• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

The first-ever Albanian Festival in Upstate New York is coming to Albany on July 18, 2026!

February 7, 2026 by s p

Hosted by Noteworthy Resources, this historic event celebrates Albanian culture through food, music, dance, art, and community—while promoting mental health awareness and small business growth.

We’re now accepting Albanian vendors and festival sponsors. Space is limited.

Learn more or apply today at www.nwralbany.org

or email noteworthyresourcesalbany@gmail.com

Be part of history. Be part of the first.

Filed Under: Politike

Vatra Chairman Dr. Elmi Berisha and Prishtina Mayor Përparim Rama met with officials at the U.S. Department of State

February 6, 2026 by s p

On February 5, at the U.S. Department of State’s Office of South Central European Affairs in Washington, D.C., Prishtina Mayor Perparim Rama was received and had a productive meeting with Lyn Debevoise, Deputy Director for West Central European Affairs, and attending foreign service officials.

The parties reconfirmed their aligned views and the exceptional bilateral relations between the U.S., Kosovo, and the City of Prishtina. The discussion covered a wide spectrum of issues, including economic cooperation, with a focus on the upcoming conference for U.S. investment in Kosovo, specifically within the capital. The Mayor of Prishtina, Përparim Rama, attended the meeting accompanied by Dr. Elmi Berisha, Chairman of Vatra.

Mayor Rama emphasized that coordinating with the State Department is paramount to the effectiveness of economic projects aimed at promoting private-sector growth and investment climate stability. Deputy Director Lyn Debevoise affirmed their commitment to supporting Kosova’s economic growth, ensuring that U.S. policy remains dedicated to protecting US investments and supporting both immediate economic progress and long-term regional goals for Kosovo’s future.

Filed Under: Politike

“VOA” DHE SHQIPËRIA

February 5, 2026 by s p

Prof. Afrim Krasniqi/

Radio ”Zëri i Amerikës” (VOA) u krijua në shkurt 1942. Për shqiptarët ajo është e njohur sidomos në fundin e viteve ’80 dhe fillimin e viteve ’90 kur u bë një prej burimi më i njohur, më i dëgjuar, më ndikues dhe më i referuar i lajmeve / komenteve mbi Shqipërinë & Kosovën. Shprehja e famshme e ish minisrit të brendshëm të kohës që ankohej në Byro se në orën 18.00 boshatisen rrugët në Tiranë për të dëgjuar VOA është simbolikë domethënëse.

Në memorien tonë politike dhe publike arkivi i VOA në programin shqip për periudhën 1989-1991 ka vlerë të vecantë dhe të rëndësishme. Kjo ishte arsyeja që më nxiti mbledhjen dhe dokumentimin e raportimeve, analizave, intervistave dhe materialeve të tjera, të cilat në pjesën më të madhe nuk janë botuar asnjëherë në mediat që lindën më vonë në Shqipëri, si dhe përgatitjen e tyre në një botim me tri vëllime. Pas dy vitesh pritjesh “procedurale dhe administrative” për botim kopjet print të vëllimit të parë janë gati për tu ndarë me publikun e interesuar. Ai i vitit 1989 dhe 1991 është në proces, deri nga fundi i këtij vitit.

Në thelbin e botimit, nuk kemi të bëjmë vetëm më riprodhim në print të materialeve audio të transmetuara nga VOA, por edhe përmes tyre, hedhjen dritë dhe dokumentimin e shumë të dhënave, dëshmive, të vertetave dhe miteve mbi individë, ngjarje, qëndrime apo teza me ndikim në zhvillohet politike të atyre viteve.

Kur nisa mbledhjen dhe përgatitjen e materialeve, VOA ishte aktive dhe personalisht pata mundësinë të isha një prej të intervistuarve në ditët e fundit të programit shqip, para se ky program dhe më pas edhe radio të mbylleshin. Brenda këtij lajmi të trishtë dhe të mungesës së VOA mund të thuhet se botimi i raportimit shqip 1989-1991 merr edhe vlerë tjetër, sidomos në aspektin dokumentar dhe historik.

Pas botimit në vitin 2020 në Institutin e Historisë të monografisë time “Kriza e Ambasadave: Shqipëria në vitin 1990”, si dhe të librit “Ditar nga Shqipëria: 1990” të autores Annarosa Manetti, ky është botimi i tretë që ka në fokus zhvillimet e viteve 1990-1991 në Shqipëri. Botimet janë pjesë e studimeve në kuadër të projektit tim shkencor monografik për periudhën 1986-1992, i cili është në proces.

Faleminderit kolegëve të Institutit të Historisë për mbështetjen e projektit, si dhe Ornelës, Mirelës dhe Mimozës për ndihmën në përgatitjen dhe realizimin teknik të botimit.

Filed Under: Politike

Grenlanda, rëndësia kritike e ishullit për mbrojtjen raketore dhe interesat gjeostrategjike të ShBA

February 5, 2026 by s p

Gjeneral ® Piro Ahmetaj/

Qëndrimet dhe gjuha e forcës së Presidentit Trump në raport me peshën kritike që mbart Grenlanda për sigurinë e SHBA-ve, jo vetëm i kanë hedhur benzinë “zjarrit të armiqësive”, në Pekin dhe Moskë, por edhe “debateve rreth (pa) legjitimitetit ndërkombëtar”, të kancelarive, apo burokracisë evropiane. Në pamundësi për t’iu përgjigjur çdo studioje televizive të interesuar, në vijim gjeni: “përmbledhje rreth pozitës gjeografike, interesave ekonomike dhe peshës strategjike që mbart ky (super)ishull për SHBA-në, NATO-n, si dhe të shpresës ndaj Rendit të Ri të Sigurisë Globale”:

Pozita, rrethanat dhe pesha gjeostrategjike e Grenlandës:

Në vitin 1814, Grenlanda, ishulli më i madh në botë (2 herë më i madh se Franca dhe Gjermania së bashku) kaloi nën kurorën Daneze; në 1953 kapërceu statusin e “kolonisë’ si dhe në 2008, fitoi vetëqeverisje të plotë. Edhe pse në shumicë me akullnaja të pabanuara, nëntoka përmban minerale të rralla, si litium, bakër, grafit, etj, të cilat shërbejnë si lëndë thelbësore për teknologjitë moderne.

Përtej kakofonisë së të gjithëditurve dhe kudo-gjendurve në studiot televizive; përkundër makinerisë helmuese të dezinformimit, deri “deep fake”, dhe kundërshtive të z. Macron, apo dhe tmerrit të putinistëve etj, vlen të sillet në vëmendjen publike se sipërfaqja, pra tërësia territoriale e Grenlandës, është mbi 2.166 milion km² [rreth 10 herë më shumë se të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, pra RSh, Kosovë, Mali i Zi, Serbi, Bosnje-Hercegovinë dhe Maqedonia e Veriut], por me një popullsi më pak se 57 mijë banorë si dhe me GDP fare modeste, rreth 6 miliardë €.

E vendosur midis Oqeanit Arktik dhe Atlantik, si dhe në kryqëzimin e Amerikës së Veriut me Evropën. Pra nga pozita gjeostrategjike Grenlanda mban peshë thelbësore për mbrojtjen raketore të SHBA-ve, si dhe për ushtrimin e nenit 5 të NATO-s. Njëkohësisht, mbart peshë kritike në mbajtjen e supremacisë ushtarake të SHBA-ve ndaj Rusisë dhe Kinës. Prandaj, që nga Lufta e 2-Botërore, instalimet ushtarake (baza ajrore dhe hapësinore) janë pjesë integrale e sistemit të vëzhgimit dhe mbrojtjes raketore të SHBA-ve.

Duke konsideruar sipërfaqen, pozitën gjeografike, distancën (mbi 3.500 km nga Kopenhaga), si dhe (pa) fuqinë ushtarake, është e gjithëditur dhe e gjithëpranuar se Danimarka e ka tërësisht të pamundur të ushtrojë, “me vete ose qoftë edhe në Aleancë me 31 vendet e NATO-s (pa SHBA-të)”, mbrojtjen e tërësisë territoriale, të burimeve ekonomike dhe interesave gjeostrategjike të super-Ishullit, si dhe të vetēm-përballet me armiq potencialë si Rusia dhe Kina. E njëjta gjë vlen edhe në koalicion me Francën, apo edhe me të gjitha vendet e BE-së, të cilat jo vetëm që nuk janë të ekspozuara ndaj kërcënimeve që pozita gjeografike e ishullit paraqet por edhe nuk kanë fuqi ushtarake të krahasueshme me SHBA-të.

Rëndësia kritike e ishullit për mbrojtjen raketore dhe interesat gjeostrategjike të ShBA-ve:

Qasja e fortë e SHBA-ve ndaj Grenlandës nuk erdhi as brenda një viti, as vetëm gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, pasi, ashtu si rëndësia gjeostrategjike e Ishullit, edhe përpjekjet amerikane kanë qenë konstante. Kështu, SHBA-të kanë negociuar për blerjen e saj nga Danimarka për 100 milionë $ që në 1946, deri te oferta e fundit e Presidentit Trump: “100 mijë dollarë për çdo banor, ose rreth 5.7 miliardë dollarë në vitin 2025”. Danimarka e ka refuzuar me vendosmëri këto oferta, pasi “ishulli shihet si pjesë integrale e mbretërisë, si dhe e identitetit dhe sovranitetit kombëtar”. Gjithësesi, në vitin 1951 Danimarka dhe SHBA-të nënshkruan “Marrëveshjen për Mbrojtjen e Grenlandës”, e cila (pa cenuar integritetin territorial) i lejon SHBA-ve prezencë ushtarake, pra të ndërtojnë baza, si pjesë integrale e ombrellës mbrojtëse raketore/ajrore të SHBA-ve si dhe të NATO-s, sa/kurdoherë që të konsiderohet e nevojshme.

Edhe pse Presidenti Trump, kurrë nuk e ka përmendur “pushtimin ushtarak të Grenlandës”, është po ashtu fakt, që si edhe në arrestimin e bandit-Maduro, e ka bërë shumë të qartë se: “SHBA-të nuk do t’i marrin askujt leje (pêrfshi anëtarëve të KS/OKB) për të përdorur fuqinë ushtarake ndaj çdo vendi që paraqet kërcënim për integritetin territorial, standardet dhe mënyrën e jetesës së popullit amerikan”. Mendoj se ky demonstrim force, ose si vendosmëri e Projektit Trump-2: “paqe e imponuar nëpërmjet përdorimit të forcës”, shërben edhe si garanci shtesë për mbrojtjen e 32 vendeve të NATO-s (Artikulli-5).

Qasja e SHBA-ve ndaj Grenlandës tejkalon krizën e demokracisë fasadë dhe (pa) fuqine burokratike të BE, si dhe fundin pa lavdi të KS/OKB-së 1945. Për ta ilustruar, do mjaftonin disa shembuj, si gjenocidi i Srebrenicës në sy ose presencë të helmetave-blu; 22 vite negociata dhe rezoluta ndaj Ajatollahut të Iranit për ndalimin e programeve bërthamore; agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës, Shkurt 2022; arrestimi i Maduros që e kishte shndërruar Venezuelën në parajsë ruso-kineze dhe të narkoterrorizmit, duke kërcënuar jetën, sigurinë dhe interesat e SHBA-ve.

Në shtesë, lëshimi i ishujve apo territoreve kundrejt marrëveshjeve nuk përbën preçedent të panjohur. Për shembull, para 1 viti, UK ia dorëzoi Mauritius-it, Ishullin Chagos, të cilin e kishte nën administrim që nga 1815, pra për më shumë se 210 vjet. Ndërsa “revolta evropiane kundêr Trump” të kryesuar nga Franca, na kujton rezistencën ndaj detyrimit të 2% të GDP-së për mbrojtjen si dhe qëndrimet e 2019, të z. Macron: “NATO po përjeton vdekje klinike, pasi Washingtoni po i kthen shpinën Evropës”. Ndërkohë, 6 vjet më vonë, si të gjitha vendet e NATO-s, përfshi Francën, kanë kaluar nga 1 në +2% të GDP!

Mesazhe ose këmbanat që s’bien vetëm për Grenlandën:

Përkundër paranojave Enveriste “ShBA/xhandar ndërkombëtar” si dhe rendit të vjetër bazuar në “sigurinë falas/dhuratë nga SHBA-të”, në Rendin e Ri/Trump, të dominuar nga fuqia e pakonkurueshme dhe interesat e SHBA-ve: “mbrojtja e sovranitetit si dhe zhvillimi i interesave gjeopolitike të RSh-së dhe Kosovës do mund të realizohen vetëm duke forcuar më tej bashkëpunimin strategjik me SHBA-në dhe NATO”. Fatmirësisht këtë opsion e gjej të ndërthurur edhe me interesat e SHBA-ve në rajon dhe Mesdhe, si dhe reciproke ndaj mirënjohjes mbarëkombëtare për mbështetjen 114-vjeçare të SHBA-ve për pavarësinë e RSh-së dhe çlirimin e Kosovës; për anëtarësimin në NATO, ngritjen e SPAK-ut etj, si dhe: “ndaj kontributeve të RSh-së pas 1996, ku mbi 12 mijë burra dhe gra me uniformë kanë shërbyer krah trupave amerikane në Ballkan, Irak, Afganistan, Lindjen e Mesme, Gjeorgji, Ukrainë etj”.

Duke ri-duartrokitur pjemëmarrjen e RSh/Kosovës si “bashkë-themelues të Bordit Trump të Paqes; rritjen e Buxhetin të Mbrojtjes si dhe marrëveshjen (jo Aleancën!) mes Kroacisë, Kosovës dhe RSh në fushën e mbrojtjes”, faktorët shtetërorë në Tiranë dhe Prishtinë do t’i këshilloja të përulen/mi në gjunjë para historisë së përgjakshme për t’i dhënë jetë Platformës: “2-Shtete sovrane, 1-Komb i Vetëm”, e cila do të kontribuojë për paqen si dhe integrimin euroatlantik të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa përkundër rikthimit të frikshëm të garës së armatimeve në Ballkan dhe armatosjes deri në dhëmbë të Serbisë, objektivin e RSh-së për 5% të GDP-së e çmoj si legjitimitet ndërkombëtar (SHBA/NATO/BE), si dhe mundësi historike për zhvillimin e fuqisë ushtarake, ndaj çdo vendi apo aleance që kërcënon sovranitetin dhe interesat gjeopolitike të RSh-së dhe Kosovës.

Ndêrsa, për të tejkaluar këtë udhëkryq hibrid: “shtetin e kapur nga korrupsioni endemik, opozitën/kompani e falimentuar dhe neveritur”, rikthimi i besimit te demokracia funksionale dhe pushtetet e balancuara mbetet jo vetëm prioritet nr. 1, por edhe misioni jetik i mbarë shqiptarëve.

Në përmbledhje, duke përsëritur rëndësinë kritike që ka forcimi i partneritetit me SHBA-të, mbetem besimplotë se falë fuqisë ushtarake të pakonkurueshme amerikane: “shpresa e paqes, rendi i Ri global dhe vlerat e qytetërimit do të triumfojnë mbi neo-stalinistët dhe neo-millosheviçët, mbi demokracinë burokratike dhe shtetet e dështuara, si dhe mbi organizatat apo bandat narkoterroriste”.

* Autori: Gjeneral ® Piro Ahmetaj:

Senior Ekspert për Sigurinë dhe Mbrojtjen Kombëtare,

Ballkanin si dhe marrëdhëniet me USA/NATO.

Filed Under: Politike

Jani Vreto dhe Rilindja Kombëtare Shqiptare

February 3, 2026 by s p

Jani Vreto është një nga figurat më përfaqësuese dhe më komplekse të Rilindjes Kombëtare Shqiptare të shekullit XIX, intelektual, mendimtar, polemist dhe veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare. Ai lindi më 14 janar 1822 në fshatin Postenan, pranë Leskovikut. Arsimin e mesëm e kreu në gjimnazin e njohur “Zosimea” të Janinës, një nga institucionet arsimore më prestigjioze të Ballkanit të kohës, ku u formua një elitë e gjerë intelektuale e rajonit. Që në vitin 1847, gjatë ndjekjes së studimeve në këtë gjimnaz, Vreto shkroi poemën “Historia e Skënderbeut” dhe nisi të interesohej në mënyrë të vetëdijshme për gjuhën shqipe dhe për çështjen kombëtare. Pikërisht gjatë këtyre viteve ai provoi për herë të parë shkrimin letrar si mjet shprehjeje ideore, duke e shndërruar figurën e Skënderbeut në simbol të vazhdimësisë historike dhe identitetit kombëtar shqiptar. Ky formim klasik, filozofik dhe filologjik i fituar në Janinë u bë baza e qëndrueshme mbi të cilën do të ndërtohej më vonë veprimtaria e tij kulturore, politike dhe polemike.

Në vitin 1854, Jani Vreto u shpërngul me familjen në Stamboll, ku u integrua në rrethin e intelektualëve shqiptarë të kohës, të cilët angazhoheshin në avancimin e gjuhës shqipe, përmirësimin e arsimit dhe mbrojtjen e të drejtave kombëtare. Në kryeqytetin e Perandorisë Osmane, Vreto luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e botimeve shqipe, përfshirë përkthime dhe tekste mësimore, që synonin të forconin identitetin kombëtar dhe të kultivonin ndjenjën e bashkimit mes shqiptarëve. Veprimtaria e tij kulmoi në vitin 1877 me pjesëmarrjen në Komitetin Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, një moment vendimtar për çështjet territoriale dhe politike të Shqipërisë, kur shqetësimet për copëtimin e territoreve shqiptare po bëheshin gjithnjë e më të theksuara. Angazhimi i Jani Vretos dhe i bashkëpunëtorëve të tij nuk ndikoi vetëm në mbrojtjen e të drejtave kombëtare, por edhe në ngritjen e vetëdijes kulturore dhe shkencore shqiptare, duke lënë një trashëgimi të qëndrueshme për brezat e ardhshëm.

Së bashku me Ismail Qemalin, Hasan Tahsinin, Kostandin Kristoforidhin dhe Pashko Vasën, Jani Vreto kontribuoi në hartimin e Alfabetit të Stambollit, një projekt thelbësor për njësimin e shkrimit të gjuhës shqipe dhe për krijimin e bazës së arsimit kombëtar. Ky ishte një akt me rëndësi jo vetëm kulturore, por edhe thellësisht politike. Në planin ideor, veprat “Apologjia” (1878) dhe “Mirëvetija” (1886) shënojnë një kthesë të rëndësishme në kulturën shqiptare, duke themeluar etikën dhe polemikën si forma moderne të mendimit kombëtar. Në to, Vreto mbrojti tërësinë territoriale të Shqipërisë dhe projektoi figurën e qytetarit të lirë, të arsimuar dhe moralisht të përgjegjshëm, duke e lidhur fatin e kombit me dijen, arsimin dhe arsyen. Shkrimet e tij mbi fenë janë shpesh objekt keqleximesh në ditët e sotme. Ndërsa Jani Vreto ishte i përkatësisë fetare krishtere ortodokse, reflektimet e tij mbi fenë duhen kuptuar në kontekstin e shekullit XIX dhe të mendimit rilindës, jo të instrumentalizohen në mënyrë anakronike. Përpjekjet për të ekzagjeruar apo problematizuar këtë aspekt janë shpesh tentativa për të “gjetur gjilpërën në kashtë”, duke anashkaluar thelbin e veprimtarisë së tij.

Fakti që Jani Vreto ishte bashkëthemelues i Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip, së bashku me shqiptarë të besimit katolik, mysliman dhe bektashi, dëshmon qartë se identiteti i tij kombëtar ishte i kristalizuar dhe i pakushtëzuar. Për të, kombi ishte mbi dallimet fetare, dhe bashkëpunimi ndërfetar ishte jo vetëm i mundur, por i domosdoshëm për ndërtimin e një kulture dhe shoqërie kombëtare.

Në këtë kontekst veprimtarie kulturore dhe ideore, Jani Vreto u angazhua edhe në botimin e revistës “Drita”, e cila më pas mori emrin “Dituria”. Revista u botua në Konstandinopojë nga gushti i vitit 1884 deri në korrik të vitit 1885 dhe përfaqëson një nga përpjekjet më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare për përhapjen e dijes, gjuhës shqipe dhe mendimit kombëtar. Në faqet e saj trajtoheshin çështje të arsimit, gjuhës, historisë dhe etikës qytetare, duke synuar formimin e një publiku të arsimuar dhe të vetëdijshëm për identitetin kombëtar. “Dituria” shërbeu si një platformë intelektuale ku kultura, arsimi dhe atdhedashuria ndërthureshin në funksion të projektit rilindës, duke e vendosur shtypin shqiptar në qendër të përpjekjeve për emancipim shoqëror dhe kombëtar.

Pas mbylljes së Gazetës “Dituria”, ai udhëtoi në Egjipt dhe në Rumani, ku organizoi degët e Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip. Me ndihmën e bashkatdhetarëve, ngriti një shtypshkronjë dhe nisi botimin e një numri të konsiderueshëm librash në gjuhën shqipe, të cilët u përhapën në shkollat dhe rrethet atdhetare në Shqipëri, duke kontribuar drejtpërdrejt në përhapjen e arsimit dhe të vetëdijes kombëtare.

Po në këtë periudhë, më 1884, Jani Vreto ndërmori një nga përpjekjet e para për të shqipëruar vargje nga vepra e Xhorxh Gordon Bajronit, duke u ndalur veçanërisht te poema romantike Shtegtimet e Child Haroldit, e cila kishte luajtur një rol të rëndësishëm edhe në bashkësitë e tjera shqiptare në Evropë, në Rumani dhe gjetkë. Vreto shqipëroi vargje nga Kanto II, kushtuar Shqipërisë, dhe i përfshiu ato në ligjëratën e tij të mbajtur në Bukuresht, duke iu drejtuar jo vetëm shqiptarëve, por edhe elitave europiane të interesuara për proceset e zgjimit të identiteteve kombëtare në Ballkan. Përmes këtij akti kulturor, ai e vendosi Shqipërinë në një horizont europian të romantizmit politik dhe historik, duke e lidhur kauzën kombëtare shqiptare me diskursin më të gjerë të lirisë dhe identitetit të kombeve:

“Moj Shqipëri! Moj leondare,

që ke pjellë leondarë,

përse s’i kthen sytë

edhe nga ne?”

Ky shqipërim dhe përdorimi i poezisë bajroniane shërbeu si një urë ndërmjet traditës kulturore europiane dhe aspiratave kombëtare shqiptare, duke theksuar jo vetëm trimërinë si cilësi të shqiptarëve që Bajroni kishte vënë re, por edhe duke i bërë një thirrje Evropës së atëhershme për të njohur virtytet e tjera të shqiptarëve. Shqipërimi i këtyre vargjeve bajroniane dhe përdorimi i tyre në ligjëratat e Vretos në Koloninë Shqiptare në Bukuresht përfaqëson një thirrje të qartë për angazhim patriotik, për të lidhur të kaluarën heroike me të ardhmen kombëtare, dhe përforcon rolin e kulturës dhe letërsisë si mjete të pavdekshme të vetëdijes dhe identitetit shqiptar.

Sot, përkujtimi i Jani Vretos është më shumë se një akt nderimi historik: është një kujtesë e fuqishme se Rilindja Kombëtare Shqiptare ishte një projekt i thellë kulturor, etik dhe qytetar. Dilemat identitare të përcaktuara nga indetiteti fetar që ndonjëherë i imponohen sot figurës së tij janë më tepër stårhollime kins “intelektuale” të së tashmes, jo të Jani Vretos, i cili e kishte zgjidhur prej kohësh përkatësinë e tij kombëtare — me fjalë, me vepra dhe me vizion.

Nga Dr. Dorian Koçi ,Gazeta Nacional -24 Janar, 2026

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 666
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Komisioni Përgatitor i Kuvendit të Vatrës zhvilloi mbledhjen përgatitore të Kuvendit të 25 Prillit 2026
  • “Thinking of You”
  • Kosova mes krizës politike dhe sfidës së pjekurisë demokratike
  • NGA AMERIKA ME SHPIRT E ZEMËR PËR EPOPENË E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS
  • Narcizoidizmi, adoleshenca dhe arroganca politike, pengesat kryesore për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Kosovë
  • Një jetë në shërbim të historisë shqiptare
  • Kush do ta zgjedhë liderin e Iranit?
  • Një monument letrar për viktimat e diktaturës…
  • Familja Qiriazi, Shtylla Historike e Arsimit Shqiptar dhe e Formësimit të Identitetit Kombëtar
  • Muhamet Kërpaçi, ambasadori i artit shqiptar
  • 𝐆𝐞̈𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐃𝐢𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐌𝐞̈𝐬𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐦𝐣𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞̈𝐫𝐯𝐞 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐞̈𝐭𝐨𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐢𝐣 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢
  • Mësuesit çamë, ata që u sakrifikuan me dashuri për shkronjat dhe fjalën e ëmbël shqipe
  • Në ditëlindjen e 94 të shkrimtarit Naum Prifti
  • E ARDHMJA ESHQIPËRISË VARET NGA PUNA E MËSUESVE
  • “Dilema e Ismailit”, një film sfidë e kinematografisë shqiptare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT