• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Qëndrimi i deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Stambollit për çështjen shqiptare dhe sfidat për Pavarësinë e Shqipërisë

April 3, 2023 by s p

Një kujtesë historike kur deputetë shqiptarë 115-vite më parë kërkonin votën e sovranit për të mbrojtur interesat kombëtare në Parlament në Stamboll, ndërsa deputetët sot kërkojnë votën e popullit për të mbrojtur interesat personale e familjare në Parlamentin e Shqipërisë.

Dr. Paulin Marku/

Në vitin 1908 ndodhen ndryshime të rëndësishme në Perandorinë Osmane. Ashtu si turqit edhe popujt me kombësi të ndryshme nën sundim perandorak, përfshirë edhe 4-vilajetet me shumicë shqiptare e mirëpriten shpalljen e kushtetutës dhe zgjedhjet parlamentare të vitit 1908 si dhe amnistinë politike. Kushtetuta perandorake ishte shpallur tre dekada më parë por ajo nuk ishte zbatur. Në vitin 1908 u shpall zyrtarisht aplikimi i kushtetutës, ndryshimet e legjislacionit, amnistitë politike, hapjen e fushatës elektorale dhe zgjedhjet parlamentare. Studimi do të trajtojë qasjen e qeverisë xhonturke dhe qëndrimin e disa prej deputetëve shqiptarë në seancat parlamentare 1908-1912. Fushata elektorale dhe qasja elitës politike, ndiqej me interes nga diplomacia e huaj dhe nga fqinjët ballkanik. Komiteti “Bashkim e Përparim” apo siç njihet edhe ndryshe me emrin lëvizja xhonturke zhvilloi takime në të gjithë perandorinë dhe shikohej si zgjedhja e duhur për të sjellë ndryshimet e shumëpritura. Fale programit politik dhe premtimeve të shumta, mori mbështetje të madhe në popull dhe fitoi shumicën parlamentare. Pjese e listës që kandiduan me siglën xhonturke apo të mbështetur drejt për drejt prej tyre për mandatin e deputetit ishin dhe disa deputet shqiptar. Ndryshimet kushtetuese dhe platforma politike xhonturke në vitin 1908 u mirëprit dhe mori mbështetje të gjerë. Shqiptarët mirëpriten ndryshimet për fakti se shqiptarëve iu lindi e drejta të votonin dhe të votoheshin për ne parlamentin e Stambollit. Po në gusht të vitit 1908, u shpall amnisti e përgjithshme për të burgosurit politik dhe të dënuarit në mungese për veprimtarinë e tyre politike. Nder shqiptarët që përfituan nga amnistia ishin, Ismail Qemali, Ibrahim Temo, Dervish Hima, etj,,, . Shqiptarët i mbështetën anëtaret e Lëvizjen Xhonturke për disa arsye: a) i bashkonte opozitarizmi kundër regjimit Hamidian; b) premtimet e shumta që morën për përmirësim të situatës administrative, ekonomike e shoqërore në viset shqiptare; c) të kishin përfaqësues, deputet shqiptar në parlamentin e Stambollit për të mbrojtur interesat dhe kërkesat në parlament dhe synonin të arrinin të kishin vet-administrim të vilajeteve shqiptare me drejtues që gëzonin mbështetje në popull dhe për të arritur aspiratat shekullore për të patur një far autonomie.Zgjedhjet parlamentare të zhvilluara gjatë periudhës, nëntor-dhjetor 1908 nxorën fitues “Bashkim e Përparim” dhe xhonturqit fituan shumicën parlamentare. Ne këto zgjedhje parlamentare dolën fitues emra të njohur, si: Ismail Qemali*, Nexhip Draga, Hasan Prishtina, Azis pashë Vrioni, Shahin Ypi Kolonja, Esat Pashë Toptani dhe disa hoxhallarë shqiptar. Vetëm disa prej tyre përfaqësonin forcat patriotike shqiptare, të cilët edhe shfaqen hapur kundërshtitë e tyre dhe qëndruan në opozitë ndaj politikës xhonturke.Hapja e parlamentit dhe reformat e qeverisë për shqiptarëtHapja e parlamentit ne Stamboll me 17 dhjetor 1908, me një shumice te konsideruar deputetesh shqiptar dhe me premtime te shumta elektorale, ngjallte shpresat ne popullate se gjendja e tyre do te përmirësohej. Sapo u formua Kabineti i ri qeverisës, ndërmori disa reforma të rëndësishme dhe mjaft të debatueshme, te cilat ishin: administrative; ekonomike; taksa dhe tatime të reja të shtuara; kthimi i detyrueshëm i shërbimit ushtarak; çarmatimi i popullsisë, si dhe për ata që nuk pranonin të dorëzojnë armët e municionet me vullnet të lirë duhej të përdorej forca për çarmatimin e tyre. Pikërisht, për këto arsye reformuese, të cilat shkonin kundra interesave të shqiptareve, një grup deputetesh, kryesuar nga Ismail Qemali, Nexhip Draga, Hasan Prishtina kundërshtuan reformat dhe akuzuan qeverinë se nuk iu përmbanin premtimeve dhe programit elektoral xhonturk. Një tjetër ngjarje që thellonte pakënaqësinë ishte çështja e alfabetit për gjuhën shqipe, nëse do të përdoreshin germat arabe ose latine. Porta e Lartë bëri përpjekje të ndryshme për të imponuar alfabeti turko-arab në katër vilajetet me shumicë shqiptare duke e lidhur edhe me besimin fetar islam, me arsyetimin se, meqë shumica e shqiptarëve janë të besimit mysliman duhet të mbështesin propozimin e tyre. Këto veprime preknin sedrën kombëtare në të gjithë viset shqiptare, ndaj edhe qëndrimi i deputetëve opozitar shqiptar, bashkë me popullatën shqiptare, te cilët u bashkuan pa dallim feje e krahine për të vendosur për të ardhmen e alfabetit. Hasan Prishtina i kërkonte me këmbëngulje ministrit të Brendshëm, Talat Beu që t’u ndalohej ndërhyrja nëpunësve të qeverisë në çështjen e alfabetit.Ky qëndrim u mbështet fuqishëm nga intelektualët shqiptar në “Kongresin e Alfabetit” në nëntor të vitit 1908, në Manastir. Vendosja e alfabetit me germa latine shkaktoi pakënaqësi të madhe tek xhonturqit. Po ashtu, u aplikuan disa reforma centralizuese që u kundërshtuan në parlament nga deputet shqiptar dhe nga popullata në viset shqiptare duke u organizuar në protesta, rebelime e kryengritje, gjate vitit 1910 në vilajetin e Kosovës, në 1911 në atë të Shkodrës dhe 1912 në kryengritje të përgjithshme. Reagimet e deputetëve opozitar shqiptar në mbrojtje të interesave të bashkëkombësve ishin të vazhdueshme dhe pati debate të forta parlamentare me kabinetin qeverisës. Qeveria u përball me reagim të menjëhershëm të trembëdhjetë deputetë shqiptarë, te cilët kundërshtonin ekspedita ndëshkimore ushtarake ndaj shqiptareve. Nexhip Draga e quante të padrejtë dhe dënonte vendimin e Portës së Lartë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vilajetin e Kosovës. Ismail Qemali akuzonte qeverinë se po iu mohonte të drejtat kushtetuese dhe cenohen të drejtat e shqiptarëve. Deputetet pohonin nga foltorja e parlamentit se nuk janë gegët që nuk po mbajnë fjalën por janë xhonturqit që nuk zbatojnë premtimet. Deputetet shqiptar vunë në dijeni edhe diplomacitë e huaj. Opozitarizmi parlamentar shqiptar dhe betejat e përgjakshme të popullatës rriten ndjenjat e nacionalizmit shqiptar dhe shtuan protestat dhe rebelimet e shqiptareve, kryesish në vilajetin e Kosovës dhe të Shkodrës. Xhonturqit kishin siguruar një numër të madh deputetesh në zgjedhjet e vitit 1908 por pozitat e tyre po lëkundeshin për çështjen e luftës së Tripolit dhe pakënaqësitë ndaj qeverise shtoheshin gjithnjë e më tepër për shkak të reformave imponuese duke përdorur forma të ndryshme për zbatimin e tyre, si dhe për problemet që shfaqeshin në radhët e ushtrisë. Opozita e bashkuar përbëhej me deputet me kombësi të ndryshme, shqiptar, maqedonas, grek, arab, armen etj, që u përkrah edhe nga disa deputetë osman. Në fund të vitit 1911 kriza në qeveri ishte në rritje për shkak të akumulimit të pakënaqësive tek popujt e shtypur. Deputet të vilajetit të Kosovës, Shkodrës e të Manastirit që kishin qenë deri në atë periudhë anëtarë të Komitetit “Bashkim e Përparim” i paraqiten komitetit Qendror Xhonturk një deklaratë të hapur me nënshkrimet e tyre se hiqnin dorë nga qenia e tyre në lëvizjen e Turqve të Rinj me motivacioni se kishin shpresuar që Komiteti do të sillte drejtësi por mosinteresimi i qeverisë në zgjidhjen e plotë të problemeve të shqiptarëve, i detyronte ata të largohen nga lëvizja xhonturke. Në seancën parlamentare të sesionit të parë, janar 1912, fjalën e mori deputeti Hasan Prishtina, i cili shprehej se fliste në emrin e tij dhe të gjithë shqiptarëve që dëshironin të drejta sovrane. Deputetët shqiptarë kishin mbledhur fakte konkrete që t’i provonte Vezirit të Madh gjendjen e vështirë që përjetonin shqiptarët.Hasan Prishtina shprehej se: “Mjerisht, në këtë vendin tonë shpërdorimi i pushtetit është bërë një gjë e zakonshme; prandaj ndodhemi para një problemi të rëndësishëm; kësaj detyre, sado e vështirë qoftë, ne duhet t’i kushtojmë vëmendjen e duhur”. Kryetari i seancës Ahmet Riza beu i kërkoi deputetit H. Prishtina që të linte të tjerët në punën e vet dhe të mos hapte debate të tilla.Fjalimi i tij u kundërshtua dhe nga deputetë të tjerë që mbështesnin qeverinë xhonturke.Deputetët shqiptar, akuzuan qeverinë për mos mbajtje te premtimeve elektorale, mohimin të drejtave kombëtare nëpërmjet politikës shtypëse dhe centralizuese si dhe për dhunën e ushtruar ndaj bashkëkombësve të tyre duke u shkaktuar dëme të mëdha në ekonomi dhe kulturore.Përplasjet e qeverise me opozitën e bashkuar parlamentare dhe rritja e vazhdueshme e pakënaqësive në popull detyroi kabinetin xhonturk të reflektonte mbi situatën e krijuar. Para se të fillonte procedura për shpërndarjen e parlamentit, filluan procedurat për të ndryshuar nenin 35 të kushtetutës për shpërndarjen e parlamentit në interes të pushtetit. Propozimi i qeverise u kundërshtua nga deputetët opozitar, përfshirë edhe ata shqiptar kërkonin të respektohej afati i mbarimit të mandatit të deputetit, në vjeshtë të vitit 1912 dhe pastaj të zhvilloheshin zgjedhjet e tjera parlamentare. Qeveria përshpejtoi procedurat për miratimin e projekt ligjeve. Interesi i xhonturqve ishte që së bashku me projekt-ligjet të marrë miratimin në parlament edhe neni 35.Xhonturqit synonin që të mos i japin më kohë që të zgjerohej opozita në parlament dhe të përzgjidheshin kandidatë të bindur të Komitetit në mënyrë që të fitonte një mazhorancë të gjerë dhe të kishte sa më pak kundërshtarë në parlament. Po ashtu një tjetër arsye madhore pse qeveria insistoi me çdo kusht të shpërndante parlamentin ishte se ajo mund të përdorte në interesin e saj, ligjin mbi shtypin, mbi mbledhjet dhe shoqatat, si dhe kishte mundësinë që nëpërmjet pushtetit, mund të ushtronte presion dhe të përdorte forcat ushtarake.Në janar të vitit 1912 u miratua shpërndarja e parlamentit, u vendos për zgjedhje të parakohshme dhe parlamenti i ri duhet të mblidhej brenda 90 ditëve nga dita e shpërndarjes. Porta e larte tentonte të rifitonte besimin e shqiptarëve nëpërmjet ndonjë lëshimi në zona të caktuara dhe ju premtoi malësorëve se do të zbatonte marrëveshjen e gushtit të vitit 1911. Në gazetën “La nazione albanese” me datë 31 janar 1912 thuhej se Porta e Lartë i ndiqte me prioritet ngjarjet në viset shqiptare dhe po angazhohej në rrugë zyrtare që të shuante pakënaqësitë dhe të provonte nëse ia arrin qëllimit të rifitonte besimin e tyre.Pas shpërndarjes së parlamentit në janar të vitit 1912, Porta e Lartë evitonte përplasjet dhe tregohej më tolerante në disa aspekte si: në mbledhjen e taksave, përmbushjen e ndonjë premtimi, qeveria ndiqte nga afër organizimet e shqiptarëve dhe tentonte të shuante zemërimin e tyre. Turqit e Rinj shpresonin të shtypnin me çdo kusht trazirat e shqiptarëve dhe synonin që nëpërmjet lëshimeve të shmangnin përplasjet me shqiptarët. Shpërndarja e parlamentit të Stambollit në janar të vitit 1912, tentativa e qeverisë për bashkëpunim dhe as udhëtimi i ministrit të Brendshëm, Haxhi Adil beu, nuk arritën të parandalojnë rrjedhën e ngjarjeve në viset shqiptare. Pas shumë debatesh parlamentare, me në krye, Ismail Qemal beun, Hasan Prishtinën, Nexhip Dragën etj., me kabinetin e qeverisë xhonturke, ishin disa prej shkaqeve që acaroi më tepër gjendjen në viset shqiptare. Qëndrimi opozitar i elitës parlamentare shqiptare, shtonte bindjen se të drejtat e shqiptareve mund të fitoheshin vetëm me organizimin e popullit shqiptar në një kryengritje të përgjithshme. Si pasojë e një situate të rënduar politike, ekonomike e shoqërore që po përjetonte popullsia shqiptare, në janar të vitit 1912 u organizua takimi i një grupi intelektualesh shqiptarë në lagjen Taksim të Stambollit*. Ata vendosen unanimisht që populli shqiptar nuk kishte rrugë tjetër veçse atë për t’u organizuar në një kryengritje të përgjithshme (duke u iniciuar nga Vilajeti i Kosovës, pastaj në atë të Shkodrës, për t’u shtrire në Jug të viseve shqiptare) me qëllimin për të fituar të drejtat kombëtare, politike dhe ekonomike Lëvizja do të shpërthente fillimisht në Vilajetin e Kosovës dhe çetat kryengritëse do të organizoheshin nga Hasan Prishtina, për t’u shtrirë dhe për t’u bashkuar me Shkodrën, Mirditën dhe Shqipërinë e Mesme që do t’i organizonte Esat Pashë Toptani për të vazhduar me shqiptarët e Jugun, të cilët do t’i organizonin Myfit bej Libohova, Syrja bej Vlora e Aziz pashë Vrioni, ndërsa Ismail Qemali do të shkonte në Evropë për të siguruar mbështetjen e kancelarive diplomatike në çështjen shqiptare si dhe do të takonte kolonitë shqiptare për të iu kërkuar mbështetje dhe ndihma materiale e ekonomike. Në përfundim mund të thuhet se qëndrimi opozitar i deputeteve shqiptar në parlament në Stamboll, betejat e vazhdueshme të shqiptareve në kërkim të një Shqipërie të Lire e të Pavarur, me mbështetje të diasporës shqiptare dhe ndonjë aleati ndërkombëtar u arrit akti i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912. Foto: Albanian Time

Filed Under: Politike Tagged With: Paulin Marku

“Bashkë për Drejtësi”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

April 2, 2023 by s p

Nga Beqir SINA

YONKERS – NY : Thirrja “Bashkë për Drejtësi” – UÇK aleate e Amerikës dhe Nato-s- UÇK themeli i Kosovës, bëri bashkë dhjetra shqiptar pjestar të komunitetit nga zona e Tri-Shteshit, në një homazh të shtunën 1 Prill në Varrezat e Vëllezërve Bytyqi, St.Mary’s Cementery – Yonkers. NY.Ideatorët dhe inicuesit e këtij manifestimi , Gani Shehu, Shefki Mexhuani dhe Uk Lushi, thanë se kësaj radhe po bëhemi “Bashkë për drejtësi”, për Vëllezërit Bytyqi dhe për një proces të drejtë të Gjykatës Speciale kundër çlirimitarve dhe themeluesve kryesorë të Shtetit të Kosovës në Hag.Folësit, Uk Lushi, Gani Shehu, Shefki Mexhuani, Gjek Gjonlekaj, Mark Gjonaj, Nikoll Junçaj, Shpend Gjocaj, Shpetim Qorraj, Marko Kepi, dhe ish ambasadori Frymëzim Isufaj, në fjalën e tyre u përqendruan në “rolin negativë” të Gjykatës së Hagës në gjykimin e ish komandateve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovësdhe u solidarizuan duke dhënë një mbështetje tjetër të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.Në fund nga ky homazh u bë thirrje të gjithë shqiptarve për të “luftuar” dhe për të treguar edhe një herë se shqiptarët e amerikës duan vetëm drejtësi për Vëllezërit Bytyqi, dhe për të patur një proces të drejtë të Gjykatës Speciale kundër çlirimitarve dhe themeluesve kryesorë të Shtetit të Kosovës në Hag딓Të jemi bashkë për Drejtësi”

Filed Under: Politike

VATRA DHE DIELLI PROMOVOJNË VEPRËN E DALIP GRECËS MË 30 PRILL 2023

April 1, 2023 by s p

Sokol Paja/

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA dhe gazeta Dielli do të promovojnë më 30 prill 2023 veprën e lënë në dorëshkrim nga Dalip Greca, Editori i Diellit (2009-2021). Veprat: “Editorët e Diellit në 110 vite histori” dhe “Editorial” janë botim ekskluziv i Federatës Vatra dhe do të promovohen ditën e Diel më 30 Prill 2023 ora 11 Am në Sallën Iliria pranë Jacobi Hospital në Adresë: 1400 Pelham Pkwy S, Bronx, NY 10461 (Salla e Amfiteatrit).Ftohet mbarë komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mediat, miqtë, bashkëpunëtorë dhe të njohur të Dalip Grecës që të marrin pjesë.Në promovim do të flasin rreth veprës publicistike dhe atdhetare të Dalip Grecës: Sokol Paja, Elmi Berisha, Alfons Grishaj, Dr.Paulin Marku, Agim Rexhaj, Idriz Lamaj, Nazo Veliu dhe Dorjan Greca.

Filed Under: Politike

VATRA U TAKUA ME KRYETARIN E PARLAMENTIT TË KOSOVËS

March 31, 2023 by s p

Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha, Shefi i Kabinetit Dr. Pashko Camaj, Arkëtari i Vatrës z.Besim Malota dhe anëtarja e Këshillit të Vatrës znj.Merita Bajraktari morën pjesë gjatë takimit të kryetarit Glauk Konjufca me mërgatën shqiptare në Uashington.Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka zhvilluar një takim me mërgatën shqiptare në Uashington, biznesmenë, profesionistë dhe aktivistë të shoqërisë civile.Në takimin e realizuar në Ambasadën e Kosovës i pranishëm ishte edhe ish-ambasadori William Walker, i cili inkurajoi Kosovën të vazhdojë rrugën e reformave dhe modernizimit të shoqërisë së saj.Në adresimin e tij para bashkatdhetarëve, kryetari Glauk Konjufca foli për situatën aktuale në Kosovë dhe për progresin e arritur në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke u ndalur në rëndësinë e zhvillimit të ekonomisë dhe të investimeve, si dhe nevojën për të punuar për integrimin e Kosovës në familjen e BE-së.Kryetari i Kuvendit vlerësoi lart përpjekjet dhe ndihmën e diasporës kosovare dhe ritheksoi se institucionet e Kosovës janë të hapura për të dëgjuar mendimet dhe sugjerimet e tyre në çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën. Kryetari Konjufca konfirmoi se dyert e investimeve në vendlindjen e tyre janë të hapura sot më shumë se kurdoherë më parë.Gjatë bashkëbisedimit me bashkatdhetarë u diskutua gjithashtu për proceset aktuale në Kosovë dhe për sfidat e ardhshme, si dhe për forcimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe SHBA-së, duke përfshirë ekonominë, arsimin, kulturën dhe sigurinë.Bashkatdhetarët u shprehën se kanë shumë interes dhe dëshirë për të ndihmuar në zhvillimin e Kosovës, veçanërisht në fushat e arsimit dhe zhvillimit ekonomik.

Filed Under: Politike

Për herë të parë në Amerikë, ribotohet “Albumi” i Fan Nolit

March 30, 2023 by s p

Arjeta Ferlushkaj Kotrri

Boston, 29 Mars 2023

Më 26 mars 2023, në orën 12:00, në Kishën e Shën Gjergjit në Boston, u mbajt promovimi i ribotimit të “Albumit” me autor Fan Noli. Ky është ribotimi i parë që i bëhet kësaj vepre në SHBA dhe kjo u bë e mundur nga Shtëpia Botuese “Adriatic Press”, New York. Organizues të ktij aktiviteti ishin Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, në bashkëpunim me bibliotekën “Fan Noli” në Boston, e cila është nën përgjegjësinë e znj. Neka Doko. Në Shën Gjergjin e Nolit, për një përurim kaq simbolik e domethënës, ishin të ftuar të veçantë Federata Pan-Shqiptare “Vatra”, gjithashtu edhe shkrimtarë, studiues, profesorë, artistë, gazetarë, aktivistë, dashamirës të librit dhe anëtarë të komunitetit shqiptar.Të gjithë të ftuarit u pritën fillimisht në kishë nga At Theofan Koja dhe znj. Neka Doko, të cilët bënë një përshëndetje speciale për të gjithë pjesëmarrësit dhe dhanë udhëzimet e duhura rreth programit që do të vijonte më pas në auditor për përurimin e “Albumit” të Fan Nolit.Fjalën e hapjes së këtij promovimi e mbajti z. Mëhill Velaj, kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, njëkohësisht moderator i këtij aktiviteti. Mbasi përshëndeti auditorin, z. Velaj i ftoi të gjithë të pranishmit të nderonin të dy himnet, amerikan dhe shqiptar, si dhe të mbanin një minutë heshtje në nderim të Fan Nolit, Faik Konicës, Antonio Athanasit, Guri Stefanit dhe Rozi Theoharit.Z. Velaj ftoi më pas At Theofan Kojën, rektorin e Katedrales Ortodokse Shqiptare në Shën Gjergj. At Theofani, në emër edhe të kishës, u shpreh se ishin të lumtur që kishin në mesin e tyre personalitete të shquara nga bota e shqiptarëve në SHBA dhe përmendi rolin e pazëvendësueshëm që ka luajtur Fan Noli në lartësimin dhe bashkimin e shqiptarëve, duke e quajtur atë si “fanari që ndriçon për shqiptarët dhe shqiptarizmën kudo në botë”. Një moment i rëndësishëm i këtij eventi ishte edhe dekorimi i At Arthur E. Liolinit nga Federata “Vatra” me titullin “Mirënjohje”. Para këtij çasti, kryetari i “Vatrës”, z. Elmi Berisha, përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe u shpreh se ndihet i nderuar që “është pjesë e këtij aktiviteti dhe që ndodhej në shtëpinë e vërtetë të shqiptarisë, sepse këtu lindi për herë të parë nisma e bashkimit të shqiptarëve prej Fan Nolit dhe Faik Konicës.” Më pas, kryesia e “Vatrës”, i dorëzoi dekoratën z. Evans Liolini, djalit të At Arthurit.Në këtë ditë të shënuar për kulturën shqiptare në SHBA, presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, z. Adnan Mehmeti, u shpreh se “jam i nderuar dhe i emocionuar që ndodhem në Shën Gjergj sot, në vatrën e bashkimit të shqiptarëve por edhe të bashkimit të shkrimtarëve.” Në fjalimin e tij të titulluar “Një libër që na frymëzon”, z. Mehmeti e quan këtë ditë një ditë feste që bashkon shkrimtarë. “Për librin me poezi “Albumi” të Fan Nolit, për të cilin po mblidhemi sot, është një ftesë kujtese. Është ftesë për të lexuar e njohur një pjesë të ndritshme të letërsisë sonë shqipe. (…) Ribotimi i “Albumit” në tokën që e mirëpriti dhe mbajti eshtrat e tij, pasuron bibliotekat e lexuesve shqiptaro-amerikanë. E ribotuam në përvjetorin e lindjes së Nolit, për të cilën në librin e tij “Autobiografi”, thotë se ka lindur në një datë të shenjtë.”Editori i gazetës “Dielli”, z. Sokol Paja e përshëndeti aktivitetin dhe e quajti këtë ribotim të “Albumit” një shërbim të çmuar dhe të madh që i bëhet kulturës shqiptare dhe identitetit tonë kombëtar. Në vazhdimësi të programit, z. Velaj i dha fjalën përgjegjëses së bibliotekës “Fan Noli”, znj. Neka Doko, e cila u paraqit me kumtesën e saj titulluar “Frekuencat e shpirtit Nolian-proza poetike”. “Mua më ka prekur energjia e ndërthurjeve zhanrore, disiplinore dhe nuancore në krijimtarinë noliane. Një fushë kuantike me prurje të befasishme”. Znj. Doko lexoi para auditorit një fjalim që Fan Noli e ka mbajtur në ditën e Shën Gjergjit, më 6 maj 1908, me rastin e 440-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skenderbeu. E përcjellim një pjesë: “O trim mbi trimat Gjergj Kastriot, ti na e shkëlqeve historinë me aq faqe të arta (…) Është Aleksandri i Madh që u ngjall prej varri, thonë të gjithë ushtarët turq. Krerë e kapedanë, që e nderuat Shqipërinë me trimëritë tuaja, bëmeni vend edhe mua të gjorin që të vajtoj mbretin tim (…) Kini besim se Zoti do na e falë një Skenderbe të ri. Ashtu qoftë!” Më pas, vëllezërit Delija performuan para auditorit një këngë, të cilën e kishin përgatitur enkas për Fan Nolin dhe Faik Konicën.“Fan Noli, ‘Albumi’ dhe ne” emërtohej fjalimi që dokt. Arjeta Ferlushkaj Kotrri mbajti para auditorit. Sipas znj. Ferlushkaj Kotrri, çështja e gjetjes së origjinalit për disa vepra të rëndësishme letrare, mbetet ende sfidë. Me ribotimin e “Albumit”, është menduar që t’i lehtësohet lexuesit aksesi për tek origjinali dhe për studiuesit e veprës së Nolit, është një libër shumë i mirë pune. Ndër të tjera, znj. Ferlushkaj Kotrri përmendi edhe kriteret e ribotimit të “Albumit”, çfarë është prekur në tekst, çfarë është respektuar nga origjinali, etj. “Shpresojmë që me këtë libër, të kemi një impakt frytdhënës tek të rinjtë, t’i nxisim ata ta duan edhe më shumë leximin në gjuhën shqipe, ta duan edhe më shumë letërsinë, t’i duan edhe më shumë rrënjët e tyre shqiptare.”Pas një pushimi të shkurtër, nga ku të pranishmit patën mundësi të shijonin ushqime tradicionale shqiptare ofruar nga fondi i bibliotekës dhe Kisha e Shën Gjergjit, vijoi pjesa e dytë e programit. Fjalën e radhës, z. Velaj ia dha editores në gjuhën angleze të gazetës “Dielli”, znj. Rafaela Prifti, e cila u paraqit me kumtesën “Një ‘Album’, shumë perspektiva”. Znj. Prifti e quajti këtë botim nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë si një dedikim ndaj Nolit dhe një vlerësim që i bëhet atij për kontributin e dhënë në pjesën e parë të shek.XX. “Noli, përmes dhuntisë së tij, që është fjala, ai bëri të mundur jo vetëm të ‘lindë’ Kisha e Shën Gjergjit dhe “Vatra” por edhe kontributet e tjera, siç është “Albumi”. Pikërisht këtë po feston sot SHSHSHA-ja dhe ne për Nolin: fuqinë e tij të fjalës.”Pjesë e programit ishin edhe recitimet nga “Albumi” si “Anës lumenjve” nga Valbona Lavdari, “Syrgjyn vdekur” nga aktorja Vjollca Gjoci dhe “Plak topall dhe ashik” nga Julia Gjika. Një përshëndetje speciale bëri edhe grupi i shoqatës “Skëndërbeu”, ardhur enkas nga New York-u, të cilët bënë edhe një donacion për bibliotekën e Nolit.Studiuesi Namik Selmani paraqiti para auditorit kumtesën “Testamenti vargëror që na duhet në breza”. Z. Selmani përmendi kontributet e Nolit për kulturën shqiptare në përgjithësi, duke u ndalur në vlerën simbolike që ka “Albumi”, në plane të gjëra. Ai përmend se, vërtet vepra e Nolit u ribotua qoftë në Kosovë apo në Shqipëri, por asnjëherë në Amerikë dhe këtë e realizoi SHSHSHA-ja në vitin 2023. Studiuesi dhe shkrimtari Namik Selmani sugjeron që “ky ribotim duhet të bëhet pjesë e shkollave shqipe në SHBA dhe kudo ku mësohet shqip dhe duhet të përcillet mesazhi i poezisë së Nolit si testament.”Ndërsa, studiuesi Thanas Gjika prezantoi para auditorit kumtesën e tij të titulluar “Fan Noli, krijuesi i trinomit kisha-“Vatra”-“Dielli”. Z.Gjika foli për sfidat që Nolit i është dashur të kapërcejë kur po punonte për çështjet kombëtare dhe e sheh ribotimin e “Albumit” si një nevojë të gjallërimit të trinomit kisha-“Dielli”-“Vatra” dhe synimeve të tij. Duhet përmendur që, të gjithë referuesit kanë respektuar kriterin e dygjuhësisë në Shën Gjergj, duke qenë se mes të pranishmëve nuk kishte vetëm shqipfolës. Zonja Neka Doko u kujdes që variantet në anglisht të fjalimeve/referimeve, të ekspozoheshin para auditorit. Xhirimet e aktivitetit u mbuluan nga stafi i televizionit “Kultura Shqiptare” me në krye të nderuarin z. Adem Belliu, si dhe “Noli Show”-“AIA Production”, udhëhequr nga z. Nazim Salihu.Ndërsa kamera e fotografit Mark Kristo arriti të memorizonte çaste nga kjo ditë feste për të gjithë komunitetin shqiptar në SHBA, e jo vetëm. Zonja Egzona Morina, doktorante në SHBA dhe kontribuese në bibliotekën noliane, asistoi organizatorët në ekspozimin e “Albumit” dhe iu përgjigj lexuesve që kërkonin të siguronin kopje të tij. Nga shitja e librit, botuesi i dhuroi gjysmën e të ardhurave kishës së Shën Gjergjit. Mbyllja e aktivitetit u bë nga z. Mëhill Velaj dhe znj. Neka Doko. Në fund, të pranishmit u udhëhoqën nga znj. Doko për një vizitë në fondin dhe arkivin e bibliotekës “Fan Noli”.

Filed Under: Politike Tagged With: Arjeta Ferlushkaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 166
  • 167
  • 168
  • 169
  • 170
  • …
  • 668
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve
  • Experience History: Ambassador William Walker’s inaugural visit to the Saint George Orthodox Cathedral and the Fan Noli Cultural Center
  • 𝑺𝒉𝒆̈𝒏𝒅𝒆𝒕𝒊 𝒊 𝑺𝒊𝒔𝒕𝒆𝒎𝒊𝒕 𝑻𝒓𝒆𝒕𝒆̈𝒔 – 𝑩𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒃𝒊𝒔𝒆𝒅𝒊𝒎 𝒎𝒆 𝑱𝒖
  • NICOLAE IORGA, HISTORIANI ME I MADH RUMUN DHE ZBULUESI I SHKRIMIT TE PARE NE GJUHEN SHQIPE
  • Doktrina Wilsoniane dhe mbijetesa e shtetit shqiptar – nga shpëtimi i Shqipërisë te e drejta historike e Kosovës për vetëvendosje
  • Zarfi që sfidoi censurën në Shqipërinë komuniste
  • Albanian Night @ Yankee Stadium
  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!
  • Liria fillon gjithmonë nga refuzimi për të gënjyer veten…
  • Një nderim për historinë tonë kombëtare…
  • Habermas në mbrojtës i vendosur i intervenimit të NATO-s në Kosovë
  • HYSEN S. DIZDARI, VLERA E NJË HULUMTUESI SERIOZ NË PULLAT SHQIPTARE
  • Njё Dritёro amerikan, Robert Frost (1874 – 1963)
  • 18 mars 2026, 78 vite nga lindja e poetit martir Vilson Blloshmi!
  • Shoqata shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. promovon romanin “Brenga” të Dr. Pashko Camaj 

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT