• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kryeministri Berisha: Rama me bosët e drogës vodhën 706 vota në 10 kuti

July 19, 2013 by dgreca

Kryeministri dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar dje pas hapjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të 10 kutive të qarkut të Lezhës, nga ku doli se demokratëve u ishin vjedhur një numër i madh votash. Në një status të postuar në faqen e tij në Facebook, kreu i qeverisë thotë se Rama i vodhi PD-së 706 vota me bosët e drogës dhe të krimit. “Në 10 kuti, 706 vota të vjedhura. Ky është pushtet mbi vota të vjedhura! Të dashur miq, nga hapja e 10 kutive të votimit dhe nga verifikimi i tabelave të rezultateve të qarkut të Lezhës, doli se Edi Rama me bosët e drogës dhe krimit kishte vjedhur me falsifikim tabelash dhe mashtrim në numërim 706 vota. Ky është ndryshim! Vjedhje votash me drogë dhe trafiqe”, shkruan Berisha në rrjetin social. Gjatë ditëve të fundit, Kryeministri ka akuzuar Edi Ramën për revansh në institucione.


Ekspertiza e PS: Firmë nga një dorë, “votues” jashtë shtetit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë dje vendimmarrjen për ankimimin e PS-së dhe PD-së, që paraqitën pretendimet përfundimtare për qarkun e Lezhës. Dje, Partia Socialiste kërkoi nga KQZ që të shpallë pavlefshmërinë totale të zgjedhjeve në të gjithë qarkun e Lezhës, pasi nga provat e siguruara prej tyre faktohet se ka pasur manipulime në 6 qendra të zonës së Mamurrasit dhe Laçit. Rezultat që, sipas të majtëve, ndikon në humbjen e një mandati të deputetit. Ndërkohë që demokratët kërkuan nga ana tjetër që KQZ të pasqyrojë në rezultatin përfundimtar shifrat që dolën nga rinumërimi i 10 qendrave të votimit dy ditë më parë në KQZ, shifra që prodhuan një rezultat të ri në favor të koalicionit të djathtë. Nga 39 vota që ishte ky avantazh që kishte APMI, me hapjen e 10 kutive dhe zbulimin e manipulimeve, rezultoi se ky rezultat ka shkuar në 306 vota avantazh të koalicionit të djathtë mbi atë të majtë. Ndryshimi i rezultatit nuk mund të realizohet nga KQZ, pasi vendimi kërkon pesë vota.
Gjetjet e PS
Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjonçaj, paraqiti dje në KQZ ekspertizën që ka realizuar kjo forcë politike në listën e zgjedhësve të QV-së 0907 në shkollën e Shpërdhetit, që, sipas akt-ekspertimit të firmave, ka rezultuar se 50 firma janë hedhur nga e njëjta dorë. Po ashtu, PS pretendon se 156 votues të kësaj qendre kanë qenë jashtë vendit, ndërsa për 117 të tjerë është votuar nga persona të tretë. Akt-ekspertimi është realizuar nga dy ekspertët privatë të kriminalistikës, Dritan Zoto dhe Qemal Demaj, të cilët kanë paraqitur si konkluzion se “50 firmat e njëjta janë ekzaminuar me metodat e mikroskopit, stereoskopit binokular ‘SM XX’, i lidhur me sistem të kompjuterizuar, me ndriçim, me fibra optike në pamje grafike, nga ku u nxorën se nënshkrimet kanë karakteristika të njëjta me njëra-tjetrën”. PS kërkoi nga KQZ që të ndërmarrë një hetim administrativ të thelluar për 6 QV-të e Lezhës. Të majtët kërkojnë që të hetohet lista e zgjedhësve dhe të bëhet krahasimi i tyre me sistemin TIMS, për votuesit e QV-së 0907. Po ashtu dhe të hetohen nënshkrimet e votuesve në qendrën e Shpërdhetit. PS ka marrë si referencë rastin e komunës së Golemit në zgjedhjet e 2011-s, për të bërë krahasimin e listave. “Për sa më sipër, duke i analizuar në harmoni këto prova për 6 qendrat e votimit që u këqyrën materialet zgjedhore, konstatohen shkelje të hapura dhe të rënda të ligjit zgjedhor, për të cilat sipas kërkimit tonë për shpalljen e pavlefshme të QV nr. 0907, QV nr. 0910/1, QV nr. 0856, QV nr. 0856/1, QV nr. 0857, QV .nr. 0857/1, të ZAZ 15 dhe pavlefshmërinë e gjithë qarkut Lezhë, KQZ duhet të kryejë një hetim te plotë”, thuhet në kërkesën e PS.
Pretendimet e PD
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Niazi Kosovrasti, theksoi se KQZ duhet të përdorë tabelat e manipuluara për të dërguar para drejtësisë anëtarët e KZAZ-së Nr.13 dhe 5 grupet e numërimit të kësaj ZAZ-je. Kosovrasti kërkoi që KQZ të marrë një vendim për 10 kutitë, që rezultati i tyre të pasqyrohet në tabelën përfundimtare. Përfaqësuesi i PD-së theksoi se pretendimi për pavlefshmëri i kërkuar nga PS nuk qëndron, pasi shpallja e pavlefshmërisë në gjashtë qendrat e kërkuara nga të majtët nuk ndikon në cenimin  e një mandati.

Filed Under: Politike Tagged With: Berisha, Rama dhe boset e droges, vodhen votat

SHTOHEN SHANSET PER KEN BIBERAJ

July 2, 2013 by dgreca

*Një Epokë e re tek Demokratët dhe Klubi Politik i Pavarur – janë për Ken Biberajn për Këshillin Bashkiak /

*Organizata e pavarur  “Një Epokë e re tek Demokratët”, e cila qendron gjithmon shumë afër demokratëve dhe në zgjedhjet e fundit ka mbështetur fuqimisht Presidentin Obama, në New York, thotë se “Ken ka parimet demokratike dhe kualifikimet e lidershipit të nevojshme për të përfaqësuar jo vetëm anën e Perëndimit të qytetit, por të gjithë  New York Cityn.”/

 Nga BEQIR SINA, New York City/

WEST SIDE – NEW YORK CITY : Në njoftimin më të fundit, përcjellur për shtypin amerikan dhe shqiptarë, nga znj. Mediha Kosovrasti,  zëdhënsia dhe manaxheria e fushatës së kandidatit për Këshillin e Bashkisë së qytetit të New Yorkut,  Kandidatit Demokratë, Ken Biberaj  – Qarku 6 -të, thotë se organizata e pavarur  “Një Epokë e re tek Demokratët” – dhe Klubi Politik i Pavarur – përkrah Ken Biberajn për në Këshillin Bashkiak të qytetit të New Yorkut.

Organizata e pavarur  “Një Epokë e re tek Demokratët”, e cila qendron gjithmon shumë afër demokratëve dhe në zgjedhjet e fundit ka mbështetur fuqimisht Presidentin Obama, në New York, thotë se “Ken ka parimet demokratike dhe kualifikimet e lidershipit të nevojshme për të përfaqësuar jo vetëm anën e Perëndimit të qytetit, por të gjithë  New York Cityn.” – thotë Presidenti John Orlando.
“Me ndryshimet e ardhshme dhe “pasojat” që priten vitin e ardhshëm ne kemi nevojë, për një njeri si Ken në Këshillin e Bashkisë së Qytetit të New Yorkut, për të parë të gjithë me sinqertë dhe të fokusuar në atë që është më e rëndësishme për lagjet tona dhe bizneset e vogla.” – ka thënë Mateu W. Daus
“West Side – Pjesa Perendimore”, është një lagje e madhe, që përballet me të njëjtat sfida si shumë komunitete të tjera të tjera në qytetin tonë. Njerëzit duhet të kuptojnë se Këshilli Bashkiak merr vendime që ndikojnë të gjithë ne. Ken do të jetë i sinqertë se lideri i aftë që kërkon të ketë mbështetjen tonë;  “Një Epokë e re tek Demokratët” – dhe Klubit Politik i Pavarur – . Unë pres që të punojë me të( Ken) në Këshillin e Qytetit “- ka deklaruar 97 vjeçaria Mary C. Sansone. e cila është dhe themeluese e NED
“Unë jam i nderuar që të kemë mbështetjen e demokratëve, të “Një Epokë e re tek Demokratët” , thuhet në dekleratën për shtyp të fushatës së Ken Biberaj. “Ky klub i pavarur politik, thotë më tej Ken Biberaj me të vërtetë mishëron frymën që unë jam sjellë në fushatën time. Ne kemi nevojë për njerëz “shpëtimtar” për problemet në qeverisjen e qytetit, jo për politikanët.Unë dua të të sjellë energji të përtërirë të Këshillit Bashkiak, dhe me mbështetjen e demokratëve të  “Një Epokë e re tek Demokratët” , ne shpresojmë për të përmbushur këtë qëllim. ”
Organizata  “Një Epokë e re tek Demokratët”-  NED, është një organizatë e pavarur politike, por që është shumë e afërt dhe bënë politikën e Demokratëve, duke besuar se duhet të jetë më e aftë për detyrën e qeverisjes, dhe njerëzit duhet të jenë ata që zgjidhen për të bërë këtë. NED është e përkushtuar ndaj idesë që votuesit të votojnë për një kandidat dhe jo një parti.

Në fund të dekleratës për shtyp thuhet se: “Ken Biberaj – është një kandidat nga partia Demokratike për Këshillin Bashkiak të qytetit të New Yorkut, Zona Elektorale numër 6-të në Upper West Side, në një garë që është hapur për të zënë një vend për herë të parë mbas 12 vjetëve, ku si anëtare aktuale e Këshillit të Bashkisë, është Gale Brewer, e cila ka arritur kufirin e afatit limit- dhe dorzon mandatin e saj.

Ken aktualisht punon si Vice President i lokalit më të njohur në New York Russian Tea Room dhe ka një Master në Politikat Publike nga Shkolla Kennedy në Harvard, si dhe një JD nga Shkolla Juridike në New York. Para se t’i bashkohej firmës të pasurive të patundshme që zotëron Russian Tea Room, ai shërbeu si Drejtor i Kërkimeve në Florida për fushatën presidenciale të John Kerry. ”

 

Filed Under: Kronike, Politike Tagged With: ken biberaj, Mbeshtetje, nga Epoka e re

DAILY CALLER: Albanian Socialist leader showing off fundraiser photo with Obama

May 30, 2013 by dgreca

By Patrick Hawley/

 President Barack Obama met with Socialist Party of Albania leader                         Edi Rama at a recent San Francisco campaign fundraiser. Rama is currently using a picture of the two politicians to help win next month’s Albanian elections and take over as prime minister.

The photograph is believed to have been taken at a San Francisco fundraising event on the night of October 8, 2012.

Rama is believed to have attended the fundraiser as the guest of an Albanian resident of New Jersey named Bilal Shehu, who contributed $70,000 to the Obama Victory Fund 2012 on September 28, 2012. Shehu is listed as the co-owner of a small limousine company in Hawthorne, New Jersey, which could not immediately be reached for comment. Shehu, who has been photographed multiple times with Rama, according to his Facebook page, had never before donated to an American political campaign, according to FEC records — nor had his wife Aida, who contributed $10,000 to the Obama Victory Fund 2012.

On October 9, 2012, shortly after his rumored Pacific Time meeting with Obama, Rama tweeted in Albanian, “Ne fund nje takim i paharrueshem me Presidentin Obama! Fat dhe nder per shqiptaret ky mik i madh ne Shtepine e Bardhe.”

Rama’s tweet, translated to English, means, “At the end, an unforgettable meeting with President Obama! Fate and honor that Albanians have such a great friend in the White House.”

The United States reportedly “brought its influence to bear in Albania” last month in an attempt to end a stalemate surrounding the reconstituting of the nation’s electoral commission prior to the June elections.

Rama announced this month that former British Prime Minister Tony Blair, who developed the political slogan “the right thing to do” as the leader of the U.K.’s Labour Party in the 1990s, will act as a consultant to the Albanian government after Rama takes power. Albania hopes to soon join the European Union by implementing the kind of social reforms that Blair’s “New Labour” platform introduced after Blair’s election as prime minister in 1997, which included immigration reform to create “mass migration” to the U.K.( Follow Patrick on Twitter)

Filed Under: Politike Tagged With: Albania Socialist, Daily Caller, Edi Rama, photo, showing off fundraiser, with Obama

Flet diplomati: Ju rrëfej momentet e dhunës të Ramës

April 25, 2013 by dgreca

Diplomati shqiptar në Misonin tonë në OSBE, Egin Ceka ka pranuar të flasë përex-press.al për momentet e tensionit dhe dhunës verbale të ushtruar ndaj tij nga Kryetari i PS, Rama gjatë takimit të zhvilluar në Vjenë në Akademinë Politike të Vjenës.Që në fillim të biesëd diplmati Ceka thotë se ka mbetur i befasuar nga mënyra se si ka reaguar Rama dhe tonet agresive fillimisht në komunikim dhe më pas të shoqëruara edhe me dhunë e ushtruar.

Ex-press.al-zoti Ceka si e morët ftesën për të qenë i pranishëm në takimin e zhvilluar nga Akademia politike e Vjenës?

Diplomati Ceka: Ftesë më ka ardhur në disa verisone. Më ka ardhur në email-in tim personal, në emailin e punës, por dua të them se ka qenë një ftesë e bërë gjithashatu online nga organizatorët e takimit. E kisha rregjistruar këtë ftesë në axhendën time dhe kisha planifikuar që të shkoja atje për të dëgjuar këtë bashkëbisedim.

Ex-press.al-Cila ishte tema e diskutimit?

Diplomati Ceka-Kryetari i PS po fliste në lidhje me diplomacinë dhe mbi zhvillimet politike në Shqipëri.

Ex-press.al-Çfarë nuk shkonte sipas jush në këtë referim të Ramës?

Diplomati Ceka-Ajo çfarë mua nuk më pëlqeu në këtë referim të tij, ishte sulmi që I bënte diplomacisë shqiptare. Sipas tij diplomacia jonë ishte e politizuar. U ndal tek arsyet se përse ai nuk mbështeste lejimin e votës për emigrantët. Sipas tij, nëse kjo do të bëhej, atëhere ai kishte frikë se votat do të vidhej. Në gjykimin tim, asnjëra prej këtyre që ai thoshte nuk qëndronte. Unë kam një vlersim krejt tjetër për diplomacinë shqiptare. Mendoj se ka njerëz të përkushtuar, megjithatë duke qenë se unë në atë takim kasha shkuar jo I autorizuar nga Misioni, atëhere vendosa që opinionin tim të mos e bëja public duke komunikuar në sy të të pranishmëve, por duke bërë një bashkëbisedim me Ramën pas takimit.

Ex-press.al-Si nisi debate mes jush dhe Ramës?

Diplomati Ceka-Pikërisht në momentin që mbaroi fjala e publike e Ramës, ndërsa ishim në këmbë iu afrova dhe iu prezantova se cili isha dhe se çfarë pune unë bëja. Në këtë moment, ai regaoi menjëherë duke më thënë kush të ka dërguar. I thashë se nuk më ka dërguar askush, por vetëm doja ti thoja mendimin tim. Në këtë moment ai bërtiti duke më thënë që të ikja nga ambienti dhe dilja jashtë sallës. Unë iu përgjigja duke i thënë se nuk mund të largohesha, pasi isha në një ambient tepër familjar si Akademia Politike e Vjenës.

Ex-press.al-Si reagoi Rama pas kësaj?

Diplomati Ceka-Këtu ai u irritua shumë. Në këtë moment drejtoi dorën ndaj meje, më kapi fort flokët dhe veshin dhe më të tërhoqi më forcë. Në këtë moment u gjenda i befasuar, pasi nuk e prisja një dhunim të tillë, aq më tepër në një ambjent publik si Akademia Politike e Vjenës. Kam reaguar menjëherë, duke i larguar dorën. Nuk më kishte ndodhur kurrë gjatë jetës sime një qëndrim i tillë, aq më tepër i një Kryetari partie. Kaloi çdo kufi të një njeriu normal. Aty unë i kam kërkuar llogari se cili je ti që guxon të ngresh dorën? Kërkonte që me provokimin e tij të më bënte dhe mua që të dilja nga sjellja ime. Në këtë moment tensioni, dëgjova se ai nisi të bërtiste duke thënë Provokator, provokator, provokator dhe tentoi të vijonte ushtrimin e dhunës. Në këtë moment janë afruar shumë të pranishëm që u futën mes nesh dhe ndërhynë për ta qetësuar atë.(Marre nga Ex-Press)

 

Filed Under: Interviste, Politike Tagged With: Edi Rama, Egin Ceka, incidenti, ne Akademine e vjenes

EDHE LEVIZJA ÇAME U SHNDERRUA NE PARTI POLITIKE

April 13, 2013 by dgreca

DEKLARATË PËR SHTYP E PARTISË “ALEANCA POPULLORE”/

· Lëvizja Çame kthehet në parti politike dhe rregjistrohet ne KQZ

· Grupimi prej prej 12 Partish, Shoqatash dhe grupe të tjera interesi do të quhet Aleanca Popullore.

· Aleanca Popullore e bindur në suksesin elektoral për shkak të mbështetjes së gjerë që gëzon.

· Aleanca Popullore nuk tërhiqet nga kërkesa për Votim Unanim në Parlamentin e Shqipërisë të Rezolutës për Çështjen Çame

· Aleanca Popullore shpall kandidatin për deputet në Qarkun e Tiranës, Doktor Arjan Hamiti.

· Slogani i Aleancës Popullore për zgjedhjet e përgjithshme të 23 Qershorit është: “Voto për Veten Tënde”

Një grupim prej 12 Partish, Shoqatash dhe grupe të tjera interesi të bashkuara nën drejtimin e Lëvizjes Came, marrin jetë tashmë në një parti të vetme me emrin “Aleanca Popullore”. Kryetar i Partisë Aleanca Popullore është z. Artur Dojaka.

Aleanca Popullore është tashmë një parti politike e rregjistruar në KQZ që në thelbin e vet ka mbrojtjen dhe promovimin e Cështjes Kombëtare dhe në vecanti Cështjen Came.

Të zhgënjyër nga vorbullat politike që nuk japin rezultate konkrete, duke mos dashur të humbim më kohë të vlefshme politike, Ne marrim sot përsipër fatet tona.

Të ndërgjegjshëm për kohën ku jetojmë, të vetëdijshëm për instrumentat kombëtar e ndërkombëtar në dispozicion, vijmë sot jo si demagogët e rradhës por si një forcë e aksionit politik dhe forcë e arritjeve politike.

Në kordinim të plotë me faktorin politik ndërkombëtar, duke vlerësuar këshillat e tyre të vlefshme dhe ndjer mbështetjen e tyre e plotë, ndihemi sot më të plotë se kurrë.

Duke mos humbur kohë në gjetjen e indetitetit tonë kahjeve të politikës shqiptare por duke pasur si vet kahje, Shqipërin.

Me një mbështetje shumë të gjerë, së pari në komunitetin Cam, e të bashkuar pa asnjë paragjykim më të gjithë ata që Atdheun kanë të parin, Aleanca Popullore shpall sot nisjen e fushatës së vet elektorale më synimin e vetëm, Fitorën në zgjedhjet e ardhshme të 23 Qershorit.

Në një kohë kur Kombi vjen gjithmon mbrapa interesave politik, kur Cështja Came nuk po njeh asnjë përparim, kur vet Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit të Shqipërisë krijon konfuzion duke e vënë shqiptarin e thjesht në pozicionin e tij më të vështire.

Konfuzion i paprecent në historinë e politikës moderne; vet Institucioni i Parlamentit është i paqartë nëse këmi një rezolutë të aprovuar për Cështjen Came apo jo.

Nëse dinjiteti ynë Kombëtar ka arritur në atë pikë fundore të tijën sa për tju shmangur përgjegjësive të momentin kërkojmë të ringjallim rezoluta të dështuara;

Kur Politika sot nuk ka kurajo qytetare që në një vendim unanim të pranoj me zë të lartë një realitet që ka të bëj me thelbin e konceptit të Kombit Shqiptar.

Sigurojmë sot mbarë opinionin publik shqiptar që Aleanca Popullore nuk tërhiqet nga kërkesa për Votim Unanim në Parlamentin e Shqipërisë të Rezolutës për Cështjen Came.

Në një kohë që na ndalojnë në kufi për shkak të vendlindjes, kur nuk gëzojmë dot të drejtën universale të pronës apo kur nuk vendosim një tufë lule në varrin e të parëve tanë kemi gjithë të drejtën legjitime për të ngritur zërin dhe për të kërkuar të drejtën tonë.

Flasim për Camërinë por nuk mund ta prekim atë. Folën shumë për Camërinë por vetëm sa e përdorën atë.

Do ti kërkojmë cdo Cami që sot e ndjen veten të papërfillur, të papërfaqësuar të bëhet pjesë e jona, do të shkojmë këto ditë te ato anëtarë të komunitetit tonë që nuk i bëri kush pjesë të vendimarrjes dhe i la jashtë cdo benefiti politik e social.

Do të dëgjojmë cdo zë, cdo ankesë, cdo shqiptar që ka sot një ide apo dëshirë.

Aleanca Popullore do të ndërtoj marrëveshje me këdo që në thelbin e përpjekjeve të veta ka Shqipërinë.

Aleanca Popullore shpalli në takimin e sotëm kandidatin për deputet për Qarkun e Tiranës, Doktor Arjan Hamiti.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Levizja came, parti politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 659
  • 660
  • 661
  • 662
  • 663
  • …
  • 666
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Komisioni Përgatitor i Kuvendit të Vatrës zhvilloi mbledhjen përgatitore të Kuvendit të 25 Prillit 2026
  • “Thinking of You”
  • Kosova mes krizës politike dhe sfidës së pjekurisë demokratike
  • NGA AMERIKA ME SHPIRT E ZEMËR PËR EPOPENË E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS
  • Narcizoidizmi, adoleshenca dhe arroganca politike, pengesat kryesore për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Kosovë
  • Një jetë në shërbim të historisë shqiptare
  • Kush do ta zgjedhë liderin e Iranit?
  • Një monument letrar për viktimat e diktaturës…
  • Familja Qiriazi, Shtylla Historike e Arsimit Shqiptar dhe e Formësimit të Identitetit Kombëtar
  • Muhamet Kërpaçi, ambasadori i artit shqiptar
  • 𝐆𝐞̈𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐃𝐢𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐌𝐞̈𝐬𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐦𝐣𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞̈𝐫𝐯𝐞 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐞̈𝐭𝐨𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐢𝐣 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢
  • Mësuesit çamë, ata që u sakrifikuan me dashuri për shkronjat dhe fjalën e ëmbël shqipe
  • Në ditëlindjen e 94 të shkrimtarit Naum Prifti
  • E ARDHMJA ESHQIPËRISË VARET NGA PUNA E MËSUESVE
  • “Dilema e Ismailit”, një film sfidë e kinematografisë shqiptare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT