• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Koalicionet parazgjedhore mund të shthuren pas 11 qershorit

May 30, 2017 by dgreca

Koalicionet e krijuara para zgjedhjeve nuk garantojnë se Kosova nuk do të futet në bllokadë rreth formimit të Qeverisë së re pas zgjedhjeve, parashikojnë njohësit e zhvillimeve politike. Sipas tyre, është e pritshme që pas zgjedhjeve, koalicionet aktuale të ri-definohen.

Koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe partinë Nisma, pastaj koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës me Aleancën Kosova e Re dhe subjektin e ri Alternativa, si dhe subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje, konsiderohen si blloqet kryesore politike në këto zgjedhje.

Artan Muhaxhiri, analist politik, tha për Radion Evropa e Lirë se spektri politik në Kosovë nuk ka mësuar shumë nga përvoja e vitit 2014, kur Kosova ishte futur në një krizë institucionale prej gjashtë muajve.

Edhe procesi aktual zgjedhor, nënvizon Muhaxhiri, nuk garanton se do të përmbyllet me fitoren e mjaftueshme të ndonjërit prej subjekteve garuese, qoftë koalicion, parti apo lëvizje politike, që si e vetme të formojë Qeverinë e re.

“Edhe koalicioni i PDK-së edhe ai i LDK-së, janë krijuar në mënyrë të improvizuar dhe për këtë arsye është shumë e mundshme që pas zgjedhjeve të kemi probleme në formimin e Qeverisë, pasi që është shumë pak e besueshme që ndonjëri prej tyre të fitojë shumicën e domosdoshme për ta krijuar Qeverinë”, thotë Muhaxhiri.

Koalicionet aktuale janë ndërtuar edhe mbi parimin e ndarjes paraprake të posteve, nisur nga posti i kryeministrit, kryetarit të Kuvendit e deri te ministritë dhe resorët tjerë. Por, të gjitha këto marrëveshje, sipas Muhaxhirit mund të rishikohen pas zgjedhjeve, marrë parasysh se do të jetë vështirë që të fitohen zgjedhjet, sipas parashikimeve parazgjedhore.

Ai pret që koalicionet aktuale mund të shpërbëhen pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit.

”Qoftë koalicioni i PDK-së apo ai i LDK-së, në fakt do të duhet që ta marrin ndonjërin prej aleatëve në koalicionet kundërshtare apo të bëjnë ndonjë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila në këto zgjedhje garon si e vetme. Por, në çdo rast do të kemi negociata të gjata, do të ketë pakënaqësi nga njerëzit të cilët tashmë llogarisin në poste të rëndësishme qeveritare. Prandaj, edhe është e pritshme që të ketë probleme në formimin e Qeverisë së ardhshme të Kosovës”, thotë Muhaxhiri.

Ndërkohë, analisti nga Grupi Ballkanik për Politika, Naim Rashiti thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2014 e ka përcaktuar rrjedhën ligjore të formimit të institucioneve, ku definohet qartë se mandatin për formimin e Qeverisë e fiton koalicioni apo partia politike që i fiton zgjedhjet dhe jo ndonjë koalicion paszgjedhor.

Ai beson se partitë politike, megjithatë kanë marrë një mësim nga procesi i kaluar zgjedhor më 2014. Po ashtu, edhe eliminimi i vijave të kuqe për formimin e koalicioneve, sipas Rashitit mund të jetë një element ndihmese drejt formimit sa më të shpejtë të Qeverisë së re.

“Për faktin që është vijat e kuqe kanë vdekur tashmë, do të thotë nuk është më tabu asnjë formë e koalicionit dhe besoj se të gjitha subjektet politike i kanë kuptuar gabimet gjatë vitit 2014 e tutje dhe sjelljet e tyre gjatë krizës më pastaj, apo marrëdhënieve ndërmjet pushtetit dhe opozitës. Mendoj se asnjëri subjekt nuk dëshiron që situata nga e kaluara të përsëritet”, thekson Rashiti.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, pasuan votimin në Kuvend të një mocioni mosbesimi ndaj Qeverisë më 10 maj. Të njëjtën ditë, Presidenti i Kosovës pati shpërndarë Kuvendin, kurse në ditë më vonë pati shpallur 11 qershorin, datën për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Për 120 ulëset në Kuvendin e Kosovës, pritet të garojnë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.

Për formimin e Qeverisë së Kosovës, janë të domosdoshme të paktën 61 vota në Kuvend. Koalicioni apo partia fituese, kryesisht llogaritë në koalicione paszgjedhore edhe në pakicat, si kategori kushtetuese e domosdoshme për përfshirje në Qeveri.(Kortezi Zijadin Gashi-RFL)

Filed Under: Politike Tagged With: Koalicionet, Kosove, shthurje pas zgjedhjeve

BASHA ka çelë fushatën për Republikë e re, helmim pas mitingut

May 28, 2017 by dgreca

Helmimi pas mitingut të PD: Reagon Policia e Shtetit,  Nishani: E rëndë! Të zbardhet ngjarja/

Partia Demokratike ka çelë mbrëmjen e së shtunë fushatën elektorale në sheshin para Kryeministrisë, aty ku 90 ditë me radhë qëndroi “çadra” e protestës për zgjedhje të lira e të ndershme, nga ku u themelua edhe “Republika e re” për të cilën Basha u kërkoi në 25 qershor votën shqiptarëve.

“Kemi një plan për zhvillimin e Shqipërisë, sepse interesat e shqiptarëve janë interesi ynë. Shqiptarët me 25 qershor do të votojnë për të vendosur një qeveri e kryeministër që mban interesin e tyre mbi të gjitha dhe jo një kryeministër të korruptuar e që bashkëpunoi me krimin, e që kontrollohet nga krimi e interesat e krimit”, tha Basha.

Basha renditi disa nga pikat e programit që do të zbatohet në rast se ai vjen në krye të qeverisë në 25 qershor. Taksa e sheshtë 9 %, zerimi i taksës për biznesin e vogël, zhbërjen e ligjit për arsimin e lartë, një sistem shëndetësor në shërbim të qytetarit, rritje të pensioneve, mbështetje të sektorit bujqësor ishin disa nga premtimet e Bashës.

Duke folur për listat e deputetëve, kreu i Partisë Demokratike u shpreh se nuk ishin të papritura. “Vendimi ishte i vështirë për t’u marrë, por jo i pamundur. PD ka zgjedhur njerëz me vlera në listat e saj. Ndryshimi duhet të fillojë nga vetja jonë, nga shtëpia jonë dhe kështu kemi bërë”, tha Basha.

Por theksoi ai, kjo do të jetë lista e fundit që do të bëhet nga kryetari sepse listën e deputetëve do ta vendosë qytetari shqiptar. “Premtoj reformë totale kushtetuese. Shqiptarët do të zgjedhin drejtpërdrejt përfaqësuesin e tyre në Parlament, e do të mund ti kërkojnë llogari qeverisë e kryeministrit”, deklaroi Basha.

Basha vlerësoi edhe rolin e aleatëve të saj, të cilët tha ai sot po konkurojnë nën siglën e PD-së. “Republika e re ishte hapi ynë i parë drejt fitores vendimtare në 25 qershor. Aleatët tanë politikë që sot janë bashkuar nën siglën e PD-së, dua t’i falenderoj nga zemra për qëndresën e tyre. Sot në Shqipëri, opozita është e bashkuar, ndërsa pala kundërshtare e përçarë. Të bashkuar ne shkojmë drejt fitores së sigurt”, tha ai.

Basha iu përgjigj edhe akuzave të maxhorancës për drejtimin e bashkisë së Tiranës, duke e akuzuar kryeministrin Edi Rama për mosmbështetje. “Unë e di fare mirë se mund të bëhej më shumë për Tiranën, por kjo ishte kosto e egos politike të Ramës, i cili për të arritur synimet e veta, goditi axhendën e qytetarëve të Tiranës. E kam vuajtur së bashku me qytetarët. Por ju premtoj se vetëm interesi i shqiptarëve do të prevalojë dhe dora ime do të shtrihet ndaj çdo kujt që punon për interesin e shqiptarëve”, deklaroi kryetari i PD-së Basha.

Basha tha se shqiptarët meritojnë një shtet të fortë. Rama, tha ai, flet për politikën si lojë shahu. “Po njerëzi çfarë janë gur shahu? Shqiptarët nuk janë gurë shahu. Por ne jemi këtu pas një betejë 90 ditore, jo thjesht e vetëm për të ndryshuar lojën e shahut, për të ndërruar gurët e bardhë me të zinj. Loja merr fund me 25 qershor. Tryeza e shahut përmbyset me 25 qershor. Atëherë ju do ta keni në dorë qeverinë . Shqiptar, merrni në dorë Shqipërinë me 25 qershor”, u shpreh Basha.

Pluhuri misterioz u hodh te podiumi, Salianji: Prag skandali!/

?????????????????????????????????????????????????????????

Hetime intensive janë duke u bërë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë, ku dyshohet se një substancë kimike është hedhur në ajër dhe ka shkaktuar shqetësime të ndryshme, tek të paktën 76 persona, të cilët janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spital.

Burime nga vendngjarja dhe nga policia thonë për Syri.net se hetimet janë marrë në dorë nga Antiterrori, ndërsa në terren janë me dhjetëra specialistë të disa institucioneve të shtetit.

Por ende nuk dihet se çfarë substance është hedhur në ajër, ndërsa ende nuk është përcaktuar pista hetimore edhe pse mund të flitet për diçka të rëndë.

Në vendin e ngjarjes, të rrethuar nga policia ndodhen ekspertë kimistë të ushtrisë, specialistë të antiterrorist, agjentë të Shërbimit Informativ Ushtarak (SHIU), ata të SHISH dhe specialistë të Gardës së Republikës.

Në vendngjarje ndodhen edhe disa prokurorë të Tiranës dhe krimeve të Rënda, që janë duke hetuar. Ende nuk ka një pistë hetimore në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ndërsa flitet për disa të tilla.

Ndërkohë kandidati i dytë i PD në listë, për deputet në Korçë, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me ngjarjen e rënde ku mbi 50 persona janë shtuar në spital pas marrjes pjesë në mitingun e PD.

“Per te gjithe miqte dhe pjesemarresit e aktivitetit te djeshem te cilet kane simptoma te djegies dhe helmimit te mos mjekohen vete, por t’i drejtohen mjekut per trajtim sepse mund te kete komplikacione te metejshme. Dje neper spitale qe ne oret e para te mengjesit kane qene qindra qytetare! Prag skandali!” shkruan Salianji.

Helmimi pas mitingut të PD: Reagon Policia e Shtetit/

Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit të lajmit në media se simpatizantë të PD ishin shtruar në spital pas përfundimit të mitingut.

Policia thotë se 50 persona të cilët janë paraqitur në spital QSUT herët në mëngjes kanë qenë në mitingun e PD dhe pasi kanë marrë mjekimin e duhur, janë larguar.

Ndërsa 3 prej tyre po mbahen ende nën vëzhgim nga mjeku.

Gjithashtu policia bën me dije se ka ngritur grupe pune që po hetojnë mbi ngjarjen.

“Në datë 28.05.2017, rreth ores 04.00 te mengjesit në Q.S.U.T., jane paraqitur per ndihme mjekesore rreth 50 shtetas me simptoma te ngjashme, kryesisht djegie ne sy dhe skuqje lekure ne pjeset e siperme te trupit. Nga verifikimet paraprake rezulton se keta shtetas kanë qenë pjesemarrës në aktivitetin e zhvilluar nga Partia Demokratike, mbajtur ne oren 19:00 te dates 27 maj, zhvilluar ne Bulevardin ‘Deshmoret e Kombit’ ne Tirane.

Pasi jane mjekuar te gjithe shtetasit jane larguar per ne banese, veç 3 prej tyre qe kane patur me teper shqetesime dhe po mbahen nen kujdesin e mjekeve ne spital. Menjehere sapo ka marre njoftim, nen drejtimin e Prokurorise se Tiranes eshte ngritur grupi hetimor me eksperte nga Policia e Shtetit, Garda e Republikes, struktura te specializuara te Forcave te Armatosura etj. Nderkohe po kryhen gjithe egzaminimet e nevojshme per te percaktuar shkakun qe provokoi simptomat si dhe zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes”, thuhet në deklaratën e policisë.

Helmimi në mitingun e PD, Nishani: E rëndë! Të zbardhet ngjarja/

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani kërkon angazhim të plotë të të gjithë strukturave ligjzbatuese për të zbardhur ngjarjen e ndodhur në mitingun e Partisë Demokratike ku u helmuan mbi 70 qytetarë përfshirë edhe liderin e opozitës, Lulzim Basha.

Reagimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani po ndjek me shqetësim dhe angazhim maksimal situatën e rëndë që ka shkaktuar lëndimin e një numri të madh qytetarësh përfshirë edhe liderin e opozitës, z. Lulzim Basha, gjatë tubimit të çeljes së fushatës elektorale të opozitës ditën e djeshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Presidenti i Republikës uron së pari shërimin sa më parë të të lënduarve dhe tejkalimin e kësaj situate pa pasoja.

Presidenti po mban kontakte me të gjitha agjencitë ligjzbatuese për t’u informuar për zhvillimin e kësaj ngjarjeje si dhe kërkon angazhimin maksimal të tyre në zbulimin e plotë të saj.

Filed Under: Politike Tagged With: helming i protestusve, Mitingu i PD

Prince Leka II Haradinaj: Royal family is at the service of Kosovo

May 27, 2017 by dgreca

2 Princ Leka HaradinajPRISTINA, May 27  – The head of Alliance for Kosovo Future hosted on Saturday Prince Leka II.
“It is a delight to meet Albanians. I was honored to know His Highness, king Leka of Albanians. While today we carry on the tradition with King Leka II, who has come to Kosovo,” Haradinaj said.
Prince Leka II said he felt good to be in Kosovo as the royal family has always stood by Kosovo and we will always serve Kosovo and entire Albanian people. I am very glad that you have overcome the turmoil and the problems that you had in France to be back in Kosovo.(ATA)

Filed Under: Politike Tagged With: Haradinaj, Prince Leka II

LISTA E KANDIDATEVE TE PD- REPUBLIKA E RE PËRJASHTON REBELËT ANTI CADER

May 27, 2017 by dgreca

-Sakrifikohen zërat kundër, u jepen aleatëve të vegjël 8 kandidatë në zona të sigurta/

Tirane- Lista e kandidatëve për deputetë e Partisë Demokratike, atë që Lulzim Basha i quan mbështetës të Republikës së Re ka befasuar gjithashtu me emrat e rinj, rikthim të disa personaliteve të partisë, si dhe ruajtjen e disa të vjetërve si Flamur Noka, Genc Strazimi, Genc Pollo, Eduard Halimi e Aldo Bumci.Lista e qarkut Tiranë kryesohet nga Lulzim Basha. Ish kryeministri Berisha është në të gjithashtu në të njëjtin qark, por emri i 7-të, pas Bashës dhe 5 zonjave.Në këtë qark befason emri i dytë pas Bashës, Orjola Pampuri psikologia dhe pedagogia e paangzhuar më parë në Partinë Demokratike. Dhe përfshirja e vajzës së Azem Hajdarit në këtë listë e renditur si e treta.Mjeku Gjinekolog Halim Kosova kërkon rikthimin në parlament pas betejes së humbur për të drejtuar Bashkinë e Tiranës.I rikthyer në PD është edhe Enkelejd Alibeaj i cili kryeson listën e Fierit pas kontributit të dhënë si ekspertë i reformës në drejtësi në këtë parti.

Në Gjirokastër, Lista kryesohet nga Tritan Shehu. Mjeku anestestezistë rikthehet në parlement ndërsa është i njohur në këtë parti si ish kryetar, ish zv kryministër dhe ministër i Shëndetësisë.Ka suprizuar dhe lista në Korçë. Gjergji Papa nuk është kandiduar më dhe është zvëndësuar nga historiania Valentina Duka.Ndërsa në qarkun Shkodër dhe Vlorë dy kryetarët e kësaj partie Ramiz Coba dhe Hariz Mema janë renditur të fundit në listë, që do të thotë me pak mundësi për të qënë fitues.Në listën Basha janë larguar 7 zonja që ishin në këtë legjislaturë në parlament dhe janë vetëm 15 të kandiduara për Republikën e Re, ndërsa rivalët kryesor politikë kanë numrin më të lartë të kandidatëve femra; PS 58, LSI 65 Dhe 12 Sfida e Bojaxhi,Ndërsa sipas FRPD më shumë mundësi u është dhënë të rinjëve.

Te perjashtuarit 

  1. Jozefina Topalli
  2. Majlinda Bregu
  3. Eduard Selami
  4. Ridvan Bode
  5. Astrit Patozi
  6. Arben Imami
  7. Keltis Kruja
  8. Enno Bozdo
  9. Asllan Dogjani
  10. Kastriot Islami
  11. Myqerem Tafaj
  12. Bedri Hoxha
  13. Roland Keta
  14. Igli Cara
  15. Kosma Dashi
  16. Bedri Mihaj
  17. Arbiola Halimi
  18. Genc Ruli (nuk kandidoi vetë)
  19. Eleina Qirici
  20. Gjergji Papa
  21. Mimoza Hajdarmataj
  22. Albina Deda
  23. Gjovalin Bzhetaj
  24. Irma  Kopliku

REAGIMET E TE LARGUAREVE

Majlinda Bregu: Gjithsesi tashmë është mbyllur një tjetër kapitull i jetës sime politike në Partinë Demokratike, për të nisur, sigurisht, një kapitull i ri, pa pikë dyshimi në PD dhe dhe me PD e Shqiptarëve Demokratë të Vërtetë!Jashtë listës së Lulzim Bashës e atyre që nuk lanë gjë pa bërë e thëne, sepse e deshën PD-në jashtë zgjedhjeve. Jashtë grupimit qe s’tha asnjë fjalë ose më saktë thanë bëma e bënë gjëma, për të justifikuar absurdin se PD jashtë zgjedhjeve kishte nisur ndërtimin e kantierit të Republikës së Re!!!

Përmes një artikulli të gjatë, Astrit Patozi, shpreh keqardhjen për mënyrën se si është katandisur sipas tij ambjenti politik në vend.

Në lidhje me përjashtimin nga lista pas kontributit të tij të gjatë në PD, Patozi thotë se asgjë nuk është rastësi, paralajmërimin për këtë gjë sipas tij e ka dhënë kundërshtari politik Edi Rama në seancën e fundit parlamentare.

ASTRIT Patozi: Per ironi te fatit, paralajmerimin e fundit per sa ndodhi ma dha kryekundershtari yne ne seancen e fundit te parlamentit, i cili vuri ne dyshim vijimesine time si deputet pas shtatorit. Sigurisht, nuk jam as paranojak dhe as delirant qe te mendoj se ka nje komplot nderkombetar ndaj meje ose dikujt tjeter apo qe Edi Rama e ka shtrire marreveshjen me PD-ne deri tek listat e deputeteve te saj.

Ndaj me duhet ta falenderoj edhe kryeministrin joteknik, qe e parashikoi sakte, pavaresisht se e lehte duhet te jete qene per te. Jo thjesht per shkak te marreveshjes, endrrat e Republikes se Re me ato te “Rilindjes” ngjajne. Madje, ka raste qe ato jane e njejta gje. 

Nga ana e saj Jozefina Topalli deri tani ka reaguar me heshtjen duke u ndalur vetëm tek një urim për muajin e Ramazanit

LISTA E TIRANES
Lulzim Basha
Oriola Pampuri
Rudina Hajdari
Grida Duma
Albana Vokshi
Jorida Tabaku
Sali Berisha
Halim Kosova
Gent Strazimiri
Fatmir Mediu
Dashamir Shehi
Gerti Bogdani
Fuad Haxhiymeri
Blendi Sula
Flamur Hoxha
Fatbardh Plaku
Dorjan Teliti
Besnik Fucia

LISTA E DURRESIT
Oerd Bylykbashi
Fatbardha Kadiu
Edi Paloka
Florjon Mima
Agron Duka
Vullnet Topalli
Enri Ceno
Shkelqim Fortuzi

LISTA E SHKODRES
Romeo Gurakuqi
Izmira Ulqinaku
Lorenc Luka
Helidon Bushati
Nard Ndoka
Bardh Spahia
Anton Koka
Ramiz Coba

LISTA E VLORES
Agron Shehaj
Nada Mecorapja
Vangjel Dule
Arben Ristani
Dashamir Tahiri
Adriatik Alimadhi
Hariz Mema

LISTA E KUKESIT
Flamur Noka
Isuf Cela
Alban Zeneli
Miftar Dauti

LISTA E GJIROKASTRES
Tritan Shehu
Roland Bejko
Kosta Barka
Besnik Aliaj

LISTA E DIBRES
Dhurata Cupi
Xhemal Gjunkshi
Edmond Isaku
Sulejman Gjana
Denisa Vata

LISTA E FIERIT
Enkeleid Alibeaj
Genc Pollo
Myslym Murrizi
Luan Baci
Olsi Cuko
Luljeta Sejko
Dilaver Kamberaj
Jakup Beqiraj
Shkelqim Krasniqi
Aurora Koroveshi

LISTA E KORÇES
Valentina Duka
Ervin Salianji
Hekuran Hoxholli
Klevis Balliu
Andrea Mano
Ligoraq Karamelo
Fatmir Guda

LISTA E BERATIT
Eduard Halimi
Astrit Veliaj
Lefter Maliqi
Besart Xhaferi
Sazan Guri
Bujar Hoxha
Myslym Haxhi

LISTA E LEZHES
Aldo Bumci
Lindita Metaliaj
Anton Frrokaj
Martin Bibaj
Prec Zogaj
Luigj Gjergji
Enkeleida Rica
Klajdi Reci

LISTA E KUKESIT
Flamur Noka
Isuf Cela
Alban Zeneli
Miftar Dauti

LISTA E ELBASANIT
Edmond Spaho
Endri Hasa
Luciano Boci
Taulant Zeneli
Arben Elezi
Fitim Zekthi
Nada Krypa
Blendi Himci

Aleatet ne listet e PD
Pas negociatave të gjata ndoshta dhe lufte nervash me ndonjë nga aleatët, kreu demokrat Lulzim Basha arriti të bindë 5 nga aleatët e tij të jenë pjesë e listave të PD-së duke kënaqur më shumë ndonjërin prej tyre.

Nga Partia Agrare Ambjentaliste
Agron Duka renditet i 5 -ti në listën e PD-së në Durres.Fuad Haxhiymeri renditet i 13-ti në listat e PD-së në Tiranë. Olsi Cuko renditet i 5-ti në listat e PD-se ne Fier

Nga Partia Republikane 
Fatmir Mediu renditet i 10-ti në listat e PD-së në Tiranë
Blendi Sula renditet i 14-ti në listat e PD-së në Tiranë

Nga  LZHK
Dashamir Shehi rendite i 11-ti në listën e PD-së në Tiranë.

Nga PBDNJ
Vangjel Dule renditet i 3-ti në listën e PD-së në Vlorë
Nga PDK
Nard Ndoka renditet i 5-ti në listën e PD-së në Shkodër

 

Filed Under: Politike Tagged With: Basha, largohen rebelet, Lista e Republikes se Re

LORIK CANA NE KLINIKEN ILLYRIA NE BRONKS

May 25, 2017 by dgreca

NYS Assemblyman Mark Gjonaj will be welcoming Albanian National Soccer Team Player and Pride, Lorik Cana in a meet and greet with adolescent admirers in Illyria Clinic at the NYC Health + Hospitals/

Meet and Greet Lorik Cana

Bronx. NY – NYS Assemblyman Mark Gjonaj will be welcoming Albanian National Team Player, Lorik Cana on Friday, May 26, 2017 at 4pm, to meet with adolescents admirers in the Illyria Clinic, Building 1, 4th Fl.  Jacobi CEO Chris Mastromano will also be on hand to greet Mr. Cana.

“We take pride in Illyria Clinic, an outpatient clinic established by Jacobi in the summer of 2000, in an effort to help new immigrants and refugees from the war in Kosova and the Balkans. The health issues that face immigrants are similar to those faced by the general population, but are often magnified by the lack of health insurance, language gaps and so many more.” says Assemblyman Gjonaj.

 “During the first six years Illyria’s pediatricians saw large numbers of reserved, shy, and traumatized children who even feared entering new schools. Their new schoolmates came from lands that were simply unknown. We tried to persuade the kids to make friends by joining the sports teams. Soon enough the Albanians with their advanced soccer skills, joined the Hondurans, Mexicans, Africans and others, in the fields and schools. We owe this in great part to the unwitting mentorship of players like Lorik Cana.” says Dr. Alan Ross of Illyria Clinic.

Lorik Cana an inspiration to so many young adults, made his international football debut at the age of 19. After playing in top divisions in France, England, Italy, and Turkey, he came back to lead the Albanian National Team in its first major international competition, the 2016 UEFA European Championship.

The Kosova American Education Fund (KAEF), an education group established by American Councils for International Education, has invited Cana to the US. KAEF provides fellowships to promising Kosovars to attend top-level graduate studies at U.S. universities.

For more information contact Vera Mjeku at 914-309-9757.

Filed Under: Politike Tagged With: Bronx, Lorik Cana, Mark Gjonaj-mikprites, me 26 Maj, ne kliniken Illyria

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 532
  • 533
  • 534
  • 535
  • 536
  • …
  • 653
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT