• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FOLKLORI KOMBËTAR SHQIPTAR PREZANTOHET NË ÇEKI

April 8, 2023 by s p

Albesjana Iberhysaj/

Kënga dhe vallja jonë e bukur tradicionale jehoi për dy ditë me radhë në sheshin e qytetit historik të Pragës.

Nga zemra e Evropës, nën organizimin e Festivalit ndërkombëtar të valleve dhe këngës “Spring Tale”, ansambli i talentuar nga Kosova, prezantoi para qytetarëve të shumët çekë artin e vallëzimit dhe pasurinë e folklorit tonë kombëtar.

Rrugët piktoreske të Pragës jehuan nga ritmet e muzikës sonë të bukur folklorike krahas shumë kulturave të shteteve të tjera pjesëmarrëse.

Festivali jo konkurrues u zhvillua me pjesëmarrjen e grupit fitues të shumë çmimeve AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia, të cilët pas pjesëmarrjes së suksesshme të tyre në festivalet ndërkombëtare në Itali, Bullgari e Hungari ndaluan në Pragë duke krijuar ura të fuqishme bashkëpunimi të cilat do të vazhdojnë të forcohen tutje me pjesëmarrjen e radhës të ansambleve çeke në festivalin folklorik që organizohet në muajin korrik në Kosovë .

Filed Under: Politike

6 PRILLI I KRYENGRITJES SË MALËSISË SË MADHE: “ME SHTATË PUSHKË E NJË ALLTI”!

April 7, 2023 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium with a flag behind him

Description automatically generated with medium confidence

Sivjet, 6 prilli shënoi 112-vjetorin (6 Prill,1911) e ngritjes së Flamurit Kombëtar nga Heroi i kombit, Dedë Gjon Luli, për herë të parë në pothuaj 500-vjet të pushtimit turko-osman në trojet shqiptare. Ngritjes së Flamurit Kombëtar të shqiptarëve i pati paraprirë kryengritja e Malësisë së Madhe, një kryengritje kjo që zgjati nga marsi deri në gusht të vitit 1911 dhe që mund të thuhet se një kryengritje e tillë nuk kishte ndodhur më parë në trojet shqiptare, qysh prej kohës së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Në këngën e 28-të të “Lahutës së Malësisë” — epopesë kombëtare të shqiptarëve — i madhi i letrave shqipe, At Gjergj Fishta e përshkruan kështu trimërinë e Dedë Gjon Lulit dhe malësorëve të tij: Deda niset me një grusht malësorë për në Rapshë të Hotit, për t’u takuar me plakun Marash Ucin, të cilin e njofton, por të merrte gjithashtu edhe pëlqimin e tij për kryengritjen, sepse me djemtë që kishte me vete, kishte vendosur t’i binte Turkut para afatit të caktuar nga paria e maleve. Dedë Gjon Luli ngarkon Marash Ucin me detyrën që të lajmërojë për këtë nismë kombëtare, fiset Shkrel e Kastrat, pasi ushtarët e tij ishin vetëm 20 — “me shtatë pushkë e një allti”.  Kryengritësit malësorë marrin nën kontroll postet e mbretit dhe zënë robër 60 ushtarë anadollakë të cilëve kryengritsit malësorë u marrin armët dhe i nisin për Shkodër.

Luftimet pëlcasin aty këtu në mbarë Malësinë e Madhe. Fishta përshkruan me zotësinë e tij prej poeti, se si rojet turke bien e dorëzohen anë e mbanë Malësisë. Me të marrë vesh për luftën e malësorëve, Sulltani dërgon në Shkodër 70 taborë nën komandën e Turgut Pashës kundër malësorëve, por malësorët nuk dorëzohen. Paria e maleve takohet me Luigj Gurakuqin në krye dhe vendosin t’i përgjigjen Pashës me barut, sipas Gjergj Fishtës: “Mësyn Turku me furi, e pret Malësia me trimëri”, këndon At Gjergj Fishta në vjershën 28-të të “Lahutës së Malësisë”.

Vendi kallet flakë: gjëmojnë male e kodra, ushtojnë gryka e humnera, fishkëllejnë plumba e gjyle topash. Ethem Pasha mësyn Kelmendin nga ana e Gucisë dhe malësorët tashti gjenden mes dy zjarreve, por nuk ligështohen. Forcat dërmuese anadollake, për fat të keq, fitojnë, por toka lahet në gjak dhe shtrohet pëllëmbë për pëllëmbë me ushtarë të vdekur anadollakë. 

Evropa habitet nga trimëria e malësorëve dhe më në fund kontinenti i vjetër e sheh vendosmërinë e shqiptarëve për të jetuar të lirë në trojet e veta, pas pushtimit osman prej 500-vjetësh, interpreton Fishta.

 Në këtë 6 prill kujtojmë pra me fjalët e Poetit Kombëtar, At Gjergj Fishtës, kryengritjen e Malësisë së Madhe dhe Dedë Gjon Lulin, i cili me aktin e ngritjes së Flamurit Kombëtar për herë të parë në 500-vjet të pushtimit osman, tregoi guximin  dhe trimërinë e tij dhe të bashkëluftëtarëve të tij malësorë, duke sfiduar perandorinë osmane, më e madhja e asaj kohe, dhe kolonializmin e institucioneve të saj në trojet shqiptare, duke ndryshuar kështu përgjithmonë historinë e Kombit shqiptar dhe duke i çuar shqiptarët drejtë fillimit eventual të lirisë shoqërore dhe pavarësisë politike. 

Megjithëse ngritja e Flamurit Kombëtar nga Dedë Gjon Luli dhe malësorët ishte hedhur në harresë nga regjimi komunist për arsyet e tija ideologjike, gjë që nuk ka ndryshuar shumë as këto 30 vjet post-komunizëm, ngritja e Flamurit në Deçiq të Malësisë së Madhe, sot e kësaj dite, mbetet një akt i madh historik e patriotik, që do të kujtohet gjithmonë me krenari frymëzuese dhe si simbol i paharrueshëm i fuqisë morale të malësorëve dhe të Kombit shqiptar, në përgjithësi, kundër pushtuesve të huaj dhe armiqëve shekullorë të kombit, atëherë dhe sot. Megjithatë, rëndësia e rolit historik të Dedë Gjon Lulit, e Kryengritjes së Malësisë së Madhe dhe ngritja e Flamurit kombëtar në Deçiq me 6 prill, 1911 nga Dedë Gjon Luli me malësorë, është për meritën se konsolidoi hovin që kryengritja i dha idesë së Lidhjes së Prizrenit për një Shqipëri të lirë e të pavarur, për një Shqipëri që brenda kufijve të saj do të përfshinte të gjithë ata që e konsiderojnë veten bijë e bija, nipa, stërnipa e mbesa të Gjergj Kastriot Skënderbeut.

A picture containing text, person, posing, sign

Description automatically generated

Një meritë tjetër e këtyre burrave, është se kryengritësit malësorë i erdhën në ndihmë kombit në çastin kur mendohej se raca shqiptare po jepte shpirt, e ndarë dhe e përçarë, e harruar nga bota perëndimore. Nga ajo botë ku e kishte vendin dhe që, fatkeqsisht, sot e asaj dite mbetet kjo ide mbetet ende një ëndërr e pa realizuar për shqiptarët. Dedë Gjon Luli me malësorët e tij i erdhën në ndihmë tokës arbërore, atëherë kur dukej se shpresat e shqiptarëve për liri e pavarësi po zhdukeshin dhe kur fqinjët, lakmues të tokave shqiptare — nëpër kancelaritë e Evropës — bërtisnin duke thënë se nuk kishte komb shqiptar. Malësorët e vitit 1911, jo vetëm që u bënë simboli i Rilindjes Kombëtare, por ata ishin edhe dallëndyshet që paralajmëruan pavarësinë kombëtare të shqiptarëve një vit më vonë. 

Ata ishin lajmëtarët e kombit që njoftuan Evropën dhe botën se toka e Gjergj Kastriotit, më fund, kishte zot. Në përpjekjet e tyre për liri e pavarësi, Ded Gjon Luli dhe malësorët e tij gjetën mbështetjen e Ismail Qemalit e Luigj Gurakuqit, të cilët të inkurajuar nga lufta e malësorëve kundër armikut janë takuar me Dedë Gjonin për të përpiluar Memorandumin historik që, ndër të tjera, përmbante kërkesat e Malësorëve dhe të gjithë Shqiptarëve, për një Shqipëri me administratë në gjuhën shqipe dhe për buxhet të vetin. Mund të ishte ky fillimi i një përpjekjeje, që sot do ta quanim “ndërkombëtarizim të çështjes shqiptare”, duke pasqyruar dëshirën e të gjithë shqiptarëve për bashkim, për liri e pavarësi. Ishte pra një mesazh i fuqishëm për atë kohë, por edhe për sot se shqiptari dëshiron të jetojë në shtëpinë e vet, zot i fatit të vet, pa ndërhyrje dhe influenca nga jashtë, në paqe e siguri me fqinjët, si pjesë e familjes së madhe evropiane. 

Në botën aktuale shqiptare të koncesioneve ekonomike, publiko-private, të interesave të shumëllojshme personale e partiake, përfshirë interesat dhe influencat e huaja që nuk prajnë kurrë duke vepruar kundër interesave shqiptare, është mirë të kujtohet me këtë rast se kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e Flamurit në Deçiq me 6 prill, 1911, u bë thjesht për ideale të larta kombëtare. Ato përpjekje nuk ishin ndërmarrje për përfitime të përkohëshme personale, krahinore, fetare ose ideologjike, por ishte një luftë për jetë a vdekje,  për mbijetesën dhe lirinë e kombit shqiptar  dhe si e tillë kishte qëllime dhe objektiva të interesit mbarë kombëtar, për ruajtjen e identitetit dhe të vlerave e karakteristikave që kanë dalluar gjithmonë shqiptarët nga të gjithë popujt e tjerë: nderi, besa dhe burrëria!

Gëzuar 6 Prillin, Malësisë së Madhe dhe mbarë Kombit shqiptar!

Frank Shkreli

A picture containing person, wall, person

Description automatically generated

Filed Under: Politike Tagged With: Frank shkreli

SHËNIM NGA NJË VIZITË NË ZËRIN E AMERIKËS DHE NË AMBASADËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË WASHIGTON

April 5, 2023 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium with a flag behind him

Description automatically generated with medium confidence
See related image detail
May be an image of text that says 'Embassy of the Republic of Kosovo in the United States Washington, D.C.'

Të vizitosh Washingtonin, kryqytetin e Shteteve të Bashkuara, që disa e cilësojnë edhe si kryeqytetin e botës – megjithëse atje kam jetuar dhe punuar disa dekada — është vërtetë kënaqësi dhe një përvojë e veçant, kurdoherë që këthehem atje. Tani është koha më e mirë për të vizituar kryqytetin amerikan, për të shijuar bukuritë natyrore, sidomos në fillim të pranverës.  Por, natyrisht, gjithmonë Washingtoni është impresionues me madhështinë e tij historiko-politike, për lirinë dhe demokracinë që ky kryeqytet pasqyron dhe ndriçon Amerikën dhe botën, në kohë të mira dhe në periudha të vështira, ndoshta si asnjë kryeqytet tjetër në botë. 

See related image detail

 Zëri i Amerikës, po – por edhe zëri i Lirisë, Demokracisë dhe i të Drejtave të Njeriut për 80-vjet – që është dëgjuar dhe dëgjihet rregullisht dhe me besnikëri në Shqipëri, në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkanin Perëndimor!

Unë shkoj shpesh në Washington, për arsye familjare e shoqërore, por të ënjtën që kaloi, me ftesë të Kryetarit të Federatës Pan-Shqiptare Vatra, Dr Elmi Berisha dhe Dr. Pashko Camaj, Shef i Kabinetit të Vatrës, më ftuan tu bashkohesha — si mik i vjetër i Vatrës — në udhëtimin e tyre për në Washington, ku ishin ftuar nga Ambasada e Kosovës për tu takuar me Kryeparlamentarin e Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. Ndërkaq, dëshira e tyre ishte që gjatë kësaj vizite të ndaloheshin edhe tek Zëri i Amerikës.

E mbaj mend mirë kohën kur Zëri i Amerikës në kulmin e Luftës së Ftohtë dhe të luftërave në ish-Jugosllavi – Zëri i Amerikës, ndonëse i njohur si një ent ndërkombëtar lajmesh dhe informacionesh ndërkombëtare, shërbente gjithashtu edhe si një “ambasadë” për shqiptarët, kur as Shqipëria as Kosova nuk kishin, për një gjysëm shekulli ose më shumë, asnjë përfaqësi diplomatike në Washington. Por, megjithëse sot dy shtetet shqiptare kanë ambasadat e tyre në kryeqytetin amerikan, kjo traditë vazhdon.  Zëri i Amerikës, as tashti nuk anashkalohet nga vizitorë të njohur dhe jo aq të njohur, por mbetet ende një ndalesë dhe një vizitë që duhet bërë patjetër. Në të vërtetë, janë të paka rastet që delegacione politiko-shtetërore që vizitojnë, zyrtarisht, Washingtonin, nga Shqipëria, nga Kosova dhe nga viset e tjera shqiptare, që në shumicën e rasteve të mos ndalen për një vizitë apo intervistë tek Zëri i Amerikës, mu në zemër të ndërtesave qeveritare të Washingtonit, jo më larg se disa qindra metra nga ndërtesa impozante e Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Ishte në këtë frymë pra që gjatë vizitës së të tyre në Washington, krerët aktualë Vatrës dëshironin të vizitonin Zërin e Amerikës, ku na priti Shefi i Drejtorisë së Zërit të Amerikës për Euro-Azinë, Dr. Elez Biberaj me kënaqësinë dhe mikpritjen e zakonshme të tij për grupe zyrtare e jo-zyrtare të shqiptarëve që e ka dalluar atë për dekada si Shef i Shërbimit shqip dikur ashtu edhe sot si Drejtor i Drejtorisë së Zërit të Amerikës për Euroazinë. Gazeta Dielli, organ i Federatës Pan-Shqiptare Vatra botoi këtë lajm rreth vizitës së përfaqësuesve të saj në Zërin e Amerikës: 

 “Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA vizitoi “Zërin e Amerikës. Kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha i shoqëruar nga Shefi i Kabinetit Dr. Pashko Camaj dhe ish-drejtori i VOA-s për Euro-Azinë z. Frank Shkreli, mik i Vatrës, u mikpritën vëllazërisht nga Dr. Elez Biberaj, Drejtor i Drejtorisë së VOA-s për Euro-Azinë. Në takimin e ngrohtë e vëllazëror, kryetari i Vatrës z. Berisha i shprehu vlerësimet më të larta Drejtorit Dr. Biberaj për punën e shkëlqyer në mbi 4 dekada në “Zërin e Amerikës”. Në takim u fol për rolin e Zërit të Amerikës në 80 vite histori, u shkëmbyen mendime rreth gjendjes aktuale të shqiptarëve të trojet e tyre etnike dhe mërgatës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ishte ky lajmi i dhënë nga gazeta Dielli mbi vizitën e krerëve të Vatrës në kryeqendrën e Zërit të Amerikës dhe në zyrat e VOA-s në Washington.

Nuk e them unë këtë si një ish-punonjës dhe ish-zyrtar i këtij enti të madh ndërkombëtar lajmesh i financuar nga kongresi amerikan, por duhet thenë edhe njëherë në këtë 80-vjetor të VOA-s shqip që po afrohet, ashtu siç është pranuar shpesh edhe nga persona asnjanës, se roli që ka luajtur Zëri i Amerikës në shembjen e komunizmit në Shqipëri dhe në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, ka qenë i konsiderueshëm. VOA gjatë 8-dekadave të kaluara, u ka sjellur shqiptarëve lajmet objektive, të vërtetën dhe faktet për zhvillimet e mbrendshme dhe të jashtme në trojet shqiptare – si mjete dhe instrumente të nevojshme për të vlerësuar dhe gjykuar drejtë – duke shërbyer sidomos dhe, njëkohësisht, si një lidhje e pa-ndërprerë komunikimi midis Kombit amerikan dhe Kombit shqiptar, në ditë të mira dhe në ditë të vështira për të, sidomos gjatë periudhës së zezë diktatoriale komuniste gjysëm shekullore.

May be an image of 4 people and people sitting

Të ëntjën që kaloi në zyrën e Drejtorit të VOA-s për Euro-Azinë, Dr. Elez Biberaj – Washington D.C.  – Kryetari i Vatrës, Dr. Elmi Berisha me Shefin e Kabinetit të Vatrës, Dr.Pashko Camaj.

Me kolegun dhe mikun prej më shumë se gjysëm shekulli, Drejtorin e VOA-s për Euro-Azinë, Dr. Elez Biberaj gjithmonë kënaqësi për të kujtuar ditët dhe vitet më të mira të jetës tonë në Zërin e Amerikës. 

Muajin që vjen Zëri i Amerikës shënon 80-vjetorin e themelimit. Në zyrën e kolegut tim, Dr. Elez Biberaj, Drejtorit të Drejtorisë të VOA-s për Euro-Azinë, të ënjtën që kaloi – Së bashku për 73-vjet, në shërbim të Lirisë së Fjalës, Demokracisë së Vërtetë, në mbrojtje të të Drejtave të Njeriut në trojet shqiptare dhe anë e mbanë botës! Në këtë 80-vjetor të Zërit të Amerikës, urimet e mia Dr. Elez Biberajt për shërbimin e tij shembullor prej dekadash në shërbim të fjalës së lirë, si edhe shumë gazetarëve shqiptaro-amerikanë, kolegë tanë sot dhe atyre që kanë shkuar në amshim e të cilët kanë punuar, me përkushtim, me ne gjatë këtyre dekadave. Ka qenë dhe është një nder për mua të kem punuar gjatë dekadave me një grup gazetarësh aq të talentuar dhe të dedikuar dhe të zotët, por njëkohësisht, edhe dashmirës dhe mbështetës të lirisë e demokracisë në trojet shqiptare dhe anë e mbanë botës. 

Gjatë 80-vjet histori të VOA-s, dyzina gazetarë shqiptaro-amerikanë kanë punuar në Zërin e Amerikës me shpresën se një ditë në Shqipëri do shembej komunizmi enverist dhe se midis një Shqipërie demokratike dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do rivendoseshin marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve tona. Dhe se Shqipëria do të integrohej plotësisht me botën euroatlantike, siç ka ndodhur me shumicën e vendeve ish-komuniste evropiane. Por për fat të keq, gjithnjë presim për një Shqipëri vërtetë të lirë dhe demokratike, pro-perëndimore, në kuptimin e vërtetë të fjalës!  

A group of people posing for a photo

Description automatically generated

“Burri i mirë me shokë shumë” — Foto e disa prej stafit të VOA-s shqip ndër vite, pjesëmarrës në ceremoninë e zhvilluar me rastin e 70-vjetorit të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe. (Maj, 2013)  

Pas vizitës dhe pritjes vëllazërore në Zërin e Amerikës, iu drejtuam Ambasadës së Republikës së Kosovës, ku Vatra ishte ftuar të merrte pjesë në një takim të Kryeparlamentarit të Kosovës, z. Glauk Konjufca, me mërgatën shqiptare në Washington, në përmbyllje të vizitës së tij në kryeqytetin amerikan, ku mori pjesë në mbledhjen e demokracive botërore, organizuar nga Shtëpia e Bardhë.  Kryetari i Kuvendit të Kosovës zhvilloi një takim shumë miqësor me vatranët dhe të tjerë — “një moment i paharrueshëm”, e ka cilësuar ai në faqen e tij të fejsbuk, takimin me përfaqsues të komunitetit shqiptaro-amerikan të Washingtonit. Konjufca ka pasqyruar takimin me bashkatdhetarët e vet në Washigton dhe me ish-ambasadorin William Walker, mikun e madh të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve: “Takimi permbyllës me mërgatën tonë në Uashington ishte një moment i paharrueshëm, i cili u mbajt me nderin e veçantë të pranisë së mysafirit special, ish ambasadorit William Walker, mbështetësi i madh i Kosovës, i cili na ka ndihmuar gjithmonë në nivele ndërkombëtare.  Ambasadori Walker inkurajoi Kosovën të vazhdojë rrugën e reformave dhe modernizimit të shoqërisë së saj”, ka shkruar z. Konjufca. “Mërgata kosovare ishte e përfaqësuar nga një grup i përzgjedhur i biznesmenëve, profesionistëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile.  U tregova nga afër për situatën aktuale në Kosovë dhe për progresin e arritur në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe theksova rëndësinë e zhvillimit të ekonomisë dhe të investimeve, si dhe nevojën për të punuar për integrimin e Kosovës në familjen e BE-së”, ka shkruar në faqen e tij elektronike, Kryeparlamentari i Republikës së Kosovës.


Duke vazhduar se, “Së bashku diskutuam për proceset aktuale në Kosovë dhe për sfidat e ardhshme që pritet të ballafaqohemi. Gjithashtu u dakorduam se marrëdhëniet midis dy vendeve (Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Kosovës), duhet të forcohen edhe më shumë, duke përfshirë bashkëpunimin në fusha si ekonomia, arsimi, kultura dhe siguria.  Mërgata, e gatshme si gjithmonë, u shpreh se ata kanë shumë interes dhe dëshirë për të ndihmuar në zhvillimin e Kosovës, veçanërisht në fushat e arsimit dhe zhvillimit ekonomik”, është sbhprehur ai. “Vlerësova përpjekjet dhe ndihmën e diasporës kosovare dhe ritheksova se ne jemi të hapur për të dëgjuar mendimet dhe sugjerimet e tyre në çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën dhe se dyert e investimeve në vendlindjen e tyre janë të hapura sot më shumë se kurdoherë më parë. Takimi u mbyll me premtimet që të punojmë së bashku në interes të Kosovës dhe të mërgatës”, ka përfunduar ai mesazhin e tij.

Ishte ky vlersimi nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës Z. Konjufca për takimin e tij me përfaqsues të komunitetit shqiptaro-amerikan në Washington. Një bashkbisedim dhe shkëmbim mendimesh i sinqert për aktualitetin e gjëndjes në Kosovë, për marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Republikën e Kosovës dhe për rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan në avancimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, në të ardhmen, midis dy popujve tanë.

Në këtë takim mori pjesë edh ish-Ambasadori amerikan William Walker Walker. Në fjalën e tij përshëndetse ish-diplomati amerikan tha se Kosova është vend i lirë, i pavarur, dhe demokratik si dhe pjesë e vlefshme e Evropës moderne, dhe se duhet ta njohin edhe vendet që nuk e kanë bërë deri më tash, një gjë të tillë. Ai u tha të pranishëmve se Kosova është ndër vendet më demokratike në Evropë, për të mos thenë në botë.  Njëkohësisht, Ambasadori Walker u bëri thirrje politikanëve të Kosovës,  të kalojnë më shumë kohë duke u përpjekur ta bëjnë këtë, një vend më të mirë, duke u përpjekur ta bëjnë botën të kuptojë se çfarë është Kosova, dhe më pak

të luftojnë për politikë, kush ka më shumë vota, kush ka më shumë vende në parlament, kush do të jetë ministër”, ka thekësuar William Walker.  

Një porosi kjo me vend e Ambasadorit Walker për klasën politike shqiptare dhe miqësore, për të gjithë politikanët e trojeve shqiptare nga njëri prej miqëve më të mirë e më të sinqert të shqiptarëve.

A group of people standing in a room

Description automatically generated with medium confidence

Kryeparlamenari i Republikës së Kosovës, Dr. Glauk Konjufca në Ambasadën e Kosovës në Washington

May be an image of 6 people and people standing

Ish-Diplomati amerikan, William Walker duke folur në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington — në takimin e Kryeparlamentarit të Kosovës me diasporën.                        

Frank Shkreli

Filed Under: Politike Tagged With: Frank shkreli

Presidentja Osmani vizitoi Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së

April 5, 2023 by s p

Pjesëmarrja në “Defender- Europe’23” konfirmon besimin e fuqishëm të partnerëve strategjik në ushtrinë tonë.

Me qëllim të informimit me përgatitjet finale për ekzekutimin e stërvitjes fushore” Defender-Europe’23”, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh Komandante Supreme, vizitoi Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së në Kazermën” Adem Jashari” në Prishtinë, ku u prit nga Komandanti gjenerallejtënant Bashkim Jashari me gjeneralë dhe oficerë të FSK-së. Me këtë rast, Presidentja Osmani u njoftua nga gjeneral Jashari dhe stafi i tij me zhvillimet aktuale në FSK dhe aktivitetet në proces, me theks të veçantë në përgatitjet finale para ekzekutimit të stërvitjes fushore të forcave amerikane me forcat tjera partnere “Defender –Europe’23”. Nga ana e saj, Presidentja Osmani, përgëzoi FSK-në, për procesin e suksesshëm të planifikimit dhe përgatitjeve të duhura për Stërvitjen “Defender-Europe’23”.
“Pjesëmarrja e mbi 1300 trupave të FSK-së në stërvitjen fushore “Defender- Europe’23”, përkrah forcave amerikane dhe aleatëve tjerë, si dhe statusi i Republikës së Kosovës në cilësi të vendit pritës, konfirmon besimin e fuqishëm të partnerëve tanë strategjik në profesionalizmin e FSK-së, si dhe besimin në vendin dhe popullin tonë në mbrojtjen e vlerave euroatlantike të lirisë dhe paqes rajonale e globale”, theksoi ndër të tjera Presidentja Osmani.

Në cilësi të Komandantes Supreme të FSK-së, Presidentja Osmani shprehu mbështetjen e plotë për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së, si dhe mbarëvajtjen e Stërvitjes, si një ndër ngjarjet më të rëndësishme jo vetëm për FSK-në, por edhe për Republikën e Kosovës dhe vizionin euroatlantik.

Filed Under: Politike

“4 Prilli, data që i bën nder anëtarësimit të RSh në NATO”!

April 4, 2023 by s p

Gjeneral ® Piro Ahmetaj/

Si ndër pjesëmarrësit teknik në datën që Republika e Shqipërisë u ul me të drejta të plota në tavolinën e 28 vëndeve të NATO-s (Samiti i Këln/Strasbourg), sigurisht që e di fort mirë që data zyrtare e pranimit të RSh është data 1 Prilli 2009 ! Gjithësesi, në 14 vite rresht, vijoj të insistoj për ti “zhvendosur celebrimet protokollare nga data 1 në 4 Prill” duke e bashkuar anëtarësimin e RSh me atë të themelimit të NATO-s [4 Prill 1949/2009]. Thënë këtë, shpresoj të adresohej/t si: “gjetje e mënçur, pasi jo vetëm kapërcen perceptimin rreth 1 Prillit (ditën e gënjeshtrave) por konfirmon një ngjarje të madhe, i bën nder dhe jep vlera shtesë kësaj të vërtete historike për kombin”.Duke e parë kështu, data 4 Prilli 2023 shënon 14 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë si dhe përvjetorin e 74-ërt të themelimit të Aleancës Ushtarake më të fuqishme të historise së njerëzimit, e cila ka luajtur dhe vijon të mbajë peshë kritike për paqen, sigurinë, mbrojtjen e vlerave tē demokracisë si dhe interesat gjeopolitike jo vetëm në hapësirën Euroatlantike.Kur 74 vjet më parë, “Babai-themelues dhe Komandanti i parë i NATO-s, Dwight D. Eisenhower, e projektoi Aleancën e Atlantikut të Veriut si një instrument politiko – ushtarak për mbrojtjen e tërësisë territoriale (artikulli 5) në rast sulmi nga kampi Stalinist, ndoshta askush nuk e kishte imagjinuar se Gjenerali brilant kishte projektuar themelimin e Aleancës më të suksesshme të sigurisë globale. Mbas 74 vitesh, mund të thuhet me bindje se NATO e ka përmbushur misionin në mbrojtjen e tërësisë teritoriale të vendeve anëtare si dhe ka shërbyer si një mekanizëm shprese për paqen dhe sigurinë në botë. Edhe pas viteve 1990, përveç misionit bazë (artikulit 5) NATO: “ka dominuar tregun e mjedisit të Ri të sigurisë globale” nëpërmjet një procesi të gjithanshëm reformimi dhe modernizimi të konceptit strategjik, strukturave, arnatimit, pajisjeve, planifikimit dhe kultures së bashkëpunimit mes vëndeve anëtare.Një ndër shtyllat e këtij suksesi mbetet politika e “Dyerve të Hapura/Open Door Policy”, që NATO e lançoi mba viteve 90’, e cila ka shërbyer edhe si mekanizëm për reformat e sigurisë dhe mbrojtjes dhe si shkollë e demokracisë për vendet e lindjes komuniste. Fal këtij mekanizni nga 16 vende para 1990 (për punë ditësh Filanda), NATO përbëhet nga 31 anëtarë, ndërsa me firmosjen e ratifikimit nga Turqia të Marrëveshjes së Washingtonit Suedinë, arrin në 32, ose dyfishin e vëndeve që kishte në 1990!Në hapësirën Euroatlantike/NATOs jeton një popullsi rreth 1 miliard banor, zotëron me shumë se gjysmën e ekonomisë botërore ndërsa personeli aktive arrin në 3.5 milionë. SHBA, Franca dhe Anglia zotërojnë armë bërthamore, për misionin e shkurajimit të kundërshtarëve potencial [deterrence].Për fatin e kombit tonë, historia me e sukseshme e angazhimeve të NATO-s mbetet operaconi ushtarak në Kosovë (1999), që edhe pse jashte artikullit 5, demostroi fuqinë ushtarake të Aleancës si: “shpresë e paqes, të drejtave të njeriut dhe stabilitetit demokratik”.Do ishte e padrejtë, nëse në çdo 4 Prill të mos e përsërisim rolin jetik të SHBA-së në Aleancën e Atlantikut të Veriut, pasi ajo mban barrën kryesore të fuqisë dhe shpenzimeve ushtarake. Mjafton të përmendim shpenzimet e mbrojtjes rreth 1 Trilion USD (për vitin 2023) ose mbi dy herë më shume se 29 vendet e tjera të NATO-s të mara së bashku. Shkurt për qasjen e NATO-s ndaj kërcënimeve dhe sfidave aktuale. Agresioni ushtarak i Rusisë, nuk ishte as është vetëm kundër sovranitetit të Ukrainës por edhe: “kërcenim serioz ndaj rendit global të sigurisë si dhe interesave të Aleancës Euroatlantike (USA/NATO)”.Ndërsa, Krimea, Bosnja, Kosova, etj, kanë treguar se kërcënimet ushtarake po sofistikohen nëpërmjet përdorimit të formave të reja, si referendumet e mbështetura nga jashtë, fondamentalizmit fetar, krimit të organizuar, axhendës së politikanëve të korruptuar, qeverisjet e dështuara, etj.Në këto rrethana, përveç misionit madhor për mbrojtjen e tërësisë teritoriale të 30/+2 vendeve anëtare, NATO i duhet mbaje përsëri barrën kryesore. E pamundur për të ndaluar ambicjet e Rusisë në “aneksinit te Krimesë me tanke dhe marreveshje+”, prej vitit 2014, NATO ka dislokuar Forca të Gatishmërisë Shumë të Lartë në vendet Balltike, Europën Qëndrore dhe Juglindore. Mbas 13 muaj luftime, mund të themi se Rusia-Putiniste i ka (keq)humbur betejat për të testuar kohezionin mes vendeve të NATO-s, qoftë edhe duke kërcënuar me gazin si armë gjeopolitike si dhe me pëdorimin e fuqisë bërthamore. Në të kundërt, rreth 100 miliard € armatim dhe pajisje ushtarake moderne, përfshi Tanke Leopard, sistemet Patriot, etj, janë prova të forta për kohezionin dhe vendosmërinë e përforcuar të Alancës Transatlantike, për ta mbështetur Ukrainën deri në fitoren ndaj të keqes së përbashkët.Rusia gjendet më e izoluar se kurrë nga bota e qytetëruar: “nga 193 vetëm 4 shtete terroriste e njohën këtë aventurë neo-naziste”; rrezikon seriozisht përjashtimin nga 5-shja vendimmarrëse e Këshillit të Sigurimit/OKB dhe besoj, jo shumë vonë, Putini dhe Gjeneralët gjakatarë do të përgjigjen për krime kundër njerëzimit në Gjykatën e Hagës.Përkundër panikut dhe (del)elekuencës së analistëve të gjithëditur dhe strategëve të vetë(de)graduar, përsëris bindjen strategjike se: “falë rezistencës stoike të Ukrainës dhe vendosmërisë së NATO-s, Rusia – Putiniste do ta humbasë me turp luftën, si dhe do të gjunjëzohet nē përballjen fuqinë ushtarake, kohezionin e përforcuar dhe interesat gjeopolitike të Aleancës Euroatlantike (SHBA/NATO)!****Besoj nuk ka askush mëdyshje, Anëtarësimi i RSh në Aleancën e fuqisë Euratlantike dhe vlerave perëndimore, meriton të skalititet në memorjen e historisë sonë kombëtare si: “arritja e dytë gjeopolitike mbas shpalljes së pamvarësisë në 28 Nëntor 1912”. Kjo jo vetëm të paprekshmërisë teritoriale që garantohet nga NATO, por me së shumti për shkak të konflikteve shekullore, pozitës gjeografike, interesave dhe përcaktimit të shqiptarëve ndaj vlerave perëndimore. Edhe duke përsëritur mirënjohjen ndaj SHBA-ve, vijoj të refuzoj “tallavanë populiste” se anëtarësimi i RSh në NATO, ishte dhuratë. Kjo pasi si dëshmimtar/ekspert i këtij udhëtimi jam shumë i bindur që kjo arritje (4 Prill 2009) ishte meritë e përpjekjeve të shqiptarëve në aspiratën drejt perëndimit, e reformave të thella në fushën e mbrojtjes (p.sh, nga 115 mijë ushtri aktiv që trashëguam para 1990, sot FA kanë më pak se 9 mijë), por edhe e vizionit dhe konsensusit të gjerë politik, si dhe e mbështetjes dhe e kohezionit kombëtar. Në të njëjtën kohë, Tirana zyrtare në 14 vite rresht ka konfirmuar se anëtarësimi nuk është stacion i fundit për Shqipërinë, por një Fazë e Re, me përfitime, me sfida dhe me përgjegjësi shtesë. Prandaj Shqipëria në NATO, respektohet si “aktore më shumë se modeste”, pasi ajo mbetet e përkushtuar si “vënd Leader” për ta çliruar Rajonin nga historia e përgjakshme shekullore si dhe për ta jetësuar axhendën e udhëtimit Euroatlantike (NATO/BE) të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.Në këtë udhëtim 30 dhjetëvjeçar drejt/mbas anëtarësimit në Aleancë, nga një vend që mbarte/krijonte probleme me sigurinë [konsumator] Shqipëria është shndërruar në një vend që kontribuon për sigurinë në rajon, mesdhe dhe më gjerë. Si p.sh, mund të përmendim faktin që prej vitit 1996 në operacionet e NATO/BE në Bosnjë, Irak, Afganistan, Kosovë, Gjeorgji, Ukrainë, Mali, etj, kanë kontribuar rreth 9.000 burra dhe gra me uniformë. Me këtë rast, përshëndesim rolin aktiv të RSh, rrjedhojë e përfaqësimit dinjitoz krah SHBA-ve në Këshillin e Sigurimit të OKB; për mbështetjen e pakushtëzuar të vendimarrjeve në NATO-s, arritjen e Buxhetit të Mbrojtjes në 2% të GDP-së për 2024 si dhe kontributeve më shumë se modeste që vijon t’i jap Ukrainës.Ndërkohë, 14 vjet pas anëtarësimit, Shqiptarët e kanë tejkaluar perceptimin e NATO-s si “xhandarë/e” që garanton falas paprekshmërinë teritoriale të 30 anëtarëve (përfshi RSh). Për më tepër që, RSh mbetet e përkushtuar në përmbushjen e detyrimeve ndaj NATO-s si dhe forcimin e parneritetit Strategjik me Washingtonin. Shqipëria po ashtu ka demostruar vullnet konstant për të zhvilluar projekte të përbashkëta me Kosovën si dhe me 4 vendet e tjera të ballkanit perëndimor (përfshi Serbinë), për t’u përballur bashkërisht me kërcënimet asimetrike si ne rastet renegate, rreziqet kibernetike, ekstremizmi, krimi i organizuar, trafiqet e paligjshme, emergjencat civile, etj.Në shtesë, aktorët shtetërorë të Tiranës zyrtare, do t’i ri-Këshilloja mbi domosdoshmërinë për të zhvilluar një Strategji afatgjatë, që përfshin sovranitetin territorial në kuadēr tē NATO, por që fokusohet në Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Interesave mbarë-Kombëtar (SMZhIK/2035) në Rajon, Mesdhe dhe më gjerë. Po ashtu, e çmoj kritike për të modernizuar strukturat përgjegjëse dhe kapacitetet operacionale duke reflektuar ndryshimet e Konceptit të Ri Strategjik të Aleancës si dhe përmbushur detyrimet në kuadër të NATO, EU, etj. E fundit por jo nga rëndësia, në shkollat perëndimore të NATO-s kemi mësuar se në reformat e sigurisë dhe mbrojtjes, kurresesi nuk vlejnë politizimi, privatizimi, protagonizmi si dhe delekuentët; por dashuria për vendin, gjithëpërfshirja, përkushtimi, përulësia dhe përgjegjësia e lartë shtetërore; besimi në vlerat demokratike si dhe “bekimi” nga/ndaj partneritetit strategjik me SHBA, NATO-n, etj.*Gjeneral ® Piro Ahmetaj, Senior Expert për SK, Rajonin dhe NATO-n,Zv/President i Këshillit të Atlantikut,Anëtar i Bordit të “Izraleli House”; si dhe Ish:Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSh,Zv/ShShPFA & Përfaqësues në SHAPE/NATO

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 165
  • 166
  • 167
  • 168
  • 169
  • …
  • 668
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve
  • Experience History: Ambassador William Walker’s inaugural visit to the Saint George Orthodox Cathedral and the Fan Noli Cultural Center
  • 𝑺𝒉𝒆̈𝒏𝒅𝒆𝒕𝒊 𝒊 𝑺𝒊𝒔𝒕𝒆𝒎𝒊𝒕 𝑻𝒓𝒆𝒕𝒆̈𝒔 – 𝑩𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒃𝒊𝒔𝒆𝒅𝒊𝒎 𝒎𝒆 𝑱𝒖
  • NICOLAE IORGA, HISTORIANI ME I MADH RUMUN DHE ZBULUESI I SHKRIMIT TE PARE NE GJUHEN SHQIPE
  • Doktrina Wilsoniane dhe mbijetesa e shtetit shqiptar – nga shpëtimi i Shqipërisë te e drejta historike e Kosovës për vetëvendosje
  • Zarfi që sfidoi censurën në Shqipërinë komuniste
  • Albanian Night @ Yankee Stadium
  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!
  • Liria fillon gjithmonë nga refuzimi për të gënjyer veten…
  • Një nderim për historinë tonë kombëtare…
  • Habermas në mbrojtës i vendosur i intervenimit të NATO-s në Kosovë
  • HYSEN S. DIZDARI, VLERA E NJË HULUMTUESI SERIOZ NË PULLAT SHQIPTARE
  • Njё Dritёro amerikan, Robert Frost (1874 – 1963)
  • 18 mars 2026, 78 vite nga lindja e poetit martir Vilson Blloshmi!
  • Shoqata shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. promovon romanin “Brenga” të Dr. Pashko Camaj 

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT