Nga Ilir Vata/-Kryetari i Grupit Parlamentarë të PD-së, Edi Paloka, pas konferencës së Kryetarve të grupeve parlamentarë, që ishte mbledhur për të diskutuar për ndryshimet e projekt-vendimit për funksionimin e komisionit të posaçëm për reformën administrativo-territoriale, deklaroi se opozita nuk ka interes të bllokojë reformën, por është maxhoranca ajo që kërkon ta bllokojë.
Paloka, tha se “maxhoranca kërkon të ndjekë aventurën e saj duke bërë një reformë pa konsensues, vetëm, pa opozitën”.
Kjo sipas tij, do të ketë pasoja, jo vetëm për politikën por dhe për vendin.
Gjithashtu, Paloka tha se “Partia Socialiste, nuk ka kërkuar konsensues, dhe me gojën e kryetarit Rama, u tha qartazi në Parlament se nuk mund ti japim konsensues në parlament opozitës, pasi kemi frikë se ajo do të bllokojë, që është eksperiencë e tij në opozitë dhe jo e opozitës sot”.
“Ne kemi theksuar, tha Paloka, se “duhet të bëhet një reformë e gjërësishme, përsa i përket reformës administrative-territoriale, shoqëruar me reformën zgjedhore, sepse nuk mund të ndahen nga njëra tjetra”.
“Ne nuk kemi interes të bllokojmë thjeshtë të bëhet sa më mire kjo reformë”, përfundoi Paloka
Mazhoranca ndryshon përbërjen e komisionit për reformën territoriale
Nga Anila Struga/- Konferenca e kryetarëve vendosi të martën me votat e maxhorancës që të ndryshojë numrin e anëtarësisë së komisionit të posaçëm për reformën administrativo-territoriale, si dhe të shtyjë me dy muaj të tjerë mandatin e punës së tij.
Mbledhja e sotme diskutoi rreth kërkesës së maxhorancës për ndryshim të projektvendimit për funksionimin e këtij komisioni, i bllokuar prej tre muajsh nga bojkoi i opozitës. Me ndryshimin sot te pr/vendimit maxhoranca siguron kuorumin në komision, i parashikuar të funksiononte në mënyrë bipartizane, duke e çuar në 9 numrin e anëtarëve të shumicës, kundrejt 8 të atyre të opozitës.
Ky vendim u bë i ditur për gazetarët nga ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi. Sipas tij, maxhoranca ishte e detyruar ta kërkonte këtë ndryshim, me qëllim fillimin nga puna te komisionit, nga pikpamja teknike.
Kjo, tha Celibashi, nuk e përjashton mundësinë që në momentin kur opozita vjen në komision ajo të bëhet pjesë e këtij procesi dhe ne të jemi në një mendje për këtë çështje, sikurse kemi qënë në momentin e parë.
Duke reaguar ndaj kundërshtive të opozites, Celibashi tha se megjithë rezervat që PD mund të ketë për këtë reformë, nuk është ky rasti për të mbajtur qëndrim politik ndaj një procesi që ne e kemi konsideruar vazhdimisht thjesht teknik.
“Refoma territoriale është një çështje e karakterit teknik dhe jam i sigurtë që me kalimin e kohës dhe opozita do të bëhet pjesë e këtij bashkëpunimi dhe e këtij procesi”, theksoi ministri.
BASHA: Jo komision hetimor ndaj Forcave te Armatosura
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në mbledhjen e të hënës së grupit parlamentarë, ka akuzuar sërisht heshtjen e qeverisë për skandalin e përfshirjes së Forcave të Armatosura në trafikun e drogës, duke ripohuar qëndrimin e opozitës për informacion të bësueshëm. Po ashtu, Basha, tha “se nuk tërhiqemi nga kërkesa opozitare për seancë plenare për transparencë dhe njëherazi, duke kundërshtuar propozimin e maxhorancës për komision hetimor”.
Lulzim Basha, pohoi se “shqiptarët panë me sy dhe dëgjuan me veshë se maxhoranca ka informacion për këtë çeshje. Mazhoranca ka të njëjtin burim informacioni që ka dhe opozita. Shqiptarëve u ka bërë përshtypje fakti se krerët e qeverisë për disa ditë me radhë, refuzuan tansparencën, dhe akuzuanë opozitën se po shpifte, por më në fund, fal argumentave dhe ngulmimit tonë, u detyruan të pranojnë që janë në dijeni të aferës”.
Po ashtu, Basha tha “nuk është hera e parë që kjo qeveri është në armiqësi me të dy shtyllat e qeverisjes, transparencën dhe përgjegjësinë. Ne, si opozitë e kemi të qartë se për të nxitur trasparencën e kësaj qeverie, kërkohet shumë energji, por ne jemi të vendosur dhe nuk bëjmë hap papa, sepse transparenca nuk është vetëm vlerë dhe detyrim, por e drejtë themelore për qytetarët”.
Tani, tha Basha “trasparenca për trafikun e drogës në FA, do të filloj nga një stad i ri, ai i nohjes së fenomenit dhe nga qeveri dhe do të ketë hapin tjetër, atë të njohjes me qëndrimin e mbajtur nga kjo qeveri dhe verifikimin e informacionit dhe përmasat e marra. Për këtë arsye deputetët e PD-së e kanë thirrur sërisht në komision, ministren Kodheli, për ta pyetur dhe diskutuar për trafikun e lëndve narkotike, duke shfrytëzuar mjetet logjistike dhe asetet e FA”.
Gjithashtu, Basha tha se Kryeministri Rama, nga do që të sillet, nuk i ikën detyrimit të ligjit para Kuvendit dhe para publikut “Le të tentojnë të hetojnë burimin e informacionit, le të bëjnë dhe Prokurorin e Përgjithshëm, le të bejnë si në kohë të diktaturës dhe u mbetet vetëm të kthejnë nenin famkeq 55 të agjitacionit e propogandës, drejtësia do ta thotë fjalën e saj, opozita do të qëndroj fort dhe ne nuk tërhiqemi për asnjë arsye nga seancë për transparencë në kuvend, tha Basha
Një Bush i tretë për Shtëpinë e Bardhë?
Nga Michael Mathes/
Asnjëri nga të dy nuk është ende kandidat zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për 2016. Por Hillary Clinton, bashkëshortja e Bill Clintonit, dhe Jeb Bush, vëllai i vogël i George dhe djali i George H.W pretendojnë secili të kandidojë për postin më të lartë të Amerikës.
Barbara Bush, nëna e tij, tha mirë vitin e kaluar se kishte pasur mjaft “Bush” në Shtëpinë e Bardhë, por Jeb Bush, 61-vjeçar, po bëhet objekt gjithnjë e më shumë i thashethemeve. Ai vetë nuk e përgënjeshtron faktin, madje duket i inkurajuar.
Të dielën e kaluar, ai elektrizoi botën politike të vendit duke deklaruar se do të vendoste deri në fund të vitit.
Trashëgimtar i dinastisë Bush, ai ishte guvernator i Floridës gjatë procesit zgjedhor mjaft të ngushtë të vëllait të madh në vitin 2000. Jeb ka paraqitur principe që nxisin kandidaturën e tij të mundshme, një vizion optimist i politikës, që shkëputet nga politika e vjetër dhe agresive, shënuar në zgjedhjet e republikanëve në 2012-n.
Nëse do të kandidonte, shpjegon ai gjatë një evenimenti në celebrimin e 25-vjetorit të fillimit të mandatit të babait të tij, ai do të qëndronte i distancuar nga “lufta e përbaltjes”.
“Fushata elektorale duhet të përqëndrohet në të dëgjuarit, të mësuarit, dhe në mënyrën e të përmirësuarit”, u shpreh ai. ”Besoj se kemi humbur mirëkuptimin”, shton Jeb.
Republikani idealist artikulon kandidaturën e tij “rreth dëshirës për të fituar zgjedhjet, pa shënuar pikat ideologjike”.
Në të kundërt nga doktrina republikane aktuale, Jeb Bush nuk heq dorë së kërkuari një reformë të plotë të sistemit të emigracionit për sistemimin e miliona emigrantëvë pa dokumenta që jetojnë në SHBA.
“Po, ata kanë shkelur ligjin. Por nuk është krim, është një akt dashamirës”, përsërit ai duke shtuar se klandestinët vijnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar familjet e tyre./
Lulzim Basha: Shqipëria ka një opozitë akoma më të fortë
Kryetari i Partisë Demokratike bëri të ditur pasditën e sotme se në mbarë vendin, grupen e punës së PD-së, përmbyllen regjistrimin, riregjistrimin dhe anëtarësimet në PD. Në një konferencë për mediat, nga selia e PD-së, Basha tha se kjo ishte një thirrje drejtuar anëtarëve, simpatizantëve, qytetarëve, të rinjëve dhe të rejave pas rezultateve që patëm në zgjedhjet e e qershorit të kaluar.
Ai theksoi se “thirrja jonë mori si përgjigje një rikonfirmim shumë domethënës të anëtarësisë tradicionale, një rikthim në shtëpinë e tyre politike të sa e sa individëve të cilët për arsye të ndryshme kishin ndërprerë veprimtarinë politike me PD ose ishin larguar prej saj, një vërshim të fuqishmë të brezit të ri por edhe të grupmoshave të tjera për t’u anëtarësuar në forcën më të madhe të opozitës, PD. “Sot PD ka numrin më të madh të anëtarëve me regjistrim të rregullt dhe me të dhëna të sakta të databazës që ka patur ndonjëherë në historinë e saj”, deklaroi Basha, duke shtuar se “Shqipëria ka një opozitë popullore akoma më të fortë, shtyllë të sistemit demokratik në vend dhe ka një alternativë gjithmonë e më solide”.
Sipas tij, PD po riniset më e madhe, më e bashkuar dhe më e vendosur se kurrë në misionin e saj. Duke sqaruar se vendosëm një afat për zgjedhjet në parti por kthimet dhe rikthimet do vazhdojnë, Kreu i PD-së shtoi se “hapja vazhdon e do të vazhdojë, pasi përtëritja dhe hapja, mbeten natyra e PD-së”.
Pas përfundimit të regjistrimit, Basha njoftoi edhe çeljen e një etape të re për ringritjen dhe modernizimin e partisë, zgjedhjet në nivel seksionesh, grup seksionesh dhe degësh. “Bazuar në statutin e PD-së, pas konsultimesh të gjëra dhe duke marrë parasysh sfidat që kemi përpara, kam lëshuar udhëzimin e posaçëm për fillimin dhe zhvillimin e këtyre zgjedhjeve”, përfundoi kreu i selisë blu
- « Previous Page
- 1
- …
- 647
- 648
- 649
- 650
- 651
- …
- 662
- Next Page »