Sic njofton media e Tiranes, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur në mbledhjen e sotme, (26 Shkurt)krahas kërkesës për pezullimin e Ramës nga punimet e Parlamentit, edhe mosprezencën në komisionet parlamentare për një afat të papërcaktuar. Vendimet vijnë pas ngjarjeve të ditës së fundit, ku rikthimi i deputetit Armando Prenga në sallën e Kuvendit pasi është në proces gjykimi për plagosje të rëndë, por edhe ofendimeve që kryeministri Rama i bëri deputeteve të Partisë Demokratike.
Berisha lë të hapur dorëzimin e mandatit, por është kundër gazit lotsjellës
Ish kryeministri Sali Berisha deklaron se kryeministri Edi Rama detyroi të largojë Armando Prengën pas presionit që erdhi dje nga Brukseli.Në një deklaratë për median Berisha akuzon deputetët dhe qeverinë se po përdorin pushtetin për të vjedhur me tendera me familjet e tyre.Sali Berisha: Kreu i Meduzës ktheu parlamentin në strofull të kriminelëve dhe në atë parlament gjen sot pas burgjeve të sigurisë së lartë numrin më të madh të kriminelëve per capital. Edmond Prenga alias Armando Prenga si leitnanti i Edi Ramës. Në mëshirë vendosi të mos paraqitet për ti larë faqen e zezë Edi Ramës. Por Armandi është njëri prej tyre, si Armandi janë një sërë deputetësh që vjedhin pa mëshirë pasuritë e shqiptarëve. Kurrë ndonjëherë nuk mund të ndodhë si kjo që ndodh në maxhorancën e qelbësirave ku deputetët kanë një garë të papërmbajtur kush e kush të vjedhë pushtetin më shumë.Është simotra Valnetina Leskaj, Ilir Beqaj, Vullnet Spahiu, Koço Kokëdhima. Mendoni se është më pak se Sabri Abazi, nipi o tij Arbri Abazi është fitues i dhjetra tenderave publikë.
Pjerin Ndreu? Dy ditë më pare një sipërmarrës më tregoi një oferët për 380 mijë lekë për rojet por e fitoi I vëllai I Pjerinit. Tani është epoka e Olsëve. Demokracia është në duart e mobokracisë. Përmbysja e tyre me të gjitha mjetet e mosbindjes civile demokratike është rruga e vetme pasi ky parlament është turpi i madh i Shqipërisë, Ballkanit dhe Europës
Por a ka skenarë opozita?
Berisha thotë se është duke shqyrtuar variante shumë të hidhura në lidhje me Kuvendi pasi situata është e papranueshme. Berisha nuk përjashtoi mundësinë e lënies së mandatit por përjashtoi kategorikisht përdorimin e gazit lotsjellës.
Pyetja: Do dorëzoni mandatin?
Berisha: Të gjitha opsionet janë të hapura. Jam duke shqyrtuar variantet shumë të hidhura pasi nuk mund të qëndrojë në këtë parlament ka të inkrimuar
Pyetja: A e zgjidh këtë situatë largimi i opozitës nga parlamenti?
Berisha: Unë po flas si Berisha unë do i nënshtrohem vendimeve të grupit. Kjo situatë është e padurueshme. Merrni prokurorimet kudo familjet e tyre. Përdorin pushtetit për të vjedhur me tendera me familjet e tyre të varfërit ose të përgatiten për tu larguar ose të vuajnë nga uria .Aq më tepër që quhen dembelë.
Jam duke shqyrtuar variantet shumë të hidhura pasi nuk mund të qëndrojë në këtë parlament kaq të inkriminuar. Skenari i opozitës është lufta pa kompromis në parlament dhe qeverisë
Pyetja: Vezët e kapura?
Berisha: Nuk di për ato, opozita bën zgjedhjet e veta
Pyetje: A rrezikon të bëhet një parlament si i Kosovës?
Berisha: Gaz lotsjellës nuk mund të hedhim në parlament, opozita ka 100 mënyra të tjerë pa hedhur gaz në parlament
/Oranews.tv/
DEMOKRATET KERKOJNE LARGIMIN E PRENGES, KOKDHIMES DHE LESKAJ NGA PARLAMENTI
-PS: NUK ESHTE PARLAMENTARI YNE PRENGA/
– Prenga: Jam i pafajshëm, ja certifikata e sigurisë/
Partia Demokratike do të kërkojë në seancën e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë largimin e Armando Prengës, miratimin e vendimit që fut në fuqi të ligjit për dekriminalizimit dhe largimin e deputetëve Koço Kokdhimës, Valentina Leskajt. Në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar demokrat, Basha tha se zhvillimet thërrasin për një gjykim dhe aksion mbarë popullor që nuk mund të kufizohet tek PD. “Edhe socialistët e kuptojnë se punojnë për një kupolë njerëzish, Edi Ramën, Koço Kokëdhimën, Ilir Beqajn dhe Saimir Tahirin dhe jo për shqiptarët. Përballja me këtë regjim është e gjithanshme. Përballja në kuvend të enjten nis me një sërë kushtesh. Ndër to janë pjesë e marëveshjes së 24 dhjetorit që është largimi i Armando Prengës, miratimi i vendimit që fut në fuqi ligjin për dekriminalizimin. Miratimi të enjten i largimit të Koço Kokëdhimës, Valentina Leskajt. Mosplotësimi i këtyre kërkesave do të çojë në mosfunksionimin normal të Kuvendit”, theksoi Basha.Partia Demokratike ka dalë me disa kushte, plotësimi ose jo i të cilave mund të vendosin edhe për qëndrimin e opozitës me Parlamentin. Mes këtyre kushteve, kryesor është dekriminalizimi, për të cilin demokratët kanë dorëzuar tashmë në Kuvend kërkesën për kalimin e tij që këtë të enjte.
Por pse ky rikthim këmbëngulës dhe i ngutshëm i PD-së për dekriminalizimin? Lulzim Basha ka vetëm një shpjegim dhe ai lidhet me rikthimin në Kuvend të deputetit Armando Prenga.
“Përballja në Parlament me këtë regjim do të nisë të enjten me një sërë kushtesh, mosplotësimi i të cilave do të çojë në masat e grupit parlamentar për të pamundësuar funksionimin normal të Parlamentit, por thelbi është dekriminalizimi. Për sa kohë që simbolet e dekriminalizimit, si Armando Prenga, siç është ai sot simbol i kriminalizimit, i deputetit që qëllon dhe gjakos me armë pa leje në derën e komisariatit, e kanë rrugën e hapur në Kuvend , atëherë ky institucion dhe kjo foltore nuk do të funksionojnë normalisht”, tha Basha.
Sipas Bashës për dekriminalizimin nuk ka asnjë pengesë, përveç vullnetit politik dhe për mungesë të tij, kreu i demokratëve akuzoi drejtpërdrejtë Edi Ramën.
“PD ka këmbëngulur për miratimin sa më shpejt të akteve, ndërsa PS nuk ka lëvizur gishtin në këtë drejtim. Çdo vonesë në këtë drejtim ngarkon me përgjegjësi Edi Ramën dhe kupolën e tij. Pa zgjidhur çështjen e një njeriu që gjakos qytetarët e vet dhe më pas ulet në Parlament, nuk ka qetësi”, tha Basha.
Ndërkohë, deklaratën e Partisë Socialiste, ku njofton se Armando Prenga nuk është më pjesë e grupit të vet parlamentar, Lulzim Basha e quajti “truk të Edi Ramës për t’i hedhur hi syve ndërkombëtarëve dhe qytetarëve”.
Prenga: Jam i pafajshëm, ja certifikata e sigurisë/
Deputeti që po kthehet në betejën parlamentare të rradhës së Partisë Demokratike, Armand Prenga sqaroi për Top Channel pozicionin e tij.
“Është lajthitje e opozitës që kërkon që unë të mos bëj detyrën time si deputet. Në një kohë që Xhelal Mziu, kryetar Ii Bashkisë së Kamzës ushtron detyrën e tij, pavarësisht se ka një vendim gjykate që e ka dënuar atë. Për mua ende nuk ka një vendim gjykate. Çështja është në proces dhe duhet të presim vendimin e Gjykatës. Por kjo që po bën opozita, është njësoj sikur një kryetar partie të mazhorancës të kërkojë bllokimin e punës në të gjitha bashkitë e vendit se Xhelal Mziu është ende në detyrë edhe pse ka një vendim gjykate për të”, ka thënë Prenga.
Prenga shton se opozita po e identifikon atë më kot si deputet të Partisë Socialiste, në një kohë që ai është përjashtuar nga ky grupim dhe tashmë është një deputet i pavarur.
Deputeti që po gjykohet për ngjarjen e Laçit, shton se emri i tij nuk mund të lidhet nga opozita me procesin e dekriminalizimit. Armand Prenga thote së ai është prej dy mandatesh deputet dhe emri i tij nuk është përmendur asnjëherë po nga kjo opozitë, si deputet që ka probleme me drejtësinë. Ai shton se gjykata e la me detyrim paraqitje për ngjarjen për të cilën akuzohet, për shkak të mungesës së provave që e implikojnë atë.
Duke u shprehur i gatshëm të plotësojë formularin e vetëdeklarimit, deputeti i komisionit të sigurisë për Top Channel bën publike edhe certifikatën e sigurisë, që sipas tij është garancia se ai ka kaluar në disa filtra kontrolli nga institucione të ndryshme. Nëse opozita do ta ngrejë këtë çështje në Parlament, Prenga thote se do t’u përgjigjet nga foltorja e Kuvendit.
Partia Socialiste gjithashtu ka deklaruar se Armand Prenga nuk është më pjesë e grupit parlamentar të saj.
“Në janar të 2016, Prenga nuk figuron më si anëtar i grupit parlamentar socialist, në bazë të vetëdeklarimit të çdo deputeti për përkatësinë në grupimet parlamentare” – sqaron PS.(Top Channel
Basha: 25 vjetori i rrëzimit të shtatores së diktatorit, simbol i lirisë
TIRANË, 20 Shkurt /ATSH-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se 25 vjetori i rrëzimit të shtatores së diktatorit e gjen Shqiperinë të ndarë në dy botë, ne boten që qas politikat e përendimit dhe ne boten që qas diktatorin.
“Për ne, 20 shkurti 1991, është simboli i lirisë”, tha kryetari i opozites në Muzeun Kombëtar ku u zhvilloi një aktivitet përkujtimor në 25 vjetorin e rrëzimit e shtatores së diktatorit në Tiranë, më 20 shkurt 1991. Aktiviteti u zhvillua në prani te personaliteve të politikës, drejtuesve të lartë të Partisë Demokratike, deputëteve të PD-së, dhe diplomateve të akredituar në Tiranë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha falenderoi me kete rast të gjithë ata që gjendeshin ne kete aktivitet por dhe ata që kane marre pjesë në rrëzimin e shtatores së diktatorit. “Ne sot jemi mbledhur të kujtojmë ngjarjen më kulmore të historisë, rrëzimin e shtatores së diktatorit Enver Hoxha. Sa herë kujtojmë përballjen madhështore të 20 shkurtit 1991, seicilin nga ne e përshkojnë emocione, pasi shembja e shtatores së diktatorit ishte ora e frymarrjes së lirisë dhe e çlirimit të shqiptarëve nga tirania”, tha ai.
“Rrëzimi i shtatores është ngjarja që i tregoi botës së Shqipëria ishte vendi më i izoluar në botë por njëherazi tregoi se ketu jetonte një rini e guximshme e etur për Shqipërinë si gjithë Europa. Nëse do të përfytyronin një panair të lirisë, Shqipëria do të prezantohej pikërisht me 20 shkurt 1991. Nderim për të gjithë ata që u derdhën në shesh atë ditë. Njërëz që historia i mbanë në hije, por pa të cilët nuk mund të kishte fitore, ne i nderojme studentët, sindikalistë dhe qytetaret që u bënë pjese e kësaj dite historike”, cilesoi Basha.
Sipas Bashes, qeveria e sotme e injoroi këtë ditë të madhe dhe nuk organizoj asnjë ceremoni përkujtimore. Si është e mundur një heshtje nga qeveria , kjo është e turpshme, provokuese dhe ogurëzezë. Atyre nuk u bënë zemra nuk mund të lartësojnë vlerat qytetare. Këtë 25 vjetor me lejoni t’u drejtohemi qytetarëve shqiptarë që ta bëjmë 20 shkurtin emblemen e lidhjeve tona për liri” tha kryetari i opozites .
Aktiviteti moderohej nga Tomor Alizoti, përfaqësues i departamentit të të përndjekurve politik në PD. Gjate ketij aktiviteti pjesmarres te asaj dite sollen kujtimet e tyre dhe momente të dites kur u rrëzua shtatoria e diktatorit.
***
Basha: Në këtë 25 vjetor, 20 shkurti ndan sërish dy modele, dy botë, dy rrugë për të ardhmen e vendit. Ne që mesojmë nga modeli i demokracive perëndimore, dhe kundershtarëve tanë që kanë në mendje, pavarësisht se mundohen ta fshehin adhurimin për modelin e diktatorit. Kjo nuk është reotrike, sic u tha sot disa herë Qeveria e sotme pasi injori festimet për 25 vjetorien nuk tha asnjë fjaklë të vetme për ngjarjet shkorurëzues të Enver Hoxhës dhe nuk organizoi asnjë veprimtari përkujtimore për 20 shkurtin. Si është është e mundur? Në cilin vend të botës mund të ndodhe që qeveria të heshtë për një ngjarje kaq të rëndësishme.
Hështja e mbajtur nga qeveria dhe Rama është e turpshme dhe provokuese, është e dënueshme dhe ogurzezë, është një heshtje që flet, flet shumë për raportin e tyre të vërtetë me trashëgiminë hoxhiste.
Kreu i opozitës qeverinë për devijim nga aktet madhore të 20 shkurtit pasi liria nuk bashkëjeton me krimin dhe korrupsionin në sistem. Basha e konsideroi 20 shkurtin si standard të papajtueshmërisë me të keqen ne nje embeleme te lidhjeve të vlerave të demokracisë.
AAK: Serbia s’ka fuqi mbi shtetasit e Kosovës
PRISHTINË, 18 Shkurt 2016/ Serbia nuk ka fuqi mbi shtetasit e Kosovës, deklaroi sot në një reagim Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti e liderit Ramush Haradinaj.Kjo parti thekson se, “gjykimi i tetë ish-pjestarëve të UÇK-së, në mesin e të cilëve janë edhe dy zyrtarë të lartë të AAK-së, deputeti Rrustem Berisha dhe kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, është presedan i rrezikshëm dhe përzierja flagrante në sistemin juridik e politik të Kosovës”.“Për më tepër është i çuditshëm një vendim i tillë, i cili bëhët publik pikërisht në ditën e pavarësisë së Kosovës dhe në kohën kur institucionet e Kosovës po bëjnë edhe kompromise antikushtetuese për Asociacionin e komunave serbe”, shprehet AAK në një deklaratë.
“Ky do të duhej të ishte një alarm edhe për reflektimin e institucioneve të Kosovës, në raportet që po i ndërtojnë me Beogradin, dhe bazë që nga bashkëbiseduesit e tyre serbë në Bruksel, të kishin kërkuar tashmë që Serbia të heqë dorë nga ndjekja e shtetasve të Kosovës”, shtohet në deklaratë. “Baza juridike e trupës klandestine gjygjësore serbe, i takon ish sistemit socialist- komunist të Republikes Federale të Jugosllavisë, e cila nuk egziston as si rregullim shtetëror e as si sistem politik. Ky ish sistem juridik nuk mund të trashigojë bazë për veprim juridik ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës”, përfundon AAK./b.j/
- « Previous Page
- 1
- …
- 608
- 609
- 610
- 611
- 612
- …
- 651
- Next Page »