• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mjerimi i Industrisë së Naftës në Shqipëri

April 10, 2022 by s p

Prof.Dr. Romeo Gurakuqi/

Ne vitin 1987, “Petroleum Geological Analysis Ltd”, me baze ne Reading, England, UK dhe “Dolan & Associates” me baze ne Surrey, po ne England, UK, botuan nje raport te detajuar, ne te cilin jepeshin vleresime mbi eksplorimin gjeologjik per naftë dhe shtresat hidrokarbure te Zones se Adriatikut Lindor, zone qe mbulon sektoret jugosllave dhe shqiptare te Detit Adriatik dhe ato te lidhura ngjitur me tokën.Ky raport u be pas zbulimit te nje numri te konsiderueshem te dhenash te mbledhura mbi Shqiperine, fillimisht prej Administrates Ushtarake Britanike ne vendin tone, pas Luftes se Dyte Boterore, te cilat u kombinuan me te dhena shume te pasura mbi gjeologjine e Mesdheut dhe veprat e gjeologjisteve te petroliumit, jugosllave dhe italiane, mbi zonen e Adriatikut. Fokusi kryesor i ketij studimi ka qene Shqiperia, shtresat e hidrokarbureve ne territorin e administruar nga shteti shqiptar. Raporti eshte shume i ilustruar dhe me rreth 80 harta, seksione dhe diagrama. Ne te jepen perllogaritje te detajuara mbi rezervat e hidrokarbonit nder anet tona dhe mundesite e shfrytezimit.Ky raport u publikua 4 vite para hapjes se Shqiperise, nderkohe qe varferia ishte ne ekstrem, por perdorimi i pasurive natyrore te vendit pengohej nga skemat politike te udheheqjes komuniste.Pas renies se regjimit diktatorial, institucionet kerkimore gjeologjike te specializuara, ne vend qe te perdoreshin per t’i sherbyer publikut te nje vendi te varfer, u shkaterruan, ndersa puna kerkimore e disa brezave te gjeologjisteve shqiptare, nuk dihet se ku ka perfunduar. Po ashtu, qeverite e tranzicionit, ne vend qe te orientoheshin ne gjetjen e investitoreve strategjike, serioze, nga vendet demokratike, aleate, u enden drejt zgjidhjeve, qe nuk paten asnje impakt mbi pasurine e qytetareve shqiptare, as ne garancine strategjike te Shqiperise. Sot, industria e naftes ne Shqiperi ndodhet ne gjendje te mjeruar, ne copetim klientelist shokesh dhe shoqesh ‘stratege’, miq te femijeve te politikaneve kryesore te vendit, kontrollore te gjithpushtetshem dhe te dhunshem te vendimarrjeve themelore, kurse e ardhmja e ketij sektori realisht strategjik, themelore per mireqenien nacionale, nuk ka asnje planifikim korigjues.Rasti i Industrise se Naftes ne Shqiperi eshte nje nga te shumtit shembuj te grabitjes se pasurive natyrore te Shqiperise dhe Publikut, perkunder interesave komunitare; drejtimet e gabuara te dhena ne raste si ky, i heqin kujtdo te drejten per te qene edhe me tutje sherbyes dhe drejtues te qytetareve shqiptare, mbasi jo vetem kane shperdoruar besimin, por kane qene te paafte per te kryer detyren qe kishin para vendit dhe te ardhmes se tij.

Filed Under: Politike Tagged With: Romeo Gurakuqi

Frymëzim Isufaj, një diplomat karriere për lakmi

April 7, 2022 by s p

Harry Bajraktari

Dëshiroj t’i them pak fjalë për aktivitetin e Ambasadorit Frymëzim Isufaj, i cili ishte në krye të Konsullatës së Republikës së Kosovës në New York, e të cilit iu ndërpre puna nga institucionet përkatëse të Kosovës pa shikuar se çfarë pasoja mund të ketë një veprim i tillë, aq më parë për një diplomat karrerie me një punë të mirëfilltë në shërbim të vendit tonë. Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme të punosh me diplomatin Isufaj, i cili ka qenë i përkushtuar t’i shërbente me nder e ndërgjegjie Kosovës dhe komunitetitit tonë shqiptaro-amerikan, këtu në SHBA. Nuk ka dyshim se komuniteti ynë do ta ndiej mungesën dhe profesionalizmin e tij prej një diplomati të shquar. Ambasadori Isufaj ishte shumë i angazhuar në afirmimin e Kosovës, në takimet që ka pasur me diplomatë të vendeve të ndryshme të botës demokratike, duke u treguar atyre vlerat e shtetit tonë të ri, historinë dhe sakrificën që bëri populli ynë për liri dhe pavarësi. Ai, me punën dhe dijen e tij, ka dëshmuar se është një diplomat i dalluar, kudo që ka shërbyer, si në Washingtin DC, ashtu edhe në New York për interes të Kosovës dhe afirmimin e saj në SHBA dhe në botë. Në saje të angazhimit të tij, kemi edhe njohjen e fundit për Kosovën. Kuadrove të dëshmuara në diplomaci, ju duhet mbeshtetje nga institucionet përkatëse, e jo t’u mbyllet rruga në kohën kur ata mund të kontribuojnë më së shumti për çështjen e Kosovës dhe për njohje të reja nga ato vende të cilat ende s’na kanë njohur apo heztojnë të na njohin. Nuk ndërrohen diplomatët e suksesshëm sa herë që ndërrohen qeveritë, sipas tekeve. Jam thellësisht i bindur se ndërprerja e punës, që i bëri Qeveria e Kosovës, një diplomati karierre të suksesshëm, si është ambasadori Frymëzim Isufaj, është një gabim dhe do të thoja një përbuzje e punës dhe kontributit të tij shumëvjeçarë në shërbim dhe afirmim të vendit tonë. Gabime të tilla kanë bërë në të kaluarën edhe qeveritë tjera në Kosovë. Komuniteti ynë është i habitur kur sheh këso veprime të pamatura që vendit tonë mund t’i sjellin vetëm dëme e pasoja. Një praktikë e tillë mendoj se do të duhej të marrë fund e të mos përsëritej më.

Filed Under: Politike Tagged With: harry bajraktari

“RUSIA E VOGËL” S’DUHET TË KETË VEND NË BE!

April 5, 2022 by s p

PhD Faton Bislimi/


Zgjedhjet e 3 prillit në Serbi dëshmuan edhe njëherë orientimin pro-rus të këtij shteti duke i dhënë fitoren elektorale Vuçiqit dhe regjimit të tij. Një Serbi që refuzon të përqafojë vlerat demokratike evropiane s’duhet të ketë vend në BE. Serbia pardje vulosi përcaktimin e vet anti-evropian duke dëshmuar kjartazi se është vetëm se një “Rusi e vogël” e Ballkanit, një shtet që në mes të aleancës pro-perëndimore dhe lidhjeve historike e tradicionale pro-ruse, zgjodhi të udhëhiqet nga një regjim rrënjët e të cilit janë të zhytura thellë në ideologjinë e veprimit gjenocidal në luftrat e fundit në Ballkan — regjim ky i cili brutalisht dhe frontalisht ka përbuzë BE-në duke i shërbyer Rusisë që sot po kryen krime ndaj njerzimit në Ukrainë, ngjashëm siç vepronte kjo Serbi dikur në Bosnjë e Kosovë! Ky realitet politik i përligjur me zgjedhjet e fundit në Serbi fakton dhe vulosë argumentimin tim se Serbisë duhet heq menjëherë “statusi kandidat” për BE, gjë të cilën e kam kërkuar në letrën time dërguar z. Borrell para disa dite. Tekstin e plotë të letrës sime të përkthyer në shqip e keni këtu:I nderuar zoti Borrell,Po ju shkruaj sot në cilësinë time si ish-anëtar i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane për të shprehur shqetësimin tim të thellë për heshtjen tuaj në lidhje me refuzimin flagrant të Serbisë për t’u rreshtuar me BE-në kundër luftës në Ukrainë.Pas agresionit të paprovokuar ndaj Ukrainës dhe pushtimit te saj nga Rusia, bota demokratike nën udhëheqjen e SHBA-së dhe BE-së i është kundërvënë Rusisë duke vendosur një sërë sanksionesh serioze ekonomike dhe financiare. Përveç shteteve anëtare të BE-së, vende të tjera në Evropë që aspirojnë anëtarësimin në BE, siç është për shembull Republika e Kosovës (edhe pse ende nuk është njohur nga Ukraina), i është bashkuar Perëndimit në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.Më 25 Shkurt 2022, Serbia e refuzoi zyrtarisht thirrjen perëndimore për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Presidenti Vuçiq realisht u citua të thoshte këtë “Kjo nuk ishte koha për sanksione kundër Rusisë.”Vetëm pak ditë më vonë, me 1 Mars 2022, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë për luftën në Ukrainë dhe shprehu keqardhjen për refuzimin e Serbisë që të përafrohet me BE-në. Po atë ditë, eurodeputetët Vladimir Bilcik (Raportues për Serbinë) dhe Tanya Fajon (Kryetare e Delegacionit në Komisionin Parlamentar të Serbisë për Stabilizim dhe Asociim në BE) lëshuan një deklaratë në të cilën ata thanë: “Ne presim që Serbia të përafrohet plotësisht me Politikën e Përbashkët dhe të Jashtme dhe atë të Sigurisë së Bashkimit Evropian, duke përfshirë sanksionet e miratuara kundër regjimit në Rusi. Ne e shohim këtë si një sinjal të rëndësishëm dhe urgjent, që Serbia t’i mbështet parimet dhe vlerat e Bashkimit Evropian dhe të jetë e përkushtuar që të punojë së bashku me partnerët Evropianë drejt paqes.”Më 11 Mars 2022, e përditshmja prestigjioze Britanike, The Guardian, publikoi një artikull të titulluar “Rusët përdorin zbrazëtirën Serbe për të shmangur ndalimin e fluturimeve së BE-së”, dhe tregon se si Air Serbia ka dyfishuar numrin e fluturimeve ditore mes Beogradit dhe Moskës duke u mundësuar oligarkëve Rusë dhe bashkëpunëtorëve të presidentit Putin të bredhin lirisht nëpër BE. Gjithashtu në kete artikull thuhet se “Kjo ka bërë që ky vend ballkanik të jetë i vetmi korridor ajror Evropian i mbetur i hapur për Rusinë.”Më 12 mars 2022, nënpresidentja e SHBA-së Kamala Harris, në takimin dimëror të Komitetit Kombëtar Demokratik në Washington, DC, tha se “pushtimi i Rusisë kërcënon jo vetëm demokracinë e Ukrainës; por kërcënon demokracinë dhe sigurinë në të gjithë Evropën.” Ndërsa në udhëtimin e saj të fundit në Poloni dhe Rumani, ajo shtoi se ‘’forca më e madhe e Perëndimit është uniteti” në trajtimin e Rusisë.Nën dritën e fakteve të lartë përmendura, është e qartë dhe e tejdukshme që Serbia ka vendosur të marrë anën e Rusisë, jo vetëm duke refuzuar që të vendosë sanksione të mandatuara nga BE, por gjithashtu duke ofruar një shteg shmangës për Rusët sa i përket ndalimit të fluturimeve të BE-së, duke zvogëluar kështu efektin e këtyre sanksioneve. Për më tepër, një sjellje e tillë nga Serbia rrit më tej kërcënimin e demokracisë dhe sigurisë në të gjithë Evropën. Për një kohë të gjatë, Serbia ka qenë në gjendje të improvizojë një hije përkushtimi ndaj parimeve dhe vlerave Evropiane, por dhe njëkohësisht dhe vazhdimisht të jetë dora e zgjatur e Rusisë në zemër të Evropës.Tani është koha për Komisionin Evropian, dhe veçanërisht ju Zotëri, që të denonconi publikisht përkrahjen e Serbisë për Rusinë, dhe indeferencen e saj kundrejt interesave dhe vlerave të gjera perëndimore për të cilat BE qëndron. Një vend që nuk dëshiron ruajtjen e vlerave të tilla nuk duhet të ketë vend brenda familjes së BE-së. Prandaj, “statusi kandidat” i Serbisë për anëtarësim në BE duhet të revokohet menjëherë. Heshtja e vazhdueshme ndaj Serbisë për këtë çështje është e barabartë me miratimin dhe qëndrimet pro-Ruse dhe anti-BE.Në të njëjtën kohë, Komisioni Evropian duhet të thërrasë menjëherë pesë shtetet anëtare (Qipron, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën) që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta njohin atë tani. Përkushtimi i vërtetë i Kosovës ndaj vlerave Evropiane dhe përkrahja e saj ndaj qëndrimeve të BE-së në këtë kohë krize janë për t’u vlerësuar. Cdo vazhdim i mëtejshëm nga ana e BE-së sa i perket ledhatimit ndaj Serbisë dhe “të qenit neutral” për Kosovën është i pajustifikueshme dhe i dëmshëm për të ardhmen e vetë BE-së.

Filed Under: Politike

NESËR VATRA PROMOVON LIBRIN “NEVER FORGET- MOS HARRO KURRË” NGA NUSRET PLLANA DHE AGIM ALIÇKAJ

April 4, 2022 by s p

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA do të promovojë nesër më 5 Prill 2022 në selinë qendrore librin “NEVER FORGET- MOS HARRO KURRË” me autorë Nusret Pllana dhe Agim Aliçkaj. Promovimi bëhet në nder të përkujtimit të Epopesë së UÇK-së.

-Përulemi para luftëtarëve të lirisë.

-Në shenjë respekti e falënderimi për NATO-n dhe Amerikën.
Ftohet i gjithë komuniteti shqiptar që të marrë pjesë.

Filed Under: Politike

USHTRIA E PUTINIT DREJT DËSHTIMIT TË TURPSHËM

April 3, 2022 by s p

Kolonel (Ret) SF, Dritan Demiraj, Ph.D. Ish komandant i Forcave Speciale Shqiptare (2007-2013)./

Ndërkohë që kemi hyrë në javën e gjashtë të përpjekjes së dështuar të Rusisë për të pushtuar Ukrainën, mendoj se duhen analizuar shkaqet, rrethanat të cilat po ndikojnë në këtë pushtim të jashtëligjshëm dhe kriminal.Në përpjekje për të mbajtur ritmin e operacioneve luftarake në Ukrainë, Vladimir Putini se fundi firmosi një dekret presidencial për mobilizimin e shpejtë të 134.500 rekrutëve të rinj të moshës 18-27 vjeç, kryesisht studentë nga universitetet dhe nga zonat rurale të Rusisë.Por si mund të ‘lexohet’ kjo? Tashmë pamjet e videove të tankeve, helikopterëve luftarakë, mjeteve të blinduara, transportit dhe logjistikës të shkatërruara me shumicë nga sulmet e vazhdueshme, intensive, ditën, natën në zona urbane dhe rurale të ushtrisë dhe të njësive të rezistencës Ukrainase po bëjnë xhirot e Botës.Këtyre videove u mungonin vetëm pamjet e rekrutëve studentë rusë të frikësuar, të pamotivuar, të papajisur, të pastërvitur, etj të cilët po merren me forcë në universitete, duke i çuar drejt vdekjes në një mision tashmë të pamundur. Janë vetë këta studentë, të cilët kanë denoncuar me zë dhe figurë dërgimin e tyre me forcë në Ukrainë, duke kërkuar që ato video të shpërndahen në mënyrë që t’i shohë e gjithë bota.Kjo tregon qartë se popullsia i Rusisë nuk është në armiqësi me popullin e Ukrainës, por është pushteti korruptiv tashmë krejtësisht i izoluar nga ndërkombëtarët i Putinit dhe i stafit të tij të ngushtë, të cilët duan shkatërrimin dhe nënshtrimin e Ukrainës.Askush nuk e kishte menduar se rezistenca e Ukrainës do të ishte kaq e suksesshme, e qëndrueshme dhe e lëvizëshme. Deri në ditën e sotme ushtria ruse përveç dinjitetit, forcës së ‘pathyeshmërisë’, luftës psikologjike, luftës informative, luftës së parregullt dhe luftës asimetrike, etj ka humbur më shumë se 30.000 ushtarë (të vrarë, plagosur, kapur peng, dezertuar nga posti luftarak) një numër shumë i lartë ky që pasqyron jo më pak 1/5 e sasisë së përgjithshme të trupave të angazhuara në luftime në Ukrainë.Kjo pasqyrohet qartë tek urdhëri i fundit për t’u tërhequr nga rrethinat e Kievit, rajonet e Çernobilit, në frontin e Kharkiv-it, Irpin, Chernihiv Zaporizhia, etj për tu përqëndruar më tepër tek dy republikat e shpallura të pavarura të Luhanskut dhe Donetskit. Është e qartë për çdo ekspert ushtarak se kjo tërheqje e detyruar vjen pas kundërsulmeve të suksesshme të njësive speciale ukrainase rreth kryeqytetit, pas humbjeve të turpshme dhe ky mobilizim i sforcuar tregon qartë situatën drastike në të cilën ndodhet ushtria ruse.Ky konflikt duhet të shërbejë për të nxjerrë mësime për ushtritë e NATO-s, përfshirë këtu edhe ushtritë tona në Shqipëri dhe në Kosovë, se duhet të ridimencionojmë sa më parë strukturat e njësive luftarake, pajisjet, armatimin dhe stërvitjen me qëllim përballjen me sukses të konflikteve të ngjashme në të ardhmen.Në këtë këndvështrim, pamjet e konfliktit në Ukraninë të kujtojnë vitet 1986-1989 kur muxhahedinët afganë në Afganistan shkatërruan hiç më pak se 333 helikopterë luftarakë dhe 113 aeroplanë sovjetikë me më pak se 1000 raketa ‘Stinger’.Në gjykimin tim por jo vetëm, ky konflikt do të shërbejë për rishikimin e taktikave të përdorimit të mjeteve të blinduara në fushëbetejë, të mbështetjes ajrore, të operacioneve luftarake nga ajri dhe rritjes së përdorimit të forcave të operacioneve speciale në luftim.Rritja e asistencës ushtarake në Ukrainë me mbi 3 miliardë dollarë, dërgimi i më shumë se 20.000 raketave moderne kundërtanke dhe kundërajrore, blerja e më shumë se 40 droneve Bajraktar TB-2, investimi serioz për tetë vite i forcave speciale ukrainase me taktikat e fundit të luftës asimetrike, operacioneve guerrile, operacioneve psikologjike, etj ka bërë që qëndra e gravitetit të luftës të ndryshojë në favor të Ukrainës.Në respekt të lexuesit, dëshiroj të bëjmë disa analiza të thjeshta. Investimi i ushtrive tona në të ardhmen e afërt duhet të jetë ‘smart’. Një tank T-90 që kushton 5 milionë dollarësh, mposhtet lehtësisht nga një raketë ‘Javelin’ 160.000 dollarë, raketë ‘Carl Gustav’ 6.000 dollarë ose nga një predhë ‘RPG-7’ që gjendet me shumicë dhe ka kosto të lirë.Një helikopter sulmues rus MI-24, MI-25, MI-28, MI-35M, KA-52, etj të cilat kushtojnë 18-30 milionë dollarë, mposhten nga një raketë ‘Stinger’ që kushton vetëm 120.000 dollarë. Por këtu duhet të shtojmë edhe kostot e trajnimit të pilotëve që shkon nga 5-7 milionë dollarë dhe kohën e gjatë që duhet për t’i zëvendësuar ata, duke shkaktuar pothuajse 30 milionë dollarë dëme nëpërmjet përdorimit të një sistemi të lirë dhe të lëvizshëm luftimi.Në të njëjtën kohë, duhet shtuar edhe përdorimi efektiv i mjeteve të shkëlqyera ajrore turke ‘Bayraktar TB-2’, të cilat njëlloj si në konfliktin në Nagorni Karabakh, jo vetëm që kanë shkatërruar dhjetëra konvoja të mekanizuara dhe të blinduara ruse, por në të njëjtën kohë kanë mundësuar edhe informacione inteligjence në lidhje me pozicionet luftarake, vendndodhjen e trupave ruse, në të njëjtën kohë kanë ulur në ‘tokë’ moralin e ushtrisë ruse.MESIMET E NXJERRA PER SHQIPERINE DHE KOSOVEN. Në këtë kontekst, në pamundësi të blerjes së avionëve modernë ose të helikopterëve të sulmit me vlerë 15-30 milionë dollarë, ushtritë tona në Shqipëri dhe në Kosovë duhet të zbatojnë qasjet e NATO-s “smart defense” dhe “qasjen gjithëpërfshirëse” duke u pajisur me dronë sulmi, kostoja financiare e të cilave është disa herë më e vogël, por në njëjtën kohë ofrojnë kapacitete të larta inteligjence dhe sulmi.Një sasi prej 6-12 dronësh ‘Bayraktar TB-2’ dhe 6 copë ‘Bayraktar Akinci B’, do të rrisnin ndjeshëm kapacitetet operacionale të ushtrive tona, të cilat jo vetëm do të rrisnin sigurinë tonë kombëtare, por në të njëjtën kohë do t’i ofronin SHBA-ve dhe NATO-s një forcë të gatshme efektive në mbështetje të operacioneve të ndryshme luftarake në luftën kundër terrorizmit global.Kjo kërkon që në të ardhmen e afërt, Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës në pamundësi për të patur në dispozicion buxhete të larta ushtarake, duhet sa më parë të planifikojnë së bashku Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, Strategjinë Ushtarake dhe të fillojnë zbatimin e një plani afatmesëm dhe afatgjatë për krijimin e njësive moderne të operacioneve speciale, modernizimin me dronë të armatosur, armë moderne kundërajrore, kundërtanke dhe krijimin e kapaciteve të qënësishme të inteligjencës.Kolonel (Ret) SF, Dritan Demiraj, Ph.D. Ish komandant i Forcave Speciale Shqiptare (2007-2013).

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 233
  • 234
  • 235
  • 236
  • 237
  • …
  • 669
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • NJË DORËSHKRIM I PANJOHUR I ESAD MEKULIT PËR ROMANIN E REXHEP QOSJES “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË”
  • Diogjeni, filozofi që sfidoi botën me dije dhe virtyt, duke e këshilluar njeriun të hiqte dorë nga jeta prej skllavi
  • DEDË GJO LULI NË SHËRBIM TË ATDHEUT
  • “America Inspires Freedom – The Kosovo Story”
  • Kur Gjykata rrëzon Kushtetutën, dhe vendimi që godet vetë shtetin

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT