• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Lamtumira e Biden, Dobësimi i influencës amerikane në Ballkan

August 19, 2016 by dgreca

Joseph Biden e mbylli udhëtimin e tij të fundit në Ballkan me thirrjen për të avancuar pajtimin serbo-shqiptar. Veçanërisht në Kosovë ka rënë influenca amerikane, konstaton analisti Andreas Ernst: „Në qendrën turistike të Beogradit Joseph Biden të martën bleu një palë opinga tradicionale serbe. Të mërkurën në Prishtinë ai uroi fituesen e parë kosovare të Olimpiadës, Majlinda Kelmendi. Ndërsa pasdite mori pjesë në ceremoninë në bazën amerikane Bondsteel me rastin e inagurimit të një rruge që mban emrin e djalit të tij të ndjerë.

Nuk munguan pra gjestet simbolike gjatë vizitës së lamtumriës të zëvendës presidentit amerikan Biden. Por këto gjeste nuk mundën të fshehin, se SHBA-ja ka hequr dorë nga roli i saj vendimtar i viteve nëntëdhjetë në Ballkanin Perëndimor. Janë Berlini dhe Brukseli tani që e kanë marrë në dorë skeptrin. Por edhe përfytyrimi për një rajon të paqëtuar ende nuk është bërë realitet….

Kosovo USA Treffen in Pristina - Joe Biden & Isa Mustafa

Raportet serbo-amerikane janë tradicionalisht të tensionuara. Në Beograd nuk harrohet roli drejtues i Uashingtonit gjatë bombardimit të vendit më 1999 dhe mbështetja e pavarësisë së Kosovës më 2008. Megjtihatë Vuçiq përkundër opinionit publik përpiqet t’u serviret amerikanëve si një politikan bashkëpunues. Që nga fillimi i korrikut Serbia u ka ofruar strehim gjashtë ish të burgosurve të Guantanamos, të cilët SHBA-ja përpiqej prej vitesh t’i shpërndante në vende të ndryshme. ..Biden tha gjatë vizitës së tij shprehimisht, se Uashingtoni nuk ka asgjë kundër ‚marrëdhënieve tradicionalisht të mira mes Sebrisë dhe Rusisë‘. Megjithatë presidenti Tomislav Nikolic i bëri të qartë, se këto marrëdhënie janë të pathyeshme dhe as që mund të mendohet pjesëmarrja serbe në sanksionet kundër Moskës….

US Vizepräsident Biden zu Besuch in Serbien

Pritja e Bidenit në Kosovë ishte vërtetë më e përzemërt, por edhe më problematike në aspektin ppolitik. Qëkurse para disa vitesh partia Vetëvendosje ka krijuar një lëvizje të fortë opozitare, kanë kaluar kohët, kur çdo dëshirë e Uashingtonit konsiderohej si urdhër. …

Një pjesë e madhe e opinionit është pro-amerikane dhe e ka të qartë, që pa SHBA-në nuk do të ekzistonte shteti. Por miqësia nuk është më pa kushte. Apeli i Bidenit për krijimin e Asosacionit të komunave serbe hasi nëveshin e shurdhër të opozitës….Ndryshe nga Serbia, ku në thelb nuk ka opozitë dhe alternativë ndaj Vuçqit, në Kosovë përkrahësit e procesit delikat të pajtimit qendrojnë dhe bien me udhëheqjen aktuale politike. Nëse opozita vjen në pushtet, procesi do të vieht në pikëpyetje. Këtë Bideni e di e megjithatë nuk mund të influencojë.“, shkruan gazeta zvicerane „Neue Zürcher Zeitung“.(DW)

Filed Under: Politike Tagged With: amerikane, dobesimi influences, Lamtumira e Biden

Frika e Amerikës ka një emër të ri – Angela Merkel

August 18, 2016 by dgreca

Nga  Ines Pohl/Atëherë bota dukej në rregull. Kur theksi në të folur tregonte se ishe me origjinë gjermane, deri në kohën e Krishtlindjeve njerëzit ishin plot vlerësim dhe respekt për Kancelaren gjermane. Angela Merkelin e brohorisnin në faqet kryesore të gazetave amerikane si zë të arsyes, kompetente për përparimin ekonomik, në fund të fundit jo vetëm si nënë e kombit gjerman, por si garante për stabilitet dhe siguri për një kontinent të tërë. Selfie-t e Merkelit me refugjatët sirianë u bënë edhe në SHBA një simbol për Gjermaninë e re, bujare, të shoqëruara me duartrokitjet e përshëndetjes për refugjatët nga njerëzit në stacionin e trenit të Mynihut.

Perëndimi i heroizmit të Merkelit

Por pastaj erdhi nata e Vitit të Ri me sulmet në Këln. Kultura e brohoritur e mikpritjes u kthye në krizë kërcënuese të refugjatëve. Me shtimin e problemeve në politikën e brendshme gjermane dhe në politikën evropiane nisi perëndimi i heroizmit të Merkelit. Nga shprehja optimiste “Do t’ia dalim mbanë”, parë nga perspektiva e shumë amerikanëve, në fund ka mbetur vetëm një “ne kemi frikë”.

Me vitin e ri nisi edhe fushata elektorale në SHBA dhe me avancimin shqetësues të Donald Trumpit edhe leja për t’u hapur dyert paragjykimeve dhe racizmit.

Më në fund erdhi një politikan që ofronte shpjegime, të cilat mund t’i kuptoje. Ai e dinte se pse bota e patrazuar amerikane kishte rënë në një paqetësi të tillë. Ai madje nuk kujdesej për të ashtuquajturat qëndrime korrekte politike, i përmendte me emër fajtorët dhe kishte edhe zgjidhje të thjeshta në ofertë: para së gjithash meksikanët dhe kinezët e kanë fajin për vështirësitë ekonomike, për luftërat dhe terrorin në botë fajin kolektiv e mbajnë myslimanët.

Sulme të ashpra në twitter

Dhe meqenëse Donald Trump është mjeshtër në kapjen e atmosferës dhe shfrytëzimin e saj politikisht, ishte vetëm një çështje kohe, deri sa ai do të niste ta shfrytëzonte për fushatën e tij ndryshimin e klimës në Gjermani dhe në Evropë. Në sulme të ashpra në twitter ai e bëri përgjegjëse për atentatet në Paris Kancelaren gjermane dhe politikën e saj ndaj refugjatëve. Çdo sulm, çdo vrasje në të cilën merr pjesë një mysliman në Gjermani kthehet në një dëshmitar qendror për politikën e tij të përjashtimit.

Por tani punët për Donald Trumpin nuk duken mirë. Që prej kongreseve për shpalljen e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale ai nuk po stabilizohet më vërtet. Në një kohë që shifrat e Hillary Clintonit në sondazhe rriten vazhdimisht, Trumpin po e braktisin anëtarë të shquar të partisë së tij dhe në ekipin e tij elektoral ka shumë probleme.

Ines PohlInes Pohl

Strategjia e fushatës elektorale e Trumpit qe bazuar që në fillim në pasiguri, në vend të koncepteve politike. Llogaria e tij është sa e tejdukshme, aq edhe e suksesshme: sa më të mëdha të jenë frikërat e njerëzve, aq më e fortë do të jetë thirrja për një burrë të fortë, i cili t’i zgjidhë problemet me dorë të ashpër. Këtu për të është shumë e përshtatshme dilema në të cilën ka ngecur Angela Merkeli. Dhe me një thjeshtësi mjeshtërore ai luan sërish të vetmen kartë të fshehur në mëngë, kartën e frikës, duke e shpallur konkurenten e tij Hillary Clinton si Angela Merkel të Amerikës.

Burri i fortë në vend të gruas së dobët

Angela Merkel është kthyer ndërkohë për shumë amerikanë në simbol të shpresave të zhgënjyera. Një grua, për të cilën besonin se do t’ia dilte mbanë, por e cila duket se dështon në paaftësinë e saj vetjake për të caktuar kufij të qartë. Një grua, së cilës shumë njerëz i besuan për një kohë të gjatë, por e cila në fund nuk tregoi ashpërsinë, të nevojshme për ta mbrojtur vendin e vet “nga të tjerët”. Një grua, e cila në fund të fundit tërheq terrorin në vendin e saj. Edhe 15 vjet pas 11 shtatorit 2001, frika nga një atentat terrorist mbetet arma më e fortë e Trumpit.

Kjo në një kohë kur krahasimi midis Merkelit dhe Clintonit duket kaq mjeshtëror, sepse barazimi i të dyja grave funksionon në vështrim të parë. Dhe se nga ky vështrim bëhet i qartë që Donald Trumpi është ndryshe. Në interpretimin e tij ai është ai burrë i fortë, i cili mund ta mbrojë Amerikën nga gabimet e një gruaje.

Filed Under: Politike Tagged With: Donald Trump, frika nga Merkel

Serbia do të duhet ta ndërrojë kushtetutën!

August 17, 2016 by dgreca

Shkuan: Refik HASANI/

Legjislatura e Parlamentit  të dalur nga zgjedhjet e 24 prillit të muajit të kaluar është momenti i funditë që nga kushtetuta e Serbisë të fshihet testi për Kosovën të zënë vendë të drejtat  për shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës dhe të tjerëve. Serbia do të duhej të ndërron  kushtetutën dhe të ndërron jo vetëm kushtetutën por edhe qasjen ndaj Kosovës, Bosnjës e Hercegovinës,Kroacisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Mbi të gjitha Serbia të pregaditet sa më parë nëse don’t të hynë në BE, të pranon realitetin të mos përzihet në vende tjera por  të pranon zyrtarisht në kushtetutë akte e dispozita tjera  që ka Hungarez autokton që përbëjn Krahina e Rajone homoxhene , Shqiptarë, Boshnjakë, Bullgarë, Vllehë, e të tjerë.

***

Serbia ka të drejtë të interesohet për vendasit e vetë  në Kosovë, për aqë sa Beogradi don t’ju garanatoj pakicës Serbe në Kosovë me shumicën shqiptare. Por, Prishtinën askush  nuk mundë ta pengon që edhe kjo të interesohet për vendasit e vetë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Serbia nuk ka të drejtë për vendasit e vetë  në Kosovë  jo vetëm  t’ju garanatoj por edhe ti barazoj pakicën serbe me shumicën Serbia diskriminon të gjitha komunitetet e saja që jan në Serbi, si në Vojvodin, Sangjak, Krahina e banuar me shumicë  shqiptare  në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, Timoku Lindor, kurse kërkon të drejta maksimale për vendasit e vetë në Kosovë, Bosnjë e Kroaci. Beogradi duhet sa më parë të fshij nga preambulla e Kushtetutës së saj që figuron Kosova është pjesë e Serbisë. Pasi tani Republikën  e Kosovës e kan njohur mbi 100 shtete. Përveqës kushtetutës që nuk duhet të figuron me asnjë nen Shqiptarët e Kosovës e as të Shqipërisë. Por përkundrazi duhet të cekët në aktin më të lartë që populli Serbë duhet të heqë e fshijë  nga memorja por dhe institucionet që shprehet përmes akteve  shtetërore si të kushtetutës por  kishës  Ortodokse nga Akademia e shkencës, nga njerëzit  nëpër forume si shoqta apo lidhja e shkrimtarë Serbë e të tjerë, diaspora serbe  etj.  Beogradit duhet ti bëhet presion që nga fjalori të hiqe që ende është duke e mashtruar opinionit për gjoja që ka nënë përkujdesje për  Kosovën. Opinioni i përgjithshëm Serbe të pregaditet sa më parë që jan shumë më pakë se kan pretenduar nuk kan Federatën e Jugosllave  e boshte tjera të fshehta.  Beogradi të cekë dhe pranon zyrtarisht në kushetutë akte e dispozita tjera  që ka Hungarez autokton, Shqiptarë, Boshnjakë, Bullgarë,Vllehë,Romë e të tjerë. Të gjithë këtyre t’ua pranon të drejtat  këtyre nëse don të ecë dhe ti gëzon privilegje të familjës Europiane.  Beogradi të pranon që janë këto  Krahina, Kantone apo Rajone që kan specifika të tjera shumë të veqanta prej serbëve duke u dalluar edhe me veçori ne këto rajone homogjene prandaj Parlamenti i Serbisë do të duhej të ndahet:

–                Në një Parlament me dy dhoma,

–                Në një Qeveri Multietnike,

Beogradi të ndan vende të rezervuara në Parlament dhe kudo nëpër instanca shtetërore për Humngarezët,Shqiptarët, Boshnjakët, Bullgarët,Vllehët,Romët e të tjerë. Beogradi dhe Prishtina duhet të pajtohen në shumë çështje, por Prishtina duhet të këmbëngul sumë më shumë dhe të prashtroj kërkesa sa Beogradi për Serbëtë lokal të Kosovës po aqë Prishtina për shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtar të kuptoj dhe veproj që:

–          Dëshiron t’a mban peng Veriun e Kosovës dhe ta pengoj në antarësimin e Kosovës në OKB dhe mekanizma e integrime tjera,

–          Beogradi dëshiron ta destabilizon  Bosnjën e Hercegovinën përmesë Republikës Sërpska,

–          Kështu është duke vazhduar ekstremizmi i Beogradit zyrtarë  do ta ngjallë apetitin për Kninin  në  Kroaci,

–          Por do të vazhdoj edhe në Mali të Zi pasi kemi mbi 35 %  popullatë Serbe që e përbëjn këtë Republikë,

–          Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë ende nuk është stabilizuar  me  gjetjen dhe pranimin e emërtimit nga fqinjët  por Maqedonia ka telashe edhe   me kishën Autoqefale, kombin, territorin prandaj Beogradi duhet ti kthehet vetëm Serbisë.  17.08.2016

Filed Under: Politike Tagged With: nderrim Kushtetute, Refik Hasani, Serbia

Fatmir Mediu, thirrje Ramës: Mos dhuno por ktheja pronat pronarëve në Himarë

August 11, 2016 by dgreca

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, në një deklaratë për mediat, ka reaguar lidhur me dhunën qeveritare siç ai e cilëson, që po ndodh në Shqipëri. Kreu i PR-së, është shprehur se po ushtrohet presion mbi pronarët në bregdetin e Jugut,  kryesisht në zonën e Himarës.

Përgjegjës për këtë, kreu i republikanëve bën Kryeministrit Edi Rama, ku dhe i ka drejtuar një mesazh.

Mediu tha se: “Partia Republikane dënon çdo formë të dhunës qeveritare mbi banoret e Himares dhe gjithë bregdetit dhe kërkon kthimin e pronave ne bregdet dhe mbare Shqiperine, si një e drejtë ligjitime e banoreve te këtyre zonave qe i kane ndërtuar dhe trashëguar këto prona ndër shekuj Partia Republikane kërkon të regjistrohen te gjitha pronat e pronareve te ligjshem shtepi apo prona te tjera ne Himarë, e gjithë bregdetin, te hipotekohen dhe pasjen me certifikatat e pronësisë”.

Më tej, kreu i PR-së, ka theksuar se qeveria po legalizon në mënyrë të paligjshme pronat dhe atyre që e kanë prej shekujsh nuk ja njeh. Mediu ka bërë thirrje që të ndalet çdo projekt publik qe cenon pronën.

“Çdo plan zhvillimi ka nevoje per gjykimin dhe mbeshtetjen e komunitetit. As Kryeministri dhe askush tjeter nuk ka te drejte te sillet si pronar me pronat e bregdetasve. Kjo perle e natyres shqiptare me potenciale te jashtezakonshme per zhvillimin e turizmit do te zhvillohet vetem atehere kur prona te shkoj tek I zoti, por njekohesisht, duke ruajtur vlerat historike. Betonizimi dhe babezia kane shkaterruar ato pak vlera historike qe I kane ngelur vendit tone dhe kjo eshte fatkeqesi kombetare”,- tha më tej Mediu.

Filed Under: Politike Tagged With: Fatmira Mediu, per pronat e Himarioteve, thirrje Rames

Daut HARADINAJ: Shansi historik

August 9, 2016 by dgreca

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u dërgua sonte për Gazetën “DIELLI” kjo deklaratë e deputetit Daut Haradinaj:

Veprimet e fundit po deshmojnë se dielli nuk mbulohet me shoshë! Debati publik i 3 gushtit e deshmoi të vërtetën se demarkacioni është i  pasaktë dhe i dëmshëm për territorin e Kosoves!

Kolegët deputetë e kanë shansin historik, që me votën e tyra t’ia bëjnë një shërbim atdheut dhe ta pengojnë këtë të keqe për Kosovën. Kjo pavarësisht veprimeve që po ndodhin e që janë tepër të çuditshme!

Çdo veprim që po ndodhë nuk e zbehë të vërtetën per kufirin. Unë besoj në votën e kolegëve të mi deputetë, dhe e di që heret a vonë, forca e ligjit do të bjerë mbi ata që, me veprimin ose mosveprimin e tyre, po e tjetersojnë këtë kauzë të shenjtë për Kosovën!

Filed Under: Komente, Politike Tagged With: Daut HARADINAJ: Shansi historik

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 599
  • 600
  • 601
  • 602
  • 603
  • …
  • 651
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT