• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mark Gjonaj, mes bashkatdhetareve në fatkeqësinë natyrore

December 1, 2019 by dgreca

Nga  Keze Kozeta Zylo/

Aspak nuk befasohem me vajtjen e tij ne Shqiperi, pasi ai ka vite e vite që punon për Kombin e tij me aq përkushtim dhe dashuri.  Këshilltari i Bashkisë së Nju Jorkut Mark Gjonaj ka fituar zemrat e amerikanëve dhe të shqiptarëve vetëm me punë dhe respekt, ose më mire ta shpreh shqiptarce me djersën e ballit.  Nga përvoja ime si një anëtare aktive e komunitetit dhe duke i ndjekur si media nëshume ceremoni të ndryshme Mark Gjonaj nuk merr pjesë vetëm ku mblidhen mijëra shqiptarë për të festuar Ditët Kombëtare, por ai merr pjesë në demonstrata për të drejtat e shqiptarëve si dhe atje ku është një person shqiptar, apo i cdo lloj rrace dhe ngjyre në se ai ka nevojë apo dhe për ta përshëndetur në se kryen një punë të devotshme në dobi të njerëzimit.           

Mark Gjonaj i zgjedhur në Amerike si këshilltar në një ndër Bashkitë më të mëdha në botë, është duke e rritur emrin dhe prestigjin në saje të punës dhe të aktivitetit të tij, për rrjedhojë ai është shqiptar me plot energji dhe përkushtim për Shqipërinë Etnike.  

Mark Gjonaj fluturoi për në Shqipëri për t’u takuar me të lënduarit si dhe për të ndihmuar dhe vlerësuar ndërtesat e banimit me njëgrup inxhinierësh amerikanë.  Mark Gjonaj i shoqëruar nga ministri i Diasporës z.Pandeli Majko ngushëlloi familjen Lala e cila është familja më e prekur nga tërmeti shkatërrues.  Ajo humbi tetë anëtarë të familjes dhe i vetmi që i shpëtoi është 17-vjeçari Ramë Lala.  Bekuar qofsh Mark Gjonaj!

Ja si shkruan në murin e tij në F/B:

“Në kohë tragjedie, New Yorkers sjellin lehtësim dhe dhembshuri në mënyra që të tjerët thjesht nuk i bëjnë. Ne duam të falënderojmë të gjithë ata që kanë organizuar, dhuruar dhe po e mbajnë Shqipërinë në lutjet e tyre. Ndërsa po vlerësojmë nevojat në terren, unë do të fluturoj për në Shqipëri me një grup inxhinierësh ndertimi për të vlerësuar ndërtesat e banimit dhe shkollat ​​me dëme strukturore dhe për të vërtetuar nëse janë të sigurt për te jetuar.”

Ju lutemi vazhdoni të dhuroni për të ndihmuar të gjithë ata që janë të prekur në lidhjen e mëposhtme!

1 dhjetor, 2019

Manhattan, New York

Filed Under: Politike Tagged With: Mark Gjonaj-Vizite ne Shqiperi-Termeti

TERMETI-NUMRI I TE VDEKURVE 51-LISTA E EMRAVE

November 30, 2019 by dgreca

TERMETI-PERFUNDOJNE OPERACIONET E SHPETIMIT, 51 NUMRI I TE VDEKURVE-LISTA E EMRAVE/


Shqipëria po përballet me një situatë të rënduar pas tërmetit të fortë të 26 nëntorit që goditi vendin dhe la pas dhjetëra të vdekur, qindra të plagosur e mijëra banesa të shkatërruara. Janë 24 viktima në Durrës dhe 26 në Thumanë.Kërkimet nën rrënoja për persona të mbijetuar dhe viktima janë mbyllur një natë më parë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 50. Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot se janë 41 persona që marrin ndihmë në spitale, 34 prej tyre në Qendrën Spitalore të Traumës, 4 në Spitalin e Durrësit dhe 3 janë dërguar për kurim jashtë vendit.
DURRËS

1. SHEMSEDIN SHUKRI ABAZI 08.07.1987, DURRES

2. DIENA AJET KARANXHAJ 07.10.1989, DURRES

3. ERIVOLA BAJRAM BROSHKA 20.05.1991, DURRES

4. BAJRAM ZEQIR HAJDARAMATAJ 30.07.1963, DURRES

5. AMELIA ALBERT LALA 21.05.2009, DURRES

6. KRISTI EDUART RECI 17.08.1994, DURRES

7. ESIELA DORJAN KARANXHA 10.01.2011, DURRES

8. EDUARD NDUE RECI 09.09.1965, DURRES

9. SADIK HAMIT QATO 14.09.1934, DURRES

10. KLAUS EDUART RECI 06.05.1988, DURRES

11. DOLORA PERILI RECI 06.01.1970, DURRES

12. SABAHETE HALIL LALA 04.02.1940, DURRES

13. GRISILDA SHKELQIM LALA 15.06.2000, DURRES

14. DIONISA ALBERT LALA 30.01.2018, DURRES

15. ENIS ALBERT LALA 30.01.2018, DURRES

16. EMILJO ALBERT LALA 28.06.2013, DURRES

17. MARJETA ISUF LALA 08.10.1988, DURRES

18. ILIR RAM LALA 20.11.1966, DURRES

19. ISAH SHUKRI ABAZI 30.11.1990, DURRES

20. ROZETA THANAS MECJA 31.08.1960, DURRES

21. SOTIRAQ VANGJEL MISHA 30.07.1964, DURRES

22. NAFIJE HAZIZ REXHEPI 30.09.1945, DURRES

23. FLATAR ZENELAJ 1955, DURRËS

24. XHULJETA SKENDER GJANA 20.05.1959, DURRES
THUMANE

1. BUKURIE ISLAM LEKA, 03.03.1939, THUMANE

2. FATMIRA QAZIM CARA, 07.07.1966, THUMANE

3. ERISA CARA, 28 VJEC, THUMANE

4. HASAN ALBERT CARA, 15.12.2001, THUMANE

5. FATMIRA CUKA, 44 VJEC, THUMANE

6. SARDI CUKA, 19 VJEC, THUMANE

7. SELVI DYLE LALA, 27.07.1945, THUMANE

8. ARJELA ROLAND LALA, 15.10.2014, THUMANE

9. HAJRIE MUSTAFA VATA, 64 VJEC, THUMANE

10. KRISTIAN MARJAN PRECI, 02.08.1994, THUMANE

11. SAIMIR PELLUMB GREGU, 31.09.1988, THUMANE

12. LUTFIE XHAFER CUPI, 20.10.1961, THUMANE

13. KLEMENT HAJREDIN CUPI, 28.04.1985, THUMANE

14. DRITA KASTRIOT CAKONI, 10.10.2004, THUMANE

15. SADAJANA BASHKIM HYSA, 08.06.1998, THUMANE

16. ALMIR ALBERT CARA, 22.02.1990, THUMANE

17. ROLEJDI SERVET VATA, 18.10.2012, THUMANE

18. PELLUMB SAMI GREKU, 09.12.1962, THUMANE

19. CELIKE NEVRUZ GREKU, 31.08.1962, THUMANE

20. HAJREDIN AHMET CUPI, 21.02.1953, THUMANE

21. ELIOS GEGA, THUMANE

22. ADERINA HASAN KADILI, 08.06.1998, THUMANE

23. ANTHI ILIA CARA, 02.02.1947, THUMANE

24. ERSID AFRIM HOXHOLLI, 22.06.1987, MAMURRAS

25. KASTRIOT QAZIM CAKONI, 31.08.1973, THUMANE

26. DIASTELA ISMAIL STENECI, 14.05.1994, THUMANE

Tirane

1. Xhesika Biqiku

Filed Under: Politike Tagged With: Termeti-50 Numre i te vdekureve-Lista e emrave

INTERNATIONAL INSPECTOR ARRIVE IN ALBANIA, NUMBER OF VICTIMS RISES

November 29, 2019 by dgreca

Following the announcement by the Prime Minister of Albania Edi Rama, the international inspectors who will assess the structural damages have arrived on Friday. The Greek team of experts will make determinations on the buildings that are unsafe for residents to go back to. The assessment team is comprised of 16 members. In the next days, more special teams are expected to arrive from Turkey, France, Switzerland, Denmark and Germany.
The latest reports say that at least 49 people have died in the 6.4 magnitude earthquake, which hit the port city of Durres, about 36 kilometers (22 miles) from the country’s capital Tirana, on Tuesday morning. It is the strongest quake to hit Albania in about four decades. Hundreds were also injured in the incident and several are still missing, with recovery operations ongoing.

CNN has reported that the future daughter-in-law of Albanian Prime Minister Edi Rama was among dozens of people killed when an earthquake struck the country Tuesday. The office of Prime Minister has confirmed thatKristi Reçi, the fiancée of the Albanian Prime Minister’s son Gregor Rama, died in the quake with her parents and brother.Gregor Rama had earlier posted on Instagram that “among the many victims of this tragedy is also the closest person to me, along with her brother, mom and dad,” adding the group “were found under the rubble.” (Rafaela Prifti)

Filed Under: Politike Tagged With: Rafaela Prifti-International Inspector-Arrive In Albania

Shqipëri, shkon në 49 bilanci i viktimave

November 28, 2019 by dgreca

Siç raportoi sot në orët e para të mëngjesit korrespondent I Zërit të Amerikës nga Tirana, Vijon të rëndohet bilanci i viktimave të tërmetit të fuqishëm që goditi në orët e para të mëngjesit të së martës Shqipërinë. Numri i atyre që kanë humbur jetën, arriti në 49 persona këtë të enjte. Të paktën 9 trupa u nxorrën gjatë natës nga rrënojat e pallateve dhe banesave të shembura. Numri më i madh i viktimave, 23 persona, është shënuar në Thumanë ku u rrëzuan dy pallate. Ndërsa 16 është numri i atyre që kanë humbur jetën në disa zona të Durrësit, në një pallat 6 katësh të shembur në qytet, në dy hotele të rrënuara në zonën e Plazhit si dhe në vilë tre katëshe në zonën e Kënetës , ku jetonin tre vëllezër dhe familjet e tyre. Mes viktimave deri tani janë 4 fëmijë, nga 3 deri në 8 vjeç, dhe 18 gra.
Në mëngjes, kërkimet në Thumanë, u ndërprenë përkohësisht, pasi duket se nuk ka më banorë që mund të kenë mbetur nën rrënoja. Megjithatë po bëhen dhe verifikimet e fundit përpara se gjithshka të deklarohet e mbyllur. Operacionet e kërkim shpëtimit po vijojnë ndërkohë në zonat e Durrësit.
Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama thirri një tjeër mbledhje të qeverisë, duke kërkuar që të bëhet një verifikim i plotë i të gjithë personave të strehuar tanime nëpër hotele, ku vijon transferimi nga tendat i banorëve të prekur. Kryeministri tha gjithashtu se ka nisur dhe inventarizimi I dëmve në godina dhe banesa. orVijon të rëndohet bilanci i viktimave të tërmetit të fuqishëm që goditi në orët e para të mëngjesit të së martës Shqipërinë. Numri i atyre që kanë humbur jetën, arriti në 40 persona këtë të enjte. Të paktën 9 trupa u nxorrën gjatë natës nga rrënojat e pallateve dhe banesave të shembura. Numri më i madh i viktimave, 23 persona, është shënuar në Thumanë ku u rrëzuan dy pallate. Ndërsa 16 është numri i atyre që kanë humbur jetën në disa zona të Durrësit, në një pallat 6 katësh të shembur në qytet, në dy hotele të rrënuara në zonën e Plazhit si dhe në vilë tre katëshe në zonën e Kënetës , ku jetonin tre vëllezër dhe familjet e tyre. Mes viktimave deri tani janë 4 fëmijë, nga 3 deri në 8 vjeç, dhe 18 gra.
Në mëngjes, kërkimet në Thumanë, u ndërprenë përkohësisht, pasi duket se nuk ka më banorë që mund të kenë mbetur nën rrënoja. Megjithatë po bëhen dhe verifikimet e fundit përpara se gjithshka të deklarohet e mbyllur. Operacionet e kërkim shpëtimit po vijojnë ndërkohë në zonat e Durrësit.
Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama thirri një tjeër mbledhje të qeverisë, duke kërkuar që të bëhet një verifikim i plotë i të gjithë personave të strehuar tanime nëpër hotele, ku vijon transferimi nga tendat i banorëve të prekur. Kryeministri tha gjithashtu se ka nisur dhe inventarizimi I dëmve në godina dhe banesa.Vijon të rëndohet bilanci i viktimave të tërmetit të fuqishëm që goditi në orët e para të mëngjesit të së martës Shqipërinë. Numri i atyre që kanë humbur jetën, arriti në 40 persona këtë të enjte. Të paktën 9 trupa u nxorrën gjatë natës nga rrënojat e pallateve dhe banesave të shembura. Numri më i madh i viktimave, 23 persona, është shënuar në Thumanë ku u rrëzuan dy pallate. Ndërsa 16 është numri i atyre që kanë humbur jetën në disa zona të Durrësit, në një pallat 6 katësh të shembur në qytet, në dy hotele të rrënuara në zonën e Plazhit si dhe në vilë tre katëshe në zonën e Kënetës , ku jetonin tre vëllezër dhe familjet e tyre. Mes viktimave deri tani janë 4 fëmijë, nga 3 deri në 8 vjeç, dhe 18 gra.
Në mëngjes, kërkimet në Thumanë, u ndërprenë përkohësisht, pasi duket se nuk ka më banorë që mund të kenë mbetur nën rrënoja. Megjithatë po bëhen dhe verifikimet e fundit përpara se gjithshka të deklarohet e mbyllur. Operacionet e kërkim shpëtimit po vijojnë ndërkohë në zonat e Durrësit.
Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama thirri një tjeër mbledhje të qeverisë, duke kërkuar që të bëhet një verifikim i plotë i të gjithë personave të strehuar tanime nëpër hotele, ku vijon transferimi nga tendat i banorëve të prekur. Kryeministri tha gjithashtu se ka nisur dhe inventarizimi I dëmve në godina dhe banesa.

Filed Under: Politike Tagged With: 40 numri I te vdekureve-Termeti-Shqiperi

O PAKT KOMBETAR PAQEJE, O DREJTESI SUBLIME

November 27, 2019 by dgreca

O pakt kombëtar paqe, o drejtësi sublime /

Nga Alfons Grishaj/

Kautilya, do të shkruante një qote të mprehtë arabe:“Armiku i armikut tim është miku im!” Kjo shprehje mori dhenë duke u përdorur nga mbretër,perandorë,politikanë deri në ditët e sotme. Amerikanët e përdorin aq shpesh sa duket si citat i tyre. Kautilya nuk e dinte atëherë se kjo thënie  filozofike e popujve arabë, e skalitur  në letër  nga ai, do ta bënte atë më të famshëm  se vepra e tij Arthashastra. 

Në politikën e mëse dy shekujve, kur ulen dy kundërshtarë  së bashku (armiq), dhe bëjnë aleancë kundër një kundërshtari më të rrezikshëm destruktiv, përdorin shprehjen e filozofit Indian, Kautilya: “armiku i armikut tim është miku im”. Sot mëtepër se kurrë, ky citim  është jetik në krizat që kalojnë kombet, por tek ne po forcohet përditë në tranzicionin e gjatë Shqiptar… 

Në Shqipëri, nga përplasja e ideve, interesave, xhelozive dhe bajraktarizmit, u shkërmoqën partitë kryesore, duke lindur ca parti të vogla, të cilat  nga  filozofia politike dhe zhvillimi social nuk kishin apo kanë ndonjë ndryshim thelbësor. Nga këta  konjuktura lindi dhe Partia LSI, një parti që  degët i kishte nga PS , por  gjethet i mori nga të zhgënjyerit e të djathtës dhe qendrës shqiptare, nga që rezulton  se përqindja e elektoratit socialist nuk ka ndryshuar. LSI manovroi në mënyrë perfekte ndaj tëzhgënjyerve, duke u shfaqur si parti e qendrës. Gjatë këtyre viteve, kjo forcë përshkoi disa etapa, herë djathtas e herë majtas, sipas interesave jetike dhe strategjisë së saj, por që nuk u nda përfundimisht nga historia e qendrës majtë. Pas ardhjes së Monika Kryemadhit në krye të partisë, duket se raportet kanë ndryshuar seriozisht, çfarë  tregon se  aleanca me të djathtën shqiptare të kryesuar nga PD dhe Lulëzim Basha është e konsoliduar si kurrë më parë. Në politikë, gratë janë më besnike se burrat, sepse burrat lurtojnë superioritetin egoist kalorsiak, kurse gratë janë brumë i përdheshëm, rregullator dhe zemrek i familjes dhe shtetit.

Në pakte afatmesme dhe afatgjatë, diferencat programore kalohen pa u vënë re, sepse çështja kardinale e atdheut i vë në gjumë interesat personale dhe partiake. Nëse flasim më dorë në zemër dhe jemi të sinqertë  me njeri-tjetrin, Shqipërisë i duhet njëpakt i tillë mbase dhe 25 vjeçar. për të dalë nga impakti i empirizmit dhe injorancës politike .

Dikush mund të thotë me të drejtë, po dhe këto janë përgjegjës për dekadencën e sotme politike. Unë u përgjigjem, po! Por ka një ndryshim thelbësor, midis LSI, PD, PR etj…, dhe,  “Rilindjes”, ku eufemiza nuk ia fsheh dot  emrin real: “PP”, trashigim i komunizmit çnjerëzor. Kjo ishte dhe arsyeja që disa demokratë të djathtë të diasporës së Michiganit dhe përfaqësues të Vatrës… pritën Kryetaren e LSI dhe  shoqërueset  e saj, Kejdi Mehmetaj, Elona Guri etj.  Zonja të çiltra pakomplekse dhe me një vizion të çliruar nga rëndesa e politikës amorfe. 

Vatra ka pritur dhe më parë Kryeministrin Rama, Presidentin Meta, Presidentin Nishani e të tjerë Presidentë të tokës arbnore. Eshtë në strategjinë e  Vatrës të mos bëjë dallime, sepse ajo vë interesat kombëtare  mbi ato partiake! Porse në momente të caktuara, ajo godet gabimet e çdo politike dritëshkurtë dhe militanteske që anashkalon interesat e përgjthshme ,duke vënë interesat e verbta partiake mbi ato të Shqipërisë etnike. Vatra nuk takon partiakë “strategë” me pushtet apo papushtet që vijnë për të krijuar seksionet  e partive për të  përçarë Diasporën, si në rastin  Majko.

Zonja Kryemadhi, nuk erdhi për një gjë të tillë. Ajo erdhi për të rrahur dhe vjelur mendime nga pjesa e mohuar e politikës qorre, pra duke respektuar diasporën si një  pasuri kombëtare që mund të japë frytet e veta në momente deçizive. Në fjalën që ajo mbajti  (në darkën me Vatranë, përfaqësues të Shoqatës “Malësia e Madhe” dhe disa përfaqësuesve me integritet, siç ishin Dom Ndue Gjergji, Dom Fred Kalaj, Kol. Dritan Demiraj,  etj…),  foli me sinqeritetin e nje nëne, e një gruaje shqiptare, e një politikaneje që ka gabuar, dhe që  jep shpresë për ndreqjen e gabimeve në të ardhmen. Mbi të gjitha, ajo vuri theksin se, gjetja e rrugës tek besimi në Zotin, ishte shtylla kryesore e ndryshimit shpirtëror e psikologjik të saj që e ndriçon në  rrugën  për t’i shërbyer të ardhmes së atdheut. 

Personalisht nuk e kam njohur kurrë frikën, por ndjej trishtim kur bisedoj me karaktere që nuk besojnë në Zot, se ata kulmojnë në më të keqen njerëzore! Kritika  e zonjës Kryemadhi, për Edi Ramën, ishte  therëse, por e goditur: “Që në kohën e Enver Hoxhës,  Shqipëria nuk ka pasur mbi krye njeri më negativ dhe anti-kombëtar  se Edi Rama”! 

Siç u pa në fjalën e saj, pakti i të Djathtës me LSI ishte një pakt vital për Shqipërinë. Unë besova (dhe 98% e të ftuarve ) se ishin fjalët e shpirtit të një shqiptareje që është lodhur me arrogancën e politikave të verbëta partiake.

Në fakt, filozofia ime është e ndryshme me pasqyrën e politikës sotme, por kam dëshirë që për hir të Shqipërisë të bekohet një pakt i tillë! Dhe për hir të Shqipërisë, guxoj të shkoj dhe më larg: le të bëhet një pakt i gjithë politikës shqiptare për një çerek shekulli (për të pastruar dhe shëndoshur e ngritur në nivelin europian, përfshi dhe Partinë Socialiste), por këta të fundit, duhet të ndahen njëherë e mirë nga e kaluara komuniste, duke dënuar komunizmin me vepra dhe jo me fjalë, ku të ndërtojëdhe një program dinjitoz në shërimin e plagëve të klasës persekutuar.

Kristian-demokrati De Gaspri, një nga etërit e Europës së Bashkuar do ta pranonte si zëvendësin e tij, komunistin idealist  Palmiro Toliati,  ku ai do shprehej për të: “Ai është shumë i zoti sa ta ndajë vendin në dysh, por përsëri meriton respekt!”. Pra,  interesat e shenjta të kombit bëjnë që gjatë dimrit të egër të  flejë  bashkë macja me miun.   

Për të kaluar krizat duhet bashkëpunim i sinqertë i të gjithëve. Sikur ta shohim nga ana filozofike , duhet ta marrim dhe më lehtë, se asnjeri nuk lindi demokrat apo komunist, po bëhen gjatë rrugës.

Jam i sigurtë se  disa miq dhe të persekutuar  nuk mund të jenë të një mendimi me mua, por shoqëria shqiptare  nuk ka asnjë rrugë tjetër paqësore, sepse  65%  e bijve  të së djathtës reale shqiptare kanë braktisur vendin  dhe  35%  të mbetur në atdhe nuk do ta  kenë të mundur që pa alenca  të rrëzojë qeverinë e krimit, e cila ka penalizuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe  paralizuar zhvillimin e vendit. Mjafton të shohësh vetëm një përgatitje të thjeshtë, siç ishte inaugurimi i stadiumit të Tiranës në ndeshjen Francë-Shqipëri dhe do shikosh defiçencën  e shumëanëshme. Koerografia dhe fillimi i muzikës ishin vjellur nga filmi indian “Taal”, që pasonte rreshtat e shformuar të valltarëve… pasqyrë e rutinës dhe amatorizmit të një qeverie injorante , dhe kulmimi i ushtimës :  “Rama Ik!”. Dhe kalbësimi  qeverisjes tij pasyrohet në fatkeqësinë natyrore që goditi Shqipërinë, i cili deri më sot  nuk shpalli gjendjen emergjente të shtetit …, kur në Amerikë pas çdo fatkeqësie natyrore , qoftë dhe për një borë të rëndë  shpallet State Emergency .

Tani, unë shoh dhe disa fjalë kritike super-antikomuniste, të cilat (sipas mendimit tim) janë irealizëm dhe anakronizëm, duke theksuar se dërdëllisja  është shprehje  e të dobëtit. Produktivitet real kombëtar nacional e anti-komunist është Dielli me kryeredaktor Dalip Greca, Gazeta  RD, Gazeta 55 etj . Janë veprat e Uran Butkës, At Zef Pëllumbit, Pjetër Pepës, Sami Rrepishtit, Elez Biberaj, Romeo Gurakuqi…, denoncimet e Nebil Çikës, Agostin Mirakës, Çezar Ndreut, Pëllumb Lamaj, Mërgim Korça, Uran Kostreci, etj… Sot është koha e veprave! 

Nëse nuk bëhet një pakt kombëtar, ku të dënohet komunizmi dhe të mbretërojë paqa, tallja dhe dhuna e neokomunistëve duhet ndalur me çdo çmim !!! Koha po troket në të gjitha familjet e persekutuara shqiptare për të nxjerrë Antonio Pallante! Sepse dhuna sistematike e krimit neokomunist nuk mposhtet me fjalë, por me drejtësi sublime.

Filed Under: Politike Tagged With: Alfons Grishaj-O Pakt Kombetar Paqeje- O drejtesi Sublime

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 389
  • 390
  • 391
  • 392
  • 393
  • …
  • 670
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT