• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Diaspora e Majkos, një agjensi e makinës politike të Qeverisë socialiste…

June 14, 2020 by dgreca

  • Duke kërkuar një përgjigje për pyetjen: Pse politikanët shqiptarë kanë frikë nga vota e emigrantëve?-
  • Para se t’u kerkoni votën emigrantëve, a e keni përcaktuar me ligj se sa ulëse në Kuvendin e  Shqipërisë do t’u jepen emigrantëve që përbëjnë 50 % të popullsisë?

Nga Eduart R. Aranitasi*

Pyetje kjo që s’do mendje shumë për t’u kuptuar, dhe natyrisht nuk do shumë mendje se kush e ka mohuar këtë të drejtë kushtetuese deri më sot- “Kapot e partive politike parlamentare”, qe nuk u intereson te ndryshoje statokuoja e politikes shqiptare. 

Këta janë përgjegjës direkt të mohimit të kësaj të drejte kushtetuese.

Cdo të thotë që kjo klasë politike të mohoi të drejtën e votës të pjesës më vitale të kombit? Do të thotë mundësi më shumë për të ushtruar pushtetin e tyre mbi ekonominë, materiet primare, dhe shërbimet ordinare që disponon vendi. Jo më kot kemi parë se si kanë vegjetuar dhe lindur si kërpudha mbas vesës oligarke të krijuar nga politika, të cilët nuk kanë patur asgjë, dhe që nuk vijnë nga situata të një zhvillimi normal të një bisnesi tradicional. Oligark bëhesh kur ke një sukses bisnesi e cila vjn si rezultat i një suksesi shitjesh në kohë, ose kur dispinon pronësi intelektuale industriale që të japin mundësi të kesh sukses  për kohë relativisht të shkurtër. 

Politikanët tanë duke mos qenë të tillë, këtë pjesë e kanë mësuar mirë. Duke qenë se investimet në infrastrukturë dhe shërbimet publike të cilat i kanë kanalizuar te rrjeti i tyre i interesit duke iu atribuar atyre suksesin në këto bisnese që janë frut i parave publike dhe jo i krijimtarisë intelektuale, apo të ndonjë eksperience të kualifikuar. Para publike do të thotë distribucion në të gjitha shtresat e interesit, dhe jo koncesione PPP të cilat kanë mundur me anë të ashtuquajturve oligarkë artificialë të përvetësojnë në mënyrë direkte gjithë bilancet investive të vendit.

Mirëpo ky sukses artificial i tyre nuk mund të vegjëtonte po të ishte në këtë mes inteligjenca popullore në emigracion e rritur dhe e kultivuar mes sakrificash, me nocionin e punës dhe krijimtarisë. Kjo shtresë e emigrative përbën problem dje, sot dhe nesër , për klasën aktuale politike.

Prandaj justifikimet të kota për realizimin e reformës  gjasme është problematik është një farsë e vërtetë. Problematik nuk është moserealizimi i reformës por në këtë rast qeverisja të cilën këta e kanë trasformuar në pushtet. Që të bësh një bilanc të këtyre tridhjetëvjetëve duket qartë dëmi ekonomik dhe social që këto forca politike i kanë shkaktuar vendit, të cilat klasifilohen lehtësisht në dëme kolosale. Dhe pikërisht është ky dëm i pallogaritshëm që i kanë detyruar këto forca të jenë në bashkëpunim, dhe në bashkvëprim me njera tjetrën, për të bashkërenduar teatrin e tyre mediatikopolitik, për të qëndruar sa më shumë të jetë e mundur në pushtet gjë që ska lidhje me qeverisjen. Dhe për këtë mostrat e tyre dolën qartë me krijimin e të ashtuquajturës Diasporë që  rezultoi se është një agjensi e makinës politike aktuale e së majtës në bashkëveprim. Edhe mekanizmat që ka emëruar në Diasporë, përfshirë edhe Këshillin koordinativ, nuk janë gjë tjetër, veçse pjesë e të njëjtit mekanizëm. Kemi pritur nga diaspora e Majkos ndonjë ide ndonjë reagim, apo propozim në lidhje me reformën zgjedhore, dhe asgjë nuk polli as ide  e as ndonjë iniciative konkrete, veçse një mekanizëm në shërbim të qeverisë.

Kërkojnë të drejtën e votës pa kërkuar se çfarë përqindje ulësesh në parlament i takon diasporës. 

Si mund të konkretizosh votën e emigrantëve pa u llogaritur përfaqësinë apo vendet që u takojnë me ligj, në kuvendin e shqipërisë sepse përbëjnë përqindjen më të madhe të votuesëve realë sot aktualisht që flasim. Emigracioni përbën mbi 50% të votuesëve.Duke parë këto të dhëna kjo klasë politike çfarë bën, trumbeton të drejtën e votës në mënyrë eksperimentale, dmth tridhjetë i kaluam, ti shtyjmë dhe nja tetë vjet me këto eksperimente që tu mbushim mendjen budallenjve që ne po mundohemi për ju, dhe mbas tetë vjetësh jemi bërë që të na shtyjnë me karrocë, dmth e realizojnë objektivin e  tyre që të mbesin përjetë në pushtet.

Kjo është oferta dhe suksesi që ben kjo klasë politike e cila është ratifikuar në një marrëvëshje të shkruar anglisht, gjasmë se këtu është dhe kontributi i të ashtuquajturve ambasadorë të shteteve mike, të cilët kur përfundojnë mandatin diplomatik kthehen si milionerë nga Shqipëria, saqë përflitet se fusin miq që të emërohen ambasador në Shqipëri. Këta harrojnë se, dhe ata kanë pjesën e tyre në korrupsionin dhe dështimet e demokracisë në Shqipëri, pa le na shesin kontributin e vendeve mike si sukses, sikur ne nuk kuptojmë fare se si gatuhet dhe si ndërvepron miku apo fqinji.

Miqtë e dinë mirë se sa përcaktues janë enigrantët për vetë faktin e peshës së votës së tyre si në vendet ku jetojnë ashtu dhe në vendin nga vijnë. Dhe për këtë fakt nuk u intereson i aktivizojne faktorët determinantë të cilat determinojnë dhe karrierat e tyre, dhe për këtë fakt kemi parë ambasadorë që ikin nga Shqipëria dhe na kanë lënë si peshku pa ujë!

  • Autori është anëtar i këshillit të Vatrës.(botoi Gazeta Dielli online www.gazetadielli.com)

Filed Under: Politike Tagged With: Daspora e Mjakos, Eduart R Aranitasi, Vota e emigranteve

VARFËRIA- SHKAK I RËNIËS SË NATALITETIT NË MAL TË ZI

June 13, 2020 by dgreca

Diskursi sociopolitik-Në një vend ku pagën më pak së 250 euro në muaj  e marrin 55 mijë të punësuar, që është rreth një e treta e të punësuarëve  në Mal të Zi, është dëshmi e mjaftueshme  për të konstatuar  së varfëria  është dukuri e pranishme  kudo por në veçanti në mjediset rurale sidomos regjionin verior, që ka ndikuar në reniën e natalitetit  si dhe migrimin e popullsisë, duke dëshmuar diferencimin demografik dhe social në këtë mjedis

Shkruan: Nail  Draga/

Në Malit të Zi, krahas çështjës se koronaviruesit e cila ishte epidemi me karakter global që u përballu me sukses pa pasoja ndaj qytetarëve, aktuale mbesin  shëtitjet e qytetarëve me përkatësi fetare ortodokse në organizim të Kishës ortodokse serbe(KOS)që paraqesin shqetësim ekskluziv politik, sepse siç duket rolin e opozitës  është duke e marrë kisha serbe, që dëshmohet me regjinë organizative të protestave, që kanë marrë karakter jo fetar por kundërshtetërore. Nga ana tjetër aktuale janëzgjedhjet e rregullta parlamentare që duhet të mbahën në vjeshtë, çështje kjo që kontestohet nga opozita, për mos harmonizimin e ligjit zgjedhor, madje duke deklaruar për mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve, dukuri e cila  deri më tash nuk ka qenë e njohur në praktikën parlamentare në Mal të Zi.Por, çështjet e tilla për momentin kanë menjanuar krizën ekonomike ku varfëria është bërë jo dukuri por proces për një numër të konsiderueshëm të qytetarëve, në këtë mjedis.

Kriza sociale dëshmi e pabarazisë

Qytetarët çdo ditë janë duke u bindur se sintagma shteti i së drejtës sociale, është konstatim për konsum ditor  sepse realiteti është tjetër fare. Në këtë aspekt më të drejt është pritur se nga 21 maji i vitit 2006, kur u votua për pavarësi të shtetit, sedo të bëhën ndryshime në këtë drejtim, porqytetarët janë zhgënjyer, sepse ka padrejtësi të mëdha, ku qytetarët e hetojnë kudo. Në Mal të Zi nuk është e panjohur së gjatë tranzicionit  një grup i të privilegjuarve janë pasuruar  në sajë të gjoja privatizimit të ish ndërmmarjeve shtetërore, apo formave të tjera që më të drejt mbajnë epitetin e oligarkëve.Ndërsa në anën tjetër ekziston pjesa më e madhe e qytetarëve të cilët më vështirësi e përballojnë muajin  që janë bërë  për raste sociale. E dhëna se qytetarët  jetojnë në shtetin me pagën minimale me të ulët në regjion, ku pagat stagnojnë më vite, si dhe me vonësa të konsiderueshme më muaj të tërë, nga del së qytetarët jetojnë më dobët sëvitëve të kaluara, ku  emigrimi i  të rinjëve është bërë dukuri normale,  ku është degaraduar arsimi, shëndetësia, ndërsa pensionistët  mëmzi mbijetojnë.

Diferencimi në të ardhurat materiale                              

Në sajë të dhënave statistikore  në lidhje  për të ardhurat mujore, përkatësisht të pagave, del qartë se ekziston një diferncim i madh, që është  dëshmi transparente e pabarazisë sociale. Si rast tipik i kësaj çështje ishte debati kohë më parë në media për pagën mujore të drejtorëve në shumën e disa mijëra eurove, që janë ndërmarrje shtetërore, që paraqet keqpërdorim të pozitës së tyre drejtuese duke dëshmuar pabarazi ndaj të punësuarve  tjerë aty, sidomos për punëtorët fizik që paguhën me paga minimale.


Në sajë të informacionëve që disponojmë në fund të vitit të kaluar në Mal të Zi kanë qenë të punësuar 191.833 individë, por për 157 mijë persona janë të njohura të dhënat për të ardhurat e tyre, ndërsa  për të tjerët prej 34 mijë, punëdhënësit nuk kanë paguar tatimet dhe kontributet.

Në këtë aspekt janë publikuar  të dhënat për neto pagën mujore në dhjetor të vitit të kaluar në vlerë prej 250 euro e kanë pasur 55 mijë të punësuar, ndërsa në mes 251 euro e deri 400 euro janë edhe 36 mijë  të punësuar.

Pagën nga 401 deri në 500 euro e kishin 18 mijë të punësuar, nga 501-700 euro, 25 mijë, 701-1000 euro e kishin 13 mijë të punësuar. Ndërsa pagën mbi 1000 euro e kishin 10 mijë të punësuar.

Ndërsa në këtë moment në Mal të Zi janë të papunë rreth 40 mijë qytetarë, ndërsa 65 mijë pensionist kanë të ardhurat mujore nën 250 euro. Nga ana tjetër  pensioni mesatar në Mal të Zi  në fund të vitit 2019 ishte  288 euro, ai ishte më i ulti në regjion, nga del së kjo kategori është në pozitë të lëmoshës për të mbijetuar.

E dhëna se të ardhurat neto mujore më pak se 400 euro i marrin 90 mijë të punësuar, apo 60% e numrit të përgjithëshëm të punësuar, është dëshmi e mjaftueshme për të treguar gjendjen  pavolitshme sociale në Mal të Zi.

Këtij konstatimi duhet shtuar të dhënën nga MONSTAT-i për muajin prill  së paga mesatare në Mal të Zi ishte 521 euro, ndërsa sipas të dhënave nga drejtoria e tatimeve ajo është realisht më e ulët, ndërsa për muajin shpenzimet minimale të shportës së ushqimeve janë 641,8 euro, që dëshmon diferencën praktike dhe vështirësistë për të përballuar gjendjën aktuale.

Dhe  një gjendje e tillë  ekonomike ku rreth 100 mijë qytetarë në Mal të Zi jetojnë në varfëri, ndërsa çdo e 19-ta familje  jeton nga ndihma sociale, numri i të varfërve rritet vazhdimisht, ka ndikuar direkt në rënien e natalitetit në Mal të Zi, sidomos në regjionin verior,  proces i cili është i pranishëm  vite më radhë, duke dëshmuar diferencimin demografik dhe social.

Murtaja e bardhë në 16 komuna

Sipas të dhënave nga MONSTAT-I në Mal të Zi në tremujorin e parë të vitit 2020, shtimi natyror negativ  është regjistruar në 16 komuna. Siç informohet në pasqyreën mujore më së shumti të vdekur se sa të lindur  janë në këto komuna: Andrijevicë, Berane,Bjellopole, Cetinë,Danilovgrad, Guci,Hercegnovi, Kollashin, Kotor, Mojkovc, Nikshiq,Petnjicë, Plevle,Plluzhinë, Shavnikdhe Zhablak. Për këto tre muaj kanë lindur 1676 fëmijë, ndërsa kanë vdekur 1641 qytetar. Në këtë regjistër mungojnë të dhënat për gjashtë komuna tjera, por deri në fund të vitit nuk përjashtohet që edhe ata të iu bashkangjitën këtyre.

Mungojnëmasatqeveritarepërnatalitet

Ndonëseky trend i rëniessënatalitetitështë i njohurpërqeveritarëtnukështë duke i shqetësuarautoritetet. Madjenësenukmerrenmasakonkretenëkëtëdrejtim, dukuria e shpopullimittëvendbanimeveruralenëshumëkomuna, do tëjetëdukuri e vazhdueshme.

Ngagjendja e pavolitshmeekonomike, njënumër i konsideruar i tërinjëvehezitojnëtëmartohen e mëkëtëtëformojnëfamiljet e tyre, sepsenukshohinndonjëperspektivë ne mjedisin e tyre.Sitëvetmënperspektivëshohinmigriminngavendbanimet e tyrenëqendrat urbane aponëbotën e jashtme.Nëkëtëdukurindikonedhemoshënimidemografik, qëështë e pranishmesidomosnëvendbanimet e zonavetëthellamalore, kryesishtnëpjesënverioretëMalittëZi.

Ngaana e qeverisëdheministritëpërkatësederi me tashnukështëmarrëndonjëvendimkonkretpërtëstimuluarnatalitetin, duke nxiturlindshmërinëpërmesmbeshtetjësfinanciare.Nëkëtëaspektndonësenëvitin 2016, u vendospërtëmbeshtetur me pension nënattëcilatkanëlindurtre e mëtepërfëmijë,qëishtenjëveprim i qelluar,pormë pas njëvendim i tillë u anulu,ngashumicaparlamentarepërkatësishtpushtetiaktual duke krijuarpaknaqësitëqytetarëttëcilat u mashtruannëkëtëaspekt.Përjashtimbënkëtundihmafinanciaremërastin e lindjëssëfëmijëve e asgjëmëshumë, qëështëshumëpak, nëmungesëtënjëstrategjiedemografikenënivelshtetëror.

Shqiptarëtnëpozitëtëpavolitshme

Nukkadilemësëkrizaekonomikeigodettëgjithë, pornëpozitëmëtëpavolitshmejanëqytetarët e zonaveruralesidhepjesëtarët e popujvemëtëpakëtnënumër.Nëkëtëaspektpërjashtimnukbëjnë as shqiptarët, sepsesinëkohën e monizmitedhetashnëpluralizëm, nëvisetshqiptareështëinvestuarpak, përtëmosthënëaspak, qëkandikuarnëstatusin social tëpopullsisënëmjedisetpërkatëse.Pikërisht, nësajëtëvarfërisëekonomike, papunësisëdhemungesëssëpërspektivës, migrimiishqiptarëvevazhdongjithnjënëdydrejtime;ndajqendrave urbane aponëbotën e jashtme.

Dukuria e emigrimittëshqiptarëvenëbotën e jashtmekamarrëpërmasashqetësuese,  sidomos pas vitit 1991, mërastin e luftëravenëish-Jugosllavi, sepseatanukkanëdashurtëjenëpjesëmarrësnëluftën e realizuarngapolitikaserbomadhe. Nësajëtëdhënaveqëdisponojmëçdoitretishqiptarnga Mali I Ziështënëbotën e jashtme, procesicilivazhdongjithnjë, qëështëmëpasojanëtëardhmën.

Dhenjëdukuri e tillëkandikuarqëvendbanimetëtërasinëKrajë, Malësi e gjetiujanë pa banorë, nga del se visetshqiptareikapërfshidukuria e shpopullimit. Si barometertreguesjanëedhenumri I nxënësëvetëregjistruarnëshkollatmëmësimnëgjuhënshqipe, numëriciliështënërënietëvazhdueshme. Njëdukuri e tillëështërezultatinatalitetittëulëttëpopullsisë,varfërisëekonomike e emigrimit, çështjetëcilat do tëjenëmëtëqartavitin e ardhshëmkurnë Mal tëZi do tëmbahëtregjistrimiipërgjithshëmipopullsisë.

Përfundim

Qytetarët në Mal të Zi nuk kanë nevojë për demagogji apo retorikë të strukturave politike e  qeveritare,  sepse janë dëshmitarë okular për rrjedhat ekonomike dhe politike në vend, andaj çdo prezantim i avancimit të zhvillimit ekonomik, është për konsum ditor, në shërbim të politikës ditore.  Sepse një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë duke mbijetuar, ndërsa një kategori e pensionistëve  jetojnë më lëmoshë sociale, që është dëshmi e pabarazisë sociale. Ndërsa në rrethana të tilla shoqërore çështja e natalitetit përkatësisht të shtimit natyror të popullsisë, vazhdon të jetë shqetësuese, me pasoja në të ardhmën, andaj për momentin  është iluzion të pritet ndonjë ndryshim pozitiv, sepse nuk ekziston strategjiashtetërore demografike, sikurse  në vendet e ndryshme europiane.

(Qershor 2020)

Filed Under: Politike Tagged With: mal i Zi, Nail Draga, Nataliteti, Varferia

KOSOVË-BURGU NË PRISHTINË BËHET MUZE

June 12, 2020 by dgreca

Kryeministri Hoti: Emocion i veçantë të vizitohet burgu i ideve/

 Prishtinë, 12 Qershor 2020-Gazeta DIELLI/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti mori pjesë në hapjen për vizitorë të ish-Burgut të Prishtinës, i cili në të ardhmen do të shndërrohet në muze, aktivitet ky që u zhvillua në patronazhin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me rastin e shënimit të 21-vjetorit të lirisë të Kosovës.

I shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar, kryeministri Hoti ka vizituar qelitë nëpër të cilat kanë kaluar rreth 20 mijë burra e gra shqiptarë, të torturuar e të keqtrajtuar në mënyra të ndryshme.

Gjatë vizitës në hapësirat e ish-Burgut të Prishtinës, kryeministri Hoti ka dëgjuar nga afër rrëfimet e ish-të burgosurve politikë, të cilët u kanë mbijetuar torturave të regjimit jugosllav.

 “Është ndjejnë e veçantë dhe e përjeton plotësisht kur hyn nga një qeli në tjetrën, duke dëgjuar rrëfime të veçanta nga ministrja, familjarët e së cilës kanë kaluar nëpër këto burgje dhe nga gjithë të tjerët ish-të burgosur, veprimtarë që na rrëfejnë sot përjetimet e gjalla. Vërtet është tepër emocionuese për mua dhe për gjithë këta që janë sot prezent”, tha kryeministri Hoti, i cili ka përgëzuar ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, për punën e bërë.

Kryeministri Hoti theksoi se ky është vendi, siç e kishin shkruar në njërën nga pllakatet “Burgu i ideve”, i njerëzve që e kanë brumosur së pari idenë për shtetin e pavarur të Kosovës, që ka evoluar pastaj në demonstratat e ’68, ’81, ’89, pastaj luftën e armatosur, përpjekjet për liri e pavarësi, dhe për lirinë që e gëzojmë sot.

 “Ministre ju përgëzoj sinqerisht dhe gjithë burrat e gratë që sot janë bashkë me ne për të ndarë emocionet dhe përjetimet e tyre në këtë burg. Le të jetë kjo një qendër ku qytetarët e Kosovës dhe gjithë ata që dëshirojnë ta përjetojnë atë që kanë kaluar këta burra e gra nëpër këto burgje. Janë përjetime të jashtëzakonshme”, tha kryeministri Hoti, duke thënë se të gjithë duhet të gjejnë kohë dhe ta vizitojnë këtë vend.

Më pas, kryeministri Hoti në hyrje të ish-Burgut të Prishtinës, ka vendosur mbishkrimin: “Emocion i veçantë të vizitohet burgu i ideve. 20 mijë burra e gra kanë kaluar përmes këtij burgu”.

Filed Under: Politike Tagged With: Avdulla Hoti, Behlul Jashari, Muze

KRYEMINISTRI HOTI: 12 QERSHORI, MEMORIA JONË KOMBËTARE

June 12, 2020 by dgreca

-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti:  12 Qershori është memoria jonë si qytetarë, memoria jonë kombëtare/ 

PRISHTINË, 12 Qershor 2020-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë sot homazhe te Shtatorja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s, si dhe te Shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti, me rastin e përvjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.

I shoqëruar nga kabineti qeveritar, kryeministri Hoti tha se sot, po në këtë ditë, bëjmë nderime në këto tri vende simbolike të rezistencës të luftës në Kosovë dhe sakrificës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

 “Është ditë e veçantë si plot ditë të tjera të rëndësishme për popullin e Kosovës, por kjo e sotmja është vërtetë e veçantë, sepse këtë ditë secili prej nesh e kemi parasysh entuziazmin dhe emocionet që kanë përjetuar qytetarët e Kosovës në ato ditë të qershorit, ndërkohë që trupat e NATO-s futeshin në Kosovë”, tha kryeministri Hoti.

Në fjalën e tij para medieve, kryeministri Hoti shtoi se ajo është memoria jonë si qytetarë, memoria jonë kombëtare që duhet ta mbajmë gjithmonë afër dhe të jemi falënderues për mbështetjen e jashtëzakonshme që e kemi pasur nga partnerët tanë ndërkombëtarë për lirinë që sot e gëzojmë.

Filed Under: Politike Tagged With: Kryeministri Hoti, memoria Jone Kombetare

SEANCË SOLEMNE E KUVENDIT TË KOSOVËS

June 12, 2020 by dgreca

-Seancë solemne e Kuvendit të Kosovës, me rastin e 12 Qershorit – Ditës së paqes. Kryeparlamentarja Osmani: Siç ishim dikur unik për lirinë si një akt sublim, sot duhet të jemi unik në idenë për paqe të qëndrueshme, duke mbrojtur sovranitetin e shtetit tonë në çdo pëllëmbë të territorit të tij/

-Video-mesazhe nga katër personalitete te njohura ndërkombëtare: ish-senatori amerikan Bob Dole, ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s George Robertson, ish-kryeministri italian Massimo D’Alema dhe komandanti i KFOR-it, Michele Risi/

-Në shenjë kujtimi për fëmijët e vrarë, në oborrin e Kuvendit mbillen 1133 lule/


PRISHTINË, 12 Qershor 2020-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/ Me rastin e 21-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës së Paqes, Kuvendi i Republikës së Kosovës, nën drejtimin e kryeparlamentares dr. Vjosa Osmani, u mblodh sot në seancë solemne. 

Që në hyrje të seancës, kryetarja Osmani bëri të ditur se për shkak të situatës pandemike dhe masave të ndërmarra, prezenca e mysafirëve në këtë seancë ka qenë e pamundur. 

Në vazhdim, ajo iu drejtua Kuvendit me një fjalë rasti: 

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës, 
Të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritar!

Ndjehem tepër e nderuar që mund t’ju drejtohem sot nga foltorja e tempullit të demokracisë, Kuvendit të Republikës, dhe t’jua përcjell urimet më të mira me rastin e 12 qershorit, ditës së lirisë dhe çlirimit të shtetit tonë të dashur, Republikës së Kosovës për të gjithë qytetarët pa dallim. 

Shkaku i rrethanave të krijuara nga pandemia Covid-19 dhe duke respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetësore për respektim të distancës sociale, na është pamundësuar që kjo seancë solemne të mbahet me mysafirë të ftuar, të shumtë, të cilët i janë gjetur vendit tonë në ditët më të vështira dhe të cilët do ta madhështonin këtë solemnitet. 

Pjesëtarët e trupave paqeruajtëse të NATO-s, sot nuk janë me ne në këtë sallë, por festojnë me ne. Ata kanë bërë shumë që ne sot të jemi këtu, të ndihemi të lirë, të jetojmë të lirë dhe ta ndërtojmë gradualisht Kosovën që e duam ne në një shtet ku sundon rendi e ligji, ku garantohet siguria humane dhe fizike në çdo cep të vendit dhe ku shteti mbi të gjitha është në shërbim të mirëqenies së qytetarëve të vet.

Të dashur qytetarë!

Si sot, 21 vjet më parë, u realizua përfundimisht ëndrra dhe përkushtimi i brezave të tërë, të cilët jo vetëm që e ëndërruan lirinë por edhe luftuan për të, të bindur se politikat shfarosëse dhe dhuna e regjimeve nuk mund ta shuajnë kurrë vullnetin e një populli për të jetuar i lirë e i mosvarmë. 

Atë ditë në Kosovë zbarkuan trupat e parë të Aleancës më të fuqishme në histori të njerëzimit- trupat e NATO-s. Pas 78 ditë bombardimesh të caqeve ushtarake jugosllave dhe të policisë serbe, shpresa ngadhënjeu. Kosova e pa dritën e lirisë, teksa qytetarët e saj morën frymë, e përjetuan atë që njihet si ditë e lirisë, apo ditë e çlirimit.

Hyrjes së trupave të NATO-s u parapriu marrëveshja e Kumanovës, e 9 qershorit, e cila i dha fund pranisë së regjimit jugosllav e serb në Kosovë. E, me hyrjen e NATO-s në Kosovë, u rilidh aleanca jonë me popujt e lirë, aleancë të cilën ne e kemi dëshmuar së paku në tri momente jetike në historinë e popullit tonë, momente që e kanë shënuar jo vetëm ekzistencën tonë, por edhe identitetin tonë pro-perëndimor, të cilit i përkasim qysh në krye të herës: projekti integrues i Skënderbeut, Lidhja e Prizrenit, 142-vjetorin e së cilës e festuam dy ditë më parë, si dhe projekti ynë nacional-kulturor i bashkimit të të gjithë shqiptarëve gjatë viteve të ’90-ta.

Projekti i parë, ai i Skënderbeut, e krijoi aleancën e përbashkët me qytetërimin perëndimor, duke e mbrojtur atë në portën hyrëse të saj, në Arbëri. Lidhja e Prizrenit e ridëshmoi përkatësinë tonë kombëtare, sensibilizoi nevojën e rizgjimit kombëtar karshi copëtimit të tokave shqiptare dhe depërtimit nga trojet tona stërgjyshore. Lëvizja për pavarësi e viteve ’90, ndërkaq, e vulosi përfundimisht orientimin tonë properëndimor dhe krijimin e miqësive dhe aleancave. Ajo ishte nismëtare e ndryshimit idelologjik në Ballkanin e trazuar dhe të stërkequr nga sistemi komunist, duke e sforcuar identitetin tonë politik e historik dhe duke e bërë të mundur jetësimin e shtetit të Kosovës. Ajo e krijoi solidaritetin e thellë e të papërsëritshëm në mes qytetarëve të këtij vendi, si dhe e ringjalli frymën e lirisë, e cila, duke u ripërtërirë, ka mbijetuar gjithmonë në shpirtin tonë. Përfundimisht, u dëshmua në Kosovë më shumë se kudo tjetër në botë se liria e jashtme mund të vijë vetëm nëse e fitojmë lirinë e brendshme. Lëvizja na mësoi që, sikur thoshte modeli filozofik i Rugovës, Pjetër Bogdani, në mundime ta shpalosim guximin, në rreziqe ta ruajmë besimin, ndërsa në turbullira të veprojmë me qetësi. Prandaj, ne u çliruam edhe sepse e fituam lirinë e brendshme, sepse guxuam të ëndërrojmë e luftojmë për liri, sepse e ruajtëm besimin dhe sepse, mbi të gjitha, këmbëngulëm në vlerat humane kur fqinjët tanë verior i shkelnin ato.

Aleancat historike të ndërtuara ndër vite ishin bazë e fortë që në orët e liga, në të cilat kaloi Kosova, të luajnë rol jo vetëm historik, por edhe ta rinisin jetën. Këto aleanca na shpëtuan nga zhbërja, prandaj sot jemi këtu në këtë përvjetor edhe falë tyre dhe u përulemi me pietet. 

Rrugëtimi ynë nuk do të përmbyllej kurrë pa përkushtimin e miqve tanë të shumtë gjithandej globit, të cilat lëvizja i krijoi dhe i ruajti me përkushtim. Te cilat populli i Kosovës në çdo cep të saj i ndërtoi e i ruan edhe sot. Ai nuk do të ishte i mundur sikur presidenti i SHBA-ve në atë kohë, presidenti Bill Clinton, të mos e dëgjonte lutjen e Nënë Terezës që ta ndihmonte dhe ta ruante popullin e saj shqiptar; pa përkushtimin e vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj parimeve të lirisë dhe pa këmbënguljen e miqve tanë në kongres dhe senat, por edhe të gjitha administratave, edhe të demokratëve, dhe të republikanëve, përfshirë presidentin Bush dhe presidentët e tjerë që erdhën pas tij. Respekt e mirënjohje të pafund Kosova do të këtë edhe për sekretarën e shtetit znj. Medeleine Albright si dhe këmbënguljen e kryeministrit Blair, për këmbënguljen dhe ndihmën e kancelarit Shroeder, presidentit Shirak, kryeministrit Massimo D’alema, sekretarit gjeneral të NATO-s Javier Solana, dhe gjeneralin e NATO-s në atë kohë Ëesley Clark.  Por edhe për shumë e shumë emra të tjerë qe na u gjenden në kohërat më të rënda.

Ne do t’u jemi përjetësisht mirënjohës atyre për rreshtimin e tyre në krah të popullit të Kosovës në një moment të rëndë historik, kur shfarosja dhe dëbimi ishin bërë projekt hegjemonist, të cilin po kujdesej ta realizonte regjimi gjenocidal i Millosheviqit. Për një rrezik të tillë kanë folur edhe dy sekretarë të Përgjithshëm të NATO-s, Sekretari Stoltenberg si dhe së fundi edhe zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana. Që të dy konfirmuan që NATO-ja intervenoi në Kosovë për të parandaluar gjenocidin.

Kjo përkrahje tashmë është shndërruar në miqësi të përhershme, të cilën ne do të dimë ta kultivojmë më tej e ta ruajmë, ashtu siç na mësuan paraardhësit tanë. Sepse, është në traditën tonë që miqësitë t’i krijojmë e t’i ruajmë. 

Por, kur e kujtojmë 12 qershorin e 99-ës, ne nuk mund të mos e kthejmë vëmendjen në përpjekjet e pafundme të gjeneratave të tëra, të bijve dhe bijave të këtij vendi, të cilët, të bindur fort se liria është e arritshme, nuk pushuan kurrë së punuari e luftuari për të. Në këtë ditë, ne e kujtojmë dr. Ibrahim Rugovën, ikonën e përbashkët të lirisë, njeriun e dijeve, liderin shpirtëror të shqiptarëve, njeriun për të cilin ish-kryeministri britanik, z. Tony Blair, mes tjerash kishte thënë: “Më 1998 ai erdhi në një vizitë në Doënings Street. Ishte një person i heshtur dhe modest. Deri sa po dilte, më tha: të lutem, një gjë të vetme ta kërkoj. Mos lejo që njerëzit e mi të vuajnë më. Ndjej për ata atë që do të kishe ndjerë për popullin tënd dhe ndihmo. I thashë se Britania do të ndihmonte. Ia dhashë besën time Rugovës, fjalën e nderit, dhe e mbajta, e çliruam Kosovën”. 

Po kështu, i kujtojmë sot me pietet e me nderimet më të larta heronjtë tanë, të cilët lirinë e vendit e patën ideal jetësor. E kujtojmë komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare, Adem Jasharin, gjithë familjen Jashari, e cila dha gjithçka për Kosovën, u sakrifikuan për lirinë e vendit, dëshmorët e heronjtë e këtij vendi, dhe njëkohësisht i kujtojmë me dhimbje mbi 1.600 të pagjeturit tanë, bijtë e nënë Ferdonijes e të shumë nënave të tjera, i kemi në vëmendje vuajtjet e grave që i mbijetuan dhunës seksuale gjatë luftës, i kujtojmë martirët e shumtë, përfshirë gratë, fëmijët e pleqtë, si dhe të gjithë njerëzit e mirë të këtij vendi, të cilët sakrifikuan çdo gjë për lirinë e vendit të tyre; në këtë ditë të veçantë e nderojmë edhe gjeneratën e deputetëve të këtij kuvendi, të cilët më 1990 e shpallën Deklaratën e Pavarësisë si akt themeltar të shtetit të Kosovës dhe, më pas, Kushtetutën e parë të vendit, atë të Kaçanikut; si vullnet qytetar, i shprehur me Deklaratën e shpalljes së pavarësisë së vendit. I falënderojmë të gjitha ato gra dhe burra që e jetësuan këtë vullnet me Deklaratën e Pavarësisë të vitit 2008.

Të dashur qytetarë!

Ne e njohim mirë peshën e lirisë, sepse e kemi përjetuar për shekuj të tërë mungesën e saj. Por, po kështu, ne mund të dëshmojmë se sa e madhe është vlera e saj dhe i rëndë çmimi që kemi paguar. Pavarësia e Kosovës e ka vulosur fatin dhe lirinë e popujve në Ballkan. Ne, qytetarët e Republikës së Kosovës, e kuptojmë se çfarë do të thotë të rritesh nën një regjim shtypës, në të cilin rrënjët etnike janë argument i mjaftueshëm për të qenë i shtypur e i vrarë; ne e kemi përjetuar këtë dhe mund të dëshmojmë për të. Historinë e kemi në krah. Kosova ka numrin më të madh të fëmijëve të vrarë e të masakruar në raport me numrin e banorëve krahasuar me të gjitha luftërat në territorin e ish-Jugosllavisë.  Prandaj, dua që sot ta kthejmë vëmendjen veçanërisht kah këta 1133 fëmijë, shumë prej tyre foshnje vetëm disajavëshe ose disamuajshe, fëmijë të vegjël të cilët u vranë sepse ai regjim nuk e kursente askënd.

Në këtë Ditë të Lirisë, nga kryeqyteti i shtetit të Kosovës kemi vetëm një mesazh. Siç ishim dikur unik për lirinë si një akt sublim, sot duhet të jemi unik në idenë për paqe të qëndrueshme, duke mbrojtur sovranitetin e shtetit tonë në çdo pëllëmbë të territorit të tij. Ne jemi të gatshëm ta kultivojmë paqen e stabilitetin rajonal siç kemi bërë gjithnjë. Kjo ishte edhe porosia e presidentit Klinton në vitin e tij të parë në Ferizaj pas luftës kur tha: “Ne e fituam luftën, por tash është koha qe ju të ndërtoni paqen”. 

Por, nuk do të mund të arrijmë në këtë pikë, nëse nuk i kujtojmë të gjithë ata që sakrifikuan për këtë ditë, posaçërisht këta 1133 fëmijë e vrarë e të zhdukur gjatë luftës. Ata do të jenë peng i yni edhe për aq kohë sa nuk do të mund të zbardhet fati i secilit fëmijë të zhdukur dhe derisa akterët e këtyre vrasjeve e masakrave nuk do të përballen me drejtësinë. 

Sot i kujtojmë të gjithë në zemrat e mendjet tona. Më lejoni të ndaj vetëm disa nga storjet e ëndrrat e tyre.

Kujtojmë Burimin i cili ishte vetëm 12 vjeç. Ai kishte pasion recitimin e leximin, aq sa në oborr ruante abetaren dhe fletoren, në rast se shtëpia i digjej apo në rast se do dëboheshin. 

Kujtojmë fëmijët e familjes Muqolli të Poklekut të Vjetër, të cilët me 17 prill 1999 u masakruan e u vranë e më pastaj u djegën kufomat e tyre dhe familjarëve të tyre.

Kujtojmë fëmijët e familjes Deliu nga Abria e Epërme të cilët një ditë pasi që u strehuan në mal të gjithë e gjetën vdekjen në mënyrën më mizore më 26 shtator 1998. 

Kujtojmë Hajriun 12-vjeçar që donte të bëhej polic për t’i mbrojtur të tjerët dhe jo për t’i vrarë e dëbuar, vëllain e tij Agonin e motrën e tyre Dardanen  që donin të bëheshin mjekë. Me 12 qershor 1999 në Pejë, në mbrëmje, gjersa ishin në gjumë, një breshëri plumbash automatikësh dhe granatash ua ndërpreu atyre ëndrrat e tyre përgjithmonë.  

Kujtojmë fëmijët e vrarë të familjes Berisha në Suharekë. Kujtojmë të gjitha ata fëmijë të rënë në çdo cep të Kosovës.  

Kujtojmë fëmijët e rënë të familjes legjendare Jashari. 

Kujtojmë po ashtu Anitën, Lirijen, Çlirimtarin, Arianitin e të gjithë fëmijët që iu ndërpre jeta në një mujorin e parë.

Kujtojmë fëmijët e vrarë në bodrumin e shtëpisë së familjes Vejsa në Gjakovë. 

Kujtojmë Dafinën , foshnjën 6 muajshe të cilën forcat serbe e ekzekutuan në kraharorin e nënës dhe ajo ishte e pagjetur deri para pak vitesh kur u rivarros nga prindërit dhe familja.  

Kujtojmë secilin fëmijë që u shndërrua në lule të lirisë.

Ta kujtojmë nënën shtatzënë Lirijen, e cila, e barti barrën e së ardhmes së Kosovës në trupin e saj dhe e skaliti të ardhmen e vendit me emrin e saj. Ajo nuk arriti t’i jepte jetë foshnjës së saj, sepse atë ua ndërpreu regjimi gjenocidal serb, por arriti t’i jepte jetë dhe kuptim shtetit të ardhshëm të fëmijëve të tjerë. 

Sot shkëputa vetëm disa emra e disa rrëfime nga mijëra e mijëra familje që kanë dhënë më të shtrenjtit e tyre, por le të sigurohemi së bashku që emrat, rrëfimet  dhe ëndrrat edhe të fëmijëve të tjerë të vrarë të dëgjohen e të tregohen, sepse është më e pakta që ua kemi borxh atyre.

Për ta jetësuar këtë kujtim, i propozoj Kuvendit të Kosovës që, me mirëkuptimin e deputetëve të Republikës dhe në përputhje me procedurat e përbashkëta që i kemi, njërën nga ulëset në qendër të sallës ta mbajmë të rezervuar si dedikim fëmijëve të pafajshëm të këtij vendi, të cilëve lufta ua këputi jetën ende pa e nisur mirë. Ndonjëri prej tyre sot do të mund të ishte deputet, sepse ishte në moshën e shume prej neve. Do të mund të ishte përfaqësuese e popullit në Kuvend. Prandaj, le t’ua kushtojnë atyre një ulëse dhe t’i vendosim ata në qendër të kësaj salle, sepse ata janë epiqendra e sakrificës së popullit tonë dhe t’i mbajnë në qendër të vëmendjes sot e përherë. Kjo ulëse do të ishte thirrje e përhershme dhe reflektim për të gjithë ata që flasin nga kjo foltre, sot e kurdo, që ta kthejnë vëmendjen kah ta, ta mbajmë të freskët kujtimin për ta, e të punojmë sa duhet e si duhet për gjeneratat e ardhshme.

Sivjet ne e festuam ditëlindjen e 12-të të republikës. Por, ndërsa po i numërojmë përvjetorët e lindjes dhe të rritës së saj, ora e këtyre 1133 fëmijëve të vrarë është ndalur. Distanca mes moshës së tyre e moshës së republikës po rritet, siç po rritet edhe zbrazëtia që kanë lënë ata në familjet e tyre dhe në gjithë vendin. Fytyrat e tyre janë thirrje e përhershme për ne. Fytyrat e tyre janë thirrje e përhershme për drejtësi. Ata do të na rrijnë përballë e do të na flasin çdo ditë. Së bashku me plagën e mbetur hapur: të pagjeturit.  

Të nderuar deputetë!

Historia nuk do të na falë nëse ne nuk bëjmë përpjekje të hapim një faqe apo kapitull të ri, pa e lexuar e rilexuar me kujdes faqen e së djeshmes dhe të sotmes dhe prej saj të nxjerrim mesazhet dhe qëndrimet e duhura për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë.
Zoti i bekoftë familjet tuaja!
Zoti i bekoftë miqtë e Kosovës!
Zoti e bekoftë Republikën tonë!”. 

Në fund, deputetët ndoqën video-mesazhet nga katër personalitete te njohura ndërkombëtare: ish-senatori amerikan Bob Dole, ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s George Robertson, ish-kryeministri italian Massimo D’Alema dhe komandanti i KFOR-it, Michele Risi. 

Kryeparlamentarja Osmani tha se mesazhe urimi janë pranuar edhe nga personalitete të tjera të rëndësishme ndërkombëtare. 
 

NË SHENJË KUJTIMI PËR FËMIJËT E VRARË, NË OBORRIN E KUVENDIT MBILLEN 1133 LULE

Pas seancës solemne të Kuvendit, kryetarja dr. Vjosa Osmani dhe deputetë të tjerë, dolën në oborrin e Kuvendit, ku, në shenjë kujtimi për fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit, janë mbjellë 1133 lule.

Kryeparlamentarja Osmani tha se kujtimi për 1133 fëmijët e vrarë do të jetë i përhershëm.

“Në kujtim të 1133 fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, luleve të bardha të Kosovës, që u këputën ende pa çelur mirë, me ëndrrën e fjetur mbi ballë, por që u shndërruan në lulen e lirisë së saj. Këtu i kemi 1133 lule që do t’i mbjellim bashkë me deputetët e pranishëm, në kujtim të përhershëm të secilit prej tyre”, theksoi kryeparlamentarja Osmani.  

Filed Under: Politike Tagged With: 12 qershori, Behlul Jashari, Dita e Paqes, Seance Solemne

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 355
  • 356
  • 357
  • 358
  • 359
  • …
  • 670
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES
  • Misioni i Madh i Studentave të Shkupit! Shqiptar bashkohuni studentave!
  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT