sepse dashuria është e veçantë,  përjetohet ndryshe nga çdo njeri dhe nuk janë kurrë dy dashuri njësoj. Çdo krahasim e analogji është një mundim i kotë. që të çon në absurd. Është e vërtetë që dashuria lëviz malet, që mrekullon ose shkatërron një botë të gjithë, dhe jo rrallë ndal jetën dhe e kthen atë një gjë pa kuptim, kur njeri nga të dashuruarit shuhet. Kjo e fundit është dashuria e Vajzës së Valave me djalin e bukur nga bregu i detit, që shkoi e nuk u kthye. Ja si vjen përgjigja për djalin që donte dhe  dashurinë e përjetëshme që la pas. O i dashur djalë, shkove dhe më le/S’pate faj as ti as unë, ashtu qe për ne/Ne u ndamë këtu o djalë, qielli atje lart/Do të na bashkojë, i dashur, pritmë se po vij… /Hej dynja, dynja, nuk ke gjë të drejt/Lamtumirë o jetë e rreme, merrmë o val e det.

PS. Qysh në adoleshencë kjo këngë më ka intriguar sepse mbartte diçka të veçantë që nuk e kuptoja dot. Im atë, i ndrittë shpirti, kur e dëgjonte grupin e Himarës, me marrës Dhimitër Varfin, vinte veshin te radioja “Figaro” sa një kutizë, dhe lotonte. Ne fëmijët habiteshim me të, dhe e pyesnim: O baba!Po ti pse qan? Kjo këngë është, një histori e kaluar. Babai ynë i dashur, rritur plot halle e mundime, jepte të gjitha herët të njëjtën përgjigje: Kur të bëheni sa unë dhe të dëgjoni Dhimitër Varfin e Himarës, duke kënduar Vajzën e Valave, do ta kuptoni. Pas shumë e shumë vjetësh, që ai është larguar nga kjo botë, sa herë dëgjoj këtë këngë vetvetiu më këputet diçka në shpirt. Nuk e pyes veten pse më ndodh kjo dhe as që dua të mundohem ta gjej një përgjigje. Thjesht magjepsem, më ndrydhet zemra, më vibron çdo qelizë e trupit, përhumbem i tëri dhe lotoj… 

Filed Under: Politike

Historia si një udhëtim dhe reflektim

April 11, 2023 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Çfarë mund të afrojë historia e revolucionit francez nëse atë nuk e studion në lidhje me efektet dhe impaktet që pati në Evropë, në krijimin e shteteve-komb apo deri në rrezatimet e tij këtu në Gadishullin Ballkanik. Lexime të tilla historish bëjnë të mundur që të krijojnë dhe ndihmojnë nxënësit në arsyetimin dhe analizën logjike të ngjarjeve dhe të kuptojnë më mirë dukuritë shoqërore që ndodhën në atë kohë.

Këto lloj leximesh dhe shkrimesh të historisë i tejkalojnë historitë panegjerike të shkruara në mesjetë përreth herojve dhe ngjarjeve historike, të tipit alla Plutarkian, pasi janë një kombinim i mirë multidisiplinar i dijeve shoqërore. Gjithësesi lexuesi i ri apo dhe i maturuar edhe në këtë lloj librash historikë mund të bëjë zgjedhjen e vet.

P.sh historianët prej kohësh kanë gjetur egzagjerime apo pasaktësi në veprën e Marin Barletit, “Historia e Skënderbeut”, por vëmendjes së tyre nuk i ka shpëtuar “Kronika e Muzakajve”, e Princit arbër Gjon Muzakës, botuar në Napoli në 1510, një kryevepër historike e shkruar me stil lakonik por gjithë informacion për botën mesjetare arbëre dhe Motin e Madh.

Për fat të keq ky është një libër që nuk ka fituar ende vëmendjen e duhur, edhe pse i botuar në mënyrë që lexuesit e rinj të mos hallakaten në folklorizma rreth mesjetës shqiptare por të arrijnë të lexojnë dhe rrokin thelbin e saj: marrëdheniet e arbërëve me Sinjorinë dhe Osmanët, rëndësia e zotërimit të pronës, shpërndarja e gjakur arbër sa në Lindje në Perëndim, konvertimet në Islam të klasës feudale, krushqitë dhe gjenealogjitë e familjeve fisnike arbëre.

Një variant i mirë i historisë sociale të kësaj epoke është dhe libri i Oliver Shmid “Arbëria Venedikase”, një përmbledhje e gjithë burimeve për qytetet shqiptare që ishin nën Venedikun duke përshkruar jo vetëm historinë administrative por edhe ekonominë, rrugët, ndërtesat, kishat etj.

Filed Under: Politike

Presidentja Osmani: Beteja e Koshares dëshmoi fuqishëm se sakrifica për liri është shumë e lartë, por liria nuk ka çmim

April 10, 2023 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka përkujtuar përvjetorin e Betejës së Koshares, njërën ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deklarata e plotë e Presidentes:

Sot shënojmë përvjetorin e Betejës së Koshares, njërës ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë ditë, kujtojmë me respekt heronjtë e Betejës së Koshares dhe të luftës çlirimtare të UÇK-së. Beteja e Koshares dëshmoi fuqishëm se sakrifica për liri është shumë e lartë, por liria nuk ka çmim.

Rënia heroike e komandantëve Salih Çekaj, Agim Ramadani, Xhemajl Fetahaj, Abaz Thaçi dhe komandantëve e luftëtareve të tjerë, dëshmoi se Beteja e Koshares ruan vend nderi në kujtesën tonë kolektive.

Përulemi para trimërisë dhe sakrificës së luftëtarëve të lirisë nga Poroji i Tetovës, Tirana e Tropoja, Tuzi e Presheva dhe vullnetarëve nga vende të tjera, të cilët iu bashkuan luftës së popullit të Kosovës për liri dhe dinjitet.

Manifestimet “Ditët e Shqipes”, që i kushtohen kësaj beteje të lavdishme, organizohen nën përkujdesin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

I përjetshëm qoftë kujtimi dhe e pavdekshme lavdia për heronjtë e Koshares dhe luftën e popullit të Kosovës për liri.

Filed Under: Politike

FOLKLORI KOMBËTAR SHQIPTAR PREZANTOHET NË ÇEKI

April 8, 2023 by s p

Albesjana Iberhysaj/

Kënga dhe vallja jonë e bukur tradicionale jehoi për dy ditë me radhë në sheshin e qytetit historik të Pragës.

Nga zemra e Evropës, nën organizimin e Festivalit ndërkombëtar të valleve dhe këngës “Spring Tale”, ansambli i talentuar nga Kosova, prezantoi para qytetarëve të shumët çekë artin e vallëzimit dhe pasurinë e folklorit tonë kombëtar.

Rrugët piktoreske të Pragës jehuan nga ritmet e muzikës sonë të bukur folklorike krahas shumë kulturave të shteteve të tjera pjesëmarrëse.

Festivali jo konkurrues u zhvillua me pjesëmarrjen e grupit fitues të shumë çmimeve AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia, të cilët pas pjesëmarrjes së suksesshme të tyre në festivalet ndërkombëtare në Itali, Bullgari e Hungari ndaluan në Pragë duke krijuar ura të fuqishme bashkëpunimi të cilat do të vazhdojnë të forcohen tutje me pjesëmarrjen e radhës të ansambleve çeke në festivalin folklorik që organizohet në muajin korrik në Kosovë .

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 164
  • 165
  • 166
  • 167
  • 168
  • …
  • 668
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!
  • Liria fillon gjithmonë nga refuzimi për të gënjyer veten…
  • Një nderim për historinë tonë kombëtare…
  • Habermas në mbrojtës i vendosur i intervenimit të NATO-s në Kosovë
  • HYSEN S. DIZDARI, VLERA E NJË HULUMTUESI SERIOZ NË PULLAT SHQIPTARE
  • Njё Dritёro amerikan, Robert Frost (1874 – 1963)
  • 18 mars 2026, 78 vite nga lindja e poetit martir Vilson Blloshmi!
  • Shoqata shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. promovon romanin “Brenga” të Dr. Pashko Camaj 
  • ASOCIACIONI SI ENTITET PARA-SHTETËROR APO VETËMENAXHIMI SI GARANCI E RUAJTJES SË RENDIT KUSHTETUES NË KOSOVË
  • Luana Bajrami, aktorja nga Kosova feston 25 vjetorin me Oscar dhe hyn në Histori
  • Çfarë e bën mashkullin burrë?
  • Pse Hoxhë Hasan Tahsini ishte drejtuesi i lobit shqiptar në Stamboll
  • Artan Shabani, piktori i ngjyrave që vuan dramën e Çamërisë
  • Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por stresi i jep krahë: Pse biem pre e gënjeshtrave?
  • Shuhet lahutari rugovas Rrustem Bajrami-Imeraliaj, 1932-2026

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT