- Duke kërkuar një përgjigje për pyetjen: Pse politikanët shqiptarë kanë frikë nga vota e emigrantëve?-
- Para se t’u kerkoni votën emigrantëve, a e keni përcaktuar me ligj se sa ulëse në Kuvendin e Shqipërisë do t’u jepen emigrantëve që përbëjnë 50 % të popullsisë?
Nga Eduart R. Aranitasi*
Pyetje kjo që s’do mendje shumë për t’u kuptuar, dhe natyrisht nuk do shumë mendje se kush e ka mohuar këtë të drejtë kushtetuese deri më sot- “Kapot e partive politike parlamentare”, qe nuk u intereson te ndryshoje statokuoja e politikes shqiptare.
Këta janë përgjegjës direkt të mohimit të kësaj të drejte kushtetuese.
Cdo të thotë që kjo klasë politike të mohoi të drejtën e votës të pjesës më vitale të kombit? Do të thotë mundësi më shumë për të ushtruar pushtetin e tyre mbi ekonominë, materiet primare, dhe shërbimet ordinare që disponon vendi. Jo më kot kemi parë se si kanë vegjetuar dhe lindur si kërpudha mbas vesës oligarke të krijuar nga politika, të cilët nuk kanë patur asgjë, dhe që nuk vijnë nga situata të një zhvillimi normal të një bisnesi tradicional. Oligark bëhesh kur ke një sukses bisnesi e cila vjn si rezultat i një suksesi shitjesh në kohë, ose kur dispinon pronësi intelektuale industriale që të japin mundësi të kesh sukses për kohë relativisht të shkurtër.
Politikanët tanë duke mos qenë të tillë, këtë pjesë e kanë mësuar mirë. Duke qenë se investimet në infrastrukturë dhe shërbimet publike të cilat i kanë kanalizuar te rrjeti i tyre i interesit duke iu atribuar atyre suksesin në këto bisnese që janë frut i parave publike dhe jo i krijimtarisë intelektuale, apo të ndonjë eksperience të kualifikuar. Para publike do të thotë distribucion në të gjitha shtresat e interesit, dhe jo koncesione PPP të cilat kanë mundur me anë të ashtuquajturve oligarkë artificialë të përvetësojnë në mënyrë direkte gjithë bilancet investive të vendit.
Mirëpo ky sukses artificial i tyre nuk mund të vegjëtonte po të ishte në këtë mes inteligjenca popullore në emigracion e rritur dhe e kultivuar mes sakrificash, me nocionin e punës dhe krijimtarisë. Kjo shtresë e emigrative përbën problem dje, sot dhe nesër , për klasën aktuale politike.
Prandaj justifikimet të kota për realizimin e reformës gjasme është problematik është një farsë e vërtetë. Problematik nuk është moserealizimi i reformës por në këtë rast qeverisja të cilën këta e kanë trasformuar në pushtet. Që të bësh një bilanc të këtyre tridhjetëvjetëve duket qartë dëmi ekonomik dhe social që këto forca politike i kanë shkaktuar vendit, të cilat klasifilohen lehtësisht në dëme kolosale. Dhe pikërisht është ky dëm i pallogaritshëm që i kanë detyruar këto forca të jenë në bashkëpunim, dhe në bashkvëprim me njera tjetrën, për të bashkërenduar teatrin e tyre mediatikopolitik, për të qëndruar sa më shumë të jetë e mundur në pushtet gjë që ska lidhje me qeverisjen. Dhe për këtë mostrat e tyre dolën qartë me krijimin e të ashtuquajturës Diasporë që rezultoi se është një agjensi e makinës politike aktuale e së majtës në bashkëveprim. Edhe mekanizmat që ka emëruar në Diasporë, përfshirë edhe Këshillin koordinativ, nuk janë gjë tjetër, veçse pjesë e të njëjtit mekanizëm. Kemi pritur nga diaspora e Majkos ndonjë ide ndonjë reagim, apo propozim në lidhje me reformën zgjedhore, dhe asgjë nuk polli as ide e as ndonjë iniciative konkrete, veçse një mekanizëm në shërbim të qeverisë.
Kërkojnë të drejtën e votës pa kërkuar se çfarë përqindje ulësesh në parlament i takon diasporës.
Si mund të konkretizosh votën e emigrantëve pa u llogaritur përfaqësinë apo vendet që u takojnë me ligj, në kuvendin e shqipërisë sepse përbëjnë përqindjen më të madhe të votuesëve realë sot aktualisht që flasim. Emigracioni përbën mbi 50% të votuesëve.Duke parë këto të dhëna kjo klasë politike çfarë bën, trumbeton të drejtën e votës në mënyrë eksperimentale, dmth tridhjetë i kaluam, ti shtyjmë dhe nja tetë vjet me këto eksperimente që tu mbushim mendjen budallenjve që ne po mundohemi për ju, dhe mbas tetë vjetësh jemi bërë që të na shtyjnë me karrocë, dmth e realizojnë objektivin e tyre që të mbesin përjetë në pushtet.
Kjo është oferta dhe suksesi që ben kjo klasë politike e cila është ratifikuar në një marrëvëshje të shkruar anglisht, gjasmë se këtu është dhe kontributi i të ashtuquajturve ambasadorë të shteteve mike, të cilët kur përfundojnë mandatin diplomatik kthehen si milionerë nga Shqipëria, saqë përflitet se fusin miq që të emërohen ambasador në Shqipëri. Këta harrojnë se, dhe ata kanë pjesën e tyre në korrupsionin dhe dështimet e demokracisë në Shqipëri, pa le na shesin kontributin e vendeve mike si sukses, sikur ne nuk kuptojmë fare se si gatuhet dhe si ndërvepron miku apo fqinji.
Miqtë e dinë mirë se sa përcaktues janë enigrantët për vetë faktin e peshës së votës së tyre si në vendet ku jetojnë ashtu dhe në vendin nga vijnë. Dhe për këtë fakt nuk u intereson i aktivizojne faktorët determinantë të cilat determinojnë dhe karrierat e tyre, dhe për këtë fakt kemi parë ambasadorë që ikin nga Shqipëria dhe na kanë lënë si peshku pa ujë!
- Autori është anëtar i këshillit të Vatrës.(botoi Gazeta Dielli online www.gazetadielli.com)